19.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Ndahet nga jeta aktori i njohur, mesazhi prekës i ish-deputetit

Është ndarë nga jeta aktori i njohur i qytetit të Fierit, Fuat Boçi.

Ish-deputeti i PD, Enkeleid Alibeaj shkruan në një postim në FAcebook se, “Artist i Merituar”, themelues i Estrades së Fierit, me një karrierë e role që kanë lenë shenjë në kohëra të vështira të jetës sonë!

Postimi i Alibeajt në Facebook

Mbylli sytë përgjithnjë Fuat Boçi. “Artist i Merituar”, themelues i Estrades së Fierit, me një karrierë e role që kanë lenë shenjë në kohëra të vështira të jetës sonë!

Bashkë me të kuptojmë se shkëputet me dhimbje një copëz nga historia e gjithësecilit prej nesh! Mbetet kujtimi i njeriut fisnik, i artistit me përmasë kombëtare, i qytetarit model dhe i shpirtit demokrat!

U prehsh ne paqe Fuat Boçi! Fierit dhe Shqipërisë do t’i mungosh pa masë!

Basha pritet në Kosovë si Kryeministër!

Lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha është pritur në Kosovë me nderimet më të larta në vizitën e tij dyditore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti doli në një konferencë të përbashkët, ndërsa Basha bëri zotimet e tij për kohën kur të jetë në pushtet si kryeministër.

Suksesi i kësaj vizite është komentuar nga analistët si një prelud i rotacionit politik në Shqipëri.

Por teksa Basha u prit si kryeministër në Kosovë, ajo që ra në sy ishte normaliteti politik. Ndryshe nga Edi Rama, që sa herë takohet ose flet për Kosovën, ekziston frika se do ketë ndonjë tradhti nga pas si në rastin e ndarjes së Kosovës apo Mini-Shengenit, Basha e rikthen Shqipërinë në rolin e saj të rëndësishëm në rajon si faktor stabiliteti.

Kryeministri Edi Rama, i rrënuar nga dëshpërimi i pritjes madhështore që Kosova i rezervoi Bashës, po përpiqet që të zhurmojë vizitën e e suksesshme të liderit të opozitës në Kosovë. Ai ka dërguar qesharakun Taulant Balla që të takohet me kryeministrin Hoti një ditë pas takimit të Bashës.

Kosova, si gur kilometrik i ardhjes në pushtet të opozitës në Tiranë

Nga Vehap KOLA

Roli që duhet të luajë Shqipëria në mbrojtjen e interesave kombëtare të popullit shqiptar jashtë kufijve zyrtarë, është aq qendror për shtetin, sa është sanksionuar në Kushtetutë. Me përfshirjen e tij në planin serb për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – më i dëmshmi për interesat e shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të tyre të ri – Edi Rama ka konsumuar një krim kushtetues. Këtë krim, ai e ka bërë duke kandisur Kosovën, duke e dëmtuar atë dhe duke ndihmuar Serbinë.

Fasada e bashkëpunimit të regjimit të Tiranës me Kosovën gjatë këtyre shtatë viteve nuk është dëshmuar vetëm nga mungesa tërësore e produktit të tryezave ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, por nga masat dhe veprimet reale të Edi Ramës në rrafshin politik dhe ekonomik. Tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit ka rritur koston e shkëmbimeve ekonomike e kulturore ndërmjet dy anëve të kufirit. Kritikat e Edi Ramës ndaj Kosovës për mospjesëmarrjen në takimet në kuadër të projektit të Minishengenit ballkanik të iniciuar nga Vuçiç kanë cenuar pozitën e Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë.

Vizita e fundit e Ramës në Kosovë ishte përpjekja e fundit e tij për të marrë nga liderët politikë atje një notë pozitive për politikën e tij karshi shtetit të ri dhe, pse jo, një tagër për përfaqësim mbarëkombëtar në raportet me Serbinë. I dëshpëruar se nuk mori asgjë prej tyre, Edi Rama i është kthyer planit për ta detyruar Perëndimin të kthejë sytë drejt tij, duke shkaktuar trazirë politike në Shqipëri.

Ndërkohë që vendi e kishte mbyllur kapitullin e Reformës Zgjedhore dhe pritej të nisnin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, Rama e rihapi debatin me intensitet të lartë, duke përqafuar pozitat e një sovranisti. Ai vërtet kishte dështuar të fitonte pikë ndërkombëtare me rolin e pajtuesit në Ballkan, por mund të rikthehet në kanceleritë e tyre për të marrë garanci për të ardhmen e tij pas humbjes së pushtetit. Pa garanci të tilla, Edi Rama nuk duket se është i gatshëm të pranojë zgjedhje të tilla.

Por loja me Kosovën duket se e ka të lartë çmimin. Projekti i Vuçiç për hapjen e Kutisë së Pandorës në Ballkan dhe investimi aq i madh i Ramës në këtë projekt duket se e kanë vulosur përfundimisht edhe braktisjen totale të këtij të fundit nga Perëndimi. Tani që kapitulli i shkëmbimit të territoreve është mbyllur për të mos u hapur më kurrë, palët janë pozicionuar pa dyzime. Hyrja dhe loja e Ramës në këtë skenar nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Sa për Vuçiçin, ai ka akoma një detyrë në procesin e negociatave dhe mund të gëzojë edhe pak kohë në pushtet.

Jo vetëm për nga pesha e madhe që ka në stabilitetin e Ballkanit dhe Europës, por edhe nga statusi i saj si indikator i nivelit të patriotizmit të politikës së jashtme të vendit tonë, Kosova po vesh gjithnjë e më shumë në Shqipëri kostumin që Izraeli mban në politikën e jashtme amerikane. Herët a vonë, çdo shkelje e detyrimit kushtetues të mbrojtjes së interesave të POPULLIT SHQIPTAR jashtë kufijve zyrtarë, e veçanërisht në Republikën e Kosovës, do t’i kushtojë politikës në Tiranë.

Ashtu siç shënon zmbrapsjen, Kosova, e përmbajtur dhe hera-herës indiferente, është edhe shenjë e ngjitjes dhe rritjes politike. Plotësimi i programit politik me një komponente shumë të rëndësishme, siç është vizioni për Kosovën dhe për bashkëpunimin shumëplanësh ndërmjet dy vendeve tona, është edhe një gur kilometrik në rrugën drejt pushtetit për politikanët në Tiranë. Natyrisht, kjo nënkupton se ajo komponente duhet të jetë e pranuar dhe e pëlqyer nga vetë shqiptarët e Kosovës dhe shteti i tyre.

Vizita e fundit e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Prishtinë nuk ka shkaktuar ndonjë gurgule të madhe në Tiranë. Ndoshta nga fakti se ai nuk mbajti asnjë kumtesë me tone nacionaliste, nuk bëri deklarata të forta kundër Serbisë dhe as nuk premtoi bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Gjuha korrekte e Bashës e konturuar sipas kritereve formale të komunikimit politik nuk u jep serbëve asnjë të drejtë për të ngritur pluhur në median ndërkombëtare dhe për të kërkuar avantazhe të padrejta në tryezën e bisedimeve. Duke mos shqetësuar në mënyrë false serbët, Basha nuk ka ngazëllyer as nacionalistët euforikë mes nesh. Angazhimi i Bashës në emër të opozitës për të rikthyer vëmendjen reale ndaj Kosovës, për të hequr pengesat e ngritura nga Rama në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe për të respektuar dhe mbrojtur integritetin territorial të shtetit të Kosovës duket se janë të mjaftueshme edhe për vetë përfaqësuesit politikë në Prishtinë. Mungesa te Basha e protagonizmit mbytës dhe prepotencës që ata kanë gjetur te Rama gjatë këtyre shtatë viteve, u jep liderëve politikë shqiptarë në Kosovë frymëmarrjen e nevojshme dhe u garanton atyre qetësinë e domosdoshme për të ndjekur në mënyrë sovrane një politikë të jashtme “Made in Kosovo”.

Opozita në Shqipëri ndoshta ka të drejtë të jetë entuziaste nga ky stil politik i Bashës në raportet me Kosovën dhe në qëndrimin e tij ndaj çështjes së negociatave Kosovë–Serbi. Ndërsa Rama dhe aleatët e tij të njohur si opozita parlamentare kishin shkuar si të paftuar në Këshillin Politik për të marrë një konfirmim tjetër nga numri dy i PD-së mbi vlefshmërinë dhe pacenueshmërinë e marrëveshjes së 5 qershorit, Basha në Prishtinë po shpaloste një element të rëndësishëm të një politike të jashtme tradicionale, të pranuar dhe të përshëndetur nga Perëndimi.

Megjithatë, opozita duhet të zhvillojë më tej debatin e brendshëm për një doktrinë të plotë dhe solide të politikës së jashtme të imunizuar nga elementët spektakolarë të injektuar nga Rama dhe regjimi i tij gjatë dy mandateve në pushtet. Kjo doktrinë duhet ta kthejë Shqipërinë në pozitat e saj natyrale të mosndërhyrjes në politikën e brendshme në Kosovë, të njohjes dhe mbështetjes së vetëpërfaqësimit të interesave të shtetit të ri nga vetë institucionet e saj dhe përkrahjes së Republikës së Kosovës në shtimin e njohjeve, anëtarësimin në OKB, BE dhe NATO.

Kantautori i njohur paralajmëron Ramën: Reflekto or mik sa nuk është vonë!

Kantautori i njohur, Elton Deda ka reaguar sot me nje tjetër mesazh pas vendimit të një dite më parë, ku me akt normativ u vendos mbyllja e diskove, lokaleve të natës dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00, si masë kufizuese në situatën kritike që ka marrë përhapja e koronavirusit në vend.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Elton Deda kërkon shfuqizimin e aktit normativ

Mesazhi i Elton Dedës 

Reflekto or mik sa nuk eshte vone.

Mos ua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit.

Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje.

Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh.

Bushati shpërthen ndaj Ramës: Kjo nuk ka ndodhur as në komunizëm…

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dalë dalë kundër ministrit aktual në detyrë Gent Cakaj dhe kryeministrit Edi Rama për propozimin e emrit zëvendësues në ambasadës shqiptare në Athinë, pas shkarkimit të trupës diplomatike në këtë institucion.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Jashtëm, ai tha se nuk mund të votohet emri i një kandidateje të re për ambasadore në Athinë, pa dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e paraardhëses së saj.

Ai tha se një ambasador duhet të ketë një histori karriere me 10 vite përvojë në çështjet e jashtme, duke theksuar edhe në periudhën e komunizmit është ruajtur ky standard.

Bushati kërkoi shpjegime për shkarkimin e trupës diplomatike në Greqi, ndërsa shtoi se nuk u ruajt integriteti i diplomatëve, por u ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike.

“Dua të ndaj disa shqetësime. Kushtetuta imponon që të kemi një vakancë që të vazhdojë procedura e zëvendësimit.  Kryeministri ka propozuar zëvendësimin, por Presidenti i Republikës nuk është shprehur për të krijuar vakancën.

Pa u shprehur presidenti me dekret, komisioni nuk ndërmerr asnjë veprim. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador. Këtë praktikë e kemi ruajtur që nga 2015-a.

Ambasador bëhesh ose me histori karriere, do një gradë të caktuar, nuk bëhesh me bashkëngjitje. Gjetëm në 2013 me njerëz më shumë jashtë sistemit diplomatik, se sa brenda. Ne vendosëm një rregull. Duhen 12 vjet eksperiencë në sitemin diplomatik të bëhesh amabsador.

Nëse vjen nga jashtë sistemit të karrierës, ligji jonë na detyron se duhet të ketë 10 vjet përvojë pune në cështje të jashtme, dhe 3 vjet në pozicione drejtuese.

Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ duhet të na japë një arsyetim për këtë cështje.  Duhet të zbatojmë ligjin që e kemi miratuar po ne si mazhorancë. Ne kemi pasur ambasador të parë Mit’hat Frashërin në Greqi.

Në gjithë historinë tonë, të gjithë ata që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur diplomatike, apo njerëz me profil shumë të lartë publik. Edhe në komunizëm.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Sekretari i Përgjithshëm të na tregojë pse po e ndryshojmë këtë traditë 100 vjecare. Nuk jemi as në kushtet e ligjshmërisë. Le tu themi lamtumirë ligjeve që kemi bërë vetë. Nëse jemi bëri pishman, ne tua themi njerëzve.

U ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike. Kjo është denigruese. Ministria e Jashtme të japë shpjegime, nuk mbrojti dinjitetin e diplomatëve”, u shpreh Bushati.

Berisha: Spitali i Korçës, bomba e fundit biologjike e Covid-19!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin ë një qytetari, i cili shkruan se, 70 % e spitalit Korçë janë të infektuar me Covid. Sipas tij, janë infektuar infermierë e doktorë dhe pacientë që venë te Urgjenca.

Postimi ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Spitali i Korçës, bomba e fundit biologjike e Covid19!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Z.BERISHA 70% e spitalit korce jan te infektuar me covid, infermiere e doktore dhe paciente qe ven te urgjenca. kta genjejn qe thone jane 3 ose 4. shihe neser se sa do dalin pozitiv doktore dhe infermiere.

Basha: Bashkërendimi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë dhe në mbështetje të institucioneve të Kosovës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit me Kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dha një deklaratë për mediat.

Në përgjigje të interesimit të Ahmetit, për një kohezion dhe koordinim ndërmjet faktorit politik të të dy shteteve në interes të kapërcimit dhe zgjidhjes së këtij momenti të vështirë në të cilin gjendet aktualisht Kosova, Basha theksoi se, “angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë, është që bashkërendimi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në mbështetje të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pakonsultuara, të cilat kanë sjellë dëme”.

Fjala e kryetarit Basha

“I dashur Shpend. Vij me kënaqësi këtu në komunën  e Prishtinës vendin ku dhe me keni dhënë edhe titullin “Qytetar nderi”. Qytetar jam ndier sepse kam jetuar në këtë qytet, nip Kosove jam dhe pjesën e nderit, sigurisht duhet ta fitojmë vazhdimisht.

Përpjekjet që kemi bërë në shkuarën, qoftë në drejtim të diplomacisë shqiptare, qoftë në ndërtimin e Rrugës së Kombit, janë një përvojë e vyer për mua, por edhe për bashkërendimin me Prishtinën, ndaj dhe angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë, është që bashkërendimi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në mbështetje të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës.

Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pakonsultuara, të cilat kanë sjellë dëme.

Dëme që duhet të rikuperohen dhe duhet të rikuperohen nëpërmjet një përqasjeje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë, njohjen e Kosovës, masivisht nga anëtarët e komunitetit ndërkombëtar dhe më tej, përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik duke nisur me heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, siç e dimë dhe në Shqipëri,  por plotësisht e mundur.

Megjithatë në sfidat aktuale që po kalojmë, pata mundësinë të theksoj me kryetarin e komunës së Prishtinës, që ka një përvojë të gjatë dhe çmuar politike kombëtare dhe ndërkombëtare, se e para, ka rëndësi shumë të madhe një kohezion real i forcave politike në Kosovë duke respektuar rregullat e demokracisë.

Demokracia ka mazhorancë, minorancë, pozitë dhe opozitë, por ka dhe qëllime të përbashkëta kombëtare, qëllime të përbashkëta shtetërore, siç janë ato që po imponojnë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe po kërkojnë me të vërtetë një bashkërendim dhe objektiva të përbashkëta që gjykoj dhe shpresoj se hapësira institucionale që po krijohet do të shërbejë për një forcim të bashkëpunimit midis forcave politike.

Së dyti u dakordësuam se procese të tilla, si ecja përpara me dialogun me qëllim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, shërbehen më mirë nga një bashkërendim i ngushtë midis dy partnerëve strategjikë të kombit shqiptar dhe të Kosovës, që janë SHBA dhe BE”.

Këngëtari i njohur shpërthen ndaj Ramës: ”Të q*** qeverinë dhe…!”

Reperi i njohur Majk, përmes disa postimeve në Instastory, ka reaguar ndaj masave të qeverisë për mos hapjen e lokaleve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Në postimin e parë ai mbështet protestat e zhvilluara në Londër për mos mbajtjen e maskës, ndërsa në postimin e dytë shkruan se dëshiron të jetojë sipas rregullave të veta. “Të q*** qeverinë dhe sistemin”, shprehet ai.

Shpend Ahmeti: Basha, interesim të vazhdueshëm për Kosovën! Ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshme se kurrë

Kryetari  i PD, Lulzim Basha, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë është pritur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Basha dha një deklaratë për mediat së bashku me Ahmetin, pas takimit që zhvilluan së bashku.

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Ahmeti theksoi në fjalën e tij se, “ajo që tashmë nevojitet është një kohezion bukur i mirë i faktorit politik, së pari brenda shtetit të Kosovës, por edhe tepër me rëndësi mendoj, një koordinim i faktorit politik shqiptar në përgjithësi.

Këtu nuk  nënkuptoj vetëm partitë dhe forcat politike që mund të jenë në pushtet në Shqipëri, por edhe opozitën dhe të gjitha subjektet politike që cilat kanë ndikim për të qënë sa më të koordinuara në muajt në vijim”.

Fjala e plotë e Shpend Ahmetit

“Pata kënaqësinë që në zyrën e kryetarit të komunës së Prishtinës të pres dhe jo për herë të parë, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotin Lulzim Basha.

Po e quaj Luli, sepse me Lulin jemi shumë mirë, unë e thashë, është kosovar, sepse ka jetuar këtu. Unë e njoh prej kohësh, kur ka qënë me punë në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe kemi vazhduar komunikimin edhe sot.

Kur fitova unë ishte kryetar bashkie në Tiranë dhe shfrytëzuam rastin që të flasim për ngjarjet e fundit, për situatën politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Me theks të veçantë në Kosovë.

Gjithnjë e falenderoj Lulin për interesimin e vazhdueshëm që ka pasur për Kosovës, duke marrë parasysh që është dhe interes bazik jo vetëm për shtetin e Kosovën, por edhe i shtetit të Shqipërisë që Kosova, në këtë situatë që është, t’i afrohet e gjithë ndihma e mundshme.

E theksova edhe njëherë atë që kam thënë tërë kohën edhe në mediat në Kosovë, ajo që tashmë nevojitet është një kohezion bukur i mirë i faktorit politik së pari brenda shtetit të Kosovës por edhe tepër me rëndësi mendoj, një koordinim i faktorit politik shqiptar në përgjithësi dhe këtu nuk  nënkuptoj vetëm partitë dhe forcat politike që mund të jenë në pushtet në Shqipëri, por edhe opozitën dhe të gjitha subjektet politike që cilat kanë ndikim për të qenë sa më të koordinuara në muajt në vijim.

Gjithmonë themi ky është vit vendimtar. Nuk po them vit vendimtar, por është periudhë e vështirë për Kosovës edhe në aspektin e politikës së jashtme, jo vetëm për sa i përket Gjykatës, por në përgjithësi sa i përket dialogut që tashmë po zhvillohet në mënyrë paralele, pak në Uashington, pak në Bruksel, pra është perudhë e vështirë dhe po t’i shtohet edhe çështja e problemeve ekonomike dhe shëndetësore që po i kemi prej pandemisë, pastaj edhe krizën politike, mendoj se ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshme se kurrë, ndoshta krahasuar edhe me ndihmën që shteti shqiptar ia ka dhënë Kosovës posaçërisht në vitet ‘90. Kësaj radhe na nevojitet një kohezion për të mbijetuar dhe dalë prej kësaj”.

Vlora sfidon Ramën, lokale të tejmbushura dhe me muzikë

Pronarët e bareve dhe lounge-ve në qytetin e Vlorës kanë vijuar aktivitetin e tyre normalisht duke sfiduar qeverinë e Ramës për mbzlljen e tzre pas orës 20:00. Situata në qytetin e Vlorës vijon normalisht me bare të tejmbushur duke sfiduar vendimet e qeverisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një deklarate për mediat, lajmëroi ditën e djeshme vendimin e Qeverisë për ndalimin e hapjes së klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Manastirliu pohoi se në rast se këto vendime nuk do të zbatohen atëherë subjektet që gjenden në shkelje do të gjobiten me 30 milionë lekë të vjetra dhe do t’iu pezullohet aktiviteti për një vit.

Përveç klubeve të natës, akti normativ i qeverisë ndalon edhe muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Por ky urdhër duket se nuk është marrë seriozisht nga pronarët e bareve dhe lounge-ve në qytetin e Vlorës, të cilët kanë vijuar aktivitetin e tyre normalisht. Siç shihet dhe në videot e siguruara nga Faxweb.al situata në qytetin e Vlorës vijon normalisht me bare të tejmbushur duke sfiduar vendimet e qeverisë.