30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Nuk ka gjë më kriminale për një Qeveri, se sa të privojë liritë e popullit të saj!

PhD Ilir PECNIKAJ

Një lumë “aktesh normative” ka nxjerrë kjo qeveri këto kohë, njëri më antiligjorë se tjetri. Kuptohet që këtu është mendja përverse e qeverisë dhe dora e Komitetit Teknik, që po luftojnë ditë e natë për realizimin e qëllimeve të tyre të errta. “Lufta” e tyre ka arritur deri aty sa të gjejnë edhe shkaktarët e përhapjes së virusit në vendin tonë, ku një ndër to qenka MUZIKA, dhe për këtë kjo qeveri e nxjerr jashtë ligjit, kuptohet me orare, sepse pas orës 20:00 muzika, sipas gjithologëve të K.T, bëka kërdinë (sa Talebane aq edhe perverse si ide) . Kjo vjen nën vazhdën e shumë normativave të tjera si;

Publikimit nga ana e ministres Manastirliu të videove:
• Ku maskat mund të bëhen nga çorapet dhe të lahen në lavatriçe me të brendshmet
• Ku serumi shpërndahet me shishe uji “Lajthiza” (dhe këtu ka shpërthyer një luftë e madhe tregtare, pse nuk kanë përdorur Dukat, Tepelena, Qafë Mali, Qafshtama, e ku di unë).

Pas liberalizimit të pjesshëm, për bërjen e analizave seriologjike, ku dhe këto ishin të ndaluara me “akte normative” dhe të centralizuar në një dorë të vetme. Po me “akte normative” futën duart në xhepat e qytetarëve, duke i detyruar ata të blejnë çdo ditë maska, të çdo çmimi qofshin ato.

Akte Normative që ju’a kalojnë edhe Talebanve.

Por bëmat e tyre nuk janë veç sa më sipër, por perversiteti i tyre shtrihet në kohë.

Javës së kaluar, vetë me duart e saj dhe me një maskë trendi, ministrja Manastirliu inauguroi laboratorin e dytë, pas më shumë se 4 muaj pandemi, për realizimin e analizave molekulare (tamponeve) në QSUT.

Me një gjë të tillë, të gjithë menduam se do të kishim të paktën dyfish analiza më shumë në ditët që pasojnë.

Por çfarë ndodhi?

Ne kishim dyfish më pak, kishim plot 267 analiza të tamponeve. Duke qënë se gjithmonë është thënë se “djalli qëndron në detaje”, dhe nga një herë detajet janë aq idiote dhe kriminale sa është e vështirë ti konceptosh.

Mund të shikojmë se që nga ngritja e menjëhershme e numrit të të infektuarve, në mes të qershorit, pastaj kishim një qëndrim thuajse konstant. Rritje të numrit të tamponeve, rritje të personave pozitiv dhe anasjelltas, por raporti ishte thuajse konstant, në dukje për rreth 4-5 tampone, një tampon pozitiv, por pas përllogaritjeve të duhura ky raport zbriste në 2,2-3 tampone / 1 pozitiv.

Lind pyetja, kaq budallenjë janë këta të Komitetit Teknik, të cilët nuk ngrejnë zërin për më shumë tampone?!

Me shifrat e djeshme 267 tampone, ku 81 dolën pozitive, dhe me disa deklarata nën zë të ndonjërit prej tyre, e nxorën kokën dhe dje dolën hapur në konkluzionin e tyre “JEMI DREJT TRANSMETIMIT KOMUNITAR”.

Çfarë do të thotë kjo? Me fjalë të thjeshta “VIRUSI KA MARRË KONTROLLIN MBI NE, DHE JO NE MBI VIRUSIN”.

Që këtu mund të themi se Komiteti Teknik nuk janë budallenjtë. Këta kanë direktiva të qarta, që të na mbushin mendjen ne dhe botës se tani jemi në “transmetim komunitar” sepse e dinë fare mirë se për një gjë të tillë, Europa dhe e gjithë bota do të na mbyllin kufijtë. Në një situatë të tillë, qeveria kalon në planin e shumë pritur prej saj; atë të vjedhjeve me justifikimin se ne po bëjmë çdo gjë për “daljen nga kriza”. Qeveria minimalist po kerkon;

1. Të ngre borxhin publik sa të duan, mbi 80%
2. Dhe në këtë “zhurmë” të ndryshojë ligje, deri dhe ndryshimin e Kushtetutës,

E gjithë kjo në shërbim të fushatës elektorale, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin edhe një legjislaturë tjetër.

Kjo që po kurdisni/et në emrin tuaj K.T është kriminale dhe dikush duhet me doemos të paguajë pasojat.

Para ca kohësh i jam lutur qeverisë mos na mbyllni si midhjet e Butrintit (Eksporti i tyre u mbyll në epidemi e kolere se Beratit) për të mos u hapur më kurrë.

Populli shqiptarë, fitoren më të madhe që ka pasë në këto shekuj është ajo e lëvizjës së lirë. Ju po ia privoni edhe këtë.

Turpi do t’ju ngjitet nga pas për shekuj juve si Komitet Teknik sepse qeveria turpin ka kohë që e han me bukë.

Heronjtë që lihen pa shpërblim dhe ekspozohen ndaj Covid-19!

Nga Bardh SPAHIA

U nxjerr foto dhe bën video propagande me personelin shëndetësor, që janë vërtetë heronj në përballjen me virusin Covid-19. Por cfarë ministrja e shëndetësisë nuk thotë është se nën pusht-etin e Rilindjes, ata janë disafish heronj, sepse punojnë në kushte skandaloze, u imponohet trajtimi i të prekurve me Covid në reparte edhe jashtë atyre të caktuara, e detyrohen të shohin, sesi shpërblimet jepen me preferenca, e jo sipas punës!

Denoncimet që vijnë nga shërbimi i urgjencës, ashtu edhe nga reanimacioni qendror në QSUT, flasin për vlerësim të personelit jo në bazë të punës dhe performancës, por sipas parapëlqimeve të drejtorisë së QSUT, për t’u dhënë shpërblime, c’ka krijon problematika në mjekimin si duhet, të pacientëve me Covid-19! Se si mund të mendohet për ndasi dhe preferenca, me pacientë që humbin jetën cdo ditë, këtë vetëm makutët e emëruar të Rilindjes e dinë!!!

Denoncimet flasin për një menaxhim skandaloz të infeksionit, në limitet e surreales: pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit!!! Reanimacioni qendror i shndërruar në një repart jo zyrtar Covid, duke mos patur mbrojtjen e duhur dhe me mangësi të theksuara në mjete, ka të infektuarit e vet, së fundmi 2 mjekë e 5 infermierë. Ja pra si shndërrohen repartet e QSUT në vatra infeksioni, sepse për turp, bëhet cirk me të sëmurët me Covid-19, pasi meraku është falsifikimi i shifrave, e jo kujdesi shëndetësor ndaj tyre, e siguria e vetë personelit!!!

E pabesueshme që ministrja si dhe komiteti i ekspertëve të mos ketë dijeni, apo edhe më keq, të heshtë para praktikave të tilla, që vecse e përhapin edhe më shumë virusin në qendrën më të madhe spitalore të vendit, duke rrezikuar të parët personelin shëndetësor, atë që ky vend nuk e ka luksin ta humbë, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme.
Sa pa turp duhet të jesh, që të dalësh e të anatemosh ditë pas dite qytetarët, duke u shtuar masat shtrënguese, kur infeksionin e përhap vetë në spital, me këto akrobaci makabre????

Sa makut duhet të jesh, që pasi të detyrosh personelin e reanimacionit të trajtojë pacientë me Covid-19, të mos u japësh shpërblim, sic veprohet me ata të infektivit?

Ky dështim në luftën ndaj Covid-19, po i mban shqiptarët të izoluar nga bota!

Reforma zgjedhore, Ambasadorja amerikane në zyrën e Ramës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë mesditë në Kryeministri. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se ambasadorja Yuri Kim po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim vjen në një kohë kur klima politike është e nxehtë, për shkak të përplasjeve mbi Reformën Zgjedhore dhe nimës për ndryshimet kushtetuese.

Shkodra në zi, ndërron jetë në moshën 54 vjeçare aktori i njohur i humorit

Ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj. 54-vjeçari ishte pjesë e Teatrit Migjeni. Shkak i vdekjes është bërë një sëmundje e rëndë prej të cilës aktori shkodran vuante prej disa kohësh.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër, Shqipëri. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi.

Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :O vajzën o komunën; Vëllai nga babai; Surpriza; Big Brother Shkodra 1; Big Brother Shkodra 2; Martesë me Intenet; Zef Deda Show 3; Bujar Qamili Show 2; Lumturi në Fukarallek; Je Shkodran në qoftë se; Humor me shkolle te mesme etj. Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë : Gëzuar 2015, Gëzuar 2016 dhe Pranverë për fëmijë.

COVID-19: Mjekët zbulojnë një simptomë të re, më e përhapur tek të rinjtë

Duke qenë se më shumë të rinj po infektohen me COVID-19, mjekët kanë vënë re simptoma të ngjashme, të cilat nuk janë fort të përhapura te njerëzit e tjerë

Temperatura dhe ethet kanë qenë simptomat më të zakonshme, ndërsa tani vihet se të rinjtë nën moshën 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma si dhimbje barku dhe koke.

“Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet dhe kështu të rinjtë shpesh shfaqen pa ethe dhe me dhimbje barku,” tha Dr. William Schaffner (via BGR), një mjek që gjithashtu punon si profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt.

Simptomat e tjera të Covid-19 të cilat po vihen re nga mjekët janë: dhimbje migrene, të vjella dhe diarre.

Sa për individët mbi moshën 35 vjeç, simptomat më të zakonshme mbeten temperaturë, kollë, ethe, gulçim, lodhje dhe konfuzion.

Humbja e nuhatjes dhe e shijimit është gjithashtu një tjetër simptomë e përhapur.

Testi që tregon nëse maska që mbani ju mbron apo jo nga koronavirusi

Përdorimi i maskave mbrojtëse ndaj Covid-19 është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e një maske efektive. Me kaq shumë produkte në treg, lind pyetja se si mund të bëhet dallimi i maskave të mira ndaj atyre që nuk mbrojnë 100%?

Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë funksionin e maskës. Maska kundër Covid-19 nuk vendoset që t’ju mbrojë ju nga virusi, por që të mbrojë personat përreth në rast se jeni i/e infektuar. Pra, funksioni i maskës është që të zvogëlojë mundësitë që ju të transmetoni virusin te dikush tjetër.

Një test i thjeshtë 1-sekondësh ju tregon nëse maska që po përdorni është efektive ose jo. Prof. As.Dr. Natasha Mubeen Chida nga Johns Hopkins Medicine tha në një intervistë për Curious City|WBEZ Chigaco (platformë që mbulon pyetjet e publikut duke i dhënë përgjigje) se për të provuar sa funksionale është një maskë, mund të përdorni një qiri (ose çakmak).

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të tentoni të fikni një qiri të ndezur duke mbajtur maskën vënë. Në rast se arrini ta fikni, maska nuk po e bën mirë funksionin e saj, sepse qëllimi kryesor dhe i vetëm është bllokimi i daljes së ajrit.

Maskarada e menaxhimit të Pandemisë në Shqipëri, nuk kursen as institucionin më të lartë të shkencës në vend!

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka përcjellë në faqene e tij sociale, Facebook, një shënim të djalit të tij, Dr. Ersilio Nishani, diplomuar në Universitetin Shtetëror të Mjeksisë në Vienë, mbi studimin e papërgjegjshëm të Akademisë së Shkencave, publikuar dje.

Dr. Ersilio NISHANI

Maskarada e menaxhimit të Pandemisë në Shqipëri, nuk kursen as institucionin më të lartë të shkencës në vend!

Ky studim qesharak, nëqoftëse është i vërtetë, është absolutisht mashtrim i një niveli diletant!

1- Për momentin nuk egziston asnjë analizë serologjike që vërteton me specifitet dhe sensitivitet të mjaftushëm një post-infeksion me COVID-19.

2- Nuk egziston asnjë studim bazë i mirëfillët që vërteton mbrojtje imunitare pas një infeksioni me COVID-19, që do të thotë se nuk njihet përqindja e popullsisë që përfiton imunitet mbas infeksionit.

Për më tepër, nuk dihet sa zgjat një mbrojtje e mundshme imunitare.

3- Nuk ka vetëm 1 tip të COVID-19, por të paktën 2 të identifikuar deri tani.
Edhe sikur hipoteza e pavërtetuar të tregojë imunitet nga njëri tip, nuk mund të thuhet se ai vlen dhe për tipin 2.

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse ky studim e ka vendin në incenerator dhe jo në media.

Le te supozojmë se arsyet e sipërenditura janë të gjitha gabim.

Le të supozojmë që Akademia e Shkencave drejtohet nga alienë me teknologji dhe inteligjencë të avancuar dhe sigurisht zotëron fonde prej miliona eurosh që i mundësojnë testime serologjike ekzakte si dhe testime në masë (që një studim të ketë një domethënie statistikore do të duhej një numër shumë i madh testimesh (flas miliona).
6% e popullsisë së Tiranës (le të themi 1 milionë banorë) janë 60.000 banorë.

Pra sipas Akademisë 60.000 banorë kanë kaluar një infeksion me COVID-19. Statistikat e MSH që do të ishte organi kryesor bashkëpunues me Akademinë e Alienëve tregojnë rreth 4000 individë të testuar pozitivë.

Sipas Akademisë së Alienëve në Tiranë ka 15x më shumë të infektuar sesa të konfirmuar nga MSH në të gjithë vendin. Absurditet pa mbarim…

Në fund të ditës, nuk kam asnjë kundërshti ndaj praktikave shkencore në Shqipëri.
Problemi im është që një person që lexon këtë botim dhe bën 2 llogaritje në kokë, thotë se i bie që vetëm 1 ne 15 njerëz paska simptoma të mjaftueshme që testohen.

Sipas statistikave zyrtare, për të cilat kam rezerva të tjera, vdekshmëria nga COVID-19 në Shqipëri është më pak se 3% (më e ulët se në Austri).

Nqs 1 në 15 është testuar (ose 6% e të infekturve) dhe vetëm 3% e këtyre 6% kanë vdekur i bie që COVID-19 ka një mortalitet total prej 0,2% (gjithmonë duke ndjekur logjikën ndricuese të Akademisë së Alienëve).

Cili njeri merr seriozisht një sëmundje me vdekshmëri 0,2% ? Askush !

Pseudostudimi i Akademisë nxit papërgjegjshmërinë në shoqëri ! Shqiptarët kanë nevojë për përgjegjshmëri maksimale në këto ditë.

Maskat dhe distancimi social nuk janë sakrificë! Janë heroizëm – cdo ditë që kalon me distancim social shpëton jetë njerëzish.

Në kohë që qeveria qëndrore dhe lokale po dështon me kontrollin e COVID-19, cdo shqipëtar duhet të bëhet pak hero për të mbrojtur as më shumë dhe as më pak, por njerëzit e shtëpisë ku jeton.

Harrojeni imunitetin, harrojeni vaksinën, harrojeni kurën, harrojeni valën e parë, të dytë, të tretë.

Nqs nuk veproni tani, kjo skamje do zgjasi për muaj të tërë.

Studimi/ Pikëllimi dhe stresi shkaktojnë kancer

Sipas një studimi ndërkombëtar të realizuar në 9 vende të ndryshme të botës, një në 6 persona që vuanin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’ ishte diagnostikuar me kancer.

Gjetjet e këtij studimi janë publikuar këtë javë në ‘Journal of the American Heart Association’.

Sindroma e zëmrës së thyer, e njohur ndryshe si kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi ose sindroma e Takotsubo, është një fenomen i vërtetë.

Stresi emocional ose fizik bën që zemra të mos e pompojë gjakun në mënyrën e duhur. Kjo gjendje mund të bëjë që personat e prekur të pësojnë arrest kardiak.

Në këtë studim janë analizuar rreth 1,604 persona që kishin sindromën e zemrës së thyer si dhe 267 të cilët ishin të sëmurë me kancer.

Kanceri më I zakonshëm në këto raste ishte ai i gjirit i ndjekur nga ai i sistemit tretës.

Protesta para Kryeministrisë/ Policia shpërndan me forcë dhe arreston pronarët e lokaleve

Policia ka arrestuar protestuesit përpara kryeministrisë, të cilët filluat të grumbulllohen për të kundërshtuar masat e qeverisë për mbylljen e bareve dhe lokaleve të natës.

Protesta të zhvillohej para ambienteve të kryeministrisë ditwn e sotme, ndërkohë që policia vazhdimisht kërkon shpërndarjen e turmës.

Ky vendim, sipas pronarëve të bareve dhe lokaleve, dëmton rëndë ekonominë e personave që punojnë në këto biznese, që nga stafet e punonjësve e deri tek këngëtarët e muzikantët, duke qenë se këto aktivitete i kanë si burim kryesor të ardhurash.

Basha: Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana është të qëndrojë larg protagonizmit të pavend dhe iniciativave të pa konsultuara

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA DHE KRYETARIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS, SHPEND AHMETI

• “Qytetar nderi” në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Bashën e konsideroj kosovar. Ndihma e Shqipërisë tashmë është më e domosdoshme se kurrë.

• Basha: Angazhimi i parë i kësaj vizite është që bashkërendimi midis Prishtinës dhe Tiranës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në mbështetje të institucioneve të Kosovës.

• Basha: Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana është të qëndrojë larg protagonizmit të pavend dhe iniciativave të pa konsultuara, të cilat kanë sjellë dëme, që duhen rikuperuar.

• Basha: Ecja përpara e dialogut, me qëllim njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë shërbehen më mirë nga një bashkëpunim i ngushtë midis dy partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.

• Drejtësia nuk mund të ketë dy kute. Boll më me një peshore, që anon nga ana e akuzave ndaj viktimës, ndërkohë që krimet çnjerëzore të ndodhura në territorin e Kosovës mbeten pa autor. Uroj që drejtësia ndërkombëtare do të vendosë peshoren baraspeshë.

DEKLARATA E KRYETARIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS SHPEND AHMETI

Faleminderit që keni ardhur! Pata kënaqësinë që në zyrën e Komunës së Prishtinës, dhe jo për herë të parë, të pres Kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha. Po e quaj Luli, se me Lulin njihemi shumë me tepër, bile e thashë, është kosovar, sepse ka jetuar këtu, unë e njoh prej kohësh që ka qënë në punë në Kosovë, pas përfundimit të luftës. Kemi vazhduar komunikimin dhe kur fitova unë, ai ishte Kryetar Bashkie në Tiranë. Shfrytëzuam rastin të flasim për ngjarjet e fundit, për situatën politike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Por po e them me theks të veçantë në Kosovë, për të cilin gjithmonë e falenderoj Lulin, për interesimin e vazhdueshëm që ka patur për Kosovën. Po e them dhe njëherë, duke e marrë parasysh që është interes bazik, jo vetëm i shtetit të Kosovës, po edhe që Kosova, po e them edhe një herë, në këtë situatë që është, t’i ofrohet e gjithë ndihma e mundshme. E theksova edhe një herë, ashtu siç e kam thënë tërë kohën edhe në mediat në Kosovë, ajo që tashmë nevojitet është një kohezion bukur i mirë i faktorit politik, së pari, brenda shtetit të Kosovës, por edhe tepër më me rëndësi, mendoj koordinim i faktorit politik shqiptar në përgjithësi. Këtu nuk nënkuptoj vetëm partitë politike dhe forcat politike, të cilat janë në pushtet në Shqipëri, por edhe opozitën dhe të gjitha subjektet politike, të cilat kanë ndikim për të qenë sa më të koordinuar në muajt në vijim.

Gjithmonë themi: Ky është vit vendimtar, nuk po themi vendimtar, por kjo është periudhë e vështirë për Kosovën, edhe në aspektin e politikës së jashtme, jo vetëm sa i përket Gjykatës, por në përgjithësi, edhe sa i përket dialogut, i cili tashmë po zhvillohet, gati se po e them në mënyrë paralele, pak në Uashington, pak në Bruksel. Pra, është periudhë e vështirë, ta saktësoj, po t’i shtohet edhe çështja e problemeve ekonomike e shëndetësore, që i kemi për shkak të pandemisë, e pastaj edhe krizën politike, mendoj se ndihma e Shqipërisë tashmë është më e domosdoshme se kurrë. Po e them dhe njëherë, ndoshta krahasuar edhe me ndihmën që shteti shqiptar gjithmonë ia ka dhënë Kosovës, posaçërisht në vitet 90’-të, kësaj radhe na nevojitet një kohezion për të mbijetuar dhe për të dalë sa më mirë prej kësaj . E falenderoj dhe njëherë Lulin, por po e them dhe njëherë, jo vetëm për interesimin, por edhe natyrisht, diturinë që e ka për çështjen e Kosovës. Po e them, sepse i përcjell gjërat, interesohet për krejt ato dhe po ashtu u theksua nevoja, po them nga të dy, ne jemi dy ekipe, që të koordinohemi sa më shumë në strategjinë tonë për shtetin tonë.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Faleminderit shumë z. Kryetar! I dashur Shpend, vij me kënaqësi këtu në komunën e Prishtinës, vendi ku më keni dhënë edhe titullin “Qytetar nderi”. Qytetar jam ndjerë sepse kam jetuar në këtë qytet, nip Kosove jam, pjesën e nderit sigurisht duhet ta fitojmë vazhdimisht. Përpjekjet që kemi bërë në të shkuarën, qoftë në drejtim të diplomacisë shqiptare, qoftë në Rrugën e Kombit, janë një përvojë e vyer për mua, por dhe me bashkërendimin me Prishtinën.

Ndaj dhe angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë është që bashkërendimi midis Prishtinës dhe Tiranës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në funksion dhe në mbështetje të institucioneve të Republikës të Kosovës dhe të forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pa konsultuara, të cilat kanë sjellë dëme, dëme të cilat duhet të rikuperohen dhe mund të rikuperohen vetëm përmes një qasje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë, njohjen e Kosovës masivisht nga anëtarët e komunitetit ndërkombëtar dhe, më tej, përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, duke nisur me heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në Nato.

Është një rrugë e gjatë, është një rrugë e vështirë, siç e dimë edhe ne në Shqipëri, po plotësisht e mundur.

Megjithatë, me sfidat aktuale që po kalojmë, pata mundësinë të theksojmë me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, që pavarësisht se është një drejtues i pushtetit vendor, komunës më të madhe në Kosovë, ka një përvojë të gjatë e të çmuar politike kombëtare dhe ndërkombëtare.

E para ka një rëndësi shumë të madhe një kohezion real i forcave politike në Kosovë, duke respektuar rregullat e demokracisë. Demokracia ka mazhorancë, ka minorancë, ka qeveri, ka opozitë, por ka edhe qëllime të përbashkëta kombëtare, qëndrime të përbashkëta shtetërore, siç janë ato që po imponohen edhe nga zhvillimet e fundit në Kosovë, që kërkojnë me të vërtetë një bashkërendim të përbashkët, objektiva të përbashkëta dhe veprim të përbashkët, për të cilën gjykoj dhe shpresoj se hapësira institucionale që po krijohet, do të shërbejë për një forcim të bashkëpunimit mes forcave politike.

Dhe së dyti, po kaq e rëndësishme, u dakorduam se procese të tilla, si ecja përpara e dialogut, me qëllim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, shërbehen më mirë nga një bashkëpunim i ngushtë midis dy partnerëve strategjikë të kombit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Kam gjithmonë kënaqësinë të ndaj pikëpamjet me Shpendin dhe të vlerësoj kthjelltësinë e analizës së tij dhe t’i uroj suksese të mëtejshme në drejtimin e kryeqytetit dhe komunës me të madhe në vend dhe, po kështu, kontribut të mëtejshëm të vyer në ambientin politik të Kosovës, me shpresën se vlerat dhe cilësitë, që përfaqëson janë të nevojshme, të pazëvendësueshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Pyetje: Cila do të duhej të ishte qasja e Shqipërisë karshi Kosovës për Dialogun dhe Gjykatën Speciale?

Lulzim Basha: Unë nuk flas se çfarë duhet të ishte qasja. Unë flas çfarë është qasja ime, e Partisë Demokratike, e opozitës së bashkuar sot dhe e qeverisë nesër me votën e shqiptarëve. E para, një mbështetje totale e pakushtëzuar dhe e parezervuar për të gjitha vendimet e institucioneve dhe forcave politike të Kosovës, të cilat kanë akumuluar në këto vite një përvojë të shkëlqyer dhe kanë treguar se dinë të përballen me mençuri, me maturi dhe me vendosmëri me sfida si këto, të ngjashme me këto, madje edhe më të rënda se këto.

Pra, nuk ka mend për mësimdhënie, madje në disa aspekte, siç është demokracia dhe zgjedhjet, edhe mund të marrim mësim. S’ka pse të kemi turp se ne një komb jemi, një familje jemi. Republika e Shqipërisë dhe forcat politike në Shqipëri edhe mund të marrin mësim nga Kosova, por nga ana tjetër dua të theksoj, se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës në këtë moment, është heqja dorë nga protagonizmi i pavend, që mund të perceptohet, ose në të vërtetë edhe është njëfarë keqpërdorimi i çështjeve të Kosovës për konsum të brendshëm. Dhe vënia në dispozicion të Kosovës e gjithë kapacitetit administrativ, shtetëror, diplomatik dhe politik të Republikës së Shqipërisë dhe çdo force politike serioze në Shqipëri dhe drejtuesve të saj.

Sa i përket çështjes së gjykatës, unë e kam theksuar edhe në takimet e djeshme. E para, askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës, të bijve dhe bijave të Kosovës, që ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresioni dhe ndaj një agresori me synim genocidin dhe spastrimin etnik të Kosovës. Ne e dimë që për 100 vjet e më shumë, Kosova është përballur me valë pas vale spastrimesh etnike dhe genocid. Unë vetë jam nënprodukt i një prej këtyre spastrimeve etnike, i cili detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova e vitet ’20, dhe këtu nuk ka absolutisht asgjë të re.

Kosova dhe kosovarët kanë qenë gjithmonë në mbrojtje te pragu i derës të fëmijëve të tyre të prindërve të tyre dhe janë përballur me agresorin. Së dyti, do të vërtetohet kauza e drejtë, e lirisë, pavarësisë dhe mbrojtjes së dinjitetit dhe jetëve njerëzore, siç ishte dhe Lufta e Kosovës. Dhe së treti, nuk mund të rri pa theksuar se drejtësia nuk mund të ketë dy kute. Boll më me një peshore, e cila anon nga ana e akuzave ndaj viktimës, ndaj mbrojtësve të viktimës, ndërkohë që krimet çnjerëzore të ndodhura në territorin e Kosovës mbeten pa autor.

Pa autor sa i përket ekzekutorëve, pa autor sa i përket urdhëruesve, pa autor sa i përket përgjegjësve politike. Në këtë kuadër, uroj dhe shpresoj që drejtësia ndërkombëtare do të vendosë peshoren baraspeshë, të paktën, duke trajtuar me të njëjtin rigorozitet çdo pretendim për krime lufte, edhe sa i përket atyre që kryen agresionin, kryen spastrim, kryen vrasje dhe masakra ndaj civilëve dhe njerëzve të pambrojtur në Kosovë, por edhe në treva të tjera të ish-Federatës së Jugosllavisë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, drejtuesit ushtarakë dhe politikë të saj, në kushte krejtësisht të pabarabarta, kanë bërë gjithçka për të mbrojtur popullatën civile dhe për t’iu kundërvënë këtij genocidi. E dyta kam vlerësuar qëndrimet e presidentit Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës zoti Kadri Veseli, të cilët e kanë konfirmuar gatishmërinë, të cilën dhe zoti Thaçi tashmë e ka pohuar, për t’u përballur me drejtësinë si një traditë e pandërprerë nga të gjithë drejtuesit e luftës çlirimtare të Kosovës dhe shpreh bindjen se nga përballja me drejtësinë do të përfitojë edhe një herë populli I Kosovës dhe do të vërtetohet kauza e drejtë.