15.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Grida Duma: Europa i ndezi “llampën e kuqe” Ramës

Pavarësisht se Parlamenti Europian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, kryeministri i vendit iniston se nuk ka për nisjen zyrtare të negociatave.

Edhe vetë eurodeputeti gjerman Michael Gahler në takimin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ditën e djeshme (22 qershor) tha se BE është serioze, ndaj shqiptarët duhet ta kenë të qartë që kushtet duhen plotësuar.

Në një intervistë për Ora News, ish deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh se Europa i ka ndezur “llampën e kuqe” Ramës duke i kërkuar plotësimin e pikave.

Ajo shprehet se Bundestagu prej kohësh ka kërkuar plotësimin e tyre por qeveria shqiptare nuk ka arritur të përmbushë asnjë.

Duma: Reforma zgjedhore është një ndër pikat e vendosura nga BE. Ishte detyrimi i vetëm i opozitës ndaj këtyre 15 kushteve që janë një dëtyrim tashmë për tu plotësuar përpara konferencës ndërkombëtare përpara dhjetorit. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që Parlamenti Europian të jepte një kusht të tillë, plotëso ose nuk vijon. Përpara një viti kishte 3 vite rresht që thoshte të hapen negociatat pa kushte kushtet.

Ky ndërrim kaq i shpejt do të thotë që ndërkombëtarët po i vendosin “llampë të kuqe” Edi Ramës. Sepse 15 kushtet kanë 1 vit që kërkohen nga Bundestagu. Dhe nga këto 15 rezulton se shteti shqiptar nuk ka realizuar asnjë. E vetmja që i takonte me më shumë barrë opozitës ishte reforma zgjedhore ndaj ne morëm pjesë në tryezën e këshillit politik.

Gjithashtu përsa i përket reformës zgjedhore e cila ende nuk po bën bashkë palët, Duma thotë se Rama po mendon të kapë çfarë të kapi. Në fillim me administratën zgjedhore e tashmë me KQZ-në.

Ajo shprehet se kryeministri i vendit nuk mund të dalë kundër partnerëve ndërkombëtarë, BE-së dhe ShBA-së të cilët patën dhe një rol kryesor në këtë reformë.

Duma: Ajo që po rrezikohej në këtë tryezë në ditët e para ishte që dhe komisionet zgjedhore të bëheshin nga administrata publike, pra të kishim një kthim prapa. Se askush nuk dyshon që administrata të ishte e depolitizuar. Kjo qeverisje e ka shkatërruar administratën pasi ka futur njerëz politik. Hyjmë në zgjedhje me një tjetër premtim, ditën e dytë thyejmë çdo premtim dhe themi që ishte premtim zgjedhor. Kjo duhet të mbarojë një orë e më parë.

Kjo nuk u arrit dhe qartësia jonë që Rama donte të kapte reformën zgjedhore u lexua qartë në publik. Po fillonte frika e Ramës. Tani vijon me KQZ. Në 30 vite tranzicion KQZ ka qenë gjithmonë e balancuar. Tani kërkojnë që deputetët e Partisë Socialiste të zgjedhin KQZ-në. Nuk bëhet, ose do jetë e balancuar ose nuk ka. Rama duhet të kuptojë që nuk mund të jetë kundër ShBA-së dhe BE-së. Po bën një gabim të madh nëse po mendon ti vendoset kundër ShBA-së.

Rreziku pas Covid-19/ Spahia: Koha për të menduar për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, program i PD për Shëndetësinë si zgjidhje

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia përmes një reagimi në rrjetet sociale ku i referohet të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, thotë se COVID-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria dhe se është koha të merren masa për ta frenuar me strategji.

“Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve”, shprehet ndër të tjera në reagimin e tij ish deputeti demokrat.

Reagimi i plotë i Spahisë

Sipas të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, pandemia Covid-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria drejt perëndimit për shkak të mangësive që u identifikuan në sistemin shëndetësor në vendet e zhvilluara nga sfida me këtë pandemi.

Sipas këtyre të dhënave, 772 mjekë janë larguar nga vendi ynë në periudhën 2012-2017, ndërsa shifrat e tre viteve të fundit, ende në proces matjeje janë më të larta. Duke patur parasysh se në një vit diplomohen më pak se 200 mjekë në Fakultetin e Mjekësisë, shifra e të larguarve është e konsiderueshme.

Nevojat e vendeve të zhvilluara për personel shëndetësor, pagesat dhe kushtet shumë më të mira të punës, do tërheqin interesin e mjekëve tanë. Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve.

PD dhe kryetari Lulzim Basha e ka në vëmendje këtë situatë dhe me ardhjen në pushtet, rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro.

Një fshat i bekuar nga Zoti me begati dhe bukuri, por pa rrugë dhe pa asnjë subvencion

Nga Jorida TABAKU

Sot në Zall Bastar, një nga fshatrat e mrekullueshëm që rrethojnë Tiranën. Një fshat i bekuar nga Zoti me begati dhe bukuri, me njerëz punëtorë që përpiqen të nderojnë tokën dhe mbajnë frymën e tyre gjallë por të harruar nga pushteti. Janë 5000 banorë të Zall Bastarit që jetojnë me bujqësinë dhe janë lënë pa rrugë që i lidh me kryeqytetin ndonëse janë më pak se 10 km në vijë ajrore nga qendra e tij.

Pa rrugë, pa asnjë subvencion, me kosto të larta në karburant dhe mjete pune. Me mungesë të plotë të sistemeve të vaditjes dhe kullimit, pa asnjë logjistikë për të dërguar produktin në treg familjet nuk dinë si të mbijetojnë.

Gjetëm njerëz të ndershëm dhe punëtorë që nuk presin asgjë nga shteti vetëm se mundësinë për të punuar tokën e tyre. Nuk duan as koncesione, as ndonjë foto me zyrtarë por vetëm mundësinë për lidhje me tregun, mundësinë për subvencione për atë pjesë të taksave që paguajnë.

Na u deshën mbi 40 minuta për të mbërritur në këtë fshat i cili nuk ka vëmendjen e qeverisë dhe për të parë që problemet e bujqësisë janë kudo njëlloj. PD është e angazhuar për të mundësuar mbështetje buxhetore prej 150 mln euro për bujqësinë dhe një mbështetje e tillë duhet të shkojë drejtë për drejtë tek fermeri, tek i zoti që punon tokën dhe jo grosisti.

Jemi në shekullin e 21 ku përflitet mundësi për të futur teknologjinë në bujqësi ndërsa fshatrat tonë punojnë më zejtorë të gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Infrastruktura mungon në shumicën dërrmuese të fshatrave, prodhimi vendas është jetim.

Prandaj paratë për fasada qendrash që lyejnë tre faqe me pamje nga qendra dhe lënë në rrënim një fshat të tërë nuk i jep bukë askujt. Kjo është Shqipëria reale shumë larg Shqiperisë së propagandës!

Vasili i nxjerr videon Ramës: Për çdo budalla që mohon se…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video ku vendos përballë mashtrimeve që prodhon po vetë kryeministrin Rama që mohon se ka 15 kushte për hapjen e negociatave, ndërkohë që Parlamenti Evropian me 532 vota miratoi rezolutën që përcakton se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtet përpara konferencës së parë me shtetet anëtare;

Parlamenti europian me 532 vota ose 76% të votave miratoi Rezolutën që përcakton se :
“Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes së Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”.

Për çdo budalla dhe shkollëpakët, që nuk di apo nuk do ta lexoje, le të shohe VIDEON nga Mbledhja e djeshme Komisionit të Jashtem të Parlamentit Europian në Bruksel, ku Eurodeputeti gjerman Gahler, kordinator i EPP në Komisionin e Jashtëm, i vë vulën 15 Kushteve që duhen përmbushur për hapjen e negociatave.

Gahler 15 kushte

Per cdo Budalla, qe mohon se jane plot 15 kushte per tu plotesuar per negociatat!!(VIDEO).Parlamenti europian me 532 vota ose 76% te votave miratoi Rezoluten qe percakton se :“Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes së Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare.”Per cdo Budalla dhe Shkollepaket, qe nuk di apo nuk do ta lexoje, le te shohe VIDEON nga Mbledhja e djeshme Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian ne Bruksel, ku Eurodeputeti gjermam Gahler, kordinator i EPP ne Komisionin e Jashtem, i ve vulen 15 Kushteve qe duhen permbushur per hapjen e negociatave.(VIDEO).

Gepostet von Petrit Vasili am Dienstag, 23. Juni 2020

SHBA 800 mijë USD grant për trashëgimninë kulturore në Krujë

Ambasadorja Yuri Kim ishte në qytetin e Krujës, me ministren e Kulturës, Elva Margariti, ku nënshkroi një grant prej pothuajse 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë”, tha Ambasadorja Yuri Kim gjatë një ceremonie nënshkrimi granti me Ministren e Kulturës Elva Margariti sot në Krujë. Ambasadorja Kim nënshkroi një grant prej pothuajse 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Mesazhi i plotë i ambasadores Yuri Kim
Ministre Margariti, të nderuar të ftuar, mirëmëngjes dhe faleminderit që u bashkuat me ne.
Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet (vendet) kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të Sh.B.A. për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

Që nga krijimi i tij në vitin 2001, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ka ofruar mbështetje financiare për më shumë se 1,000 projekte në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë Shteteve të Bashkuara respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera.

Në Shqipëri, ne kemi punuar në projekte të shumta përmes këtij fondi, përfshirë restaurimin e Galerisë Nr. 3 të Kalasë në Gjirokastër, dokumentacionin e muzikës Iso-Polifonike shqiptare, si dhe ruajtjen e Kullës së Sahatit në Tiranë. Sot, po nënshkruajmë një grant prej afro 800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë. Jam e kënaqur të vërej se ky është projekti ynë më i madh i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri deri më sot.

Dua të falënderoj Zj. Lejla Hadzic dhe ekipin e saj të “Trashëgimisë kulturore pa kufij”, Ministren Margariti, Zj. Arta Dollani dhe ekipin e saj të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, partnerët tanë në Fondin e Trashëgimisë Botërore dhe ekspertët vendas për pasionin dhe përkushtimin e tyre ndaj kësaj nisme. Dëshiroj të falënderoj gjithashtu Fondin e Princit Clause të Hollandës dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, për kontributet e tyre ndaj këtyre përpjekjeve të ruajtjes kulturore.

Ky projekt dy-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

Të gjitha këto vende kanë një vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe unë jam veçanërisht e lumtur që po e nënshkruaj këtë Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e këtyre granteve të AFCP-së këtu në Krujë, që është shtëpia e Skenderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë. Poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow dikur shkroi për kthimin e Skënderbeut në Krujë:

Dhe me zemrën plot gëzim
Kapërceu lumin Drin
Dhe u-gdhi e n’agullim
Pa kështjellën Ak-Hissar,
Krujën, ah atë qytet
Rreth me mur e me hendek,
Tek u-lint e tek u-rrit,
Yll mëngjezi mi të ndrit.

Duke lexuar këto rreshta frymëzues për domethënien e Krujës, jam thellësisht e nderuar që Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol në ruajtjen e këtij vendi historik, i cili ka një kuptim kaq të thellë për popullin shqiptar. Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë.
Me krahë të lehta! Faleminderit!

PD Lezhë ankimon vendimin e Prokurorisë: Prej 1 viti nuk ka hetuar për shkeljet e 30 Qershorit. Po mbron paligjshmërinë për pushtetin lokal

Sekretarja e Degës së PD Lezhë, Alfrida Marku bën të ditur se, PD ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Lezhës pasi prej 1 viti nuk ka hetuar për shkeljet e 30 Qershorit. Sipas saj, Prokuroria po mbron paligjshmërinë për pushtetin lokal.

Deklarata

Partia Demokratike dorëzoi sot ankimin kundër vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila po mbron paligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit të vitit 2019 për pushtetin lokal.

Pas pothuajse 1 viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nuk ka pasur vullnetin të hetojë shkeljet e 30 Qershorit, nuk ka marrë apo analizuar asnjë provë, nuk janë sekuestruar materialet zgjedhore të QV të referuara në pjesën arsyetuese të kallëzimit.As PD Lezhë si kallezues nuk është thirrur për të deklaruar mbi pretendimet e saj, dhe në tejkalim të afateve proçedurale është vendosur mosfillimi i proçedimit penal.

Në ankimin e depozituar sot, ne kemi kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë: 1. shfuqizimin e vendimit që mban datën 11.8.2019 të Prokurorisë “Për mosfillimin e proçedimit penal”, për të cilin jemi njoftuar rreth një vit më vonë më 18.06.2020, si dhe 2. detyrimin e prokurorisë për të regjistruar proçedimin penal dhe kryer një proçes hetimor të plotë dhe të gjithanshëm.

Ne besojme se Gjykata dhe Prokuroria, si dy institucione në themel të sistemit te drejtësisë, duhet dhe do të veprojnë të pavarura dhe të pandikuara nga çdo ndikim i padrejtë apo i paligjshëm.

https://www.facebook.com/watch/?v=708064116707999

Skënder Brataj, ky ushtar i bindur që gënjen ditën për diell me shifrat e të infektuarve me Covid-19

Lojërat e fëlliqura me valë të dytë pandemie pa asnjë argument shkencor, të cilat synojnë një riizolim të popullsisë janë duke krijuar një pështjellim pa sens mbi popullatën.

Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të pajustifikuar të shifrave të të infektuarve, fakt që nuk shkon në sinkron me dobësimin e koronavirusin në gjithë botën.

Në 5 ditët e fundit rritja e infeksioneve me tre dhe katërfishim të rasteve duket qartë që ka një prapavijë të fortë politike. Kryeministri duke qenë i apasionuar pas gjendjes së jashtëzakonshme pret të firmosë një tjetër mandat mbretëror, ku firma e tij të mbizotërojë mbi ligjet dhe kushtetutën shqiptare. Këto ditë ka aktivizuar së tepërmi shpurën e servilëve sanitarë që gëlojnë në oborrin e tij, të cilët në mënyrë thuajse të pamundur mundohen të interpretojnë shifrat e covid 19 të ekzagjeruara.

Një nga këta është edhe Drejtori io Urgjëncës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili para dy ditësh në një emision televiziv rrekej t’u mbushte mendjen shikuesve për shifrat që po rriten në gjithë botë, si alibi për rritjen e bilancit infektiv në vend.

Me paturpësinë më të madhe deklaroi se Italia është një vend që po pëson rritje të numrit të të infektuarve. Me keqardhje konstatoj se ky burrë që pranon të përdoret me infeksione dhe pa infeksione çon veten në këtë pozicion mashtruesi sa manipulon shifrat e një shteti që ka mbi një muaj që covidi është duke lënguar në shifra minimale.

Janë mbi 10 qarqe në Itali ku Covidi është zhdukur, ndërkohë që numri i vdekjeve ka rënë 20 herë më pak nga piku i pandemisë. Të vjen keq kur shikon këtë sanitar mjeran që mashtron në mënyrë kaq të shëmtuar. “Ka njerëz që më thonë “bravo të qoftë, e luajte bukur rolin si i sëmurë”, tha Brataj.

Gjithçka mund të bëjë ky personazh me atë reagim të pacipë. Mjafton t’i tregojmë këtij “heroit” pandemik të ditëve të sotme vetëm shifrat që jep worldometers për 4 shtete për të marrë vesh se koronavirusi po vdes dhe nuk po ngjallet, siç po bëjnë në mënyrë të shëmtuar sanitarët shqiptarë.
Italia sot ka 47 të vdekur dhe 251 të infektuar, dje 66 të vdekur dhe 331 të infektuar, pardje 43 të vdekur dhe 328 të infektuar.

Anglia pardje 1,115 të infektuar dhe 184 të vdekur, dje 1218 të infektuar dhe 135 të vdekur, sot 1346 të infektuar dhe 173 të vdekur.

Gjermania sot 324 të infektuar 6 të vdekur, dje 622 të infektuar dhe 19 të vdekur, pardje 1122 të infektuar dhe 17 të vdekur.

Franca sot 811 të infektuar dhe 14 të vdekur, dje 467 të infektuar 28 të vdekur, pardje 458 të infektuar dhe 28 të vdekur.

Mos harrojmë që shumë nga këto shtete kaluan deri në mijëra të vdekur në ditë dhe mbi 5 mijë të infektuar. Shifrat janë kokëforta dhe nxjerrin zbuluar shifrat e Brataj dhe KM sonë, pasi trendi i kësaj sëmundje është i njëjtë në gjithë botën, ku padyshim ne nuk mund të jemi eksepsion. /Sot

Qeveria vetëm 10 euro për frymë në kohën e pandemisë, Teliti: Si do të ndëshkohen zyrtarët që kanë keqadministruar buxhetin

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti i ftuar në emsionin “Pasdite me Xhaxhiun” foli ne lidhje me situatën e ekonomike që po përjeton vendi pas pandemisë së COVID-19, ku sipas tij është kriza ekonomike është thelluar dhe shqiptarët janë varfëruar.

Teliti tha se qeveria ka dhënë afërsit 10 euro për frymë gjatë kohës së pandemisë, ndërkohë që theksoi se situata mund të menaxhohej më mirë, por kjo qeveri nuk dëshironte.

Po ashtu Teliti tha se afërsisht më shumë se 61 mijë njerëz kanë humbur vendin e punës dhe se skema e qeverisë ka dështuar.

“Janë paguar 230 mijë persona me një pagesë minimale për disa muaj. Duhet të ishte më e lartë si shifër. Rama ka dhënë vetëm një të 25-tën të buxhetit për koronavirusin. Kemi qenë vendi i fundit në rajon për mbështetje ndaj njerëzve dhe bizneseve. Qeveria ka dhënë afërisht ndihmë 10 euro për frymë.

Kanë ekzistuar të gjitha mundësitë që qeveria të jepte më shumë para e menaxhohej kriza. Qeveria duhet t’i siguronte biznesit të madh likuiditet. Më shumë se 61 mijë njerëz kanë humbur vendin e punës e i bie që skema ka dështuar.

BB-re ka thënë se Shqipëria do kthehet pas, 10 deri 15 vjet, nga Covid-19. Edhe vendet e rajonit e bënë, financuan fuqishëm qytetarët e bizneset për t’u kthyer sërish në gjendje stabile”, tha Teliti.

I pyetur nëse Partia Demokratike ka një plan për ndëshkimin e personave që kanë abuzuar me paratë e buxhetit të shtetit, Teliti tha se lideri i opozitës në momentin që bën një premtim ka prezantuar edhe skemën konkrete.

“PD lideri i opozitës nuk ka ngelur vetëm në nivelet e raportimit, se do të ndëshkojë ato që kanë vjedhur. Në momentin që bëhet një premtim është prezantuar dhe skema konkrete si kjo do të bëhet realitet. Çdo gjë do të kalohet në sitë, në momentin që një person i administratës publike do të konstatohet me vendim të gjykatës, do të ndëshkohet.

Ne duam të kemi një shtet normal, duke shpresuar dhe sistemi gjyqësor të marrë vendimet e duhuar për sa i përket keqadministrimit të 7 viteve të fundit. Në momentin që do të konstatohet nga SPAK, ato para do të kthehen menjeherë në buxhetin e shtetit”, tha Teliti.

Basha nga Zall Bastari: Do të ulim çmimin e naftës për fermerët. Fund braktisjes së banorëve në fshat dhe fermerëve

• “Nuk ka infrastrukturë, tregu është larg, prodhojmë por kemi kosto që t’i shesim”, fermerët në Zall Bastar të braktisur prej 7 vitesh nga qeveria.

• Banorët dhe fermerët e fshatrave të Zall Bastarit në ditët më të vështira të tyre. Shteti inekzistent prej 7 vitesh.

• Basha nga Zall Bastari: Do të ulim çmimin e naftës për fermerët. Fund braktisjes së banorëve në fshat dhe fermerëve

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME BANORËT DHE FERMERËT NË ZALL BASTAR

Fermerët shqiptarë vuajnë prej 7 vitesh tashmë prej braktisjes së qeverisë, kostove të rritura dhe mungesën e infrastrukturës. Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha ishte sot në Zall Bastar, një zonë me rreth 5000 banorë ku pjesa më e madhe e tyre merren me bujqësi.

Problematikat e fermerëve të zonës ishin të shumta. Një pjese e mirë e tyre iu ankuan zotit Basha se qeveria nuk kishte bërë asgjë për të siguruar infrastrukturën rrugore.

“Ka 30 vjet ne këtu që vuajmë për një urë këtu edhe s’na e ka bërë asnjeri deri më sot. Janë 300 e ca familje, 400 familje këtej sI bënë njëri”, ankohen banorët e një prej lagjeve kryesore të Zall Bastarit të cilët vetëm kalimin përmes lumit kanë si rrugë të vetme për të nxjerrë prodhimet në treg por edhe kur kanë nevoja shëndetësore.

Problematika e ngjashme është edhe për banorët e fshatit Vilëz të cilët urën e kanë por në urë nuk kalojnë dot.

“Ka 7 vite që Edi Rama premtoi rrugën për fshatin, dhe deri më tani asgjë nuk është bërë”- u shpreh një fshatar i zonës, i cili e kishte thuajse të pamundur transportin e produkteve të tij për shkak të rrugës së degraduar dhe jashtë standardeve.

Banorët e fshatit Vilëz, në mungesë të rrugës që e lidh këtë zonë me qendrën e Zall Bastarit kryetarit Basha i kanë dalë para në urën që supozohet që e lidh këtë fshat me pjesën tjetër të Njësisë Administrative. Ata prej 7 vitesh janë mashtruar me urën e cila edhe pse është ndërtuar nuk është funksionale.

“Tre herë është përuruar kjo urë, por ndërkohë makinat janë sërish në lumë”, thotë një prej banorëve të Vilëzës.

Ura nuk është funksionale pasi pjesa që e lidhe këtë urë me rrugën është sërish në lumë pasi nuk është bërë investim për të ndërtuar një trase anës së lumit që të lidhet me urën.

Ndërsa një tjetër banor thotë se: “Në 2013 Edi Rama erdhi këtu e premtoi urën, rrugë dhe asfalt, por zero. asnjë kamion me zhavorr nuk ka hedhur”.

Fermerët që kultivojnë një nga varietetet më të njohura të domates në këtë zonë thonë se problemi kryesor i tyre është kostoja që ka vajtja në treg.

“Prodhimet i çojmë në fund të Tiranës dhe transporti në mungesë të rrugës ka kosto”, – thotë një nga fermerët.

Ndërsa një tjetër banor që gjithashtu merret me kultivimin e domates së njohur të Zall Bastarit thotë se kostoja e punimit të tokës është shumë e madhe.

“Plugimi është shumë i shtrenjtë. Naftë me akcizë zetoristi nuk i jep, helmet janë të pasigurta. Edhe fara nuk dihet si do të dali. Vjet ka dalë për ibret”, thotë ai ndërsa tregon se puna me tokën u shërben sa për të jetuar.

Një blegtor ndërsa bisedon me kryetarin Basha tregon se sa e vështirë është të çojë prodhimet e tij në tregun e Tiranës pasi qumështin nuk shkon askush atje ta marrë.

“Një ditë po e një ditë jo e nxjerr qumështin në Tiranë, me furgona ose marr taksi se në këmbë është 1 orë e gjysëm larg”, thotë ai.

“Fshati është në ditë të zezë. Ka njerëz që, për Zotin, hanë një vaktë bukë në ditë. Populli është në ditë të zezë. Këtu nuk pyet askush. Me ardhë në Mal Vilës që jam unë, është si me shku në Siberi. S’ka as rrugë. Dritat vijnë një herë, tani vijnë, tani ikin, janë telat e 68-ës”, tregon një prej banorëve të këtij fshati që gjithashtu është dëmtuar edhe nga tërmeti dhe jeton me rrezikun e shembjes së banesës së tij.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se qeverisja e PD do të fokusohet te fermerët dhe nevojat e tyre. Nën qeverisjen e Partisë Demokratike do të akordohen 50 milionë euro për ndërtimin apo rindërtimin e infrastrukturës rrugore. Partia Demokratike do të mundësojë 100 milionë euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, që prodhimi i tyre të rritet dhe fitimet të garantojnë mirëqënie dhe zhvillim. Taksa e naftës do të ulet dhe kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, duke e ulur atë dhe duke i bërë më të përballueshme kostot e prodhimit.

Ndërron jetë pacienti me Covid-19, shkon në 46 numri i viktimave

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19.