16.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Video/ Endri Hasa: Edi Rama dështak, mban peng integrimin e vendit!

Shqipëria sot qeveriset nga një dështak që po na mban peng integrimin në bashkimin Europian.

Por ka patur një kohë kur Shqipëria përparonte me energji në rrugën atlantike.

Është koha ta vendosim përsëri këtë Energji në Shërbim të Shqipërisë.

Shqipëria sot qeveriset nga një dështak që po na mban peng integrimin në bashkimin Europian.Por ka patur një kohë kur Shqipëria përparonte me energji në rrugën atlantike.Është koha ta vendosim përsëri këtë Energji në Shërbim të Shqipërisë.

Gepostet von Endri Hasa am Dienstag, 23. Juni 2020

Superskandal/ Rama-Veliaj grabisin trojet e 41 pallateve të banorëve të vjetër të Kombinatit dhe i degdisin ata në Vaqarr

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të Ramës dhe Veliajt. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po grabisin trojet e 41 pallateve në Kombinat për të grabitur trojet.

Berisha shkruan më tej se, në vend të rindërtimit të banesave në të njëjtën zonë, ata po i transferojnë banorët në Vaqarr.

Berisha shton se, kjo bëhet me qëllim grabitjen e pronave në Kombinat për klientët e tyre.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Rroftë tërmeti!

Edvin Hajduti dhe Lal Plehu grabisin trojet e 41 pallateve te banoreve te vjeter te Kombinatit dhe i degtisin ata ne Vaqarr.

Ata shfytezojne demtimin e ndertesave te Kombinatit nga termeti dhe ne vend qe te shembin ndertesat e demtuara dhe ne trojet e tyre te ndertojne te rejat kane vendosur qe ndertesat e reja per te demtuarit nga termeti ti ndertojne disa kilometra pertej Kombinatit ne fshatin Vaqar dhe trojet e ndertesave te prishura, prone me ligj e banoreve te ketyre ndertesave te cilat kushtojne se paku tre fishi i tokes ne Vaqar, t’i grabisin dhe t’i zhvillojne me klientelen e tyre mafjoze te ndertimit.

Kjo eshte nje mega vjedhje e paskrupullt e prones se qindra e qindra familjeve te 41 pallateve qe do prishen.

Ndaj me kete rast ju bej thirrje banoreve te Kombinatit te ngrihen ne protesta te fuqishme dhe te mbrojne me te gjitha mjetet e mosbindjes civile trojet e tyre te ligjeshme nga Edvin Hajduti dhe Lal Plehu.

Lexoni ketu me poshte denoncimin ne gazeten Standart te kesaj megavjedhje te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut.sb

“Po ndodh grabitja si te Teatri”, fotoreporteri denoncon: Veliaj, stop shpërnguljes me dhunë të Kombinatit!
AKTUALITETANALIZË
On Jun 17, 2020

http://www.standard.al/…/po-ndodh-grabitja-si-te-teatri-fo…/

Popullariteti i Angela Merkelit do t’i lërë pas kancelarët e tjerë

CDU-ja, Bashkimi Kristjandemokrat Gjerman, mbush në 26 qershor 75 vjet nga dita e themelimit të saj. Grupimet e para kristjandemokrate në Gjermani u krijuan vetëm pak javë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Më vonë ato u bashkuan në Bashkimin Kristjandemokrat. Objektivi që i vuri vetes partia e re qe garantimi i dinjitetit dhe i lirisë së secilit, mbi bazën e konceptit kristjan për njeriun.

Deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani partitë organizoheshin kryesisht përgjatë kufijve konfesionalë ose shtresave sociale. Katolikët p.sh. kishin partinë e tyre, Partinë e Qendrës (Zentrum-Partei). Themelimi i CDU-së ndikoi që kufijtë konfesionalë e socialë të kapërcehen. Si parti popullore tek CDU-në e konsiderojnë të tyre një shumëllojshmëri idesh. Kjo i mundëson kësaj partie, që të reagojë me sukses ndaj sfidave të kohës, duke mbetur partia që e ka qeverisur më gjatë Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.

CDU
Në 75 vjetorin e CDU-së, revista e njohur “Der Spiegel” i kërkoi një vlerësim për sfidat e sotme për këtë parti dhe për Gjermaninë njërit nga figurat e shquara të kësaj partie, ish-Presidentit të Bundestagut, Norbert Lammert. Norbert Lammert ishte për tre mandate, nga viti 2005-2017 President i Bundestagut Gjerman dhe për 37 vjet rresht deputet i Bundestagut. Sot ai i drejton Fondacionin “Konrad-Adenauer”, të afërt me CDU.

“Marrëdhëniet me SHBA të rrezikuara shumë në aspektin operacional”

Pyetjes së redaktorëve se a sheh ai të rrezikuar nga Donald Trumpi në thelb konceptin e Konrad Adenauerit, bashkëthemelues i CDU-së, për integrimin e dyfishtë në Perëndim të Gjermanisë, përmes lidhjes me Francën dhe me SHBA, Lammerti i përgjigjet se “shpreson që ky rrezikim të mos jetë në substancë”. Por ai pranon se marrëdhëniet me SHBA janë të rrezikuara “rëndë” “në aspektin e atmosferës” dhe “gjithnjë e më shumë në aspektin operacional”

Norbert Lammerti mendon se “do të jetë e vështirë që marrëdhëniet të kthehen në status quo-në e mëparshme pas Trumpit”. Kjo në një kohë kur “lidhja me Francën dhe me këtë brenda Evropës dhe nga ana tjetër me Uashingtonin nuk ka alternative (tjetër) serioze”.

Njëkohësisht ai kujton se “integrimi evropian është në interesin e vetë Gjermanisë” dhe se “e vetme Evropa është shumë e dobët në shkallë globale”. Lammert nuk sheh “përveç SHBA””ndonjë fuqi të madhe ndërkombëtare që i afrohet aq shumë vlerave tona”.

“Kohl – një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike”
Më pas, Norbert Lammert ndalet në tri kryetarët e CDU-së, që qëndruan për periudha afatgjata rekord në postin e kancelarit: Konrad Adenauer, Helmut Kohl dhe Angela Merkel.

Për Helmut Kohlin, Lammert vlerëson që “Kohl-i ishte në një mënyrë të ngjashme një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike, siç ishte Adenaueri pas Luftës së Dytë Botërore. Fuqia më e madhe e Kohlit ishte aftësia për të ngjallur besim te personi i tij.”

Lidhur me planin dhjetëpikësh për ribashkimin e Gjermanisë, që Helmut Kohli e prezantoi në vitin 1989, në Bundestag, Lammerti thotë se me të “ai i befasoi të gjithë”, madje edhe Presidentin e atëhershëm amerikan Georg Bush. Por megjithë këtë rrethanë, fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore nuk e flakën tej këtë plan, sepse ai që e kishte prezantuar planin “ishte Kohl-i, atij mund t’i besoje”.

Kohli, thotë Lammert, kishte fituar “një potencial të jashtëzakonshëm besimi tek vendet fqinje dhe në botë”, “përmes rolit të tij të jashtëzakonshëm, jo ​​rrallëherë bujar në procesin e integrimit evropian”. Kjo bëri të mundur që “në qendër të Evropës” “të ekzistonte sërish një Gjermani e fortë, e bashkuar”.

“Merkeli i ka polarizuar më pak njerëzit se paardhësit e saj”
I pyetur për vendin që zë Angela Merkel si kancelare, krahasuar me Adenauerin dhe Kohlin, Norbert Lammert thotë se secili nga ata e kishte drejtuar për gati dy dekada Gjermaninë.

Për Merkeli ai thotë se ka ende zhvillime që mund të ndodhin, prandaj “unë vetëm mund të spekuloj për këtë.” Por ai megjithatë beson se “popullariteti i saj do t’i lërë pas paraardhësit e saj”.

Këtë Lammerti e argumenton me faktin që Merkeli i ka polarizuar më pak njerëzit se paardhësit e saj të përmendur. Dhe i ka shtuar shumë vota nga drejtime të ndryshme politike CDU-së.

“Sepse Merkeli ka polarizuar më pak se të gjithë paraardhësit e saj”. “Mendoni për krizën e refugjatëve! Ajo impresionoi njerëz që ndryshe nuk do të kishin votuar kurrë për CDU-në, përfshirë intelektualë dhe artistë.”

Suksesin e madh të Merkelit, edhe në krahasim me parardhësit, Norbert Lammert-i e lidh edhe me stilin e saj të drejtimit.

“Për shkak të mënyrës së saj pa pretendime të drejtimit të postit, të orientuar te detyra, me sa më pak mendjemadhësi që të jetë e mundur; pa interes për të pasur ndonjë përfitim, apo për ndonjë inskenim protokollar”, konkludon Norbert Lammert.

Basha me fermerët e Zall Bastarit: 50 milionë euro do shkojnë në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore

Lulzim BASHA

Rreth 5000 banorë të Zall Bastarit jetojnë kryesisht me të ardhurat nga toka dhe prodhimet bujqësore.

Sot u takova me fermerë në kushtet e mbijetesës dhe në nevojë ekstreme për mbështetje nga shteti. Pandemia e ka rrënuar edhe më tej ekonominë e këtyre familjeve, pasi çmimet janë rritur, fuqia blerëse dhe punimi i tokës po bëhet gjithnjë e me kosto më të lartë.

Në 7 vite, fshatarët e Zall Bastarit dhe gjithë Shqipërisë janë përballur vetëm me propagandë. Taksat janë rritur, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar.

Për 7 vite me radhë RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive, duke i lënë shqiptarët të vetëm në varfëri dhe mjerim.

Për mua dhe PD, bujqësia do të jetë prioritet, sepse duke mbështetur fermerët ne ndihmojmë ekonominë tonë, rrisim punësimin dhe zhvillimin. Paketa jonë e subvencioneve, e cila do të jetë të paktën sa e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të shkojë direkt tek fermeri në bazë të prodhimit të tij. Do të heqim taksën “Rama” mbi naftën që do të sjellë dhe ulje të çmimit të saj.

Do të akordojmë një fond prej 50 milionë eurosh në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
Ne synojmë që prodhimet tona të jenë një vlerë e shtuar për turizmin, çka do të mundësonte rritje të të ardhurave për fermerët e më shumë mirëqenie për çdo familje.

Do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe do të nxisim eksportet.

Ne do të bëjmë gjithçka që t’i japim mundësinë njerëzve punëtorë e të palodhur të këtij vendi të shfrytëzojnë pasuritë që na ka dhënë natyra dhe së bashku t’i shndërrojmë ato në të mira materiale për çdo shqiptar.

Berisha reagon ashpër ndaj Baton Haxhiut: Hiq maskën Baton Stanishiqi!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu, duke i kërkuar atij të heqë maskën ndërsa e thërret me emrin e modifikuar të shefit të UDB-së serbe.

Postimi i plotë i Berishës

Heq masken Baton Stanishiqit!

“Cfaredo marreveshje qofte dhe e keqe eshte me e mire se statusquo”, deklaron ai!
Kesaj i thone edhe nje marreveshje kapitullimi dhe ndarja e Kosoves eshte me e mire se sa statusquo”

Lexoni me poshte deklaraten e argatit in chef Baton Stanishiq. sb

“Marrëdhënia Kosovë-Serbi ose ka një fund në shtator, ose një status quo, deri ku ne nuk e dimë. Çfarëdo marrëveshje, qoftë edhe e keqe, është më e mirë se status quo, ku 2 milionë njerëz në Kosovë nuk mund të dalin jashtë, kanë probleme serioze. Marrëveshja është njerëzore, humane, për arsye se një pjesë e njerëzve vuajnë shumë, një pjesë pak, kurse politikanët kanë privilegjin për të dalë jashtë”, tha Haxhiu.

Urdhëri i Trump: 10 vite burg për këdo që vandalizon monumentet tona

Presidenti Trump ka nxjerrë një urdhër të fortë për të ndalur valën e vandalizmit ndaj monumenteve historike amerikane. “Unë kam autorizuar Qeverinë Federale të arrestojë këdo që vandalizon ose shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër të tillë Federale në SH.B.A.

dënimi do jetë deri në 10 vite burg, sipas Aktit të Ruajtjes së Përkujtimit të Veteranit, ose ligjeve të tjera që mund të jenë përkatëse”, thotë Trump.

Dhoma e Përfaqësuesve e kryesuar nga demokratët dhe Senati i udhëhequr nga republikanët pritet të zhvillojnë dy votime të rëndësishme këtë javë lidhur me reformën në polici. Të dyja dhomat e Kongresit amerikan, duket se kanë rënë dakord për disa çështje kryesore, por ende jo plotësisht mbi një marrëveshje se çfarë duhet të ndryshojë.

Shkak për iniciativat ligjore në Kongres u bërë vdekja në duart e policisë e afrikano-amerikanit George Floyd, ngjarje që nxiti protesta mbarëkombëtare e mbarëbotërore kundër racizmit dhe përdorimit të forcës nga punonjësit e zbatimit të ligjit.

Një nga çështjet kryesore e cila ka krijuar ndarje mes palëve është ajo e imunitetit të kualifikuar, një parashikim ligjor që e bën më të vështirë për çdo person që të ngrejë një padi kundër një oficeri policie kur mendon se të drejtat e tij civile janë shkelur.
Demokratët duan t’i japin fund imunitetit të kualifikuar, por udhëheqësit republikanë e kanë kundërshtuar ndërsa Shtëpia e Bardhë e ka etiketuar këtë çështje si diçka “që nuk ka gjasa të miratohet”.

“Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët dëshiron të miratojë një projektligj këtë javë që do të shkatërrojë policinë tonë”, shkruante në një postim në tëitter të dielën vonë në mbrëmje Presidenti Trump. “Shpresoj që ligjvënësit dhe ligjvënëset e Kongresit do të luftojnë fort për ta hedhur poshtë atë. Ne duhet ta mbrojmë e ta vlerësojmë policinë tonë, ata na garantojnë sigurinë”, shkruante më tej ai.

Ligjvënësja demokrate Karen Bass në një përgjigje në tëitter ndaj komenteve të Presidentit shkruante: “Projektligji ynë përcakton standarde kombëtare për policinë, siguron trajnime shtesë dhe krijon një regjistër në mënyrë që oficerët e pushuar nga puna të mos merren sërisht në punë. Shumë departamente (policie) janë në favor të projektligjit, por ti dukesh qartë qe nuk e kupton, përpiqu ta lexosh edhe një herë në mbrëmje ose të ta lexojë dikush”.

Javën e kaluar Komisioni i ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve e miratoi masën ligjore, duke vendosur që të zhvillojë një votim të plotë në këtë dhomë të Kongresit gjatë kësaj jave.

Nga ana tjetër udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell tha se ai planifikon të sjellë projektligjin republikan për një votim procedurial në Senat këtë javë.

Të dyja iniciativat ligjore mbështesin rritjen e përdorimit të kamerave që vendosin në trup punonjësit e policisë, ato e shpallin linçimin një krim federal, parashikojnë rritje të trajnimeve për punonjësit e policisë si dhe rrisin sasisë e të dhënave që mbledhin departamentet.

Senatori Tim Scott, i cili po udhëheq përpjekjet e republikanëve në Senat, tha të dielën për rrjetin televiziv ABC se të dyja palët bien dakord për 70 për qind të asaj që është e nevojshme.

Ai vuri theksin tek një dispozitë në masën legjislative republikane, atë të rritjes së ndëshkimeve për oficerët e policisë që paraqesin raporte false, që nuk është pjesë e propozimit të demokratëve.

Covid-19/ Mjeku i njohur: Pse gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk duhej vendosur fare!

Mjeku i njohur, Ilir Allkja ka reaguar ndaj gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Qeveria për Covid-19. Mjeku shkruan në një reagim në faqen e tij sociale se, gjendja e fatkeqësisë natyrore jo vetëm duhej të hiqej më parë, por as nuk duhej vendosur!

Allkja shprehet se, si mund të quhet ky “kohezion” i qeverisë; shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore më 24 mars, ditë me 19 të infektuar prej COVID-19, dhe e mbyll me datë 23 qershor, ditë me 52 të infektuar me COVID-19!

Reagimi i plotë

Sot ministrja e shëndetësisë shpalli mbylljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dhe shumë mirë bëri, ishte një vendim tejet i vonuar! Para tre muajsh pikërisht më 24 mars, qeveria vendosi gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ditë kur në Shqipëri nga 74 testimet e kryera, u gjetën 19 të infektuar prej COVID-19, dhe kjo qeveri e mbyll gjendjen e jashtëzakonshme me datë 23 qershor, qevria ka kryer 328 testimenga ku janë gjetur 52 të infektuar me COVID-19! Më falni ku është kohezioni, logjika, e mirëmenaxhimi këtu?!

Për opinionin tim gjendja e fatkeqësisë natyrore jo vetëm duhej të hiqej më parë, por as nuk duhej vendosur ! Shqiperia, mbarë njerëzit, komuniteti i biznesit, nuk pati asnjë përfitim prej rregjimit të gjendjes së jashtëzakoshme, përkundrazi humbi shumë !

Kujt i shërbeu terrorizimi i popullatës për muaj të tërë, duke i mbyllur forcërisht nëpër shtëpi??? U mbyllën mijëra biznese që mbaheshin nga 1-2 të punësuar e nuk përbënin asnjë rrezik për përhapjen e coronavirusit, të tilla si dyqane veshjesh, elektroshtëpiakesh, lulesh, sherbimesh bazë për popullatën dhe u lanë hapur qindra fasoneri e call center, me kolektiva prej qindra të punësuar, vetëm e vetëm se arka e qeverisë ishte e zbrazur nga konçensionet korruptive, shkurt skishte para ti paguante.

U ndaluan fermerët të ufhëtonin të mbillnin tokën! Cili vend në glob zbatoi të tilla masa represive?? Të na rrojë kontributi i komitetit teknik të ekspertëve të tredhur nga politika, një komitet që me udhëzimet e tij ju ndaloi njerzve shëtitjet nëpër parqe, lulishte, mal, bregdet etj…! Zotërinj boll e cfilitët këtë popull, besoj e kënaqët sadizmin tuaj në çdo kënd.

Kafshët kanë dalë nga kafazi, lufta mes Blushit dhe Carapulit për zaptimin e tokave në Dhërmi

Klodian TOMORRI

Kadastra e Vlorës është gijotina më e madhe e nëpunësve publike në Europë.

Një konflikt për tokën e një resorti turistik pranë Folie Marines në Dhërmi deri tani ka ngrënë kokën e dhjetëra drejtorëve në Kadastrën e Vlorës. Por tani, një tjetër konflikt, për një tjetër resort po në Dhermi ka gjasa që të prese koka zyrtarësh edhe në Tiranë.

Në fshatin Gjilekë të Dhërmiut ndodhet një resort me emrin ‘White Rocks’ i ndërtuar nga biznesmeni Pandi Carapuli. Leja e ndërtimit të resortit është miratuar në KKT në vitin 2014, ndërkohë që më vonë resorti u pajis me statusin e investitorit strategjik, duke marrë dhe leje të posaçme 20-vjeçare për shfrytëzimin e brigjeve. Gjithçka po shkonte fjollë për biznesmenin e fuqishëm nga Tirana, deri para pak kohësh.

Një ditë të bukur, toka para resortit nisi të rrethohej. Befas toka që i siguronte resortit hyrjen në det ishte bërë me pronarë të rinj. White Rocks nuk kishte më akses në det.

Zaret e konfliktit u hodhën.
Në rreshtin e parë të resortit thuhet se gjendet edhe vila e një anëtari/anëtareje të fuqishme të qeverisë. Sapo pa që para vilës të vihet trau, zyrtari/zyrtarja e lartë e qeverisë nisi të interesohej kush ishin pronarët e tokës përpara vilës së saj.

Rrugës do të zbulonte se edhe ata ishin jo pak të fuqishëm. Njëri prej tyre është Ben Blushi. Nga ana tjetër biznesmeni Carapuli, i cili zotëron leje të posaçme 20-vjeçare për shfrytëzimin e bregut, u ankua ne qeveri. Lufta sapo kishte nisur.

Problemi me tokat në bregdet është i thjeshtë. Kushdo që ka marrë tokë aty, në një mënyrë apo një tjetër e ka grabitur. Bregdeti nuk ka patur pronarë. Ata që e kanë marrë tokën përmes ligjit 7501 e kanë patur në përdorim dhe nuk u regjistrohej në hipoteke, vetëm në rast se e shisnin tek njerëz të fuqishëm, të cilët kishin lidhjet e duhura në qeveri dhe Kadastër për ta regjistruar pronën. Ndaj pronarët e rinj të bregdetit janë ose njerëz që e kanë përvetësuar token duke patur mbështetjen e qeverise ose duke korruptuar zyrtarët lokale të Kadastrës për regjistrimin e tyre.

Nën zë thuhet se një prej shumë drejtorëve të emëruar dhe larguar në Kadastrën e Vlorës, shkoi në atë detyrë pikërisht për të regjistruar token para resortit të Carapulit në emër të pronarëve të rinj. Ditën tjetër menjëherë pasi firmosi regjistrimin, drejtori dha dorëheqjen dhe u largua nga detyra. Por dyshimet janë se regjistrimi i pronës në hipoteke kishte mbështetjen e zyrtarëve të lartë të Kadastrës në Tiranë.

Një gjë është e sigurtë.
Në gjithë këtë konflikt Edi Rama ka qenë jashtë. Sapo është vënë në dijeni, thuhet se ai ka paralajmëruar Artan Lamen të gjejë zgjidhje, në të kundërt pasojat mund të bien edhe mbi të.

Konflikti për token para resortit White Rocks është patatja e re e nxehtë në dorën e Kadastrës. Grabitja e tokave në jug të vendit tashme po krijon konflikte mes grupeve të fuqishme dhe me influence brenda vetë maxhorancës.

Kafshët kanë dalë nga kafazi dhe çështja e tokave në bregdetin e Jugut me gjasa do të hajë koka zyrtarësh, por edhe pronarë të rremë, një pjesë e të cilëve herët e vonë do të duhet të përgjigjen në prokurori për grabitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë, privatizimin e bregdetit.

Vuçiç do të marrë bekimin e Putinit para takimit me Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të shtunën në Uashington me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe me të dërguarin e tij për Ballkanin, Richard Grenell, shkruan gazeta amerikane New York Times.

Sipas saj, shkruan REL, këta zyrtarë do të bisedojnë për një nismë që udhëheq SHBA-ja për marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Përndryshe, të shtunën, më 27 janar, në Shtëpinë e Bardhë është paralajmëruar edhe takimi midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, nën organizimin e Grenellit.

Takimi është thirrur pasi Grenell ka thënë se ka marrë garanci se të dyja palët janë pajtuar për të pezulluar përkohësisht fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën dhe për përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Vetë Grenell, më 15 qershor, ka shkruar në Twitter se nëse ndonjëra palë është e pakënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ajo “do të kthehet në status quo, pasi të kthehet nga Uashingtoni”.

Në tekstin kushtuar zgjedhjeve në Serbi, New York Times shkruan të martën se presidenti i Serbisë, viteve të fundit, “ka luftuar me sukses për mbështetjen e fuqive konkurruese në botë – duke mbajtur marrëdhënie të fuqishme me Rusinë dhe duke i forcuar lidhjet me Kinën, derisa Serbinë e ka pozicionuar si anëtare të mundshme të BE-së dhe bashkëbiseduese të SHBA-së”.

Të hënën, Vuçiq bisedoi në Beograd edhe me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Pas bisedimeve, Lajçak tha se pret që negociatat Kosovë-Serbi të rinisin në korrik, në Bruksel.

Në lidhje me informacionet jozyrtare që ka marrë edhe Radio Evropa e Lirë, se më 25 qershor, në Bruksel, do të rinisë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq ka thënë se nuk ka marrëveshje të tillë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që pala serbe të udhëtojë në Bruksel.

New York Times shkruan se para udhëtimit për në Uashington, Vuçiq do të udhëtojë për në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili “beson se çdo marrëveshje për Kosovën duhet të ketë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilin Rusia ka të drejtën e vetos”.

Bekim Çollaku, shef i kabinetit dhe këshilltari kryesor i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se tema kryesore të takimit në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor do të jenë zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, është ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi Kosova u ka vënë taksë 100 për qind mallrave të importuara nga Serbia, për shkak të fushatës së saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Taksën që e ka vënë Qeveria e Ramush Haradinajt e ka zëvendësuar më 1 prill me masa reciproke tregtare ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kundër masave ndaj Serbisë, duke thënë se ato e pengojnë dialogun midis palëve.

Me largimin e Kurtit dhe ardhjen e kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, Serbisë i janë hequr të gjitha pengesat tregtare.

Blushi&Carapuli/ Shpërthen sherri mes miqve të Ramës për të zaptuar bregdetin e Dhërmiut

Tokat në bregdetin e Dhërmiut janë kthyer në një patate të nxehtë për qeverinë e Edi Ramës. Fakti që të gjithë miqtë e kryeministrit duan të vjedhin nga një copë bregdet, ka sjellë dhe përplasjet mes tyre.

Gazetari Klodian Tomorri sot ka sjellë detaje se si po ndodh një përplasje e fuqishme mes dy miqve të afërt të Edi Ramës, Ben Blushit që duke qenë drejtor i TCH po vjedh toka lart e poshtë.

Denoncimin e gazetarit Klodian Tomorri

Kadastra e Vlorës është gijotina më e madhe e nëpunësve publike në Europë.

Një konflikt për tokën e një resorti turistik pranë Folie Marines në Dhërmi deri tani ka ngrënë kokën e dhjetëra drejtorëve në Kadastrën e Vlorës. Por tani, një tjetër konflikt, për një tjetër resort po në Dhermi ka gjasa që të prese koka zyrtarësh edhe në Tiranë.

Në fshatin Gjilekë të Dhërmiut ndodhet një resort me emrin ‘White Rocks’ i ndërtuar nga biznesmeni Pandi Carapuli. Leja e ndërtimit të resortit është miratuar në KKT në vitin 2014, ndërkohë që më vonë resorti u pajis me statusin e investitorit strategjik, duke marrë dhe leje të posaçme 20-vjeçare për shfrytëzimin e brigjeve. Gjithçka po shkonte fjollë për biznesmenin e fuqishëm nga Tirana, deri para pak kohësh.

Një ditë të bukur, toka para resortit nisi të rrethohej. Befas toka që i siguronte resortit hyrjen në det ishte bërë me pronarë të rinj. White Rocks nuk kishte më akses në det.

Zaret e konfliktit u hodhën.

Në rreshtin e parë të resortit thuhet se gjendet edhe vila e një anëtari/anëtareje të fuqishme të qeverisë. Sapo pa që para vilës të vihet trau, zyrtari/zyrtarja e lartë e qeverisë nisi të interesohej kush ishin pronarët e tokës përpara vilës së saj.

Rrugës do të zbulonte se edhe ata ishin jo pak të fuqishëm. Njëri prej tyre është Ben Blushi.

Nga ana tjetër biznesmeni Carapuli, i cili zotëron leje të posaçme 20-vjeçare për shfrytëzimin e bregut, u ankua ne qeveri. Lufta sapo kishte nisur.

Problemi me tokat në bregdet është i thjeshtë. Kushdo që ka marrë tokë aty, në një mënyrë apo një tjetër e ka grabitur. Bregdeti nuk ka patur pronarë. Ata që e kanë marrë tokën përmes ligjit 7501 e kanë patur në përdorim dhe nuk u regjistrohej në hipoteke, vetëm në rast se e shisnin tek njerëz të fuqishëm, të cilët kishin lidhjet e duhura në qeveri dhe Kadastër për ta regjistruar pronën. Ndaj pronarët e rinj të bregdetit janë ose njerëz që e kanë përvetësuar token duke patur mbështetjen e qeverise ose duke korruptuar zyrtarët lokale të Kadastrës për regjistrimin e tyre.

Nën zë thuhet se një prej shumë drejtorëve të emëruar dhe larguar në Kadastrën e Vlorës, shkoi në atë detyrë pikërisht për të regjistruar token para resortit të Carapulit në emër të pronarëve të rinj. Ditën tjetër menjëherë pasi firmosi regjistrimin, drejtori dha dorëheqjen  dhe u largua nga detyra. Por dyshimet janë se regjistrimi i pronës në hipoteke kishte mbështetjen e zyrtarëve të lartë të Kadastrës në Tiranë.

Një gjë është e sigurtë.

Në gjithë këtë konflikt Edi Rama ka qenë jashtë. Sapo është vënë në dijeni, thuhet se ai ka paralajmëruar Artan Lamen të gjejë zgjidhje, në të kundërt pasojat mund të bien edhe mbi të.

Konflikti për token para resortit White Rocks është patatja e re e nxehtë në dorën e Kadastrës. Grabitja e tokave në jug të vendit tashme po krijon konflikte mes grupeve të fuqishme dhe me influence brenda vetë maxhorancës.

Kafshët kanë dalë nga kafazi dhe çështja e tokave në bregdetin e Jugut me gjasa do të hajë koka zyrtarësh, por edhe pronarë të rremë, një pjesë e të cilëve herët e vonë do të duhet të përgjigjen në prokurori për grabitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë, privatizimin e bregdetit.