23.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Afera 60 milionë dollarë me incerenatorët, lihet i lirë ministri në Zimbabve, në këkim njeriu hije nga Shqipëria

Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve Obadiah Moyo, i cili akuzohet për aferë të paligjshme me shqiptarin Ilir Dedja, është lënë sërish i lirë pasi u vu në pranga një ditë më parë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 66-vjeçari është lënë i lirië, kundrejt dhënies së një shume të parash.

Ministri i Shëndetësisë ka paguar 2000 dollarë, ndërkohë që po përballet me tre akuza për shpërdorim detyre, dy prej të cilave datojnë nga viti i kaluar për furnizimin e pajisjeve të përgjithshme mjekësore në spitalet publike.

Sipas mediave vendase, ministri në Zimbabve i dha tenderin 60 milionë euro kompanisë së Ilir Dedjas, biznesmenit shqiptar që dyshohet se fshihet pas aferës me incerenatorët në vendin tonë.

Sipas prokurorisë në Zimbabve, tenderi 60 mln euro ishte pa garë dhe u fitua nga një kompani fantazëm. Kompania e Ilir Dedjës do furnizonte kompaninë shtetërore farmaceutike me medikamente kundër Covid 19.

Në Zimbabve, më herët u árrestuan dhe tre adminisrtraorët e shoqërisë farmaceutike, ndërkohë që Ilir Dedja nën hetim edhe në Hungari për pastrim parash. Biznesmeni shqiptar dyshohet se transferoi disa miliona dollarë në një kompani ofshore.

Si u zbulua afera që çoi në pranga ministrin:

Qeveria e Zimbabves urdhëroi fillimisht anulimin e një tenderi 60 milionë USD që agjencia shtetërore shëndetësore, “Natpharm” kishte lidhur me kompaninë “Drax International” të biznesmenit shqiptar, Ilir Dedja, nën dyshime për aferë korruptive.

Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e “njeriut-hije” të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.

Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.

Agjencia e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Në shkrimin e “Zimlive”, Ilir Dedja raportohet si biznesmen shqiptaro-italian, pronar i kompanisë “Drax International”, e njohur edhe me emrin tregtar “Drax Consult SAGL”.

Kush është Ilir Dedja (Klodian-Mirel Mërtiri)

Ilir Dedja, ose Klodian (Mirel) Mërtiri është një emër që gjendet në historinë e re të inceneratorëve të mbetjeve urbane në Shqipëri. Ai rezulton me lidhje në të tre inceneratorët, biznese që njihen formalisht me emrin e Klodian Zotos.

Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili në Zimbabve është paraqitur me emrin Ilir Dedja, është një lidhje e ngushtë e biznesmenes Stela Gugallja, pronare e “Albtek Energy”, kompani e cila zotëron kontratën koncensionare të inceneratorit të Elbasanit.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrit në Shqipëri (QKR), Mirel Mërtiri rezulton administrator i kompanisë “C.G.C”. Kjo kompani kontrollohet në 70 përqind nga “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos.

Kompania “C.G.C”, deri në vitin 2018, ka qenë në pronësi të Stela Gugallja.

Klodian (alias Mirel) Mërtiri rezulton të jetë bashkëpronar në kompaninë “EM Capital”, të regjistruar në Sofje, Bullgari, së bashku me Klodian Zoto dhe Eva Blushi.

Mirel Mërtiri është pronar i kompanisë off-shore ‘KL Group”, e regjistruar në Maltë.

Mirel Mërtiri është administrator i kompanisë “E.R One”, në pronësi të Stela Gugallja dhe kompanisë italiane ‘Energy Recuperator”, në pronësi të Ernesto Granelli.

Ernesto Granelli rezulton të jetë një nga bashkëpunëtorët e Klodian Zotos në kompaninë “Integrated Technology Service”, e regjistruar në Hollandë dhe që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.

Tabaku publikon videon me gënjeshtrat e Ramës: Në 7 vite qeveri asnjë premtim i mbajtur

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku publikon videon me gënjeshtrat e Ramës: Në 7 vite qeveri asnjë premtim i mbajtur

Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.

RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën 👇

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/216419269346996/?eid=ARAED_SsCP17BxqrvCItrU4v1V5ENw-lsxi4QabeBNqGcau4tkfbj98YkghUR4Y68ZSXmK4uMUu-H5H5

Akademiku: Me 15 kushtet, PE i kërkon qeverisë së Shqipërisë të rithemelojë shtetin shqiptar!

Akademiku Artan Fuga i konsideron 15 kushtet ndaj Shqipërisë, të konfirmuara dy ditë më parë nga amendamenti i Parlamenti Europian, si të paplotësueshme nga politika aktuale shqiptare.

Përmes një reagimi në Facebook, ai shprehet se 15 kushtet janë për rithemelim të shtetit shqiptar pasi PE i kërkon qeverisë masa të drejta si hetimi i krimit zgjedhor, politikanëve, të korruptuarve që politika sunduese nuk i bën dot.

“Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur negociatat e integrimit të Shqipërisë atje (për t’i nisur jo për t’i përfunduar!) i kërkon qeverisë të Shqipërisë, as më shumë dhe as më pak, të rithemelojë shtetin shqiptar, pra na thotë: Ju nuk keni ende shtet!”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Statusi i plotë i Akademikut Fuga

Çfarë ka përtej 15 kushteve herkuliane?

Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur negociatat e integrimit të Shqipërisë atje (për t’i nisur jo për t’i përfunduar!) i kërkon qeverisë të Shqipërisë, as më shumë dhe as më pak, të rithemelojë shtetin shqiptar, pra na thotë: Ju nuk keni ende shtet!

Aq më tepër i kërkon qeverisë masa të drejta sikurse është hetimi i krimit zgjedhor, hetimi i politikanëve të korruptuar, çka politika sunduese nuk i bën dot!

Çfarë do të thotë kjo për mua?

Më konfirmon analizat dhe përfundimet te botimi im i ri:

ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS,PASURISË, në Shqipërinë pastotalitare, sapohedhur në treg nga PAPIRUS.

Sipas meje, dhe e kam të provuar me argumente, as Europa nuk na do të integrohemi kështu sikurse jemi, për arsye të tjera shumë më të thella sesa shprehin ato 15 kushte,

as politika sunduese në Shqipëri, shumë përfaqësues influent të biznesit të madh, por edhe të mesëm, as ata nuk duan dhe e minojnë me çfarë munden këtë integrim,

asnjë fuqi tjetër nuk ka ndonjë interes, larg apo afër me ne, që Shqipëria të hyjë në BE!

Deklaratat e zotit Soreca se 95 përqind e shqiptarëve duan integrimin mund të jenë edhe të sakta, por ai harron ose nuk e di që janë ata 5 përqind të tjerët që vendosin, nuk ne jemi ne skllevërit që e duam integrimin që vendosim, janë ata me të cilët ai bashkëbisedon, negocion !

Të gjithë thonë se duan atë që në fakt nuk dëshërojnë, prishin natën atë që gjoja bëjnë ditën për integrimin.

Pse ndodh kjo?

Unë ju ftoj te analizat e kapitujve përkatës të dy librave të botimit : “ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS,PASURISË, në Shqipërinë pastotalitare” ku do ta kuptoni shumë qartë dhe thjeshtë.

Do të shihni se kërkesa për të plotësuar 15 ose 150 kushte, janë si kërkesat që iu bënë Herkulit, ose si kërkesat e Mbretit të përrallës për djalin që do të merrte për nuse vajzën e tij! Të paplotësueshme nga kjo politikë.

Gjendja jonë është në ditë të hallit, por e vërteta qendron më thellë, nuk është ajo që duket. Kot luajnë pingpong jo kërkohet jo nuk kërkohet plotësimi i 15 kushteve!!!

Lëreni tymin, shkoni te zjarri!

Basha në Valbonë dhe Theth: Nuk ka vend më të bukur se i yni! Le ta kthejmë në bekim për çdo shqiptar

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar disa foto të ekspeditës së tij nga Valbona dhe në Theth.

“Sot ekspeditë alpine nga Valbona në Theth: Një mrekulli e papërshkrueshme me fjalë. Nuk ka vend më të bukur se i yni! Le ta kthejmë në bekim për çdo shqiptar”, shkruan Basha.

Humb jetën pacienti nga Gjirokastra me Covid-19, u infektua në QSUT  

Një person i prekur me COVID-19 nga Gjirokastra ka humbur jetën gjatë transportit për në shtëpi. Bëhet me dije se, 68-vjeçari ishte i shtruar në QSUT që prej 20 majit, për shkak se vuante nga hepatiti, ku edhe u infektua me koronavirus.

Ndërkohë viktima në muajin qershor u konstatua me COVID-19, dhe më pas u transferua në spitalin Infektiv, raporton FaxNews.

Gjatë ditës së sotme 68-vjeçari ka lënë spitalin Infektiv në gjendje të mirë shëndetësore, por rrugës për në Gjirokastër, në afërsi të Lushnjes, ka humbur jetën.

Kujtojmë se 53 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa ka ndërruar jetë një 70 vjeçare nga Durrësi, e prekur nga Covid 19 dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, e cila ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë 63 pacientë ndodhen të shtruar në Infektiv, mes tyre dhe mosha të reja. Numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 44.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe vendosjen e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo biznesi apo sipërmarrje të bashkëpunojë në kufizimin e përhapjes së Covid19, duke respektuar protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.
Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës.

Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.

Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar deri në shërimin e tyre të plotë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar thyerjen e karantines. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127. 

 Më shumë inceneratorë se mbetje, zhvaten 178 milionë euro nga buxheti pa nisur ende puna

Menaxhimi i integruar i mbetjeve vazhdon të jetë sfida e Shqipërisë, jo vetëm për shkak të sasisë së mbetjeve në vend, por edhe falimentimi i kompanive të riciklimit dhe favorizimi me 178 milion euro të 3 inceneratorëve në vendin tonë.

Aktualisht, Inceneratori i Elbasanit e mbyll afatin e koncesionit dhe në fund të vitit 2021 do ti dorëzohet bashkisë dhe në 30 vite koncesion ka prodhuar 8751 wat dhe ka punuar mbi 14 mijë orë pune.

Ndërsa sasia e mbetjeve që digjet në një ditë, është nën kapacitetin e inceneratorit, ndërkohë që plehrat që vijnë në të janë Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Peqin, ndërsa Gramshi, Peqini dhe Përrenjasi, nuk depozitojnë edhe pse janë pjesë e skemës. Arsyeja është distanca e largët.

Nga ana tjetër për inceneratorin e Elbasanit ende nuk ka një dokument që sasia e prodhuar e energjisë të ketë kaluar në rrjetin e shpërndarjes, pavarësisht se është bërë deklarim se është hedhur në treg.

Ndërsa një pamje krejt tjetër shfaq inceneratori i Fierit i cili pritet të fillojë punë së shpejti. Në kushtet ku projekti është kundërshtuar nga banorët dhe ka ende paqartësi në sasinë e mbetjeve që do të digjen dhe në sasinë e energjisë që pritet të prodhohet dhe që thuhet se do të jetë, 3.8 mega wat.

Incenerimi është në kundërshtim edhe me strategjinë e menaxhimit të mbetjeve dhe se është në kundërshtim me direktivat e bashkimit evropian. Për këtë gjatë vitit 2018 dhe 2019, Fax News ka sjellë edhe intervistat e investitorëve në kompani riciklimi, ku përveçse rrezikohet falimentimi i industrisë, nuk zbatohet edhe protokolli i menaxhimit.

Nga ana tjetër ekspertet shprehen se ndërtimi i inceneratorëve është bërë mbi baza të pa vërteta për sasinë e mbetjeve.

Dhe sikur të mos mjaftojnë dy inceneratorë një në përfundim të koncesionit dhe tjetri që pritet të fillojë nga puna, janë hedhur themelet e inceneratorit të ri dhe më të madhit, atij të Tiranës. Ku edhe në këtë rast dyshimet nuk janë vetëm për mashtrim me të dhënat e sasisë së mbetjes, por edhe me monopolizimin e gjithë industrisë.

Ndërsa vlera e koncensioneve , e publikuar në media është 178 milion euro. Ndërsa Open Data ka bërë edhe një pasqyrim të plotë të PPP-së.

Tarifa konçesionare do të përbëhet nga sasia e barabartë me 2.1% të sasisë së prodhuar nga konçesionari të energjisë elektrike nga Impianti i Përpunimit të Mbetjeve.

Çmimi për ton për mbetje urbane është i barabartë me 29 euro/ton mbetje pa TVSH, çmim i cili do të paguhet mbi baza mujore nga njësitë vendore të qarkut Tiranë në favor të konçesionarit. Çmimi do të jetë subjekt rishikimi çdo 12 muaj. Në çdo rast, çmimi/ton mbetje, pavarësisht inflacionit nuk do të jetë poshtë shifrës 29 euro/ton mbetje urbane.

Integrated Energy BV SPV është një shoqëri konçesionare e krijuar për zbatimin e kontratës së konçesionit të formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit, në përfundim të Kontratës së Konçesionit), datë 31.08.2017, ndërmjet shoqërisë Integrated Energy BV dhe Ministrisë së Mjedisit, për financimin, projektimin, rehabilitimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin, operimin, dhe mirëmbajtjen e veprave plotësuese për mbetjet e qarkut Tiranë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike për periudhën e konçesionit, si dhe transferimin e tij në përfundim të kontratës tek autoriteti kontraktues.

Zona e propozuar për ndërtimin e impiantit të ri të MNU-ve dhe venddepozitimit do të shtrihet në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues të qytetit të Tiranës.

Më datë 7 dhjetor 2016, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 25, të ligjit nr.125/2013, “Për konçesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e bonusit prej 8 (tetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Integrated Energy B.V.”, sh.p.k., për rezultatin teknik dhe financiar në proçedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me konçesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës.

Më datë 20.04.2017 është bërë shpallja e njoftimit për dhënien me konçesion të ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë. Më datë 12.06.2017 u mbajt proçedura konkurruese e konçesionit, në të cilën kanë qenë pjesëmarrës operatorë ekonomikë me ofertat përkatëse:

Shoqëria “”Integrated Energy B.V.”” Vlera 128 248 330 (njëqind e njëzetë e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë) Euro pa T.V.Sh, ose 17 139 106 821 (shtatëmbëdhjetë milliard e njëqind e tridhjetë e nëntë milion e njëqind e gjashtë mijë e tetëqind e njëzetë e një) lekë pa T.V.Sh

Më datë 17.08.2017, Ministria e Mjedisit ka njoftuar shpalljen e fituesit të konçesionit duke lajmëruar se oferta e paraqitur më datë 12.06.2017 nga shoqëria “”Integrated Energy B.V.”” për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit dhe Rehabilitimi i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë është pranuar. (Gazetare e Fax News: Mirilda Tili)

Mjeku shpjegon pse po rritet numri i të prekurve më Covid-19: Nuk mendoj se do të ketë një valë të dytë

Mjeku Ilir Allkja gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me rritjen e numrit të personave të prekur me COVID-19 në vendin tonë.

Allkja e lidhi rritjen e numrit të personave të infektuar me rritjen e numrit të testimeve, duke theksuar se nuk ka vend për panik.

Personalisht nuk besoj se ka pasur rritje, thjeshtë janë rritur testimet. Thjeshtë që të qetësohen dhe njerëzit mos ti kapë paniku. Po zgjedh datën 15 mars të këtij viti dhe janë bërë 27 testime dhe janë zbuluar 4 raste. Por marr një datë tjetër në 1 prill janë bërë 152 testime dhe janë zbuluar 126 raste dmth më lart. Po marrim 14 qershorin janë bërë 362 testime dhe janë zbuluar 57 raste.

Më parë kemi bërë më pak testime dhe përkatësisht kemi më pak testime. Janë rritur testimet për pasojë janë rritur gjetjet. Unë kam marrë raste dhe nga vende të ndryshme, që kanë më pak testime sa ne dhe kanë më pak raste. Unë gjykoj se nuk ka vend për panik. Përderisa rriten testimet rriten gjetje. Ajo që kanë kërkuar plot epidemiologë që të rriten testimet më këtë logjikë janë kërkuar.
Klinikisht kishte më tepër të sëmurë se tani më parë. Në Shqipëri për ironi të fatit bëheshin shumë pak testime në ditë, megjithëse OBSH bënte thirrje për testime.

Sa i përket përdorimit të maskave, Allkja theksoi se duhet të përdoret në ambiente të mbylluar dhe shumë të populluara, duke shtuar se është i ekzagjëruar përdorimi i saj në natyrë.

“Maskat duhen përdorur me vend. Maska është mjet mbrojtës. E quaj të ekzagjëruar përdorimin e maskës në ambiente të hapura. Masaka ka funksion kur jemi në ambinete publike të populluara, të tipit, qendra tregtare. Në plot ambiente ku janë të mbyllura”, tha Allkja.

Ndërkohë që i pyetur për një valë të dytë të virusit, Allkaj tha se nuk mendon se do të ketë, pasi në vendin tonë sipas tij numri më i madh ka qenë në muajin janar dhe shkurt.

“Nuk mendoj se do të ketë një valë të dytë. Mendoj se numrin me të madh të infektuarve ne e kemi kaluar me kohë. Ka qenë në muajt janar dhe shkurt”, tha Allkja.

Skandali me inceneratorët në Shqipëri, arrestohet ministri i Shëndetësisënë Zimbabve

Ministri i shëndetësisë në Zimbabve Obadiah Moyo është arrestuar dhe aktualisht mbahet në Stacionin Policor Rhodesville në Harare.

Zëdhënësi i Komisionit Kundër Korrupsionit (ZACC) të vendit, John Makamure, ka konfirmuar arrestimin.

“Unë mund të konfirmoj që Ministri Moyo është arrestuar dhe aktualisht është në arrest policor. Kjo është gjithçka që unë them tani”, tha ai.

Moyo është akuzuar për dhënie të paligjshme të një tenderi prej 42 milion dollarësh për Drax International, që do të siguronte medikamente dhe pajisje mbrojtëse kundër COVID-19. Por kompania nuk ishte farmaceutike por një firmë konsulence.

Përfaqësuesi lokal i Drax International, Delish Nguwaya aktualisht është në paraburgim pasi atij iu mohua lirimi me kusht të hënën e kaluar.

Moyo bëhet ministri i dytë në qeverinë e Presidentit Emmerson Mnangagwa që u arrestua për korrupsion.

Tjetri është ish-ministri i Turizmit, Prisca Mupfumira, çështja e të cilit është ende në pritje përpara gjykatave.

Pronari i vetëm i Drax është Ilir Dedja, një shqiptar që jeton në Itali.

Po kush është Dedja? Ai njihet si njeriu hije i inceneratorëve në Shqipëri.

Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e “njeriut-hije” të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.

Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.

Agjencia e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Kush është Ilir Dedja (Klodian-Mirel Mërtiri)

Ilir Dedja, ose Klodian (Mirel) Mërtiri është një emër që gjendet në historinë e re të inceneratorëve të mbetjeve urbane në Shqipëri. Ai rezulton me lidhje në të tre inceneratorët, biznese që njihen formalisht me emrin e Klodian Zotos.

Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili në Zimbabve është paraqitur me emrin Ilir Dedja, është një lidhje e ngushtë e biznesmenes Stela Gugallja, pronare e “Albtek Energy”, kompani e cila zotëron kontratën koncensionare të inceneratorit të Elbasanit.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrit në Shqipëri (QKR), Mirel Mërtiri rezulton administrator i kompanisë “C.G.C”. Kjo kompani kontrollohet në 70 përqind nga “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos.

Kompania “C.G.C”, deri në vitin 2018, ka qenë në pronësi të Stela Gugallja.

Klodian (alias Mirel) Mërtiri rezulton të jetë bashkëpronar në kompaninë “EM Capital”, të regjistruar në Sofje, Bullgari, së bashku me Klodian Zoto dhe Eva Blushi.

Mirel Mërtiri është pronar i kompanisë off-shore ‘KL Group”, e regjistruar në Maltë.

Mirel Mërtiri është administrator i kompanisë “E.R One”, në pronësi të Stela Gugallja dhe kompanisë italiane ‘Energy Recuperator”, në pronësi të Ernesto Granelli.

Ernesto Granelli rezulton të jetë një nga bashkëpunëtorët e Klodian Zotos në kompaninë “Integrated Technology Service”, e regjistruar në Hollandë dhe që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.

Spahia: Presioni i bërjes së tamponit të Covid si qokë sjell gabime me kosto jete

Nga Bardh SPAHIA

Ndërsa vazhdon kurba e dhëmbëzuar e Shqipërisë me 53 raste të deklaruara ditën e sotme, spikat fatkeqësisht rrumpalla në menaxhimin e kësaj situate.

Një 69 vjecari nga Mjeda e Vaut të Dejës i paraqitur me shenja klinike të dyshuara si Covid në Shkodër, i ngatërrohet rezultati i tamponit dhe i thuhet se ka rezultuar negativ. Por gjatë qëndrimit në spital për të trajtuar simptomat që vijojnë akute, kuptojnë se është bërë ngatërresa në rezultat, dhe 69 vjecari ka qenë pozitiv. Këtu merr fund refuzimi për ta dërguar në Tiranë dhe sillet me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në spitalin infektiv.

Ndërkohë, personi ka qëndruar mbi 24 orë në spital, në kontakt me pacientë të tjerë, me personel shëndetësor e mbështetës, e familjarë.

Ja pra një mënyrë se si përpapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!

Denoncimet janë të shumta sesi refuzohet testimi për familjarë të një personi të prekur, edhe kur për shkak të Covid ka ndërruar jetë e kjo së fundmi ka ndodhur në Tiranë. I lenë njerëzit deri në ekstrem me agravim të simptomave dhe fare pak shpresë mbetet pasi futen në frymëmarrje mekanike apo të drejtuar! Dhe numri i viktimave po rritet…

Sugjerimi ynë mbetet i njëjtë që prej fillimit bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera: të rritet numri i tamponëve sa më shumë: të testohet rregullisht i gjithë personeli mjekësor, të mos injorohen ankesat e qytetarëve, se nuk vijnë me porosi nga lart, sepse jo vetëm që është skandaloze si filozofi pune, por edhe tregon injorancë mbi faktin se Covid nuk zgjedh e sa më shumë të përhapet, aq më pranë vjen, secilit prej nesh!!!!

Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën

• Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese dhe për ligjin e censurës së medias, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDMOND SPAHO

Me Edi Ramën në krye të qeverisë, Shqipëria ka mbetur shumë mbrapa me integrimin europian të vendit, ka mbetur shumë mbrapa me krijimin e kushteve që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të njëjtat të drejta si qytetarët europianë. Edhe dje, vendimi i Parlamentit Europian për 15 kushtet përpara nisjes së negociatave, provoi se me Edi Ramën, shqiptarët vetëm humbasin kohë të çmuar.

Kushtet për hapjen e negociatave vetëm sa shtohen nga viti në vit. Kur mori pushtetin ishin vetëm 3, tani janë 15 kushte për t’u plotësuar, në mënyrë që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim.

Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese dhe për ligjin e censurës së medias, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën.

• Ligji i censurës është vepër e tij.

• Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është, gjithashtu, vepër e tij me qëllim kapjen e saj. Të dyja janë pjesë e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, të cilat lidhen edhe me një kusht të tretë. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për legjitimitetin e votimeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar.

Prandaj Edi Rama e bllokoi dhe nisi konfliktin me Presidentin, derisa të sigurohej se skema e grabitjes së vendeve në Gjykatë Kushtetuese dhe kapja e saj do të funskiononte. Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Me vendimin e vet, Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Për të fshehur të vërteta e keqqeverisjes së tij, Edi Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias me ligjin e censurës. Njeriu që kontrollon pjesën më të madhe të televizioneve, me ligjin antidemokratik të censurës tentoi të mbajë nën presion edhe median online. Edhe kjo tentativë antidemokratike e kryeministrit të kalbur nga korrupsioni 8 vjeçar, u frenua nga Komisioni i Venecias, duke i dhënë Shqipërisë shansin të përmbushë 2 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Shqiptarët e kanë kuptuar se Edi Rama nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, sepse ai nuk e do integrimin. Ai e ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Të drejtat e qytetarëve nuk respektohen, vendet e punës janë të pasigurta, sepse qeveria dhe kryeministri i vendit janë lidhur dhe i shërbejnë një oligarkësh dhe kriminelësh, që mbajnë peng të ardhmen e vendit.

Ajo që na duhet për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian është një parlament dhe një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme. Ato janë hapi i parë dhe më i sigirtë për të bërë Shqipërinë si Europa.