28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Skandal! Rama heq një nga kriteret e 15 kushteve të Bundestagut që duhen përmbushur për hapjen e negociatave

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo thotë se, qeveria ka hequr një nga 15 kushtet që duhen përmbushur për hapjen e negociatave fillimin e procedimit penal për vjedhjen e votave.

“Sado që të spërdridhen nuk i mbrojnë dot”, shkruan Pollo.

Postimi i plotë i Pollos

“Mburoja e votëvjedhësve!”

Në planin qeveritar për kushtet që duhen përmbushur në mënyrë që të çelen negociatat me BE kanë hequr “fillimin e proçedimit penal për votëvjedhësit” !!!

Sado që të spërdridhen nuk i mbrojnë dot. Por forca e shoqërisë e shprehur më në fund me votë do të çelë një ditë të re evropiane!

Basha me maturantët: Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me maturantët e Beratit ku kanë diskutuar për provimet e maturës, pengesat dhe planet për të ardhmen.

Lideri i opozitës u shpreh se, qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.

“Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare”, premtoi Basha.

Reagimi i kryetarit Basha

Kënaqësi të bisedoja dhe ndaja mendime me maturantët e Beratit për provimet e maturës dhe pengesat, ëndrrat e planet e tyre për të ardhmen.

Maturantët më treguan vështirësitë me të cilat përballen, problematikat e mëdha që shoqëruan këtë vit, paqartësitë, pamundësia për të realizuar mësimin online e deri tek niveli i lartë i vështirësisë së provimeve.

Shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen.

Qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.
Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit.

Bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do të ndërtojmë një qeverisje normale që ofron mundësi për arsim cilësor, punësim e nje jetë normale me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

Shtyhet rikthimi i Transportit Publik, ja kur do të ndodhë, Kryeekspertja e Ramës fajëson qytetarët

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve të Covid-19 në Shqipëri, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur në një dalje publike, se rihapja e transportit publik, nuk do të ndodhë më 15 qershor, sikurse u tha më herët.

Sipas Rakacollit, rinisja e transportit publik do të shtyhet me të paktën një javë.

Rakacolli ua ka vendosur gjithashtu fajin qytetarëve për shtimin e rasteve, duke hequr çdo përgjegjësi nga instancat shtetërore.

Turpi i Besës nuk mund të fshihet me turrin e vrapit pas…

Nga Luçiano BOÇI

Skandaloze përgjigja e Ministrisë dhe reagimi i Shahinit, e cila iu vodh maturantëve dhe sulmoi opozitën. Në vend të përgjigjet për paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë totale të saj e ministrisë që drejton, Ministrja u fsheh pas drejtueses së QSHA-së.

Maturantët u refuzuan nga Besa dhe u përqeshën, pas talljes me testin në shkollë, publikisht.
Dhe njëherë tjetër Shanini mashtroi, siç ka bërë rëndom këto muaj.

Mbi tavolinën e saj janë kërkesat e maturantëve dhe vërejtjet e tyre konkrete për testin jo profesional, me pyetje jashtë programit orientues dhe me alternativa shumë të përafërta.
Maturantë dhe mësuesë specialist?, madje drejtues të spikatur ndër vite, madje dhe të majtë në bindjet e tyre, kanë rrëzuar me argumente testin.

– Pavarësisht premtimit publik për të mos pasur ese, testi kontrollonte njohurinë mbi esenë.

– Testi kërkonte një kohë më të madhe në raport me kërkesat e parashtruara.

– Testi nuk konsideroi aftësitë dhe kompetencat e përfituara nga nxënësi dhe nuk respektoi fushat specifike të dijes së marra nga ai në gjuhë, duke kapërcyer programin orientues.

– Testi u hartua mbi çështje periferike dhe jo ato që janë themelore për dijen gjuhësore e letrare.

– Testi nuk respektoi raportet e njohurive dhe alternativat ishin shumë të përafërta, ose të ngjashme.

Më konkretisht:

– Në test kishte gabime shkencore në formulim dhe alternativa.

– Në letërsi ngatërrohet figura letrare e paradoksit me oksimoronin

– Simboli nuk krijohet në dy vargjet e fundit, sepse kërkon kontekst më të plotë.

– Nuk mund t’i kërkohet nxënësit të dallojë qartë pasthirrmën nga apostrofi, pasi apostrofi buron nga pasthirrma dhe përgjigja e saktë kërkon tekstin poetik integral.

– Teksti i Poradecit nuk është përfaqësues për të konkluduar nxënësi, sepse ka shkallë vështirësie interpretuese të lartë.

– Pyetjet si ato për lidhëzat bashkërenditëse përmbyllëse, për të cilat vetë gramatika ka përgjigje të diskutueshme të paqarta, nuk mund të jepen, siç ndodhi.

– Format e pashtjelluara si forma foljore me diatezë qëndrojnë në fjali dhe në funksion foljor dhe është gabim t’ia interpretosh nxënësit fjalinë me to si fjali pa folje.

…. e shumë të tjera, që rrëzojnë deklaratën e ministrisë për testin dhe i japin të drejtë reagimit të maturantëve.

Turpi i Besës nuk mund të fshihet me turrin e vrapit pas deklaratave të Vrapit.

Shahini duhet të largohet e bashkë me të Rama i pandemisë së injorancës në qeverisje!

RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë e fshatit. Zgjidhjet nuk mund të vijnë përmes imazheve të rreme, por me plane konkrete

Nga Lulzim BASHA

Me fermerë të Beratit ndamë shqetësimin për vështirësitë e mëdha që po kalojnë nga kriza ekonomike dhe braktisja e qeverisë.

Prodhim i mbetur stok, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa totale e subvencioneve janë problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone.

Shqipëria është i vetmi vend i rajonit pa politika subvencionuese për sektorin bujqësor. Këtë krim mbi ekonominë mund ta bëjë vetëm një kryeministër arrogant që për 7 vjet rriti taksat dhe çmimet dhe paratë e shqiptarëve i ndau me 5 oligarkë.

RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë e fshatit dhe këtë nuk ka gënjeshtër e gënjeshtar që ta mbulojë. Zgjidhjet nuk mund të vijnë përmes imazheve të rreme por me plane konkrete.

Ne do të rikthejmë vëmendjen tek fermerët me një plan që parashikon akordinimin e subvencioneve direkte te fermeri në bazë të prodhimit, ulje të çmimit të naftës, investime në infrastrukturë dhe mbrojtje e nxitje të prodhimit vendas në tregun tonë dhe jashtë vendit.

Ne do tu japim fermerëve siguri, mbështetje dhe normalitet, dhe të gjithë shqiptarëve një qeveri normale që punon për ta, dhe jo për një grusht oligarkësh!

Me fermerët në Berat

Me fermerë të Beratit ndamë shqetësimin për vështirësitë e mëdha që po kalojnë nga kriza ekonomike dhe braktisja e qeverisë.Prodhim i mbetur stok, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa totale e subvencioneve janë problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone.Shqipëria është i vetmi vend i rajonit pa politika subvencionuese për sektorin bujqësor. Këtë krim mbi ekonominë mund ta bëjë vetëm një kryeministër arrogant që për 7 vjet rriti taksat dhe çmimet dhe paratë e shqiptarëve i ndau me 5 oligarkë.RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë e fshatit dhe këtë nuk ka gënjeshtër e gënjeshtar që ta mbulojë. Zgjidhjet nuk mund të vijnë përmes imazheve të rreme por me plane konkrete.Ne do të rikthejmë vëmendjen tek fermerët me një plan që parashikon akordinimin e subvencioneve direkte te fermeri në bazë të prodhimit, ulje të çmimit të naftës, investime në infrastrukturë dhe mbrojtje e nxitje të prodhimit vendas në tregun tonë dhe jashtë vendit.Ne do tu japim fermerëve siguri, mbështetje dhe normalitet, dhe të gjithë shqiptarëve një qeveri normale që punon për ta, dhe jo për një grusht oligarkësh!

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 12. Juni 2020

Bylykbashi: Çështjet e hapura që duhen dakordësuar për administrimin zgjedhor dhe për çështjet e tjera që përmbyllin reformën zgjedhore

Oerd Bylykbashi: Sot Këshilli Politik diskutoi në lidhje me çështjet e hapura që duhen dakordësuar në zbatim të dakordësisë për administrimin zgjedhor dhe për çështjet e tjera që përmbyllin reformën zgjedhore.

U diskutua për problemet e medias në fushatë dhe për financimin e partive politike por ajo që është e rëndësishme është se deri sa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacionin zgjedhor, në Kodin Zgjedhor garancitë që është rënë dakord në 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, pra jo vetëm administrata por edhe garancitë e tjera; identifikimi biometrik dhe instrumenta të tjera që mbrojnë votën e zgjedhësve, sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të mbyllur dakordësinë e plotë teknike.

U la detyrë që në fillim të javës, pra ditën e hënë, të kemi versionin e plotë i cili parashikon të gjitha këto garanci, ndërkohë që vazhdojmë për të përmbyllur edhe ato elemente që mund të jetë e nevojshme në aspekte siç janë tek financimi apo kryesisht tek çështja e medias.

Ditën e hënë Këshilli Politik do të ketë përpara dokumentin e plotë me amendamentet në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare dhe adresim të plotë dakordësisë së 5 qershorit.

Faleminderit!

Enkelejd Alibeaj: Edi Rama fundin e ka te sigurtë! Kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicionet

Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxorri koken me ne fund😂! Fundin e ka te sigurt: humbje politike dhe ndeshkim ligjor per ate cka i ka bere ketij vendi dhe shqiptareve!

Fillimisht deshi ti vidhte zgjedhjet me njerezit e shtetit qe i ka te punesuar, duke i shitur si “komisionere te depolitizuar”.

I ngeci sharra ne gozhde!

Tashme po perpiqet qe ne zgjedhje te mos lejoje Opoziten te paraqitet e bashkuar!

Kerkon te ndryshoje Kushtetuten per te hequr koalicionet !!!

Nuk thote kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e …. ne dere te xhamise!

Nuk luhet shah me Maturën Shtetërore, Shahini!

Nga Elona CASLLI

Shahini, nuk pres nga ju të dini rëndësinë që ka provimi i maturës shtetërore për një individ. Që të njohësh vlerën e një procesi, fillimisht duhet të kesh të aktivizuar shqisën e përgjegjësisë. Këtë të fundit ju e keni inekzistente. Ndaj unë po ju drejtohem me mbiemër.

Shahini që luan shah me maturantët.

Shahini, matura shtetërore nuk është lojë shahu, që luhet pasditeve vonë pasi ka perënduar dielli.
Matura shtetërore shënon një pikë kyçe në jetën e çdo individi, pasi ky provim përcakton edhe profesionin e tij në jetë.

Nuk pres nga ju Shahini që të dini domethënien dhe kuptimin fjalës ” profesion” në jetë.

Që të çmosh kuptimin dhe rëndësinë e fjalës “profesion” fillimisht duhet të kesh një profesion. Për fat të keq diploma nuk është e barasvlershme me profesionin. Kemi shumë të diplomuar dhe shumë pak profesionistë. Të diplomuarit i kemi në krye të institucioneve. profesionistët gjenden jashtë tyre.

Nuk luhet shah me maturën Shahini. Të luash shah me maturën, do të thotë të të luash shah me gjithë investimin ndër vite të nxënësit dhe të familjes së tij.

Në ankth për maturën shtetërore nuk janë vetëm nxënësit Shahini. Janë edhe familjet e tyre që i kanë mbështetur gjatë gjithë kohës dhe presin t’i shohin në dyert e universitetit.

Qoftë nxënësit dhe qoftë familjarët, kur shohin seriozitetin me të cilin organizohet matura shtetërore, nuk ndihen veçse gurë shahu në lojën tuaj Shahini.

Post Scriptum- Vazhdoni lojën Shahini. Veçse ato që luani nuk janë gurë, por jetë njerëzore.

Basha: Kosova e lirë, ëndrra me të cilën isha rritur që fëmijë! Mirënjohje të thellë SHBA, vendeve mike Europiane, NATO-s

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar 21 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.Kreu i opozitës ka qenë në Kavajë ku ka kryer homazhe para bustit të Dëshmorit të Atdheut Indrit Cara, i rënë në luftën e Kosovës.

Basha kujton edhe emocionet personale të kësaj dite teksa shprehet: “Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë”.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

12 Qershorin e vitit 1999 do ta kujtoj përherë si një ndër ditët më të gjata dhe të veçanta të jetës time. Me emocione që vështirë të përshkruhen, hyra në Kosovë pak pas zbarkimit të Gurkave – kontigjentit të parë britanik.

Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë.

Në 12 qershorin e 1999 lindi drita e shpresës e lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët e Kosovës. Për çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë me mirënjohje miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë për një Kosovë të lirë. Mirënjohje të thellë SHBA, vendeve mike Europiane, NATO-s e të gjithë atyre që i dhanë jetë ëndrrës për liri të popullit të Kosovës.

Mirënjohje përjetë Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe bijave e bijve të Kosovës e mbarë kombit që luftuan dhe ranë në altarin e lirisë.

Sot vendosa lule pranë bustit të Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai, dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi thellësisht mirënjohës, standarti i artë i atdhedashurisë dhe idealizmit të pastër për liri e për Atdhe!

Erion Veliaj me metoda mafioze kundër medias. Po përdor segmente të caktuara shtetërore për t’i mbyllur gojën RTV Ora

• Çdo zyrtar i përfshirë nga Veliaj në sulmin kundër gazetarëve dhe pronarit të RTV Ora do të mbajë përgjegjësi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Erion Veliaj është shndërruar sot në një nga pushtetarët më të rrezikshëm kundër lirisë së medias. Në telefonin e çdo gazetari apo pronari mediash, që është treguar kritik ndaj bashksië së Tiranës, gjendet patjetër një mesazh joshës, intimidues apo kërcënues nga Erion Veliaj.

Rasti i televizionit RTV Ora është më flagranti në radhën e gjatë të mediave që Erion Veliaj i kërcënon me qëllim mbylljen e gojës.

Gazetarët e Televizionit Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliajt. Për shkak të punës së pavarur të gazetarëve, që vënë në dukje abuzimet skandaloze të bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po përdor çdo mjet për të kërcënuar jo vetëm gazetarët, por edhe pronarin e kësaj mediaje, Ylli Ndroqi.

Mesazhi i Erion Veliajt është i qartë: Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj tij dhe Bashkisë së Tiranës. Nëse nuk pranojnë kronikat e gatshme të Veliajt, duhet të heshtin, të mos investigojnë, të mbyllin gojën përpara padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës.

Në shërbim të këtij mesazhi mafioz, Erion Veliaj ka angazhuar edhe institucione të tjera, përfshirë segmente të Policisë së Shtetit dhe të organeve të tjera ligjzbatuese.

Për Partinë Demokratike këto metoda represive kundër fjalës së lirë janë të papranueshme. Erion Veliaj do të japë llogari për këtë.

Bashkë me kryebanditin e Tiranës, që kërcënon, fyen dhe shantazhon gazetarët, do të japë llogari çdo punonjës i shtetit që zbaton planin mafioz të Erion Veliajt, me miratimin në heshtje të Edi Ramës, për të kërcënuar Televizionin Ora, gazetarët dhe pronarin e tij.

Sulmet mafioze të Erion Veliajt ndaj televizionit Ora, ndaj gazetarëve të saj dhe kundër pronarit të televizionit Ylli Ndroqi nuk kanë të bëjnë thjesht me një person apo me një televizion. Ato janë sulme kundër lirisë së shprehjes, lirisë së medias, kundër lirisë së mendimit dhe lirive politike.

Segmentet e shtetit që Erion Veliaj po i keqpërdor për interesat e tij kriminale duhet të kuptojnë që përgjegjësia është individuale dhe secili do të përgjigjet për çdo veprim kriminal kundër lirisë së medias.