23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Basha: Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën! Ne kemi gati planin, do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale

Lulzim BASHA

Vlorën e gjeta të heshtur si asnjëherë më parë.

Lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.

Situata e rëndë ekonomike e ka gjunjëzuar Vlorën ashtu si gjithë Shqipërinë.

U takova me qytetarë të dëshpëruar nga pamundësia ekonomike dhe braktisja e qeverisë sidomos në periudhën e pandemisë.

Edhe ata pak që kanë mundur të përfitojnë nga dëmshpërblimi, shumicën e kanë çuar për pagesa faturash. Shumë prej tyre ende s’kanë paguar as një pjesë të qirasë të grumbulluar prej 3 muajsh tashmë sepse nuk kanë xhiro, nuk kanë të ardhura.

Konsumi ka rënë, pamundësia është rritur dhe njerëzit po këmbejnë orenditë shtëpiake për të siguruar bukën e përditshme.

Biznese të mbyllura, hotele në krizë dhe qindra punëtorë të mbetur pa punë janë pasojat e neglizhencës dhe paaftësisë së RAMAVIRUSIT.

Ai nuk bëri asgjë për të ndihmuar sektorin e turizmit, duke lënë mijëra hotele dhe restorante në të gjithë Shqipërinë pa mbështetje ekonomike apo lehtësi fiskale, duke lënë pa punë qindra qytetarë që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi.

Kudo shkoj kërkojnë ndryshim, sepse me RAMAVIRUSIN vendi po shkon keq e më keq. 7 vite u provoi njerëzve se fatin e vet e ka lidhur me oligarkët dhe jo me qytetarët.

Unë dhe Partia Demokratike nuk u premtojmë mrekulli. Ne do t’u japim shqiptarëve një qeverisje normale, ku prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe pensioneve, lehtësira fiskale për biznesin dhe thithje e investimeve të huaja.

Ne kemi gati planin dhe bashkë me qytetarët e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë do t’ia dalim t’i rikthejmë njerëzve mundësinë për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendin e tyre.

Mediat gjermane: Nuk hapen negociatat me Shqipërinë nëse nuk shfuqizohen ligjet “Rama” për censurën

Fati i kësaj pakete tanimë duket i paralajmëruar: dy ligjet e saj rrezikojnë lirinë e shprehjes në Shqipëri. Në draft – opinionin e Komisionit të Venecias (KV) për këtë paketë, të publikuar ditët e fundit, ligjet e saj cilësohen ” me efekt frenues ndaj fjalës së lirë dhe mundësi për të prodhuar censurë dhe autocensurë në median on line dhe jo vetëm”. Ky komision i rekomandon Parlamentit dhe qeverisë Rama ta rishikojë paketën ligjore anti-shpifje dhe të krijojë kushte për vetërregullimin e medias on line, ndaj së cilës vepron kryesisht kjo paketë.

Këshilli Kombëtar i Integrimit, në një takim të zhvilluar të martën (09.06.20) publikoi rekomandimet dhe kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për të hapur negociatat e anëtarësimit. Rishikimi i plotë i paketës anti-shpifje dhe plotesimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias në tetor të këtij viti, është i shtati në listën prej 15 kushtesh.

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, anëtar i Unionit Kristian-Demokrat, deklaroi të martën, në emër të Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, se “kërkojmë shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes”, si një nga kushtet për fillimin e negociatave të pranimit.

Lajme të mira, në kohën e duhur

Për gazetarët dhe shoqatat e tyre këto zhvillime janë pikërisht ato që ata kërkuan me protestat e tyre në fund vitin 2019, kur paketa u miratua, edhe pse ata bënë protesta dhe pati kundërshti edhe BE, Këshilli i Europës, që ua dërgoi paketën anti-shpifje ekspertëve të KV, për të dhënë opinionin e tyre, pasi sugjerimet e këtij Këshilli nuk u morën parasysh.

Aleksandër Çipa, analist i pavarur dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë thotë për DW se ” rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe deklarata e eurodeputetit gjerman Michael Gahler janë lajme të mira, në kohën e duhur.”

” Ato shmangin rrezikun ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri. Janë një përgjigje pa ekuivok kundër nismës së qeverisë për të krijuar nje realitet ,që do të cungonte lirinë e shprehjes në mediat on line” thotë ai për DW.

Argumentat dhe interpretimi juridik i Komisionit të Venecias, thekson Aleksandër Çipa, përkojnë me ato që ka paraqitur Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Këshilli Shqiptar i Medias dhe organizatat e tjera të gazetarëve, që në krye të herës, në seancat e konsultimit në komisionin parlamentar të medias dhe atë të ligjeve, të draft paketës anti-shpifje. Por ato nuk u morën parasysh.

Pse nuk u dëgjua zëri kundër i gazetarëve?

Protestat e gazetarëve dhe solidariteti ndaj tyre i organizatave ndërkombërare të gazetarëve nuk patën rezultat.

” Ndjej keqardhje që zëri i gazetarëve nuk u dëgjua. Maxhoranca socialiste u tregua kokëfortë. Por në këtë kokëfortesi mendoj se ka rolin e vet edhe gjendja kritike dhe realiteti i mediave on line në Shqipëri: ka kaq shumë ndotje etike, kaq shumë përbaltje që shtohet nga dita në ditë. Pa lënë mënjanë klimën politizuese dhe emocionin që shfaqën gjatë diskutimeve për këtë paketë aktorët kryesorë të maxhorancës dhe qeverisë socialiste Rama” thotë Aleksandër Çipa për DW.

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias e konsideron mos marrjen parasysh të zërit të gazetarëve dhe organizatave të tyre si tregues ” të papërgjegjshmërisë së ligjvënësve.”

“Mendoj që ligjvënësit, vitet e fundit prodhojnë vetëm ligje që janë në shërbim të një pakice të privilegjuar. Shpesh ligjet janë anti- kushtetuese dhe në shumicën e rasteve shkojnë kundër vlerave europiane. Pas mosdekretimit të paketës anti-shpifje nga Presidenti Meta dhe mos marrjes në konsideratë nga maxhoranca socialiste të argumentave të tij për rishqyrtimi, në fuqi hyri vetëm njëri nga dy ligjet e paketës anti-shpifje, ligji për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP). Por ky ligj është nul, pa sens, pa ligjin tjetër atë për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA). A nuk është kjo mungesë përgjegjësie?” thotë Koloreto Cukali për DW.

Shfuqizim apo rishikim?

Mangësitë e paketës anti-shpifje, në kurriz të lirisë së shprehjes duket se janë thelbësore.

Ligji për AMA parashikon që ky autoritet të shqyrtojë brenda 48 orëve ankesat e individëve, bizneseve, institucioneve, kur ato pretendojnë se ndaj tyre është shpifur, cënuar dinjiteti , privatësia nga mediat tradicionale dhe ato online. AMA i jepet e drejta me ligj të vendosë gjoba që shkojnë deri në 8 mijë Euro, nëse mediat nuk reagojnë në rastet e denoncimeve. Ndërkohë AKEP hyn në lojë duke vendosur pop apps që shfaqen sa herë klikohet në websitet apo portalet e mediave,për të cilat ka marrë sinjal nga AMA.

AKEP-it ligji i jep të drejtën të shkruajë në pop apps, që media ose portali në fjalë ka shpifur apo ka cënuar dinjitetin e individit, biznesit, institucionit. Në rast se media apo portali edhe pas vendosjes së pop apps nuk reagon, atëherë AKEP ka kompetencën që me anë të operatorëve që ofrojnë shërbime interneti, (Internet Service Providers, ISP) të bllokojë domenin e websiteve të caktuara dhe të bëjë të pamundur aksesin e publikut tek ato në territorin e Shqipërisë. Me fjalë të tjera AMA shndrrohet në një agjensi censure, në një gjykatë që vendos kurse AKEP në një agjensi zbatuese, përmbaruese të vendimeve të AMA, duke anashkaluar institucionet e drejtësisë së reformuar.

Opinioni i Komsionit të Venecias ka paraqitur edhe mangësi të tjera të paketës anti-shpifje, si formula e përzgjedhjes së anëtarëve të AMA që nuk siguron pavarësinë nga qeveria.

“Maxhoranca dhe qeveria duhet të tërhiqen plotësisht nga paketa ligjore anti-shpifje, që paraqet rrezik të madh për lirinë e shprehjes dhe egzistencën e mediave on line. Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë mbështet rekomandimin e Komisioni ttë Venecias për ngritjen e një njësie vetë-rregulluese. Qeveria që ndërmorri nismën për këtë paketë le të krijojë terrenin dhe mbështetjen inkurajuese për ngritjen e mekanizmave vetërregulluese” thotë Aleksandër Çipa për DW .

Edhe Këshilli Shqiptar i Medias është pro shfuqizimit të paketës anti-shpifje.

” Do përpiqemi bashkë me organizatat e tjera të gazetarëve që qeveria të tërhiqet plotësisht nga kjo pakerë dhe tentativa për t’i vënë nën kontroll mediat. Do të vazhdojmë procesin e ngritjes së mekanizmave vetë rregullues siꞔ thotë rekomandimi bazë i Komisionit të Venecias” thorë për DW, Koloreto Cukali.

Shfuqizimi dhe rishikimi janë dy gjëra të ndryshme. Qeveria thotë rishikim, Parlamenti Evropian dhe gazetarët kërkojnë shfuqizim.

Arsimi në duart e një të çmenduri, pyetja e provimit të maturës: Çfarë bëri Turi se na iku truri?

Maturantët janë ngritur sot në protestë, duke u ankuar se provimi i Gjuhës dhe Letërsisë ishte i vështirë dhe i pakuptimtë. Maturantët shprehen se pyetjet ishin absurde dhe nuk kishin të bënin aspak me lëndën apo me ato që kanë mësuar gjatë 3 viteve gjimnaz.

Njëra ndër pyetjet kryesore që revoltoi më shumë maturantët dhe që u shpërnda më pas në rrjet kishte të bënte me “Turin”, një personazh pjesë e një problemi. Pyetja që duket shumë e çuditshme dhe mund të kërkojë studim u kthye në parrullën kryesore të protestës, ndërsa po bën dhe xhiron në rrjetet sociale.

Më poshtë, po e sjellim të plotë pyetjen:

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.

B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.

C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.

D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”
Siç e kuptuat ky ishte “Turi” që ua ka nxirë jetën dje maturantëve, por këta të fundit e vazhduan ‘problemin’ e Turit edhe pas provimit.

Në rrjetet sociale brenda pak orësh “Turi” u kthye në sensacion përmes ironisë dhe talljes nga maturatët që publikuan meme dhe ‘sugjerime’ për ministren e Arsimit që Turi të përfshihej edhe në provimet e tjera.

Barbarët shkatërrojnë një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, reagon Meta

Ilir META

Dënoj me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje tepër e rëndë, apeloj me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.

Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar.

Bëj thirrje për nisjen pa zvarritje të projektit të restaurimit dhe forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin, që rastet e fundit dëshmojnë se po rrezikohen nga akte barbare që as pushtuesit nuk kanë guxuar t’i bëjnë.

Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë! 🇦🇱

Opinioni im – Asgje nuk eshte e rastesishme! Asgje nuk ndodh pa asnje arsye! Keto jane akte vandale te cilat cenojne jo vetem kulturen, historine, por mbi te gjitha kujtesen kombetare! Ate duan te zhbejne!

Shkencëtarët kapin sinjalin e çuditshëm nga Vrima e Zezë, ja me kë ngjan

Rreth 600 milion vite dritë larg Tokës, ‘rrahjet e zemrës’ së një vrime të zezë mund të kapen që vijnë nga qendra e një galaktike.

Astronomët së pari e zbuluan këtë sinjal, i cili përsëritet çdo orë, në vitin 2007. Më pas, dielli ynë bllokoi vrimën e zezë dhe ‘rrahjet e saj të zemrës’ nga pamja e satelitëve në 2011.

Në vitin 2018, duke përdorur satelitin XMM-Newton të Agjencisë Hapësinore të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, shkencëtarët u mahnitën kur e kapën sërish sinjalin e saj. Ato zakonisht nuk zgjasin shumë gjatë.

Studimi u botua të martën në revistën Mujore Njoftime të Shoqërisë Mbretërore Astronomike. Rrahjet e zemrës së kësaj vrime të zezë u bënë të parat që u konfirmuan nga shkencëtarët në 2007, dhe tani është më e gjata që ata kanë kapur ndonjëherë.

A ka vërtet një vrimë e zezë një ‘rrahje zemre’? Shkencëtarët i referohen asaj si rrahje zemre, sepse pulsimi rreth vrimës së zezë krijon një sinjal përsëritës që mund të zbulohet. Dhe pulsimi i këtij sinjali të veçantë është i qëndrueshëm.

Edhe pse vetë vrimat e zeza janë të padukshme, disku i materialit rreth tyre, i quajtur disqe akretioni, prodhon dritë me rreze X që teleskopët dhe satelitët e ndjeshëm si XMM-Newton mund ta zbulojnë.

SEKTI RAMA ‘feston’ ditëlindjen e 29-të të PSSH

Nga Kastriot ISLAMI

SEKTI I KORRUPTUAR DHE KRIMINAL

Rilindja është një organizim SEKTAR. Rilindja s’është ideologjikisht socialiste. Ajo s’është klasikisht politike. Ajo nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të publikut. Rilindja është përfaqësuese e interesave të një grupi të ngushtë individësh që “partinë” dhe qeveritë e dalë prej saj përmes interesave të korrupsionit, të lidhjeve me krimin e kriminelët e trafiqet e trafikantët, duke aplikuar të gjithë metodat sektare dhe mënyrat perverse të mashtrimit e gënjeshtrave. Rilindja s’është transparente sepse bazohet në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Rilindja është arrogante, cinike, fyese, banale.

Qeverisja e Rilindjes s’është qeverisje demokratike përderisa drejtohet nga një kupolë oligarkike, kriminale e klienteliste që përfaqëson vetëm interesat e një pakice, të kupolës së saj drejtuese.

Parimet e ndërtimit, strukturimit dhe drejtimit të saj janë tipike të një SEKTI, prandaj shkurtimisht ajo mund të cilësohet një QEVERISJE SEKTARE apo QEVERISJE e KORRUPTUAR E KRIMINALE një SEKTI. Struktura e këtij SEKTI përcaktohet nga 3-shtresa dhe 5-Grupe.

3 SHTRESAT KRYESORE TË SEKTIT RAMA

SHTRESA e “TRASHËGIMTARËVE DHE PINJOLLËVE”: Konkretisht bëhet fjalë për rikthim pervers të trashëgimisë së kaluar të praktikave autoritare e veseve negative autoritare, por fillimisht më qartë e më tej në mënyrë më të maskuar edhe përmes zotërimit të disa posteve kyçe e të larta drejtuese nga individë të lidhur ngushtë me ish-regjimin, më konkretisht nga ish-përfaqësues të lartë e të mesëm (ndoshta të paimplikuar dikur drejtpërdrejtë në “mëkatet” e ish-regjimit) të nomenklaturës puniste, dhe vendosje në pozicione të rëndësishme drejtuese të pinjollëve të ish-nomenklaturës shumë të lartë të regjimit të kaluar. Përmes kësaj përbërëseje, SEKTI ka synuar të ruajë dhe forcojë strukturën e përfaqësimit të ngritur për 50 vitet para vendosjes së demokracisë, që mbi të gjitha do të shërbente edhe për “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare, por në forma të reja dhe të maskuara me veshje demokratike-perëndimore. Me ndryshimet qeveritare në mandatin e dytë, pavarësisht ngjyrës prej “anonimati” (njerëz që s’i njeh askush dhe pa asnjë aftësi, meritë e kontribut në pas vitet ’90) kjo përbërëse është ruajtur me fanatizëm ndonëse e maskuar në ekstrem…

SHTRESA e “INTERESAVE OLIGARKIKE E BANDITESKE”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale, nga politika, biznesi dhe media. Kjo përbërëse garanton lidhjen e Sektit më krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikanët dhe me biznesmenët e manjatët. Kjo përbërëse do t’i duhej SEKTIT për ta garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në çdo moment “shtetin paralel” të të fortëve që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit dhe frikësuar kundërshtarët politikë e ekonomikë si dhe opozitën.

SHTRESA E PERVERSËVE: Në aspektin e etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerëzore, janë përdorur shumë individë atipikë, veçanërisht perversë të ish-Mjaft e G99. Kjo përbërëse i ka shërbyer SEKTIT për t’u shfaqur “modern e bashkëkohor” në sytë e ndërkombëtarëve e të rinjve dhe për t’iu shitur atyre me prirje liberale e “ekstravagante perverse”. Anëtarë të kësaj shtese, me kalimin e 7 viteve të qeverisjes, janë promovuar gradualisht duke zotëruar postet drejtuese të Rilindjes, të qeverisë së dalë prej saj dhe po marrin drejtimin e bashkive kryesore të vendit. Kjo shtresë është përdorur për t’i dhënë ngjyrën e “anonimatit” edhe Rilindjes edhe qeverisë së saj… ndonëse disa prej tyre janë “nipa-pinjollë” apo “nipa/pinjollë-oligarkë”…

5-GRUPET KRYESORE TË SEKTIT RAMA

POLITIKANE TE KORRUPTUAR me pasuri të dyshimta që kontrollojnë Rilindjen, Kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqësorin, shoqërinë civile e tjerë;

BIZNESMENE TE PASURUAR NE MENYRE TE PALIGJSHME DHE/OSE KLIENTELISTE me leje ndërtimi, përmes privatizimit të aseteve publike, me pronat e fondet publike, përmes koncesioneve e PPP-ve në lidhje të ngushtë klienteliste, korruptive e shpesh kriminale me politikanët-oligarkë;

PËRFAQESUES KLIENTELISTE TË MEDIAS, apo siç quhen ndryshe MANJATË TË MEDIAS, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

ISH-ZYRTARË TË LARTË, të pasuruar nga përfitimet në poste lukrative të tilla si agjencitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqësor, polici, e tjerë; një pjesë e të cilëve pas vitit 2005 me ardhjen e Ramës në krye të Rilindjes, janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive, drejtues në poste kyçe të administratës publike, përfitues kryesor të fondeve publike, koncesioneve e PPP-ve.

INDIVIDË ME REKORDE KRIMINALE, të konsideruar si “material” lidhës i amalgamës oligarkike, që kanë kryer krime të tmerrshme në vendet perëndimore. Pas vitit 2005 e në vijim një pjesë e madhe e tyre janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive dhe drejtues në poste kyçe të administratës publike.

Shënim: Kjo strukturë dhe përbërje shpjegon gjithçka. Blerjen e votave. Kërcënimin e votuesve. Lidhjen e shtetit me krimin, me klanet mafioze, me sjelljet perverse. Drejtimin korruptiv dhe klientelist. Lidhjen korruptive shtet-krim-biznes-media. Të gjithë emërimet tipike sektare e klienteliste. Mbrojtjen që i bëhet anëtarëve të kupolës dhe pastrimin permanent nga kundërshtarët. Goditjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Lidhjet dhe marrëdhëniet e komprometuara me zyrtarë të lartë dhe/ose përfaqësues të vendeve apo institucioneve ndërkombëtare…

DEGJENERIMI, KALBËZIMI DHE SHPORRJA E SEKTIT

Fundi i Sektit Rama, që prej rreth 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare, dhe prej 7 vitesh në qeverisjen e vendit, nuk do të jetë i largët dhe gjasat janë se ai do të jetë i tmerrshëm. Ai më shumë gjasa do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht siç ka ndodhur me të gjithë qeverisjet e mëparshme.

Për më tepër, vendi nuk do të mund të gjente qetësi e stabilitet pa ndëshkimin e Kupolës së Sektit dhe konfiskimit të pasurive të shumicës së tyre. Shenjat e para janë “shpresëdhënëse”, shumë anëtarë të kupolës së saj ose janë larguar nga postet politike për “rekorde kriminale”, ose janë duke u përballuar në procese gjyqësore me akuza për lidhje me mafien, ose dosjet e tyre korruptive e lidhjet me krimin e organizuar e trafikantët presin në dyert e SPAK e BKH.

Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 15 vjetësh PSSH dhe prej 7 vjetësh qeverinë e vendit, pra për më shumë se 20 vjet ka qenë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare.

Në periudhat 2013-2017 e 2017-2020 Rama do të sundonte vendin në formatin e QEVERISË së Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fillimin e fazës së Degjenerimit të këtij Sekti, në 2017 me marrjen i vetëm të “tepsisë e timonit” së qeverisjes dhe kalimin në fazën e Kalbëzimit e Shpërbërjes pavarësisht maskës së “anonimatit” që Rama është përpjekur t’i japë fasadës së saj.

Nuk ka asnjë dyshim se mandati i dytë mund të cilësohet si periudhë e fillimit të Kalbëzimit të tij për t’u shporrur në zgjedhjet e ardhshme me neveri e turpërisht nga qytetarët së bashku me bandën e tij të rilindasve si askush tjetër më parë në këto 29 vjet nga drejtimi i vendit.

Rilindja do të mbahet mend në këtë “ditëlindje” të 29 të PSSH si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 29 vjet, i cili do të duhet kohë të shuhet krejtësisht duke anihiluar çdo mbetje apo metastazë të tij. Si një Sekt që ka krijuar një urrejtje ekstreme në pjesën më të madhe të qytetarëve të Shqipërisë duke tentuar ta varfërojë, nënshtrojë, poshtërojë dhe detyrojë të emigrojë nga vendi. Por edhe si një Sekt shumë i rrezikshëm për integritetin e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit që për hir të pushtetit personal të Edi Ramës i ka ngulur thikën pas shpine jo vetëm interesave mbarëshqiptare, por edhe stabilitetit e sigurisë rajonale si dhe partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqësuese e interesave i) të ish-nomenklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj; ii) të oligarkisë, krimit, trafiqeve e banditizmit, dhe iii) të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve.

Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e tejskajshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qenë represiv e arrogant për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithësi, por as edhe të socialistëve në veçanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë, duke detyruar një pjesë të madhe të tyre të boshatisin vendin që në mënyrë djallëzore Sekti mendon ta mbushë me “refugjatë” nga rajone të largëta të globit..

Për interesa të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të fshehur pas retorikës pro-europiane e pro-euroatlantike, duke siguruar me mashtrime votat e shumë socialistëve, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti personal Edi Ramës.

Ky Sekt, i mbështetur nga segmente të establishmentit global, nuk ka hezituar të komprometojë edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur për të gjithë bëmat e marrëzitë e Ramës dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjendjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve. Më poshtë jepet shkurtimisht një përshkrim për Lindjen, Sundimin, Kalbëzimin dhe Shporrjen e këtij Sekti, që do të mbahet si më famëkeqi në historinë e Shqipërisë.

Basha feston 46-vjetorin e lindjes në Vlorë (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur Vlorën për të festuar 46 vjetoerin e lindjes.

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj ka uruar Bashën dhe ka ndarë disa foto teksa Basha fik qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes.

“Sot radhën e kishte Vlora! Filloi me nje ecje dhe bashkebisedim me bizneset pergjate bulevardit kryesor te qytetit, ku degjoj nga afer shqetesimet dhe problemet e tyre.

Takimi me operatoret turistik mbi problematikat, ekonomine, pasigurine dhe renimin e perditshem qe keto biznese po jetojne, kriza qe ka pllakosur qytetin por jo vetem! Dhe sot ne diten e tij te lindjes nga Vlora mer 1000 urime!

Me shpresen dhe besimin e plote qe çdo demokrat e demokrate ka, me frymen dhe kurajon që përcjell tek çdo i ri, me fisnikërinë dhe respektin për familjen,,,, Lulzim Basha qofsh i bekuar, së shpejti Vlora të pret Kryeministër!”, shkruan Meçorapaj.

Qeveria në bashkëpunim me krimin po grabit pronën publike në plazhin e Velipojës, Ademi letër Prokurorisë dhe Ambasadave

Lënda: Mbi grabitjen e plazhit të Velipojës nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Z. EDI RAMA, KRYEMINISTËR
Z. SANDËR LLESHI, MINISTËR I BRENDSHËM
Z. BLENDI KLOSI, MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT

Vënie në dijeni: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR SHKODËR

Vënie në dijeni: AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
DELEGACIONI I BASHKIMIT EUROPIAN
KËSHILLI I EUROPËS

Prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, datë 10.06.2020, në plazhin e Velipojës, pa asnjë njoftim paraprak dhe në mënyrë të beftë, kanë zbarkuar fadromat dhe inspektorët e Ispektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të mbeshtetur nga policia e shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Ardhja e tyre ka patur për qëllim shembjen e strukturëave “Beach-bare” në brezin ranor, të evidentuara gjatë njëzet viteve si ndertime pa leje, procedura të cilat janë në gjykim në proçese gjyqësore në vijim. Ndërkohë këto struktura kanë shërbyer në hapësirat stacione plazhi për të ofruar shërbimet për turistët dhe vizitorët në plazhin e Velipojës.

Pa vënë në dijeni Bashkinë Shkodër, madje duke na anashkaluar si pushtet vendor, IKMT duke mos paraqitur asnjë dokumentacion, pa nje njoftim paraprak dhe në shkelje të çdo proçedure ligjore, ka vepruar duke shembur strukturat “Beach bare”, të administruara nga subjektet dhe operatorët turistikë, restorate, resorte, dhe hotele. Bashkia Shkodër ka kërkuar që të diskutohet dhe të merret një vendim i pjekur lidhur me adminsitrimin dhe shërbimin në bregun e Velipojës, duke gjykuar që çdo veprim duhet të marrë në konsideratë periudhën e sezonit turistik dhe kushtet ekonomike të biznesit, nevojën e madhe për të punuar në periudhën e verës në plazhin e Velipojës.

Megjithë kundërshtitë e Bashkisë Shkodër, të pronarëve, dhe pretendimeve që ato kanë patur, IKMT ka vepruar duke shembur struktura në mënyre selektive, duke shembur disa objekte e disa të tjera jo. Nëse do të kishte patur një urdher dhe plan pune, do të duhej të ishte ndjekur praktika ligjore, transparente, komunikimi dhe bashkërendimi me pushtetin vendor, urdhëri i prishjes nga IKMT, realizimi i njoftimeve paraprake, e më pas ekzekutimi i vendimit për të gjithë njëlloj.

Unë duke qenë në takim me Minsitrin Klosi, dhe Minsitrin e Brendshem, në Tiranë, e ftuar gjoja “për të diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe ndërmarrjen e anagzhimeve për sezonin turistik”, diten e merkure e kam patur të pamundur të jem në terren. E informuar nga media mbi veprimet e paligjshme të IKMT, i kam kërkuar publikisht dy minsitrave, të pranishëm në takim. që të ndalonin çdo veprim jo ligjor në Velipojë.

Të enjten, me të mbërritur në Shkodër i jam drejtuar plazhit të Velipojës. Pasi kam dëgjuar pretendimet e biznesit dhe kam parë në terren gjendjen, i kam kërkuar përfaqesuesve të IKMT dokumentacionin mbi të cilin po vepronin. Inspektorët nuk dispononin urdhërat dhe procedurën shkresore, Duke parë mungesën e këtij dokumentacioni, i kam kërkuar inspektorëve dhe punonjësve të IKMT dhe Policisë së Shtetit të pezullojnë shembjet, sepse po kryenin veprime të kundraligjshme.

Dokumentacioni akoma edhe sot mungon, dhe IKMT ka vepruar jasht procedurës ligjore duke përdorur Policinë e Shtetit, e cila ka vepruar barbarisht në terren, kundër njerëzzve dhe bizneseve, duke ushtruar dhunë dhe presion.
Pasojat e lëna janë të medha, dëme ekonomike për biznesin,për qytetarët, ashtu edhe për imazhin e turizmit dhe mikpritjen në një sezon veror turistik, aq të nevojshëm për Shkodrën dhe Shqipërinë, sidomos pas periudhës së rëndë të pandemisë që po kalojmë.

U jam drejtuar ju drejtuesve të lartë të IKMT, Ministrit të Turizmit, Minsitrit të Brendshëm, në respekt të ligjit duke kërkuar zbatimin e tij, por akoma mbetemi pa një përgjigje deri më tani.

Velipoja ka marrë një goditje të rëndë këtë prag sezoni. Kjo është e qëllimshme dhe me ngjyrim edhe politik, sepse skena të tilla, si kemi parë askund në vijen bregdetare në prag sezoni.

Komuniteti i biznesit pas pandemisë COVID 19, merr këtë goditje të rënde, në një kohë aspak të përshtatshme dhe kur gjerat mund dhe duhet të ishin zgjidhur ndryshe, gjithmonë duke respektuar kornizat ligjore.

Po rendis vetëm disa prej shkeljeve:

1. Bizneset jane ne proçes gjyqesor mbi pretendimet e ngritura për beach-baret që kanë shfrytëzuar gjatë viteve.
2. Çdo vit ata kanë aplikuar pranë Bashkisë Shkdoër, duke shfrytëzuar dhe punuar në sipërfaqen e përdorur për stacion plazhi dhe shërbime beach-bare, në vijën bregdetare.
3. Këtë vit, sikurse çdo vit, por me një ndryshim, jo pranë Bashkisë Shkodër, por përmes sistemit qeveriatr të aplikimeve E-albania, sipas protokollit te ministrisë bizneset, subjektet, operatorët turistikë kanë aplikuar dhe deri më sot, më datë 12 qershor 2020, nuk kanë marrë ende një përgjigje.
4. IKMT nuk ka asnjë procedurë (procesverbal të IKMT, vendim të IKMT, urdhër ekzekutimi për prishje të IKMT, njoftim për subjektet nga IKMT), duke cënuar rëndë procedurën administrative dhe të drejtën ligjore të subjekteve dhe individëve, për t’u respektuar e për të qenë të barabartë përpara ligjit.
5. Bashkia Shkodër nuk është njoftuar për një ndërhyrje të tillë në territor. Në mënyrë tinzare, antiligjore, IKMT ka dezinformuar qytetarët, duke fshehur veprimet e saja antiligjore dhe duke mbjellë panik, grindje dhe konflikte ndërmjet qytetarëve dhe adminsitratorëve lokalë.
6. Është vepruar në mënyrë të fshehtë, jo transparente, në mënyë korruptive.

Sot më datë 12.06.2020, Velipoja është gdhirë si një gërmadhë. Grumbuj të tërë inertesh gjenden në bregun e rërës. Pirgje me materiale ndërtimore dhe pajisje kanë zënë vendin e stacioneve të plazhit tashmë. Ndërkohë që, strukturat shtetërore, përfshirë këtu IKMT, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit, Prefekturën e Shkodrës, IKMT rajonale në Shkodër, janë të gjitha të përfshira në një aferë të madhe korruptive, me qëllim zaptimin e bregut ranor dhe ndërtimi në mënyrë të paligjshëm, duke i mohuar përfitueve, qytetarëve, operatorëve turistikë të drejtën e shfrytëzimit dhe përdorimit sipas ligjit, gjithmonë.

Dua të denoncoj duke ua thënë atë që qeveria, kryeministri dhe ministrat e dinë shumë mire: Qeveria në bashkëpunim me krimin po përpiqet fshehtazi, në mënyrë korruptive të grabisë pronën publike në plazhin e Velipojës. Për këtë qeveria përdor strukturat e Minsitrisë së Brendshme dhe Policinë e Shtetit, me ministrin Lleshaj në krye, për të ushtruar dhunë mbi qytetarët, për të shkatërruar dhe për të zaptuar. Përdoren strukturat e Minsitrisë së Mjedisit, me Ministrin Klosi në krye, për të prodhuar e përdorur paçavure dokumente, të jashtligjshme, korruptive, për të përvetësuar territore publike, duke grabitur kësisoj pasurinë territoriale më të çmuar të Shkdorës.

Bashkia Shkodër do të vijojë të kërkojë të drejtën ligjore, vendosjen përpara ligjit të shkelësve të tij. Vë në dijeni Prokurorinë e Rrethir Gjyqësor Shkodër, që të ndërmarrë të gjitha veprimet për të hedhur dritë, për të hetuar dhe vendosur drejtësinë.

KRYETAR

Voltana Ademi

Kreu i PS, njëkohësisht drejtor i hipotekës Sarandë ndërton një pallat pa leje ndërtimi!

Kreu i PS njekohesisht drejtor i hipotekes Sarande lumturon veten me nje pallat pa leje ndertimi!

Kjo sepse ligji eshte per qytetaret dhe jo narkozyrtaret!

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Ka bere para 7 muajsh legalizimin dhe hipotekimin e nje objekti 3 kate ne Lagjen Nr.4, Rruga “Mithat Hoxha” ( perballe hotelit Apollon ). Objekti ka qene vetem konstruksion betonarme dhe i ndertuar nga Petraq Lango rreth vitit 2000 dhe ishte braktisur.

Mbasi ra dakort per tja blere, duke qene ne detyren e drejtorit i kadastres, beri direkt legalizim dhe hipotekim dhe ka bere kontrate shitblerje ne emer te vjehrit te tij ( ne emer te vjehrit kishte mare edhe nje plazh ne Ksamil, nga Bashkia Sarande ne vitin 2018 ). Per te vazhduar punimet, ne kushtet qe objekti ishte vetem ne konstruksion betonarme, sipas ligjit, duhej te aplikonte per te mare Leje Ndertimi, por ne bashkepunim me Drejtorin e urbanistikes te bashkise Sarande, kane shmangur kete procedure ligjore dhe eshte pajisur me Deklarate Paraprake dhe jo me Leje Ndertimi.

Ka mbi 2 muaj qe po kryen punime ndertimi pa Leje dhe nuk nderhyn as IMT e Bashkise Sarande dhe as Dega e IKMT Sarande. Drejtori i urbanistikes ka konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres me ane te fallsifikimit te dokumentave dhe lejim te ndertimit pa leje. Vjehri i drejtorit te hipotekes ka konsumuar elementet e vepres penale te ndertimit pa leje. Ne te gjithe kete problematike duke sfiduar ligjin eshte Kryetari i PS Sarande dhe njekohesisht Drejtori i Kadastres Sarande. Punimet vazhdojne….

Mediu: Opozita është kompozuar në mënyrë fantastike. Basha e ka menaxhuar që të përfaqësohet zëri qytetar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se, opozita duhet të jetë sa më e bashkuar me qëllimet e saj politike dhe elektorale.

Në studion e “ABC News”, Mediu thekoi se, Partia Republikane është në koalicion me PD, edhe pse shtoi se ka pasur diferenca të ndryshme.

“Opozita duhet të jetë sa më e bashkuar me qëllime politike dhe elektorale si shansi i vetëm për të fituar përballë këtij regjimi. Mënyra se si organizohet nga pikëpamja elektorale duhet të jetë shumë e kujdesshme”, u shpreh Mediu.

Gjithashtu ai theksoi se ndryshimi i sistemit ishte i domosdoshëm dhe se unifikimi i së djathtës opozitare është me rëndësi.

“Kjo është opozita e kompozuar në mënyrë më fantastike. Besoj që zoti Basha e ka menaxhuar dhe besoj që në interesin e tij politik është të përfaqësohet zëri qytetar. Hapja e listave do të thotë që votuesit të zgjedhin njeriun e aftë.

Ne kemi mungesë vullneti politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë për qytetarët, ndërsa forcat politike vijnë me projektin e tyre”, tha më tej Mediu.