35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

E kthyen në ushtrinë më qesharake të NATO-s, norma e ushqimit 90 lekë në ditë

Denoncohet gjendja e rende ne Forcat e Armatosura!

Buxheti i ulet vetem 0,85% e GDP
Rrogat tejet te ulta
Norma e ushqimit 0,8€ ne dite
Mungesa e plote e investimeve ne infrastrukturen e tyre
Buxheti i ulet vetem 0,85% e GDP

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Përshëndetje doktor! Jam një oficer i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.Arsyeja pse po ju shkruaj këtë mesazh eshtë për të vën në djeni të gjithë publikun se çfar po ndodhë me ushtrin Shqiptare.

1)Kemi paga mbijetese ku shumica prej nesh 90% jetojm me qera
2)norma e ushqimit në dit për çdo oficer eshte 90 lek të reja ose 900 lek të vjetra 3)bëjm orë shtese të cilat nuk na paguhen
4)ka mungesë personeli

5)të gjithë e din si eshte situata por asnjëri nuk ndihet padi kan frikë se mos i transferojnë larg vendit ku sherbejn
6)shumica prej nesh deshirojn të largohen nga kjo pun pasi 40.000 milekshi nuk na del as për të lar qeranë.
7)kushtet në vendin e punës jan ekstremisht jashtë çdo standarti
8)shumica e godinave jan të amortizuara

9)ka shum gjera që nuk shkojnë por më e bukura nga të gjitha eshte fakti se ministria e mbrojties shperdorojë miliona dollarë dhe ka lene ushtarakët në meshirë të fatit me paga urie.

Buxheti per Ushtrine eshte ulur çdi vit dhe sot nga 2% e GDP qe ka qene 8 vite ne pare ka rene ne 0,85% duke dhunuar standartet e Natos.Perndryshe do kët dhe denoncime të tjera me emra oficerash të implikuar në afera në rast se nuk do ket permirësim brenda 10 ditësh.
Ne kerkojmë paga per të shkolluar femijët tanë dhe jo paga qesharake sa per të mbijetuar.

“Hape derën! Hape derën”! Maturantët tentojnë të futen në Ministrinë e Arsimit, ndërhyn me forcë policia

Maturantët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e gjuhës shqipe, që sipas tyre, ishte tezë shumë subjektiv dhe i pa formuluar mirë.

Saituata është tensionuar në momentin kur një grup maturantësh me thirrjet “Hape derën! Hape derën” kanë tentuar të futen në Ministrinë e Arsimit. Por ka ndërhyrë me forcë policia duke mos i lejuar të futen në ambientet e Ministrisë.

“Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë”, shprehet një nga maturantët.

Maturantët janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë tentuar që të futen brenda ambienteve për tu takuar me përfqësues të Minsitrisë.

Maturantët dëgjohen teksa thërrasin, “Ministria e Turpit”, ndërkohë që kërkojnë që të rishikohet provimi i Gjuhës Shqipe, pasi sipas tyre ishte formuluar me zgjedhje subjektive.

Pushteti i Kllounit, si kulla e re e Babelit

Ne, shqiptarët, kemi fituar në kohë një veçori, dhe kjo veçori na është kthyer në virtyt. Në festimet e një religjioni nuk qëndrojmë dot pa përmendur dhe tjetrin, pa ia diskutuar dhe pa ia lexuar qoftë edhe historitë. Çdo religjion shpërndan mesazhe paqeje dhe këshillime se si duhet të ruhemi nga sprovat e një të keqeje, e cila që në krijim të njeriut rrethrrotullohet në kohë dhe hapësirë në Tokë, për të çrrënjosur besimin në pastërtinë e shpirtit, dhe lidhjen e saj me të drejtën hyjnore.

Gjatë jetës njeriu njihet me shumë vese dhe ndonjëherë sprovat i duken të pakapërcyeshme. Dobësia që shfaq në karakter gjatë një vështirësie, ndihmon atë të keqe, që të të largojë nga e drejta hyjnore dhe shpirti do të të gjykohet, pavarësisht nëse ti ndryshon rrugës apo jo. Ndryshimi të shpëton nga momenti e në vazhdim, por nuk ta pastron të shkuarën. Nga drejtësia hyjnore nuk ke shpëtim as justifikim sepse qëllimet e mbrapshta e kanë baltosur shpirtin tënd dhe shpallesh dy herë fajtor: një herë për qëllimin dhe një herë për shpirtin.

Qëllimi nuk duhet të justifikojë asnjë mjet. Në momentin që qëllimi justifikon mjetet, atëherë ai nuk është i drejtë.
Nëqoftëse shikojmë historinë, perandorë që kanë ndryshuar kufinj, mbretër që e kanë ngritur pushtetin mbi kufoma, diktatorë gjakpirësa që kanë bërë pakt me të keqen, kanë qenë në kërkim dhe zbulim të jetës së përhershme në Tokë. Kërkojnë përjetësinë pasi e dinë që nuk ka shpëtim nga drejtësia hyjnore.

Forca dhe pushteti kërkojnë tru dhe ligj, njohuri dhe drejtësi. Një lider ka përgjegjësi akoma më të mëdha që të ndërtojë institucione të bazuara në urtësi dhe drejtësi, ose të ngrihet mbi imoralitetin dhe dengun e kufomave të cilat i orvaten për t’u përlyer në të keqen ku ajo i premton pushtet. Këto kufoma kanë hequr dorë nga shpirti. Pasi e kanë shitur shumë lirë, ngrihen njëri mbi tjetrin me mijëra duke i dhënë jetë qëllimit të së keqes, afrimit me Parajsën dhe sfidës ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Pushteti dhe të gjitha pasionet njerëzore për fitim material i jep hapësirë në luftë errësirës, midis së mirës dhe të keqes dhe ndërton majën e kullës gjithmonë e më lart.

Kur ti ngren fronin në majë të kullës.
Të gjithë e dimë se ç’ndodh me kullën e Babelit. Historia është në përsëritje, për sa kohë njeriu bie prè e pasionit dhe veseve. Kur ti shtie në dorë të gjitha pushtetet, kur ti centralizon fuqinë në duart e tua, ngritja e kullës që të sfidosh Zotin bëhet një turbullirë në mendjen tënde dhe është çështje kohe kur puna të fillojë.

Të qenurit hokatar, dëfryes, manovrues i fjalës dhe xhonglues i saj, të bën më të afërt me inteligjencën e masës popullore, e cila në bashkësi humb disa virtyte dhe bie prè e një mashtrimi, ose e përshtatur me ditët e sotshme: me një show gjigand, ku të tjerat janë qëllimet e vërteta. Fjalët e bukura kundrejt atij që rrëfen realitetin do ta bëjnë të duket sikur perfektja po sulmohet dhe viktimizimi bëhet arma më e fortë e kllounit xhonglues, i cili i lutet popullit për edhe një shfaqje.

“ Edhe një shfaqje, edhe një shfaqje ! “ – brohoret kllouni me dajre në dorë.
Zgjatja e shfaqeve vonon ditën e gjykimit, frika ndaj të vërtetës kërkon dhe një shfaqje, ndërsa kulla ngrihet, ndjenjat përplasen, frikë apo vetëkënaqësi që ti konkurron Zotin?…

Populli duhet të mësojë që në momentin kur performanca dështon, skena duhet djegur. Duhet djegur për të mos pasur një klloun tjetër dhe për të mos dhënë mundësi të dytë xhonglimi kllounit jo më me fjalët, por shpirtërat e pastër të popullit.
Toka dridhet, tërmetet sulmojnë rrënjët e kullës, sëmundjet shfaqen mbi dhe, atëherë :
Urime ! U bëre shkak për një pasojë të madhe.

Aty ku pushteti merret me viktima, Zoti atë lider e ka vënë në provë.
“Nuk duhet të harrojmë, – thotë Pike,- se më tërheqësi, më sipërfaqësori, më i paturpshmi dhe më mendjemadhi do të preferohen gjithmonë, edhe në stresin dhe fatkeqësinë më të madhe të shtetit.”

Kur ti lider i ri, je i mësuar, ke një intelekt të madh, edukatë dhe përfaqësohesh nga vlera morale dhe familjare, ku në çdo hap, populli për ty është familje, e njëjtë me atë që ke krijuar me mund. Mos u mundo të flasësh me turmën. Turma e magjepsur nga thirrjet e kullës do të nençmojë, pasi ti je pasues i të drejtave të mëdha dhe kjo e fundit nuk është e pranueshme për masën.

Nëse ti lider i ri, kërkon ngritjen e institucioneve si të pavarura dhe jo si mjete për qëllim, kur ti lufton për komb e nder dhe nuk bën pazare territoresh të mbrojtura me gjak, ndërgjegjja jote nuk do të kërkojë përjetësi në Tokë.

Ti lider i ri, duhet të bësh kujdes, si rob i Zotit, do sprovohesh nga sfera më e lartë e Hyjit, i cili do të dërgojë Mefistofelin edhe për ty, i cili mik i ngushtë do të të duket, edhe me përvojë do të të duket, ndihmë do të të ofrojë, por koha e ka treguar se ai të vret pas shpine e pasi ti tundohesh nga Mefistofeli quaje veten të mundur, ai sapo u ushqye me shpirtin tënd.

Kurrë mos e prano bashkëpunimin me Mefistofelin. Ai dhe kllouni njihen prej vitesh. Lufta është mes tyre. Ti vazhdo dhe qëndro në krah të së drejtës !
Kur ata duken se po kacafyten njëri me tjetrin, mos i beso ! Pa dyshim që një plan për të të bërë “ pis”, është në vijë. Ndjenj e rrezikut e largon kllounin, por Mefistofeli është ndryshe, kur ai të ndjejë që po të humb do të afrohet. Mos risko kohë dhe fute në kurth !

Thjeshtësia nuk mund të jetë e jotja. Thjeshtësia është mashtrim dhe manipulatore. Atë e mbysin çdo ditë ëndërrat për një jetë më të mirë, ndaj arma jote është puna dhe përkushtimi. Nuk do kesh nevojë për “ edhe një shfaqje”, pasi popullin do e udhëzosh pastër në zemër dhe shpejt në punë.
Kllouni do të ngacmojë, do të shpifë, do të hedhë baltë mbi burrëri dhe moral, por kurrë lufta ndaj errësirës s’duhet ndalur. Mos u demoralizo se ata fitojnë. Kulla e ateizmit dhe imoralitetit është e predispozuar të shembet nga vetë Zoti. Ti thjeshtë vazhdo qëndroji në krah !

E keqja mund të përsëritet nëse hapat nuk janë të saktë e flaka nuk e shkrumbon skenën një herë e mirë. Këto janë punë të popullit të zgjuar , jo symbyllur dhe turmë. Dhe, pasi ai ta kalojë këtë sprovë e të bëjë një herë e mirë dallimin mes luftës dhe paqes së dhuruar; populli im i lashtë e i lodhur do të gjejë përfundimisht forcën për të drejtuar të ardhmen drejt së drejtës.

Revolta e maturantëve: Tani vjen Turi dhe hedh poshtë gjithë punën tonë 12 vjeçare…

Maturantët ditën e sotme po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e gjuhës shqipe, që sipas tyre ishte tezë shum subjektiv dhe i pa formuluar mirë.

“Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë”, shprehet një nga maturantët.

“Në provim ishin pyetjet e tre muajve të fundit që thanë se nuk do ishin. Provimi ishte subjektiv” thotë një tjetër maturantë.

“I gjith testi bazohet në pyetje subjektive siç ishte pyetja e Turit, tani vjen Turi edhe hedh poshtë gjithë punën tonë 12 vjeçare. Ndërsa në pjesën e morfologjisë ku thoshte se kush nga fjali nuk kanë folje të gjitha alternativat kishin folje. Ndërsa na thanë se pjesa e mësimit online nuk do të përfshihej, ndërkohë ne na ra Lazhgush Poradeci që e kishim marrë në muajn mars”.

Kush ishte Turi që maturanëtët flasin të shqetësuar.

“Turi na mori më qafë”, tha një maturante.

“Teksti kishte bënte se nga se do shkonte varka e Turit dhe normalisht që kjo ishte diçka shumë subjektive sepse secili ka mendimin e tij”.

Gjithashtu nga ana e maturantëve të kryeqytetit pritet edhe një protestë mbasditen e sotme në orë 17:00.

Ndërkohë paralelisht gjimnazistët në Berat janë ngritur në protestë. Ata thonë se testi nuk kishte lidhje me modelin që nxori Ministria e Arsimit, ndaj kërkojnë që të ulen kuotat për hyrjen në universitete.

Shoqata e Transportit Publik: Nuk rifillojmë punën të hënën pa na u plotësuar kushtet nga Qeveria

Shoqata e Transportit ka bërë të ditur se nuk do të fillojnë punë me datën 15 qershor. Shoqata e Transportit ka refuzuar rifillimin e punës për shkak se gjatë pandemisë së COVID-19, punonjësit e shtetit nuk kanë paguar për udhëtimin.

Unioni deklaroi se nuk do të rifillojnë punën ditën e hënë në datë 15, sikur vendosi qeveria, pa u plotësuar kushtet e tyre.

Studimi, si ndikon grupi i gjakut tek personat e infektuar me koronavirus

Sipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e e terapive të ndryshme me ilaçe

Për një kohë të gjatë fokusi i hulumtimeve lidhur me COVID-19 ishte i përqendruar tek pacientët e rrezikuar për shkak të moshës, pirjes së duhanit apo sëmundjeve të caktuara. Tani studiuesit po ndjekin një shteg tjetër në labirintin e Coronës.

Grupi i gjakut në fokus
Pas krahasimit të ADN-së dhe të grupeve të ndryshme të gjakut të pacientëve të infektuar me virusin Corona studiues gjermanë dhe norvegjezë kanë konstatuar se grupi i gjakut duket se ka ndikim lidhur me rrjedhën e sëmundjes COVID-19.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1,610 të infektuarve nga epiqendrat e infeksionit në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati pasoja të ashpra. Pacientët ishin nga Milano, Monza, Madridi, San Sebastiani dhe Barcelona dhe kishin pasur një rrjedhë të rëndë të infektimit, disa madje nuk arritën të mbijetonin.

Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur një rrjedhë të rëndë të sëmundjes. Në Gjermani këtë grup gjaku e kanë 43 përqind e popullsisë.

Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin Corona, sesa njerëzit me grup gjakut 0.

Kush e ka grupin e gjakut 0 (zero) duken se është me fat në situatën aktuale, edhe pse dhe personat me grup gjaku 0 (zero) nuk kanë imunitet ndaj infektimit me virusin Corona. Por sipas studimit ata kanë më pak rrezik për një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.

Grupet e gjakut B dhe AB nuk janë aq të përhapura prandaj nuk zënë vend të mjaftueshëm në studimin mbi COVID-19 dhe rolin e grupeve të gjakut.

Terapi dhe ilaçe
Nëse rezultatet e studimit konfirmohen, kjo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe. Lidhjet mes grupit të gjakut dhe rrjedhës së sëmundjes kanë luajtur rol edhe në rastin e zhvillimit të ilaçeve për sëmundje të tjera.

Për shembull në rastin e malaries shkencëtarët kanë konstatuar se njerëzit me grup gjaku 0 (zero) rrallë preken rëndë nga malaria dhe kanë një rrjedhë të rëndë të kësaj sëmundjeje.

Nga ana tjetër edhe grupet e tjera të gjakut e mbrojnë trupin e njeriut nga sëmundje të ndryshme. Kështu grupi i gjakut A e mbron trupin nga sëmundja e murtajës.

Si ta “mashtroni” metabolizmin që të djegë më shpejt dhjamin

Ju mendoni se po bëni gjithçka në rregull, sallata të mëdha për drekë, duke lënë mënjanë ëmbëlsirën, duke e hedhur poshtë atë gotën e dytë të verës. Por për disa arsye, kilet nuk pranojnë të ulen.

Nëse keni menduar ndonjëherë nëse metabolizmi juaj thjesht është i prishur, nuk jeni vetëm, thotë Haylie Pomroy, një nutricioniste me më shumë se 20 vjet përvojë klinike dhe autore e Metabolism Revolution: Lose 14 Pounds in 14 Days and Keep It Off for Life.

“Kur gratë vijnë në zyrën time, ato shpesh kanë provuar gjithçka mund të mendojnë, nga dieta ekstreme në të ngadalta dhe të qëndrueshme,” thotë Pomroy, e cila ka ndihmuar të famshëm duke përfshirë Cher, Reese Witherspoon dhe Jennifer Lopez të futen në formën e tapeteve të kuqe. “Gjëja më e zakonshme që ata më thonë është se ata besojnë se kanë një pikë të caktuar” dhe nuk do të jenë në gjendje të bien më poshtë. Disa më thonë se mendojnë se duhet të kenë dëmtuar përgjithmonë metabolizmin e tyre, e pakuptimtë. Metabolizmi juaj nuk është paraprakisht i programuar me një numër të paracaktuar.

Përparimi i shkencës nga Instituti Kombëtar i Shëndetit zbulon se dieta e rreptë ngadalëson metabolizmin, duke e bërë atë dy herë më të vështirë për tu tretur. Duke ditur saktësisht se sa energji ka nevojë për të kryer funksionet e tij të përditshme, trupi djeg vetëm kalori të mjaftueshme për të mbajtur sistemet e tij të vazhdojnë dhe i ruajnë pjesën tjetër si yndyrë për një emergjencë të mundshme.

Dieta e shpejtë e metabolizmit
“Dietat me kalori të ulët janë stresuese për trupin. Ato nxisin prodhimin e kortizolit dhe përfundojnë paketimin e yndyrës, ”shpjegon Pomroy. “Unë nga përvoja e di se heqja e ushqimit për të humbur peshë thjesht nuk funksionon.” Në të vërtetë, kjo privim na tërheq më thellë në ciklin e mbrapshtë të stresit dhe shtimit të peshës. “Krijon një spirale negative të mosfunksionimit metabolik,” thotë Pomroy. “Ju e përjetoni si shtim në peshë dhe energji të ulët.”

Për t’i ndihmuar gratë të çliroheshin nga ky kurth yndyre, Pomroy u fut në shkencën më të fundit metabolike dhe zbuloi një strategji të re. “Unë gjithmonë po shikoj drejt ushqimit si rrugën për të shëruar metabolizmin,” thotë ajo. Në të njëjtën kohë, ajo sugjeron ndryshimin e raporteve makronutrient gjatë gjithë javës, kështu që disa ditë janë më të larta në karboni ndërsa të tjerët janë më të larta në yndyrë ose proteina. Moreno shpjegon pse është kaq efektive: «Kur trupi është mbërthyer në një pllajë, duhet ta sfidosh, fizikisht dhe metabolikisht. Duhet ta ngatërrosh për ta humbur. ” Kjo sepse kur trupi nuk e ka idenë se kur ose çfarë është vakti tjetër, nuk mund të drejtojë metabolizmin në mënyrë të efektshme. Përkundrazi, duhet të digjet gjithçka, në rast se së shpejti më shumë ushqim do të vijë. Kjo përcakton fazën e humbjes së lehtë në peshë.

Plani funksionon shpejt, dhe rezultatet e hollimit përmirësohen me kohën. “Do të kalosh” pikat historike “për të mposhtur ato kile kokëfortë,” premton Pomroy. Gratë që ndjekin planin e Pomroy humbasin një kile çdo ditë, dhe rezultatet mbresëlënëse amplifikohen me kalimin e kohës.

Maturantët protestë para Ministrisë: Provimi i Gjuhë Letërsisë, Tragjikomedi e vërtetë! Asnjë pyetje nga Letërsia

Maturanët kanë dalë në një protestë sot përpara Ministrisë së Arsimit, me pankarta dhe thirrje të fuqishme, ku denoncojnë tezat e provimit të fundit shtetëror që dhanë dhe që do të jenë bazë për studimet e tyre në universitete.

Ata sapo kanë dhënë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që sipas tyre ishte katastrofë. “Të jepet një lloj rivlerësimi tjetër, tha njeri prej gjimnazistëve protestues. Duam edhe të dimë si është formuluar teza, sepse ishte absurd, pa lidhje”.

Një tjetër gjimnazist ka treguar problemin më thellë: “Gënjeshtra. Tezë katastrofike. Asnjë pyetje nga modeli. Librat që na u dhanë për t’u lexuar nuk ishin përfshirë në test. Pyetje që nuk duhet të binin sepse kishin lidhje me mësimin online (kështu na u tha, por që nuk e mbajtët fjalën); pyetje me aksion. Tragjikomedi e vërtetë, provimi i Gjuhë Letërsisë”.

Një vajzë tjetër tha: “Pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit! Nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë të mos penalizohemi pasi na ulin mesataren dhe nuk kapim dot shkollat e larta”, theksoi 18-vjeçarja.

BE shpall zyrtarisht datën se kur do të hapen kufijtë me vendet e Ballkanit

Qytetarët e Ballkanit perëndimorë, do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së nga 1 korriku kur do të duhej të hapeshin kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Këtë propozim për vendet anëtare për hapjen e kufijve e ka dhënë sot Komisioni Evropian duke konfirmuar kështu se kufizimet për hyrje në BE, të caktuara deri me 15 qershor, do të vazhdojnë për vendete Ballkanit perëndimor edhe dy javë por do të duhej të hiqen prej 1 korriku.

Komisioni ka propozuar që për vendet tjera kufizimet të vazhdohen nëse është e nevojshme dhe që heqja e tyre të jetë sipas situatës epidemiologjike në ato vende, bazuar në kapacitetet e testimit dhe vëzhgimit të lëvizjes së të infektuarve sikur edhe në baza reciproke nëse ato vende kanë kufizime për lëvizjen e shtetasve të BE-së, raporton korrespondenti i KOHËS nga Brukseli.

Komisioni ka propozuar që nga 1 korriku të hiqen kufizimet për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e veriut, Malin e zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë duke e arsyetuar këtë rekomandim me situatën epidemiologjike në këto shtete si dhe dëshirën e Komisionit Evropian që ato të jenë sa më shumë të përfshira në zbatimin e udhërrëfyesit për zbutjen e masave të kufizimit të lëvizjes.

“Situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”, thuhet në komunikatën e Komisionit evropian me të cilën arsyetohet rekomandimi për heqjen e kufizimit të hyrjes së shtetasve të huaj në BE për vendet e Ballkanit perëndimorë.

Në rastin e Kosovës, i vetmi shtet nga rajoni për të cilin vlen regjimi i vizave sepse nuk ka liberalizim të tyre, është i rëndësishëm edhe rekomandimi i Komisionit evropian drejtuar shteteve anëtare që rifillojnë edhe me procedurat për dhënien e vizave. Këto procedura do të duhej të zhvillohen duke shtuar masat e parandalimit të përhapjes së virusit e në veçanti duke ruajtur distancën, evituar sa më shumë që të jetë e mundur kontaktet fizike, inkurajimin e aplikimeve online apo përmes postës.

Në rast të rritjes së dukshme të rasteve në ndonjë shtet BE mban mundësinë e rikthimit të masave të kufizimit të hyrjes së shtetasve të atij shteti në BE.

Komisioni jep vetëm rekomandime ndërsa vendimet për heqjen e kufizimeve merren nga vendet anëtare.

Në të njëjtin rekomandim Komisioni Evropian ka kërkuar nga të gjitha vendet anëtare që të hapin kufijtë e tyre të brendshëm dhe të heqin të gjitha kufizimet në to më së voni deri me 15 qershor. Të gjitha këto masa ishin vendosur nga shtetet anëtare për të parandaluar apo ngadalësuar përhapjen e korona virusit.

PD kërkon shkarkimin e Agron Malajt: KQZ të zbatojë ligjin dhe jo urdhërin politik të Edi Ramës

Partia Demokratike i ka nisur një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me anë të cë cilës kërkon shkarkimin e kryebashkiakut rilindas të Burrelit, Agron Malaj. Kërkesa i wshtw drejtuar për dijeni edhe ambasadorëve të SHBA dhe BE

Në letrën e firmosur nga sekretari demokrat Gazment Bardhi shpjegohet shkelja e ligjit nga Malaj dhe kërkohet shkarkimi tij nga KQZ.

Kërkesa e Partisë Demokratike për KQZ ka të bëjë me “shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së ‘Përgjithshme për funksionarin e lartë publik”.

“Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë. Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)

Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë”, deklaron Bardhi.

Letra e plotë