37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Ngjarjet e Velipojës, fytyra e një pushteti të paarsyeshëm!

“Një Shqipërie halleplotë, e dërmuar ekonomikisht nga mbyllja dhe me një perspektivë të ngadaltë rimëkëmbjeje, nuk mund t’i shtohet arbitrariteti me të cilin pushteti godet qytetarët,  mendon politikani Arben Duka, kryetar i PAA-së, duke iu referuar spastrimit të bregdetit nga ndërtimet e paligjshme në ditët kur pritet ardhja e pushuesve.

“Ngjarjet e Velipojës, në fillim të sezonit turistik dhe me impakt negativ në ndotjen e mëtejshme të mjedisit, janë të dënueshme dhe tregojnë fytyrën e vërtetë të një pushteti të paarsyeshëm, i cili nuk mendon për qytetarët por për interesat e klientëve të tij, nënvizon Duka. Gazi lotsjellës në rërën e bekuar të plazheve, kur aty do të duhet të kishte pushues dhe turistë, është një tjetër rekord i turpshëm për këtë pushtet, që ka marrë hijen e pushtuesit të huaj”.

Reagimi i fortë i Berishës: Ç’po ndodh tek ne me pandeminë e Covid-19?

Miq, ne Shqiperi ajo qe u shpall si piku, kulmi i pandemise ne fund te marsit dhe fillimin e prillit ishte piku, kulmi mashtrimeve dhe manipulimeve me shifrat e rasteve te infekuara, numerin e testimve, zbulimin dhe izolimin e votrave te infektuara dhe vdekjet nga covid19.

Ndryrja ekstreme e pashoqeruar me testimin e gjere, zbulimin e hot spoteve, votrave te nxehta dhe çrrenjosjen e tyre si dhe perdorimin masiv te maskave, ishte nje magamshtrim qe shkaterroi ekonomine dhe favorizoi epidemine e covid19.

Kete e deshmon qarte dhe perfundimisht trefishimi keto kohe i rasteve te infektuara 5-6 muaj pas shfaqjes se covid19 ne Shqiperi.

Autori i kesaj praktike shkaterrimtare per ekonomine por perhapese per pandemine, eshte nje dhe vetem nje: kryepidemiologu xhahil i Surrelit, i cili perdori ne luften kunder covid19 si askush tjeter ne planet tanket, gazin lotsjelles dhe sulmet brutale kunder qytetareve dhe jo testimet, maskat dhe izolimin ne qendra karantine te personave te infektuar dhe zhdukjen keshtu te votrave te nxehta.

Pra miq, kjo qe Shqiperia paguan sot dhe do te paguaj ne muajt ne vazhdim pas krijimit te bombave virale si QSUT eshte rezultat i qendrimit kriminal, xhahil qe u mbajt ndaj testimit, izolimit te votrave te nxehta, perdorimit te maskave dhe dhunes e terrorit psikologjik qe per tre muaj me rradhe u ushtruan me sadizem te papare mbi shqiptaret.

Si perfundim, ju bej thirrje qytetareve te respektojne me shume se kurre distancimin social si dhe jashte banese te perdorin maskat dhe te kundershtojne me mosbindje civile çdo mase, vendim qe dhunon lirite dhe dinjitetin e tyre te Sulltan Salep Surrelit, i cili ka pafytyresine tju kercenoje me nje ndryrje tjeter te gjate sikur te ishit kavjet e tij. sb

Qeveria përgjegjësja e vetme për rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë të largohet!

• “Spitalet, vatra më e madhe e përhapjes së infeksionit”, Mirela Tabaku: Ministrja e Shëndetësisë të largohet. Qeveria përgjegjësja e vetme për rritjen e numrit të të prekurve me COVID 19.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA TABAKU

Në emër të PD, më lejoni të bëj një falenderim për të gjithë mjekët, personelin ndihmës mjekësor dhe jo mjekësor për përkushtimin e jashtëzakonshëm në këtë periudhë të jashtëzakonshme. Në çdo prononcim publik, Partia Demokratike ka patur në vemendje mbrojtjen e personelit mjekësor, për të ruajtur jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe të qytetarëve.

Shifrat e ditëve të fundit për një shtim të ndjeshëm të numrit te infektimit të personelit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë janë shumë shqetësuese. Kthimi i shërbimeve spitalore nga qendra trajtuese mjekuese në burim infektimi mbarëkombëtar, është tregues, më shumë se gjithçka, i keqmenaxhimit të situatës.

Dështimi për të mbajtur nën kontroll situatën në spitale ka pasoja direkte për shëndetin e qytetarëve.

• Mungesa e detyruar për një kohë të caktuar e personelit të infektuar do të reflektohet në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve. Disa shërbime në QSUT mund të mbyllen, që do të thotë se shume prej mjekëve tanë të nderuar të mos ofrojnë dot kujdesin dhe ekspertizën e tyre.

• Infektimi i personelit në shërbimet e QSUT-së, për shkak se qeveria nuk ka siguruar masat e duhura mbrojtëse për ta, do të thotë të rëndosh seriozisht gjendjen shëndetësore delikate të pacientëve të shtruar.

Është e pafalshme që kjo situatë të ndodhë në QSUT në këtë stad të epidemisë, si nga pikëpamja menaxheriale, ashtu edhe nga ajo shkencore.

Nëse do të ishin marrë mësimet e duhura nga eksperienca e vëndeve të tjera, ku infektimi i personelit ka ndodhur në fillimet e epidemisë, jo 3 muaj pas siç po ndodh tek ne, Shqipëria nuk do të paraqitej me një numër kaq të lartë personeli mjekësor të infektuar.

Nga 100 te prekur nga virusi në qendrat e punës, kryesisht në QSUT, pjesa më e madhe janë infektuar në këto javët e fundit. Ne mendojmë se ka disa arsye përse situata po përkeqësohet dhe përse spitalet janë kthyer në vatrat më të mëdha të infeksionit. Për këtë fajtorë nuk janë qytetarët, siç propagandon kryeministri, por vetë qeveria e tij.

• Testimet virologjike te personelit nuk po bëhen ne menyre periodik.
• Mjetet mbrojtëse nuk janë në sasinë dhe cilësinë e duhur.
• Kontrolli i zbatimit të protokolleve mbrojtëse si për personelin, ashtu edhe për pacientët mungon.
• Mungojnë edhe testimet virologjike apo serologjike për pacientët e shtruar.
• Sensibilizimi i qytetarëve nuk është bërë siç duhet.
• Është injoruar zëri i ekspertëve dhe zëri konstruktiv i opozitës

Rritja e numrit të rasteve me COVID përmes qendrave spitalore është përgjegjësi direkte e qeverisë.

Në vend që kryeministri të bëjë fajtorë qytetarët dhe t’i kërcënojë me kthimin e karantinës, ai duhet të heqë dorë nga propaganda me facebook, të gjejë një ministre tjetër që ka prioritet shëndetin e qytetarëve, jo karrigen e vet, dhe të marrë masa urgjente që spitalet të mos jenë vatra infeksioni për qytetarët.

Tender për drekë, apo drekë për tender…

Nga Çlirim GJATA

Rastësisht lexova sot në një portal, që një bashki i ka akorduar titullin qytetar nderi një mjeku infeksionist shumë aktiv këto ditët e virusit. Deri ktu nuk kishte asgjë për të bërë përshtypje, përkundrazi mbështes nderimin për mjekët, që mbajtën barrën e pandemisë.

Ajo që binte në sy më pas ishte tenderi, që kjo bashki kishte hapur për drekën, që do shtrohej me rastin e ceremonisë së vlersimit(lapsi.al). Sinqerisht kjo i kalon kufijtë e komicitetit. Megjithse mund të jetë një nga bashkitë më të varfra në fonde, kaq problem qënka një drekë sa të hapet tender. Jam kurioz të di se, kush janë zërat teknik të tenderit, të cilat varen me çfarë asortimentesh do jetë dreka; a do ketë mish derri; nëse dikush mund të jetë alergjik nga një lloj ushqimi; cilësia dhe niveli i alkolit; a ka fruta, po hallvë?? etj.,etj. Sa telashe paska tenderi?!

Nuk bëhet fjalë këtu për drekën në vetvete, por me mënyrën hipokrite, se si sillemi me paranë publike. Normale që, kur shikon koncensionet qindramilioneuroshe, PPP, tender100 mijë euro për rregullim zyre ministreshash e pafundësi abuzimesh me paratë publike, i shkon mendja çdo pushtetari, sado i vogël dhe i parëndësishëm qoftë në ngrehinën shtetrore, pse mos ta ngjyej pak gishtin edhe unë.

Sidomos kur pushteti është në ditët e fundit dhe vepron parimi i pasigurisë financiare dhe penale.

KLSH deklaroi një miliardë dollarë abuzime nga administrata për vitin 2019. E thoni pastaj se ai dreq Kryetari i KLSH nuk e meriton të ikë prej aty?!

Një tjetër tender i çuditshëm, për të cilin fliste një tjetër portal(JOQ Albania May 5 at 1:05 AM), ishte ai i mishit të viçit për të burgosurit. Drejtoria e Burgjeve kishte hapur tender me jo pak, por prej 540 milionë lekësh të vjetra(450mijë euro) blerje mish viçi për të burgosurit në Shqipëri. Ore, po u “jetoka” atje në burgje-tha dikush.

Ne këtu jashtë edhe pak dhe ka rrezik të përfundojmë te talloni. Po qenka mirë të hyjmë në burg. Unë mendoj se nuk është mirë, në fakt. Jo për gjë, por do ti prishim punë të burgosurve, pasi do ti ulim nivelin e jetesës si ne këtu jashtë. Ata për të rritur nivelin e jetesës në burgje, po lirojnë edhe të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Në fakt të gjithë e dimë se ç`heqin familjarët për të mbajtur me ushqime të afërimit e tyre që po vuajnë dënimin. Dhe këto tendera janë pikë uji në raport me abuzimet e pafundme në burgje në të gjitha drejtimet.

Gjithsesi, këto nuk janë as të parat e as të fundit. Në kulmin e pandemisë ministria e kulturës kishte shpallur tender për qeleshet. Ose ai tenderi i famshëm i letrës higjenike. Pa folur pastaj, sepse e kemi trajtuar një herë, ato njëmilion e gjysëm maskat e skaduara me datë të ndryshuar, për të cilat u tha se nuk bëjnë dëm e kështu pa fund. Në këtë moment duket sikur po tallemi, por në fakt kjo tregon fundin ku kemi arritur.

Le të kthehmi të dreka e tenderit.

Si ja bënin nënat tona, para viti`90(koha e tallonit) kur dikush na vinte për drekë apo darkë? Një gjë ndodhte: Ato kurrë nuk turpëroheshin, sepse kishin shpirtin e madh të mikpritjes. Ndërsa sot, kur shikon se edhe për një drekë shtrohet tender, ndërsa për asnjë tender nuk shtrohet drekë por përqindje, kupton se çfarë vjedhjesh të mëdha ndodhin dhe nuk bëhet fjalë për shpirtmadhësi më, pasi shpirtin e kanë shitur.

Po kaq problem qënka, që këta këshilltarë bashkie ta paguajnë seicili nga të vetat këtë drekë? Më njerzore do të ishte, të trokisnin në derën e një vendaliu dhe ai ti priste me formulën aq të bukur shqiptare “bukë e kripë e zemër”.

Covid-19/ Humb jetën një person tek Infektivi, sot 31 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 31 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që një person ka humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka ndërruar jetë një 71-vjeçar tek spiatli Infektivit.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje. Ndërkohë që vihet ere një rënie e ndjeshme e numrit të të shtruarve në spital, ku një ditë më parë ishin 54 ndërsa sot janë 48 pacientë, prej të cilëve 7 ndodhen në terapi intensive.

Njoftimi i Ministrisë së e Shëndetësisë

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.

Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Shembja e Teatrit kthehet në çështje në KE! Eurodeputetët: Ndikon në hapjen e negociatave…

Tre eurodeputetë i kanë dërguar një kërkesë Komisionit Evropian, ku pyesin nëse ky organizëm ka dijeni për dhunën e ushtruar në mëngjesin e 17 majit gjatë prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe a do ndikojë shembja e godinës në hapjen e negociatave.

Mënyra e shembjes së Teatrit Kombëtar në mëngjesin e 17 majit, dhuna që e shoqëroi, dhe sjellja e qeverisë me objektet e trashëgimisë kulturore, duket se ka shqetësuar jo pak deputetët e parlamentit Europian. Tre prej tyre Lidia Pereira, Maria da Graça Carvalho, Claudia Monteiro de Aguiar eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane i kanë parashtruar KE-së dy pyetje, që lidhen me faktin nëse ishin apo janë në dijeni të arrestimit të protestuesve si dhe për impaktin që ky veprim ka mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave.

“Bashkimi Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përkufizojnë projektin europian. Siç u pa edhe te samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë.

Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar”, thuhet në letrën e dërguar prej tre eurodeputetëve.

Më tej ato i kërkojnë Komisionit Evropian të shprehet nëse është në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit, dhe ndikimin që do të ketë ky veprim në hapjen e negociatave. “A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit? Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?”, thuhet në reagimin e tre eurodeputetëve.

Akuzat
Ndërkohë ditën e djeshme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar në SPAK, akuzën ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt, dhe Sandër Lleshajt për një sërë akuzash që nga shpërdorimi i detyrës, shkatërrimi i pronës, korrupsioni, organizatë kriminale, si dhe kryerja e veprimeve të paligjshme në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Së bashku me zyrtarët e sipërpërmendur, nën akuzë nga AMT janë dhe të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak, së bashku me drejtoreshën e IKMT Dallandyshe Bici dhe specialistët e Institutit të Ndërtimit që bënë akt-ekspertizën ku u bazua më pas Bashkia e Tiranës për shembjen e godinës. Në fjalën e tij, regjisori Edmond Budina tha se artistët do t’u rrinë pas qafe atyre që kryen këtë krim monstruoz sipas tij, për të cilin është lemerisur e gjithë bota.

“Njerëzit do të përgjigjen për atë që dinë. Do jepen dëshmitë e tyre për gjithçka që ka ndodhur atë natë. Ne kemi një shprehje nga anët tona, të ardhtë pas qafe. Edhe ne do t’u rrimë pas qafe këtyre, të gjithë atyre që kanë kryer atë krim monstruoz për të cilin është lemerisur e gjithë bota, ne do t’u rrimë pas qafe, nuk do të heshtim. Kryeministri ka thënë forcat RENEA nuk kanë qenë fare në teatër, ndërsa ministri i Brendshëm tha kanë qenë sepse kishin të dhëna për eksploziv. Si e shembe atë duke menduar se aty kishe eksploziv? Këtu ka një monstruozitet të jashtëzakonshëm. Policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh. Edhe objektet tona personale janë vjedhur atë natë, vlera është e konsiderueshme, kalon mijëra euro dhe asgjë nuk është kthyer. Ata të gjitha i shkatërruan aty, edhe biçikletat tona janë gjetur të shitura në pazarin e Tiranës”, u shpreh Budina.

Aksioni
Prishja e teatrit Kombëtar u krye të dielën e 17 majit në orën 4:15 të mëngjesit. Me mijëra forca policie, rrethuan godinën ku prej më shumë se dy vjetësh qëndronin artistët në ruajtje të saj. Bashkia dhe qeveria me anë të kryeministrit kanë këmbëngulur se Teatri nuk ishte objekt i trashëgimisë sonë kulturore, madje kreu i Bashkisë Veliaj ka shkuar deri aty sa ta quajë dhe “Stallë kuajsh”, por shumë nuk mendojnë kështu.

Krah arkitektëve, historianëve apo dhe vetë artistëve kanë dalë dhe institucionet e BE-së, të cilat kanë shkuar deri aty sa të vënë në dyshim dhe hapjen e negociatave për shkak të këtij veprimi. Kjo ka vënë në një situatë aspak të favorshme qeverinë Rama, e cila u detyrua të tërhiqej nga ndërtimi i kullave aty, siç ishte projekti fillestar.

Në vend të teatrit kombëtar të ndërtuar nga arkitektët italianë, qeveria me anë të bashkisë ka vendosur të ndërtojë një tjetër objekt, vepër e arkitektit Bjarke Ingels, një strukturë futuriste, që nuk i përshtatet aspak filozofisë së arkitekturës të ndërtesave përreth.

Gjithsesi, mediat ndërkombëtare dhe ato vendase shkruajnë se pas këtij veprimi qëndrojnë afera të forta korruptive. SPAK, tashmë ka në dorë dhe një akuzë tjetër të ngritur më parë nga AMT, për të cilën është shprehur se po kryhen hetime./Mapo.al

PPE i kujton Ramës 15 kushtet: Zgjedhje lokale dhe parlamentare të parakohshme në një ditë!

Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sot sërish me një deklaratë në uebsajtin zyrtar, e nxjerrë në emër të nënkryetarit Kovatschev (GERB, BG) si dhe të zëdhënësit për çështje të jashtëme e të zgjerimit Michael Gahler (CDU, DE). Ky i fundit u pronocua edhe  më 9 qershor.

Deklarata përmend në mënyrë të përsëritur 15 kushtet e Bashkimit Europian që duhet të përmbushen nga qeveria në mënyrë qe te çelen negociatat.

Në 6 qershor kryeministri Rama duke folur para gazetarëve mohoi absolutisht që ekzistojnë kushte nga BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare e pas saj për të nisur negociatat. Edhe më 9 qershor në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, krejt ndryshe nga Kreu i Shtetit, Ilir  Meta dhe ai i Kuvendit Gramoz Ruçi, Rama nuk i përmendi fare 15 kushtet e zyrtarizuara në muajin mars në Bruksel.

Reagimi i parë negativ ndaj ketij mohimi të Ramës duket se është deklarata e sotme Kovatschev-Gahler.

Veç kësaj kjo deklaratë avancon më tej drejt idesë se zgjedhjet e pushtetit vendor duhet të jenë të parakohshme dhe mundësisht të mbahen në një ditë me ato parlamentare. Kovatschev e Gahler theksojnë se: “Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste”.

Ata referojnë edhe kushtin e Brukselit (më parë të Bundestagut) “që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019”.

Burime nga Parlamenti Europian sinjalizojnë se do të ketë reagime të mëtejshme duke filluar nga java e ardhëshme.

Teksti i plotë

Reforma Zgjedhore do e sjellë Shqipërinë një hap afër Bashkimit Europian.

“Grupi i PPE mirëpret marrëveshjen politike për reformën zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale ”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.

“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE” – tha Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE.

“Si një kusht tjetër për të filluar negociatat e pranimit, Këshilli Evropian në Mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe të kryhet  hetim për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara ”, shtoi Kovatschev.

“Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Prandaj ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE. Nëse përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane ”- theksoi Gahler.

“Ka 15 kushte që Shqipëria duhet të përmbushë për të filluar negociatat e pranimit. Përmbushja e tyre nuk është vetëm një veprim procedural, por do t’i shërbejë para së gjithash shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që t’i plotësojnë të gjitha 15 kushtet dhe do të monitorojmë nga afër zhvillimet “, theksojnë Kovatchev dhe Gahler.

Protesta e maturantëve, Boçi: Sinqeriteti i maturantëve përballë harbutërisë së Ramës!

Luçiano BOÇI

Si në asnjë vend dhe në asnjë rast në historinë e demokracisë, maturantët 18-vjeçarë shqiptarë zbresin në shesh për protestë!

Kjo nuk është thjesht dhe vetëm çeshtje testi mature.

Si gjithmonë, e si çdo vit testi ishte i paqartë, jo profesional, jashtë informacioneve e modeleve të dhëna e të orientuara.

Ai përsëri si çdo vit, doli sheshit dhe pushtoi faqet e fcb-së dhe rreshtat e ëhat’s up.
Kjo është çështje e një zemërimi të akumuluar me kohë.

Është një situatë e pazakontë, e prodhuar nga revolta që ka ngjallur RAMAVIRUSI, me mënyrën e tij harbute të qeverisjes dhe Ministrja e tij – aksesor paaftësie, paditurie, papërgjegjshmërie.

Maturantët janë në një revoltë të sinqertë e të vërtetë, sepse:

– Rama i ushqeu për tre muaj me rradhë me një mësim online katrahurë, çorbë, kaotik dhe aspak efikas dhe pothuaj inekzistent në pjesën më të madhe të vendit. Pa platforma të investuara e të dedikuara. Pa internet dhe pa pajisje të përshtatshme, megjithëse janë shpenzuar miliona euro të cilat rezultojnë të grabitura.

– Rama i la ata dhe familjet e tyre pa mbështetje reale financiare, duke i braktisur në fatin e tyre të mbrapshtë.

– Rama i mashtroi nëpërmjet Shahinit, duke i nanurisur atyre një maturë shtetërore në kufijtë e arsyes e dijes së transmetuar, porse e realizoi si një procesion ekzekutimi të dijes dhe meritës së nxënësve.

– Rama si në asnjë vend tjetër, i përdori maturantët si kavie eksperimentale, duke i hedhur toptan në mes të pandemisë, duke rrezikuar jetët e tyre në klasa e shkolla jashtë standarteve evropiane të shkollave të shëndetshme e duke i lënë të bredhin kilometra larg, pa transport, për të arritur në vendin e rrezikut.

– Rama, pasi i vuri nën presionin e stresit të shumëfishtë ekonomik e arsimor, si në asnjë vend tjetër, i detyroi të futen në një garë mature krejt fallco, me dije të ndërprera, pa rregulla e administrim, ku maturantët iu nënshtruan një diskriminimi permanent, sipas bindjes politike, apo sipas territorit

– Rama zhvlerësoi dhe shkeli me këmbë çdo investim e sakrificë të tyre me një maturë të shtrembëruar dhe të pa vlerë.

– Rama i ka mbyllur atyre sot portat e së ardhmes dhe i ka marrë peng shpresën, për të jetuar me dinjitet në këtë vend.

Padrejtësitë ndaj tyre u bënë mal e kaluan çdo kufi.

Sikurse të gjithë shqiptarët sot edhe maturantët e dinë mirë që çelësi i së mirës së tyre është shporrja e RAMAVIRUSIT.

Qytetarë, mbështesni zërin e fëmijëve tuaj!

Ekzekutimi i 40-vjeçarit në mes të Tiranës, policia gjen 30 gëzhoja, auotorët në drejtim të paditur

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua në Tiranë 40-vjeçari Hekuran Billa. Krimi ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ndërsa Bill u qëlluar me një armë MP5, e cila nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Billa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, kur u qëllua me breshëri.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes mbi 30 gëzhoja, dhe më vonë në zonën e Prezës së Vogël, pak kilometra nga vendi i ngjarjes, u njoftua për një automjet të djegur, duke ngritur dyshimet se ai është mjeti i përdorur nga autorët e ngjarjes.

Dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer nga ekzekutorë me pagesë, ndërsa pista ku po hetohet është ajo e hakmarrjes. Gjithsesi burime policore shprehen se po hetohen edhe pista të tjera.

Sipas burimeve, autorët duket se e kanë mbajtur viktimën nën mbikqyrje, pasi ai është qëlluar sapo ka dalë nga një lokal ku kishte konsumuar kafe dhe kishte hipur në automjetin e tij, i cili rezulton i paregjistruar në Shqipëri.

Viktima prej disa kohësh kishte hapur një aktivitet të dhënies së automjeteve me qira.

Momenti i ekzekutimit të 40-vjeçarit Hekuran Billa mbrëmjen e kaluar nuk është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Sipas BW, autorët e kanë zgjedhur qëllimisht zonën që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.

Referuar burimeve policore, ata e kanë ndjekur dhe gjurmuar 40-vjeçarin, këmba-këmbës me automjet dhe janë pozicionuar paralel me makinën e tij pikërisht në 100 metrat e zonës pa kamera në rrugën te ‘Komuna e Parisit” për ta qëlluar me 11 plumba.

Arma e përdorur në krim ishte një MP5 me silenciator, e paregjistruar në Shqipëri, por që është dërguar në laborator për ekspertizë të mëtejshme. Ky fakt shtoi edhe dyshimet se autorët mund të jenë vrasës me pagesë.

Mjeti i përdorur nga autorët e krimit është një “Benz” që rezulton të jetë vjedhur në Kukës. Ai është fiksuar nga kamerat në dalje të rrugicës ku u krye vrasja e më pas në Unazën e Re, për të mbërritur në Pezë të Vogël aty ku edhe u gjet i djegur. Nuk dihet ende se me çfarë kanë udhëtuar autorët pasi e braktisën këtë mjet.

Po ashtu mësohet se jo vetëm mjeti i atentatorëve ishte i vjedhur, por edhe targat. Rezulton se targat që mbante mjeti të jenë vjedhur në Laç rreth një vit më parë.

Pista kryesore që ka ngritur policia është ajo e vrasjes për hakmarrje. 40-vjeçari rezulton një njeri me precedentë penalë në Angli. Ai akuzohet se ka vrarë një 22-vjeçar të identifikuar si Preng Marku në Angli. Të dy menaxhonin një parking dhe në sherr e sipër për ndarjen e parave, ka ndodhur edhe krimi. Edhe viktima rezulton të jetë nga Kukësi, e njëjta zonë me Billën.

Ndërkaq, policia ka vijuar me shoqërimin e personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Basha në Berat: RAMAVIRUSI, dështim fatal për bujqësinë. Ne kemi nplan të detajuar për t’a nxjerrë bujqësinë nga kriza

Në Berat takova dhjetra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë.

Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën.

Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit.

Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.

RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje.

Ne kemi një plan të detajuar për t’a nxjerrë bujqësinë nga kriza e për t’a shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin.

Do t’a nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas.

Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim.