37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Krimi ka gjetur parajsën me Ramën në pushtet!

Nga Klevis BALLIU

Vrasje, plagosje, tritol: kjo është pamja sot në mbarë vendin. Shqipëria pa shtet dhe pa gjykata, sot drejtohet nga Mafia që vendosi deputetët në Parlament për t’i mbyllur gojën institusioneve. Ndërkohë, qeveria e zgjedhur nga Mafia, rrjep dhe vjedh Buxhetin e Shtetit për ta shpërndarë atë tek kumbarët e krimit.

Shqipëria në rrezik, Shqipëria e pambrojtur. Jeta e fëmijëve në shkolla në kërcënim nga tritolet që vendosen pranë ambjenteve të shkollave. Shqiptarët nën rrezik nga atentatet brenda në shtëpi. Sot fatkeqësisht, me këtë qeveri, krimi ka gjetur parajsën me Ramën në pushtet.

Ndërron jetë një tjetër i prekur me Covid-19 te Spitali i Traumës, shkon në 35 numri i víktimave

Ndërron jetë një 59-vjeçar te Spitali i Traumës, shkon në 35 numri i víktimave nga Covid 19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 59 vjeçari nga Lushnja ndodhej prtej 6 ditësh i shtruar në spitalin Infektiv, dhe vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid-19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë që ka pasur dhe një numër të madh rastesh të reja në orët e fundit 44 të tilla, si dhe një numër të lartë shtrimesh spitalore në Infektiv.

44 raste të reja me Covid-19, numër shumë i madh dhe mjëkësh të prekur

44 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 40 personel mjekësor i testuar, kanë rezultuar pozitiv 9 prej tyre, ndërkohë që ka pasur një numër të lartë të shtrimeve në Infektiv, në krahasim me dje.

Njoftimi

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

“Marrveshje hisorike detare mes Greqisë dhe Italisë, heshtje cinike apo dorëzim pa kushte i interesave kombëtare”!

Gjeneral Piro AHMETAJ
Admiral Vladimir BEJA

Një koleg nga Athina sapo na ka adresuar vëmendjen e Tij patriotike mbi një: “marreveshje historike detare”, për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike (EEZ = Exclusive Economic Zone), të nënshkruar në datë 9 Qershor 2020, përkatësisht midis 2 Ministrave të Jashtem Grek Nikos Dendias dhe atij Italian, Luigi di Mayo, çka i “jep zgjidhje një çështje 43-vjeçare” mes dy vëndeve (nga viti 1977)!

Siç shihet edhe nga ilustrimi në hartë dhe në lajmin e publikuar nga gazeta ekathimerini (bashkëlidhur = http://www.ekathimerini.com/253489/article/ekathimerini/news/greece-and-italy-sign-historic-maritime-borders-accord), marrëveshja që shtrihet edhe për Detin Jon, është një mesazh i qartë që po i dërgohet Shqiperisë për pozicionin diplomatik të Greqisë dhe vendosmërinë e saj për të ecur përpara, bazuar në të drejtën ndërkombëtare të “Montego Bay”!

Kështu, nga pala greke, ka entuziazëm por edhe shpresë, se kjo qasje e demarkacionit të nënëshkruar me Italinë do të ndiqet dhe pranohet nga vendet e tjera të mesdheut si me Shqipërinë apo me Egjyptin pasi kryeministri Kyriakos Mitsotakis e bëri të qartë mesazhin e djeshëm pas nënshkrimit të marrevshjes.

Sidoqoftë, marrëveshja mbetet të ratifikohet nga të dy parlamentet kombëtarë, në Greqi dhe Itali, dhe është mjaft e qartë se për Athinën ky proces parlamentar është një përparësi absolute.

Një detaj i rëndësishëm është nënshkrimi i një teksti në Komision, ku Greqia dhe Italia bashkërisht kërkojnë një ndryshim të ardhshëm në rregulloren e zakonshme të politikës së peshkimit, në mënyrë që, kur Greqia të vendosë të zgjerojë detin territorial nga 6 në 12 milje detare dhe ruhet aktiviteti i peshkimit të peshkatarëve italianë në zonën midis 6 dhe 12, që tani është ne ujrat teritoriale por do të lejohet peshkimi duke caktuar numrin e anijeve dhe llojin e peshkut qe do gjuhet”!!

Gjithësesi, duhet nënvizuar se marreveshja vjen mbas disa muajsh tensioni mes Greqise, Qipros dhe Turqise mbasi Ankara firmosi marreveshjen me Qeverine e Tripolit në Libi, pëkunder kësaj qasje!

E lexuar profesionalisht e thene me qartë strategjikisht dhe: “çdo shtrirje e detit territorial të Greqisë më shumë se 6 Milje në veri të ishujve Fanos dhe Erikusa, është “Cënim i interesave kombetare, në mos pushtim i hapesirës detare si dhe Zonës Eskluzive Ekonomike te RSH”!

Ndersa një pikëpyetje tjetër kritike është fakti që Qeveria e Tiranës duhet t’Ju japi përgjigje Shqiptarëve nëse: “ka patur takime treshe, mes Greqisë, Shqipërise dhe Italisë për sa hapesirën e detit Jon, pasi nga ky burim mediatik, nënkuptohet se” “Greqia e ka zgjidhur me Italine edhe në emer të RSH” ?!

Në përmbledhje, pikëpyetje alarmante është: “Gallataxhiu – Kryeminister dhe Institucionet shtetërore përgjegjëse përpara se të “harbohen” për “përjëtësimin e tepsisë, timonit dhe karrikeve të pushtetit”, me prapagandë dhe demostrime – folkorike të “shqiponjës dy krenare”, do duhet të dale nga Bunkeri i Surrelit dhe qartësojë publikisht shqiptarët për: “Heshtjen cinike i qeverisë, në mos dorëzim pa kushte i interesave kombëtare të RSH” ?!

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Admiral ® Vladimir BEJA,
Kryetar i Grupit të Experteve Marreveshjen e Detit me Italinë

ARTIKULLI DHE HARTA ILUSTRUESE BASHKËLIDHUR:

https://www.ekathimerini.com/

Greece and Italy sign ‘historic’ maritime borders accord Greek Foreign Minister Nikos Dendias and his Italian counterpart Luigi Di Maio on Tuesday inked a maritime borders agreement delimiting an exclusive economic zone (EEZ) between the two countries.

The agreement, which was signed by the two foreign ministers during a visit by Di Maio to Athens and is an extension of a 1977 accord, paves the way for Greece and Italy to explore for and exploit marine resources.

“The delimitation of maritime zones with all of our neighbors in the context of international law is a consistent objective for this country,” Dendias said in comments after signing the agreement.

In a regular press briefing earlier in the day, government spokesman Stelios Petsas hailed the agreement as “a development of historical significance.”

The agreement comes amid months of mounting tension between Greece, Cyprus and Turkey and also after Ankara signed a contentious accord with the Tripoli-based government in Libya it claims gives it exploration and drilling rights in parts of the Eastern Mediterranean that overlap the Greek continental shelf.\

“The delimitation of maritime zones is accomplished with valid agreements, not with invalid ones like that signed by Turkey and [the Libyan government of Fayez] al-Sarraj and with maps unilaterally submitted to the United Nations,” Dendias said on Tuesday.

Dendias and Di Maio had met in Rome in February to discuss further cooperation between the two countries in the energy sector in the eastern Mediterranean, where Greece and Italy are partners on the EastMed gas pipeline project.

Basha: RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave

Kryetari Basha me bizneset e vogla në njësinë nr.4 në Tiranë

Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve.

Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë.

Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.

RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh.

Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi. Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit.

Trafiku i drogës/ Tahiri përballet me ish-drejtorin Çela në Gjykatë

Do të mbahet sot në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda seanca e radhës për Saimir Tahirin dhe Jaleld Çelën, me kërkesën e njëjtë të të dyve për të fituar pafajësinë. Kjo është seanca e parë ku ata do të jenë së bashku, ish-shef dhe ish-vartës, pas arratisë së Çelës që zgjati për pothuajse 3 vite.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga ana e avokatit të tij Maks Haxhia, ndërkohë që Çela pritet të mbërrijë i shoqëruar nga forcat e rendit, nga ambientet e paraburgimit për në Gjykatë.

Jaleld Çela në ndryshim nga Saimir Tahiri, që është dënuar me punë vullnetare ka marrë dënim me burg. Ai u dorëzua në 16 Maj të këtij viti, ndërkohë që akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të policisë së Vlorës ka favorizuar trafikun e drogës nga grupi Habilaj.

Lirohet nga burgu anëtari i grupit Avdylaj!

Është liruar nga burgu anëtari i grupit Avdylaj, Saimir Gjepali. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtar ka qenë Vladimir Skënderi, prokuror Drini Pali. Vladimir Skënderi ka vendosur si masë “detyrim paraqitje” për Gjepalin.

Saimir Gjepali i arrestuar gjatë operacionin Vol-Vo 4 dy vite më parë si anëtar i grupit Avdylaj është liruar nga Gjykata e Durrësit.

Po ashtu Gjepali së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpunëtorë u arrestua në tetor të 2018 ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.

Kërcënuan gardianët, Gjipali i bandës së Avdylajve ‘mban fjalën’

Saimir Gjipali “mban” fjalën e dhënë ndaj policit të burgjeve. I akuzuari në dosjen “339” ka arritur të fitojë lirinë nga Gjykata, vetëm disa ditë pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e paraburgimit 313, shkruan Panorama.

Gjipali, bashkë me anëtarë të grupit “Avdylaj”, sipas dosjes së Drejtorisë së Burgjeve, kërcënuan me jetë një nga punonjësit e Policisë, pasi iu gjetën aparat celular në qeli.

Nga transkriptimet e bisedave të bëra rezulton se Gjipali dhe pjesëtarët e tjerë të Avdylajve kërcënojnë punonjësit e Policisë, duke u thënë se do t’i vrasin e presin sapo të dalin nga burgu. Madje, Gjipali dinte edhe faktin se do të lirohej nga burgu pas 10 ditësh.

Sipas burimeve, gazeta “Panorama” mëson se seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë është bërë ditën e martë, në Gjykatën e Durrësit. Gjyqtari Vladimir Skënderi e ka liruar nga burgu, duke e lënë në “Detyrim paraqitjeje” Saimir Gjipalin. Ndërsa prokuror në këtë seancë mësohet se ka qenë Drini Pali.

KERCENIMET

-A e dini se kush jemi ne?

-A e dini se kush jam unë, o spiuna?

-S’ka bir kurve që të më prangosë mua.

-Do keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje.

-Kam për t’ua q… robt dhe do t’ju zhduk e degjeneru o legena.

-Do t’ju vrasim e prsim ju që po nga ngacmoni… nuk kontrolloni dot Avdylajt ju.

-A më njef mua? A e di kush jam??!

-Do keni probleme! Ne ju njohim.

-Ua dimë shtëpitë ku banoni.

-Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital, madje më ke brë edhe foto.

-Të njohim shumë mirë ty o Shpëtim. Ç’të duhet ty me na kontrollu. Kush e paska dhënë këtë urdhër?!

-Ta tregojmë ne qejfin ty, ke për ta shiku këtë punë se çfarë kemi për të bërë.

Aktivistja Caslli i përvishet të keqpërdorurit nga Rama, Endri Shabani

Elona CASLLI

Nuk e qepim, Shabani, por e shqepim me vullnet dhe vetëdije të plotë.

Shabani, nuk e qepim, por e shqepim gojën, pasi kjo përralla e 4 qeshorit është një sajesë e gjallë.

I ndjeri Fatos Baxhaku, ka lënë një porosi për gazetarët e këtij vendi dhe mbi të gjitha për qytetarët e mirëfilltë të këtij vendi- Mos sajoni një Shqipëri tjetër, me qëndrimin apo me fjalën tuaj!

Prirja për ta trajtuar protestën e 4 qeshorit si një protestë të mirëfilltë qytetare, barazohet me prirjen për të sajuar një Shqipëri që nuk ekziston.

Një qytetar i ” pavarur” si ju, duhet ta dijë fort mirë, se raporti i drejtë me të vërtetën është fort i rëndësishëm në një shoqëri.

Ka disa fakte që përkojnë me kokëfortësi në atë protestë Shabani.

1.Heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për grumbullimin e njerëzve.
2.Heshtja shembullore e Ramës.
3. Urtia e pashembullt e policisë.

Mund të renditen shumë më tepër, por mjaftojnë pikat e renditura më sipër për ta lexuar kthjellët situatën.

Ndaj nuk e qepim, Shabani, por e shkepim, për sa kohë qeveria vendos të organizojë një protestë kundër qeverisë.

Post Scriptum- Edhe imperativi juaj Shabani, “qepeni” është një fakt kokëfortë që përputhet për mrekulli me përmbajtjen dhe fytyrën e vërtetë të protestës.

Raporti i fortë gjerman: Shqipëria, masa autokratike në hijen e Corona

Tobias Rüttershoff

(Drejtor i zyrës së fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë)

Shembja e Teatrit Kombëtar Shqiptar në një aksion natë e mjegull

Në një fushatë natë e mjegull, Kryetari i Bashkisë së Tiranës shembi Teatrin Kombëtar historik të kryeqytetit. Jo i vetmi vendim i diskutueshëm nga socialistët në pushtet gjatë krizës së Corona.

Në orët e para të mëngjesit të 17 majit 2020 u bë realitet: pas një beteje dy vjeçare për ndërtimin historik të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë, në të cilin artistë, shoqëria civile dhe opozita, të udhëhequr nga Partia Demokratike (PD), ishin shprehur kundër shembjes, kryebashkiaku Erion Veliaj urdhëroi shkatërrimin e Teatrit. Duket se Partia Socialiste (PS) në pushtet nën kryeministrin Edi Rama po përdor krizën Covid 19 për të krijuar fakte jo vetëm në çështjen “e mundimshme” të teatrit.

Përcaktimi i axhendës në pandemi

Si në shumicën e vendeve të botës, pandemia e Covid 19 ka paralizuar jetën publike në Shqipëri. Pasi rastet e para zyrtare u bënë të njohura në vend në fillim të marsit, qeveria reagoi duke mbyllur së pari shkollat dhe universitetet, më pas baret dhe restorantet, dhe më pas duke vendosur një shtetrrethim të përgjithshëm që hiqej vetëm për disa orë në ditë në të cilat njerëzit mund të blinin ushqime ose ilaçe. Kufijtë tokësorë dhe detarë u mbyllën dhe aeroporti gjithashtu ndaloi trafikun e pasagjerëve. Sidoqoftë, qasja e vendosur e qeverisë u shpagua:

Më 18 maj, numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara ishte 933, deri më tani të paktën 31 njerëz kanë vdekur nga sëmundja Covid-19, 714 janë shëruar.

Diskutimi politik gjithashtu u ngadalësua në fillim të pandemisë, megjithëse në disa vende u bë e qartë se qeveria po vazhdonte të ndiqte projektet e saj. Në luftën kundër mediave të pavarura në veçanti, ajo është gjithnjë e më autoritare. Në fillim të pandemisë, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përdoruesit e telefonëve celularë para çdo thirrjeje telefonike me anë të mesazhit zanor: ” Lani duart tuaja, mos lëvizni nga shtëpia juaj për kënaqësi, hapni dritare sa më shumë që të keni mundësi, mbrojeni veten nga media.” Më 15 maj, autoriteti shëndetësor urdhëroi gjithashtu mbyllja e stacionit televiziv privat kritik ndaj qeverisë Ora Neës sepse kishte shumë të ftuar në studio në programe. Kulmi deri tani është arritur me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Shkatërrimi i një pasurie kulturore

Teatri (shqip: Teatri Kombëtar) ishte teatri më i rëndësishëm në Tiranë. Kompleksi me ndërtesat e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental ishte një ansambël historik që tregon stile dhe qasje të ndryshme arkitekturore dhe teknike të së kaluarës. Ndërtesa është ndërtuar në vitet 1930 nën ndikimin e fortë të futurizmit italian si pjesë e të ashtuquajturit “Circolo Skanderbeg” – një kompleks kulturor dhe administrativ që ruan ende funksionin e tij edhe sot. Disa ministri dhe Bashkia e Tiranës ndodhen në afërsi të saj. Materialet dhe teknikat e përdorura në ndërtim u konsideruan inovative në nivelin europian për Italinë dhe më gjerë. Ajo përbënte gjithashtu një fazë të rëndësishme në historinë e planifikimit urban dhe arkitekturës moderne.

Pas hapjes në 1940, teatri – riemëruar në 1944 në kino-teatër Kosova dhe më 1945 në Teatër Popullor – u bë një qendër në të cilën u krijuan institucionet më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë së pasluftës. Teatri dëshmoi shumë ngjarje që kishin të bënin me krijimin e teatrit shqiptar, por ishte edhe një skenë për ngjarje artistike, akademike dhe politike. Nisur nga faktet historike, ky kompleks arkitekturor ishte pjesë e identitetit kulturor dhe kombëtar të vendit.

Në Mars të vitit 2020, Teatri Kombëtar i Shqipërisë u përfshi në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuar në Europë nga organizata europiane e trashëgimisë kulturore “Europa Nostra”, si një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane nga vitet ’30 dhe si një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri. Me prishjen e 17 majit, kjo pronë kulturore tani humbi në mënyrë të pakthyeshme.

Luftë për teatrin që nga viti 2018

Diskutimi për Teatrin Kombëtar filloi në Mars 2018 kur Kryeministri Rama prezantoi një projekt ndërtimi për një teatër të ri.
Sidoqoftë, projekti për Teatrin e ri Kombëtar zinte më pak se gjysmën e sipërfaqes origjinale, përkatësisht 3,000 m². Pjesa tjetër kishte për qëllim ndërtimin e ndërtesave të larta dhe një qendre tregtare. Rama argumentoi se ishte “e pamundur” të rinovoje ndërtesën e teatrit 80-vjeçar dhe se në vend të kësaj duheshin shpenzuar disa milion euro para publike për një partneritet publik-privat (PPP).
Projekti i ndërtimit për Teatrin e ri Kombëtar duhet të ishte zbatuar përmes një ligji të posaçëm që u miratua në parlament, në të cilin Rama ka një shumicë absolute. I ashtuquajturi “ligji i Fusha” (i titulluar sipas emrit të ndërmarrjes Fusha shpk, e cila duhej të merrte projektin), kishte mangësi serioze, mes të tjerash për shkak të dhënies së pasurisë shtetërore pa tender. Kur u bë i njohur lajmi për ligjin e posaçëm të planifikuar, artistë dhe aktivistë themeluan “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit”, e cila gjithashtu përfshiu shumë figura publike, historianë, akademikë dhe gazetarë. Aleanca organizoi protesta, filloi një peticion, iu drejtua organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndërmori veprime ligjore. Ajo e mbrojti teatrin nga shembja për 27 muaj.

Në korrik 2018, Komisioni Evropian gjithashtu kërkoi nga qeveria shqiptare të sqarojë arsyet e miratimit të ligjit të veçantë. Një nga 15 pyetjet në letër ishte nëse ligji special ishte në përputhje me detyrimet e Shqipërisë në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Edhe Thorsten Frei, raportuesi i atëhershëm për Shqipërinë i grupit parlamentar CDU / CSU në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut, gjithashtu shprehu dyshime në një intervistë:

“Akti Special për Teatrin Kombëtar është shumë i paqartë kur bëhet fjalë se si përshtatet me legjislacionin e BE-së dhe kushtetutën shqiptare. Siç e shoh, Presidenti Meta kishte të drejtë ta dërgonte ligjin përsëri në parlament […] Rënia e Teatrit Kombëtar do të tregojë se sa seriozisht e merr Edi Rama anëtarësimin në BE “.

Më 25 korrik 2019, Presidenti Ilir Meta e çoi çështjen para Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që ligji special për Teatrin Kombëtar të shpallet jokushtetues. Meqenëse gjykata nuk ishte në gjendje të punonte në këtë kohë, kjo padi u mor në shqyrtim në fund të vitit 2019. Më 30 Dhjetor 2019, Gjykata Kushtetuese u kërkoi Parlamentit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës të paraqesin argumentet e tyre për ligjin e veçantë. Sidoqoftë, çështja ende nuk ishte sjellë në gjykim.
Në shkurt të vitit 2020, bashkia e Tiranës njoftoi se projekti për të ndërtuar një ndërtesë të re teatri kishte dështuar. Fusha shpk nuk ishte në gjendje ta përfundonte projektin brenda një kohe të shkurtër dhe sipas kërkesave.

Përshkallëzimi që nga fillimi i majit

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje rreth teatrit, qeveria shqiptare vendosi që në maj të vitit 2020 tokën në të cilën ndodhej Teatri Kombëtar ta transferonte te bashkia e Tiranës, në mënyrë që të vendoste për shembjen. Presidenti Meta solli përsëri cështje kundër këtij vendimi para Gjykatës Kushtetuese. Në mbrëmjen e 14 majit, Këshilli Bashkiak i Tiranës megjithatë miratoi fshehurazi prishjen e Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Vendimi i Këshillit Bashkiak Nr 50 i 14 majit 2020 thotë që ndërtesa duhet të prishet bazuar në mendimin e Institutit për Ndërtim. Raporti u hartua një ditë më parë, më 13 maj, dhe u vërtetua se ndërtesa ishte e papërshtatshme për kryerjen e aktiviteteve dhe se, përkundër çdo rinovimi, ajo nuk mund të sigurohej. Vendimi i Këshillit Bashkiak gjithashtu i dha Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit të drejtën për të evakuuar, hyrë, dhe pastaj shkatërruar ndërtesën. Asnjë datë për prishjen nuk u dha në vendim.
Votimi nga këshilli lokal nuk bazohej në ligj. Nga njëra anë, këshilli bashkiak mund të marrë vendime vetëm në bazë të asaj që i përket bashkisë. Në këtë rast, pronën në të cilën ndodhet teatri ajo e zotëron, por jo vetë ndërtesën. Së dyti, mendimi i ekspertit është një veprim juridik administrativ që mund t’i nënshtrohet vetëm shqyrtimit gjyqësor. Një institucion politik siç është Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka juridiksion mbi një akt juridik të paraqitur nga një institucion i qeverisë qendrore.

Së treti, është e paqartë se si u zhvillua votimi. Nuk u publikua ndonjë njoftim publik për mbledhjen e këshillit bashkiak, siç kërkohet me ligj.

Së katërti, një vendim i këshillit bashkiak hyn në fuqi dhjetë ditë pas shpalljes dhe jo me efekt të menjëhershëm.

Avokati i Popullit gjithashtu ka filluar një hetim administrativ për transferimin e pronësisë së pasurisë së Teatrit Kombëtar në këshillin e qytetit të Tiranës. Hetimi synon të zbulojë nëse “aktet e institucioneve shtetërore janë kryer në kundërshtim me të drejtat e qytetarëve”.

Moskuptim për shembjen

Presidenti Meta e quajti vendimin e qeverisë dhe qytetit të Tiranës për prishjen e Teatrit Kombëtar “një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale”. Aksionet dhe vendimet e qeverisë ishin “të jashtëzakonshme”. Është një “krim i pafalshëm kushtetues, ligjor dhe moral”, veçanërisht në një kohë kur ligjshmëria e këtij prishjeje është ende në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Edhe Partia Demokratike (PD) gjithnjë kishte kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar dhe kishte kërkuar që ai të rinovohej plotësisht duke ruajtur vlerat e tij historike dhe kulturore. Disa ditë më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha e përshkroi rrënimin e teatrit si një “vijë të kuqe”. Kështu që ai shpjegoi: “Çdo akt për prishjen e teatrit është thjesht një akt lufte, ndaj qytetarëve dhe jo vetëm kundër artit dhe artistëve […]”

Pas shembjes, Basha, i shoqëruar nga Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), dhe përfaqësues të tjerë të opozitës bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në qendër të kryeqytetit.

Pala ndërkombëtare shprehur mbi të gjitha moskuptim për mënyrën sesi ndodhi shembja gjatë pandemisë Covid-19 dhe kritikoi mungesën e dialogut. Ambasadori gjerman në Tiranë tha në një deklaratë në Facebook: “Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar sot në agim, në formën në të cilën e pamë është e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në gjendjen aktuale të jashtëzakonshme, dialogu midis qeverisë dhe shoqërisë civile dhe veprimi transparent i qeverisë janë veçanërisht të rëndësishëm. “

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga ana tjetër, në paraqitjen e tij të parë publike pas shembjes, u bëri thirrje artistëve që të punojnë së bashku për ndërtimin e një teatri të ri. Ai e përshkroi vendimin për prishjen e ndërtesës si “më të vështirin në jetën e tij”, por shtoi se “ishte gjëja e duhur”. […] ”Ju shtrij dorën për të bërë një projekt më të mirë. Në fund, rezultati do të mbizotërojë, “tha Veliaj, duke shtuar,” Teatri i vjetër është zhdukur, është koha për t’u bërë bashkë”.

Veliaj sqaroi se Instituti i Ndërtimit e kishte klasifikuar ndërtesën e vjetër si “të rrezikshme” dhe se ai nuk ishte një monument kulture dhe gjithashtu nuk ishte në listën e trashëgimisë kulturore të mbrojtur. Kryeministri Edi Rama nuk kishte ndalur asnjëherë së propaganduari që godina e teatrit ishte një “karakatinë e vjetër” që duhej shkatërruar për të ngritur një ndërtesë të re, më moderne të teatrit.

16 organizata të shoqërisë civile kanë dënuar prishjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare dhe dhunën ndaj demonstruesve gjatë evakuimit. Në një njoftim për shtyp, ata paralajmëruan se një rrezik më i madh mbas prishjes së teatrit në Shqipëri në këtë kohë është shtypja e mendimit të lirë dhe qëndresës qytetare. Ata u bënë thirrje institucioneve lokale dhe ndërkombëtare si dhe ambasadave dhe ndërkombëtare të reagojnë kundër tendencave autoritare të qeverisë shqiptare.

Organizatat shtuan se demokracia, të drejtat themelore të njeriut dhe ekzistenca e shoqërisë civile në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më në rrezik më të madh: “Ne jemi në një situatë të vështirë dhe jemi në rrezik të dhunës dhe shtypjes së vazhdueshme të shtetit.”

Sipas njoftimeve të mediave, SPAK hapi një hetim pas një akuze nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”. Aleanca akuzon kryetarin Veliaj për shpërdorim të pushtetit dhe korrupsion. Aleanca ka hedhur në gjyq për shpërdorim detyre edhe tre prej inxhinierëve civilë të institutit, të cilët kanë hartuar raportin e ekspertizës për prishjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca sqaroi se ekspertiza e paraqitur nga inxhinierët bazohej në dokumente të falsifikuara. Tre nga pesë inxhinierë që hartuan raportin e kishin inspektuar kurrë personalisht gjendjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Legalizimi i kanabisit: mallkuar qoftë kujt i shkon mendja për keq

Prishja e Teatrit Kombëtar ishte pa dyshim kulmi i deritanishëm I një numri projektesh dhe vendimesh të diskutueshme qeveritare gjatë pandemisë Covid 19. Përveç kufizimeve në lirinë e shtypit të përmendura më lart, diskutimi për legalizimin e kanabisit kohët e fundit ka shkaktuar gjithashtu debat.

Deri në vitin 2016 ka pasur një rritje masive të plantacioneve të kanabisit në vend përpara se problemi të trajtohej me mbështetjen e Guardia di Finanza italiane. Më 9 maj 2020, kryeministri Rama përmendi në një konferencë për shtyp se po përgatitet një projektligj për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor: “Ne u këshilluam me ekspertë nga rajoni nga vendet që kishin përvojë pozitive. Jo me legalizimin e kanabisit rekreativ, por me futjen e kanabisit mjekësor në industrinë e përpunimit.”

Disa ditë më vonë, Prokurori i Përgjithshëm shqiptar Olsian Cela prezantoi raportin e tij vjetor. Sipas raportit, në 2019 kishte më shumë plantacione kanabisi në vend, duke e bërë këtë dukuri sërish shqetësuese përsëri për disa rajone të Shqipërisë.

“Ka pasur një aktivitet më të lartë në Krujë, Vlorë, Gjirokastra dhe Shkodër,” tha ai. “Ne nuk kemi një dokument zyrtar nga policia ose prokuroria që shpjegon shkaqet e vërteta të kësaj dukurie. Unë e konsideroj atë një element shumë shqetësues, dhe do të jetë një nga prioritetet tona në vitin 2020 “, tha Cela. Në vitin 2018, 292 raste të plantacioneve të kanabisit janë hetuar nga agjensitë lokale të zbatimit të ligjit në të gjithë vendin. Në vitin 2019, ky numër ishte 628, ose 115% më i lartë.

Ende është e paqartë nëse dhe ç’lidhje ka midis njoftimit të Ramës për një ligj dhe rritjes së kultivimit të kanabisit.

Nuk është një ogur i mirë për hapjen e negociatave të pranimit në BE

Sjellja e qeverisë shqiptare shtron një numër pyetjesh, përfshirë hapjen e ardhshme të bisedimeve të pranimit në BE, e cila është subjekt i një rezervimi të fortë që të përmbushen 15 kushte. Këto prekin mbi të gjitha zbatimim e reformës gjyqësore dhe të shtetit të së drejtës, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Masat e fundit kanë potencialin për të minuar dhe dëmtuar këtë proces.

Për sa i përket prishjes së teatrit, sigurisht që mund të ketë një mendim tjetër: ndërtesa kishte nevojë për rinovim dhe sigurisht që nuk ishte më në përputhje me kushtet teknike të kohës së sotme. Edhe në vendet e tjera, lind çdo ditë pyetja se cilat ndërtesa duhet të qëndrojnë dhe ku mund të shemben dhe rindërtohen. Sidoqoftë, është e rëndësishme në një demokraci që të ketë një dialog midis palëve të ndryshme. Shumë aktorë ndërkombëtarë, si psh ambasadat e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri apo Komisionerja e Kulturës së BE-së, Mariya Gabriel, i kanë bërë thirrje shumë herë qeverisë të kërkojë dialog me shoqërinë civile. Kjo nuk është bërë.

Për më tepër, shumë çështje ligjore që lidhen me shembjen, siç është ligji special, transferimi nga shteti në qytetin e Tiranës dhe vendimi i këshillit bashkiak nuk janë shqyrtuar nga ana ligjore. Parimi tradicional ligjor i së drejtës për t’u dëgjuar (audiatur et altera pars) u çua në absurditet me shkatërrimin e pariparueshëm të teatrit. Një shqyrtim gjyqësor i planit të shembjes përgjithësisht shumë të diskutueshëm u bë i pamundur nga aksioni Nacht-und-Nebel (natë dhe mjegull) dhe kështu u humb (përsëri) një shans që me mjetet e shtetit të së drejtës të kërkohej një ekuilibër i interesave me shtetin e ligjit dhe kështu mundësisht të gjendej një zgjidhje e pranueshme për pjesën më të madhe të popullit shqiptar.

Masat e marra nga qeveria shqiptare vijnë në atë që duket se është një kohë taktikisht e mençur për ta. Shqipëria e ka përballuar mirë pandeminë Covid 19 dhe pothuajse të gjitha kufizimet tani janë ngritur ose hequr në mënyrë të konsiderueshme. Sidoqoftë, gjendja e jashtëzakonshme vazhdon të zbatohet deri më 23 qershor, mes të tjerash edhe kufizimi i lirisë së grumbullimit.

Kjo ndoshta ka bërë që ata ta zbatojnë shembjen e teatrit tani, pasi mbase shpresohen më pak protesta, edhe sepse njerëzit kanë probleme të tjera për shkak të dëmtimit ekonomik dhe shoqëror të shkaktuar nga Covid-19. Sidoqoftë, është një çështje e hapur nëse kjo fitore nuk do të jetë përfundimisht një fitore pirrike. Vendimi i njëanshëm për shembjen e teatrit, padyshim që ka qenë një goditje e rëndë sa i përket miratimit dhe zbatimit të standardeve të përgjithshme europiane.

https://www.kas.de/de/laenderberichte/detail/-/content/albanien-autokratische-massnahmen-im-schatten-von-corona?fbclid=IwAR0mhVsNvRZ35hZeGsrsN0KNOc-EcIaOHh6U0H5_–f_PTmwZ_epOHUq2kE

Virusi, Italia nis hetimet për Kryeministrin dhe dy ministra, do merren në pyetje

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ministri i shëndetësisë Roberto Speranza dhe ajo e punëve të brendshme, Luciana Lamorgese, do të merren në pyetje në lidhje me trajtimin e pandemisë së coronavirusit në vend.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prokurorët nga Bergamo – qyteti më i goditur nga virusi – kanë nisur një hetim të gjerë për krizën shëndetësore, që la të vdekur rreth 34 mijë njerëz në Itali.

Ata ngritën çështjen mbi “zonën e kuqe” të cilën nuk morën masa paraprake rreth qyteteve Nembro dhe Alzamo – ndërsa zyrtarët rajonalë dhe qeveria fajësonin njëra-tjetrën.

Qeveria identifikoi zonën e parë të kuqe rreth qytetit Codogno, 24 orë pasi mjekët zbuluan një pacient me coronavirus.

Pas kësaj bllokoi 10 qytete të tjera, zona të mëdha të veriut – përpara se të imponohej bllokimi mbarëkombëtar.

Conte, ministri i shëndetësisë dhe ministrja e brendshme, u thirrën të mërkurën nga prokurorët në Romë për t’u marrë në pyetje.