35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Shqiptari kapet në Itali me 3 kg kokainë dhe 172 mijë euro

Një operacion i policisë në Ravenna ka çuar në pranga një shqiptar, ndërsa në shtëpinë e tij në Massa Lombarda janë sekuestruar 3 kg kokainë.

Në të njëjtin operacion, dy shtetas të tjerë shqiptarë u hetuan në gjendje lirie, ndaj njërit prej të cilëve u sekuestruan 172,000 euro para të gatshme.

Agjentët e seksionit antidrogë në Ravenna, pikasën një Mercedes të drejtuar nga një burrë, i identifikuar më pas një 30-vjeçar shqiptar, i papunë dhe me banim në Massa Lombarda.

Duke kaluar në një zonë tregtare të bashkisë Ravenna, i riu u ndal pranë një kamioni me targë shqiptare në shoqërinë e një burri tjetër, një 49 vjeçar shqiptar banues në Shqipëri.

Modalitetet e takimit mes dy burrave, gjatë të cilave policët vunë re shkëmbimin e disa çantave, bëri që policët të kryejnë një kontroll të kamionit i cili, ndërkohë, ishte shpërngulur drejt Imola.
Brenda një ndarjeje të veçantë, agjentët gjetën rreth 172,000 euro para të gatshme, të cilat ishin ndarë në paketa plastike të shumta, me qëllim që shoferi të mos ishte në gjendje të jepte shpjegime të besueshme.

Prandaj, 30 vjeçari u gjurmua gjithashtu në Massa Lombarda ku i kontrollua. Policia zhvilloi një kontroll edhe në shtëpinë e një 29 vjeçari, kushëri i të riut të arrestuar, ku u sekuestruan mbi tre kilogramëtë kokainë si dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe substancë “prerëse”.

Për këto arsye, 29 vjeçari, punëtor i pashkolluar, u arrestua dhe u dërgua në burg në Ravenna. Hetimet në vazhdim koordinohen nga Prokurori Publik i Ravenna, me vëmendje të veçantë për origjinën dhe destinacionin e shumës së madhe të parave.

Zbulohen plantacionet e drogës të zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve të policisë në Lezhë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim ku tregon se si zyrtarët e lartë të rilindjes dhe njerëzit e tyre po mbjellin dhe trafikojnë kanabis në vend pa i hyrë asnjë në këmbë.

Në mesazhin dërguar ish-kreut të qeverisë një qytetar nga Lezha denoncon kreun e PS të këtij rrethi, vëllain dhe familjen e tij se po mbjellin kanabis dhe po terrorizojnë banorët që të mbajnë gojën mbyllur.

Sipas qytetarët, e gjithë familja Ndreca është e përfshirë në trafikun e kanabisit, madje njërëzie tyre në polici sigurojnë që askush të mos iu prekë ‘mallin’.

Denoncimi

Denoncon plantacionet e droges ne Lezhe, Kashnjet!

Lidhje te ngushta te trafikante e me narkozyrtaret dhe narkopolicine.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z Berisha

Un ce po ju shkruaj jam nje banor i fshatit fregen te njesis kashnjet.Jam shum i shqetesuar dhe i zhgenjyer nga kjo situat ce po ndodh ne njesin tone,ka filluar mbjellja e kanabisit ne mase nga keto kelysht e kuq, jan mbjell afro 70 mi fidane nga eduart ndreca ce esht kryetari i emeruar i ps lezhe dhe njekosisht kryetar i qarkut lezhe dhe menagjohet nga i gjith fisi po ti jap dhe me emra.Armando ndreca vellaj i eduartit ce punon tek hetimi tatimor po merret me mbielljen dhe cdo gje gjergj ndreca kshilltare ne bashki kel ndreca inspektor zone xhaxhai i eduartit,elvis ndreca i denuar per drog dhe esht i biri i policit kelit,martin ndreca polic i fnsh,gezim kola administrator i njesis i emeruar nga pjerin ndreu, mark marku me detyr shef krimesh ne ate zon kupola e policis i mbron levizin te gjith te armatosur nuk guxojm te dalim nga shpia nga terrori ce po bejn kan mbjell dhe ne sera ,kashnjet kalivac,fregen,rras,gjobardhaj,sukagju,kalor.zoti berisha do ju dergoj info te vazhdueshme pasi keto kan mbrojtje te fort nga shteti dhe rrezikojm jeten
Ju lutem anonim

Përmbytja e Librazhdit, reagon Endri Hasa: Kështu ndodh kur qeveris kryehajduti Edi Rama dhe banda e tij

Librazhdi dhe shumë qytete të tjera në Shqipërinë e Mesme u përmbytën ditën e sotme nga shirat e rrëmbyeshëm të cilët u favorizuan edhe nga vjedhjet që janë në ndërtimin e rrugëve.

Ish-deputeti i PD i këtij qarku, Endri Hasa, ka akuzuar qeverinë Rama për këtë gjendje.

Ky është rezultati i vjedhjes urbane në Librazhd.

Këtu e ka çuar gjendjen papërgjeshmëria e Taulant Ballës dhe vartësëve të tij.

Kështu ndodh kur qeveris kryehajduti Edi Rama dhe banda e tij që mendon vetëm për vete dhe i ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët”, shprehet Hasa.

Ky është rezultati i vjedhjes urbane në Librazhd.Këtu e ka çuar gjendjen papërgjeshmëria e Taulant Ballës dhe vartësëve të tij.Kështu ndodh kur qeveris kryehajduti Edi Rama dhe banda e tij që mendon vetëm për vete dhe i ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët.

Gepostet von Endri Hasa am Mittwoch, 10. Juni 2020

“Rilindja urbane” përmbyt Librazhdin! Situatë kaotike, ndërpritet energjia në gjithë qytetin

Rreshjet e shiut kanë shkaktuar kaos është në Librazhd ku burime bëjnë me dije se janë p[ërmbytur rrugë, biznese dhe banesa ndërsa është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Rreshjet e shiut me intesitet të lartë kanë përmbytur rrugët e qytetit të Librazhdit megjithëse pusetat janë në gjëndje pune itensiteti i lartë i shiut ka bërë që uji të mbulojë trotuarët duke rrezikuar bizneset.

Problem kryesor mbeten ujrat e larta të cilat derdhen në rrugët kryesore duke shkaktuar problem pasi rreshjet marin me vete edhe inerte. Shumë biznese në rrugën kryesore janë përmbytur ndërsa në rrugën hyrse të qytetit ky problem.

Megjithëse punonjësit e ndërmarrjes shërbimeve janë në gadishmëri, reshjet e shiut me intensitet të lartë po përparojnë drejt bizneseve të cilët janë përgjatë rrugës kryesore edhe në Berat.

Janë dashur vetëm disa minuta që rrugët të përmbyten ndërsa makinat qarkiollojnë me mjaft vështirësi. Siç vihet re dhe në videon e mëposhte, rrugët janë të mbushura me ujë dhe makinat e kanë të vështirë kalimin, ndërsa jo pak biznese në krah të rrugëve rrezíkojnë të demtohen.

Pse bllokimi i reformës zgjedhore mbetet e vetmja shpresë e Ramës?

Nga Red VARAKU

Nuk është e vështirë të lexosh paranojën që ka kapur kryeministrin shqiptar pas dakortësimit për reformën zgjedhore. Kjo sepse ai e ka të qartë që pas dakortësimit të saj vjen menjëherë dhe zbatimi i saj që do të thotë zgjedhje të parakohshme.

Mosdakortësimi për reformën zgjedhore ishte shansi i tij i fundit për të shtyrë zgjedhjet dhe për këtë u investua me gjithçka kishte, deri edhe në përpjekjen për të joshur Ilir Metën për të dalë nga koalicioni me Lulzim Bashën, por fakti që kjo përpjekje iu kthye turinjve 100 fish e ka dëshpëruar edhe më shumë.

Gjithashtu, një arsye tjetër për frikën dhe paranojën e tij është fakti që menjëherë pas dakortësimit për reformën zgjedhore faktori ndërkombëtar ka rritur presionin politik mbi të, ku për herë të parë nëpërmjet grupit parlamentar më të madh të PE, atij të PPE, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme politike në të njëjtën ditë me ato lokale me një reformë të dakortësuar zgjedhore.

Dihet që një deklaratë e tillë është e qartë dhe aspak diplomatike dhe nuk le hapësirë për interpretim . Moszbatimi i kërkesave të saj jo vetëm e ngarkon këtë qeveri me përgjegjësi të rëndë, por sjell edhe pasoja të ashpra për të ardhmen e integrimit të vendit.

Pas kësaj, përveç kokëtulëve nuk besoj se dyshon më njeri, se ai ka vetëm një mënyrë për të shtyrë varrimin e tij politik dhe ajo është nëpërmjet bllokimit të reformës zgjedhore me të gjitha mjetet.

Kjo është arsyeja se pse ai është investuar sërish në bllokimin e reformës zgjedhore në kuvend me mercenarët e tij politikë, e më pas në mosrealizimin e saj. Sepse, ai e ka të qartë që nëse kjo reformë kalon në kuvend dhe do të fillojë të funksionojë dhe të punojë për termat teknikë, ky do të ishte dhe fundi tij. Pra, votimi në kuvend i Kodi të ri, u hap rrugën menjëherë zgjedhjeve të reja sipas kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave

I trembur nga presioni i ashpër perëndimor, I tmerruar nga fundi i tij i sigurtë dhe nga zgjedhjet e reja me një Kod më të sigurt, i sigurt se vazhdimi i dialogut me opozitën po e ekspozon atë si fajtor kryesor para shqiptarëve për moshapjen e negociatave , ai nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të bëhet pengesë për vazhdimin formal të marrëveshjes me opozitën.

Besoj është e qartë pse ai nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të bllokojë reformën zgjedhore. Madje, duke njohur natyrën e tij skizoide kemi për të parë se ai mund të anulojë dhe ato çfarë ka pranuar deri tani.

Me sa duket ashtu si çdo regjim kur i vjen ngordhja, dhe ky i yni, kur tenton të ndryshojë, shkatërrohet. Ndaj, për të ruajtur statu quo-në e deritanishme , prej ditësh ka ngritur në këmbë opozitën parlametare. Sigurisht, me manovrat e tij ai mbase do të arrijë ta zgjasë agoninë e tij në pushtet, por nuk do ta arrijë kurrë ta ndalë egzekutimin e verdiktit që tashmë është dhënë për të.

Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

🔴VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh!

🔴🔴VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!

🔴🔴🔴VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.

❌ Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.

640 trupa amerikane në Kosovë, Trump: Nuk do lejojmë që armiqësitë të ripërtërihen

President Donald Trump points to members of the media as he arrives on the South Lawn of the White House in Washington, Friday, May 25, 2018, after attending a graduation and commissioning ceremony at the U.S. Naval Academy in Annapolis, Md. (AP Photo/Andrew Harnik)

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se rreth 640 ushtarë amerikanë do të mbesin në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kryesuesit të përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, presidenti i njoftoi ata vendosjen e trupave amerikane gjithandej nëpër botë, përfshirë edhe Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u kontribuojnë forcave të KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja në bashkëpunim me autoritetet vendase, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë. Afërisht 640 pjesëtarë të Ushtrisë amerikane shërbejnë në kuadër të 4 mijë trupave të KFOR-it”, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Në muajin mars, senatori amerikan, David Perdue, nxiti debate në Kosovë me nje deklaratë në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë, nëse ajo nuk heq tarifat ndaj Serbisë, një qëndrim që u mbështet nga i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i biri i presidentit Trump.

LEXONI EDHE KËTË
Perdue: SHBA duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë nëse nuk hiqen tarifat
Një debat i tillë ishte pjesë e trysnisë amerikane ndaj qeverisë së Kosoëvs për të hequr pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë, të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

Postimi i senatorit Perdue, ngjalli reagime e shqetësime në Kosovë ku prania amerikane dhe përfshirja në proceset politike vlerësohen të pazëvendësueshme.

Gjermania mbyll kufijtë me Shqipërinë deri më 31 gusht

Gjermania do të hap kufijtë dhe do të heq ndalesat më 15 qershor për qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Zvicrës, por ka shtyrë hapjen e kufijve për vendet jo anëtare deri më 31 gusht.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se Gjermania nuk ka akoma sisteme me pjesën tjetër të botës për të vlerësuar dhe koordinuar udhëtimin pa sjellë rreziqe potencialisht të pallogaritshme.

“Ne nuk mund dhe nuk do të rrezikojmë që gjermanët të bllokohen përsëri në të gjithë botën gjatë kësaj vere, apo që pushuesit që kthehen në Gjermani të jenë të infektuar”, tha ai.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, etj nuk do të mund të udhëtojnë për në Gjermani deri në fund të gushtit. Por, megjithatë vendimi zyrtar pritet që sot të konfirmohet nga ana e Qeverisë Gjermane.

1 në 2 shqiptarë është më i varfër, 1 në 2 shqiptarë është pa punë, 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet prej Ramës

Jorida TABAKU

Edi Rama është një gënjeshtar i paskrupullt. Sa herë është në vështirësi bën 2 gjëra: gënjen edhe më shumë shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që u thotë shqiptarëve të vërtetën se ai është përgjegjësi për krizën e rëndë të ekonomisë.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Ekonomia sot është në prag falimenti, bizneset po mbyllen, njerëzit marrin ushqim me lista, por Edi Rama vazhdon të firmosë koncesione korruptive 2,2 miliardë euro.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve.

Me batutat e tij banale, bajate dhe të vjetra si ai vetë, mund të qeshin ata 5 veta që marrin tendera e koncesione, por jo 3 milionë shqiptarë. Ata janë skllevër që ai i ngarkoi me 4.2 miliardë taksa të rritura, i detyroi të largohen dhe që sot po mbyllin masivisht bizneset.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është më i varfër.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është pa punë.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet.

Edi Rama, si kryeministri më i paaftë, më i dështuar dhe më i korruptuar i vendit, është fatura më e lartë që po paguajnë shqiptarët.

Nuk ka borxh të ri, amnisti fiskale për krimin apo kopje të shëmtuar programi që e shpëton nga largimi!

Rama dhe pasqyra e tij e mashtrimeve

Dritan KABA

Mashtrimi me paketën e trete ekonomike per bizneset e prekura gjate kohes se Pandemise nuk është i vetmi mashtrim publik dhe angazhim i pambajtur ose i shkelur me të dyja këmbët!

Premtoi TVSH 6% për energjinë elektrike, por rriti çmimin dhe futi në burg me qindra qytetarë për mospagesë dhe pamundësi të faturave të energjisë!

Premtoi brenda 4 viteve ujë të pijshëm 24 orë, por në vend të këtij premtimi rrit çmimin e ujit me 40% në shumë bashki që drejtojnë rilindasit!

Premtoi mjekësi falas, por e shtrenjtoi atë dhe po e rrënon dita ditës me PPP kriminale!
Premtoi restaurimin e teatrit dhe të vlerave kulturore, por e prish atë për t’i hapur rrugë mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parave. Çdo ditë Tirana, Durrësi, Korça po humbin vlera të jashtëzakonshme nga lejet e ndërtimit, që vetëm fuqizojnë grupet kriminale.

Premtoi taksa të drejta, por bëri ligje antikushtetuese në favor të oligarkëve, që paguajnë më pak se punëtorët!

Premtoi Statusin e Minatorit dhe Naftëtarit, por u tall me ta. Sot janë edhe me keq dhe të braktisur!
Premtoi rritjen e pensioneve, në vend të tyre rriti moshën e pensionit në 67 vjeç!

Premtoi subvencione dhe naftë pa akcizë për fermerët, por në vend të tyre, rriti dhe e bëri naftën me çmimin nga më të shtrenjtët në Evropë dhe uli në nivele skandaloze subvencionet bujqësore. Edhe ato pak subvencione shkojnë në tre katër duar të militantëve të Rilindjes dhe oligarkëve!

Premtoi treg të lirë dhe konkurrent, por solli kapjen e ekonomisë nga një grusht të pangopurish!
Premtoi polici në shërbim të popullit, por e vuri atë në shërbim të krimit dhe autokracisë!

Premtoi reformë në arsim dhe uljen e pagesave për studentët, por në vend të këtyre solli rritjen e kostove për shkollat dhe mbolli injorancën dhe mediokritetin në arsim!

Premtoi legalizime falas, por ato u shtrenjtuan gati dyfish!
Premtoi medikamente mjekësore më të lira, por solli në treg ilaçet më të këqija!

Kjo fytyra është fytyra e vërtetë e Rilindjes së Edi Ramës, pa pasqyrë!
Kush e voton sërish e meriton plotësisht!