35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Spahia: Rritja e numrit të të infektuarve, rezultat i keqmenaxhimit

Nga komunikimi në ABC News mbi shtimin e rasteve të të infektuarve me Covid.

Shifrat në rritje të tre ditëve të fundit janë tregues se nuk ka një strategji të përballjes me virusin Covid. Qeveria po e hedh përgjegjësinë tek qytetarët, edhe pse është fakt se institucionet shëndetësore publike janë tashmë vatra të pranuara të virusit.

Duhet një qasje tjetër, një strategji tjetër. Qeveria duhet të heqë dorë nga propaganda e të kthejë vëmendjen tek personeli mjekësor. Ata kanë vlerësimin maksimal për kushtet në të cilat po kryejnë shërbimin e tyre. Po e bëjnë me shumë përkushtim edhe pse nuk po marrin vëmendjen e merituar nga shteti, edhe kur është faktuar se ka vatër infeksioni aty ku punojnë, si në QSUT, në qendrën shëndetësore nr.9 e së fundmi sipas informacioneve edhe qendra nr.8.

Tendenca për të bërë përgjegjës shqiptarët është më së paku e padrejtë, sepse qytetarët janë përballur me izolim të rreptë dhe e kanë respektuar do thoja me seriozitet të admirueshëm. Iu nënshtruan një mënyre izolimi që kishte një mungesë ekstreme llogjike pasi brenda të njëjtës javë kishte dy ekstreme izolim total dhe liri brenda orareve të caktuara.

Nuk është grumbullimi i njerëzve problem sot, por vatrat e krijuara në institucionet shëndetësore apo bizneset me rrezik të lartë, si fasoneritë e call center-at. Fakti që janë kthyer në vatra infeksioni, dëshmon trajtimin sipërfaqësor nga ana e qeverisë të kësaj sfide që është botërore.

PD publikon videon me mashtrimin e Ramës për paketën e tretë: Ramavirusi ka braktisur shqiptarët. Bizneset po falimentojnë

Nga Agron SHEHAJ

Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin.

RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre.

RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.

Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë!

Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!

RAMAVIRUSI

Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin. RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre. RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë!Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!

Gepostet von Agron Shehaj am Mittwoch, 10. Juni 2020

OKB: Pandemia mund të shkaktojë emergjencë globale të ushqimit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka paralajmëruar për “emergjencë globale të ushqimit në të ardhmen”, për shkak të kombinimit të varfërisë ekstreme dhe pandemisë me koronavirus.

“Sistemet tona të ushqimit janë duke dështuar, dhe pandemia me Covid-19 është duke përkeqësuar gjërat”, ka thënë Guterres në një video-mesazh më 9 qershor.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar që më shumë se 820 milionë persona në gjithë botën janë të uritur, derisa 144 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare nuk rriten si duhet.

Guterres ka paralajmëruar se rreth 49 milionë persona mund të përballen me varfëri ekstreme këtë vit për shkak të pandemisë.

“Nëse nuk merren hapa të menjëhershëm, është krejtësisht e qartë se do të ketë një emergjencë globale me ushqim në një të ardhme të afërt, e cila mund të ketë ndikim afatgjatë në qindra miliona fëmijë dhe të rritur”, ka thënë ai.

Banka Botërore ka vlerësuar më 8 qershor se 71 milionë deri në 100 milionë njerëz do të përballen me varfëri ekstreme për shkak të pandemisë.

Guterres ka bërë thirrje për mbrojtje më të mirë të punëtorëve në sektorin e ushqimit, për më shumë mbështetje për prodhuesit e ushqimit dhe për shmangie të pengesave në zinxhirin e transportit, në mënyrë që të dërgohet ndihma humanitare tek ata që kanë nevojë.

Si do të rimëkëmbet Europa pas krizës së pandemisë?

Suksesi nuk u arrit as në takimin e fundit virtual të ministrave të Financave dhe të Ekonomisë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të martën (09.06.) Megjithatë ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz u shpreh se është i mundur kompromisi për fondin e rimëkëmbjes. “Propozimi francezo-gjerman është i mençur”, tha ministri i Financave, Olaf Scholz që para takimit. Me këtë ai kishte parasysh planin për paketën koniunkturore prej 500 miliardë eurosh, të cilin kancelarja Merkel dhe presidenti Macron e paraqitën muajin e fundit.

Vetëm pak më vonë dha edhe një shtysë Komisioni Europian duke kërkuar investime në vlerë prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet jugore të prekura rëndë nga pandemia. Siç pritej erdhi kundërshtimi nga “katër kursimtarët” (Austria, Danimarka, Holanda, Suedia), vende që nën drejtimin e Holandës e refuzuan propozimin gjermano-francez.

Kërkohen kompromise
Kjo hapi zyrtarisht mes ministrave të Financave edhe grindjen për paketën koniunkturore të Komisionit Europian. Megjithatë nuk vendosin ata , por krerët e qeverive. E me shumë gjasa jo në samitin e BE javën e ardhshme, por në korrik në takime të veçanta, që mundësisht do të zhvillohen si takime me prezencë. Konferencat e internetit nuk po konsiderohen si shumë produktive, kur kërkohet një kompromis.

Gjermania merr nga 1 korriku presidencën e radhës në BE. Kancelares Angela Merkel duhet të harmonizojë kërkesat e “katër kursimtarëve” me ato të vendeve jugore të prekura rëndë nga Corona. Vërtet që ministri i Jashtëm dhe ai i Financave të Holandës theksojnë në një deklaratë se Holanda e mbështet parimisht “bashkëpunimin europian”, por ata bënë të qartë, se i refuzojnë planet e financimit të paketës së synuar nga Komisioni Europian. Do të veprojmë me “ata që mendojnë si ne” për ndryshime.

Borxhe, po si dhe sa?
Për kancelaren gjermane është pozitive për bisedimet e ardhshme, që Olaf Scholz flet për “një urë të mirëkuptimit” për paketën më të vogël 500 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, tha se shlyerja e borxheve do të duhet të vihet shumë më shpejt në lëvizje, se sa e parashikon KE. Përtej kësaj, Scholz kërkon të heqë nocionin e “kondicionalitetit”, kushte të veçanta për dhënien e mjeteve financiare. Italia reagon me alergji ndaj kësaj, kaq shumë i kujton kjo fjalë kushtet që u vunë gjatë krizës financiare. Scholz përdor nocionin e “investimeve konnkrete”. Me këtë ai krijon një urë për Holandën e vendet e tjera kundërshtare, që ndihmat e rimëkëmbjes do t’i mbështesin vetëm si investime të së ardhmes, zgjerim i ekonomisë promjedisore.

Ministri holandez i Financave, Wopke Hoeckstra
Por debat ka edhe për grantet dhe kreditë. Holanda, Austria, Danimarka e Suedia duan t’i japin fondet vetëm si kredi, por vendet e mbytura në borxhe si Italia e refuzojnë këtë, sepse kjo do të rëndonte edhe më shumë barrën e borxheve, që këto vende edhe tani nuk e përballojnë dot. Fjala magjike në Bruksel për këtë është “përzierja e duhur”.

Kush do të zgjidhet kreu i eurogrupit?

Ministri i Financave të Portugalisë, Mario Centeno largohet nga eurogrupi dhe nga posti në Lisbonë. Kështu në mesin e debatit për planin e rimëkëmbjes ekonomike të BE pas Coronës, muajin e ardhshëm do të ketë edhe një ndërrim personeli. Si kandidatë shihen ministri i Financave të Luksemburgut, Pierre Gramegna, homologu irlandez, Paschal Donohoe dhe spanjollja, Nadia Calvino. Për të thuhet, se ajo ka një marrëdhënie të mirë me ministrin gjerman të Financave, Olaf Scholz.

Ajo është socialiste e krahut konservator për financat, gjë që duhet t’i pëlqejë socialdemokratit Scholz. Nga ana tjetër vendet jugore do të bëjnë presion që në këto kohë kaq të trazuara të ruajnë influencën e tyre në eurogrup. Gjermania ende nuk është pozicionuar zyrtarisht, se cilën kandidaturë mbështet. Sidoqoftë kreun e ri të eurogrupit e pret një axhendë e mbushur – nga sheshimi i grindjeve për fondet e rimëkëmbjes financiare deri tek projekti i lënë në harresë i unionit bankar.

Basha me përfaqësuesit e Investitorëve të Huaj: Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj. Basha shprehet se, gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, diskutuam mbi shqetësimet e investitorëve të huaj në Shqipëri. Konkurenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë janë në krye të listës së shqetësimeve të tyre.

Basha shprehet më tej se, taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Nuk ka prioritet më të madh për shqiptarët sot, se të kthejmë besimin të ekonomia e të nxisim punësimin si emergjencë kombëtare!

Për këtë arsye, krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune, është prioriteti ynë strategjik.

Gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, z. Constantin Von Alvensleben, President i FIAA, z. Grant Sun, anëtar Bordi i FIAA, z. Përparim Kalo, Anëtar Bordi i FIAA, z.Emil Georgakiev, Anëtar Bordi i FIAA, znj. Marinela Jazoj, Drejtore Ekzekutive e FIAA, diskutuam mbi shqetësimet e investitorëve të huaj në Shqipëri. Konkurenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë janë në krye të listës së shqetësimeve të tyre.

I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se, në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin.

Do t’i japim fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike. Politika transparente dhe afatgjatë për taksat dhe hapja e lojës duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale do të garantojnë konkurencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë.

Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm.

Shqiperia do të shohë përpara dhe prioriteti im absolut është të luftoj për të mbrojtur dhe hapur çdo vend pune të mundshëm.

“Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale. Me planin tonë ekonomik do të sprapsim krizën “Rama” dhe do mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve.

Malltezi-Lleshajt: Filloje me këtë pontilin pa leje dhe pastaj bëhu gazi i botës me lejet për çadrat…

Kreu ii Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se vija bregdetare nuk duhet të preket nga paligjshmëria dhe se s’duhet të bëhet asnjë ndërtim pa lejë.

Malltezi drejton pyetjen se, si ministri mund të gënjejë kaq pacipësisht. Përmes një reagimi në Facebook, ai bën me dije se, ka dy muaj që ka depozituar padinë në Policinë e Manzës për ndërtim të paligjshëm dhe ende s’ka marrë përgjigje.

Postimi i plotë

“Si mund te genjeje kaq pacipesisht? Thote nuk do lejohet asnje ndertim pa leje, biles asnje cader, ne nje kohe kur ka 2 muaj qe ka ndertim te paligjshem pontil mu brenda detit ndertuar nga oligarku Fusha? Ka 2 muaj qe kam depozituar padine ne Policine e Manzes per ndertimin e paligjshem dhe ka 2 muaj was e Policia qe don i cmenduri-hajdut ka ik ne drejtim te paditur dhe nuk ka pergjigje!!! Filloje me kete pontilin pa leje dhe me dem te cmendur per bioten dhe erozionin bregdetar, pastaj behu gazi i botes me lejet per cadrat, e pastaj na thuaj “Hajde Liam tek Mihali!” E ben dot?

Berlusconi paralajmëron pronarët e Milanit: S’e keni lehtë të më zëvendësoni…

Ish-presidenti i Milanit i cili tani e drejton klubin Monza, Silvio Berlusconi ka komentuar krizën te ish-klubi i tij kuqezi, duke thënë se kushdo që do ta kishte blerë klubin pas tij, do ta kishte të vështirë ta zëvendësonte atë.

Ish-kryeministri i Italisë e kishte marrë pronësinë e gjigantit italian, Milan, në vitin 1986 dhe e kishte mbajtur atë për 31 vjet, para se ta shiste në vitin 2017.

Më 5 gusht të vitit 2016, kompania Fininvest kishte bërë të ditur se do t’i shiste aksionet që i kishte në Milan, ndërsa më 13 prill të vitit 2017 Berlusconi e shiti Milanin te kompania Rossoneri Sport Investment Lux për 830 milionë euro.

Milani është përballur me kriza të shumta – si financiare, ashtu edhe me ndërrimin e shpeshtë të pronarëve dhe drejtuesve – që nga largimi i Berlusconit, i cili tha se nuk është e lehtë të gjendet një zëvendësues për të.

“Për të marrë rezultate të mira, lojtarët duhet të kenë gjëra të mira në mendje. Atyre u duhet një klub që i afron lojtarët dhe u duhet një trajner i aftë”, ka thënë Berlusconi.

“Është e rëndësishme t’u ofrohet përkrahje edhe nga presidenti i klubit, unë gjithmonë di gjithçka për çdo lojtar timin, ata më shohin mua pothuajse si vëlla më të madh”.

“Nuk është e lehtë të gjendet zëvendësues për mua. Mendoj se bëra çfarë mund të bëj, unë jam ende i afërt me Milanin dhe tentoj t’ua jap të gjitha sugjerimet të cilat mendoj se do t’u kryenin punë”.

Milani do të kthehet në fushën e loëjs, pas pauzës tremujore shkaku i koronavirusit, me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit. Ndeshja e parë në San Siro kishte përfunduar me rezultat 1:1.

Rregulla për Messin, lojtarët e Barcelonës e kanë të ndaluar të…

Lojtarët e Barcelonës e kanë të ndaluar të bëjnë ndërhyrje të ashpra ndaj Lionel Messit gjatë ndeshjeve mes lojtarëve në seanca stërvitore, në mënyrë të mos e lëndojnë argjentinasin. Këtë e kishte zbuluar lojtari i huazuar në Schalke, Jean-Clair Todibo.

Lionel Messi mbetet lojtari dhe lideri me më së shumti ndikim në skuadrën e Barcelonës, duke qenë vendimtar në ndeshjen e katalonasve përkundër që po i afrohet ditëlindjes së 33-të,

Megjithatë, ai i pati disa probleme me lëndime në fillim të këtij sezoni 2019/20 dhe sërish këtë muaj, kur rinisin seancat stërvitore në përgatitje për rinisjen e La Ligës këtë javë.

Përkundër lëndimeve, kapiteni argjentinas e ka luajtur një rol vendimtar në tentimet e Barcelonës për të siguruar sa më shumë trofe këtë sezon, me 19 golat të shënuara, përkundër që s’luajti deri në gjysmë të shtatorit.

Todibo – i cili është huazuar në Schalke për pjesën e mbetur të këtij sezoni – thotë se skuadra e Barcelonës ndërmerr hapa për t’iu shmangur dëmtimeve të Messit në stërvitje, duke e pasur parasysh rëndësinë që ai e ka për katalonasit.

“Të gjithë e dinim se atë s’mund ta lëndonim. Kundër Messit mbronim me shumë kujdes gjatë stërvitjeve”, kishte thënë Todibo në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane, Bild.

“Kam mësuar shumë nga Messi dhe gjithashtu ia kam vjedhur disa herë topin gjatë seancave stërvitore. Por, kundër Messit nuk e jep maksimumin, askush s’dëshiron ta lëndojë atë”.

Todibo nuk arriti të lë gjurmë në Camp Nou pas transferimit të tij nga Toulouse dhe Schalke e ka opsionin për të blerë atë në fund të fazës së huazimit, këtë verë, për 25 milionë euro.

“Vetëm xhelozët s’e duan Ronaldon”

Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë, Costinha, ka thënë se ylli i Juventusit është aq i fiksuar pas arritjes së përsosmërisë saqë mërzitet edhe nëse e humb një goditje të vetme në stërvitje.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, vlerësohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, pasi që ka thyer rekorde të shumta gjatë karrierës së tij me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe tani me Juventusin.

Megjithatë, ai kritikohet nga shumë tifozë rivalë të cilët theksojnë se si reagon me zemërim Ronaldo kur bashkëlojtarët bëjnë pasime të gabuara ose kur dikush tjetër gjuan në momentet kur Ronaldo është në pozitë më të mirë për të shënuar gol.

Por, Costinha beson se bashkëkombësi i tij nuk do të kishte qenë lojtari që është sot nëse nuk do të kërkonte me ngulm të jetë sa më i mirë që të mundet çdo ditë në stërvitje.

Kjo i ishte dëshmuar atij kur e kishte vizituar kampin e Real Madridit para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut në vitin 2012. Ai ishte ftuar aty nga ish-trajneri i tij në Porto, Jose Mourinho, dhe e kishte parë sesi reagonte Ronaldo.

“Lojtarët e Real Madridit po i stërvitnin goditjet kundër portierëve dhe, nga 20 goditje gjithsej, Ronaldo e humbi një. Shumica e lojtarëve të tjerë i humbnin nga gjashtë deri në dhjetë”, ka thënë Costinha.

“Kur ai e humbi goditjen, të gjithë filluan ta ngacmojnë dhe ai u mërzit shumë. Ai pastaj e kapi një shportë plot topa dhe shkoi t’i ushtronte goditjet e tij i vetëm. Kjo e tregon karakterin e tij. Ai nuk ia lejon vetes ta humbë asnjë rast”.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Disa njerëz e shohim atë duke u zemëruar në fushë sepse ndonjë pasim s’është i mirë apo dikush e bën një goditje të keqe dhe e keqkuptojnë atë. Por, karakteri i tij është i tillë. Ai është një djalosh dhe futbollist fantastik”.

Gjykata pranon provat, a do të dënohet Kajmaku i Ramës?

Përfundon seanca e parë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili ndodhet ende në arrati nën masën “arrest me burg” në mungesë.

Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe avokatët e ish-zyrtarit.

Në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 18 qershor, ora 10:00 do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.

Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash. Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

Më pas, Kajmaku u shpall në kërkim policor për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.