23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Rama anulon vendimin! Transporti publik nuk do të rifillojë më 15 qershor, reagimi i fortë i Shoqatave

Transporti urban publik në të gjithë Shqipërinë nuk do të rinisë punën më 15 qershor, nëse nuk plotësohen katër kërkesat e operatorëve. Vendimi për mosnisjen e transportit urban u mor nga përfaqësuesit e shoqatave të transportit një ditë pas protestës së zhvilluar para Ministrisë së Infrastrukturës.

Sot pas mbledhjes, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, Ndërqytetas dhe Rrethqytetas të Udhëtarëve, si dhe Shoqata Urbane dhe Interurbane Veri, në një letër drejtuar kryeministrit Rama, ministres të Financave, Anila Denaj, ministres së Infrastrukturës Balluku dhe ministrit Shalsi kërkojnë edhe një herë plotësimin e 4 kërkesave që nga heqja e akcizës, TVSH-së, si dhe rimbursim për reduktim të kapacitetit dhe kategorive që udhëtojnë falas.

Operatorët e transportit publik në të gjithë vendin thonë se nëse këto kërkesa nuk do të plotësohen, puna nuk do të rifillojë. Nesër në orën 10:00, përfaqësues të Shoqatave të Transportit dhe operatorë të këtij shërbimi do të zhvillojnë një tjetër protestë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë përshkallëzim të protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre financiare. Qeveria vendosi që transporti publik të rinisë punën më 15 qershor me 70% të kapacitetit të lejuar dhe protokoll sigurie të miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Por sipas Shoqatave të Transportit, nisja e punës me kapacitet të reduktuar dhe me çmimet aktuale të biletave do të çonte drejt falimentimit sektorin. Në Tiranë operojnë 15 linja të transportit publik urban, të cilat kanë vendosur të mosrikthehen në punë me 70% të kapacitetit të lejuar, pasi kjo do të vështirësonte situatën financiare të këtij sektori.

LETRA E PLOTË

Përfaqësitë e shoqatave të transportit publik janë duke ndjekur me shqetësim situatën alarmante të krijuar nga COVID-19. Pa dyshim që qeveria shqiptare po përballet me vështirësi në këto momente delikate, por ju bëjmë të ditur se situata e transportit në Shqipëri, më saktë shoqëritë tregtare të cilat operojnë janë të fundit ende të mbyllura dhe si pasojë në kolaps ekonomik.

Bazuar në informacionin e marrë në rrugë jozyrtare, i cili thotë për rifillimin e shërbimit më datë 15 Qershor, në pritje të zyrtarizmit të dy prej kërkesave të premtuara nga Kryeministri, ne po ju përsërisim edhe një herë kërkesat tona ekonomike të panegociueshme, për të mundësuar rifillimin e shërbimit:

1.Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik (njësoj siç është për industrinë e peshkut).

Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një nga hallkat thelbësore të zhvillimit të tij.

3.Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.

4.Rimbursimin e kategorive, të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014.

Eurobondi/ Reagon Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe, KM mburret se merr borxh të ri!

Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me Eurobondin.

Lideri i opozitës shkruan në një postim në Twitter se, teksa Shqipëria zhytet në borxhe, kreu i qeverisë mburret se mori një borxh të ri.

“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”, shkruan Basha në Twitter.

Aksidenti/ Ndërron jetë në spital drejtuesi i furgonit të Postës Shqiptare

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 35 vjeçari, Kristi Plluska, i cili u aksidentua mesditën e sotme pranë fshatit Bulgarec në Korçë ndërsa drejtonte furgonin e Postës Shqiptare.

Plluska nuk mundi ti shpëtonte plagëve të marra.

Furgoni të cilin drejtonte u përplas fillimisht me një Benz dhe më pas goditi një pemë.

Ai mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrjë nga automjeti i dëmtuar.

Deklarata e PPE dhe një përpjekje për të fshehur mesazhin e palëkundur perëndimor

Nga Red VARAKU

Ka pasur një konfuzion në leximin e mesazhit perëndimor në lidhje me krizën shqiptare kryesisht si pasojë e dy ngjarjeve të rëndësishme jashtëpolitike, tërmetit dhe pandemisë, të cilat kjo qeveri i ka shfrytëzuar maksimalisht për të harruar të vërtetat e përgjimeve dhe votimet moniste.

Gjithashtu, këto dy ngjarje kanë ndikuar që nëpërmjet propagandës, qeveria të ndërtojë në mëndjen e shqiptarëve një qasje dhe narrativë tjetër të perëndimit ndaj krizës shqiptare, sidomos në interpretimin e ndihmës financiare të perëndimit ndaj popullit shqiptar, si mbështetje për të dhe në prezantimin e kredisë 885 milion euro si përkrahje për të personalisht.

I njëjti konfuzion u tentua edhe këto ditë në dakortësimin e Reformës Zgjedhore, ku sërish ai tentoi ta shiste veten si i përkëdheluri i perëndimit kur në fakt në fund rezultoi e kundërta.

Por, e vërteta është që përkundër kësaj përpjekjeje për të shfokusuar opinionin publik , ka pasur gjithmonë një qëndrim të qartë të faktorit ndërkombëtar.

Më i ashpri dhe më i qarti ka qenë bllokimi i integrimit. Një rast unik, në historinë e integrimit, sepse nuk ishte thjesht një moshapje negociatash për shkak të mosplotësimit të kushteve, por ishte bllokim i integrimit me nëntë kushte, të cilat pasqyronin qartazi vetëm kërkesat e opozitës.

Pas bllokimit të integrimit, një mesazh tjetër i qartë, që i shkonte mu në zemër propagandës së qeverisë, fiks një muaj pas bllokimit të integrimit, në Zagreb Partitë Popullore Europiane dolën me një rezolutë të qartë në mbështetje të betejës politike të opozitës.

Një rezolutë që pranonte krizën që vinte si pasojë e përpjekjes së Ramës për të asgjësuar demokracinë dhe shikonte si zgjidhje të saj propozimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme politike në të njëjtën ditë me ato lokale me një kod të dakortësuar zgjedhor.

Në këtë mënyrë ajo vinte si mbështetja e parë e hapur për betejën politike të Lulzim Bashës pasi njihte, pranonte dhe vlerësonte edhe vendimet politike të z. Basha si lider i Opozitës, përfshi këtu djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Më pas kemi presionin që e detyroi kryeministrin të pranonte si zgjidhje zbatimin e kushteve të Bundestagut. Provë për këtë ishte pranimi i Këshillit Politik, si mjet për shtrimin e rrugës për zgjidhjen e krizës dhe për dakortësimin e reformës zgjedhore si një mënyrë për dorëzimin e pushtetit me procedurë.

Po në vazhdën e këtij qëndrimi të palëkundur ishte dhe sot deklarata e grupit parlamentar të PPE , grupit që qeveris BE-në, e cila nuk është tjetër vetëm se një përkthim në terma ligjorë dhe institucionalë i rezolutës së Zagrebit.

Pra, deklarata sot e z. Michael Gahler, koordinatorit të grupit të PPE në Parlamentin Europian për çështjet e zgjerimit (CDU), i cili kërkoi sot në emër të grupit të Partive Popullore Europiane, vazhdimin me plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave, me vendimin si hapin tjetër të rëndësishëm pas reformës zgjedhore, aplikimin e saj, jo vetëm që nuk është një devijim nga strategjia për tranzicionin politik të pushtetit në Shqipëri, por është një deklaratë që përforcon qëndrimin perëndimor dhe paralajmëron akte me fuqi ligjore në rast devijimi nga ky kurs.

Në thelb kjo deklaratë është një ‘urdhër’ për qeverinë shqiptare, që nuk ka asnjë shans të mos zbatohet sepse moszbatimi i tij jo vetëm e ngarkon këtë qeveri me përgjegjësi, por sjell edhe pasoja të tjera për të ardhmen e integrimit të vendit.

Ndaj, përtej spekulimeve të vogla propagandistike, që tentojnë të injorojnë ose të zvogëlojnë betejën politike të opozitës, e vërteta është që Këshilli Politik dhe Reforma Zgjedhore janë pasojë e presionit ndëkombëtar për të plotësuar kushtet e Bundestagut.

Pas deklaratës së sotshme të grupit të PPE, nuk besoj se ka më njeri që të mos e ketë të qartë, që faktori ndërkombëtar është angazhuar për një tranzicion politik të pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme politike në të njëjtën ditë me ato lokale me kodin e ri të dakortësuar.

Covid-19/ Mjeku i njohur: Spitali është kthyer në vatër infektimi, qeveria e përdori për mjet propaganda

Mjeku i njohur Petrit Vargu i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, foli në lidhje me shpërthimin e e rasteve të reja të personave të prekur nga COVID-19, ku vetëm ditën e sotme u regjistruan 36 raste të reja.

Vargu u shpreh se testet për COVID-19 që po bëhen tani duhet të ishin bërë që në periudhën mars-prill në mënyrë të tillë që mos të përhapej edhe më shumë virusi.

“Me masat që u morën me mënyrën sesi komuniteti shkencor veproi duke i mbajtur ison kryeministrit, vetëm më distancim social dhe fizik, pa masa konkrete, dhe për këtë fakt situata ka dalë jashtë dore. Sot ne po shpenzojmë dhe po bëjmë ato teste që duhet të ishin bërë në mars dhe në prill. Situata mendoj se ka dalë totalisht jashtë dore.

Po drejtohet nga njerëz jo kompetente, pasi COVID-19 e panë si një mjet propagande. Stafi shkencor duhet të ishte në krye dhe komuniteti të ishte profesionist dhe kompetentë. Duhet të bashkoheshim në ato zëra sporadike. Sot ndodhi ajo, që në institucionin që duhet të ishte fortesa siç është spitali, sot kemi dy vatra, që janë të rrezikshme për shpërndarjen e COVID-19.

Nuk kemi parë asnjëherë drejtorin e spitalit për të dhënë një deklaratë, në lidhje me masat që ka marrë. Nëse shkojmë në një spital privat shohim që masat janë krejtësisht të ndryshme”, tha Vargu.

Studentët thirrje për bojkot të shkollës: Të anulohen tarifat!

Studentët e Lëvizjes për Univeristetin kanë bërë thirrje për bójkotim të tarifës shkollore, ndërsa ka nisur të mbledh edhe nënshkrime për një péticion drejtuar ministrisë së Arsimit ku kërkohet anulimi i tarifave për vitin akademik 2019-2020, arsyet kryesore të kësaj kërkese lidhen me vështirësitë ekonomike të krijuar nga tërmeti dhe pandemia për gjatë këtij viti.

“Gjatë gjithë këtij viti akademik nuk kemi qënë shumë në fakultet, së pari prej situatës së tërmetit e më pas prej situatës së Covid -19. Thirrja për anulimin e tarifave bëhët akoma edhe më e rëndësishme edhe më aktuale”, tha studentja.

“Vetëm dy ditët e para të këtij pedicioni ku ne kërkojmë anulim tarifash për këtë vit shkollor, rreth 500 studentë e kanë firmosur. Ne do kërkojmë që edhe ata studentë që e kanë paguar deri tani tarifën t’ju rilthehet tarifa sepse është absurde, nuk ka arsye përsëe të paguhet” shprehet studentja.

Studentët u ndalën edhe te mësimi online ku treguan për Faxnews vështirësitë që kanë hasur.
“45 përqindë e studentëve nuk kanë patur akses online për të ndjekur mësimin, e vetëm kjo duket se e bënë mësimin online diskriminues dhe goxha e vështirë sepse leksionet janë dërguar vetëm në formatin word powrpoint dhe gjithashtu praktikat kanë munguar”, tregoi studentja.

Ndër të tjera studentët e viteve të fundit kanë hasur vështirësi në kthimin e auditoreve pas pandemisë.

“Përpara se të vinim në fakultet ajo që ne mendonim ishte një përmbledhje dhe konslutim i gjithë mësimit online që ne kishim praktikuar, por ajo që ne u përballëm ishte krejt absurde sepse pedagogët nuk e mendojnë si moment për t’u shpjeguar por për të diskutuar me njëri tjetrin për paqartësi”.

Lëvizja për univeristetin ka protestuar herë pas here përpara Ministrisë së Arsimit për të bojkotuar tarifën e studimeve për këtë vit akademik, duke adresuar edhe problemet që të rinjët hasin gjatë jetës studentore.

“Pak orë me vajza të bukura brenda çmimit të drògës”, detaje nga dosja ku përfshihet miku i Shullazit

Një vit më parë pikërisht në muajin prill të vitit 2019, Pòlicia e Shtetit në bashkëpunim me RENEA-n, vunë në pránga gjashtë persona nga Elbasani dhe Tirana në kuadër të një operacioni të koduar “Shënkoll”. Në pránga ranë gjashtë personat mes të cilëve edhe ish miku i qèlisë së Emiljano Shullazit, i cili tregëtonte lëndë nárkotike në dy qytetet Elbasan dhe Tiranë.

Sakaq sipas burimeve asokohe Prokroria e Elbasanit kishte rreth një vit që hètonte rreth këtyre gjashtë personave, madje implikoi në hètim edhe tre agjèntë të saj të cilët ishin të koduar me numra nga ana e Prokurorisë. Ndërkohë në lidhjet e tyre për tregëtimin e lèndës narkòtike, kryesisht kòkainë, të arrèstuarit komunikonin me kode, si përshembull “një sabrator e gjysmë naftë” e shprehje të tilla me qëllim që të mos kuptoheshin ndoshta nga ndonjë pèrgjim ndërsa si duket kanë qenë të sigurtë se një e tillë nuk do iu ndodhte.

Dosja përfshin gjatë të arrèstuar të cilët janë: Klajdi Gjeci, Klaudjo Trungu menaxherin i lokalit “My Brother” në Elbasan, Agron Qafën, Skënder Pëllumbin, Lavdosh Demaj dhe Lorencio Gjini. Në muajin prill të vitit 2019 Pòlicia gjatë operacionit që u krye në banesat e tyre, sekuestròi gjithashtu edhe një sasi prej 500 gramë kòkainë, ndërsa kishte të sigurtë të dhënat për tregëtimin e lëndës narkòtike.

Duke vënë në shërbim të tyre tre agjentët, Prokuroria nisi të zbulojë se ata jo vetëm që tregtonin drògë, por bënin edhe pazare. Sipas Prokurorisë në rast se dròga e tyre shitje, ato u siguronin klientëve edhe vajza të bukura dhe të reja për të kaluar pak orë me to ku çmimi përfshihej në lëndën narkòtike që ato shisnin. Sipas Prokurorisë pjesë e kësaj oferte ka qenë edhe një agjent i implikuar si përdorues dròge, i cili më pas raportoi për ofertën pikërisht tek eprorët e tij në pòlici.

Me kodet 315, 317, 316 agjentët arritën të mbledhin shumë material për arrèstimin e tyre. Sakaq i arrèstuari Klaudio Trungu përveçse merrej me shitjen e kòkainës në lokalin “My Brother” në Elbasan, gjithashtu ishte pjesë aktive e grupit kríminal që vepronin në këtë qytet. Kurse Klajdi Gjeçi gjithashtu është një emër i njohur, pasi ka qënë i dènuar më parë dhe njihet për miqësinë që ka me Emiljano Shullazin. Shtetasit Agron Qafa, dhe Klajdi Gjeci, si organizatorë të grupit kríminal, siguronin lëndën narkòtike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkòtike në dòza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Pòlicia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sèkuestròi në cilësinë e pròvës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkòtike të dyshuar kòkainë. Tashmë kjo dosje pritet ti kalojë gjykatës e cila do të marrë edhe vendimin për gjashtë të arrèstuarit.

79 viktima dhe 283 raste të reja me Covid-19 në Itali

Në 24 orët e fundit në Itali, janë konfirmuar 79 viktima nga koronavirusi, duke e rritur totalin e viktimave në 34,043.

Gjithashtu janë shënuar dhe 283 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre deri më sot më 235,561.

Por edhe numri i personave që shërohen nga Covid 19 rritet dita ditës dhe akualisht janë 168,646 të shëruar, ku 2,062 janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Gjatë ditë së sotme ministri italian i Shëndetësië Roberto Speranza ka zhvilluar një videokonferencë me homologët e tij të vendeve G7 ku kanë komunikuar se “Covid 19” nuk është mundur ende.

Edhe pse situata është përmirësuar dukshëm në Europë, të dhënat e përditësuara janë preokupuese në disa vende të ndryshme të botës.

Ministri italian i Shëndetësisë ka kërkuar një bashkëpunimi këmbëngulës ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor e arritjes së vaksinës anti-covid si dhe vazhdimësinë e reformimit të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Basha: Edi Rama i braktisi shqiptarët, ne do t’i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte soy në Njësinë Administrative nr.11 në Tiranë ku zhvilloi takime me bizneset e zonës.

Sipas kreut të opozitës, kryeministri i braktisi shqiptarët gjatë dhe pas pandemisë duke mos dhënë asnjë ndihmë, duke varfëruar më shumë qytetarët dhe duke falimentuar bizneset.

Postimi i kryetarit Basha

Në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë u takova me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të shqetësuar për krizën e thellë ekonomike që ka prekur familjet shqiptare.

Edi Rama i braktisi shqiptarët si gjatë dhe pas pandemisë duke mos ofruar asnjë ndihmë konkrete, duke i varfëruar dhe më shumë qytetarët e duke çuar drejt falimentit biznesin e vogël.

Kriza e thellë ekonomike ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek shqiptarët dhe një qeverisje normale. Ne do t’i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të rritur mirëqënien dhe për të ulur papunësinë.

Berisha publikon videon: Shqipëria nën kthetrat e krimit

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me kriminalitetin e shtuar në vend javët e fundit.

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku fillimisht atë çfarë premtoi kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së vitit 2013 dhe ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin dy javët e fundit.
“Shqipëria nën kthetrat e krimit”, shkruan Berisha mbi video.

Reagimi i ish-kryeministrit vjen pas atentatit të djeshëm në Elbasan ndaj Ardjan Çapjas dhe pas një sërë vrasjesh e atentatesh në dy javët e fundit ku më i rëndi ishte ai në Laç ku dy persona mbetën të vrarë pas një atentati tipik mafioz.

Shqiperia nen kthetrat e krimit! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 9. Juni 2020