23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Kredia 650 milionë euro/ Paloka: Rama dhe 10 miqtë e tij do i ndajnë mes tyre, ne do t’i paguajmë!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas njoftimit se, qeveria shqiptare ka marrë një kredi të re prej 650 milionë euro.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, “këto miliona përsëri do i vjedhin e do i ndajnë mes tyre Rama dhe dhjetë miqtë e tij, oligarkët e PPP-ve, kurse për ti paguar do i paguajmë përsëri ne!!!”

Postimi i plotë

E kuptoni deri ku arrin tallja e njëkohësisht arroganca e plehrës që kemi Kryeministër; mburret se ka marrë borxh 650 milion euro të tjera.

Këto miliona përsëri do i vjedhin e do i ndajnë mes tyre Rama dhe dhjetë miqtë e tij, oligarkët e PPP-ve, kurse për t’i paguar do i paguajmë përsëri ne!!!

Sigurisht që për Ramën ky është sukses “i madh”, po për shqiptarët është një tjetër “futje” e madhe!

Lobimet për të coptuar Kosovën, Nishani: Eshtë e qartë arsyeja e turravrapit të Gangsterrit të Shqipërisë me çarter privat në Paris!

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar pas publikimit në media të përpjekjeve për të coptuar Kosovën.

Nishani shkruan në një postim në faqen e tij në Facebook se, pas publikimit të BIRN dhe medias së pavarur në Kosovë, ku denoncohet lobimi në Francë, për të copëtuar Kosovën, besoj se është e qartë arsyeja e turravrapit të Gangsterrit të Shqipërisë me çarter privat në Paris!

Postimi i plotë i ish-Presidentit Nishani

Pas publikimit të BIRN dhe medias së pavarur në Kosovë, ku denoncohet lobimi në Francë, për të copëtuar Kosovën, besoj se është e qartë arsyeja e turravrapit të Gangsterrit të Shqipërisë me çarter privat në Paris!

Tradhëtia nuk duhet bërë, paskëtaj edhe “sikur të fluturosh”, nuk e mbulon dot !

Tradhëtia nuk fshihet, sado të përpiqet tradhëtari, ajo gjithmonë del mbi ujë, se është tapë e kalbur !

#TëRingremëShqipërinë ????????

Rama: Krenar që mora 650 milionë euro të tjera borxh, shqiptarët do ta paguajnë!

I “Sëmuri” që qeveris vendin thotë se është krenar se ka marrë 650 milionë euro të tjera borxh që do ta shlyejnë shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama është shprehur pasditen e sotme se Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post- covid.

Rama shkruan në “Twitter” se është krenar që është kreu u qeverisë, ndërsa ka ironizuar opozitën si dhe analistët kritik ndaj tij.

Postimi i Ramës

Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet! Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalil prapë, 7×7=42.

Vetëvendosja, thirrje për protestë me 12 Qershor, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka kërkuar nga personeli qeveritar amerikan dhe nga qytetarët amerikanë që të shmangin sheshet e Prishtinës nga data 10 deri më 17 qershor.

Kjo pasi, sipas paralajmërimit, priten disa zhvillime, si për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ashtu edhe për tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje më 12 qershor.

Për këtë të fundit, ambasada amerikane paralajmëron se, ndonëse i thirrur si tubim i qetë, i njëjti mund të shndërrohet në tubim të dhunshëm.

“Disa ngjatje janë paralajmëruar nga 10 deri më 17 qershor, 2020. Këto ngjarje përfshijnë, por jo vetëm, përvjetorin e 21-të të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje. VV-ja po organizon një protestë politike (“tubim”) më 12 qershor, në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë.

Personeli qeveritar amerikan dhe qytetarët amerikanë këshillohet të shmangin zonat e demonstratave dhe të jenë të kujdesshëm nëse gjenden në afërsi të ndonjë tubimi të madh, proteste apo demonstrate. Edhe tubimet e proklamuara të qeta shpejt mund të shndërrohen në të dhunshme. Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Veprimet që ambasada amerikane këshillon qytetarët e vet t’i ndërmarrin, janë si në vijim:

Shmangni zonën (sheshi Skënderbeu në Prishtinë, më 12 qershor).

Kontrolloni mediat lokale për lajme të reja për protestën e sipërpërmendur si dhe për zgjerimin e saj në qytete tjera.

Shmangni turmat.

Mos bini në sy.

Lajmëroni miqtë dhe familjet për vendndodhjen tuaj.

Jini të kujdesshëm për ambientin tuaj rrethues.

Rishikoni planet tuaja të sigurisë personale.

Kryebashkiaku i Mitrovicës: Thaçi më premtoi se do mbetem kryebashkiak nëse pranoj ndarjen e Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri thotë se Presidenti Thaçi në vitin 2008 i ka prezantuar një plan të ndarjes së Kosovës.

Bahtiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është i sigurt se koalicioni LVV-LDK nuk është prishur për shkak të shkarkimit të Agim Veliut.

“Edhe në të kaluarën kanë ndodhur shkarkime ministrash të rëndësishëm por asnjëherë nuk është prishur koalicioni. Shembull, ministri i Brendshëm më i suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Kosova, Flamur Sefaj është shkarkuar pa ndonjë arsye dhe ne [AKR] nuk e kemi prishur koalicionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se taksa ishte në plan të largohet edhe nga qeverisja e Vetëvendosjes pasi nuk ishte e saj por sipas tij reciprociteti duhej të mbetej.

“Thaçi ma ka shpjeguar planin e ndarjes se si do të ndodhë. Kam thënë se epiqendra tërmetit të planit të Thaçit për ndarje do të jetë në Mitrovicë…Sipas zoti Thaçi ndarja do të fillojë nga Zubin Potuku te fshati Çabër. Vinarci Epërm i Ulët, Gushavci, Suhodolli, Vedimeriqi mbesin me Kosovën. Edhe fshati Boletin mbetet në pjesën e jugut”.

Bahtiri thotë se këtë plan për ndarje ia ka prezantuar vetë Thaçi në një takim të gjatë që kanë pasur së bashku edhe me persona të tjerë.

Ai thotë më tej se Thaçi i ka premtuar se do të jetë kryetar i të dyja komunave të Mitrovicës në pranim të atij plani.

Kryetari i Mitrovicës gjithnjë duke ju referuar bisedave me Presidentin Thaçi, thotë se ky i fundit i ka treguar se Trepça do të mbetet në Kosovë, ndërsa Ujmani do të menaxhohej nga ndërkombëtarët.

Bahtiri në fund është betuar në “kokën e nipërve dhe mbesave” se këto gjëra ja ka thënë me të vërtet Hashim Thaçi.

“Jam i gatshëm të përballem publikisht me të dhe të debatojmë për këto gjëra”.

Bahtiri thotë se në këmbim të kësaj Kosova do të fitonte anëtarësimin në OKB.

Pse policët në SHBA nuk dënohen për shkelje ligji nga viti 1993

Prokurorët e Minesotës që kërkojnë dënimin e ish-policit të bardhë Derek Chauvin, për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd duke i vendosur gjurin në qafë, përballen me një realitet shqetësues.

Megjithëse posedojnë prova të konsiderueshme, përfshirë pamje filmike dhe deponime fajësuese të dëshmitarëve, historikisht ka qenë pothuajse e pamundur fitorja në çështje të ngjashme.

Në më shumë se 99% të vrasjeve që dihet se janë kryer gjatë detyrës që nga viti 2013, policët amerikanë nuk janë akuzuar penalisht, sipas grupit studimor Mapping Police Violence.

Një arsye është se prokurorët shpesh ia lënë gjykimit të oficerëve të zbatimit të ligjit kur bëhet fjalë për përdorimin e forcës vdekjeprurëse. Në rastet e rralla që ndaj oficerëve ngrihen akuza, juritë zakonisht nuk pranojnë t’i dënojnë.

Në historinë 165-vjeçare të shtetit Minesota, vetëm një oficer policie – Mohamed Noor, ish-polic i Minneapolisit – dihet të jetë dënuar për vrasje, dhe dënimi ndaj tij është tani në proces apelimi. Zoti Noor, një 34-vjeçar somalezo-amerikan, u dënua vitin e kaluar me 12½ vjet burg për goditjen fatale me armë të një gruaje, e cila i kishte telefonuar numrit të urgjencës 911. Avokati i tij e quajti dënimin “fals”.

Prokurori i Përgjithshëm i Minesotas, Keith Ellison, përmendi këtë historik javën e kaluar, ndërsa njoftoi një akuzë shtesë për vrasje të shkallës së dytë kundër zotit Chauvin, si dhe akuza për tre oficerët e tjerë që morën pjesë në arrestimin e Floyd-it, por që nuk ndërhynë ndërsa Floyd po mundohej të mbushej me frymë.

“Procedimi i këtij rasti nuk do të jetë diçka e lehtë”, tha zoti Ellison. “Ne kemi besim në atë që po bëjmë, por historia tregon se këtu ka sfida të qarta.”

Akuza e shtuar kundër ish-policit Chauvin është për vrasje të paqëllimtë të shkaktuar nëpërmjet sulmit. Në Minesota, shkelja penale e sulmit përkufizohet si shkaktimi i një dëmi të konsiderueshëm ose të madh trupor ndaj një personi tjetër. Për të fituar një dënim, prokurorët duhet të dëshmojnë se akti i gjunjëzimit nbi qafën e Floyd-it për gati 9 minuta ishte një sulm, thotë Peter Wold, një avokat veteran mbrojtës i Minneapolis që përfaqëson zotin Noor.

“Nëse ata vërtetojnë se ai ishte i përfshirë në një sulm kriminal që rezultoi në vdekjen e tij, kjo është vrasje e shkallës së dytë në Minesota”, shpjegon zoti Wold.

Ndërsa jo të gjitha regjistrimet në këtë çështje janë bërë publike, pjesa më rënduese e provave që prokurorët do të përdorin kundër zotit Chauvin është një video e regjistruar në celular nga një qytetar, të momenteve të fundit të zotit Floyd.

Në video, ish-polici Chauvin, i pashqetësuar dhe me duar në xhepa, shihet duke shtypur gjurin e tij mbi qafën e Floyd-it për 8 minuta dhe 46 sekonda, ndërsa Floyd përgjërohet për jetën e tij, duke thënë vazhdimisht: “Nuk marr dot frymë” dhe në një moment tha: “Jam duke vdekur”.

Gati tre minuta të përdorimit të forcës vazhduan pasi Floyd-i kishte humbur ndjenjat, thuhet në padinë penale ndaj ish-policit Chauvin.

“Kjo është një nga videot më të këqija që është shfaqur në një kohë shumë të gjatë,” tha Taryn Merkl, këshilltare e lartë në Qendrën Brennan për Drejtësi në Universitetin e Nju Jorkut dhe ish-kryeprokurore federale në New York.

Ajo që e veçon çështjen nga vrasjet e tjera gjatë detyrës është se në kohën kur mbërriti polici Chauvin, Floyd ishte tashmë në pranga dhe kryesisht i bindur, thotë zonja Merkl. Në vend që të qetësojë situatën, siç oficerët janë të trajnuar të bëjnë, zoti Chauvin përdori forcën e panevojshme, tha ajo.

“Në vitet e fundit, ushtrimi i dhunës ose përdorimi i armës ka ndodhur gjatë veprimit të policisë për të nënshtruar autorin e veprës ose për t’iu përgjigjur në një farë mënyre një perceptimi të dhunës që po ndjenin,” tha zonja Merkl. “Këtu keni një njeri të prangosur që i nënshtrohet forcës potencialisht vdekjeprurëse.”

Sean Malone, një ish-jurist për Departamentin e Policisë në Baltimore, i cili përfaqësonte një nga gjashtë oficerët e policisë të akuzuar në vdekjen e afrikano-amerikanit Freddie Gray në Baltimore në vitin 2015, tha se provat filmike në rastin Chauvin do të jenë më të vështira për t’u hedhur poshtë. Zyrtarët në çështjen Grey u akuzuan për disa vepra penale, që nga vrasje të shkallës së dytë e deri tek sjellje e keqe në detyrë. Asnjë nga oficerët nuk u dënua.

“Këtu kemi një oficer që ushtron diçka që ende nuk kam dëgjuar nga ekspertët të thonë se është një taktikë e policisë – vendosja e gjurit në fytin e zotit Floyd,” tha zoti Malone. “Dhe ai e bëri këtë ndërsa paralajmërohej në mënyrë të përsëritur nga njerëzit në turmë dhe madje edhe oficerët e atjeshëm për gjendjen e përkeqësuar mjekësore të zotit Floyd.”

Kjo nuk do të thotë që zoti Chauvin nuk ka argumenta mbrojtëse.

Avokatët për zotin Chauvin, i cili pati të hënën seancën e parë gjyqësore, ka të ngjarë të argumentojnë se zoti Chauvin përdori një teknikë për të cilën e kishte trajnuar vetë departamenti i tij i policisë, thotë Paul G. Cassell, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Utah dhe ish-gjyqtar federal.

“Atëherë çështja do të jetë nëse ata nuk kanë ndjekur procedurat siç duhet apo cilat ishin ato procedura”, tha zoti Cassell. “Dhe këtu do ta parashikoja epiqendrën e debatit në këtë çështje penale”.

Departamenti i Policisë në Minneapolis të premten pranoi të ndalojë përdorimin e shtrëngimin në qafë nga oficerët.

Një linjë tjetër e mbrojtjes ka të ngjarë të sillet rreth shkakut të vdekjes së zotit Floyd. Dy autopsitë e fundit e shpallën vrasje vdekjen e tij. Por ndërsa ekspertët e punësuar nga familja Floyd zbuluan se ai vdiq nga asfiksimi, zyra e ekzaminuesit mjekësor të qarkut Hennepin nuk e arriti këtë përfundim të qartë.

“Mbrojtja do të përdorë atë provë, padyshim,” tha zoti Wold.

Policimi mund të jetë punë e rrezikshme. Vitin e kaluar, 48 oficerë amerikanë të zbatimit të ligjit u vranë në krye të detyrës dhe 41 të tjerë vdiqën në aksidente, sipas të dhënave të FBI-së.

Oficerët e policisë nganjëherë gjenden në situata të rrezikshme kur marrin vendime të momentit nëse do të përdorin forcën vdekjeprurëse. Gjërat ndodhin aq shpejt sa që prokurorët shpesh vendosin të mos ngrenë akuza pasi mund të jetë e vështirë të provohen.

“Shumica e rasteve nuk janë si rasti i zotit Floyd kur pjesa më e madhe e bashkëveprimit kapet në video,” tha zonja Merkl.

Për më tepër, gjykatat amerikane kanë pranuar prej kohësh që oficerët e policisë duhet të kenë fuqinë të përdorin forcën vdekjeprurëse në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët nga të dyshuarit e rrezikshëm.

“Një nga arsyet që është kaq e vështirë të dënosh oficerët e policisë në këto lloj rastesh është se unë mendoj se të gjithë do të ishin dakord që oficerët e policisë nuk zgjohen në mëngjes dhe thonë,”lërmëni të dal dhe ta bëj një krim sot”, thotë ish-gjykatësi federal Cassell.

Kritikët thonë se oficerët e policisë shpesh veprojnë pa u ndëshkuar, duke e ditur se nuk do të përballen me akuza penale. Në vend që të përballen me ndjekjen penale, oficerët e akuzuar për përdorim të forcës së papërshtatshme, shpesh të mbështetur nga sindikatat e fuqishme të policisë, lihen të lirë pothuajse pa u ndëshkuar, thonë kritikët.

Por ndërsa zyrtarët dhe prokurorët dikur nuk kishin dëshirë të akuzonin oficerët e policisë, ata tani përshpejtojnë procedurat. Në dy javët e kaluara, oficerët e policisë në disa qytete, nga Buffalo në Atlanta, janë akuzuar për sjellje të gabuar dhe përdorim të papërshtatshëm të forcës.

Çështja kundër tre oficerëve kolegë të zotit Chauvin – dy prej të cilëve ishin fillestarë – nuk është aq e qartë, sipas ekspertëve juridikë dhe avokatëve të mbrojtjes kriminale. Të tre – Thomas Lane, Alexander Keung dhe Tou Thao – përballen me akuza identike se ndihmuan në një vrasje të shkallës së dytë.

Një nga sfidat me të cilat përballen prokurorët do të jetë të provojnë se oficerët e dinin ose duhej ta dinin që Chauvin po kryente një krim që do të shkaktonte vdekjen e Floyd-it, thonë ekspertët ligjorë.

“Videoja zgjat mjaftueshëm për t’i dhënë prokurorisë argumente shumë të forta për ndihmën dhe përgjegjësinë e akuzës për vrasje të shkallës së dytë dhe sigurisht për akuzën e vrasjes,” tha zonja Merkl. “Por, të bindësh një juri prej 12 personash përtej një dyshimi të arsyeshëm nuk është e lehtë, duke pasur parasysh ndjenjat dhe njohuritë e përgjithshme, dhe që policia lejohet të përdorë forcën në punën e saj”.

VOA: Sipas CNN, Biden kalon në sondazhe Trumpin, reagon Presidenti: Më keq se me Hillarin

Sondazhet politike në Sh.B.A-së po tregojnë gjithnjë e më shumë se amerikanët nuk e miratojnë punën e Presidentit Donald Trump dhe se mbështetja për ofertën e tij për një mandat tjetër katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë po bie kundrejt ish-nënpresidentit Joe Biden.

Në sondazhin më të fundit të hënën, CNN tha se votuesit që u anketuan javën e kaluar nuk e miratojnë punën e presidentit Trump me një diferencë prej 57% -38%, dhe besojnë se ai do të humbasë ndaj Bidenit (55% -41%) pesë muaj përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Trump e hodhi poshtë sondazhin e CNN-it në një postim në Twitter, duke pretenduar se sondazhi ishte “aq i rremë sa edhe raportimi i tyre”. Trump tha se ai kishte “të njëjtat shifra, apo edhe më keq, kundër Crooket Hillary”, nofka e tij tallëse për Hillary Clinton, ish Sekretarja amerikane e Shtetit që ai mposhti në zgjedhjet për presidencën në vitin 2016.

Trump shpesh përpiqet të trumpetojë pozitën e tij të lartë në mesin e votuesve republikanë, por sipas sontazhit demokratët janë në mënyrë të barabartë kundër presidencës së tij. Ndërkohë, sondazhi i CNN tregoi se 52% e votuesve të pavarur thonë se favorizojnë Biden-in për presidencën kundrejt 41% që mbështesin Trump-in.

Vlerësimi i ulët i miratimit për punën e preisidentit Trump vjen ndërsa votuesit peshojnë trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit gjatë tre muajve të fundit dhe më pranë, protestat mbarëkombëtare në dy javët e kaluara kundër vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, të mbajtur në arrest policie në Mineapolis të Minesotës .

CNN tha se vlerësimi për miratimin e punës së presidentit Trump kishte rënë shtatë pikë gjatë muajit të kaluar dhe tani ishte më i keqi që është regjistruar që nga janari 2019. Rrjeti i lajmeve tha se vlerësimi i miratimit prej 38% për Trump ishte i ngjashëm me atë të dy ish presidentëve – Jimmy Carter në vitin 1980 dhe George H.W. Bush në 1992 – kur të dy humbën në zgjedhejt për mandatet e dyta.

Sondazhi i CNN-it thotë se efekti i protestave kundër vdekjes së Floydit tek elektorati amerikan është i rëndësishëm, me votuesit që thonë se marrëdhëniet racore në Sh.B.A janë tani aq të rëndësishme sa ekonomia dhe kujdesi shëndetësor si çështje të fushatës.

Të anketuarit thanë se mendojnë se zoti Biden do të trajtojë marrëdhëniet racore në Sh.B.A më mirë sesa presidenti Trump me një diferencë 63% -31%. Votuesit me ngjyrë favorizuan trajtimin e marrëdhënieve racore nga zoti Biden me një avantazh të jashtëzakonshëm 91% -4%.

Biden gjithashtu kryesoi sondazhin për çështjen e trajtimit të pandemisë së koronavirusit, 55% me 41%, ndërsa votuesit e favorizuan presidentin Trump në mbarëvajtjen e ekonomisë 51% me 46%.

Sondazhet kombëtare në Sh.B.A kanë treguar vazhdimisht zotin Biden përpara zotit Trump – 40 të kryera në maj dhe nëntë të tjera deri tani në qershor.

Faqja elektronike e organizatës Real Clear Politics e vendos Biden përpara Trumpit 49.9% në 42.1%. Mesatarja e sondazheve të fundit tregon se votuesit nuk miratojnë presidencën e Trumpit 54.2% me 42.8%.

Tjetër skandal/ Rama ligj që dyfishon taksat për biznesin e vogël, Meta nuk e dekreton

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për përmirësimin e zonave të biznesit”.

Kreu i Shtetit jep edhe arsyet e këthimit të këtij ligji, duke u shprehur se shkel parimet kryesore kushtetuese të:

– lirisë së veprimtarisë ekonomike;
– ushtrimit të së drejtës së pronës private me gjitha tagrat e saj (zotërimin);
– mënyrës së caktimit të taksave dhe tarifave vendore;
– mënyrës së administrimit të fondeve publike dhe të ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të detyrueshme të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Më tej, Presidenti Meta sqaron se ky ligj krijon detyrime rënduese për biznesin e vogël, duke i vënë para një skeme të taksimit të dyfishtë.

“Ky ligj, në tërësinë e tij, përmes parashikimeve për mënyrën e krijimit, organizimit dhe të imponimit të organizatës BID ndaj zotëruesve të njësive ndërtimore në një zonë të caktuar, krijon detyrime rënduese për biznesin e vogël, duke cenuar lirinë e pronës, lirinë ekonomike dhe duke i vënë para një skeme të taksimit të dyfishtë”, thekson Presidenti.

ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR. 63/2020 “PËR PËRMIRËSIMIN E ZONAVE TË BIZNESIT (BID)”

Të nderuar deputetë!

Në seancën plenare të datës 14 maj 2020 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 63/2020 “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)”. Ky ligj me shkresën nr. 1308 prot, datë 19.05.2020 të Kuvendit, i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.

Sipas dokumentacionit parlamentar rezulton se projektligji është propozim i Këshillit të Ministrave dhe ka për qëllim krijimin e një mekanizmi ku poseduesit e njësive tregtare, të cilat përdoren për qëllime biznesi, të nxiten të marrin pjesë në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonës që sipas këtij ligji quhet “BID”, nëpërmjet kontributeve private, të cilat përdoren për shërbime shtesë për bizneset në zonën BID përkatëse.

Nga shqyrtimi në tërësi i ligjit nr. 63/2020, vlerësohet se ky akt shkel parimet kryesore kushtetuese të:

– lirisë së veprimtarisë ekonomike;
– ushtrimit të së drejtës së pronës private me gjitha tagrat e saj (zotërimin);
– mënyrës së caktimit të taksave dhe tarifave vendore;
– mënyrës së administrimit të fondeve publike dhe të ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të detyrueshme të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Në këtë mënyrë, ky akt i ri ligjor, përveç se shkel nenit 11, 41, dhe 155 të Kushtetutës, në disa nene të tij njëkohësisht, përmban parashikime që bien ndesh me legjislacionin aktual në fuqi, duke mosrespektuar për pasojë edhe nenin 116 të Kushtetutës që përcakton hierarkinë e akteve në Republikën e Shqipërisë.

Arsyet më të detajuara, i gjeni si më poshtë:

1. Përmes këtij ligji, Bashkitë heqin dorë nga ushtrimi i funksioneve të veta të detyrueshme dhe të padelegueshme, për t’ia kaluar për ushtrim një organizate jofitimprurëse, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në nenin 1 të ligjit nr. 63/2020, se ky ligj ka për qëllim ndër të tjera që:
“a) të krijojë një mekanizëm ku zotëruesit e njësive tregtare, të cilat përdoren për qëllime biznesi, nxiten të marrin pjesë në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonës BID, nëpërmjet kontributeve private, të cilat përdoren për shërbime shtesë për bizneset në zonën BID përkatëse dhe për përmirësime të pasurisë publike;
b) të konsolidojë dhe të zhvillojë përtëritjen urbane të qyteteve, duke njohur nevojat unike dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen biznese me karakteristika lokale të ndryshme;
c) të lehtësojë identifikimin e zonave gjeografike të caktuara, për të përmirësuar dhe shtuar ofrimin e shërbimeve bashkiake brenda tyre;
ç) të përcaktojë në mënyrë të qartë kushtet, sipas të cilave krijohet një BID dhe të sigurojë që poseduesit e njësive tregtare brenda zonave të propozuara BID të jenë të përfshirë plotësisht në proceset përkatëse, duke lehtësuar kështu pjesëmarrjen e tyre në ҫështjet e zonës dhe të qytetit.”

1.1 Ndërkohë, mekanizmi që krijohet është ai i një organizate jofitimprurëse, ku bashkia përkatëse mund të marrë pjesë, përkatësisht si anëtar ose si anëtar i organit vendimmarrës, dhe që administron fondin BID përkatës, i cili mblidhet pas miratimit të BID-it përkatës. Kësaj organizate jofitimprurëse, ku bashkia mund të jetë pjesë e saj, i njihet mundësia sipas këtij ligji, të:
– zhvillojë zonën;
– përmirësojë pasuritë publike;
– zhvillojë përtëritjen urbane;
– përmirësojë dhe shtojë ofrimin e shërbimeve bashkiake brenda tyre.

1.2 Të gjitha këto kompetenca që i njihen një organizate jofitimprurëse sipas këtij ligji, janë kompetenca dhe detyrime që ligji ia ka njohur për t’u ushtruar ekskluzivisht njësive të vetëqeverisjes vendore. Ky është një detyrimi tyre dhe përkundrejt interesit publik ky detyrim kurrsesi nuk mund të ndryshojë në këtë formë siç propozohet.

1.3 Neni 3, i ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore” përcakton qartë misionin e vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, për të siguruar një qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet:
a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;
b)respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;
c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;
ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompe-tencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore;
d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë;
dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore;
e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative.

1.4 Po sipas këtij ligji, njësitë e vetëqeverisjes vendore, ushtrimin e funksioneve në shërbim të qytetarëve dhe të zonës administrativo-territoriale që mbulojnë, nuk e kanë vetëm të drejtë, por mbi të gjitha e kanë përgjegjësi.

1.5 Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksione, kompetenca, si dhe funksione të deleguara (neni 21, pika 1 e ligjit nr. 139/2015). Neni 23, i ligjit nr. 139/2015 përcakton qartë funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre, mes të tjerash për:
– Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.
– Ndriçimin e mjediseve publike.
– Shërbimin e dekorit publik.
– Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
– Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

1.6 Po ashtu, sipas nenit 28, të ligjit nr. 139/2015, bashkitë janë përgjegjëse për:
– Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
– Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
– Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
– Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
– Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj

Sipas nenit 30, të ligjit nr. 139/2015, këto funksione janë funksione, të përcaktuara me ligj, të deleguara dhe të detyrueshme. Dhe ligji nuk parashikon mundësinë e heqjes dorë prej ushtrimit të tyre, apo nëndelegimit, siç parashikohet në këtë rast me ligjin nr. 68/2020, përmes marrëveshjes operacionale që do të lidhë bashkia me organizatën “BID”.

2. Ky ligj, në tërësinë e tij, përmes parashikimeve për mënyrën e krijimit, organizimit dhe të imponimit të organizatës BID ndaj zotëruesve të njësive ndërtimore në një zonë të caktuar, krijon detyrime rënduese për biznesin e vogël, duke cenuar lirinë e pronës, lirinë ekonomike dhe duke i vënë para një skeme të taksimit të dyfishtë.

2.1 Në nenin 3, pika 2, të ligjit nr. 63/2020 parashikohet se: Veprimtaria e BID-it ka si qëllim rigjallërimin e zonave të biznesit në qytete dhe qyteza urbane, duke lehtësuar zhvillimin e tyre, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në zonat BID përkatëse, ku ka përqendrim të lartë të biznesit të vogël.

Pra ky ligj, përmes përqendrimit të zonave BID në pjesën ku ushtrojnë më së shumti veprimtari bizneset e vogla, i vë këto biznese para rëndimit të dyfishtë për të paguar edhe detyrimet që rrjedhin prej të qenit pjesë e zonës BID. Ndërkohë që në kushtet ekonomike aktuale, pas pandemisë së Covid-19 dhe në disa zona, për shkak të tërmetit të nëntorit 2019, biznesi i vogël po përballet me vështirësi reale financiare.

Ky imponim për të paguar kuotën si pjesë e zonës BID vetëm për shkakun e vendndodhjes, sipas nenit 5, të ligjit nr. 63/2020, mund të vijë si propozim jo vetëm nga biznesi në atë zonë, por edhe nga:
– ҫdo organizatë jofitimprurëse ekzistuese me një interes publik përkatës dhe të justifikuar në zonën BID;
– ҫdo dhomë tregtie me një interes publik përkatës dhe të justifikuar në zonën BID;
– bashkia përkatëse, në raste të veçanta, kur nuk ka ndonjë propozim për BID në një zonë të caktuar.

2.2 Ky ligj, sipas nenit 8, pika 1, vë para detyrimit për zbatimin e një plani investimi dhe biznesi të zotëruesve të një njësie ndërtimore (jo domosdoshmërisht të përdorur për qëllime tregtare) që ndodhet në zonën BID, kur ky investim apo plan biznesi jo vetëm që nuk është kërkuar, por edhe është detyrim i bashkisë të kryejë investime në territorin e saj administrativ.

2.3 Ligji parashikon pagimin e kuotës BID, ndërsa dhe vetë forma e miratimit të BID-it sipas nenit 11 të ligjit, është një formë imponuese. Konkretisht, kjo dispozitë, parashikon se, miratimi bëhet:

“1. Nëse brenda 30 ditëve kalendarike nga publikimi i njoftimit për BID, prospekti BID pranohet nga më shumë se 50 % e të gjithë personave me të drejtë vote në zonën BID përkatëse, duke nënshkruar formularin për votimin e prospektit BID, ky prospekt BID konsiderohet i pranuar
2. Nëse brenda 30 ditëve kalendarike nga publikimi i njoftimit për BID, prospekti BID refuzohet nga të paktën 50 % e të gjithë personave me të drejtë vote në zonën BID përkatëse, duke nënshkruar formularin për votimin e prospektit BID, ky prospekt BID konsiderohet i papranuar dhe nuk mund të zbatohet.
3. Nëse prospekti BID pranohet, sipas pikës 1, të këtij neni, ose nuk refuzohet, sipas pikës 2, të këtij neni, BID-i konsiderohet i miratuar dhe propozuesi i BID-it njofton më pas të gjithë paguesit e kuotës BID për miratimin e BID-it dhe fillimin e themelimit të organizatës BID ose të pajtimit të një organizate jofitimprurëse ekzistuese, sipas pikës 2, të nenit 12, të këtij ligji. […]”

Një formulim i tillë është tërësisht i papranueshëm, pasi imponon një vendimmarrje për zotëruesit e njësive në një zonë të caktuar administraive, edhe nëse ata nuk janë përfshirë fare në vendimmarrje.

Nëse do të ishte i pranueshëm miratimi i një vendimmarrjeje pas një votimi “pro” me rezultat “50% +1”, përkundrazi, mungesa e votave “pro”, apo e votave “kundër”, nën këtë nivel pjesëmarrjeje, kurrsesi nuk mund të konsiderohet si pranim.

Një parashikim i tillë, në veçanti me mungesën e garancive që përmban ky ligj për mënyrat dhe procedurat e njoftimit, përbën një vendimmarrje të imponuar për zotëruesit e njësive në zonën ku propozohet BID-i.

Ndërsa ligji, për një vendimmarrje të tillë imponuese, që i vë zotëruesit e njësive të asaj zone para detyrimit të pakërkuar apo të papranuar, nuk përcakton asnjë mënyrë ankimi apo kundërshtimi në gjykatë, në kushtet kur neni 12, parashikon vetëm afatet për regjistrimin direkt të organizatës BID në gjykatë si organizatë jofitimprurëse.

3. Lidhur me formën e organizimit të BID si organizatë jofitimprurëse dhe regjistrimin e saj në gjykatë, ky parashikim bie ndesh me përcaktimet e ligjit nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar. Sipas këtij ligji, organizata jofitimprurëse është shoqata, fondacioni dhe qendra, veprimtaria e të cilave zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti.

3.1 Ligji nr. 8788/2001, në nenin 6, sanksionon parimin e pavarësisë nga shteti: Organizatat jofitimprurëse e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore.

3.2 Ndërsa ligji nr. 63/2020 nuk merr në konsideratë këto parashikime mbi organizimin dhe funksionimin e organizatave jofitimprurëse, kur që në dispozitën e përkufizimeve, në nenin 2, pika 11, e përkufizon organizatën BID si: një organizatë jofitimprurëse, me ose pa anëtarësi, ku bashkia përkatëse mund të marrë pjesë, përkatësisht, si anëtar ose si anëtar i organit vendimmarrës, e krijuar sipas legjislacionit për organizatat jofitimprurëse, e cila është personi juridik BID që administron fondin BID përkatës i cili mblidhet pas miratimit të BID-it përkatës, në përputhje me këtë ligj.

3.3 Jo vetëm pjesëmarrja e bashkisë, por edhe parashikimet mbi burimet e financimit të kësaj organizate BID, nuk janë në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 8788/2001, dhe deformojnë vetë konceptin e organizatave jofitimprurëse, të cilat ndjekin qëllime në të mirë dhe në interes të publikut.

3.4 Sipas ligjit nr. 63/2020, një organizatë jofitimprurëse si BID, duhet të ushtrojë veprimtari publike të natyrës së ofrimit të shërbimeve bashkiake në atë komunitet. Ndërkohë që ushtrimi i tyre është detyrim dhe përgjegjësi e organeve të vetëqeverisjes vendore.

3.5 Edhe nëse njësia e qeverisjes vendore, për përmirësimin e këtyre shërbimeve vendos të transferojë kryerjen e tyre, këtë mund ta bëjë përmes procedurave që përcakton legjislacioni në fuqi për prokurimet, koncesionet, partneritetin publik privat, apo qoftë dhe përmes krijimit të ndërmarrjeve për shërbime publike, ku në çdo rast, kapitali, vota ose e drejta për të emëruar organet drejtuese dhe financimi kontrollohen nga bashkia.

4. Parashikimet e ligjit nr. 63/2020 cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nenin 41 të Kushtetutës që garanton të drejtën e pronës private.

E drejta e pronës private garanton njëkohësisht dhe lirinë në mënyrën e posedimit dhe përdorimit të saj. Ndërsa ky ligj, sjell implikime që kushtëzojnë sipas prospektit BID, edhe mënyrën e përdorimit sa i takon llojit të veprimtarisë që do të ushtrohet. Edhe pse ky fakt nuk thuhet në mënyrë eksplicite në ligj, kuptohet nga mënyra se si është parashikuar funksionimi i zonave BID në tërësi.

Ky cenim vjen edhe nga detyrimi i pagimit të kuotave të zonës BID, edhe nëse njësia ndërtimore nuk është duke e përdorur fare subjekti, ose mund të ketë vullnetin që pavarësisht vendndodhjes dhe pozicionimit të saj, të mos ta përdorë për qëllime të veprimtarisë tregtare.

5. Për të njëjtat arsye, si dhe për faktin e imponimit të vendimmarrjes për pagimin e kuotës BID, madje dhe në rastet kur njësia nuk përdoret nga zotëruesi, cenohet direkt edhe neni 11, të Kushtetutës duke sjellë pengim të lirisë së veprimtarisë ekonomike.

6. Ky ligj, cenon po direkt nenin 155 të Kushtetutës që sanksionon se:
Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.

6.1 Ky ligj në tërësi, dhe në veçanti përmes dispozitës së nenit 15, parashikon detyrimin për pagimin e një kutoe, që në thelb përbën një tarifë shtesë përveç taksave, tatimeve dhe detyrimeve financiare kombëtare dhe vendore që paguhen. Por kjo tarifë në formë kuote, nuk është e përcaktuar me ligj. Madje ligji parashikon pagimin e këtij detyrimi “vendor” edhe kur nuk bëhen mbi 50 % e pronarëve bashkë për të shkuar dhe për të votuar kundër prospektit të zonës BID.

6.1 Madje, këtë tarifë ekstraligjore, parashikohet se mund ta mbledhë edhe vetë bashkia përkatëse.

6.2 Ky detyrim ekstraligjor i imponohet edhe një zotëruesi të ri të njësisë tregtare që ndodhet në zonën BID, që nuk ka qënë pjesë e vendimmarrjes. Madje, mospagimi i kësaj kuote që përbën një tarifim të dyfishtë të papërcaktuar me ligj, mund edhe të ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme sipas pikës 8, të nenit 15, të ligjit.

6.3 Ky detyrim rëndon edhe për pronat që nuk përdoren, sipas nenit 19 të ligjit, apo ato që janë ende të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, sipas nenit 20 të tij. Ndërkohë që për këto pasuri, detyrimet dhe taksat vendore paguhen sipas ligjeve të veçanta, tashmë u imponohet edhe një pagesë shtesë poseduesve të këtyre njëisve, vetëm për faktin që prona e tyre ndodhet në një territorit të caktuar.

Kjo pagesë e vendosur jo me ligj, rëndon më shumë financat e qytetarëve, ndërkohë që nuk zhvillojnë asnjë veprimtari tregtare për ta justifikuar apo përballuar.

6.4 Ky imponim në pagimin e një tarife të papërcaktuar në ligj, del edhe me qartë nga përmbajtja e nenit 16 të ligjit, që parashikon në pikën 2, se:

“Organizatat BID me seli në zonën BID, shkollat dhe spitalet me pronësi shtetërore, komunitetet fetare, njësitë e qeverisjes qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore që ndodhen në zonën BID, mund të lirohen nga pagimi i kuotës BID. Ҫdo përjashtim tjetër nga kuota BID, përfshirë por pa u kufizuar në përjashtimet e subjekteve sipas kësaj pike, parashikohet në prospektin BID.”

Ky parashikim shkon deri në konfuzion, kur krijon “mundësinë” për deri njësitë e qeverisjes qendore dhe të vetëqeverisjes vendore, që të përjashtohen nga detyrimi për të paguar po nga buxheti i shtetit, një kuotë të imponuar pa ligj.

7. Parashikimi i nenit 17, sërish është i paqartë dhe krijon një deformim të mënyrës se si kryhen investimet publike në zona të caktuara.

Në pikën 1, shkronja “b)”, parashikohet e drejta e organizatës BID, për të marrë pjesë në planet, strategjitë dhe investimet e bashkisë përkatëse në zonën BID, nëpërmjet propozimeve të përbashkëta për të marrë pjesë në investimet e autoriteteve përkatëse, sipas udhëzimeve të ministrisë/ve përkatëse.

Madje, një parashikim i tillë, krijon premisa që të shmanget konsultimi real publik për një projekt që mund të kryhet në një zonë të caktuar, kur në vend që ky konsultim të zhvillohet sipas kërkesave ligjore me qytetarët, të kryhet me organizatën BID si “përfaqësuese” e interesave të tyre.

Në kushtet kur bashkia mund të jetë pjesë e organizatës BID, ose në rastin më të mirë, ka dhënë miratimin për atë organizatë, një veprim i tillë deformon tërësisht procesin e konsultimt që duhet të zhvillohet në rastin e projekteve të reja, duke cenuar pjesëmarrjen e publikut në zhvillimin e zonës.

8. Neni 14 i ligjit nr. 63/2020 parashikon se, burimet e financimit të zonës BID, janë:

“a) kuota BID;
b) financimet, të cilat bashkia përkatëse do të japë për organizatën BID, në përputhje me këtë ligj, me legjislacionin e zbatueshëm për vetëqeverisjen vendore dhe marrëveshjen operacionale përkatëse;
c) fonde/të ardhura të tjera të siguruara nga donatorë privatë, vendas ose të huaj;
ç) fonde të tjera të siguruara nga qeveria qendrore në formën e granteve apo të donacioneve të disponueshme për t’iu transferuar organizatave BID;
d) kontribute të tjera në të holla, brenda kufijve ligjorë përkatës, në natyrë ose në shërbime, të anëtarëve të BID-it dhe/ose të pushtetit vendor dhe/ose pushtetit qendror, dhe/ose të donatorëve të tjerë, vendas dhe/ose të huaj, publikё dhe/apo privatё.”

8.1 Pra, ky ligj parashikon si burim financimi transfertat e fondeve publike, që bëhen nga qeverisja vendore ose qendrore, për një zonë BID. Në këtë rast, fondet publike i transferohen një njësie private për t’u administruar në kundërshtim me çdo parashikim ligjor në fuqi. Ndërkohë që, sipas Kushtetutës dhe ligjeve aktuale në fuqi nuk është njësia private përgjegjëse për të plotësuar nevojat prioritare të komunitetit të një zone të caktuar administrative, sipas programit të hartuar dhe të miratuar nga Këshilli Bashkiak përkatës. Përdorimi i fondeve publike duhet të bëhet në përputhje me programin e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe sipas procedurës dhe rregullave që përcakton ligji nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.

8.2 Çdo vendimmarrje për të përdorur fondet publike, i nënshtrohet një procesi të gjatë diskutimi me të gjithë komunitetin dhe më pas kalon për vendimmarrje në këshillin bashkiak. Ndërkohë që ky ligj parashikon transferimin e këtyre fondeve publike, pa konsideruar nevojat e komunitetit që shtrohen për diskutimin apo vendimmarrjen e këshillit bashkiak, direkt në përdorim dhe administrim të një organizate jofitimprurëse BID.

8.3 Në relacionin shoqërues të ligjit, citohet se:

“Projektligji paraqet për herë të parë konceptin e BID-it në Shqipëri dhe është hartuar me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (Albanian-American Development Foundation (AADF), i cili ka angazhuar ekspertë britanikë (Kompania “The Means”) në fushën e veprimtarisë së BID-eve. Aktualisht, në bashkitë Berat, Korçë, Krujë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër po zbatohen projektet “Business Improvement District-BID” ose “Zonë për Përmirësimin e Biznesit”, në marrëveshje me AADF-në dhe në këtë marrëveshje janë përfshirë katër elemente kyçe:
– Përmirësim infrastrukturor;
– Zhvillim i sipërmarrjes nëpërmjet vetëorganizimit të biznesit;
– Zhvillim i lidership-it nëpërmjet shoqatës së BID-it (partneritet publik privat);
– Mbështetjeje për kulturën dhe ekoturizmin.”

Duam të sjellim në vëmendjen tuaj se ky model që sillet si shembull, është një model biznesi në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ai përbën një bashkim të fondeve të investitorëve privatë që realizojnë investime në një zonë të caktuar, dhe një nga alternativat e sjella, është edhe bashkëpunimi me njësitë e vetëqeverisjes vendore për projekte zhvillimi.

8.4 Ndërsa modeli që sjell ligji duke parashikuar krijimin e organizatës BID, është modeli i një strukture private që nuk ka fonde në dispozicion paraprakisht, por i krijon ato nga kuotat e pjesëmarrjes dhe transfertat e fondeve publike. Ky lloj modeli anashkalon procedurat e administrimit të fondeve publike për financimin e projekteve të zhvillimit apo të ofrimit të shëbimeve në nivel vendor, që jo vetëm shmangin Planifikimin Strategjik të Zhvillimit të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore siç përcaktohet në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqverisjes vendore”, por shmangin edhe kalimin e fazave të një projekti normal zhvillimi, që normalisht kalon nëpër këto faza:
– Identifikimit të projektit/eve;
– Diskutimit me komunitetin dhe aktorët e interesuar;
– Përzgjedhjen sipas prioriteteve apo strategjive në zbatim për zhvillimin e zonës;
– Miratimin në këshillin bashkiak;
– Financimin e projektti;
– Kontrollin e përdorimit të fondeve dhe zbatimit të projektit; etj.

8.5 Ndërsa për atë sasi të fondeve publike që sipas këtij ligji i transferohen organizatës BID, shmanget procesi i administrimit dhe kontrollit, veçanërisht kur përdorimi i këtyre fondeve pas transferimit nuk bëhet përmes procedurave të prokurimit publik, dhënies me koncesion të shërbimeve publike në atë zonë apo ndonjë forme të partneritetit publik privat. Ndaj dhe transparenca në përdorimin e këtyre fondeve publike mungon, duke cenuar direkt interesin publik.

9. Përmes parashikimit të pikës 4, të nenit 22, imponimi mbi pagimin e kuotave dhe zbatimit të planit të biznesit, shkon më tej, kur në rastin e shpërndarjes së organizatës BID, parashikohet që, çdo send në pronësi të organizatës BID do t’i transferohet një organizate jofitimprurëse tjetër të ngjashme në atë zone. Kjo mënyrë e transferimit të pronësisë, nuk njihet nga legjislacioni në fuqi.

10. Në përfundim, parashikimi i nenit 23, e bën më shqetësues situatën kur, njeh vazhdimësinë e shoqatave ekzistuese BID dhe rregullon procesin tranzitor të miratimit të tyre sipas kushteve të këtij ligji. Nëse vërtet ka shoqata që kanë ekzistuar që formë të tillë, dhe që kanë përfituar deri fonde publike për këtë qëllim, nevojitet një verifikim i mënyrës së transferimit e përdorimit të këtyre fondeve, pa një shtrat ligjor.

Nëse bashki të caktuara kanë hyrë në operacione ekonomike duke i transferuar fonde publike OJF-ve, në të njëjtën mënyrë siç parashikohet nga ky ligj, tregon qartë faktin se çdo veprimi kryer prej tyre është realizuar pa një shtrat ligjor duke lënë të hapur mundësinë që në këto operacione mund të jenë kryer edhe shpërdorime të fondeve publike.

Për të gjithë sa më sipër, krijimi i formave të tilla të bashkëpunimit si lloji i BID, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit është një hap pozitiv në vetvete, por nëse krijohet si njësi mbi baza të vullnetarizmit dhe pa qenë nevoja e imponimit me ligj.

Një organizatë e tillë, e krijuar vullnetarisht, mund edhe të konkurrojë në projektet e financiuara dhe të miratuara të një bashkie, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për administrimin e fondeve publike.

Përmirësimi i infrastrukturës në zona historike brenda qyteteve është detyrim i institucioneve publike, ndërkohë që gjetja e mënyrave të bashkëpunimit prej tyre me partner vendas apo të huaj për t’i rigjallërruar ato, është kurdoherë i mirëpritur. Edhe mirëmbajtja më pas e çdo ndërhyrjeje përmirësuese të realizuar në këto zona është detyrim i institucioneve shtetërore përfituese, si për çdo investim tjetër publik.

Cedimi prej këtij detyrimi, nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë për të krijuar skema të reja hibride që nuk njihen nga legjislacioni në fuqi dhe që cenojnë parimet kushetetuese.

Gjithashtu, duhet të mbahet në vëmendjen e institucioneve publike fakti se, nuk mundet që qendrat tona të qytetërimit, të cilat pasqyrojnë identitetin tonë kombëtar dhe kulturor, të trajtohen përmes forcës shtrënguese të ligjit, sikur të jenë qendra tregtare.

Kjo do të keqorientonte zhvillimin e qëndrueshëm urban, shoqëror, kulturor dhe ekonomik, drejt interesave ekonomike të një pakice që ushtron veprimtarinë aty, duke bartur rrezikun e shuarjes pak e nga pak të kujtesës kolektive dhe traditës në një zonë të caktuar.

Institucionet publike si ato të nivelit qëndror dhe ato të nivelit vendor, kanë përgjegjësinë dhe detyrimin që të kujdesen njësoj për përmirësimin e gjithë territorit dhe qendrat e qyteteve. Nuk mundet që për pjesë të caktuara të territorit urban, ligjvënësi të miratojë ligje që krijojnë hapësira të trajtimit preferencial dhe të diferencuar të bizneseve apo individëve që ushtrojnë aktivitetin në këto zona të quajtura BID.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Për gjithë sa u parashtrua më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85, pika 1, të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 63/2020 “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)”.

Ky ligj në tërësi, dhe jo dispozita të caktuara të tij, përmban parashikime që bien ndesh me:

– lirinë e veprimtarisë ekonomike;
– lirinë e gëzimit të pronës private, parimet për vendosjen e pagimit të taksave dhe tarifave qendrore dhe vendore;
– parimet për përdorimin e fondeve publike;
– shmangien nga përmbushja e përgjegjësive ligjore të njësive të qeverisjes vendore për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve në zona të caktuara ku ndodhen kryesisht të grumbulluara bizneset e vogla;
– dhe përdorimin e fondeve publike jo në përputhje me interesin publik në nivel vendor, duke anashkaluar konsultimet dhe nevojat e komunitetit në këto zona.

Ky ligj shkel nenet 11, 41, 155 të Kushtetutës, ashtu si dhe nenin116 të saj, për shkak të parashikimeve në kundërshtim me akte të tjera ligjore në fuqi.

Ndaj iu kërkoj deputetëve të Kuvendit ta rilexojnë me vëmendje këtë akt para se të votojnë për shqyrtimin e dekretit, duke mbajtur në konsideratë nevojat e komuniteteve të biznesit në zonat që mbulojnë, dhe jo interesin e pakicave që duan ta deformojnë biznesin lokal dhe ta shndërrojnë atë në një mënyrë tjetër përfitimi financiar, në mungesë të plotë transparence dhe gjithëpërfshirjeje.

Me respekt,

Ilir Meta

Skandal! Në kulmin e pandemisë, 110 deputetë morën para për karburant kur ndalohej qarkullimi i mjeteve (Emrat)

Muaj prill i këtij viti shënoi kulimin kufizimeve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit covid-19. Pjesë e masave kufizuese ishte edhe ndalimi i qarkullimi të automjete në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të autoambulancave, makinave të bizneseve dhe farmacive.

Megjithatë, shumica e deputetëve rezultojnë se e kanë marrë të plotë pagesën nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e karburantit për makinat, gjatë muajit prill 2020. Deputetët kanë përfituar secili deri në 40 mijë lekë ose 360 USD gjatë muaj maji 2020, për të mbuluar shpenzimet për karburantin, ndonëse nuk kanë lëvizur me makina gjatë këtij muaji, për shkak të masave kufizuese.

Gjatë muajit prill të këtij vitit, Parlamenti është mbledhur tre herë, ndërsa mbledhjet e komisioneve parlamentare janë zhvilluar olnile, që do të thotë se deputetët kanë marrë pjesë në mbledhje nga banesat e tyre, pa qenë e nevojshme të ishin fizikisht në Kuvend.

Përveç rimburimin të shpenzimeve për karburantin e pretenduar, 71 deputetë kanë përfituar edhe dieta gjatë muajit prill 2020, në kulmin e masave kufizuese. Deputetët kanë përfituar deri në 700 USD dita gjatë muajit prill. Po gjatë kësaj periudhe, rezulton se të gjithë deputetë kanë përfituar pagesën fikse prej 17,000 për shpenzimet për telefonin si dhe honorare për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare nga shtëpitë e tyre.

20 deputetët kanë marrë nga 35 000 lejë secili për mbulimin e shpenzimeve të banesave që pretendojnë se i kanë me qera në Tiranë. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili parashikon përgjysmimin e pagave të deputetëve si dhe kufizimin e përfitimeve të tjera. Por, kjo nismë ligjore nuk është parashikuar për t’u shqyrtuar në komisionet parlamentare përkatëse.

Përfitimet e deputetëve gjatë muaji prill 2020: 1. Zef Shtjefni 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta

2. Eugen Bojaxhiu 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 3. Andi Permeti 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 4. Artur Roshi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 5. Koçi Tahiri 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 6. Klajdi Qama 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 7. Kujtim Gjuzi 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 8. Ardiana Jaku 34,035 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 9. Suzana Topi 33,702 lekë karburant, 150,500 lekë dieta 10. Selami Jenishehri, 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 11. Besnik Troplini, 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 12. Kostaq Papa, 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

13. Krenar Rryçi, 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 14. Ardit Konomi 40,000 lekë karburant, 62,708 lekë dieta 15. Florenc Spaho 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 16. Edmond Stojku 30,016 lekë karburant, 39,506 lekë dieta 17. Halit Valteri 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 18. Ervis Meço 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 19. Ramazan Gjuzi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 20. Fatjona Dhimitri 40,000 lekë karburant, 79,012 lekë dieta 21. Adelina Rista 40,000 lekë karburant, 62,708 lekë dieta 22. Anastas Angjeli 33,702 lekë karburant, 31,354 lekë dieta 23. Andrea Marto 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 24. Antoneta Dhima 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

25. Anduel Xhindi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 26. Bashkim Fino 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 27. Bujar Çela 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 28. Vilma Bello 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 29. Milva Ikonomi 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 30. Mimi Kodheli 40,000 lekë karburant, 39,506 lekë dieta 31. Ermonela Felaj 40,000 lekë karburant, 39,506 lekë dieta 32. Dritan Bici 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 33. Spartak Braho 30,016 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 34. Ervin Bushati 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 35. Evis Kushi 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 36. Fidel Ylli 31,214 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 37. Taulant Balla 33,702 lekë karburant, 43,268 lekë dieta 38. Xhemal Qefalia 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 39. Edmond Leka 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 40. Xhevit Bushaj 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 41. Ilirjan Pendavinji 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta

42. Luan Duzha 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 43. Paulin Sterkaj 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 44. Jurgi Ḉyrbja 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 45. Luan Harusha 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 46. Reme Lala 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 47. Roland Xhelilaj 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 48. Damian Gjiknuri 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 49. Enver Roshi 33,702 lekë karburant, 39,506 lekë dieta 50. Aurora Mara 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 51. Lindita Nikolla 34,035 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 52. Edmond Rrushi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 53. Alban Zeneli 40,000 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 54. Lefter Maliqi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 55. Majlinda Halilaj 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 56. Ediola Braha 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta
57. Elda Hoti 34,035 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 58. Nimet Musaj 40,000 lekë karburant, 79,012 lekë dieta

59. Enada Kapllani 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 60. Ralf Gjoni 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 61. Arben Elezi 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 62. Arlind Çacani 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 63. Korab Lita 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 64. Halil Jakimi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 65. Arben Pellumbi 30,016 lekë karburant, 37,625 lekë dieta 66. Arben Kamami 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 67. Elena Xhina 33,702 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 68. Edlira Bode 40,000 lekë karburant, 68,979 lekë dieta 69. Fadil Nasufi 40,000 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 70. Gjetan Gjetani 34,035 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 71. Ilir Ndraxhi 31,214 lekë karburant, 75,250 lekë dieta 72. Gramoz Ruçi 109,790 lekë dieta 73. Robert Bitri, 40,000 lekë karburant 74. Sadri Abazi, 30,016 lekë karburant 75. Klodiana Spahi 31,214 lekë karburant 76. Besnik Baraj 30,016 lekë karburant 77. Blerina Gjylameti 30,016 lekë karburant 78. Musa Ulqini 33,702 lekë karburant 79. Tom Doshi 40,000 lekë karburant 80. Ulsi Manja 30,016 lekë karburant

81. Adnor Shameti 40,000 lekë karburant 82. Alket Hyseni 40,000 lekë karburant 83. Almira Xhembulla 40,000 lekë karburant 84. Elona Hoxha 30,016 lekë karburant 85. Fatmir Velaj 40,000 lekë karburant, 86. Ilir Beqaj 40,000 lekë karburant 87. Ismet Beqiraj 40,000 lekë karburant 88. Klotilda Bushka 30,016 lekë karburant 89. Vullnet Sinaj 40,000 lekë karburant 90. Eglantina Gjermeni 31,214 lekë karburant 91. Lefter Koka 31,214 lekë karburant 92. Ditmir Bushati 40,000 lekë karburant 93. Ylli Shehu 30,016 lekë karburant 94. Myslim Murrizi 45,026 lekë dieta 95. Rrahman Raja 31,214 lekë karburant 96. Rudina Hajdaraj 30,016 lekë karburant 97. Sadi Vorpsi 30,016 lekë karburant 98. Tatiana Piro Nurçe 40,000 lekë karburant 99. Fatmir Xhafa 30,016 lekë karburant 100. Senida Mesi 40,000 lekë karburant

101. Mirela Furxhi 40,000 lekë karburant 102. Niko Peleshi 40,000 lekë karburant 103. Edlira Hyseni 31,214 lekë karburant 104. Ligoraq Karamelo 40,000 lekë karburant 105. Adriatik Alimadhi 40,000 lekë karburant 106. Nikolin Staka 40,000 lekë karburant 107. Vasil Sterjovski 40,000 lekë karburant 108. Artemis Dralo 40,000 lekë karburant 109. Eljo Hysko, 30,016 lekë karburant 110. Erion Piciri 30,016 lekë karburant 111. Amra Barova 40,000 lekë karburant. / Adriatik Doçi

Gazetarja zbulon mesazhin: Ja sa mijëra euro shpenzojnë ministrat e Ramës për s*ks me pagesë

Duke iu referuar ngjarjeve të ditëve të fundit, ku janë bërë publike disa raste të abuzimit s*ksual, qoftë me fëmijë apo me të rritur, është nxitur një debat se a duhen të legalizohen shtëpitë publike në vendin tonë. Kjo temë u risoll në vëmendje dhe në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Një nga të ftuarat ishte dhe gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila njihet për ndjeshmërinë e saj përsa i përket temave që kanë të bëjnë me edukatën s*ksuale apo të drejtat e grave.

Ndërkaq, ndër të tjera ajo lexoi një mesazh që i kishin dërguar në rrjete sociale, tek thuhej se pjesa më e madhe e ministrave dhe deputetëve në vendin tonë, janë të gatshëm që të paguajnë deri në 2 mijë euro për të kryer marrëdhënie s*ksuale.