20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Reagon Meta: Dakordësi për zgjedhje të reja!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të mediat, lidhur me propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 maj.

“Mendoj që mbledhja e sotme e këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet ti përmbushim, theksoj edhe një herë metodologjia e re e zgjerimit sic ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshme për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim. Cilësia është kryesore, data për mua do të ishte dje, por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri.”- u shpreh Meta.

Qeveria e Ramës po synon zyrtarizimin e tjetërsimit të dhunshëm të pronësisë në zonën e Bregut

Romeo GURAKUQI

Nga pikepamja historike, banoret vendas te kesaj ane, individualisht dhe bashkarisht, jane pronare prej kohesh qe nuk mbahen mend, te shtepive, tokave, livadheve, plazheve, bjeshkeve, luginave te fshatrave te tyre, qe kane shkruar pjesen e lavdishme te historise se mbijeteses se Shqiperise ne ato ane. Djegia e dokumentacionit kadastral ne kohen e Luftes Italo – Greke (1940-1941), kooperativizimi i viteve 1946-1990, zbrazja e krahines nga emigracioni rrenimtar, ka lehtesuar nderhyrjen graduale ne te drejtat e tyre te posacme qeverisjes krahinore.

Bregu eshte ne radhen e pare te mesymjes legalizuese te zaptuesve me fuqi qeveritare, por pas saj radha do t’i vije Rrjollit, Luginave Alpine dhe cdo pike turistike ku pronesia tradicionale eshte “kompromentuar”, per shkak te nderhyrjes nder arkiva ose nga shtetizimet e diktatures per synime ushtarake.

Bregu dhe Himara sot duhet te mbrohen nga partite shqiptare dhe te mos shkoje puna qe mbrojtesi dhe zedhenesi kryesori i qytetareve te kesaj krahine te behet faktori i huaj nderhyres.
Qeveria nuk tregon minimumin e durimit per t’i degjuar dhe respektuar himariotet ne kerkesat e tyre per mbrojtjen e trashegimise kulturore, mbrojtjen e qendrave historike te Palases, Dhermiut, Himares, Vunoit, etj., mbrojtjen e pronave te tyre shekullore, nga yryshi i zaptuesve te jashtem.

Në vend që kjo krahinë të trajtohej me një vëmendje nga shteti shqiptar, sot në ato ane nuk po respektohet prona komunitare
Qendrimi kokëfortë i përfaqesuesit të Vunoit në Krye të Qeverisë nuk është qendrimi e drejtimi i duhur representativ. Perkundrazi, ne linjat e tij politike nuk ka asgje te ngjashme me nje politike te urte dhe largpamese. Ka vec perulje ndaj grabitjeve te prones dhe bashkepunim ne ligjesimin formal. Nderkohe, kjo çështje do të duhej të zgjidhej përmes kujdesit e vëmendjes se posacme ndaj banoreve autoktone te Bregdetit, studimit te ceshtjeve në aspektin politik, zhvillimor, mbrojtjes së të drejtave të pronësisë, emertimeve të rrugëve, hoteleve, vendeve, zhvillimit të arsimit shqiptar, gjuhës shqipe, por edhe të gjuhës greke, dhe kulturës së tyre të veçantë identitare, mbrojtjes së Kishes Orthodokse Autoqefale të Shqiperise, si Kishë shqiptare e themeluar nga Bishop Fan Stilian Noli.

Kur Qeveria mungon ne plotesimin dhe promovimin e ketyre te drejtave, eshte radha e forcave europianiste qe ta bejne, duke shmangur nga roli protagonist, cdo faktor te jashtem, qe e koncepton te deformuar problemin, politikisht dhe historikisht.
Nuk duhet te vonohemi me dhe t’ia kalojme violinen e pare te mbrojtjes se te drejtave administrative, perfaqesuese dhe te pronesise ne keto ane, nderhyresve ne punet e brendshme te nje vendi ne turbulence permanente.

Basha me bizneset në Tiranë: 60 biznese ne ditë ulin qepenat, vendit i duhet qeveri normale

Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekononomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël.

Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.

Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.

Vendimi i Prokurorisë për Malajn, Bardhi: Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Ramës

Pasi prokuroria e Matit mbylli hetimet për Agron Malajn, kryetarin e bashkisë Mat sa i takon çështjes së dekriminalizimit, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Përmes një deklarate, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në emër të selisë blu, kërkoi që Malajt t’i hiqej mandati. Sipas Bardhi, kjo do të sillte një kryebashiak të paligjshëm më pak.

Pas hetimeve, Prokuroria theksoi se Agron Malaj ishte dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën.

DEKLARATA E PLOTË E GAZMENT BARDHIT

🔴 EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK ✌️
4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.

Pas 4 muajsh zvarritje, prokuroria na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.

Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.
Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)
Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.

🟢 DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË
Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.

Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN.
#ZgjedhjePaKrim

I dënuar me vendim të formës së prerë, Ramës i ikën edhe Kryebashkiaku i Matit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi pas vendimit të prokurorisë për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Bardhi tha se kjo do të thotë një kryebashkiak i paligjshëm më pak për Edi Ramën.

DEKLARATA

EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK

4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.

Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.

Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)

Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.

DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË

Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:
a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.

Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN.

#ZgjedhjePaKrim


Dokumenti/ Hije të forta dyshimi për drejtorin e Urgjencës Kombëtare, në Torino ka punuar kirurg estetik për gjokse e buzë

Hije të forta dyshimi për angazhimin e drejtorit të urgjences kombetare në Shqipëri.
Dr Brataj, ka theksuar në daljet e tij se ka punuar si mjek urgjence në Torino, të Italisë, ndërsa kur kërkon për të dhëna për të del se është kirurg estetik për gjokse e buzë.
Konkretisht në linkun e mësipërm shkruhet se specialisti i Kirurgjisë, Dr Skënder Brataj merret me zgjidhjen e problemeve estetike dhe funksionale të fytyrës dhe trupit.

Më tej thuhet se në veçanti, Dr. Skender Brataj kryen ndërhyrje për modelimin e indeve të fytyrës (mbushje, ngritje, botulinum), korrigjim të profilit të fytyrës, hundës e veshëve (otoplastikë, rinoplastikë) dhe rimodelim të formave të gjoksit, veçanërisht të rritjes apo zvogëlimit të volumit të gjoksit (mastoplastikë shtesë dhe reduktuese, mastopeksi).
Dr Skender Brataj e ushtron profesionin e tij në klinikën e tij mjekësore në Torino, me vendndodhje Valgioie n.143, Spitalin Molinette të Spitalit Universitar me vendndodhje në rrugën Bramante n. 88/90 .

Skender Brataj është katapultuar per të drejtuar shërbimin e urgjencës kombëtare , duke e reklamuarnsi mjek urgjence, nderkohe qe në CV e tij nuk gjen asnjë specializim apo angazhim të këtij në fushën e urgjencës mjekësore.

Kirurgët estetikë dihet që janë ndër më të paguarit në Itali e kudo.

A është për të besuar që këta doktorë hedhin poshtë mijëra euro në muaj të ardhuara për një rrogë 500 – 700 euro në muaj në Shqipëri në emër të patriotizmit apo të Shqipërinë e shohin si kecin e varur që duhet rjepur fort.

Blerja e 3000 uniformave të urgjences me cmime stratosferike, disa herë më të lartë se sa inka tregu, denoncuar nga emisioni investigatic BOOM para dy vitesh ja nxori bojën atdhedashurisë së Ronaldos , dhe u shpërla me blerjen e autoambulancave, të cilat shkuan në servis që muajin e parë të blerjes, ndërsa pajisjet e tyre janë defektoze e aspak cilësore. Një ditë shteti dhe drejtësia do të funksionojnë.

Situata politike në Shqipëri/ PPE: Zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri, të jenë të lira e të ndershme!

Grupi më i madh në Parlamentin Europian, ai i Partive Popullore, doli me një deklaratë të fortë sa i përket situatës politike në Shqipëri.

Pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ata kërkojnë zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me kodin e ri.

Po ashtu në deklaratën e mbajtur nga eurodeputeti Michael Gahler, kërkohet që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

DEKLARATA

Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të antarësimit.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në menyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.

*Deklaratë e grupit PPE në Parlamentin Europian, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit Michael Gahler (CDU)

Pollo: E paimagjinueshme dhe e pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian

E paimagjinueshme dhe e pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian! Apo shumë e kuptueshme dhe lehtësisht e imagjinueshme?

Edi Rama foli sot gati gjysëm ore në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Foli për të gjitha por jo për kryeçeshtjen; nuk zuri me gojë 15 kushtet të cilat fillimisht Bundestagu e pastaj Këshilli Europian i vendosën qeverisë në mënyrë që Shqipëria të mundet të fillojë negociatat e antarësimit.
Dy syresh janë reforma zgjedhore dhe zbatimi korrekt i saj; dy të tjera janë anullimi i ligjeve antifjalë dhe denimi i votëblerësve. E kështu me rradhë!

Kur flitet për perspektivën europiane të Shqipërisë tek ne apo në BE flitet vetëm për përmbushjen e këtyre kushteve. Të cilat në rradhë të parë ndihmojnë restaurimin e normalitet demokratiko-kushtetues.

Një bravo për Gramoz Ruçin i cili i përmendi këto kushte duke shtuar se përgjegjës për to është qeveria

Gjykata në SHBA kërkon 1 milionë dollarë për lirimin me kusht të policit vrasës

Një gjykatës të hënën caktoi shumën 1 milion dollarë për lirimin me kusht për një polic në Mineapolis, të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, në vdekjen e George Floyd.

44 vjeçari Derek Chauvin, pothuajse nuk tha asgjë gjatë seancës që zgjati 11 minuta, nën drejtimin e gjykatëses Denise Reilly përmes një komunikimi me video me qark të mbyllur nga një burg shtetëtor i sigurisë së lartë.

Avokati i tij, Eric Nelsen nuk e kundërshtoi vendimin për ngritjen e shumës nga 500 mijë dollarë të lirimit me kusht, që ishte vendosur fillimisht. Ai po ashtu nuk adresoi përmbajtjen e akuzave, ku përfshihen edhe akuza për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim të shkallës së dytë. Avokati mbrojtës nuk foli për shtypin pas procesit. Me 29 qershor është caktuar dalja e rradhës para gjykatës.

George Floyd, një afrikano-amerikan në pranga, vdiq me 25 maj pasi polici i bardhë vuri gjurin në qafën e tij për disa minuta edhe pasi Floyd pushoi së lëvizuri dhe bëri thirrje për të marrë frymë.

Vdekja e tij nxiti protesta, disa të dhunshme, në Mineapolis të cilat u përhapën me shpejtësi në qytetet amerikane dhe në mbarë botën. Chauvin dhe tre policë të tjerë në skenë u pushuan nga puna ditën pas vdekjes së zotit Floyd.

Tre policët e tjerë J. Kueng, Thomas Lane dhe Tou Thao janë akuzuar për ndihmë dhe mbështetje. Ata janë nën arrest dhe mund të lirohen me kusht përkundrejt shumës prej 750 mijë dollarë.

Familja e policit Lane ka krijuar një faqe në internet ku kërkon donacione për të ndihmuar në lirimin e tij me kusht. Në faqen e internetit theksohet mungesa e tij e përvojës dhe se sapo kishte përfunduar periudhën e provës, si dhe pyetja e tij për policin Chauvin nëse Floyd duhet të rrotullohej në anën tjetër. Aty theksohet edhe puna e tij vullnetare.

Vdekja e zotit Floyd ka ndezur thirrjet për reforma në policinë e Mineapolisit, të akuzuar prej kohësh nga aktivistë të komunitetit për diskriminim të thellë racial dhe brutalitet.

Shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Mineapolisit thanë të dielën se mbështesin shpërndarjen e plotë të departamentit të policisë, megjithëse ende nuk kanë ofruar plane konkrete se me çfarë do të zëvendësohet.

“Askush nuk po thotë se duam të shfuqizojmë shëndetësinë dhe sigurinë” tha për një stacion radio Alondra Cano me këshillin bashkiak. “Ne po themi se kemi një sistem të prishur që nuk po prodhon rezultatet që duam.”

Shteti i Minesotës javën e shkuar nisi një hetim për të drejtat civile në departamentin e policisë. Të premten, këshilli miratoi ndalimin menjëherë të taktikave të shtrëngimit të qafës nga policia si dhe disa ndryshime të tjera. Ky hetim po vazhdon.

Virusi goditi ekonominë gjermane, industria e makinave ra me 74%

Ekonomia gjermane është goditur shumë nga masat kufizuese të koronavirusit, pasi prodhimi industrial i vendit pësoi rënien më të thellë në prill.

Prodhimi ne prill ra me 17.9 për qind në krahasim me muajin pararendës, ndërsa rënia nga viti në vit ishte 25.3 për qind. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, prodhimi industrial është përballur me “rënien më të madhe” që kur ky institucion filloi regjistrimin e të dhënave në janar të vitit 1991.

Edhe pse pritej një rënie e mprehtë, analistët paraprakisht parashikuan se rënia nuk do të kalonte 16 për qind në prill.

Industria kryesore e automjeteve të vendit u godit më shumë, me një rënie prej mbi 74 për qind. Një tjetër fortesë e industrisë gjermane, sektori i ndërtimit, u tkurr me mbi katër për qind në muajin prill.

Gjermania filloi të prezantojë masa për të luftuar përhapjen e virusit në gjysmën e dytë të marsit, kur prodhimi u rrëzua gati nëntë për qind.

Lajmi i mirë është se «pika e ulët» është arritur, sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë.

“Me lehtësimin gradual të masave kufizuese dhe rifillimin e prodhimit në industrinë e automjeteve, rimëkëmbja ekonomike po fillon tani”.

Nga ana tjetër, sipas Institutit Ifo, pritet që industria gjermane të bjerë më tej në tre muajt e ardhshëm, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë.