30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Tjetër reagim i fortë nga Gjermania ndaj Ramës: Plotësoni 15 kushtet, hetoni ata që blenë votat

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, deklaron se Grupi i Partive Popullore Europiane vlerëson arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri.

Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të Reformës si pjesë e ligjit zgjedhor në përputhje me standardet e BE dhe OSBE. Reforma duhet të përfundohet në këtë frymë dhe, mbi të gjitha, të zbatohet me mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme! Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por gjithashtu plotëson dy kushte të BE-së për fillimin e negociatave të pranimit.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve që të punojnë drejt përmbushjes së të gjitha 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë para se të nisin negociatat e pranimit.

Këtu theksojmë shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes dhe nisjen e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara.

Eksperti: Rritja e infektimeve është pasoja e masave absurde dhe dështimit të qeverisë

Shqipëria regjistroi 36 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, numri më i lartë i konfirmuar zyrtarisht nga nisja e epidemisë.

Zyrtarët e qeverisë thanë se shkak për këtë shpërthim janë bërë grumbullimet e qytetarëve. Por eksperti Erion Dasho nuk mendon kështu. Ai ka publikuar madje një letër të hapur për Këshillin Teknik të koronavirusit.

LETRA

Të nderuar anëtarë të Komitetit anti-COVID!

Si dhe shumë kolegë të tjerë dhe qytetarë, ndoqa me shqetësim komunikimin tuaj të fundit rreth situatës së COVID në Shqipëri dhe kam një vërrejtje thelbësore rreth asaj që komunikuat.

SHKAKU I RRITJES SE NUMRIT TË RASTEVE COVID NUK JANË GRUMBULLIMET E QYTETARËVE. KËTO TË FUNDIT JANË PASOJAT E PËRAFRIMIT TUAJ TË DËSHTUAR!

Në gjithë vendet europiane ku përafrimi ndaj COVID nuk u bazua tek masat absurde ka rënie të numrit të rasteve të diangostikuara, të hospitalizuara dhe të intubuara.

Në të gjithë vendet ku mbrohen dhe ndërgjegjësohen të moshuarit dhe të sëmurët, nuk ka komplikacione dhe shtrime në spital.

Në të gjithë vendet ku mjekët dhe infermierët mbrohen dhe sistemi shëndetësor u riorientua për t’ju përshtatur epidemisë së COVID nuk ka transmetim të SARS-CoV-2 në strukturat e sistemit shëndetësor.

Ju lutem, merrni urgjentisht këto masa:

1. Zbatoni urgjent një program për parandalimin e COVID në strukturat shëndetësore: hartoni protokolle, trajnoni stafin, pajisini ata me mjete mbrojtëse, ushtroni kontrolle të rrepta që masat parandaluese të respektohen në çdo kohë nga i gjithë personeli dhe pacientët.

2. Konceptoni dhe zbatoni një fushatë komunikimi, ku të sqarohet se COVID është dobësuar, por nuk është larguar! Ai ende përbën rrezik për të moshuarit dhe personat e prekur nga sëmundje kronike. Drekat dhe darkat familjare që kanë qënë kaq të shpeshta këto javët e fundit duhen ndaluar. Të moshuarit duhet të vazhdojnë të zbatojnë distancimin fizik dhe social, në se duan të mbrojnë shëndetin dhe jetën e tyre.

3. Konceptoni dhe zbatoni sa më shpejt një program për të kapërcyer pasojat e dëmshme shëndetësore të izolimit tre mujor. Qytetarët ndoqën për tre muaj rresht këshillat tuaja absurde dhe sot imuniteti i tyre është dobësuar, shumë prej tyre janë prekur nga mbipesha dhe jeta sedentare, situata ekonomike e rënduar ka ndikuar negativisht në ushqyrjen e tyre. Një program për rigjallërimin e jetës ekonomike dhe sociale nën masa mbrojtëse të arsyeshme është domosdoshmëri.

Shpresoj që këshillat të mos bien në vesh të shurdhër!

Dy vjet pa legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, por vlerësohet se në kohën sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vënë themelet e forta të futbollit kosovar.

Vokrri ka drejtuar FFK-në për mbi një dekadë, ndërsa ka udhëhequr Federatën në procesin e vlerësuar si shumë të vështirë, të pranimit në UEFA e FIFA. Pas shumë përpjekjeve, më në fund në vitin 2016, FFK-ja u pranua në UEFA e FIFA.

Menjëherë atë vit Kosova nisi me ndeshje zyrtare eliminatore, ndërsa më pas edhe përfaqësueset e tjera e po ashtu klubet.

Për nder të veprimtarisë së Vokrrit, nga ora 09:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e qytetit të Prishtinës, ndërsa në ora 13:00 publikohet buqeta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Vokrri e filloi karrierën e tij si futbollit me Llapin, mirëpo debutimin si futbollist profesionist e bëri me Prishtinën në vitin 1980. Karriera e tij 15-vjeçare e dërgoi atë në Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18. Në fund të karrierës së tij, në vitin 1995, ai u pensionua në klubin Montlucon.

Pas karrierës së tij mbresëlënëse si futbollist, Vokrri e mori përgjegjësinë e pozitës së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës më 16 shkurt 2008, dhe këtë pozitë e mbajti deri në vdekjen e tij.

Vokrri e shtroi rrugën për suksesin e treguar në Ligën e Kombeve, ku Kosova u promovua nga Liga D në Ligën C dhe e siguroi një vend në play-offs për kualifikime në Kampionatin Evropian. Falë punës së tij në FFK, Kosova u anëtarësua në UEFA dhe në FIFA në maj të vitit 2016.

Përlahen çdo ditë nga 400 mijë euro/ Fusha e Sharrës, si miniera e floririt e Edvin Hajdutit!

Nga Sali BERISHA

Sharra njihet tashme si Fusha e Parave pasi aty Edvini se bashku me Lal Plehun perlajne çdo dite nga 400,000 euro.

Miq, para pak ditesh, si i dashuruar marrezisht pas plehrave, Edvin Hajduti kishte zgjedhur te pershendese ne mengjes nga Sarajet e Surrelit narkozyrtaret e vet me nje video realizuar me dron, qe paraqiste krenarisht Fushen e Sharres ne te cilen plehrat shnderrohen ne para, ne fakt ne flori per ate dhe Lal Plehun. Afera e plehrave e Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut eshte nder aferat me mafioze-korruptive me te medha. Konkretisht ajo konsiston:

1. Te gjitha plehrat e Tiranes mblidhen nga Eco Tirana, ndermarrje e Bashkise se Tiranes me menaxher te paligjshem zv/kryetarin e Bashkise Mazniku qe ne kundershtim me ligjin merr dy paga, dhe AGSM Verona e bosit te rrezikshem te Ndragetes, Andrea Miglioranzi i arrestuar nga autoritetet italiane si kreu i mafies se Verones. Kjo marreveshje u firmos nga Lal Plehu me Flavio Tosin ish kryetar i Bashkise se Verones tani nen hetim ne vendin e tij.

Plehrat e Tiranes jane monopol i Rames-Veliajt-Ahmetajt permes bedelit Zoto. Ato prodhojne flori per keta 4 persona ndaj edhe keta te 4 kane vene policine e shtetit dhe bashkiake te gjemojne cdo rom qe guxon te marre ca kanace ne koshat e mbeturinave. Duke pasur monopol, kane rritur cmimet sipas oreksit dhe shume me lart sesa Mali i Zi. Eco Tirana depoziton plehrat e mbledhura ne Fushen e Sharres ku i paguan nga parat e takspaguesve ndermarrjes private te perpunimit te plehrave te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut ne Sharre qe menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

a) 29 euro per ton mbetje;
b) 6 euro per ton dhera te pastra;
c) 9 euro per ton inerte.

Te gjitha kompanite private te ndertimit detyrohen qe dherat dhe inertet ti depozitoje vetem ne Fushen e Sharres se ky eshte monopol dhe biznesi i Rames. Nese duan te marrin dhera dhe inerte per sistemime urbane prape nuk lejohet t’i levizin nga kantieri 1 e t’I cojne ne kantierin 2, por duhet te paguajne dy here edhe per depozitim edhe per blerje si mall i ri vec nga monopoli Rama-Velia i Sharres dhe t’a paguajne:

a) 10 euro per 1 ton dhera te pastra dhe
b) 27 euro per 1 ton inerte qe depozitojne apo 540 euro per çdo kamion. Kjo eshte arsyeja pse kamionet e Salillarit qe punojne tek unaza e Tiranes nisen deri ne Skuraj te Kurbinit per te hedhur inertet e ndertimit. Del me lire te paguaje 100 euro nafte kamionit sesa t’i coje tek monopoli Rama-Veliaj.

Policia me urdher te Rames nuk lejon te dale asnje kamion me inerte apo dhera nga Tirana. Kamionet e kompanive te ndertimit qe u nisen per t’I depozituar ne landfillin e Bushatit u ndaluan ne Kamez nga policia e shtetit duke I thene hapur shofereve “po ky eshte biznes i Rames ndaj nuk ju leme te coni tjeterkund”.

Po me urdher te Rames, situata ne Durres eshte degjeneruar qellimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer per te tmerruar qytetaret, me skenar dhe rregji qe Hajduti i Surrelit te dale si shpetimtar per emergjencen se do paguaje shteti per t’i sjelle ne Sharre. Pra do nxjerre para nga buxheti i shtetit ne mengjes per t‘i fut ne xhepin personal ne dreke!

Duke e pasur monopol privat Sharren, hajduti i Surrelit rriti me 1/3 cmimin e depozitimit te mbetjeve ne Sharre nga 22 ne 29 euro pa asnje justifikim ligjor dhe asnje ekspertize nderkombetare. Vec grykesia per te vjedhur. Krahasoni cmimet e Sharres per (i) mbetjet, (ii) dherat dhe (iii) inertet dhe do shihni se jane nga dyfish deri ne 12 fish me shtrenjte se Mali i Zi. Depozitimi i dherave te paster ne Malin e Zi kushton vec 0.5 euro pasi nuk eshte monopol, perkundrazi shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish gurore) qe duhen rehabilituar me dhera te paster duke permiresuar mjedisin.

Ne bregun tjeter te Adriatikut, ne Verona, antimafja italiane prangosi si bos kryesor te Ndragetes Andrea Miglioranzin kurse ne Shqiperi antimafja eshte vet Edvin Mafia ndaj dhe Fusha e Sharres, minjera e tij Floririt eshte e paprekshme! sb

Shkrimi i fortë në gazetën italiane: Ja si funksionon ortakëria mafie-pushtet në Shqipëri

Një shkrim i gazetarit të njohur italian që raporton prej shumë vitesh për krimin e organizuar, Gaetano Campione, botuar ditën e djeshme te `La Gazzetta del Mezzogiorno`, mund të përdoret pa frikë si manual për strukturën e SPAK në Shqipëri.

Reporteri Campione në artikullin kushtuar mafies shqiptare publikon për herë të parë një të dhënë të INTERPOL, për vendin që ajo zë në shkallaren e krimit të organizuar në rang global.

‘Besueshmëria në botën e krimit është e barabartë me licencën e autoritetit. Bëhet ekzaktësisht ajo që është e thënë të bëhet, besueshmëria dhe prestigji juaj do të përkthehen në një udhëheqje të njohur, me qëllim kontrollimin e territorit. Ajo shqiptare konsiderohet mafia e nëntë ndërkombëtare në listën e Interpol’, bën një parantezë autori i shkrimit.

Pas kësaj ai na shpalos një të vërtetët që shumica e shqiptarëve që jetojnë këtu e dinë, por nga pushteti mohohet me anë të një propaganda intensive: Mafia shqiptare është rritur aq shumë, sa që tani po ushqen dhe po financon lobet e pushtetit.

Pas këtij konstatimi gazetari i njohur italian në pak fjalë zbërthen edhe skemën e ortakërisë  mafia-pushtet, e cila ka kapur në rrjet votën, qeverinë, financat,  ekonominë, sistemin dhe gjithçka tjetër në Shqipëri.

‘Sistemi vetë-ushqehet: niveli politik ofron mbrojtje ndaj klaneve, ato kthehen me para, vota dhe fuqi. Kjo krijon një lloj pakti shoqëror i cili garanton si aktivitetet e paligjshme, ashtu edhe nomenklaturën. Bëhet fjalë për vendin më të korruptuar në Ballkan, sipas Transparecy International’, tregon për Shqipërinë Gaetano Campione.

Pas këtyre konstatimeve të cilat në shkrim shoqërohen me fakte të shumta, autori I shkrimit paralajmëron se Shqipëria është shumë afër rrezikut që shndërrohet në një ‘Tortoga’ I Adriatikut apo një Meksikë e Re; pra një `Narco-State` në mes të Europës.

‘Rreziku, shumë konkret, është që përkundër përpjekjeve, Shqipëria të bëhet një lloj ‘Tortuga’ i Adriatikut, një titull i përdorur në vitet e arta të kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, pasi tashmë është një qendër për trafikimin e Oktapodit të botës së nëntokës: armë, qenie njerëzore, por mbi të gjitha droga. Për të favorizuar disi këtë evolucion negativ, ekziston edhe mungesa e vëmendjes institucionale ndërkombëtare ndaj asaj që po ndodh në anën tjetër të kanalit të Otrantos.

Mutacioni gjenetik i krimit shqiptar, që është tani në gjendje të merret drejtpërdrejt me kolumbianët, turqit dhe italianët, bën që më shumë se një ekspert të fillojë të mendojë për një Narco-State si modelet e Amerikës së Jugut. Një Meksikë e Re që konturohet duke parë degëzimin e thellë të tentakulave në strukturën ekonomike, sociale dhe politike të vendit të shqiponjave’, shkruan mes të tjerave gazetari në artikullin në fjalë.

Biznesmenët denoncojnë Ramën për mashtrimin me pagat e “luftës”!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar esazhet e dy biznesmenëve të cilët shkruajnë se, kryeministri i ka mashtruar për pagën e luftës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncojne Edvin Genjeshtren per mashtrimin me pagat e luftes!

Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital. sb

Pershendetje Zoti Berisha
Doja te ngreja nje shqetesim tek ju pasi ne asnje vend nuk mora nje zgjidhje.
Jam nje agjensi udhetimi dhe na refuzohet paga e luftes per 2 arsye: qe jemi biznes i lejuar te punojme dhe qe nuk kemi nderprer sigurimet.

Si mund te jet biznes i lejuar nje agjensi udhetimi nderkoh qe kufijte jan per tre muaj te mbyllur dhe pse duhet te nderpresim sigurimet kur ato i kemi per te ardhmen tone? Vetem zeri juaj mund te ndrryshoj dicka per ne. Faleminderit

PRSH Z BERISHA TE GJITHE PUNONJESIT E OST KANE MARE PAGA LUFTE PO LEKE NUK KANE TERHEQUR NJE ZOT E DI KU KANE PERFUNDUAR..RRESPEKT PER JU

I nderuar zoti Berisha kur do i shperndaj pagat e luftes 40000 lekshin ky genjeshtari jan shum e shum njerez si un qe skan marr as edhe nje qindark turp se ngeli duke thene edvin mafia qe i kan marr do i marrin zotri nuk i duam leket ne 2021 na duhen ne ket ko qe jemi pa pun …anonim ju lutem

Eksperti: Covid-19, më i lehtë seç mendohej…

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Covid-19, sëmundja që futi në panik botën më në fund po shfaqet ashtu si pritej – një sëmundje si mijëra të tjera.

Dasho shkruan se OBSH njoftoi se personat asimptomatikë nuk luajnë rol domethënës në transmetim, çka do të thotë se sjellja e këtij virusi nuk ështq ajo djallëzorja sikundër trajtohej në fillim.

“Kjo do t´a thjeshtojë dhe do t´a bëjë më të lehtë kontrollin e Covid-19”, shkruan ai.

Postimi nga Erion Dasho

“Lakrorit” COVID janë duke i dalë të gjithë petët!

Sëmundja që futi në panik botën më në fund po shfaqet ashtu si pritej – një sëmundje si mijëra të tjera.

Sigurisht me pasojat e veta në shëndet, me grupet e riskuar, me komplikacionet dhe, fatkeqësisht, me viktimat e saj, por as më shumë dhe as më pak se një sëmundje të cilën e njohim më mirë çdo ditë që kalon.

Në fillim të epidemisë së COVID u raportua se personat asimptomatikë luanin rolin kryesor në transmetimin e virusit. Kjo në kundërshtim me atë që dihej rreth gripit dhe mjaft viruseve të tjerë respiratorë (përfshi SARS-CoV-1), ku asimptomatikët kanë pak ose aspak rol në transmetim.

Fakti që COVID besohej se transmetohej nga personat asimptomatikë bëri që SARS-CoV-2 të etiketohej edhe si “virus djallëzor”.

Dje Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi edhe një nga misteret e fundit lidhur me COVID. Studimet e fundit tregojnë se transmetimi i SARS-CoV-2 nga personat asimptomatikë (pa shenja) nuk luan rol domëthënës në transmetim.

PËR MENDIMIN TIM, KJO DO T’A THJESHTOJË DHE DO T’A BËJË SHUMË MË TË LEHTË KONTROLLIN E COVID! REALISHT NJË LAJM SHUMË I MIRË!

Prekej nga ligji i dekriminalizimit, Prokuroria mbyll hetimet për kryebashkiakun e Ramës

Prokuroria ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Ramës për Matin, Agron Malaj. Mësohet se organi i akuzës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj tij në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit.

Sipas prokurorisë, Malaj nuk rezulton të ketë ndryshuar gjeneralitetet, të jetë person në kërkim, apo të ketë kryer vepra penale jashtë vendit.

Sipas prokurorisë së Përgjithshme, në 11 prill 2019 ka pasur një kallzim penal ndaj Agron Malajt, por është vendosur mosfillimin e procedimit.

Gjithashtu sipas Prokurorisë, ndaj Malajt nuk ka pasur masa dëbimi nga vendet e BE apo më gjerë.

artia Demokratike në muajin janar të këtij viti denoncoi kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj, për fshehjen në formularin e dekriminalizimit të dënimit me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Por referuar formularit të dekriminalizimit të Malajt, që ndodhet në faqen zyrtare të KQZ-së, ai e ka shënuar dënimin e marrë në 1999-tën, ku specifikon se po ashtu ka pasur një çështje tjetër për shpërdorim detyre, për të cilën ka pasur një vendim të formës së prerë me detyrim paraqitjeje.

Rasti i dënimit të Malajt me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje është diskutuar dhe nga KQZ, përpara zgjedhjeve të Qershorit, dhe me një vendim të institucionit u lejua kandidimi i tij për Bashkinë e Matit.

KQZ, në mbledhjen e datës 15.05.2019, njoftoi se Malaj e kishte deklaruar vendimin e dënimit në formularin e tij, dhe në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe në Vendimin e Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, vendosi se dënimi i Malaj për “armëmbajtje pa leje”, nuk përbën kusht për mos regjistrimin si kandidat.

Ndërkohë që sipas PD-së një vendim i tillë i formës së prerë e ndalon kandidatin që të ushtrojë detyra publike.

“Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik”, deklaroi në janar Gazment Bardhi.

Çfarë po ndodh me ekspertët e Ramës? Sot publikuan 36 raste të reja me Covid-19!

36 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, numri më i madh ditor që prej nisjes së pandemisë. Nga rastet e reja 27 prej tyre janë zbuluar në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës.

Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.

Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.

Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Kjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund. Gjithsesi kemi akoma lajme të mira, ku 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste. Prandaj të punojmë të gjithë së bashku në mënyrë që ta ulim këtë numër rastesh ashtu siç e kishim në një shifror. Kjo kërkon përgjegjshmërinë e të gjithëve, kërkon përgjegjshmërinë tonë por edhe të qytetarëve të cilët duhet të na ndihmojnë me sjelljen e tyre.

Ndalohej rreptësisht telefoni/ Dalin fletët e provimit të Maturës Shtetërore, Barisha: “Si janë fotografuar këto?”

Ditën e djeshme u mbajt provimi i parë i Maturës Shtetërore në të gjithë vendin ku një ndër masat e rrepta ishte ndalimi i telefonit në ambientet e shkollës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa imazhe të fletave të provimit, të fotografuara me celular nga maturantët.

Duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e Ministrisë së Arsimit, Berisha e shoqëroi postimin me shkrimin: “Ky ishte provimi në Urën Vajgurore! Thuhej që nuk lejohej telefoni në ambientet e provimit, por si janë fotografuar këto?!”