24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Protestuesit rrethojnë Ministrinë e Arsimit, kërkohet dorëheqja e Shahinit

Qindra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

Marshimi nisi në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa më pas u ndal te kryeministria e më pas te Ministria e Arsimit.

Protesta marshim “Për Fëmijërinë e Vjedhur” ka marrë tjetër rrjedhë. Qytetarë të shumtë, janë zhvendosur pranë Ministrisë së Arsimit ku po kërkojnë dorëheqjen e ministres Besa Shahini.

Me pankarta e thirrje “Ministria e Turpit” grupi i të rinjve është zhvendosur para godinës, aty ku shkruajnë parrula me tekst: “Përdhunues” në muret rrethuese të ministrisë.

Italia përgatitet për turizmin, frika nga plazhet bosh

Një vizitë në Terracina, një destinacion klasik pushimesh që prej 50 vitesh. Këtu janë bërë përgatitjet për sezonin, duke përfshirë edhe udhëzimet e reja. Por tensioni ka mbetur, edhe frika se plazhet do mbeten ndoshta bosh.

Në plazhin përrallor në jug të Romës, kanë hyrë në fuqi rregullat e ruajtjes së distancës, ashtu si në gjithë plazhin prej pesë mijë kilometrash të gjatë të gjithë Italisë.

Prej vitesh Terracina ka qenë vend i preferuar pushimi për gjermanët dhe italianët. Por sivjet pronarët e hoteleve të plazhit nuk e dinë nëse do vijnë turistë për shkak të kufizimeve sanitare dhe sociale që janë bërë. Hapësira e sallave ku hahet mëngjesi do të përgjysmohet për shkak të distancës që duhet ruajtur midis tavolinave, pastrime intensive të përditshme. Pronarët kanë shumë punë. Shqetësimi i tyre është, se të ardhurat nuk do t‘i mbulojnë shpenzimet e bëra për masat që janë marrë.

Hotelieri Gino Verardi thekson: „Unë shpresoj që të paktën në mes të muajit korrik biznesi të arrijë pikun, që turistët të vijnë me dëshirën për të kaluar verën dhe për të harruar virusin Corona, duke marrë frymë lirshëm.” Por deri sa të vijë ajo ditë duhet kapërcyer fillimi i vështirë i biznesit, pas 12 javë mbylljeje dhe kufizimesh të vendosura për të gjithë Europën! Edhe Gino Verardi-t iu desh ta mbyllte restorantin e tij dhe dhomat e hotelit. „Në fillim frika ishte e madhe. Askush nuk e dinte se si ta luftonim këtë rrezik. Vetëm kur filluam të merrnim masat mbrojtëse e ndiemë, se do të dalim shëndoshë e mirë nga kjo situatë.”

Frikë nga mosardhja e turistëve
Por tani sipërmarrësi Verardi ka shqetësime të tjera. A do të vijnë turistët nga vendet e tjera? Në Terracina një e katërta e turistëve vjen nga jashtë. Shumë turistë vijnë nga Gjermania ose Suedia, por pikërisht në këto dy vende sundon mosbesim i madh kundrejt Italisë. Verardi: „Çfarë Europe është kjo, kur vendet thonë: „Mos shkoni në Itali, atje është e rrezikshme.” Mbase ne jemi vendi me sigurinë më të lartë? Pas Kinës, ne ishim vendi i parë që pati virusin Corona dhe e zhdukëm gati tërësisht.”

Me historinë e saj mijëravjeçare Terracina, ka përjetur gjëra të ndryshme. Rruga romake Via Appia kalon nga Piazza, ku Gino Verardi takohet me një gjermane, bie në dashuri me këtë vend dhe ngulet aty, gati si një turist afatgjatë. Herta Klinger e njeh historinë e pasur të këtij vendi që ka kaluar pandemi që në mesjetë me kolerën dhe malarjen, të cilat kanë sfiduar njerëzit. „Pas pandemive patën mbetur këtu fare pak njerëz. Kjo ka ndodhur shpesh. Sepse këtu ka pasur malarje, që ka qenë shumë e përhapur. Sepse luginat poshtë kanë qenë të gjitha moçalore.” 81 vjeçarja e kaloi mbylljen prej virusit Corona në ballkonin e saj, ku pa se sa shpejt mund të harrohet jeta pa halle. „Ndihet vërtet mungesa e përqafimit ose e gjërave të tilla… Prandaj unë mund t‘i imagjinoj shumë mirë frikërat ekzistenciale.”

Dëshirë për diell, det dhe plazh
Gino Verardi i ka provuar vetë ato. Ka pak kohë që peshkatarët kanë filluar të hedhin grepat tek porti. Pjesa më e madhe e peshqve të zënë shkon nëpër restorante, si tek ai i Gino-s. Por kur restorantet nuk hapen, atëherë karkalecat nuk gjejnë treg që t‘i tërheqë. Por shyqyr, kjo gjendje tani kaloi, entuziazmohet Gino Veerardi:„Peshkimi ka ecur mirë dhe peshqit blihen përditë prej ndokujt.” Sepse në Terracina janë kthyer turistët, të paktën ata italianë. Nga java në javë, dëshira për diell, det dhe plazh është bërë më e madhe se sa frika nga infektimi me virusin.

Edhe tek restoranti i Ginos janë duke u bërë përgatitjet, në kuzhinë sërish gatuhet. Por nën kushte të rrepta higjene. „Edhe nëse dorezat janë të pastra, unë duhet të kem kujdes kur ngre maskën. Në fund të fundit kostot për mua janë rritur. Nuk është e lehtë.” Duhet që menytë që gatuhen në kuzhinë të mos cënohen prej masave aktuale. Ndërkohë në restorant bëhen matjet e fundit centimetër për centimetër, për të vendosur distancën e duhur të sigurisë

Përveç kësaj të gjithë turistët duhet të regjistrohen me emër dhe adresë, në mënyrë që në rast infektimi të mund të ndiqen rrënjët nga ka ardhur infeksioni. Hotelieri Verardi megjithatë ruan optimizmin: „Gjëja e parë që do të bëjmë është hapja e disa shishesh shampanje dhe prosekoje, pasi të kemi përballuar javët e para. Uroj që të vijë dita që të qeshim me këtë aventurë që jemi duke kaluar.” Pastaj do të vijnë edhe turistët nga jashtë vendit. Gino Verardi është i sigurtë se për shkak të bukurisë së Detit Mesdhe, turistët që kanë ardhur gjithnjë do të vijnë sërish nga veriu në Terracina.

Kriza në punësim e shkaktuar nga pandemia mund të jetë afatgjatë

Erlinda Arkaxhiu, financiere pranë një institucioni mikrofinance, prej rreth një muaji është e pa punë. Kompania e saj u tkurr nga 56 degë shërbimi në të gjithë vendin në vetëm 35, për shkak të rrethanave të reja të krijuara nga epidemia e COVID-19.

“Kredidhënia është e para që do të tkurrej. Por, si financiere në zyrat qendrore të kompanisë nuk e prisja që shkurtimet të mbërrinin deri aty”, thotë ajo.

Erlinda e gjen veten të papunë pas 6 vitesh në atë profesion. Ajo tregon se ka marrë një periudhë pushimi për të studiuar tregun e punës dhe nuk ka bërë aplikime konkrete akoma.

Si Erlinda ka shumë në Shqipëri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se në dy muaj, mars-prill, numri i të papunëve është rritur me 38 mijë persona, nivel ky më i ulët se pritshmëritë fillestare të ministres së Financave, Anila Denaj, e cila foli për rreth 60 mijë të papunë të mundshëm për shkak të COVID-19.

Në Shqipëri ka rreth 690 mijë persona të punësuar me pagë në sektorin jobujqësor nga të cilët 174 mijë janë të punësuar në sektorin publik dhe nuk janë prekur nga kriza. Pjesa tjetër prej 516 mijë personash janë prekur nga kriza. Kjo do të thotë se afërsisht 7.3% ose një në çdo 14 të punësuar kanë humbur vendin e punës.

Edhe pjesa tjetër e të punësuarve duket se janë prekur nga kufizimet e orarit të punës së paguar apo ulje të pagave, por këto probleme janë më të vështira për t’u matur përmes sistemit aktual statistikor të vendit.

Frika është që pavarësisht se vendi është rihapur për biznes, pasojat e krizës do të vazhdojnë me shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës.

Një anketë e zhvilluar me bizneset nga Shoqata e Prodhuesve, thotë se 53% e bizneseve raportojnë se fuqia e tyre financiare mjafton për të mbuluar me paga punonjësit për vetëm një apo 2 muaj.

Zyrtarisht Shqipëria ka njohur një normë papunësie në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Sipas vrojtimit të INSTAT mbi tregun e punës, në fund të vitit 2019 norma e papunësisë ishte 11.2%. Por rënia e të papunëve që janë duke kërkuar në mënyrë aktive punë gjatë viteve të fundit duket se ka ardhur pjesërisht nga shtimi i vendeve të punës por pjesërisht edhe nga norma e lartë e emigrimit të të rinjve.

Ekspertët e pyetur nga BIRN argumentojnë se shqiptarët me të ardhura të ulëta janë më të prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ndërsa vlerësojnë ndihmën e ofruar nga qeveria si jo të mjaftueshme.

Arben Malaj, ish Ministër i Financave, tha se kategoritë sociale të prekura më shumë këto muaj janë pikërisht të papunët dhe familjet e varfra.

“Për secilën prej tyre qeveria ofroi paketa ndihmesë, por madhësia dhe koha e bërjes efektive mbeten elementë kritikë,” tha Malaj.

Sipas tij krizat gjithmonë prodhojnë varfëri, prandaj kollona e parë e çdo pakete antikrizë dhe në këtë rast kundër COVID-19, fillon me asistencën ndaj të papunëve dhe të varfërve.

“Gjithçka do të kushtëzohet nga kohëzgjatja e pandemisë dhe thellësia e sektorëve të prekur prej saj,” theksoi ai.

Frika është që kriza e shkaktuar nga pandemia, e kombinuar me pasojat e tërmetit të vitit të kaluar në Durrës, mund të shkaktojnë një valë të re migratore të shqiptarëve të mbetur pa punë, gjë që në terma afatgjatë do të pengojë zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithsesi, për momentin pyetja kyçe është se a është e mundur që vendet e punës të rikuperohen shpejt pas përfundimit të pandemisë dhe se çfarë mekanizmash politikë ka në dorë qeveria për të ndërhyrë.

Zëvendësministrja e Financave Dajna Sorensen thotë se synimi i dy paketave të para të ndërhyrjeve të qeverisë ishte minimizimi i numrit të vendeve të punës të humbura ndërsa qeveria dëshiron të ndërmjetësojë mes punëdhënësve dhe punëmarrësve si dhe të ndihmojë në zhvillimin e programeve për rikualifikim profesional për të rikuperuar humbjet në një periudhë afatmesme.

Ish-ministri Ekonomisë, Arben Malaj ndërkohë mendon se shenjat aktuale janë për një rënie të shpejtë dhe ringritje të ngadaltë, ndryshe nga sa shpresohej nga shumë ekonomistë në fillim të pandemisë se rimëkëmbja ekonomike do të niste me vrull menjëherë sapo të kalonte rreziku.

“Pandemia mund të ketë një efekt negativ afatgjatë,” tha Malaj duke argumentuar se një boshllëk i krijuar në konsum gjatë periudhës së pandemisë do të ushqejë paqartësi dhe pasiguri për të ardhmen. “Hezitimi i individëve dhe bizneseve për të konsumuar apo investuar do ta pengojë rikthimin e shpejtë në nivelet e parakrizës, gjë që do të rëndojë edhe më shumë problemet e varfërisë,” shtoi ai.

Për momentin paketat e ndihmës të qeverisë planifikojnë ndihmë vetëm për personat që kanë humbur punën që kanë pasur me sigurime shoqërore ndërsa në shfaqje të ndryshme publike, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave Anila Denaj kanë mbajtur një qëndrim moralist duke i konsideruar të punësuarit në të zezë si fajtorë.

Ekspertët thonë se ky është një këndvështrim simplicist i një realiteti shumë më kompleks dhe se një pjesë e madhe e punësimit në të zezë është pasojë e mungesës së fuqisë negociuese nga punëtorët përballë punëdhënësve më shumë se sa zgjedhje morale për evazion fiskal.

Zef Preçi, drejtues i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike thotë se problemet me të cilat përballet vendi pas pandemisë nuk janë të kufizuara vetëm te ato makroekonomike ndërsa thekson se një grup punonjësish jashtë statistikave dhe që janë edhe pjesa më e dobët e shoqërisë, të punësuarit informalë apo rastësorë, pritet të vuajnë dyfish, nga mungesa e punës si dhe nga mospërfshirja e tyre në programet e ndihmës sociale.

Preçi argumenton më tutje se aftësia e vendit për t’u përballur me tronditje të jashtme mbi ekonominë si kriza dhe pandemia pengohen fort nga keqqeverisja. Sipas tij, “punëtorët e keqpaguar në sektorin informal apo ato të punësuar me orare të kufizuara po vuajnë disporporcionalisht më shumë.

“Ata nuk janë përfshirë në asnjë paketë ndihme financiare nga qeveria”, tha Preçi.

Sipas tij, kjo është gjithashtu një kategori që do të vuajë për shkak se shumë të tillë punojnë në sektorin e turizmit gjatë verës, ndërsa këtë vit turizmi pritet të ketë një sezon shumë të dobët për shkak të mbylljes së kufijve dhe kufizimit të udhëtimeve.

“Në kushtet kur turizmi pritet të punojë me 30 apo 40% të aktivitetit dhe duke pasur parasysh se informaliteti në sektorin e shërbimeve arrin deri në 50%, shumë individë dhe familje do të mbeten pa të ardhura, që sakaq i kishin të ulëta,” tha ai.

Preçi bëri thirrje që qeveria të shohë të punësuarit informalë si pjesë e pafuqishme e shoqërisë dhe jo thjeshtë si evazorë fiskalë. Ai sugjeroi që qeveria të krijojë një paketë të posaçme për këtë kategori.

Ndërhyrje të tilla sipas Preçit ndihmojnë edhe vetë qeverinë, duke mundësuar rritjen e të ardhurave në buxhet në një përiudhë të afërt.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe kriza e pandemisë së COVID-19 na dha mundësinë që ta shohim varfërinë si në karakterin shumëdimensional të saj, ashtu edhe në ndërvartësinë që kanë midis tyre aspektet e ndryshme të këtij fenomeni bashkëshoqërues,” tha ai.

“Dimensione të tilla janë: uria, mungesa e një strehe, të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar nga mjeku; mungesa e aksesit në edukim; mungesa e një vendi pune dhe frika e pasiguria për të ardhmen,” përfundoi ai.

Ja kur do të luhen ndeshjet Juventus-Milan dhe Inter-Napoli

Mediat italiane raportojnë se është vendosur që ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes Juventus – Milan dhe Inter – Napoli do të zhvillohen më 13 qershor, ndërsa ndeshja finale më 17 qershor.

Ndeshjet e para gjysmëfinale u luajtën në shkurt, me Juventusin që barazoi 1:1 me Milanin, dhe Napolin që e mundi 1:0 Interin.

Me finalen që do të luhet më 17 qershor në Romë, klubet kanë shprehur shqetësimin e tyre se nuk kanë kohë të mjaftueshme mes ndeshjeve për t’u përgatitur, veçanërisht pas pushimit tre mujor shkaku i pandemisë koronavirus.

Sipas Sky Sport Italia, qeveria italiane e ka pranuar kërkesën e Lega Serie A për t’i zhvendosur gjysmëfinalen më 12 dhe 13 qershor.

Besohet se ndeshja e parë e futbollit në Itali pas pandemisë do të jetë ajo mes Juventusit dhe Milanit në Torino më 12 qershor.

Napoli do ta presë Interin të shtunën më 13 qershor.

Serie A do të rifillojë më 20 qershor.

Kupola e Policisë Kufitare ndalohet nën dyshimin për trafik qeniesh njerëzore

Enkeleda Toska, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë si dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie u ndaluan të Mërkurën nga kolegët e tyre të kontrollit të brendshëm në Policinë e Shtetit pasi një investigim gazetaresk i Top Channel zbuloi një skemë masive migrimi të paligjshëm nga Lindja e Mesme drejt Europës përmes lejeve të qëndrimit në Shqipëri të mbështetura në të dhëna të rreme. Bashkë me Toskën u arrestuan edhe dy shefë sektorësh, Altin Hasani dhe Besnik Zela si dhe një specialiste, Adelina Lita.

“Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qënieve njerëzore, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri, kreu ndalimin e punonjësve të policisë,” deklaroi Drejtoria e Standardeve në një njoftim për shtyp.

Sipas skemës së publikuar nga Top Channel, ndërmjetës në Lindje të Mesme dhe në Shqipëri ndihmonin emigrantët të regjistronin kompani në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në bazë të së cilave, kërkohej lejeqëndrim në Shqipëri me statusin e investitorit. Emigrantët vijonin më tej udhëtimin e tyre për në vende të tjera Europiane. Kostoja e procedurës për emigrantët arrinte në 13 mijë euro.

“Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi,” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Standardeve.

“Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme,” vijon më tej njoftimi.

Në rast se do të vërtetohet, ky mund të jetë një nga skandalet më të mëdha që godasin policinë e shtetit që nga viti 2018, kur kupola drejtuese e policisë së Vlorës u shpall në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

“Reporter.al”

Shkarkimi i 80 punonjësve tatimorë, Berisha publikon dëshminë e punonjëses: Jemi shkarkuar pa asnjë motivacion…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, shkarkimin e 80 punonjësve tatimorë gjatë periudhës kur vendi ishte në karantinë, që nuk është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pasi mediat e kanë zbuluar këtë fakt, Berisha ka sjellë sot edhe dëshminë e një viktime të kësaj furtune shkarkimesh, të një punonjësi me përvojë 10-vjeçare, që është detyruar t’i futet rrugës gjyqësore për t’u rikthyer në detyrë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

80 punonjës pushohen nga puna gjatë karantinës!

Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital.

Përshëndetje z. Berisha!

Duke marre shkas nga publikimet e disa portaleve sot mbasdite lidhur me largimin e 80 inspektorëve të Drejtorisë së Tatimeve, është një lajm i vërtetë, pasi unë jam një prej të larguarëve.

Marr shkas t’ju shkruaj pasi ky lajm është mohuar nga Drejtoria e Tatimeve si i pavërtetë.

Ne jemi shkarkuar pa asnjë motivacion, thjesht për arsye ristrukturumi. Kjo ka ndodhur para një muaji gjatë karantinës. Një pjesë e të larguarve jemi me një eksperiencë mbi 10 vite pune.

Do t’ju lutem që ta bëni publik këtë lajme pasi është shumë e padrejtë e gjithë kjo që po ndodh. Ju lutem të jetë anonim, pasi jam në proces gjyqësor.

Ju uroj shëndet e gjithë të mirat!

Si të ulet sheqeri pa ilaçe: Pesë receta nga mjekësia popullore!

Sheqeri i ngritur në organizëm është problem serioz mjekësor, i cili nuk bën të injorohet

Sasia e ngritur e sheqerit në gjak çon deri në diabet dhe komplikime të tij. Pos kësaj, shkakton çrregullime në punën e mëlçisë dhe në sistemin urogjenital, shkakton çrregullime metabolike, sëmundje të lëkurës, zhvillim të kataraktit dhe patologji të zemrës.

Për këtë shkak është shumë me rëndësi të dallohen shenjat e hiperglikemisë dhe me kohë të shkohet te mjeku

Pa trajtim, niveli vazhdimisht i lartë i glukozës në gjak, mund të shkaktojë komplikacione serioze të shëndetit, përfshirë:

▪ Sëmundje të zemrës

▪ Goditje në tru

▪ Neuropati

▪ Sëmundje të veshkave

▪ Çrregullime të shikimit

▪ Urinim i shpeshtë, sidomos gjatë natës

▪ Tharje e gojës,

▪ Humbje e pashpjegueshme në peshë,

▪ Infeksione të përsëritura

▪ Lodhje

▪ Probleme seksuale

Kontrolli i nivelit të glukozës në gjak është kyç në parandalimin e disa prej komlikacioneve të sipër përmendura.

Ilaçet popullore të cilat mund të ulin sheqerin në gjak

Çaji nga fletët e dafinës
8 fletë dafine qitni në 300 ml ujë të vluar. Lërini të qëndrojnë 4 orë. Kulloni dhe pini nga gjysmë gote 3 herë në ditë gjatë 3 ditëve, pastaj bëni pauzë 2 javë.

Pija me kanellë
Një herë në ditë, më së miri në mëngjes, shtoni një lugë çaji kanellë në një filxhan kefir dhe pak yndyrë. Përzieni dhe pini në mëngjes. Kjo përzierje do të përmirësojë metabolizmin dhe do të ulë sheqerin.

Nëse nuk jeni tolerant ndaj produkteve të qumështit, kanellën qiteni në çaj apo në ujë të vakët. Më së miri është të përdorni shkoptha kanelle, t’i grini në rende dhe t’i qitni në pije.

Qulli i hikrrës me kefir
Hikrra përmban sasi të mëdha vitamine të grupit B, thartirë folike, fosfor, hekur dhe elemente të tjera në gjurmët të cilat ngopin organizmin dhe nuk ndikojnë në ngritjen e glukozës.

Për ta bërë ilaçin popullor nga hikrra, merrni disa lugë miell hikrre, qiteni në kefir dhe lëreni gjatë natës. Në mëngjes hani qullin tuaj në vend të kafjallit.

Pije nga fasulja e bardhë
Në mbrëmje qitni gjysmë gote ujë të ftohtë në të cilën do të shtoni tri kokrra fasuleje të bardhë. Në mëngjes hani fasulen dhe pini ujin. Një orë mos hani asgjë, pastaj hani kafjallin.

Duhet të dini që uthullën e mollës para se ta pini duhet patjetër të këshilloheni me mjekun para marrjes së kësaj pijeje.

Kush është juristi i propozuar nga Presidenti për kryetar të KLSH

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka propozuar emrin e ri për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai është Arben Shehu.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

DEKRET PËR PROPOZIMIN E KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 162, pika 2 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 19 pika 2, të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Arben Shehu i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11498

Tiranë, më 4.6.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR  META

Kush është Arben Shehu:

Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

Gjatë eksperiencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Z.Shehu është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega ‘Administrim Biznesi’, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Presidenti i Republikës, pavarësisht se ka lexuar me shumë vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve për tre kanditaruave rradhazi, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore dhe përvojës së gjerë profesionale të secilës prej kandidaturave.

Mos plotësimi i pozicionit të Drejtuesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institucional të këtij organi kushtetues me përgjegjësi jetësore për financat publike.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucionin kushtetues më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar, secili institucion që ka atributet e tij në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni, ka përgjegjësinë që të përmbushë detyrën në respektim të Kushtetutës.

Ndaj dhe Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature iu përcoll sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim, me kërkesën specifike që këtë herë që kjo kandidaturë të vlerësohet nën frymën e parimit të luajalitetit kushtetues dhe jashtë interesit politik.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar:

  1. ARBEN SHEHU

TË DHËNA PERSONALE:

Datëlindja: 20.1.1980

Vendlindja: Shkodër

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :

1998-2002  Diplomuar ‘Jurist’ në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011 Marrja e gradës shkencore ‘Doktor i Shkencave Ligjore’ në fushën e krimit të   organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018 Diplomuar për Administrim Biznes

Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar

Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:

2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.

Redaktor në ‘Ëorld Journal of Social Science Research’

Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.

SHBA, administrata Trump ndalon të gjitha fluturimet kineze nga data 16 qershor

Administrata e Presidentit Donald Trump tha të mërkurën se do të ndalojë avionët kinezë të udhëtarëve të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 16 qershori.

Deklarata e Departamentit të Transportit vjen si presion që administrata i bën Pekinit për të lejuar avionët amerikanë të rifillojnë fluturimet drejt Kinës.

Ky hap penalizon Kinën pasi Pekini nuk po zbaton një marrëveshje ekzistuese për fluturimet midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar muajt e fundit mes tensioneve të shtuara lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Delta Air Lines dhe United Airlines kanë kërkuar që të rifillojnë fluturimet për në Kinë këtë muaj, edhe pse avionët kinezë i kanë vazhduar fluturimet drejt SHBA gjatë pandemisë.

Delta tha në një deklaratë të mërkurën se “ne mbështesim dhe vlerësojmë veprimet e qeverisë amerikane për të zbatuar të drejtat tona dhe për të garantuar drejtësi.”

Më 22 maj, administrata Trump akuzoi qeverinë e Kinës se po ua bën të pamundur kompanive ajrore amerikane të rifillojnë fluturimet drejt Kinës.

Linjat ajrore kineze kryejnë jo më shumë se një fluturim të planifikuar në javë për në Shtetet e Bashkuara, por bëjnë një një numër të konsiderueshëm fluturimesh shtesë çarter, shpesh për tu ndihmuar studentëve kinezë të kthehen në atdhe.

Administrata Trump po i penalizon fluturimet kineze charter dhe ka lënë të kuptohet se këto lloj fluturimesh janë përdorur për të anashkaluar kufizimet e vendosura nga qeveria kineze.

Plantacione kanabisi në Dukagjin me porosi të Ramës si shpërblim për të votuar për PS

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Dukagjini, i cili shkruan se, në Plan e Pult janë mbjelle disa hektarë me kanabis me urdher te Cubit, i cili flet në emër të Edi Ramës. Ai shkruan se, Martin Cubi ka dhënë garanci në këto zona që s’do preken dhe si shpërblim don votat për PS me qëndru në pushtet.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Plantacione kanabisi ne Dukagjin me porosi te Rames.
Por Medicinal!!

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha. Un jam nje banor i zones Dukagjin zona tashme asht ba kolumbi nga kultivimi i droges. Me urdher te Cubit i ciki flet ne emer te Edi Rames ne Plan e Pult jan hektar te mbjella. Martin Cubi ka dhene garanci ne keyo zona qe sdo preken dhe si shperblim don votat per PS me qendru ne pushtet. Po ta nisi nji foto me pa sa asht ba droga ne Kasnec. Ku ushtaret e Martin Cubit punojne ne parcela dite e nate.