18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Kina na dha Covidin, është koha ti marim biznesin!

Belind KELLIÇI

Pandemia COVID-19 ka patur nje ndikim serioz ne ekonomine e Shqiperise, si dhe ate te rajonit. Faktet, jo aludimet, qartazi tregojne qe qeveria e Shqiperise e ka perdorur kete krize per te shkaterruar simbole historike dhe kulturore, per te ushtruar dhune policore mbi protestues paqesore dhe per te dhene miliona Euro ne tendera dhe koncesione te dyshimta, duke e thelluar gropen proverbiale ne ekonomine tone te brishte dhe demokracine e kercenuar ne nivele qe zorr se do te rikuperohen ne 20 vitet ne vijim.

Albert Ajnshtajn ka thene se: “ne mesin e cdo krize, qendrojne mundesi te medha”. Ata qe jane te vemendshem, i kane pare shenjat e pamohueshme qe investime kapitale te konsiderueshme po largohen nga Kina. Eshte nje fenomen teper i fuqishem dhe i thjeshte per tu kuptuar, nje numer i madh biznesesh qe me pare e vleresonin krahun e lire te punes qe ofronte Kina si prioritetin kryesor per modelin e tyre perkates te biznesit, tani duan ti largojne bizneset e tyre nga Kina. Japonia ka vene ne dispozicion 2.2 miliarde dollare per te mbeshtetur bizneset japoneze qe duan te largohen nga Kina.

COVID-19 gjithashtu ka bere bizneset Europiane te rikonsiderojne sigurine e zinxhirit prodhues per produktet e tyre. Arsyet per kete distancim nga Kina jane te shumta, perfshire ketu mungesen e qendrueshmerise dhe sigurise ne klimen e biznesit qe Kina ofron dhe tensionet e larta mes Kines dhe demokracive perendimore te krijuara nga, mes te tjerave, refuzimi i Kines per te qene transparente ne lidhje me gjenezen e COVID-19 dhe dhuna brutale qe po perdoret per te shuar protestat ne Hong Kong.

Nuk ka nevoje per shume mendim qe te kuptojme se cila eshte mundesia e ofruar ne kete krize. Shqiperia eshte terheqese nga ana gjeografike, me aksese te shumta ne rajon nepermjet detit dhe tokes. Shumica e krahut te punes ne Shqiperi eshte ne moshe te re, flet me shume se nje gjuhe, eshte e arsimuar dhe fatkeqesisht e papunesuar. Ky krah pune eshte i gatshem te plotesoje cdo nevoje, duke filluar nga prodhimi i thjeshte i materialeve bazike dhe duke mbaruar tek kodimi i programeve komplekse kompjuterike mbi te cilat kompanite ne bote ndertojne gjithe aktivitetin e tyre tregtar. Dhe per ta bere edhe me te prekshme kete mundesi, cmimi qe kompanite e huaja duhet te paguajne per te punesuar kete krah pune eshte shume terheqes, vecanerisht kur merret ne konsiderate cilesia e produktit te prodhuar. Ka ngelur vetem nje pyetje e thjeshte, KU ESHTE QEVERIA?

Perse qeveria shqiptare nuk krijon nje pakete fiskale qe ofron incentiva per kompanite qe kane interes ti levizin qendrat e tyre operacionale nga brigjet e Kines, ne brigjet e Adriatikut? Perse qeveria shqiptare nuk i ofron ketyre kompanive incentiva qe perfshijne perjashtimin nga taksimi i dividendit per 20 vjet, TVSH me te ulet ne rajon (dhe berjen zero te TVSH per ato kompani qe vine ketu nga Kina dhe operojne ne sektore strategjike per Shqiperine), dhenien e te drejtes se perdorimit pa qera te godinave dhe tokave qe sot rrine te paperdorura ne Shqiperi dhe presin per politikanin dhe/ose gangsterin e rradhes ti quaje te tijat? Perse nuk ka bere qeveria shqiptare nje liste te gjithe bizneseve perendimore qe operojne ne Kine dhe qe do ishin te pershtatshem per te operuar nga Shqiperia dhe ti pyese keto biznese nje nga nje se cfare do te ishin nevojat e tyre ne menyre qe levizja e tyre ne Shqiperi te kthehej ne realitet?

Perse qeveria shqiptare nuk ben detyren e saj themelore, garantimin e te ardhmes per rinine e ketij vendi? Perse agjencite per promovimin e investimeve ne Shqiperi nuk jane duke punuar krah ne krah me biznese qe duan te levizin nga Kina dhe ti terheqin per te ardhur ne Shqiperi? Perse qeveria shqiptare nuk ka krijuar nje plan strategjik per te cliruar bllokimet konstante ne transportin ajror, detar dhe tokesor ne menyre qe te lehtesoje logjistiken operacionale per transport dhe te terheqe investime? Perse qeveria shqiptare as nuk e ka menduar lehtesimin, pershpejtimin dhe transparencen e procedurave doganore, vecanerisht per investitoret e huaj?

Pergjigjet jane te ndryshme dhe fatkeqesisht, ne varesi te interesave te atij/asaj qe po pergjigjet. Sidoqofte, faktet jane krijesa kokeforte qe nuk fshihen e nuk manipulohen kollaj nga i vetmi grupim funksional i kesaj qeverie te deshtuar, makina Orwelliane e propogandes qe ka si specialitet Gjuhen e Dyfishte. Populli shqiptar eshte ngopur me konceptet e “e keqja” eshte “e mire”, “te ndjekesh” eshte “te udheheqesh”, “bindja” eshte “liri”, “injoranca” eshte “dituri”. Shqiptaret meritojne shume here me shume se cfare i ka ofruar kjo qeveri!

Ne cdo krize ka nje mundesi. Nuk ka asnje dyshim qe bota eshte ne krize. Nuk ka asnje dyshim qe Kina eshte ne krize. Shqiperia nuk e perballon dot me te vazhdoje krizen 7-vjecare te nje qeverie pa drejtues, te mbushur me korrupsion dhe me kostume bosh qe e perdorin pushtetin vetem per te vjedhur, genjyer dhe mashtruar. Ka ardhur koha qe Shqiperia ti hape dyert biznesit dhe sipermarrjes private dhe per te treguar seriozitetin e saj ne kete hapje, te krijoje nje pakete incentivash qe i thote botes perendimore qe Shqiperia do qe te permiresoje nivelin e saj dhe qe kete gje do qe ta beje krah ne krah me bizneset dhe sipermarrjet perendimore.

Fjalet jane te lira! Te ndenjurit pa bere asgje eshte teper e shtrenjte!

Deklarata e fortë e aktorit ndaj Ramës: Po shkatërron gjithë Shqipërinë! Ka ministër që u bën shqiptarëve ato që s’i bënë serbët në Kosovë

Deklarata e fortë e aktorit ndaj Ramës: Po shkatërron gjithë Shqipërinë! Ka ministër që u bën shqiptarëve ato që s’i bënë serbët në Kosovë

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka zbarkuar sot në qytetin e Gjirokastrës dhe dhjetëra qytetarë janë mbledhur para teatrit “Zihni Sako” ku firmosin peticionin për të ringritur Teatrin ashtu siç ishte. Pjesë e artistëve ishin edhe Neritan Liçaj dhe Edmond Budina, të cilët nuk hezituan sërish të thonin fjalën e tyre para njerëzve rreth kësaj çështje.

Liçaj nuk i kursen akuzat ndaj Ramës, për të cilin thotë se po shkatèrron vendin dhe ka emëruar një Ministër të Brendshëm që i bën popullit atë që serbi nuk i bëri Kosovës.

“Ai nuk do asgjë, e urren qytetin e vet. Siç e shkatërroi Tiranën kur ishte kryetar Bashkie, po shkatèrron të gjithë Shqipërinë tani dhe besoj kjo është e qartë për të gjithë. Është njeri i nguli thíkën pas shpine Kosovës, atij populli të bukur që është larë në gják me shekuj për të arritur pavarësinë dhe çfarë bën, merr një ministër të brendshëm si pjatë xaxiqi, i ziu që i futet shqiptarëve në 5 të mëngjesit me gaz, gjë që nuk e bënë as serbët në Kosovë. Është shumë e turpshme”, tha Liçaj.

Ndërsa regjisori Edmond Budina foli para mediave duke thënë se qëllimi i Aleancës është të ndryshojë gjërat në këtë vend.

“Kultura duhet të jetë e pavarur nga politika. Arti është ai që duhet ta zgjojë qytetarin dhe kultura do të zhvillohet vetëm nëpërmjet kulturës dhe artit. Shikoni çfarë ndodh në vendet e tjera të Europës, ata kanë me dhjetëra teatro sepse kjo është kultura e vendit. Këtë duam të sjellim në qendër të politikës shqiptare, qoftë sot, qoftë nesër dhe është krím i madh që të braktiset ky teatër. Me ndihmën e qytetarëve, besoj se do i ndryshojmë gjërat në këtë vend”, tha Edmond Budina.

Diplomati italian letër Komisionit të Venecias: Teatri u rrënua nga buldozerët! Situata në Shqipëri jashtëzakonisht shqetësuese

Ambasadori italian për shumë vite në Shqipëri Paolo Foresti, i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për situatën e rëndë në Shqipëri.

Në letër shkruhet e përmbledhur gjithçka që ka ndodhur mëngjesin e 17 Majit tek godina e Teatrit Kombëtar, ndërsa e dënon sjelljen e shtetit ndaj aktivistëve dhe artistëve që ishin në mbrojtje të tij.

“Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë. Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike. Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Ish-diplomati mjaft i dashur për Shqipërinë pasi ka shërbyer në ditë të vështira, ka komentuar në letrën e tij edhe atë çfarë po ndodh në jetën politike në vend.

“Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë”, shkruan ai.

Letra e plotë

Zonja dhe zoterinj,
po ju shkruaj gjithashtu në emër të shumë qytetarëve që e ndjekin dhe e duan Shqipërinë, shumë prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët muajt e fundit janë bashkuar në shoqata dhe grupe të mbledhura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Siç dihet, teatri u rrënua nga buldozerët në orën 4.30 gjatë natës, sikur njerëzit pa skrupuj zakonisht veprojnë kur kryejnë krimet e tyre, ndërsa disa intelektualë që ishin akoma brenda u përpoqën të kundërshtonin dhunën, madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre personale. Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë.

Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike. Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha. Mendoni nëse në Romë do të shkatërrohej “il Foro Italico” me stadiumin prej mermeri për t’i lënë vendin një qendre moderne tregtare!

Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë. Tani nuk ka dialog midis palëve të ndryshme të vendit me një menaxhim shumë shqetësues të pushtetit, kjo e gjitha në një kohë kur Shqipëria do të duhet të afrohej me strukturat e saj politike dhe juridike, edhe si një organizimin administrativ i Bashkimit Evropian.

Kam jetuar në Shqipëri në vitet e vështira të periudhës së parë të postdiktaturës deri në kthesën dramatike të viteve 1996-1997 kur kontribuam në mënyrë thelbësore për të ndaluar luftën e rrezikshme civile që po merrte formë. Sigurisht që Shqipëria sot fatmirësisht nuk është më ajo e asaj kohe, por është e papranueshme që pas më shumë se 20 vitesh ne jemi dëshmitarë të përsëritjes së situatave të rënda siç është ajo aktuale, në vend që të ecet dhe përparohet drejt integrimit në Evropë.

Është detyrë, unë do të thoja është një detyrim i institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare individualisht, veçanërisht atyre tradicionalisht më afër, që të angazhohen seriozisht me shqiptarë të të gjitha tendencave për të krijuar shpejt kushtet për aderimin përfundimtar të këtij vendi të vogël, por të rëndësishëm në Evropë.

Ballkani është një pjesë thelbësore e kontinentit tonë, sikur ka treguar historia e dy shekujve dhe nuk mund të vazhdojë të jetë një arsye për destabilizimin politik dhe më gjerë. Faleminderit në emër të shumë bashkëqytetarëve shqetësimet e të cilëve unë po i përcjell.

Punë të mbarë,
Paolo Foresti,
Komisionit të Venecias

Zhduket nënoficeri i Gardës, u arratis nga spitali…

Ervin Derguti, nënoficeri i Gardës së Republikës është zhdukur për herë të dytë, katër ditë pasi u kthye me këmbët e tij në shtëpi dhe u shtrua në spital.

Lajmin e ka bërë me dije gjyshja e Dergutit, e cila ka telefonuar për herë të dytë në emisionin “Pa Gjurmë” zhdukjen e 27-vjeçarit.

Gjyle Dërguti me lot në sy kërkon sërish të birin. ‘Unë dola në mëngjes për punë. Më mori burri dhe më tha djali ka ikur nga shtëpia. Kishte të veshur një këmishë ngjyrë gri, atlete të zeza, pantallona blu. Dhe një qese të zezë në dorë. Ishte i rënduar”, tha gjyshja.

I riu nga Burreli humbi gjurmët edhe disa javë më parë, ndërsa u nis për në punë mëngjesin e 27 prillit. Daja i tij Haxhi Vela sqaroi se zhdukjen e tij e mësuan dy orë më pas, kur komanda e repartit të Gradës merr në telefon familjen duke njoftuar se 27-vjeçari nuk ishte paraqitur në punë. Ndërsa e ëma tregonte se i biri kishte folur më dikë para se të dilte nga shtëpia.

Derguti u kthye me këmbët e tij në shtëpi, në gjendje të rënduar mendore dhe fizike Ervini u kthye me këmbët e veta në shtëpi mesnatën e vonë të 23 majit, 2 javë pasi ishte zhdukur.

Çmenduaria Rama/ Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa transport publik

Ndërkohë që shumë vende në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë në Evropë, kanë muaj qëi janë rikthyer jetës normale, pas kalimit të pikut të Covid-19, Shqipëria duket se ka ende shumë punë për të bërë.

Më problematike duket se është mungesa totale e transportit publik. Mijëra qytetarë që çdo mëngjes nuk mund të marrin autobusët, furgonët apo trenin, për të punuar dhe mbajtur familjet e tyre, janë një dëm jo vetëm për ekonomitë e brishta familjare, por edhe për vetë biznesin, që po has vështirësi në sigurimin e burimeve njerëzore.

Moslejimi ende i transportit publik shkakton një vorbull ekonomike me pasoja zinxhir, që dëmton si punëmarrësit ashtu edhe punëdhënësit, çka përkthehet në rënien e vendeve të punës, dobësimin e fuqisë blerëse dhe më pak taksa në arkën e shtetit.

Vendet e rajonit kanë ndërmarrë mjaft masa sigurie për të ruajtur shëndetin në transportin publik. Masa që Shqipëria do të mjaftonte t’i kopjonte dhe t’i zbatonte, për ta lehtësuar edhe më jetesën e qytetarëve për të rikthyer në ritme normale ekonominë e vendit.

Lejimi me kushtet përkatëse i transportit publik, duke ndjekur shembujt e shumtë të mëposhtëm, mund të ishte hapi i vërtetë domethënëse, që do të dëshmonte, se pas muaj të vështirë e plot peripeci, të diktuar nga pandemia, më në fund ekonomia e vendit mund të rikthehet të marrë frymë lirisht.

Informacion për funksionimin e Transportit Publik në Rajon

Greqi
Transporti publik është hapur në 4 Maj; Distancë në stacion mes udhëtarëve 1 metër; Në trena e metro distancë 1 metër të udhëtarëve brenda trenit; Maska e detyrueshme për udhëtarët(nuk përcaktohen penalitete)

Kroaci
Transporti publik është hapur në 27 Prill; Kufizimi i vetëm:distancë 1M të udhëtarëve; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete)

Mali i Zi
Transporti publik është hapur në 11 Maj; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska per udhetarët (nuk percaktohen penalitete)

Itali
Transporti publik nuk ka qenëi pezulluar por janë rishikuar oraret; Mjetet e transportit dezinfektohen 1 herë në 24 orë; Hyrja dhe dalja në dy dyer të ndryshme; Maska e detyrueshme për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete); Numër maksimal personash në autobus(caktohet nga shërbimi urban qytetas); Distancë në stacion mes udhëtarëve 1 metër; Ne trena e metro distancë 1M të udhëtarëve brenda trenit.

Bosnje Hercegovinë
Transporti publik është hapur në 15 Maj; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete); Numri i mjeteve të transportit në qarkullim është i kufizuar; Organizimi i orareve të lëvizjes është sipas orareve të fundjavës.

Maqedoni e Veriut
Transporti publik aktualisht është i hapur rregullisht; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete).

Kosovë
Transporti publik është hapur në 18 Maj; Nuk mund të ketë më shume se 20 udhëtare në autobus; Maska dhe doreza për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete).

Denoncimi/ Punonjësit e UKT po përhapin qëllimisht koronavirusin në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një denoncim’bombë’, ku tregon se Covid-19 në Shqipëri po përhapet qëllimisht në Shqipëri nga vetë pushteti.

Në mesazhin dërguar ish-kreut të qeverisë një punonjës i UKT-së në Tiranë tregon se disa punonjës së këtij institucioni edhe pse kanë dalë pozitiv me COVID 19 ata nuk janë dërguar në spital apo shtëpi, por janë urdhëruar që të dalin në punë, duke infektuar në këtë mënyrë punonjësit e tjerë por edhe qytetarët e Tiranës.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ja si e perhap narkoqeveria covid-19.

Personat e infektuar me covid19 dergohen ne pune!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje DOKTOR jam punonjes ne ukt, ne njesine dy te ujsjellsit ne tirane disa punonjes ne zyrat e kesaj njesie kane dale pozitiv me covid 19 dhe megjith kontaktet e tyre me qytetare apo punonjes te tjere ata vazhdojne punen sepse u eshte dhene urdher qe te vazhdojne punen edhe pse seriozisht rrezikojne punonjesit e tjere dhe qytetaret anonim doktor ju lutem mos publikoni numrin tim rrespekte pafund per ju.

Përplasje me armë zjarri me Policinë, çfarë po ndodh në Lezhë?

Policia e Lezhës ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në orët e pasdites, ku një patrullë policie ka dalë nga rruga gjatë ndjekjes së një automjeti ku dyshohet se udhëtonte një person i shpallur në kërkim.

Sipas Policisë ndryshe nga sa u raportua në fillim për ngjarjen, nuk ka policë të aksidentuar.
Sipas bluve të Lezhës, në aksin rrugor dytësor Lezhë-Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor Klisman Nikolli.

Nga raportimi i Policisë, thuhet se nuk ka persona të lënduar ndërkohë si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi Lekë Përjaku banues në Spiten i cili është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë, burime nga terreni raportojnë se më herët ka pasur të shtëna me armë zjarri, midis policisë dhe shtetasit Lek Perjaku.

Informacioni paraprak i Policisë
“Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së “automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor Klisman Nikolli.

Nuk ka persona të dëmtuar ka vetëm dëme materiale. Si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi Lekë Përjaku banues në Spiten. Po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet proceduriale”, njofton Policia.

Faktet/ Kryetari i PD Fier denoncon vjedhjen e 50 milionë lekëve vetëm me 1 tender ushqimesh për njerëzit në nevojë

Nga Luan Baçi

Denoncim i radhes, per abuzimet dhe vjedhjet, qe bashkia Fier ,ka bere dhe vazhdon te beje, duke demtuar, gjithnje e me shume, ekonomine dhe jeten e qytetareve.

Gjate periudhes se karantines dhe shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore shkaktuar nga Covid-19, Bashkia Fier, “per tu ardhur ne ndihme shtresave ne nevoje” akordoi para nga fondi i emergjencave dhe beri ,blerje te produkteve ushqimore dhe jo ushqimore.

ME NEGOCIM PA NJOFTIM, eshte lloji i procedures qe ka perdorur.

Operatori konkurues KLARIDA SEMANJAKU

(firme e njohur shume afer Subashit, per shume pune te tjera)

Oferta fituese lek pa tvsh eshte: 15.020.000.00.

Nga nje analize e qarte e thjeshte dhe shume e kuptueshme, duke marre çmimet e ketyre produkteve, ze per ze ne dy subjekte tregtare ,qe kane çmime mesatare te tregut dhe aq me teper çmime pakice, ne” Big Market” dhe “ETC” duket qarte se ato sasi produktesh qe bashkia Fier ka blere me 15,020,000( 150 miljon lek te vjetra) te “Big Market” do ti kishte blere me 10,836,800 ose ( 100 miljon e 800 mije lek te vjetra) dhe te ETC do ti kishte blere me 10, 644, 800, ( ose 100 milion e 800 mije lek te vjetra)

Qytetaret e Fierit pyesin:

Ku i ka çuar Bashkia Fier 5,000,000 lek te reja ( 50 milion lek te vjetra) ?

50 milion lek jane ne rastin me te mire, ne qofte se keto produkte do te ishin blere ne supermarket ku çmimet jane te pakices.

Po ne rastin qe jane blere me shumice dhe jo te cilesise te supermarketeve?

Diferenca eshte akoma me e madhe.

Po i veme ne dispozicion Bashkise Fier dhe kryetarit te emeruar te saj, tabelen e çmimeve te produkteve ne dy supermarketet, sasine e produkteve ,çmimet dhe shumen e parave qe duhen, per keto sasi.
Si dhe blerjet qe ata kane bere, dhe parate qe kane harxhuar, per te njejtat sasi produktesh.

Diferenca eshte e dukshme e qarte dhe shume e kuptueshme edhe per ata qe ,mund ta quajne politike, kete denoncim

Faktet flasin vete prokuroria duhet te nise menjehere hetimet dhe te veje para pergjegjesise ligjore abuzuesit.

Qytetaret e Fierit po pyesin Z Subashi.

Sa lek te tjera jane harxhuar per ndihmat e akorduara gjate emergjences natyrore Covid-19?

Sa eshte numri i familjeve, qe kane perfituar?

Pse nuk i publikoni emrat e familjeve qe kane perfituar?

Ndoshta pergjigjet e ketyre pyetieve mund ti marre vetem prokuroria, pasi qytetareve ,ju eshte mohuar kjo e drejte dhe shume te tjera.

Uzurpatoret, nuk japin llogari, ata vetem vjedhin.

Shushunja që po i pi gjakun shqiptarëve dhe po i zhyt në varfëri ekstreme, është vetëm kjo qeveri

Marinela Ziu, Eksperte Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit Publik në Shërbime dhe Transparencës në Qeverisje, Partia Demokratike e Shqipërisë shkruan në një reagim në faqen e saj se Shushunja që po i pi gjakun shqiptarëve dhe po i zhyt në varfëri ekstreme, është vetëm kjo qeveri.

Reagimi i plotë

Në këto 7 vjet:

* 7.2 miliardë euro është fatura e dëmit të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

* 2.3 miliardë euro është fatura e rritjes së borxhit publik.

* 2 miliardë euro Koncesione/PPP korruptive për një grusht oligarkësh.

* 2.1 miliardë euro është fatura e rritjes së taksave dhe tatimeve, që nuk shkojnë për investime as shërbime për qytetarët por 5 miqtë e Ramës.

* 1.1 miliardë euro janë shpenzimet e luksit. Zyra, makina e udhëtime, edhe në kohë pandemie…
* 350 milionë euro do t’i kurseheshin buxhetit të shtetit, mjafton të zbatohej Ligji i Prokurimit Publik dhe të kualifikohej fituese oferta më e ulët.

* 140 milion euro është fatura e vendimeve të Gjykatave për largime të padrejta nga puna dhe miliarda të tjera si pasojë e vendimeve të GjEDNJ për dëmshpërblim për shkak të tekave të Kryeministrit.

Një listë që nuk ka fund, por që është arsyeja pse sipas Bankës Botërorë, 1 në 2 shqiptarë është në kufij të mbijetesës…

#KundërKorrupsionit

#KundërVarfërisë

56 ditë pas premtimit të pambajtur/ Pampuri nga Thumana: Edi Rama nuk punon, ai vetëm mashtron dhe bën show

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, nga Thumana ku ndodhej sot, ka bërë të ditur edhe njëherë gënjeshtrat e Ramës para banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Sipas Pampurit, sot jo vetëm nuk ka drejtësi për humbjen e jetëve, por vazhdon ende të mashtrohet si në rastin ku Rama tha se brenda 6 ditëve do të pastrohen të gjitha mbetjet dhe gjithçka do ti shkojë normalitetit.

Reagimi i plotë i Orjola Pampurit

Të dashur qytetarë!

Këtu jemi në Thumanë, ku për fajin e qeverisë humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit 22 qytetarë. Për ta nuk ka akoma drejtësi, por me Edi Ramën, e keqja nuk ka fund.

Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët. Ai mendon se me propagandë mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj.

Para 56 ditësh, Edi Rama ishte në të njëjtin vend ku jam unë tani. Ai premtoi se brenda 6 ditëve të gjitha mbetjet do të hiqen e do të pastrohen, do të punohet me 3-4 turne për të shkuar drejt normalitetit. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Edi Rama bën vetëm show dhe nuk punon. Ai faktohet edhe një herë si një gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë.

Të dashur qytetarë!

Edi Rama nuk punon as me tre turne, as me katër turne, siç premton gjatë show-t propagandistik. Edi Rama nuk punon fare. Ai është një kryeministër i dështuar, që na ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar gjysmën e shqiptarëve dhe po çon drejt falimentimit me mijëra biznese, sepse nuk ka punuar për qytetarët, por për një grusht oligarkësh.

Nuk ka sesi Edi Rama të punojë për shqiptarët, kur atyre u heq të drejtën për të lëvizur e për të punuar, ndërsa për vete bën udhëtime të fshehta luksi me avion privat.

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës janë këto rrënoja të Thumanës. Është fytyra e një dështimi të tmerrshëm, nga i cili na duhet të ndahemi një orë e më parë.