23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Dhoma Italiane e Tregtisë reagon ashpër: Jemi të tronditur nga deklarata e kryeministrit shqiptar!

Një ditë pasi kryeministri Rama i quajtur shushunja investitorët e energjisë së rinovueshme, kanë reaguar ashpër shoqatat e energjisë si dhe institucionet që mbrojnë interesat e investitorëve italianë.

Në një deklaratë zyrtare, Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA), Shoqata e Investiorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Confindustria Albania dhe Dhoma Italiane e Tregtisë (CCIA) shprehin indinjatën e thellë për deklaratën publike të kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama kundër prodhuesve të energjisë së rinovueshme, të cilët deri tani i kanë dhënë sistemit energjitik shqiptar plot 511 Mega fuqi të instaluar.

Ne jemi të tronditur se si prodhuesit e energjisë së rinovueshme, që kanë investuar deri tani mbi 630 milionë euro dhe kanë ndihmuar vendin me energjinë e prodhuar prej tyre, si dhe kanë hapur me mijëra vende punë në nivele të ndryshme, konsiderohen nga kreu i qeverisë, si “shushunja që thithin gjakun e organizmit të vendit, duke lënë shpeshherë toka të tëra pa burimin e nevojshëm ujor”.

Kjo deklaratë kundër investitorëve shqiptarë e të huaj, të ftuar për të investuar në Shqipëri, është dezinformuese, e pabazuar dhe dashakeqe. Përkundër kësaj deklarate, ne ndjejmë të nevojshme të theksojmë se HEC-et e vegjël i kanë dhënë gjak dhe do të vazhdojnë t’i japin ekonomisë shqiptare.

HEC-et e vegjël janë teknologjia më efikase dhe më e qëndrueshme si nga ana mjedisore dhe ashtu edhe përsa i përket eficencës së prodhimit të energjisë, e pranuar nga të gjithë ekspertët ndërkombëtarë të fushës.

Asnjë studim i deritanishëm, i bërë apo porositur nga qeveria, apo nga ekspertë të pavarur, nuk tregon se HEC-et e vegjël kanë sjellë thatësirë të tokave ku ato operojnë.

Sulmi i drejpërdrejtë i kryeministrit të Shqipërisë ndaj investimeve të bëra me kerkesë të qeverisë shqiptare dhe të mbështetura në studime shkencore, është në vazhdën e goditjeve të vazhdueshme që qeveria e drejtuar nga z. Edi Rama po u bën këtyre investimeve në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore, për qëllime që nuk kanë të bëjnë aspak me përmirësimin e sistemit energjitik.

Deklarata të tilla publike janë jo vetëm të dëmshme për investitorët, por edhe për të ardhmen e ekonomisë së vendit.

HEC-et e vegjël janë një aset për sistemin energjitik shqiptar. Në pak vite ato do të prodhojnë energji me thuajse me kosto zero për konsumatorët dhe biznesin, pasi do të kthehen në pasuri të vetë shtetit me përfundimin e kontratave koncesionare.

Ne dëshirojmë të nënvizojmë se, energjia e prodhuar nga HEC-et e vegjël ka ulur në mënyrë të ndjeshme importin nga kompani të huaja të vendeve fqinje, duke u paguar edhe me një çmim më të ulët se importi, duke dhënë kështu një impakt direkt pozitiv në rritjen e ekonomisë dhe në vetë sistemin energjitik shqiptar, i cili, për fat të keq, po i faturon te prodhuesit e vegjël të energjisë dhe te konsumatorët, kostot e keqmenaxhimit nga shteti.

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA), Shoqata e Investiorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Confindustria Albania dhe Dhoma Italiane e Tregtisë (CCIA) pyesin sot kryeministrin e Shqipërisë të thotë po kaq publikisht se kujt i shërben ky sulm i paprecendent ndaj prodhimit 100 % shqiptar të energjisë elektrike?, përfundon deklarata.

 Deklarata e Ramës

Duke prezantuar projektin per HEC e Skavicës, kryeministri Rama tha se me të i jepet fund keqtrajtimit ekstrem të rezervave të energjisë së pastër në Shqipëri, si rezultat i një ecjeje në mënyrë të improvizuar dhe i copëzimit shpesh herë shumë dëmtues të këtij potenciali me ato HEC-et e vogla që në shumë raste kanë funksionuar si shushunja që thithin pikërisht gjakun e organizmit të vendit duke lënë shpesh herë toka të tëra pa burimin e nevojshëm ujor, duke lënë shpesh herë komunitete pa mundësinë për të punuar tokën si rezultat i tharjes së burimit, duke bërë dëme të mëdha edhe nga pikëpamja e ekosistemit.

Kryeministri Rama ka prezantuar dje projektin e hidrocentralit të Skavicës, i cili do të ndërtohet nga vetë shteti. Fuqia e instaluar e tij do të jetë 210 MW./Monitor/

Lleshaj: S’do t’i merrni kurrë emrat e policëve që ishin pa numra tek shembja e Teatrit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë interpelancës ditën e sotme me disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me dhunën e ushtruar tek protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, mori sërish në mbrojtje efektivët.

Duke u përgjigjur për efektivët të cilët nuk kishin emra identifikuaes, ministri u zotua se emrat e tyre nuk do të dalin kurrë.

“S’do t’i merrni kurrë emrat e policëve që ishin pa numra në protestën tek Teatri. Sepse ju s’keni tagër për atë gjë. I vetmi institucion që ka tagër për të marrë të dhënat e policëve që ishin tek Teatri është prokuroria. Edhe në SHBA që ndodh protesta, shihni, ka gjë policë me targa në gjoks? Ata policë identifikohen nga drejtuesit e tyre”, tha Lleshaj.

Gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, lleshaj tha se, policia aty nuk shkoi me dëshirë, por u thirr nga autoriteti pronar.

“Policia nuk shkoi me iniciativën e saj tek Teatri Kombëtar, por u thirr sipas detyrmit. Policia u thirr sipas detyrmit. Godina e Teatyrit Kombëtar ishte pronë e bashkisë së Tiranës dhe ka qenë e uzpurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor. Me 17 maj drejtësia ka vajtur aty ku duhet, e thirrur nga autoriteti pronar. Autoriteti pronar i godinës. Ose të shkonte dhe ti përgjigjej kërksës së bashksië për mbështetje ose ta refuzonte. Ose të zbatonte një veprim ligjor ose të mos e zbatonte atë.

Policia ka zgjedhur zbatimin e detyrimit ligjior. Thirrjet që policia të braktisë detyrën, janë një nga problemet e mëdha që ne duhet të merremi sriozisht.

Policia nuk është gjykatë nëse ne do ti krijonin policisë që të kishte luksin dhe të vendoste vetë për zbatimin e ligjeve kjo do të shkatonte dëmtime për shtetin e së drejtës në vend”, tha Lleshaj.

Shifrat sureale me Covid-19, ja sa të prekur publikuan sot ekspertët e Ramës

Ekspertët e Ramës po japin shifra sureale me të infektuarit nga Covid-19. Dje dhe pardje këta “ekspertë” deklaruan se kishte 20 dhe 21 raste të prekurish me Covid, ndërsa sot e ulën shifrën në 13.

Mesa duket këta ekspertë po bëjnë lojën e Ramës pëer të mbajtur popullin nën terror psikologjik dhe në izolim.

Mjeku i njohur, Gëzim Xhepa shkruan në një postim në faqen e tij sociale se, presioni propagandistik dhe mediatik i këtyre ditëve për justifikimin e strategjisë totalisht të gabuar në izolimin e tejzgjatur, për së paku gjashtë javë thuajse pa praninë e sëmundjes dhe viktimave nga COVID-19…, po ndjell vetëm panik, stres dhe ankth për kalimin e jetës në normalitet…!!!

Mjekë të njohur dhe ekspertë të fushës së shëndetësisë kanë deklaruar se pandemia tashmë është pothuajse e zhdukur, ndërsa ekspertët e Ramës vijojnë të mashtrojnë.

Ja njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19, dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Dhunimi i gazetarit Lela gjatë protestës për Teatrin, rrëshqet Lleshaj: “Pengoi policen femër gjatë kryerjes së detyrës”

Pamjet e shoqërimit me forcë nga policia të gazetarit Alfred Lela gjatë protestës ditës që u shemb Teatri Kombëtar u bënë virale dhe u dënuan gjerësisht nga opinioni publik.

Këtë të Enjte, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një interpelancë nga Kuvendi pranoi se policia ushtroi dhunë. “Dhunë ose forcë quajeni si të doni. Veprimi kinetik i forcës kthehet në dhunë”, tha Lleshaj, ndërsa shtoi se sjellja e policisë erdhi në kundërpërgjigje të protestuesve, që sipas ministrit, penguan punën e policisë.

Ai deklaroi se dy gazetarë që u dhunuan atë ditë, mes tyre Alfred Lela, penguan punën e efektiveve femra.

“Kanë penguar punonjëse femrash të policisë ndaj kryerjes së detyrës. Të drejtën për të penguar punonjësit e policisë në punën e tyre nuk e ka askush dhe kjo përbën vepër penale”, shtoi ai.

Një diskutim shproporcional mbi sistemin ekektoral në Shqipëri!

Nga Bujar NISHANI

Ka një diskutim shproporcional mbi sistemin ekektoral në Shqipëri, (lista të hapura, lista të mbyllura).

Them shproporcional në raport me problematikën e: përdorimit të krimit të organizuar, policisë, administratës publike, parave të pista, kërcënimeve dhe shantazhit të pushtetit, të gjitha këto në vjedhjen e zgjedhjeve.

Personalisht nuk kam asgjë kundër asnjë sistemi të mundëshëm, përfshirë dhe listat e hapura.

Por veç se kam një pyetje për të gjithë “dashnorët” e këtyre lloj listash;

Kosova ka ekzaktësisht këtë sistem që sot pretendohet si “Mesia” e së drejtës, përfaqësimit qytetar, e të tjera, e të tjera!

Çfarë keni parë, çfarë mësuat, çfar eksperience morët pas zgjedhjeve me lista të hapura në Kosovë?

Ku janë idividët më të votuar, po ata më pak të votuar?

Sa e madhe është forca vendimarrëse e më të votuarve, po e atyre më pak të votuarve ?
Kosova duket të jetë shembulli “par excellence” për debatin publik në Shqipëri mbi sistemin elektoral!

Apo mos vallë problemi është Kultura Demokratike e jo Sistemi 🤔 ??!!

#TëRingremëShqipërinë 🇦🇱

Presion propagandistik pa praninë e Covid-19/ Mjeku shpërthen ndaj Ramës: Lëreni këtë popull të masakruar të jetojë jetën!

Mjeku i njohur, Gëzim Xhepa ka reaguar për masat drastike të marra nga qeveria Rama ndaj qytetarëve për koronavirusin.

Në një postim në faqen e tij sociale, Xhepa shkruan se, presioni propagandistik dhe mediatik i këtyre ditëve për justifikimin e strategjisë totalisht të gabuar në izolimin e tejzgjatur, për së paku gjashtë javë thuajse pa praninë e sëmundjes dhe viktimave nga COVID-19…, po ndjell vetëm panik, stres dhe ankth për kalimin e jetës në normalitet…!!!

Reagimi i plotë i mjekut Gëzim Xhepa

Ndonëse Shqipëria konsiderohet e çliruar nga strategjia izoluese më e pashëmbullt në botë…, më pasoja drastike psiqike, shëndetësore, sociale, ekonomike…, nga më të rëndat në rajon…, presioni propagandistik dhe mediatik i këtyre ditëve…, për justifikimin e strategjisë totalisht të gabuar në izolimin e tejzgjatur, për së paku gjashtë javë thuajse pa praninë e sëmundjes dhe viktimave nga COVID-19…, po ndjell vetëm panik, stres dhe ankth për kalimin e jetës në normalitet…!!!

T’i argumentosh këtij populli suksese inekzistente justifikuese për paradoksin 3 mujor të kolapsit total të jetës në vend…, pa përllogaritur viktimat që prodhoi dhe humnerën që hapi ky kolaps…, pa tu skuqur faqja nga pasojat e njëjta që prodhoi COVID-19 në vendet në rajon…, duke vazhduar të terrorizosh këtë popull me dramat e vendeve evropiane…, shumë larg realitetit ballkanik…, do të thotë të vazhdosh të pengosh hapjen që lejoi ligji… nëpërmjet panikut të pashembullt që vazhdon të hedhësh mediatikisht në popull…!!!

LËRENI KËTË POPULL TEJET TË MASAKRUAR TË JETOJË JETËN…!!!

Revolta/ Punonjësit e fasonerisë në Berat ngrihen në protestë për pagën e “luftës”

Rreth 300 punonjëse të një Fasonerie në Berat, kanë dalë sot para ndërtesës së drejtorisë së “Tatim Taksave” në shenjë proteste për pagën e luftës.

Ato shprehen se gjatë muajve të situatës që krijoi Covid 19 janë detyruar të bëjnë pushim, prandaj ato kërkojnë pagën që iu takon.

Kjo ndërmarje ka punuar në bashkëpunim me ndërmarrjet jashtë vendit, punë zinxhirë, ndërprerja nga Covid 19 në vendet Europiane bëri që edhe kjo të mbyllet. Punonjëset e fasonerisë për muajt që nuk kanë punuar kërkojnë pagën e luftës.

Basha publikon videon: Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar sot me video mashtrimin e kryeministrit Rama për tërmetin dhe pandeminë.

Basha shkruan në rteagimin e tij se Ramavirusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Basha ka publikuar pamjet nga Thumana ku njësoj si 56 ditë më parë, rrënojat vazhdojnë të mbulojnë Thumanën.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.

Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. "Puna" zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 4. Juni 2020

 

Basha: Do bëjmë gjithçka për të siguruar votën e lirë, ka mbetur vetëm një çështje

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi në një dalje për gazetarët se është bërë progres me diskutimet për reformën zgjedhore dhe ka mbetur vetëm një çështje për tu zgjidhur. “Dua të siguroj shqiptartë se do të bëjmë gjithçka për të siguruar votën e lirë të tyre”, tha Basha.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Më herët u mbyllën negociatat mes anëtarëve të Këshillit Politik për ndryshimet e reformës zgjedhore dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë.