28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Deklarata e fortë e Lubonjës: Regjimi kriminal i Ramës nuk rrëzohet me zgjedhje

Publicisti Fatos Lubonja thotë se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje, por me protesta dhe lëvizje popullore. Ai thekson se kryeministri Edi Rama po e çon vendin drejt luftës civile. Në emisionin “Real Story” në Neës 24, Lubonja tha se përveç reformës zgjedhore, Shqipëria ka nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.

“Humbësi jemi ne shqiptarët, në kuptimin e dinjitetit. Ky është degradim. Këtu është një degradim total dhe është në kontradiktë për këta ambasadorë, pasi duhet nxitur Shqipëria sipas tyre që të ketë sukses për integrimin.

Pse them jemi humbës ne?! Sepse unë e shoh situatën në Shqipëri dramatike. Shoh një regjim, i cili ka kapur institucionet, policinë, administratën të gjithë. I ka kapur të gjitha! Këtu kemi nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.

Të hidhen njëherë themelet e ndarjes së pushteteve. Ndaj ishin komisionet; që t’i kapi Edi Rama. Në këtë situatë, unë ndjej një frymë popullore që kërkon ndryshim. Që nuk vjen vetëm nga PD që ka hallin e vet, por nga grupime të ndryshme, që kërkojnë ndryshmit të sistemit zgjedhor.

Një reformë e vërtetë zgjedhore duhet të ishte bërë për t’ju përgjigjur interesave të kësaj fryme që nuk ekziston fare. Këta ambasadorë në vend që të shohin e të ndjejnë këtë frymë, merren me Edi Ramën dhe më pas ia kalojnë ato Lulzim Bashës.

E treta që është dëshpëruese; është deduktuar se u bë sukses i madh për reformën zgjedhore. Këtë e shoh si një teatër që u arriti një sukses i madh. Opozita u duk sikur fitoi e rezistoi, se i mori komisonerët dhe biometrikun. Unë jam i bindur se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje.

Ky regjim kërkon lëvizje popullore, protesta, shumë gjëra, dhe në fund zgjedhje. S’po them se duhet të bëhet luftë civile, por Edi Rama po na çon drejt luftës civile. Nuk shoh se ka vullnet që të ketë zgjedhje me përfaqësi. Duhet forcë e re, pasi kjo klasë politike na ka lodhur. Ajo është dështim i radhës, problemet do ngelen e do thellohen”. – tha Lubonja.

Denoncimi i Berishës: Marrëzia! Do prishet shkolla se i ze pamjen lagjes?!

Marrëzia: Do prishet shkolla se i ze pamjen lagjes?!

Por tre lagje të Beratit mbeten pa shkollë!

Lexoni mesazhin e mesues dixhitale!

Denoj kete akt te papergjegjshem ndaj pasurise publike te narkobashkise dhe narkokryetarit monist te Beratit dhe lenien e tre lagjeve te ketij qytetit pa shkolle! Sb

Mirmëngjesi doktor ,Unë jam mësuese në shkollën Mangalem Berat prej 30 vitesh,Një shkollë në lagjen muzeale me një histori të pasur nl breza,Dje erdhi vendimi që shkolla do prishet ,e përjetova keq, Ju bëra thirrje kolegëve për një qëndresë ,por të gjithë kanë frikë se mbeten pa vend pune .

Tre lagjet muzeale në Berat, pa shkollë,Kala,Mangalem, Goricë, Shkolla është tek Porta e Pashajt , në krah të djathë sa fillon rruga e ngjitjes me kalldrëm për lagjen Kala.Bashkia me një vendim,i zë pamjen lagjes Mangalem Me respekt Po ju dërgoj edhe historikun e shkollës.

Mjekësia falas, një tallje me votuesit më të varfër të rajonit!

Nga Ilir ALLKJA

Qeveria e Shqipërisë, gjoja qeveri socialiste, shpenzon shumë më pak para për shtetasit e saj se sa vendet fqinjë.

Ndërsa populli nxjerr nga xhepi shumë më tepër para per të paguar nëpër spitale se sa fqinjët e tij.

*Të dhënat në grafikun e mëposhtëm janë marrë nga raporti i fundit i Bankës Botërëre.

Gonxje, 350 milionë lekë në muaj haraçi për patenta, në krye Tirana me 60 milionë

Një nga drejtorët më të denoncuar për korrupsion dhe afera të rilindjes, është Blendi Gonxhe, prej dy vitesh në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transporteve, ose tek patentat, siç e njohin në gjuhën e përditshme.

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka bërë dhjetra akuza ndaj tij, referuar dëshmive që i shkojnë, kryesisht nga punonjës të kësaj strukture, ose nga njerëz të larguar nga detyra.

Interesante është se vetë Gonxhja, nuk ka reaguar lidhur me këto denoncime.

Në një rast, Sali Berisha bën një grafikë, se sa ryshfet merr Gonxhja prej inspektorëve nga provimet e lejeve të drejtimit, në gjithë vendin. Ja çfarë shkruan, nisur nga një dëshmi që i ka shkuar atij.

Blendi Gonxhja te DPSHTRR, merr nga inspektoret e provimeve për lejet e drejtimit, nga data 20-25 e çdo muaji, jo me pak se 350 milionë lekë.

Konkretisht, nga:

Tirana, 60 milionë

Fieri, 35 milionë

Durrësi, 30 milionë

Elbasani, 25 milionë

Korça, 16 milionë

Laçi, 20 milionë

Kukësi, 15 milionë

Dibra, 10 milionë

Shkodra, 25 milionë

Vlora, 8 milionë

Gjirokastra, 4 milonë

Saranda, 3 milionë

Sali Berisha po ashtu ka shpjeguar edhe skemën se si merren paratë dhe ku shkojnë, tek një familjar i Blendi Gonxhes. Ky është një rryshfet, i përmuajshëm, bën të ditur ai. Po ashtu, ish-kryeministri, e ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të DSHTRR, edhe për disa afera të tjera.

Më e spikatura, është ajo që, edhe pse Gonxhe është në krye të drejtorisë së transportit, ai vetë ka një kompani mjaft të fuqishme transporti, dhe makinash që jep me qira, që është në fakt e njohur pasi i ka edhe zyrat në bllok. Nëse ky nuk është konflikt interesi, atëherë nuk duhet se kush mund të jetë.

Afera tjetër për të cilën ai është akuzuar publikisht nga Berisha, është ajo e rinkonstruksionit të godinës, një tender që e ka zhvilluar në vitin 2019, edhe pse në fakt, kishte vetëm një vit që zyrat e DSHTRR, ishin rikonstruktuar. Godina ishte shumë funksionale dhe pothuajse e re, por sërish, duheshin hedhur disa qindra milionë në një tender me siguri me fitues të paracaktuar. Berisha i referohet një njoftimi të postuar në faqen e DSHTRR.

Por një prej bëmave më të mëdha të këtij zyrtari që qendron gjithnjë në hije, është ajo që prej drejtorëve rajonalë të kësaj strukture, quhet taksa e punës. Disa prej këtyre, kanë filluar të ankohen sepse Gonxhe e ka rritur shumë pazarin. Bëhet fjalë për të paguar deri në 20 mijë euro në muaj për të mbajtur postin. Kush nuk kollitet, zëvendësohet.

A mundet një funksionar me kaq shumë akuza, dhe kaq shumë i përfolur të qendrojë gjatë në zyrë, dhe të vijojë të mbledhë sa të mundet, për veten dhe bosat e tij? Kjo ndodh vetëm kur ke mbështetjen dhe bekimin e shefit të madh. Një raport i çuditshëm ky i Gonxhes me Ramën, i cili herë e largon, e herë e merr, sipas stinës, sezonit, ose nevojave për shuma të majme./Mapo.al

Skandali/Kërkojnë kapjen me çdo kusht të KLSH që të mbulojnë vjedhjet

News 24 zbardh draftin e maxhorancës për të zhbllokuar procesin e emërimit të kryetarit të ri të KLSH që synon të ndërhyjë në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në projektligjin që pritet të dorëzohet në Kuvend, parashikohet shfuqizimin në ligjin aktual të normativës që mban ende në detyrë Bujar Leskajn deri në zgjedhjen e pasardhësit. Maxhoranca propozon shtimin e postit të zëvendëskryetarit të KLSH.

“Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit emëron zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zëvendëskryetari emërohet për një mandat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhje më shumë se një herë dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në të gjitha rastet kur vendi i Kryetarit mbetet bosh për shkak të mbarimit të mandatit ose shkarkimit”.

Përmes një dispozitë tranzitore në ligjin për funksionimin e KLSH,Socialistët ja delegojnë komisionit të ekonomisë kompëtencën për të emëruar zëvëndëskryetarin.

‘Komisioni për Ekonominë dhe Financat, brenda 15 ditëve vijuese i propozon Kuvendit, kandidaturën që do të komandohet në postin e Zëvendëskryetarit të KLSH dhe do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e emërimit dhe plotësimit të vakancës së Kryetarit të KLSH’

Do të duhen 84 vota në kuvend për ti hapur rrugë shtimit të një posti të ri në kontrollin e lartë të shtetit cka do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit me Presidentin e Republikës të cilit i janë refuzuar tre kandidatura.

Regjisori i njohur thirrje nga Vlora: Nuk duhet të kemi më frikë! Koha që çdo opozitar të bashkohet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një takim me qytetarë në Vlorë në kuadër të mbledhjes së firmave për rindërtimin e godinës së shembur.

Regjisori dhe aktori Edmond Budina tha se, ata nuk synojnë të jenë një parti politike siç përpiqen ta paraqesin disa, por një lëvizje qytetare.

Ai shton se me shembjen e Teatrit Kombëtar u shemb demokracia në Shqipëri.

“Ne nuk kemi synim fare të krijojmë parti. Duan që qytetarit t’i dëgjohet zëri dhe të mos jenë një grusht njerëzish që marrin urdhra nga lart. Gjithë fronti opozitar duhet të bashkohet për të larguar këtë të keqe që shembi demokracinë me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edhe Evropa e vetë e kishte marrë në mbrojtje. Edhe sot gazeta më e majtë italiane, “Il Manifesto” kishte një artikull të gjatë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kjo tregon se kjo është një kauzë qytetare. Nuk duhet të kemi më frikë. Shqipëria nuk është çiflig i asnjë partie politike. Reagimi është i jashtëzakonshëm. Ne kjo na gëzon dhe tregon se qytetaria nuk ka vdekur. Njerëzit janë të frikësuar sepse kërcënimet janë të mëdha sepse shpesh i kërcënojnë me heqje nga puna. Në Shqipëri nuk duhet të ndodhë më kjo. Ne do të vazhdojmë me protesta dhe në fund duam të bëjmë një protestë në Tiranë”, u shpreh Budina.

Besa Shahini, personazh barcaletash/ Reagimi i fortë i ish-ministrit: Po si nuk rrokulliset tavani i asaj ndërtese ku shoqja në fjalë paguhet për…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Arsimit, Besa Shahini, lidhur me skandalin e përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga roja i shkollës.

Manjani shkruan se e dinte Shahinin një personazh barcaletash mediatike.

“Besa Shahini, të cilën e kisha kujtuar se është personazh barcaletash mediatike, qenka Ministre e Arsimit të Republikës. Ajo paska vërejtje për “kulturën e përgjithshme të popullit shqiptar…”
Uau! Çfarë konstatimi edukativ dhe arsimor na paska bërë shoqja Besa!

Dmth shqiptarët e pakulturuar na mbrokan përdhunuesit e kalamajve..!!!

Po si nuk rrokulliset tavani i asaj ndërtese ku shoqja në fjalë paguhet për t’i shërbyer këtij populli!“, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

Besa Shahini, të cilën e kisha kujtuar se është personazh barcaletash mediatike, qenka Ministre e Arsimit të Republikës. Ajo paska vërejtje për “kulturën e përgjithshme të popullit shqiptar…”

Uau! Çfarë konstatimi edukativ dhe arsimor na paska bërë shoqja Besa!

Dmth shqiptarët e pakulturuar na mbrokan përdhunuesit e kalamajve..!!!

Po si nuk rrokulliset tavani i asaj ndërtese ku shoqja në fjalë paguhet për ti shërbyer këtij populli!
Nejse xhanëm, s’ka faj ajo por shqiptarët e “pa kulturë” që paguajnë taksa për shërbimet fyese të saj.

Nuk e di ç’arsim ka për vete shoqja ministreshë, por dhunimin e kalamajve në shkollë e askund tjetër nuk e kemi pas as zanat, as kulturë e as trashëgimi.

Apo mos e nxorëm nga konteksti edhe këtë?!

“Kap ç’ka të kapësh” apo “kap dhe të pakapshmen”?

Nga Ilir PECNIKAJ

Spitali Kristal Covid.
Për ironi të fatit pseudo spitali i ri COVID u RILIND mbi germadhat e pseudo universitetit lugat (privat) “KRISTAL”.

Të vetmën “të mirë” që na solli ish-universiteti Kristal është se, perveçse mbushi ministra, politikan, medioker dhe administrator të shtetit shqipëtar me kartona universitarë, na afirmoi edhe në Europë, sepse paisi me të njëjtët kartona edhe pseudo personalitete deri në kandidat për eurodeputet në Europë, me po të njëjtët kartona universitarë, pa qënë kurrë në Shqipëri.

Kjo na afirmoi në Europë si gropa e arsimit të lartë, ku maja e kësaj piramide me kokë poshtë ishte ish-Universiteti Kristal. Pra ky universitet, të vetmit të punësuar me kohë të plotë që kishte, ishin “printuesit” e diplomave. Për këtë nuk ka shqiptarë që nuk i din bëmat e tij si një qënder korruptive e arsimit të lartë.

Dje, ky ambient u quajt nga qeveria shqiptare, si investimi i ri në fushën e mjeksisë, si i ashtuquajturi “Spitali Covid”.

Nuk po ndalem në faktin se në ç’pikë është pandemia koronavirus në Shqipëri, por sipas Ministrisë së Shëndetësisë kemi vetëm 21 persona të shtruar në Spital Infektiv, ku spitali i dytë Covid është mbyllur dhe i është rikthyer funksionit të tij të mëparshëm si Spitali Universitar i Sëmundjeve të Mushkërive, SUSM.

Rreth 10 ditë më vonë, po kjo qeveri riktheu në punën e mëparshme edhe ambientet e ish-universitetit Kristal, kësaj radhe jo më si qënder private korrupsioni, por si një qënder shtetërore korrupsioni.
Me paturpësinë më të madhe, dhe me arrogancën që e karakterizon Sulltan Surreli tha se, – INVESTITORI DON TË NGELET ANONIM.

Si mund të ngelet anonim një përson, kompani apo shoqëri e cila bën një investim prej miliona eurosh? Dua t’ju kujtoj se vetëm ndertesa, para pandemisë ka qënë në shitje më një vlerë rreth 8 milion Euro. Duke shtuar këtu edhe sistemimet fasad, të cilat janë primare për këtë qeveri, vlera e kësaj godine është shtuar… Sipas ligjit në fuqi, investitor të tillë duhet të deklarohen me patjetër, sepse përndryshe një “filantrop” i tillë nuk është gjë tjetër veçse një lavatriçe parash e mirëmbajtur nga shteti.

Mjaftojnë vetëm pak fakte që, çdo kush, mund të kuptojë se kjo është një aferë korruptive e pastër, dhe si e tillë nuk mund të ngelet kurrsesi “ANONIM”.

1) Godina, sipas ligjit të shumë trumbetuar të qeverisë “OFL” duhet të ishte objekt sekuestrimi dhe SPAK duhet të kishte filluar një proçedim penal për ish drejtuesit e saj.

2) Qeveria parapriu duke e “LARË KËTË AMBIENT DHE DUEK E VESHTUR ME PETKUN E SPITALIT” këto ambiente, me shifërA jashtë mase të majme, për të cilën askush nuk hap gojë për të bërë transparencë, sepse në këtë rast “kristali” ju është turbulluar aq shumë sa, me përjashtim të korrupsionit nuk duket asgjë tjetër.

3) Stafi mjekësorë mungon totalisht, vetëm nëse kanë rikthyer në punë ish-“printuesit” e diplomave universitare, ku të vëshur “ bluza”, të përdoret si një qënder propogande, dhe të bëhen zëri i shtuar i kësaj ushtrie makabër propogande të qeverisë.

4) Pse pikërisht dje…? Sepse, para ose pas çdo afere korruptive kjo qeveri, në këto 7 vjet qeverisje, gjithmonë ka krijuar një “casus belli”, për të mbuluar sadopak këto afera dhe kësisoj duke u munduar ti sfumojnë sadopak për ta kaluar në një plan të dytë. Kësaj here, “Sulltan Surreli” zgjodhi kohën ku zëri kryesorë është “Reforma Zgjedhore”.

Ky pseudo spital është as më pak, e as më shumë se një gërmadhë e madhe korruptive ku shuma e € të shpenzuar për të janë katastrofike për Shqipërinë dhe buxhetin tonë shëndetësorë.

Kjo nuk e gëzon më emrin qeveri, por organizatë kriminale, jo më “KAP Ç’KA TË KAPËSH”, por “KAP DHE TË PA KAPSHMEN”.

Tubimi në Fier/ Aktori i njohur: Kemi ministër të Brendshëm një pjatë xaxiqi dhe kryeministër që shet fëmijën për 3 lekë

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka zbritur sot në qytetin e Fierit para Teatrit Bylis për të mbedhur firma për të rindërtuar teatrin ashtu siç ishte. Mes tyre janë edhe artistët Neritan Liçaj dhe Edmond Budina, të cilëve i janë bashkuar rreth 100 qytetarë.

Në fjalën e tij, aktori Neritan Liçaj mbajti një fjalim para qytetarëve duke mos i kursyer fjalët e ashpra për kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Fieri duhet të ishte vendi më i pasur i Shqipërisë se ka naftë e gaz. Besoj se ju si të gjithë Shqipëria jeni varfëruar se paratë shkojnë tek oligarkët, tek shokët e kryeministrit tonë. Gjithë ky popull është si të gjitha rrethet, i varfër. Kjo është për të vënë duart në kokë se kemi një kryeministër hajdut. Për 3 lekë më tepër e shet fëmijën e vet, të jeni të bindur për këtë.

Kur keni një ministër të brendshëm si pjatë xaxiqi, kur keni një kryebashkiak si lali Eri që mirë që merr votat me dhunë, imagjino çfarë klikë rrugacësh, zhulsash, pisa na drejtojnë. Ky është ç’zhvllim. Ne vetëm do e mbulojmë varrin e tij politik. Populli i besoi se do bënte ndryshimin. Unë personalisht nuk kam patur dyshimin që ky do të bënte ndonjë gjë të mirë se e dija që do shkatërronte. Shqiptarët e kuptuan çfarë do të thotë të gënjesh.

Ne kemi një problemi si popull, më vjen keq, por ne gënjehemi shumë nga llafet ndërkohë që politikani nuk gjykohet nga llafet por nga çfarë bën”, tha Licaj.

Pas Fierit, Aleanca për Teatrin udhëtoi drejt Vlorës për të mbledhur firmat e qytetarëve vlonjatë për rindërtimin e TK. Nga Vlora, regjisori Budina tha: “Reagimi qytetar i mrekullueshëm. Artistët që nuk bashkohen i kuptojmë, u duhet borderoja.

Në flakë Kopështi i fëmijëve në Tiranë

Një banesë disakatëshe mori flakë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Këto pamje tregojnë momentet kur flakët përpijnë çatinë e banesës.

Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz.

Mësohet se godina shërbente si kopsht privat.

Ndërkohë në vendngjarje janë mbledhur banorë dhe kureshtarë, ndërsa zjarrfikësja po punon për fikjen e flakëve.

“Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjárr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Pólicisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.