28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Veliu, jo vetëm pasqyrë e Ramës: Produkt i sistemit pervers Rilindje

Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, ne ceremonine e inagurimit te godines se re te forcave RENEA, ne Yzberisht, me rastin e 107-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit./r/n/r/nPM Edi Rama, General Director of State Police, Ardi Veliu, Minister of Interior, Sander Lleshaj, at the inauguration ceremony of the new RENEA force building in Yzberisht, on the occasion of the 107th anniversary of the creation of the State Police.

Nga Enver BYTYÇI

Ardi Veliu nuk është pasqyrë e Edi Ramës, as e Sandër Lleshit. Ai është produkt i një sistemi që si filozofi ka denigrimin e familjes shqiptare, të dinjitetit dhe integritetit të qytetarëve shqiptarë, të personalitetit të çdo kujt që nuk është me Rilindjen. Eshtë pasojë e perversitetit politik e moral të regjimit të sotëm në Shqipëri.

Ky sistem funksionon si një mekanizëm i plotë jo vetëm në kupolën e shtetit, të policisë, prokurorisë, gjykatave, administratës publike, por edhe të medieve të kapura prej shtetit. E jo vetëm kaq ky sistem pëlqehet jo pak nga qytetarët tanë, të cilët mbartin një kulturë politike e të përgjithshme nga sistemi totalitar.

Problemi nuk është vetëm Ardi Veliu, problemi është Edi Rama, i cili çdo post të destinuar për ushtrim dhune ua beson njerëzve të hurit e të litarit. Kështu ndodhi me prefektët, të përzgjedhur nga hierarkia e lartë ushtarake e diktaturës. Kështu ndodh me ish-oficerët e sigurimit të shtetit, të komanduar dhe emëruar në poste të larta në polici dhe struktura të tjera ligj-zbatuese. Kështu ndodh edhe në shumicën e medieve shqiptare, ku shteti ka instaluar një kontrollor nga soji i Ardi Veliut!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar në paraqitjen e tij në komisionin e Sigurisë të Kuvendit u shfaq jo thjesht duke dëshmuar “shfaqjet e huaja” të një djali 15- vjeçar dhe jo vetëm që të justifikonte dhunën barbare të policisë së tij kundër atij 15-vjeçari. Ai shfaqi në atë takim mentalitetin dhe filozofinë e trashëgimisë nga prindi te fëmija të sjelljeve të këqija dhe “shfaqjeve të huaja”!

D.m.th lufta e policisë dhe shtetit të rilindjes kundër qytetarëve shqiptarë bazohet në filozofinë e genit biologjik, njësoj si në diktaturat e majta komuniste! Prandaj kryepolici shqiptar nuk denigroi dhe nuk ka fyer vetëm nënën e djalit 15-vjeçar, duke shpifur për një pamje të paqenë. Ai ka shkuar shumë më thellë.

Ka manifestuar konceptin diktatorial dhe filozofinë e luftës me genin e shqiptarëve, të cilët guxojnë të lëvizin me biçikletë në kohë pandemie. Aq e dukshme është kjo qasje filozofike e praktike, saqë e vërejmë lehtë në përpjekjet e qeverisë së rilindjes për ta shpopulluar Shqipërinë prej shqiptarëve!

Kryepolici nuk e kishte problemin me mbrojtjen e vartësve të tij, të cilët edhe në diktaturë mund të merrnin ndëshkime ndoshta më të rënda.

Problemin e kishte me guximin e të riut për sfiduar shtetin e dhunshëm, që izoloi gjithë shoqërinë shqiptare në mënyrë barbare e të pakuptimtë.

Problemi i Ardi Veliut nuk ishin e nuk janë dhuna policore, sepse atë ai e tejkaluar në dhjetëra raste me kundër trumave masive. Nuk e ka e nuk mund ta ketë as me fenomenin. E gjithë brenga e tij është ajo çfarë mendon kryeministri i vendit: Pse qytetarët shqiptarë guxojnë ta kundërshtojnë diktaturën.

Pra, çeshtja lidhet me ruajtjen me çdo kusht e me çdo mjet të pushtetit.

Denigrimi moral bazuar në filozofinë e trashëgimisë “të së keqes”, vlen si mjet i kësaj lufte speciale të qeverisë së rilindjes, njësoj si në qeveritë e diktaturave.

Ajo video që kryepolici shqiptar paraqiti në institucionin përgjegjës për mbrojtjen e demokracisë e të dinjitetit njerëzor ishte mjeti më pervers i mundshëm për të na thënë se “shtetin shqiptar e mbron një qeveri dhe polici e moralshme”, që “lufton kundër shfaqjeve të huaja liberale”, si në kohën e komunizmit. E ndërkohë shqiptarët përballen me një qeveri e kryeministër që fyen dhe denigron çdo njeri që i del përpara, përfshirë politikanë, gazetarë, shkrimtarë, artistë, mjekë, profesorë, shkencëtarë, këdo, pa përjashtim.

Dhe, si përfundim, zgjidhja nuk gjendet te Ardi Veliu, jep apo nuk jep ai dorëheqjen, zgjidhja e vetme është e duhet të jetë largimi sa më parë i qeverisë Rama, e cila prodhon filozofinë e mjerimit dhe shkatërrimit të identitetit dhe personalitetit të qytetarëve shqiptarë, madje bazuar në doktrinën e trashëgimisë.

Venecia: Duhen bërë ndryshime në Vetting, KED duhet të propozojë vetëm kandidatët që e kanë kaluar këtë proces

Venecia: Duhen bërë ndryshime në Vetting, KED duhet të propozojë vetëm kandidatët që e kanë kaluar këtë proces

Krahas ndryshimit në Kushtetutë të formulës së betimit të anëtarëve të gjykatës kryesore në vend, Komisioni i Venecias propozon të tjera ndryshime që prekin reformën në drejtësi. Në opinionin final dërguar presidencës dhe kuvendit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ‘Venecia’ verën nevojën e ndryshimeve dhe në veting. Ndaj 2 shkallëve të këtij fundit, ka vërejte për mungesë koherence, përveç ngadalësisë në vendimmarrje, që ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

“Për më tepër, duket e paqartë mbi bazën e cilave kritere, disa vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u ankimuan nga Komisioneri publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Duhet të gjenden modalitetet e përshtatshme, madje dhe të ndryshohen nëse është e nevojshme, që ky proces të mos pengojë funksionimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Komisioni nuk mund të rekomandojë përshpejtimin procesit të vetingut. Por në të dy shkallët vendimet duhet të jepen në mënyrë koherente”.

Ky argument vjen në një kohë kur cilësia e vendimeve të vetingut është kthyer në një prej debateve të momentit, pas hetimit dhe pezullimit të gjyqtarit të KPA, Luan Daci. Por në çdo rast, ‘Venecia’ e përcakton të detyrueshëm kalimin e të dy shkallëve të vetingut për t’u përzgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Për të mos pasur episode si në rastin e Besnik Muçit, i cili vetëm pak javë pasi i emërua në gjykatë u shkarkua nga shkalla dytë e vetingut.

“Në çdo rast, nuk mund të ketë asnjë dyshim, se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet ta kalojnë vetingun. Po ashtu që KED duhet të propozojë vetëm kandidatët që e kanë kaluar këtë proces”.

Drejtësia dhe mosndërhyrja në të ka qenë shqetësimi ndërkombëtar i këtyre ditëve, kryesisht o ambasadës amerikane. Por si nga shumica ashtu dhe presidenca është artikuluar nevoja e ndryshimeve në ligje të caktuara të reformës në drejtësi./A2CNN

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, tjetër tërmet i fortë në Korçë

Që prej mëngjesit të sotëm raportohet se nuk janë ndalur lëkundjet e tërmetit në Korçë ku së fundmi është ndjerë një tjetër e fortë për të cilën mësohet paraprakisht se ka qenë 4.05 ballë. Lëkundja e fortë u regjistrua në 17:35 minuta dhe epiqendra ishte në Libonik.

Gazetarja e Fax News, Brikena Hoxhalli raporton se më shumë se 10 lëkundje janë regjistruar ditën e sotme. Kujtojmë se 1 vit më parë lëkundjet e térmetit shkaktuan déme të mëdha në Floq, Qafzezë, Vidohove dhe pjesërisht në qytet.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave janë regjistruar dy lekundje tërmeti mëngjesin e kësaj të shtune, 30 maj. Por lekundja e më e fortë para kësaj të fundit, ka qenë me magnitudë 3.5. Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter dhe e ka pasur epiqendren ne Kapshtice.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 07:00 dhe goditja ka pasur nje një thellësi 22 kilometra.

Basha: Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me banorët e Kënetës në Durrës shkruan në një postim në faqen e tij sociale se, që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit.

Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar.

Me qytetarët e Kënetës në Durrës

Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t'u mbyllë gojën shqiptarëve, t'i shtypë e izolojë.Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar.

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 30. Mai 2020

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

Italia po përballet sërish me rritjen e numrit të viktímave nga korónavirusi pasi regjistroi në 24 orët e fundit 111 humbje jetësh dhe 416 raste pozitive me Covid-19. Ditën e djeshme u regjistruan 87 përkatësisht 24 më pak se sot.

Në total numri i viktímave që prej fillimisht të pándemisë ka arritur në 33 340, ndërsa numri i të inféktuarve 232 664. Persona aktualë pozitiv me Covid 19 janë reduktuar në 43 691.

Numri i pácientëve të shëruar deri më sot nga korónavirusi është rritur në 155 633 e në 24 orët e fundit janë 2789 të shëruar më shumë. Në strukturat spítalore numri i pacíentëve me Covid është aktualisht 6680 e në terapi intesíve po kurohen 450 pacíentë.

Mjaft rajone në jug të vendit regjistrojnë zero raste pozitive në 24 orët e fundit e tampone të kryera deri më sot në të gjithë territorin janë 3 834 621.

Heshtja e Ramës për skandalin e Veliut, Vokshi: Eshtë peng i…

Shqiptarët kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut, Edi Rama hesht! Është peng i urdhrave të paligjshëm për Ardi Veliun!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Pak gjëra kanë sjellë një zemërim aq të madh të qytetarëve sesa qendrimi i djeshëm kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Socialistë apo opozitarë, të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut.

Një zyrtar që justifikon dhunën policore kundër një të mituri duke sulmuar nënën e tij me metodat e sigurimit të shtetit nuk duhet të ketë vend në Policinë e Shtetit.

Pavarësisht kërkesës unanime për të larguar Ardi Veliun, njerëzit që kanë në dorë shkarkimin e tij, po heshtin.

Edi Rama bën sikur nuk ka parë gjë, Sandër Llëshaj bën sikur nuk ka kuptuar gjë, duke shpresuar se me kalimin e kohës do ta shpëtojnë mercenarin e tyre dhe të bandave kriminale.

Heshtja mafioze e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm për qendrimin skandaloz të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është prova më domethënëse se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare.

Duke mos e shkarkuar atë, Edi Rama provon se do të bënte të njëjtën gjë si Ardi Veliu, do të sulmonte si mafioz një grua për të justifikuar dhunën policore ndaj djalit të saj të mitur.

Edi Rama është peng i urdhrave të paligjshëm që ka zbatuar herë pas here për llogari të tij Ardi Veliu.

Kjo shpjegon heshtjen e Edi Ramës dhe të Sandër Lleshajt, në një kohë kur e gjithë Shqipëria është e revoltuar dhe kur të gjithë duan që Ardi Veliu të mos përfaqësojë më Policinë e Shtetit.

Një kryeministër normal, i papërzierë në punë të pista, do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të sajuara rrahjen e një të mituri për shkak të prejardhjes familjare, sulmon si kriminel gjakftohtë një nënë kryefamiljare dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Të dashur qytetarë!

Sa herë të shikoni Ardi Veliun, mos harroni zemërimin legjitim që keni sot! Ardi Veliu është Edi Rama! Këta mendojnë se mund të bëjnë gjithçka me jetët tuaja dhe të fëmijëve tuaj dhe të mos japin llogari, por i kanë bërë llogaritë gabim!

Trump: Kina i bëri presion OBSH që të mashtrojë botën për virusin

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit për shkak të trajtimit nga ana e saj të koronavirusit, duke thënë se OBSH-ja ishte bërë në thelb një organizatë kukull e Kinës.

Duke u shfaqur në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump shkoi më tej kërcënimeve të përsëritura për të eleminuar fondet amerikane për organizatën, që shkon në disa qindra milion dollarë në vit.

Trump tha se OBSH-ja kishte dështuar të bënte reforma në organizatë që presidenti kishte kërkuar përmes një letre më 18 maj drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në letër jepej 30 ditë afat për t’u angazhuar për reforma.

LEXONI EDHE KËTË
Trump i quan veprimet e Kinës ndaj Hong Kongut “shkelje të qarta”
Në paraqitjen e tij në Kopshtin e Trëndafilave, Trump e lidhi OBSH-në ngushtë me Kinën, nga e kishte origjinën koronavirusi.

Ai tha se zyrtarët kinezë “injoruan detyrimet e tyre të raportimit” në OBSH në lidhje me virusin dhe i bëri presion OBSH që të “mashtrojë botën” kur virusi u zbulua për herë të parë nga autoritetet kineze.

“Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se ka paguar vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, shumë e cila është afërsisht 450 milion dollarë në vit. Ne kemi detajuar reformat që duhet të bëjë dhe të angazhohen drejtpërdrejt me to, por OBSH nuk ka pranuar të veprojnë “, tha Presidenti Trump.

“Për shkak se ata nuk kanë arritur të bëjnë reformat e kërkuara dhe të nevojshme, ne po ndërpresim sot marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do të ridrejtojmë ato fonde në të gjithë botën duke plotësuar nevoja urgjente globale të shëndetit publik,” tha presidenti.

Shkurtimi i kontributit të Sh.B.A mund të ketë pasoja globale pasi OBSH është e përfshirë në përgjigjen ndaj pandemisë, e cila ka goditur dhjetra vende.

Presidenti Trump ka kohë që ka vënë në dyshim vlerën e Kombeve të Bashkuara dhe ka përçmuar rëndësinë e multilateralizmit ndërsa përqendrohet në një moton “Amerika e Para”. Që nga marrja e postit, Presidenti Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, agjencia kulturore e UNESCO, një marrëveshje globale për të adresuar ndryshimin e klimës dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Organizata Botërore e Shëndetit është një organ i pavarur ndërkombëtar që punon me Kombet e Bashkuara. OBSH nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment për vendimin e presidentitTrump.

“Ne kemi bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme që të gjitha shtetet të mbështesin OBSH-në”, tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Antonio Guterres kur u pyet për vendimin e presidentit Trump.

Amerika nxjerr ushtrinë kundër kaosit

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz tha të shtunën se synimi i protestuesve në Minneapolis është “shkatërrimi i qëllimshëm”.

Protestat janë përhapur në shumë qytete amerikane pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, i cili vdiq pasi një oficer policie në Minneapolis i vuri gjurin në qafë ndërsa 46-vjeçari ishte i shtrirë në tokë. Imazhet u panë në të gjithë botën dhe ngjallën zemërim.

Guvernatori Walz tha se demonstratat në Minneapolis nuk kanë të bëjnë me shprehjen e hidhërimit, por me nxitjen e “kaosit absolut”.

Protestuesit në Minneapolis kanë djegur biznese, makina dhe të paktën një stacion policie. “Star Tribune” njofton se protestuesit kishin qëlluar ndaj policisë.

“Ne nuk mund të arrestojmë njerëz për shkak “të përmasave të mëdha të dinamikës,” tha guvernatori. “Njerëzit tanë po qëllohen,” tha ai.

Të paktën 500 pjestarë të Gardës Kombëtare janë dërguar tashmë në qytetet fqinjë Minneapolis dhe Saint Paul. Gjeneral Majori Jon Jensen i Gardës Kombëtare të Minesotës tha se deri të dielën në zonë do të jetë dislokuar më shumë se 1.700 pjestarë të Gardës. Gazeta “Washington Post” tha se ky do të ishte stacionimi më i madh i forcave ligjzbatuese në historinë e Minesotës.

USA, Minneapolis A man confronts a National Guard member guarding the area in the aftermath of a protest against the death in Minneapolis police
USA, Minneapolis A man confronts a National Guard member guarding the area in the aftermath of a protest against the death in Minneapolis police
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Pentagoni ka urdhëruar ushtrinë të mobilizojë disa njësi të policisë ushtarake, të gatshme për t’u vendosur në Minneapolis. Ushtarët nga bazat Fort Bragg në Karolinën e Veriut dhe Fort Drum në New York janë urdhëruar të qëndrojnë të gatshëm për t’u vendosur brenda katër orëve nëse kërkohen, sipas tre personave që kanë dijeni për këto urdhra. Associated Press tha gjithashtu se ushtarëve në bazat Fort Carson, në Kolorado dhe Fort Riley në Kansas u është thënë të jenë gati brenda 24 orëve.

Një protestë paqësore në Portland të shtetit Oregon për vdekjen e afrikano-amerikanit Floyd u shndërrua në dhunë pas disa orësh, kur protestuesit u futën në stacionin e policisë, të cilit i vunë zjarrin. Demonstruesit gjithashtu vandalizuan dyqane, ndezën zjarre të tjera dhe hodhën sende të forta drejt policëve, sipas një njoftimi të Associated Press. Në një postim në Twitter, policia i përshkroi ngjarjet si “trazira”.

Në Uashington, protestat e së premtes në Parkun Lafayette përballë Shtëpisë së Bardhë bënë që zyrtarët të bllokonin ndërtesën. Gazetarët thanë se protestuesit, disa prej të cilëve hodhën “spray” në një ndërtesë aty pranë, u përplasën me pjestarët e Shërbimit Sekret të Shtëpisë së Bardhë. Protestuesit hoqën një pjesë të një barrikade.

Demonstruesit në qytetin e Nju Jorkut dolën në rrugë për të dytën ditë radhazi, për të protestuar për vdekjen e 46-vjeçarit Floyd. Disa njerëz brenda turmës shtynin të tjerët drejt barrierave metalike ndërsa policia përpiqej t’i kthente pas.

Departamenti i Policisë në Los Angeles e shpalli të paligjshëm një grumbullim njerëzish, pasi protestuesit shkatërruan xhamat e dyqaneve dhe bllokuan një autostradë. Policia marshoi në qendër të Los Anxhelosit për të larguar demonstruesit.

Në Atlanta të shtetit Xhorxhia, qindra protestues u përballën me policinë jashtë ndërtesës së televizionit CNN, disa prej tyre duke hedhur shishe me ujë dhe duke thirrur, “Ikni nga puna”. Guvernatori i shtetit shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aktivizoi Gardën Kombëtare.

“Kjo nuk është protestë,” tha kryebashkiakja e qytetit Atlanta, Keisha Lance Bottoms në një lutje emocionale drejtuar demonstruesve në qytetin jugor. “Ky është kaos. Një protestë ka një qëllim. . . Ju po e poshtëroni qytetin tonë. Ne nuk jemi ashtu si doni të na paraqisni ju si qytet, apo si vend”. Pesëqind pjestarë të Gardës Kombëtare të Xhorxhias po vendosen në Atlanta.

Protesta pati edhe në Las Vegas të Nevadës dhe në Hjuston të Teksasit, ku Floyd kaloi fëmijërinë. Në Hjuston, më shumë se 60 protestues marshuan në autostradë për gjysmë ore, duke bllokuar trafikun.

Qyteti Mineapolis, ku ndodhi vrasja, vazhdon të jetë i tensionuar pas tre netë protestash që filluan në mënyrë paqësore, por që u shoqëruan më pas me zjarrvënie dhe plaçkitje.

Kryebashkiaku i Mineapolisit, Jacob Frey shpalli orën policore nga 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit të shtunën.

Mineapolisi njoftoi të premten arrestimin e Derek Chauvin, ish oficerit të policisë i akuzuar për vdekjen e Floyd-it. Gazeta “Washington Post” më vonë raportoi se gruaja e oficerit kishte bërë kërkesë për divorc.

Derek Chauvin
Derek Chauvin
Para kësaj, zyrtarët njoftuan akuza ndaj policit, i cili shihet në videon e marrë me celular duke vënë gjurin në qafën e Floyd ndërsa ky i thotë se nuk po merrte dot frymë. Oficeri akuzohet për vrasje të shkallës së tretë.

Floyd u konstatua i vdekur menjëherë pas incidentit. Familja e tij reagoi, duke thënë në një deklaratë se dëshironte që prokurorët të mbajnë një qëndrim më të ashpër.

“Arrestimi i ish oficerit të policisë në Minneapolis Derek Chauvin për vrasjen brutale të George Floyd është një hap i mirëpritur por i vonuar në rrugën drejtësisë. Ne prisnim një akuzë për vrasje të shkallës së parë. Ne duam një akuzë për vrasje të shkallës së parë. Duam gjithashtu që arrestohen edhe oficerët e tjerë. U bëjmë thirrje autoriteteve të rishikojnë akuzat për të pasqyruar fajësinë e vërtetë të këtij oficeri,” thuhej në deklaratën e familjes.

Derrick Johnson, president dhe shef ekzekutiv i organizatës NAACP, grupi më i vjetër i të drejtave civile të vendit, i tha Zërit të Amerikës se vrasja e Floyd-it tregon se “ne në këtë vend nuk i kemi trajtuar çështjet e racës dhe vlerën e jetës së afrikano-amerikanëve në Mineapolis.”

Ai tha se protestat paqësore janë “një mënyrë që qytetarët e këtij vendi të ngrenë zërin kundër padrejtësisë”, dhe shtoi se anëtarët e organizatës së tij “në mënyrë absolute janë kundër rebelimeve të dhunshme, që kurrë nuk zgjidhin gjë.”

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se kishte folur me familjen e Floyd-it dhe shprehu dhimbjen e tij. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha “ne nuk mund të lejojmë që demonstratat në Minneapolis” të degradojnë më tej në anarki dhe kaos të paligjshëm”. Ai tha se plaçkitësit nuk duhet të lejohen të mbytin zërin e protestave paqësore.

Protestuesit e shprehën zemërimin e tyre në Mineapolis të enjten vonë, duke djegur një stacion policie dhe dyqane si dhe duke shkatërruar dritaret e bizneseve të tjera. Autoritetet mobilizuan Gardën Kombëtare.

Herët të premten, Presidenti Trump shkroi në Twitter se protestuesit e dhunshëm janë “banditë” që “po përdhosin kujtimin e George Floyd-it”.

Ai gjithashtu kërcënoi se do ta vërë qytetin “nën kontroll” dhe shtoi se “kur fillon plaçkitja, fillojnë edhe të shtënat.”

I can’t stand back & watch this happen to a great American City, Minneapolis. A total lack of leadership. Either the very weak Radical Left Mayor, Jacob Frey, get his act together and bring the City under control, or I will send in the National Guard & get the job done right…..

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 29, 2020
….These THUGS are dishonoring the memory of George Floyd, and I won’t let that happen. Just spoke to Governor Tim Walz and told him that the Military is with him all the way. Any difficulty and we will assume control but, when the looting starts, the shooting starts. Thank you!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 29, 2020
Twitter i shtoi një paralajmërim komentit të Presidentit Trump në lidhje me të shtënat, duke thënë se kjo shkel rregullat e rrjetit social “për glorifikimin e dhunës”. Më pas, Twitteri i shtoi një paralajmërim edhe përdorimit të fjalës “banditë” nga zoti Trump.

Shtëpia e Bardhë më vonë tha se “presidenti nuk glorifikoi dhunën, por e dënoi atë”.

Presidenti Trump sqaroi në Twitter të premten se “Plaçkitja çon në të shtëna … Unë nuk dua që kjo të ndodhë, dhe ky është kuptimi i shprehjes që postova mbrëmë”.

Vdekja e Floydit u kap në videon e celularit që u bë virale pasi u postua në internet. “Të lutem, të lutem, të lutem, nuk po marr dot frymë. Të lutem, o njeri,” thoshte Floyd, ndërsa mbahej i shtrirë në tokë nga polici Chauvin.

Chauvin i thoshte personit të prangosur që të qetësohej, por vazhdonte ta mbante gjurin në qafën e Floid-it pasi ai ndaloi së lëvizuri. Një dëshmitar tha se dëgjoi Floydin duke thirrur për ndihmë nënën. Videoja tregon se koka e Floydit ishte kthyer në një anë, dhe se duket se ai nuk po rezistonte. Në fund të videos, mbërrin ekipi i ndihmës mjekësore, e ngre Floyd-in me barelë dhe e vendos në një autoambulancë. Autoritetet u thanë më vonë gazetarëve se Floyd vdiq në spital.

Policia e Minneapolis tha se Floyd i ngjante një të dyshuari të kërkuar se gjoja po përpiqej të përdorte një kartmonedhë të falsifikuar 20 dollarëshe në një dyqan ushqimesh dhe se i kishte rezistuar arrestimit.

Kryebashkiaku Frey tha të premten se qyteti është në “dhimbje dhe zemërim të madh”, por plaçkitjet dhe djegiet për të protestuar ndaj vdekjes së George Floyd-it janë të “papranueshme”.

Zoti Frey iu përgjigj gjithashtu komenteve në Twitter të Presidentit Trump sipas të cilit Mineapolisi vuan nga një “mungesë e plotë udhëheqjeje”.

Ai tha se “Donald Trump nuk di asgjë për forcën e Minneapolis”, dhe shtoi: “Ne jemi shumë të fortë”.

Edhe guvernatori Walz i Minesotës e kritikoi Presidentin Trump, duke thënë se referencat e tij në Twitter për “banditë” dhe “të shtëna” janë kundërproduktive.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr tha të premten se imazhet “e incidentit që përfundoi me vdekjen e zotit Floyd, ndërsa ishte në duart e policëve në Mineapolis, ishin thellësisht shqetësuese.” Ai tha gjithashtu se një hetim i pavarur po zhvillohet nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja.

Ish Presidenti Barack Obama komentoi të premten në Twitter për vdekjen e Floidit, duke i bërë thirrje vendit t’i trajtojë të gjithë qytetarët me dinjitet dhe respekt.

“It shouldn’t be ‘normal’ in 2020 America,” Obama added. “It can’t be ‘normal.’”

My statement on the death of George Floyd: pic.twitter.com/Hg1k9JHT6R

— Barack Obama (@BarackObama) May 29, 2020
“Është e natyrshme të dëshirosh që ‘jeta të kthehet në normale’”, tani që kriza e pandemisë dhe ajo ekonomike ka pezulluar gjithçka rreth nesh. Por duhet të kujtojmë se për miliona amerikanë, fakti që trajtohen ndryshe për shkak të racës, është diçka tragjikisht, dhimbsurisht dhe çmendurisht ‘normale’.”

“Kjo nuk duhet të jetë ‘normale’ në Amerikën e vitit 2020,” shkruante ish-Presidenti Obama. “Nuk mund të jetë ‘normale’”.

Floyd dhe Chauvin e njihnin njëri-tjetrin pasi kishin punuar si roje sigurie në të njëjtin klub nate në Mineapolis, tha një zyrtare e bashkisë për rrjetin CNN të premten.

Të premten herët në mëngjes një ekip i televizionit CNN u ndalua në Mineapolis ndërsa transmetonte drejtpërdrejt nga protestat.

Ndër të ndaluarit ishin reporteri Omar Jimenez, i cili është me prejardhje afrikane dhe latine si dhe dy pjestarë të tjerë të ekipit, ndërkohë që kamera vazhdoi të filmonte. Gjatë incidentit, Jimenez pyeste se përse po e arrestonin. CNN tha se guvernatori Walz më pas i kërkoi falje televizionit.

Për shkak të komentit “Nuk po marr dot frymë”, vdekja e Floydit u krahasua shpejt me atë të Eric Garner-it, një tjetër afrikano-amerikan në New York i cili vdiq në vitin 2014 pasi një oficer i bardhë i bllokoi qafën ndërsa ai i lutej për jetën. Edhe Garner u tha oficerëve, “Nuk po marr dot frymë”, një klithmë që u shndërrua në një thirrje për protesta në mbarë vendin kundër një historie të gjatë në Amerikë që flet për brutalitetin e policisë.

Vdekja e Floydit vjen disa javë pasi tre persona u akuzuan se kishin qëlluar për vdekje një person me emrin Ahmaud Arbery në shtetin jugor të Xhorxhias. Afrikano-amerikani u vra në muajin shkurt. Aludohet se vrasësit janë një ish polic i bardhë dhe djali i tij, të cilët pretendojnë se e morën Arbery për hajdut, ndërsa ai ishte duke vrapuar. Ndaj tyre u ngritën akuza vetëm kur disa javë më vonë doli në dritë një video nga skena e ngjarjes.

“La Reppublica”: Edmond Bego, drejtuesi i organizatës kriminale të Aldo Bares në Milano

Në maj të vitit 2006, kur Aldo Bare u arrestua në Turqi, mediat italiane e komentuan këtë si një sukses absolut të SISMI, njësisë së inteligjencës së asaj kohe me bazë në Romë, e cila kishte organizuar aksionin.

Ishte një nga operacionet më të rëndësishme për kohën, pasi banda e Lushnjës kishte nisur të zgjeronte aktivitetin kriminal drejt Romës dhe Milanos.

Një hetim 4-vjeçar ku ishin kapur 319 kilogramë heroinë, dy kilogramë kokainë, 155 kilogram përzierës, vite vëzhgime dhe përgjime telefonike, të finalizuara me kapjen e Aldo Bares, por jo vetëm.

17 vetë u arrestuan në Itali si pjesë e organizatës kriminale, mes tyre edhe Edmond Bego, trafikanti i drogës që në Tiranë arriti t’ia dalë si një biznesmen i suksesshëm ndërtimi. Ja çfarë shkruan gazeta italiane La Reppublica në vitin 2006 për rolin e Begos në trafikun e drogës.

“Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufinjtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamiona. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje”.

Nga sa kuptohet në shkrimin e gazetarëve italianë, Bego ka qenë një ndër emrat kryesorë të organizatës kriminale, ndaj dhe dënimi për të ka qenë i rëndë. Gjithsesi për shkak të kalimit të procesit në Shqipëri, ai ia doli të përfitojë një ulje të konsiderueshme të viteve të burgut, për t’ia nisur pastaj nga biznesi i ndërtimit në Tiranë.

Trafikanti i drogës, Edmond Bego pas kullës ku do të pastrohen mbi 20 milionë euro

Denoncimi i PD

Kjo kullë mbrapa nesh është një kullë që do të zërë një sipërfaqe prej 38258 m2 të tokës që Bashkia Tiranë i ka marrë ish hotel Vjosës dhe pronës publike të bashkisë Tiranë. Kjo kullë do të jetë 25 kate, 5 kate nëntokësore dhe 85 metra e lartë.

Erion Veliaj ka dalë para qytetarëve për të thënë se hotel Vjosa po prishet sepse këtu do të ndërtohet një stacion urbanësh modern. Siç mund ta shikoni këtu nuk kemi asnjë stacion modern urbanësh por përkundrazi kemi themelet e një kulle që po ngrihet në shërbim të atyre që janë paratë e drogës dhe paratë e pista.

Pse e them këtë?! Lejen e ndërtimit që tregoi Enkelejdi e ka fituar një kompani e cila quhet “Ana. sh.p.k “, kjo kompani ka administratore zonjën Mirela Zaraliu. Kjo zonjë për të gjithë ata që nuk e njohin ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos.

Edmond Bego është i njohur nga ju për aferat e zgjerimit të Lanës, për privatizimin e tokave publike, për lëvizjen me Taulant Ballën dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar në mënyrën se si ata dijnë ti fitojnë, pa garë dhe me çmimet më të larta.

Mirala Zeraliu është administratorja dhe pronarja e “Ana sh.p.k” e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime në ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për tu ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro.

Prokuroria shqiptare ka për detyrë të hetojë Erion Veliajn si një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, të hetojë lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës