35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Skandal! Taulant Balla emëron të akuzuarin për pedofili Drejtor Arsimi!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër skandal të madh sa i përket emërimeve në arsim.

Një qytetar në mesazhin dërguar ish-kryeminsitrit Sali Berisha, tregon se si Drejtor i Zyrës Arsimore në Peqin është emëruar një person i dënuar me burg dhe i akuzuar për pedofili.

Sipas qytetarit Denis Tusku ëhstë emëruar në këtë detyrë të rëndësishme me urdhër të kreut të grupit parlamentar rilindas Taulant Balla.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Burgu dhe akuza per pedofili si merita per tu bere drejtor arsimi!

Degjenerim i plote i narkoshtetit.

I akuzuar per pedofil dhe i denuari me burg Denis Tosku emerohet nga Taulant Bego Yaris drejtor arsimi ne Peqin!

Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital! sb

Pershendetje dr Taulant Bego Yaris e ka kthyer Peqinin ne qytet ku kryesojne banditet dhe keiminelet. Te henen ne Drejtorine Arsimore Peqin emerohet Denis Tosku anetar i PS, anetar ne Keshillin Bashkiak. Denisi me nje cv te turpshme,pasi ja qene i denuar gjashte muaj ne burgun e Rrogozhines per shkelje ligji dhe perfitim ne vendin e punes emerohet Drejtor Arsimor. Denisi ka qene edhe me pare drejtor shkolle, tani aktualisht punonte ne Bashkine e Peqinit dhe te henen emerohet drejtor.Turp per Taulant Ballen ku drejtimin e Peqinit e bejne keiminele dhe burgaxhinj.

Ky zotria i quajtur DENIS BESNIK TOSKU esht kushuriri i kryetarit te bashkis peqin lorenc tosku Esht nje person i inkriminuar qe esht denuar per korrupaion me burgaxhit esht akuzuar per pedofili nga familjaret e nje nxenese Nje njeri i degjeneruar ne peqin qe deri dje motra i punonte prostitut ne itali E kan ber drejtor te syres arsimore ne peqin se ka paguar 18mi euro.

Bylykbashi: PS nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë mbush kutitë, vetë i numëron dhe vetë shpall rezultatin

Mbyllet takimi i Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore. Pavarësisht 4 orëve diskutim palët kanë dalë jashtë pa arritur një konsensus.

Opozita nuk ka arritur të marrë “ok”-in e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, duke folur pas mbledhjes tha se kjo është vija e kuqe e opozitës që nuk do të lejojë të kalohet.

“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar, opozita për momentin nuk ka të pranuar asnjë propozim që mundësojnë që vota të numërohet siç është hedhur pa u manipuluar. Një rinumërim në KQZ të një kutie të manipuluar të mbushur është një tallje me shqiptarët. Ne synojmë të ndërpresim rrugën vjedhjes së votës, këtë llohgari duhet të japë PS para shqiptarëve

Partia Socialiste për çështjen e administrimit të zgjedhjeve dhe gjykimit nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë mbush kutitë, vetë i numëron dhe vetë shpall rezultatin. PS në strategjinë e saj ka vetëm një gjë, vjedhjen dhe marrjen e votave në tavolinë. Kjo është një vizë e kuqe që opozita nuk do të lejojë të kalohet. Pa u arritur dakortësia për propozimin tonë që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, të gjitha përpjekjet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të maskuar”, tha Bylykbashi.

Petrit Vasili tha se, PS nuk heq dorë nga modeli i 30 Qershorit. “I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i eksperimemntit të 30 qershorit, ku numëruesit dhe komisionerët të bëhen me ligj. Të votojnë njerëzit se votat i nomërojmë ne është qëndrimi i PS. Sepse normal dhe korrekt nuk i fiton kurrë zgjedhjet, por do të marrë e të vjedhë vota në tavolinë si i mbyturi në një fije bari.

Ajo që opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër më poshtë nga standartet të cilat ekzistojnë dhe të hyjmë në një rrugë që nuk ka ekzistuar kurrë as kur PS ka qenë në opozitë që ka kërkuar këto standarte. Ka vetëm një strategji të PS-së, ta rrënojë dhe minojë reformën zgjedhore, të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore dhe të bëjë sikur harron se 3 çështje të mëdha në 15 kushtet e BE janë reforma zghodhore, implementimi i saj dhe ndëshkimi i krimit elektoral”, tha Vasili.

Ish-ministri i PS: Venecia i dha të drejtë Presidentit, mazhoranca synon pushtet absolut

Ish-ministri socialist, Arben Malaj në një postim në profilin e tij Facebook ka vlerësuar vendimin e Venecias që i ka quajtur kushtetuese qëndrimet e Presidentit Meta, çka sipas tij, konfirmon krizën institucionale ku ndodhet maxhoranca e cila synon pushtet absolut.

‘Vendim i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut.

Kjo krizë e maxhorances ju ka kushtuar jo pak shqipëtarëve.

E para, në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike.

E dyta, në vonesat në procesin e integrimit.

E treat, në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi.

Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane.

E katërta, pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë.

Draft-opinioni përfundimtar, ashtu si dhe varianti i parë, vlerëson se qëndrimi i Presidentit “nuk justifikon shkarkimin”.

Ndryshimet ligjore lidhur me betimin “të dyshimta”.

Vasili i nxjerr Videon Ramës: Me siguri do të thotë që…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i rikthehet edhe një herë çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai ka shpërndarë në Facebook një deklaratë të Edi Ramës kur ishte ministër i kulturës, i cili jo vetëm që nuk deklaronte shembjen e godinës, por premtonte shtimin e një salle tjetër.

“Sa shumë ka gënjyer gjithmonë ky njeri! Me siguri do të thotë që nuk është ai në këtë VIDEO, sepse ky në video thotë: do të shtoj edhe një sallë në Teatrin Kombëtar 20 vjet më parë kur ishte Ministër i Kulturës. Ndërsa ky i vërteti e shembi Teatrin dhe dhunoi artistët. S’ke çfarë i bën, Genjështar pa shërim!”, shkruan Vasili.

Ja si genjente Rama per Teatrin.

Sa shume ka genjyer gjithmone ky njeri?VIDEO).Me siguri do te thote qe nuk eshte ai ne kete VIDEO, sepse ky ne video thote: do te shtoj edhe nje salle ne Teatrin Kombetar 20 vjet me pare kur ishte Minister i Kultures.Ndersa ky i verteti e shembi Teatrin dhe dhunoi artistet.S'ke çfare i bën, Genjeshtar pa sherim!!

Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 30. Mai 2020

Pampuri i përgjigjet Manastirliut: I vetmi tmerr i “ekspertes së shëndetësisë” është frika nga humbja e pushtetit

Nga Orjola PAMPURI

Specialistja” e Covid 19, qe drejton Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, mos te tmerrohet aspak nga grumbullimet, protestat dhe revolta e qytetareve te cilet jane te papune, pa te ardhura, kane mbyllur bizneset, nuk kane me se te ushqejne e te shkollojne femijet, s’kane para per medikamente, s’kane para per te mbajtur familjen e perballuar mbijetesen, ndihma sociale eshte qesharake dhe kjo nese kane arritur te perfitojne, shtresa e mesme eshte varferuar e shtresa e varfer me veshtiresi arrin te mbijetoje. Kjo eshte arsyeja qe ata njerez ishin aty. Askush nuk i beson me lojes tuaj me shifrat, kurbat e menaxhimin farse qe i bete kesaj situate, sipas urdherave te “kryespecialistit” Edi Rama.

Duhej tmerroheshe kur policia e shtetit pa numra identifikues dhe fadromat iu versulen teatrit, ku pa meshire terhoqen zvarre qytetare te pafajshem qe brenda cdo logjike kerkonin te ruanin historine dhe identitetin e Kryeqytetit, po ketu si nuk ju ra mendja per Covid 19 dhe shendetin e qytetareve!…

Duhej te tmerroheshe qe nuk more masa per personelin shendetesor, kur e gjithe opozita bente thirrje per maska e masa mbrojtese per ta, ndersa ju i pajiset me maska te skaduara, e se fundmi duhej te tmerroheshe kur Ardi Veliu denigroi figuren e nje gruaje, nje nene ashtu sikurse je dhe ti, por ti heshtte nuk reagove, duke u bere pjese e deklarates se tij skandaloze, prej nje hetuesi te peshtire te komunizmit.

Ti dhe te gjitha grate, ne partine tuaj, duhej te kerkonit doreheqjen e nje personazhi te frustruar ne krye te policise se shtetit, si Ardi Veliu. Por te gjitha ju, ne harmoni me gastorin Veliu, e dhunuat per here te dyte 15 vjecarin. Por nuk eshte ky fokusi juaj, ne fakt ju sot u tmerruat per faktin qe qytetaret, te majte e te djathte e kane kuptuar qe ne keto 7 vite, jane neperkembur, zhvatur e varferuar nga qeverisja juaj, si kurre ndonjehere.

Zbulohen detaje tronditëse, punëtori që humbi jetën nga skrepi ishte minoren

Zbulohen të tjera detaje nga vdekja e një të riu në Vlorë i cili u përplas nga një skrep. Fax Neës bën të ditur se, Jaup Begorataj, djali që u shtyp nga skrepi mësohet se ishte minoren. Sipas policisë dyshohet Begorataj ka shkuar të takojë shokun (përkatësisht shoferin që e shtypi).

Por mbetet ende e dyshimtë për shkak të rrethanava në të cilat ka ndodhur ngjarja. Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari punonte në njërin nga mjetet që janë gjetur në vendngjarje.

Edhe në momentin që ka ndodhur aksídenti kanë qenë të ndezur të dyja makinat. Ç’ka shton dyshimet se 17-vjeçari punonte aty.

Pra, për rrjedhojë, ka dyshime që minoreni ka qenë në punë në momentin e aksídentit ndërkohë që diçka e tillë duke marrë në konsideratë moshën e tij, hap një tjetër vend për hetim ndaj pronarëve për të cilët punonte.

Të njëjtat burime konfirmojnë se firma është private, dhe se i mituri po punonte për hapjen e një parkimi privat.

Problemi qëndron se policia thotë që kishte shkuar të takonte shokun, dhe se nuk ishte i punësuar. Ndërsa në vendngjarje, njerëz që e njihnin i thanë Fax Neës që ai punonte aty.

Një tjetër argument bindës është se të dyja mjetet në vendngjarje janë gjetur të ndezur dhe se pranë tyre ishte vetëm trupi i pajetë dhe drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar incídentin e réndë.

Incídenti ka ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar të riun.

“Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, njoftonte Policia por pa dhënë emrin as moshën e të miturit, ndërsa burime nga blutë raportuan më herët se ishte 25-vjeç.

Aksidenti tragjik/ “Opeli” përplaset me makinën, humbin jetën dy vajza

Dy vajza të moshës 20 dhe 21 vjeç, Claudia Marioli dhe Giulia Vangelisti humbën jetën në një aksident rrugor gjatë natës së kaluar në autostradën 42 që lidh Esinen me Darfo Boario Terme në Brescia.

Të dy viktimat ishin së bashku në një “Opel Corsa” dhe po udhëtonin drejt jugut, kur për arsye ende të paqarta u përplasën me një “Audi” me pesë persona në bord që po udhëtonte në drejtim të kundërt, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Në mjetin “Audi” ishin pesë punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po ktheheshin në shtëpi. Katër prej tyre mësohet se janë të moshës midis 30 dhe 40 vjeç.

Izolim absurd/ Mjeku apel kolegëve: Lëreni të qetë këtë popull në këtë fatkeqësi që i ka rënë për pjesë

Mjeku i njohur, Gëzim Xhepa ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë, për të zgjatur izolimin për shkak të COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Xhepa shkruan se ekspertët po ndjellin panik, duke parë ëndrra epidemike, për pasoja që virusi nuk i prodhoi as në stinën e tij.

Ai ka hedhur poshtë tezën e kolegëve të tij dhe qeverisë, se izolimi ka penguar në përhapjen e virusit. Në fund Xhepa e përmbyll me një thirrje për autoritetet, duke i thënë që t’i lënë rehat shqiptarët në këtë hall që i ka rënë për pjesë.

“Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI!

Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë me pasoja që virusi nuk i prodhoi dot as në stinën e tij sinqerisht nuk i kuptoj! Duke dashur me gjithë shpirt t’ja lë barrën e krimit panikndjellës, këndvështrimit superficial profesional mbi pseudopandeminë… dhe jo dashakeqësisë për të terrōrizuar një popull në pikun e krizës psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore!!

Ju të nderuar kolegë që pretendoni se pas bishtit të një epidemie vjen vala dhe piku, ju që në infantilitet profesional pretendoni se izolimi ka penguar shfaqjen e egërsisë të një virusi që, kur lindi lindi i dobët. Ju që praninë e virusit në depistime rastësore në target e barazoni me prezencën e sëmundjes…, JU LUTEM LIRENI TË QETË KËTË POPULL NË FATKEQËSINË QË I KA RËNË PËR PJESË…“, shkruan mjeku.

Llumi i shoqërisë shqiptare qeveris vendin, mjaft ndenjëm duarkryq!

Nga Ilir ALLKJA

Edi Rama ja ka dalë me sukses të kthejë policinë e shtetit në vegël të dashur të tijën në shërbim të qëllimeve kriminale.

Ministrin e parë të rilindjes e pamë të vinte në shërbim të trafikantëve gjithë aparatin e policisë që nga drejtorët e deri tek efektivin më të fundit. Sot të gjithë shqiptarët e dinë që drejtorët, shefat dhe policisë ishin menaxherët e kultivimit, përpunimit e trafikimit të lëndëve narkotike. Sot disa drejtorë policie, vartës të ministrit të parë të rilindjes së partisë socialiste janë në kërkim ndërkombëtar, e disa të tjerë në burg.

Ministri i dytë i rilindjes, ishte vëllai i njërit prej trafikantëve më të njohur. i përfshirë në një organizatë të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali, e cila si fillim trafikoi narkotikë nga Vlora në Itali e më pas, kjo organizatë ka sjellë drogë nga vendet e Amerikës Latine në Europë.

Sot vëllai ministrit të dytë të rilindjes së partisë socialiste vuan dënimin me burg në Itali.

Ministri i tretë i rilindjes së PS është Sandër Lleshaj, një ish ushtarak mediokër, i katapultuar në post thjesht për besnikërinë e verbër karshi Ramës. Falë këtij ministri, janë shtypur dhunshëm gjithë protestat paqësore të opozitës, protestat e banorëve të Astirit, të banorëve të Bregut të Lumit, banorëve të Shkozës si dhe u pushtua ushtarakisht Teatri Kombëtar, u arrestuan dhunshëm mbrojtësit legjendar e u shemb në mënyrën më të kobshme ndërtesa historike. Sandër lleshaj është ministër i brendshëm vetëm për një arsye, ai nuk njeh ligjin e policinë, njeh vetë bindjen e verbër karshi Ramës!

Drejtori i Oërgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu njihet nga të gjithë si një militant i verbër e injorant në shërbim të krimit e kundës qytearëve. Gjithë shqiptarët e njohin tashmë si shofer të klement Balilit dhe si linçes i qytetarëve të lirë.

Dalja e fundit bë bjë video ku drejtori i policisë së shtetit linçnte një minoren dhe nënën e tij zbuluan para shqiptarëve nivelin skandaloz mendor sepse nuk ka asgjë të përbashkët me profesionistin apo intelektualin!

Pasardhësit tanë nuk do të na e falin kurrë nëqoftëse do të rrimë duarkryq ndërkohë që vendin po e merr dreqi!

Aktori i njohur: Pas Teatrit, Rama gjati të shembë Parlamentin e parë shqiptar, Muzeun, ka rrezik i hyn Galerisë së Arteve

Aktori i njohur, Naum Shundi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, deklaroi se është ndjerë shumë keq për prishjen e godinës të Teatrit Kombëtar.

“U ndjeva shumë keq që u prish teatri. Nuk kam pasur kurajon këta dy javë në atë hapësirë sepse e përjetoj shumë keq dhe nuk e di se kur do të mundem të kaloj andej. Më ka shkaktuar një dhimbje të madhe ai krim. Gjithë grupi që mbron Teatrin nuk kanë interesa, prandaj kjo është rezistenca më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri. Këtu kur ndërhyn politika, gjithcka bëhet pis. Kjo është e vërtetë. I pari e nisi kryeministri hic i nderuar Edi Rama.

Nxorri filan aktor jam pro prishjes, filan aktor thoshte po ashtu. Kjo është luftë klasesh në vitin 2020. Mor zotëri, ai të thotë cfarë të dojë, unë jam unë. Kjo është e poshtër. Kjo është politikë e ndyrë për të krijuar përcarje. Artistët nuk mund të përcahen kurrë”, u shpreh Shundi.

Shkolla është për të hyrë në fushë, por pa trajner nuk luan dot. Nuk gjykoj njeri për deklaratat e artistëve, por janë tërhequr ose nga joshja ose nga kërcënimi. Janë një pjesë artistësh që kanë përfituar. I di me emra këta unë. Ka një pjesë tjetër që janë qen të rrahur që këlysh që kanë lepurin në bark, që thonë obobo nuk mund të jem dot kundër qeverisë unë. Vazhdon diktatura, sepse 50 vjet ka lënë gjurmë.

Di emra konkretë, por nuk i them, sepse është e pamoralshme. Teatri u mbyll, kur disa regjisorë ishin në mes të punës. Vetëm Teatri në Shkodër ka protestuar. Kam besim tek SPAK, që të dënojë përgjegjësit. Nëse SPAK është i pavarur, atëherë mund të kemi zhvillime shumë pozitive për Teatrin, në rast të kundërt, vërtetohet se qeveria e ka kapur SPAK-un”, tha Shundi.

Për aktorin Shundi, prrishja e Teatrit Kombëtar ishte vetëvrasja politike e Edi Ramës.

“Unë vetëm fjalën kam në dorë, nuk kam gjë tjetër. Përpiqem që të jem sa më prezent me fjalën time dhe inshallah ka njerëz që më dëgjojnë. Teatri duhej ndërtuar siç ishte. Nuk jam kundër ndërtimit të Teatrit të ri, por jemi kundër prishjes së kësaj godine.

Bëje godinën e re, por mos e prish ekzistuesen. Ai i gjati tha se do të shembë parlamentin e parë shqiptar, ka rrezik do i hyjë Muzeut, ka rrezik i hyn Galerisë së Arteve, nëse vazhdon të jetë në pushtet. Edi Rama të mos e teprojë, sepse kthehet në boomerang. Jam fyer rëndë si aktor me prishjen e godinës dhe prandaj as në zgjedhje nuk shkoj. Për mendimin tim kjo ka qenë vetëvrasja politike e Edi Ramës dhe besoj se elektorati nuk do jetë më me të”, vlerësoi Shundi.