23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Aktori i njohur, mesazh të fortë kryepolicit Veliu

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj i ka kërkuar drejtorit të policisë Ardi Veliu të kërkojë një ndjesë publike për dhunën e ushtruar nga disa policë ndaj 15-vjeçarit para ca ditësh në Liqenin  Tiranës.

Aktori shprehet se videon e dhunës e ka pare edhe i biri, i cili ka thyer gjithashtu rregullat herë pas herë duke qëndruar disa minuta më shumë me biçikletë rreth pallatit.

“Do të kërkoje edhe te profili im për ndonjë video që ta postoje në se do i ndodhte kjo djalit tim?- shkruan Genti mes të tjerash.

Kujtojmë që Veliu publikoi një video të nënës së djalit, me një armë gjatë xhirimeve, për të justifikuar sjelljen e paprecedent të efektivëve të tij me kulturën familjare që kishte marrë fëmija.

Reagimi i plotë

“Ardi Veliu a e dinin policët e tu që ishte fëmije nga nje familje me probleme me ligjin kur e dhunuan 15 vjeçarin??? Ardi Veliu..nuk gjykohen fëmijët per gabimet e prinderve …Ardi,djalin nuk e dhunoi nje polic….ishin disa policë…Ardi nuk je ne vitin 1945 ku nxjerr foto dhe video ku mamaja e djalit na paska një Dajo me Ballin..do kisha krijuar respekt per ju..nese thjesht do kerkonit ndjese publike …vetem kaq.

Te kerkonit ndjese publike per ate dhune te cilen per fatin e keq e pa edhe djali im qe ka pak a shume ate moshe ….i cili e ka bere edhe ai në ato dite të “luftës” madheshtore ndonje xhiro me biciklete rreth pallatit ..mbase edhe duke e shkelur nje 15 minutesh orarin e karantines qe vendosi Xhandarmëria .Do kerkoje edhe te profili im per ndonje video qe ta postoje nese do i ndodhte kjo djalit tim??? Po te profili i ndonje mesuesi filloreje ..apo nje punetori te thjeshte ku do e gjenit videon?? Te mjaftonte nje ndjese publike Ardi..vetem kaq ..nuk eshte turp te kerkosh ndjese“.

Identifikimi biometrik siguron që një votues të mos votojë për të tjerët

Endri Hasa

Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për tryezën e Reformës Zgjedhore dhe dallimin mes palëve.

Ish-deputeti Hasa u shpreh se identifikimi biometrik është pika kryesore, që po ndan opozitën dhe mazhorancën. Sipas tij, opozita kërkon që të bëhet identifikimi biometrik i zgjedhësve, si një pikë kyçe për të pasur të qartë numrin e shqiptarëve që votojnë.

“Dallimi mes opozitës dhe mazhorancës është që opozita thotë që garancitë të futen në kohë, ndërsa ata thonë që të futet një referencë në kohë. Po u fut në kohë do të ketë angazhimin maksimal të të gjithëve për ta realizuar, pasi kështu është mënyra e vetme që t’iu japim shqiptarëve identetitet të qartë që votuan”, tha ish-deputeti.

Duke folur më gjerë për identifikimin biometrik, ish-deputeti theksoi se kjo ka qenë një propozim i opozitës, që në fillim të reformës. Sipas tij, gjërat duhen zgjidhur me radhë, pasi nuk mund të bllokohet kjo pikë e të vijohet me tjetrën.

“Çdo njeri në aparatin e tij celular ka aparatin e tij të identifikimit me gisht. Nëse ne fusim identifikim biometrik në qendrat e votimit, edhe administrate i përgjigjet kësaj kërkese. Problemi kryesor është pandëshkueshmëria. Duhet identifikimi, që askush të mos ketë mundësi në vend të votojë në emrin e të tjerëve. E sigurt është se me teknologjinë që është sot është e pamundur të ketë problematika. Shenjat e gishtave rrisin nivelin e sigurisë në zgjedhje, ndaj janë me rëndësi. Edhe nëse një makinë në një qendër nuk funksionon, procedura duhet të vazhdojë me firmë në letër. Identifikimi biometrik ka qenë propozimi ynë që në fillim. Ndoshta mazhoranca e përdor këtë për të bllokuar procesin. Por duhet t’iu japim shqiptarëve garancinë e votimit”, u shpreh ai.

Nëse nuk bihet dakord as sot për këtë çështje, rrezikon të mos përmbyllet reforma?
Unë shpresoj që sot në takim do të ketë një tërheqje nga mazhoranca për kët qëndrim, që bllokon dhe shumë procese të tjera. Ne duhet t’i kemi rregullat të qarta, duhet të jenë në ligj. Kjo do vetëm vullnet.

A jeni ju në një linjë me opozitën parlamentare?
Mendoj se të gjithë faktorët në vend, përveç Edi Ramës, nuk kanë problem. Fakti që nuk diskutohet ndyrshimi i sistemit zgjedhor, ka të bëjë me vullnetin e Ramës. Opozita ka shprehur vullnetin e saj për ndryshimet që duhen bërë në systemin zgjedhor. Kemi paraqitur propozimet tona, kemi thënë se jemi të hapur për çdo sistem që garanton përfaqësimin e zgjedhësve.

Me lista të hapura?
Ne jemi të hapur për çdo lloj sistemi. Ne preferojmë sistemin maxhoritar. Zgjedhjet duhet t’iu japin mundësi zgjedhësve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ne nuk kemi tabu te pjesa e sistemit, ata e kanë mision të tyre sistemin. Nuk janë problematikat te sistemi. Kryesore është që zgjedhësit të votojnë me vullnet të lirë, të identifikohen qartë dhe në mënyrë të atillë që ne të mos kemi vende, ku votimi është 40% dhe vende të tjera, ku papritur votimi shkon 80%.

Pa u arritur dakordësi për teknologjinë, nuk do pranoni të diskutohet rendi i ditës?
Ajo që sjellim në tavolinë ka të bëjë me faktin që duam t’i bëjmë gjërat sipas radhës. Nëse ne zgjedhim teknologjinë e bllokimit, si mund të flasim për gjërat e tjera. Janë çaste dhe momente të reformës, që duhet të marrin zgjidhje.

Ndërron jetë e moshuara me Covid-19, ministria fsheh ngjarjen

Një  paciente 80-vjeçare e infektuar me COVID-19 dhe e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së enjte, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë ka mbajtur të fshehur rastin.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të fundit thuhet se janë 23 raste të reja me Covid, prej tyre 2 punonjës personel mjekësor, por nuk përmendet asnjë rast vdekjeje nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe as transferimi i një prej pacientëve në shërbimin Infektiv.

Burime nga Sanatoriumi bëjnë me dije se, 80-vjeçarja ka qenë shtruar për një periudhë të gjatë në shërbimin e sëmundjeve interne dhe ka dalë nga ky spital 10 ditë më parë.

Por, një javë më pas gruaja është rikthyer sërish për të njëjtën sëmundje të diagnostikuar më herët; fibrozë në mushkëri, këtë herë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas rikthimit në normalitet. Gjendja shëndetësore e 80-vjeçares ka qenë tejet e rënduar dhe pas 24 orëve ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e të enjtes.

Askush nga mjekët nuk ka qenë në dijeni se gruaja vuante edhe nga Covid-19, derisa analiza e tamponit doli pozitive. Ndërkohë, rasti i dytë i zbuluar me Sars Cov2 në të njëjtin spital, një pacient i shtruar në pavion, është transferuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv.

Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve

Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.

Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.

Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët. Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rama tërbohet nga pritja madhështore që banorët e Kënetës i bënë liderit të opozitës

Kryeministri Rama është tërbuar pas pritjes madhështore që banorët e Kënetës në Durrës i bënë sot liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Teksa poston foto nga pamjet e këtij takimi me qytetarë të shumtë, Rama shkruan: “Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë foto nga takimi i kreut të opozitës me banorët në Kënetë të Durrësit, duke u shprehur se, “është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie”.

Covid-19/ Berisha: Loja e Sulltan Salepit të Surrelit me bankat është lojë me kursimet e qytetarëve!

Miq, qe nga fillimi i pandemise se Covid, ne menyre te perseritur por totalisht antikushtetuese Sulltan Xhahili i Surrelit ka leshuar urdhra verbal dhe me FB te cilat kercenojne ne themel veprimtarine e sistemit bankar ne Shqiperi dhe kursimet e qytetareve shqiptar.

Keshtu, ne kushtet e paralizes, me urdher te bizneseve te vendit eshte e drejte dhe normale te shtyhen dhe riskedulohen pagesat e detyrimeve bankare te bizneseve dhe qytetareve.

Por kjo nuk mund te behet kurresesi me nje urdher ekzekutiv prej xhahili siç veproi Sulltan Salep Surreli.

Kjo behet vetem duke perllogaritur dhe subvencionuar qindarke per qindarke humbjet qe pesojne bankat nga kjo shtyrje e pagesave te kredive qe kane dhene. Perndryshe kjo do te rrezikonte ne menyren me serioze bankat dhe se bashku me to kursimet e qytetareve.

Ndaj dhe kerkesa per shtyrjen e pagesave te radhes eshte e drejte dhe e domosdoshme. Por ajo mund te behet vetem duke subvencionuar çdo qindarke humbje qe ju shkaktohet bankave nga kjo shtyrje. Perndryshe kjo eshte nje tallje me qytetaret pasi bankat pa kete subvencion nuk i shtyjne dot pagesat e detyrimeve por kjo eshte edhe nje demtim financiar dhe moral per bankat.

Sot jane me mijra vet qe e marrin te mirefillte automatike shtytjen e detyrimeve te tyre bankare dhe nuk shkojne fare ne banke per riskedulimin e pageses. Perveç kesaj nje kerkese e tille politike pavaresisht se nuk mund zbatohet nga bankat i demton seriozisht ato ne moral dhe besueshmeri sepse dhunon autonomine e sistemit bankar te garantuar me kushtetute dhe kercenon keshtu nje nga arritjet me madhore tridhjetvjeçare te ekonomise kapitaliste shqiptare, sistemin bankar privat stabel.

Lexoni ketu me poshte denoncimin e bankierit dixhital! sb

Pershendetje z. Berisha,

Jam nje punonjes banke. Kemi kaluar nje periudhe te veshtire dhe shume stresuese ne si punonjes banke ne lidhje me procesin e shtyrjes se kredive, nisur nga deklaratat e rreme, te papergjegjshme dhe te pasqaruara mire ne media (dhe rrjete sociale) nga kryeministri Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, pasi po genjejne njerezit per te fituar popullaritet, nderkohe qe nuk u thone te verteten, qe:

1) Shtyrja e kredive nuk behet ne menyre automatike, por vetem me dakortesimin e bankes, pasi jane shume kliente te cilet nuk vijne per te firmosur planin e ri te pagesave, duke u shprehur qe jane shtyre ne menyre automatike per te gjithe nga Kryeministri.

2) Kestet i’u shtyhen vetem bizneseve te cilat jane prekur drejpersedrejti nga situata e COVID-19 (pasi kerkojne shtyrje edhe bizneset te cilat nuk jane impaktuar nga COVID-19, si markete, furra buke, etj. dhe indinjohen kur informohen qe nuk mund tju shtyhet kredia);

Dhe me e rendesishmja!!!
3) Klienteve i’u falen vetem:
– kamatevonesat (penalitetet) dhe
– komisioni per ndryshimin e kontrates,
ndersa INTERESAT per periudhen e shtyre SHTOHEN ne grafikun e ri (dmth rritet kostoja nga ajo qe e kane patur ne kontraten ekzistuese).

E ngre kete shqetesim pasi udhezimet qe kane te gjitha bankat dhe institucionet financiare dhe ajo qe aplikojne (dhe kane aplikuar per te gjitha kredite) eshte ne te tille menyre “me aplikim interesash per periudhen e shtyre”.

E ka pyetur Blendi Fevziu Guvernatorin ne nje emision tek Opinion, qe “a i’u shtohet interesi klienteve?” ndersa ai e ka devijuar pyetjen ne “nuk aplikohen penalitete (kamatevonesa). Dmth beri nje loje me termat ne pergjigjen qe dha, pasi jane te ndryshme termat ne kontrate “kamatevonesa, interes, principal, komisione”.

E verteta eshte se: Bankat dhe institucionet financiare NUK falin interesat per periudhen e shtyre (pasi eshte humbje per to), vetem nese interesat qe aplikohen do u’a rimbursonte shteti.

Marr shkas nga publikimi i ri qe beri Edi Rama sot, pasi gjate periudhes qe kaloi kemi patur shume stres, ngarkese dhe debate me klientet, nisur nga udhezimet qe japin dhe ajo qe deklarojne ne media, duke dezinformuar publikun. Menduam qe e kaluam kete periudhe te veshtire meqe shtyrja e pare ishte deri me 31 Maj 2020, e kur morem vesh qe do shtyhen edhe 3 muaj te tjere, na ra si bombe, duke imagjinuar se çdo heqim duke sqaruar klientet per te verteten qe aplikohet nga te gjitha bankat.

Faleminderit paraprakisht nese e publikoni!

Banda e Avdylajve bën ligjin në burg, vë në rresht policinë: “Mbaje mend fytyrën time, do iu heqim qafe”…

Ditën e djeshme, banda e Avdylajve bëri rezistncë duke u përplasur me policinë. Janë zbuluar kërcënimet që i janë drejtuar efektivëve, ku në një moment një anëtar i bandës iu thotë policëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve në burgun e sigurusë së lartë, raporton Balkanëeb.

Një ditë më parë u raportua se drejtori i Burgjeve kishte urdhëruar izolimin në një sektor të posaçëm të anëtarëve të bandës “Avdylaj”, pas sherrit së këtyre të fundit me policinë dhe një shtetas italian.

23 raste të reja me Covid-19. Përkeqësohet situata te Infektivi, 1 pacient i intubuar. Ja sa mjekë janë infektuar

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 23 persona, duke e çuar në 1122 numrin total të të infektuarve. Ndër to kanë rezultuar 2 personel mjeksor.

Sipas MSH, rastet e reja janë në bashkitë e Tiranës, Matit, Durrësit, Lushnjes, Krujës dhe Librazhdit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive.

Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Kriza e rëndë/ Tabaku: Po goditet biznesi i turizmit. Ramavirusi është shkaktari i kësaj situate dhe arsyeja pas dështimit

Nga Jorida TABAKU

Dyqani që po shihni në foto deri pak muaj më parë ka qenë i marrë me qira nga një operator turistik. Sot, biznesi është mbyllur, pronari i biznesit ka një të ardhur më pak dhe të punësuarit në këtë biznes janë të papunë.”

Turizmi është një nga sektorët që do goditet më fortë nga pandemia ekonomike, por jo i vetmi pasi rënia ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë 9% e PBB-së.

Deri përpara pandemisë në vendin tonë mbylleshin 50 biznese në ditë. Konsumi kish ranë në nivele alarmante ndërkohë që taksat janë rritur në 7 buxhete të qeverisë Rama. Praktikisht bizneset sot paguajnë taksat më të larta në rajon.

Prritet të ketë rënie deri në 2 pikë përqindje si pasojë e kësaj krize. Konsumi do të goditet rëndë ndërsa familjet që ushqehen me 5.5$ në ditë do të kalojnë 40% e konstatuar nga Banka Botërore.

Ramavirusi është shkaktari i kësaj situate dhe arsyeja pas dështimit. Ai gënjen për pagat e luftës, gënjen për garancinë sovrane vetëm për të vjedhur taksat e qytetarëve. Sa më shumë rritet numri i të papunëve dhe bizneset e falimentuara aq më shumë altoparlantët e propagandës do nxjerrin gënjeshtra.

Foto/ Banorët e Kënetës pritje madhështore Bashës: RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët!

Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI.

Në zonën e Kënetës në Durrës takova qindra qytetarë të rrënuar nga pandemia ekonomike e qeverisë. Si kudo në Shqipëri, edhe këtu RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, duke shtuar hallet për këta banorë të goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët.

Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto 7 vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. Kur erdhi dita që njerëzit kishin më shumë nevojë për përkrahje nga buxheti, Edi Rama i braktisi.

Në vend që të ndihmonte qytetarët paratë vazhdoi ti çonte te oligarkët. Vetëm pardje thesari i shtetit pagoi 700 mijë euro të parave tuaja, të taksave tuaja për inceneratorin e Tiranës. Për ti hapur rrugë ndërtimit të kullave, shembi Teatrin dhe do të marrë 30 milionë euro borxh. Sepse interesi i Edi Ramës nuk janë qytetarët që sot janë në pamundësi.

Që ekonomia të rimëkëmbet pas shkatërrimit nga RAMAVIRUSI, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet urgjentisht një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Unë dhe Partia Demokratike kemi vullnetin, vizionin, përvojën dhe dëshirën për t’i shërbyer qytetarëve.

Vërtet nuk ka ende vaksinë për koronavirusin, por ka vaksinë për RAMAVIRUSIN dhe ky është bashkimi ynë për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar: një qeveri normale për t’i garantuar qytetarëve një jetë normale dhe me dinjitet.