21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Basha: Kush minon garancitë për standartet, nuk do zgjedhje demokratike dhe integrim

Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha shpërndau qendrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore.

“PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë.

Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore, nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian të Shqipërisë”.

Zoti Basha e mbajti këtë qendrim, pasi kryeministri Edi Rama u tërhoq dhe bllokoi dje në Këshillin Politik, konsensusin për identifikimin biometrik në zgjedhje.

Arrestohet kryeministri i Bosnje-Hercegovinës! Bleu 5.3 milionë euro respiratorë, nuk u përdorën fare

Kryetari i Qeverisë të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, Fadil Novaliq, drejtor i drejtorisë për mbrojtje civile Fahrudin Solak dhe pronari i kompanisë “Mjedëra e argjend” Fikret Hoxhiq, janë arrestuar mbrëmë dhe janë marrë në pyetje në selinë e Agjencisë shtetërore për hetime dhe mbrojtje (SIPA) në kuadër të hetimit për aferën respiratorët.

Të mërkurën policia i ka marrë edhe telefonin kryeministrit Novaliqit për ekspertizë, pasi duhet të konfirmohet me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.

Respiratorët kontestues u blenë nga Kina për 5.3 milionë euro, por janë të papërdorshme në repartet e kujdesit intensiv, kurse hetim duhet të përcaktojë sesi “Mjedëra e argjend” mund të importojë respiratorë kur ajo është e regjistruar si kompani e përpunimit dhe kultivimit të frutave dhe perimeve.

E ashtuquajtura “afera e frymëmarrësve” ka tronditur Federatën, më e madhja nga të dy njësitë në Bosnjë dhe ka ndryshuar përgjigjen e saj ndaj pandemisë koronavirus.

Federata është drejtuar nga një qeveri e përkohshme pasi zgjedhjet e fundit të përgjithshme u mbajtën në Bosnje në tetor të vitit të kaluar, pasi partitë kryesore ende nuk kanë rënë dakord për një koalicion të ri qeverisës.

Sipas Ligjit në Federatë, nëse kryeministri është i paaftë të kryejë detyrat e tij, zëvendësi i tij merr përsipër drejtimin e qeverisë. Zëvendës i parë i Novalic është Ministri i Financave Jelka MIlicevic, nga HDZ, dhe zëvendësi i tij i dytë është Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Vesko Drljaca, nga Aleanca për një Ardhmëri më të Mirë, SBB.

Alarmi në Bruksel, 20 eurodeputetë dënojnë shembjen e Teatrit, afron fundi i Ramës

20 eurodeputetë të Parlamentit Evropian dënojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, si një vlerë e rëndësishme historike dhe kulturore e Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane. Ata i kërkojnë Komisionit Evropian të shprehë një qëndrim të qartë mbi këtë cështje, duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor dhe për vëmendje të shtuar ndaj trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Teksti i plotë i letrës

Në vëmendje të:
Joseph Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë dhe Zëvëndës President i Komisionit,
Margaritis Schinas, Zëvëndës Presidente e Komisionit, përgjegjëse për “Promovimin e mënyrës evropiane të jetës”
Mariya Gabriel, Komisionere për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe të Rinjtë
Oliver Varhelyi, Komisioner për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit

Bruksel, E enjte, 28 Maj 2020

Z. Përfaqësues i Lartë,
Z, Zëvëndës-President
Zonja dhe Zotërinj Komisionerë,

Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e vecantë të pandëmisë COVID-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës morën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë e zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë duke luftuar për mbrojtjen e saj për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan.

Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për t’u restauruar, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë. Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai shndërruar në vitet e fundit të historisë së vendit si një parajsë e lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore.

Duhet të kujtojmë që ishte njohur si një nga “7 sitet më të rrezikuara në Evropë” nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë Europa Nostra, gjatë këtij viti më 24 Mars.

Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë vlerat e tij historike dhe kulturore, dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesuara të trashëgimisë dhe botën e kulturës. Dialog, i cili u kërkuar nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes.

Vlerat evropiane duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjitha kontinentin. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Ne, si Anëtar të Parlamentin Evropian, iu kërkojmë të shprehni një pozicion të qartë të Bashkimit Evropian mbi këtë cështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor, dhe në marrëdhëniet me shtetet tona fqinje, të promovoni një politikë që respekton trashëgiminë.

Në pritje të përgjigjes tuaj, ju lutem pranoni, Z. Përfaqësues i Lartë, Z. Zëvëndës-President, Zotërinj dhe Zonja Komisionerë, shprehjen e konsideratave tona më të larta.

Veliu, modeli i deformuar në krye të Policisë së Shtetit

Nga Bardh SPAHIA

Analfabetizëm funksional në krye të policisë së shtetit! Turpëruese dhe fyese për cdo uniformë në policinë e shtetit që ka një drejtues si Ardi Veliu që justifikon dhunën ndaj një minoreni me “biografinë” sipas tij të familjes së 15 vjecarit që u masakrua nga policia për fajin e vetëm se po qarkullonte me bicikletë përtej orarit të karantinës!!!!

Dhe niveli “zbulues” i Ardi Veliut është aq mjeran, sa përdor si “provë” për të denigruar pacipësisht nënën e të miturit një video nga një film ku nëna që përgojon ka luajtur!!! Vetëm për këtë nivel skandaloz profesional, ku drejtuesi më i lartë i policisë së shtetit nuk arrin të dallojë një video reale nga një video filmi artistik, duhej të mjaftontë që Ardi Veliu të shkarkohej menjëherë nga detyra! Si mundet një oficer kaq i lartë policie të ketë nivel kaq të ulët profesional????

Ndërsa përgojimi publik i nënës së minorenit të dhunuar nga policia është dimensioni tjetër që tregon nivelin skandaloz të vlerësimit të asaj që është baza e vlerësimit për punën e policisë: komunikimi dhe besimi tek qytetarët!

Ajo mendësi komuniste e gërmimit në “biografinë” familjare e duke përgojuar një nënë, djali minoren i të cilës u pa me figurë të dhunohej nga policia, cuditërisht nuk solli reagim të asnjë prej nënave, anëtare të komisionit të sigurisë ku Ardi Veliu po e bënte atë justifikim skandaloz. Asnjëra nga deputetet socialiste nuk arriti të kuptonte dhimbjen e një nënë, që e ka parë me figurë djalin që po i dhunohej, e në vend të një reflektimi, po merrej paturpësisht nëpër gojë nga numri 1 i policisë së shtetit! Militantizmi partiak u ka paralizuar edhe shqisat mëmësore dhe ky ishte shembulli i një deformimi të pabesueshëm politik!

Nga ana tjetër, pacipësia e Ardi Veliut për të mos reflektuar ndaj gafave që do turpëronin edhe një punonjës të thjeshtë me uniformë, por duke insistuar se do vazhdojë të qëndrojë në detyrë, është një arrogancë që vjen vetëm kur ke mburojë të fortë politike dhe kjo është akoma më e rëndë! Një drejtues i tillë deformon krejt rolin dhe punën e punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit, duke i shkuar pas mentalitetit skandaloz të vetë kryeministrit që gjatë fushatës së 2017, u bëri thirrje policëve të hidhnin kapelat e të bënin fushatë për Partinë Socialiste!!!

Drejtues të tillë e turpërojnë uniformën e plicisë së shtetit dhe duhet të largohen sa më parë prej rradhëve të saj!

Skandal/ U regjistrohen emrat sikur u është bërë testi i Covid-19 shqiptarëve që jetojnë në SHBA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikur një tjetër denoncim të fortë, ku tregon skandalin e madh që po ndodh me testet për COVID-19.

Në mesazhin dërguar ish-Kryeministrit Berisha, qytetari thekson se rilindasit po regjistrojnë si persona që u ëhstë bërë testi i COVID 19 emrat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në SHBA.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncon perdorimin e emrave te emigranteve qe jane ne SHBA sikur kane bere testin e covid19!

Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb

Pershendetje Doktor ju lutem verifikoni rastet te te testuarve sepse kam nje shok ketu ne neë york dhe ne rregjister rezulton familjarisht sikur ka bere testin.

Kriminale dhe e pa shpjegueshme Doktor betimi i hipokratit eshte te shpetoj njerez jo te mbush rregjistrat me emra qe nuk jetojne ne shqiperi duke justifikuar fatkeqesite e pandemine shqiptareve se kemi testuar eshte jashte cdo llogjike tek sanatoriumi jane mbushur rregjistrat plot fiktivisht.shpresoj tek doktor dhe i infermier ndershem ta bej publike kte kriminalitet.

Nëna e 15-vjeçarit: Drejtori i Policisë ka cënuar figurën time, i telefonova, nuk e hapi telefonin…

Zaida Çobo, nëna e adoleshentit të rrahur nga disa policë thotë se është ndjerë e tmerruar nga video që ka nxjerrë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Çobo tha se përgënjeshtron gjithçka që deklaroi Veliu për të dhe tregon se pamjet ishin marrë në rrjetin e saj social, teksa po xhironte një film.

“Jam ndjerë e tmerruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cenuar figurën time në mënyrë ekstreme. Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar.

Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në Facebook-un tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me çfarë të drejte e publikon atë video. Çështjen do ta çoj në gjykatë”, tha Çobo për News 24.

Arrestohet pas 4 ditësh polici monstër nën akuzën për vrasje

Oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, është arrestuar lidhur me vdekjen e George Floyd, katër ditë pasi u shfaq në video duke i vendosur 46-vjeçarit gjurin në qafë, ndërkaq veprimi i tij ka ngjallur protesta të dhunshme në të gjithë vendin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Komisioneri i Sigurisë Publike, John Harrington, ka bërë të ditur se polici 44-vjeçar u arrestua të premten nga hetuesit e shtetit.

George Floyd, a 46-year-old black man, died on Memorial Day as he was arrested by four police officers over allegedly trying to buy cigarettes with a counterfeit $20 bill He was seen in a video pleading that he couldn’t breathe as white officer Derek Chauvin pressed his knee against his neck

Chauvin ishte një nga katër oficerët që u pushuan nga puna për shkak të vdekjes së Floyd, ndërsa nuk është bërë ende e ditur nëse janë arrestuar edhe tre policët e tjerë.

Arrestimi i Chauvin vjen pas trazirave të shkaktuara në të gjithë Minneapolis – dhe në disa shtete – pasi protestuesit kanë kërkuar drejtësi për 46-vjeçarin Floyd.

Tmerr! Banaliteti kaloi çdo cak, imagjinoni kur Veliu të marrë edhe përgjimet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, duke komentuar skandalin e sotëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili intimidoi nënën e një djali të dhunuar nga policia me një video të paqenë, bën edhe një paralelizëm me kërkesën e Ministrisë së Brendshme për të marrë edhe të drejtën e përgjimeve, duke e cilësuar si një tmerr nëse ndodh.

Banaliteti në dikasteret e shtetit shqiptar ka kaluar çdo cak! Imagjinoni të kenë edhe të drejtën e përgjimit! Tmerr!’

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sulmoi të premten në një seancë parlamentare online nënën e një fëmije të dhunuar nga oficerë policie dy javë më parë, duke sugjeruar se fëmija i dhunuar vjen nga një familje me moral të keq dhe e përdori këtë argument për të justifikuar dhunën.

Sulmi verbal i Veliut u konsiderua si kërcënim nga Zaida Çobo, nëna e fëmijës së dhunuar ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm e cilësuan si skandaloze sjelljen e kryepolicit në parlament.

Kim Mehmeti: Rilinadasit bëjnë edhe tangat veshje kombëtare

Në komentin e tij të përjavshëm për situatën në Shqipëri, publicisti Kim Mehmeti ka një mesazh për qëndrimin e pushtetarëve tanë karshi të huajve.

Sipas tij, reformat nuk duhen bërë pse i duan të huajt, por sepse i nevojiten Shqipërisë.

“Prijësit tanë duhet t’i masim se sa janë të përgjegjshëm, sa janë të ndershëm e jo sa janë të pëlqyer nga të huajt. Me atë ata duan të na tregojnë se janë perëndimorë dhe se janë fanari që ne duhet të ndjekim. Por në fakt qytetarët duhet të jenë perëndimorë, politikanët duhet të jetë pro-shqiptarë. Ata nuk duhet të bëjnë reformë në drejtësi pse e do Amerika apo Europa, por sepse iu duhet Shqipërisë.

Edhe sot cilat janë britmat më të zëshme në Shqipëri? “E dio Amerikan”, “Amerika do të arrestojë këtë edhe atë”. Ne presim që Shqipërinë do e ndërtojnë të huajt”, u shpreh Mehmeti në emisionin “Këndi i Kimit” në Syri TV.

Sa i përket reformës në drejtësi, publicisti nga Shkupi e quajti një projekt të dështuar.

“Reforma në drejtësi është e dështuar. Kur Maqedonia kërkoi të bënte vettingun, cila ishte përgjigje? “Është një projekt i dështuar”, tha Mehmeti, ndërsa pati edhe një apel: “Të mos bëjmë si rilindasit që edhe plisin do të na i hiqnin dhe do të vendosin tangat si veshje kombëtare”.