35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Shqiptarët, qytetarët më të braktisur të dheut!

Shqiptarët, qytetarët më të braktisur të dheut!

Ata janë kthyer sot nga narkoshteti në qytetarë të një vendi pa shtet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Z Sali Berisha. Une qe po ju Shkruaj Jetoj prej afro 6 vitesh ne France me Dekumenta, Dhe Kam Nje Hall Të Madh Ambasada Shqiptare ne Paris Ka Të Pakten 2 Muaj qe nuk Funksionon ,As Konsullata ne Lyon nuk Punon. dhe si Une ka me Mijra Shqiptare qe kan Të njejtin Problem si Unë .nuk kan ku Të marin nje Pergjigje.. Shqiptarët në France jan len ne Meshire Të Fatit si jetimë nga Shteti Shqiptar. 

Ky esht nje Skandal per Ambasaden Shqiptare qe Paguhet me Taksat tona Dhe nuk jep asnje Sherbim dhe asnje informacion. Ju Lutem Publikojeni se ndoshta do Na ndihmoni ti Vini ne Levizje. Sepse ka Shume Njerez Qe Duan Të Martohen Por Ju Duhet Çertifikate Nga Ambasada Shqiptare per Të Bere Të Vlefshme Martesën. Dhe Shume Nevoja Të Tjeta. Me Shume Rrespekt per Ju i Nderuar Dhe Shume i Rrespektuar. Anonim ju Lutem.

Rama dhe Lleshaj iniciativë për ta bërë policinë edhe më shtypëse, por kupa po derdhet…

Pak ditë pas dhunës së palavdishme të ushtruar në mes të Tiranës, për disa orë me radhë, nga 4 e 30 e mëngjesit e deri pasdite, me çizme mbi kokën e e të rinjve, me tërheqje zvarrë të studentëve, gazetarëve, artistëve, apo kundërshtarëve politikë, pas një trajtimi brutal të mbrojtësve të Teatrit, Ministri i Brendshëm është shfaqur në zyrat e Kuvendit ku ka dorëzuar një projektligj me të cilin ai dhe struktura që drejton, marrin edhe më shumë pushtet.

Marrin edhe më shumë hapësira dhe të drejta për arbitraritet ndaj qytetarëve, duke qënë se kjo nisëm e re, parashikon përgjimin e çdo lloji dhe të kujtdo, në çdo vend, pa miratimin e Prokurorisë.

Kur dikush pret një reflektim, dhe shumë të tjerë prisnin që të kishte një lloj ndjese nga Kryeministri apo Ministri i Brendshëm për dhunën e pajustifikuar në mes të sheshit ndaj qytetarëve paqësorë, del se ata janë në një kurs krejt tjetër, dhe krejt të kundërt, duke kërkuar edhe më shumë fuqi, edhe më shumë represion, edhe më shumë mundësi shtypëse.

Shenjat e një policie të ashpër me të pamundurit, me njerëzit normal, janë dhënë prej kohësh. Alarmuese, përpara barbarisë së Teatrit, ishte rrahja e një 15 vjeçari nga një grup policësh, vetëm pse ai po lëvizte me biçikletë në digën e Liqenit. Pra një djalosh sportiv që pëlqen natyrën, dhe jo nga ana që pinë hashash poshtë pallatit, u bë shembull në mes të ditës.

Kjo polici nervoze, nën drejtimin e një ministri me të kaluar ushtarake, që ka një prej retorikave më të helmëta publike ndaj kundërshtarëve politikë dhe kritikëve të tij, tani kërkohet që të ketë në dorë të përgjojë e gjurmojë këdo, dhe kudo.

Projektligji është kontestuar në Komisionin parlamentar të Sigurisë edhe nga deputetët socialistë. Po sot, ka dalë një shkresë e Prokurorisë që e kundërshton ashpër dhe e shpall krejt në kundërshtim me Kushtetutën.

Ngjarjet e fundit në Tiranë, kanë treguar qartë, se policia, ministri dhe kryeministri, lypset të kontrollohen, të mbikqyren, për dhunën që dëshmuan se janë të gatshëm të ushtrojnë, për frikësimin që tentuan të fusin tek njerëzit. Dhe jo, të dalin totalisht jashtë kontrollit, duke marrë edhe më tepër kompetenca të errëta.

Media më e rëndësishme europiane e përshkroi si krim të rëndë ndërhyrjen me forcë ushtarake në Teatër dhe trajtimin më pas të atyre që bënë rezistencë. Zyrtarë të lartë të Bundestagut dhe Komisionit Europian u shprehën të shqetësuar. Rama po vizatohet përditë e më shumë nga vëzhgues dhe organizma ndërkombëtare si autokrat. E pikërisht në këtë atmosferë, rilindja kërkon të shtojë përndjekjen dhe dhunën ndaj qytetarëve, me përgjime të pamiratuara nga Prokurori. E gjitha, pak përpara sezonit zgjedhor, ku po shkon vendi.

Duke qënë se kartonat i kanë, dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk kemi, me siguri, Rama dhe Lleshaj do ta çojnë këtë iniciativë deri në fund. Po kupa po derdhet./Mapo.al

Video/ Përdorimi pas vdekjes i Maks Velos nga Erion Veliaj, i turpshëm!

Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi e ka quajtur një pafytyrësi të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndërkohë që flet në emër të arkitektit të ndjerë Maks Velo, në krahun tjetër shembi Teatrin Kombëtar.

Këlliçi ka postuar edhe një video të shkëputur nga emisioni ‘Open’ në Top-Channel, ku Velo kundërshtonte me argumente shembjen e Teatrit.

Ndërkohë që sot Veliaj inaguroi një kinema në një lagje të Tiranës me emrin e Maks Velos. 

‘Të duash veprën tënde është normale, por të duash Teatrin, veprën e tjetrit, është dashuri për arkitekturën! Dhe Maks Velo e kishte këtë dashuri, çka një shkatërrimtar si Erion Veliaj nuk mund ta kuptojë! E turpshme përdorimi që i bëre sot Maksit pas vdekjes!, shkruan Këlliçi.

Të duash veprën tënde është normale, por të duash Teatrin, veprën e tjetrit, është dashuri për arkitekturën! Dhe Maks Velo e kishte këtë dashuri, çka një shkatërrimtar si Erion Veliaj nuk mund ta kuptojë! E turpshme përdorimi që i bëre sot Maksit pas vdekjes!

Gepostet von Belind Këlliçi am Mittwoch, 27. Mai 2020

Zhupa: Rama mashtroi shqiptarët! Pas shembjes së Teatrit kullat do t’i ndërtojë Fusha shpk

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa e ftuar në Ora News shprehet se me ndërtimin e teatrit të ri kombëtar nga shteti, qeveria ka lehtësuar oligarkun që do të ndërtojë kullat aty pranë.

Sipas saj, kjo bëhet që të rritet më shumë përfitimi për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

Ina Zhupa: Ne sot jemi në një situatë absurde. Ne kemi arritur nga faza që teatrin dhe kullat i ndërton Fusha shpk në fazën që kullat i ndërton po ajo kompani private ndërsa teatrin e ndërton shteti. E gjitha është bërë për të lehtësuar oligarkun e rradhës për të ndarë tortën. Do jetë më e madhe pjesa e tortës që do të ndajë Rama, Veliaj dhe oligarkët e tjerë. Del Veliaj me projekt të gatshëm dhe thotë ky është projekti që do të ndërtojë kompania. Në momentin që do ta ndërtojë një tjetër, ti duhet të hapësh tender ndërkombëtar, të fitohet projekti dhe firmat. Është një lojë e madhe për të fituar sa më shumë oligarkët.

E pyetur për shembjen e kompleksit të ministrive, Zhupa thotë se nuk ka ende një projekt, pasi sipas saj, Veliaj sheh vetëm hapësirat të nevojshme për të ndërtuar kulla.

Ina Zhupa: I referohem dokumentave të planit të përgjithshëm vendor të bashkisë së Tiranës nuk ka asnjë ndryshim të destinacionit të godinave ministeriale. Në fund të ditës nuk e kanë fare se kush e ka ndërtuar. Ata e kanë gjithmonë syrin tek hapësira për të ndërtuar kullën. Kryebashkiaku ka thënë që do të prishë të gjithë pjesën prapa për të bërë që kullat të kenë një shtrirje sa më të madhe.

Kalanë e Tiranës e kanë kthyer në lokale. Është mirë përderisa nuk është kthyer në kullë. Ashtu siç prishën teatrin dhe stadiumin mund të bëjnë gjithçka. Ka retorikën e propagandës me kaseta shumë të fortë. Falë zotit që disa televizione nuk shiten siç është Ora Neës. Veliaj ka një problem shumë të madh me televizionin tuaj sepse ju thoni të vërtetën. Ju po bëni punën tuaj që askush tjetër nuk po e bën dhe ju dukeni si delja e zezë. Ju po i shkoni qytetarëve në ndihmë.

Pastori i bashkisë që “Bibël” ka urdhërat e Ramës dhe Veliajt

Në rini quhej Gentian, vjen nga Përmeti. Më vonë e ndryshoi emrin, u bë edhe pastor protestant. Fati i erdhi jo nga përhapja e besimit, nga fryma që përçon ajo, por kapja e njerëzve të duhur, qepja pas tyre dhe “falja” tek ta, në të mirë e në të keq. Nuk është e vështirë të kuptohet se për kë bëhët fjalë.

Është Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mik me Erion Veliajn, aq sa Lali Eri e përzgjodhi atë që të bënte ceremoninë e martesës! Kushedi ç’fjalë të bukura dhe me plot dashuri do ketë thënë, kur Veliaj dhe bashkëshortja Xoxa u betuan para (Gentianit-Tonit), deri sa vdekja do ti ndajë…

Pastori ka hyrë në histori. Sot nuk e kupton për aq kohë sa ia kanë zënë sytë benefitet e një posti dhe mosfunksionimi i gjykimit, për të qartësuar faktin se është kthyer si të “parët e tij” komunistë, që rrënuam objektet e kultit, duke ngritur si “kult-mit” figurën e diktatorit Hoxha. Edhe Gogu nuk ka bërë asgjë më pak se ata trularë që thonin se nuk ka Zot. Sot ai le të kuptohet se “Zota” janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Me vendimin e tij u gatua prishja e Teatrit Kombëtar, në shkelje të plotë të ligjit. Pasi e bëri fakt të kryer po në kundërshtim me ligjin ia dërgoi për një “firmë virtuale” 60 këshilltarëve bashkiakë. Në profesion “thonë” se është jurist dhe mjaftojnë vetëm pak njohuri elemntare për të kuptuar se pastori i ktheu statuset në rrjetet sociale dhe urdhrat gojore të Ramës dhe Veliajt në vendime.

Që ligji është shkelur është njëra anë, por ka edhe një shkelje të madhe morale nga një njeri që e konsideron veten njohës i besimit. Cilido besim të sugjeron që nuk duhet të mashtrosh dhe dhunosh. Gogu i Bashkisë Tiranë bëri të kundërtën. U fut në një proces për prishjen e Teatrit Kombëtar duke u bërë kamikaz i shkatërrimit të një objekti 81-vjeçar që mbartte vlera kulturore, arkitekturore dhe emocionale.

Gogu i bashkisë u kthye në “gogolin” e vlerave kulturore, duke trazuar shpirtrat e shumë qytetarëve, që panë të rrëzohej nga fadromat e pushtetit jo vetëm një godinë, por dinjiteti i tyre, i cili u mbulua nën rrënoja, mes paligjshmërisë së pushtetarëve dhe arrogancës së zyrtarëve të llojit “Pastor Genti-Toni”!

Drejtësia e vjetër apo e reja, mund ta falë Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, sepse është kapur që në gjenezë nga “Zoti i së keqes”, kryeministri Edi Rama, po moral dhe breje ndërgjegje a ka ky bir…i Perëndisë? Është e kotë ti kujtohet morali një individi që për “Bibël” ka urdhresat e atyre që e katapultuan në poste të rëndësishme drejtuese!

/Boldnews.al

Skandal! Në kulmin e krizës, qeveria po merr borxh për Teatrin e ri

Gazetari Klodian Tomorri denoncon se në periudhën më të vështirë për financat publike në vend, qeveria do marrë borxh për të ngritur Teatrin e ri

Nga Klodian Tomorri

Bashkia e Tiranës sapo ka nisur shkresën zyrtare në Ministrinë e Financave, ku i kërkon qeverisë të miratojë garancinë sovrane për kredinë që do të marrë për Teatrin.

Sipas shkresës, kredia do të jetë 30 milionë euro dhe me gjasa do të merret nga Banka Europiane e Investimeve. Me sa duket negociatat me bankën janë bërë ndërkohë.

Meqë Bashkia nuk ka këllqe të dalë vetë në treg sepse nuk i jep njeri financim, kërkon garancinë e qeverisë. Për pasojë, kredia për ndërtimin e Teatrit do të blindohet me garanci nga buxheti i shtetit. Borxhi publik do të rritet, qytetarët do ta paguajnë nga taksat e tyre.

Me nxitim të madh, pa u mbushur 10 ditë nga shembja. Pikërisht në momentin më të vështirë të financave publike, në kulmin e pandemisë kur prioriteti i qeverisjes duhet të ishte kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike. Ne shtojmë borxh mbi borxh dhe deficiti me shumë mundësi do të kërcejë mbi 5.5 për qind këtë vit.

Prej shekujsh qeveritë marrin borxh për të investuar në vepra apo projekte publike, të cilat zgjerojnë kapacitetet prodhuese të ekonomisë ose rrisin produktivitetin e saj. Këto investime gjenerojnë kthim ekonomik, dhe duke bërë këtë, shlyejnë paratë e marra borxh dhe rrisin mirëqenien e përgjithshme të popullatës. Ne kemi filluar të marrim borxh për tekat estetike të qeverisë dhe bashkisë, ose për të nginjur orekset private mbi tokat publike. Por siç thotë ideologjia e së majtës esktreme; mbi gërmadhat e botës së vjetër, të ndërtojmë të renë.

Incentiva më perverse që çon në shpërdorimin e parave publike është lidhja e zhdrejtë mes atij që shpenzon dhe atij qe paguan. Vendimin për të shpenzuar para publike e marrin institucionet, por faturën e paguajnë qytetarët. Kur paratë janë të tjetrit, nuk ndien dhimbje as atëherë kur i shpenzon për teka.

Për shkak të kredisë së Teatrit, qeveria dhe Bashkia do të kenë 30 e kusur milionë euro më pak për shëndetësinë, shkollat apo politikat sociale. Ose nëse nuk financohet nga shkurtimi i shpenzimeve, do të financohet nga të ardhurat. Dmth pas ca kohësh, ndoshta Bashkia e Tiranës mund të propozojë ndonjë taksë të re të posaçme, si ajo që paguajmë tani për shkollat. Vetëm se këtë here do të jetë për Teatrin.

Studimi/ Sa orë qëndron koronavirusi në objekte të ndryshme

Qytetarët tashmë mund të dalin të blejnë veshje të ndryshme, në dyqane apo qendra tregtare, por sipas rregullave të reja asgjë nuk do të jetë si normalisht, të paktën për disa kohë.

“Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur”, është vendosur në protokollin e masave higjieno-sanitare për të shmangur shpërthimin e COVID-19, në Shqipëri.

Por, sa zgjat koronavirusi në materiale të ndryshme? Një studim shumë i diskutuar i botuar në Gazetën Mjekësore në New England nga studiues në SH.B.A. vështroi mbijetesën e koronavirusit në një larmi sipërfaqesh – plastike, çelik inox, bakër dhe karton. Rezultatet zbulojnë se virusi ishte zbuluar në plastikë dhe çelik inox pas 72 orësh, ndërsa në karton dhe bakër nuk ishte më i evidentueshëm pas 28 orëve, shkruan “The Guardian”.

Sidoqoftë, një studim tjetër i botur këtë muaj tregonte se: “Sars-CoV-2 ishte i qëndrueshëm në plastikë, çelik inox, qelqi, qeramikë, dru, doreza latex dhe maskë kirurgjikale dhe evidentohej për shtatë ditë në këto shtatë sipërfaqe.”

William Keevil, një profesor në Universitetin e Southampton tha se në rastin e bakrit, studimi amerikan zmadhon kohën kur virusi mbijeton tek këto sipërfaqe. “Kam kaluar 20 vjet duke parë bakteret superbug, dhe më pas gripin, koronavirusin dhe të gjithë vriten brenda disa minutash”, tha ai. Arsyeja, tha ai, është se jonet e bakrit shkatërrojnë materialin gjenetik të baktereve dhe viruseve.

Rroba dhe këpucë virusi mund të mbijetojë më pak se 24 orë. Librat. Studimi thotë se në kopertinë virusi mund të mbijtonte deri në tre ditë, ndërsa në faqet e brendshme mund të rezitojë nga tre orë deri në pesë ditë. Nëse virusi është akoma i pranishëm në sipërfaqe, çfarë do të thotë kjo për infeksionin COVID-19? Profesori Keevil tha se kjo çështjës është një enigmë e madhe.

“Në këtë moment të gjithë po i referohen gjërave si gripi,” tha ai, duke shtuar se “virusi dihet se përhapet nga njerëzit që prekin fytyrën e tyre, një arsye pse larja e duarve është theksuar si vendimtare në trajtimin e koronavirusit”.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: “Mund të jetë e mundur që një person të marrë Covid-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt, si një enë paketimi, që ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë, por kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore që përhapet virusi”.

Nuk ka besim te policia/ I vjedhin makinën në oborr: 5 mijë euro shpërblim kush ma gjen

Një  të riu nga një fshat i Vorës i kanë grabitur makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë. 21-vjeçari K.Sh., thotë se makinën ja kanë vjedhur ditën e sotme persona ende të paidentifikuar dhe ka bërë denoncim në polici. Por rastin e ka bërë edhe mediatik dhe thotë se ofron 5 mijë euro shpërblim për atë që i gjen makinën e tij tip Mercedez Benz ML, me targa AA 495 PO, ngjyrë e zezë.

Në procesverbalin e Policisë, i riu tregon se një ditë më parë udhëtoi drejt Vorës me dy shokët e tij, ku u ulën në një bar-kafe e sot ne mengjes, nuk e gjeti makinen ne oborr ku e kishte parkuar.

Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ me kane vjedhur sot makinen. Personi i pare qe e sheh te me kontaktoj kudo qe ta shoh ka nje shperblim te madh. TARGA AA495PO 0699756555. Ju lutem sa me shpejt sepse policia nuk ben gje. 5000€ jap kush ma gjen.

Protesta në Lezhë: Flamurin Kombëtar që Rama e hodhi gjatë shembjes, do ta ngremë po te Teatri!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot për peticionin në Lezhë, ku janë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ky është qyteti i katërt verior ku ndalet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, teksa tubimin e ka nisur regjisori Robert Budina.

Budina tha se në Lezhë, Aleanca ka ardhur për të lidhur Besëlidhjen nëpërmjet peticionit. Regjisori paralajmëroi se do ketë një manifestim gjigand në Tiranë pasi të ketë mbaruar turi i peticionit, teksa shprehet se në mënyrë simbolike do ngulet në sheshin e Teatit Kombëtar, flamuri shqiptar, që ra gjatë shembjes së Teatrit.

”Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigand dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar, që kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysëm”, tha Budina.

Deklarata e fortë e Gjatës: Rama ose do të kapë 100% Gjykatën Kushtetuese, ose nuk e ndërton kurrë

Konstitucionalisti pë Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka folur në studion e “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News për temat më të nxehta të debatit politik në vend përfshirë deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, procesin e reformave dhe punën e organeve të drejtësisë.

Gjata ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se kryeministri Edi Rama ose nuk do të lejojë fare ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, ose do ta koontrollojë 100% atë.

“Opozita nuk ka as imunitet asgjë, problemi është qeveria. A është i interesuar Edi Rama të bëjë një drejtësi të pavarur që të fusë veten në burg, që të presi një degë peme ku është ulur vetë? Këtë kanë pranuar edhe ndërkombëtarët. Kjo nisi që me krijimin e KLP, që krijoi SPAK-un, dërgoi dosjen në Dibër, nuk shqyrtoi Teatrin, asgjë SPAK-u deri më tani. Kurrë nuk kam dyshuar në qëllimin e mirë të partnerëve ndërkombëtarë, metodat kanë qenë gabim.

Ambasadorja tha, uroj të mos jenë të vërteta fjalët se ka një marrëveshje të fshehtë për dëmtimin e reformës. Për sa i përket qeverisë kemi fakte që po e dëmton. Zoti na ruajt po të gjejmë kryeministrin vesh më vesh duke thënë hajde ta ndryshojmë reformën. Siç na la pa gjykata, Edi Rama po provon ta kapi edhe këtë reformë. Kush janë ata që mund të bëjnë marrëveshje?

Qeveria është e interesuar ta kapi dhe kjo provohet nga deklaratat në media, opozitën e keni dëgjuar përveçse të denoncojë shkeljet? Çfarë pushteti ka opozita për të ndërhyrë përveç daljes në rrugë? Çfarë kemi ne në dorë për ta kapur këtë reformë?

Aktet Normative sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese që të kontrollojë, shkojmë drejt diktatorializmit. Ka vënë Akt Normativ se nëse shkel orarin e qarkullimit me këmbë të heq patentën, ku ka të drejtë të marrë një vendim të tillë?! Nuk ka kush i kotrollon. O do kapë 100% Gjykatën Kushtetuese Rama o s’do bëjë Gjykatë Kushtetuese fare, të njëjtën gjë bëri me Gjykatën e Lartë dhe KLP. Po lirohen të burgosurit, ai ka vënë Avokatin e Shtetit qqë ka pasur një post politik”, tha Gjata.