30.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Pas fasonerive, koronavirusi pushton frikshëm edhe një call-center në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi 25 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, është shënuar edhe viktima e 33-të nga Covid-19 në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në Spitalin Infektiv.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe vatra të reja në Tiranë.

Ashtu si me fasoneritë, tani shpërthimet kanë nisur në ‘call center’, sërish aty ku opozita kishte paralajmëruar të bëhej kujdes.

“Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë,” lajmëroi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-80
Durrës-54
Krujë-24
Shkodër-12
Berat-10
Kamëz-9
Fier-2
Mirditë-1
Korçë-1

Gjata: Regjimi në ikje do të ndërtojë 6 kulla deri në 40 kate në truallin e Teatrit

Eksperti i Çështjeve igjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata tha se, Rama po përdor dhunën për të treguar forcën dhe kjo tregon që kjo është një regjim në ikje.

I ftuar në emisioin Ditë e Re me gazetarët Ariola Shehu dhe Arjon Muça në RTV Ora, Gjata deklaroi se problemi i Ramës është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë, sepse do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve.

”Ai përdori dhunën për të treguar forcën, tregon se është një regjim në ikje. Kemi përplasje që akoma nuk e kanë kaluar cakun e policit por në momentin që e kalon do kalojë tek qeveria sepse ekonomia është në krizë të tmerrshme. Tani doli që kishin lekë. Tani që ra tërmeti dhe pandmeia bëri hatanë. Këtu problemi është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë.

Do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve. Faktori ndërkombëtar nuk foli kur Shqipëria u kanabizua 100%, nuk foli kur këtu po vidheshin zgjedhjet e po bliheshin me krimin e organizuar, me shefat e komisariateve, të arsimit, administratës. Faktori ndërkombëtar nuk foli për këto. Nuk foli për teatrin. Gjysma e botës kanë shkruan për teatrin në formë kritike”, u shpreh Gjata.

Vetëm 50% e punonjësve kanë përfituar pagën prej 40 mije lekësh

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e kanë marrë. Deri tani janë paguar 3.8 miliardë lekë, nga 7 miliardë lekë, që është fondi total, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave, në statistikat e saj për Covid-19.

Numri i përfituesve përbën vetëm 55% të punonjësve që ishin planifikuar të përfitonin nga kjo pagesë, teksa në total fondi është parashikuar për 176 mijë punonjës.

Qeveria vendosi së fundmi dhe një gjobë prej 50 mijë lekësh për bizneset që nuk aplikojnë për punonjësit e tyre.

Nga ana tjetër, kontabilistët kanë shpjeguar për Monitor, se më shumë sesa për çështje dëshire apo neglizhence të punëdhënësve, ata realisht nuk po arrijnë që të aplikojnë për punonjësit e kompanive, ku problemi kryesor lidhet me afatet e përcaktuara në vendim për datat e largimit të punonjësve (që duhet të jetë deri në 10 prill). Ndërkohë ka shumë biznese që i kanë larguar punonjësit pas datës 10 prill, ose kanë shënuar datë largimi pas datës 10 prill, edhe pse punonjësit mund të jenë larguar më herët, pasi ligji lejon dritaren prej 10 ditësh për të bërë largimin.

Kontabilistet thonë se në disa raste Nuk lejohet aplikimi pasi sapo klikon për të aplikuar të del shenimi: “Ju nuk mund te aplikoni pasi nuk perftoni nga VKM….”

28 kompani fasoni më herët i kanë dërguar një letër qeverisë, ku i kërkojnë të përfshihen në skemë edhe rreth 2500 punonjës që janë larguar pas datës 10 prill.

Numër i ulët i përfituesve ka qenë dhe në sektorin turistik (rreth 3,900 nga 10 mijë të parashikuara). Rrahman Kasa kryetar i Unionit Turistik Shqiptar ka dhënë dy arsye për numrin e ulët deri tani të përfituesve në këtë sektor. Shumë kërkesa janë refuzuar për shkak të kriterit të vendosur për largimet nga puna deri më 10 prill, nëse largimi është pas këtij afati ndihma refuzohet. Arsyeja e dytë është se 60 mijë të punësuar sezonale që punësohen në periudhën maj-shtator kanë mbetur jashtë paketës.

Burime nga tatimet kanë bërë të ditur se po punohet për disa ndryshime në VKM-në e paketës së dytë financiare, që do të adresojë këto probleme.

Përfitimet sipas masave

Numri i përfituesve me Masën 1 është 6,349 punonjës ku përfshihen të “Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS. Për Masën 1 sipas të dhënave të Financave do të përfitojnë 26 mijë punonjësve (nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna) në 1,286 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë,

Me Masën 2 sipas tatimeve numri i kërkesaave të miratuara është 26,627 persona. Masa 2 përfshin “Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020”. Në paketën e miratuar për masën 2, Ministria e Financave parashikon që ndihma të shpërndahet për 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6,300 biznese. Deri tani janë miratuar kërkesat për 65% të totalit të punonjsve që parashikohet të përfitojnë ndihmën.

Numri më i lartë i aplikimeve të miratuara për invididët është me Masën 3 ku përfshihen të punësuarit te bizneset e vogla me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS. Sipas të dhënave të tatimeve numri i kërkesave të miratuara është për 59,380 individë. Sipas të dhënave të ministrisë nga kjo masë do të përfitojnë 100 mijë punonjësit e punësuar në 46,520 biznese me xhiro nën 14 milionë lekë. Deri tani kanë përfituar 59% e punonjësve të parashikuar.

Në Masën 4, ku përfshihen “Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000. (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese”. Për sektorin e turizmit janë miratuar rreth 10% e totalit të individëve që kanë aplikuar apo për 3,945 individë. Nga qeveria parashikohet që numri i përfituesve të jetë për 10 mijë punonjës në 1,214 biznese që operojnë në sektor.

Eksperti: Virusi është dobësuar, komiteti dhe “të mëdhenjtë” të heqin kufizimet e pakuptimta

Në Itali u raportua një ditë më parë se virusi është dobësuar ndjeshëm. Në Breshia është zbuluar një variant që nuk bën dëm as pas disa ditësh inkubim.

A është e vërtetë kjo gjë? Eksperti shqiptar, Erion Dasho thotë se temperaturat e larta e kanë dobësuar virusin.

Ja çfarë shkruan ai:

Gjithmonë e më tepër evidenca se temperaturat e larta të verës e dëmtojnë virusin e COVID dhe bëjnë që ai të transmetohet më ngadalë. Imuniteti i cili forcohet gjatë verës po ashtu ndihmon që sëmundja të kalohet më lehtë.

Shembujt nga praktika janë të shumtë, p.sh. ndryshimet midis Italisë së veriut dhe të jugut, midis shteteve të SHBA-ve në veri dhe jug, situata në vendet e Lindjes së Mesme (ku vdekshmëria nga COVID është më e ulta në botë), situata në vendet e Afrikës ku virusi pothuajse nuk ka bërë asnjë dëm, etj.

Në Shqipëri nuk kemi të dhëna se çfarë është duke ndodhur me virusin, sepse me gjithë insistimin tim dhe të shumë kolegëve të mi, akoma edhe sot e kësaj dite mungojnë masat inteligjente, ato të survejancës digjitale dhe testimet e tamponit dhe antitrupave në popullatë.

MENDIMI IM PERSONAL ËSHTË SE VIRUSI PO VAZHDON TË TRANSMETOHET, SIDOMOS NË TIRANË, DURRËS, SHKODËR, ETJ., POR PA SHKAKTUAR DËME NË SHËNDET DHE DYNDJE NË SPITALE.

Deri sa të kuptohet saktë se si sillet virusi në kushtet e verës mesdhetare, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë duhet të vazhdojnë të kenë kujdes. Mund të jetë çështje ditësh deri sa të mësojmë saktë nga bota se sa i rrezikshëm është virusi për të moshuarit gjatë stinës së verës.

Ndërkohë komiteti i ekspertëve dhe “të mëdhenjtë” bëjnë mirë të heqin kufizimet e pakuptimta që vazhdojnë të mbahen artificialisht dhe pa asnjë logjikë mjeksore, si ndalimi i larjes në det, ndarja e vendit në zona imagjinare të kuqe dhe të gjelbra, kufizimet e lëvizjes në parqe, bllokimet e fundjavës, etj.

ASNJË NGA KËTO MASA NUK KA VLERË NË KUSHTET AKTUALE!

Le të mësojmë nga bota dhe të mos rishpikim rrotën siç e kemi patur dhe, fatkeqësisht, na ka ngelur zakon ne, shqiptarëve.

Ekspertët e Ramës raportojnë të prekur me Covid-19 edhe personat që kanë dhembje koke dhe barku

Ekspertët e Ramës rrisin me shifra fiktive numrin e personave të prekur me Covid-19. Burimet nga Spitali Infektiv bëjnë të ditur se edhe personat që kanë dhembje koke apo dhembje barku po raportohen sikur janë të prekur me Covid-19.

Rritja e kurbës së të prekurve me koronavirus bëhet me porosi të Ramës për të mbajtur qytetarët të izoluar dhe në presion.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 25 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, 24 prej të cilëve janë në Tiranë.

Ndërkohë që një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 33 numrin e víktimave. Personi që ka ndërruar jetë është një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë. Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.  Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Ndërron jetë një tjetër i prekur me Covid-19, shkon në 33 numri i viktímave

Minsitria e Shëntetësisë ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit duke e  cuar numrin e personave qe kane humbur jeten ne 33.

25 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, 24 prej të cilëve janë në Tiranë. Pjesa më e madhe e rasteve në kryeqytetet janë në një call center.

Ndërkohë që një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 33 numrin e víktimave.

Superskandal! Gjeneral Hashashi dhe Edvin Hajduti vjedhin 480 milionë lekë me tenderin e uniformave të policisë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili ka publikuar vjedhjen me dokuemnta nga ministri i Brendshëm Sandërr Lleshaj dhe kryeministri Rama.

Qytetari i ka dërguar ish-Kryem inistrit historikun me fakte dhe dokumente të vjedhjes së 480,000,000 lekëve me një tender në Ministrine e Brendeshme me bekim të kryeministrit.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Vidhen me dokumenta 480 milione leke!

Super skandal, Gjeneral Hashashi dhe Edvin Hajduti vjedhin me dokumenta 480 milione lek.

Me te drejte mund te pyesni se si po behet kjo vjedhje?!

Autoret e saj kane gjetur nje menyre shume te trashe por tani qe narkodrejtesia eshte ne xhepin e kreut te narkoshtetit nuk ka nevoje te sofistikojme.
Prandaj hajdutet vepruan si vijon:

Pasi shpallin tenderin e uniformave dhe e anulluan ate sepse u kapen me presh ne dore, hapen me vone proceduren e dyte. Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH

Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, pra rreth 240,000 artikuj me pak por hajnat shumen në dispozicion nuk ndryshojne ; ajombetet po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH!

Kjo diferencë sipas ekspertëve lë një fitim neto prej 480.000.000 lek për hajdutet kryesor te kesaj vjedhje me këtë tender konkretisht te perfaqesuar nga famozi Plaurent Ndreca dhe Don Agaçio Dhuratmadhi!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje dr ketu me poshte po ju dergoj historikun me fakt dhe dokumente te vjedhjes se 480,000,000 lekve me nje tender ne ministrine e brendeshme me bekim te kryeministrise.

Rikthehet skandali i uniformave të policisë; loja e re me tenderin e madh në kohë pandemie

Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bë protagonist duke vënë edhe “fytyrën e tij” në dhunën e paprecedentë që ushtruan rreth 1000 forca policore me rastin e prishjes së Teatrit Kombëtar, në dikasterin që drejton tenderët në dhjetëra milion euro vazhdojnë si në kohë normale.

Kështu kemi mësuar se është rikthyer skandali `i famshëm`, për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Duket se planin gati 1 vjeçar të një grupi të strukturuar në ministrinë e Brendshme në bashkëpunim me disa kompani dhe biznesmenë të lidhur me pushtetarë të lartë, po vihet në zbatim pikërisht tani në kohën `e jashtëzakonshme` të COVID-19.
Pas disa tentativave të cilat dështuan pas denoncimeve në media dhe opozitës, në datë 11 Maj janë hapur zarfet e ofertuesve, por ende nuk është shpallur fituesi pasi një kompani turke ju ka prishur planin, për grabitjen e qindra milion lekëve.

Mësohet se prej 9 ditësh që nga surpriza e papritur që ju bëri një kompani turke me ofertën e saj shumë më të ulët se kompania që ishte paravendosur si fituese, në ministrinë e drejtuar prej Sandër Lleshajt, ka plasur zia dhe po përpilojnë të gjithë mundësitë se si të dalin nga situata bashkë me fitimin e majmë që kishin planifikuar, në kurriz të uniformave të policëve.

Por çfarë ka ndodhur me një tender të shumëpërfolur që në verën e vitit 2019, i cili u pezullua fillimisht pas plasjes së skandalit në publik, por duket se po finalizohet pikërisht në këto kohë pandemie?

Në fund të muajit korrik të vitit 2019 u publikua një investigim me fakte dhe dokumente për tenderin e uniformave për Policinë e Shtetit. Bëhej fjalë për procedura të dyshimta dhe fitues të paracaktuar. Menjëherë pas kësaj pati reagime edhe nga Partia Demokratike dhe  ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët i shtuan investigimit edhe fakte të tjera.

Bëhej fjalë për një skemë mafioze dhe në lojë ishin rreth 23 milionë euro, në një dorë. Pak ditë më pas në fillim të muajit gusht reagoi në mënyrën e tij, “as mish as peshk”, edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, i cili së bashku me Engjell Agaçin dhe sekretarin e Përgjithshëm të MB, Plarent Ndreca, u denoncuan si të përfshirë direkt në këtë aferë.

Edhe pse ministri Lleshaj mbrojti tenderin dhe akuzoi opozitën, dokumentet dhe faktet skandaloze të publikuara i detyruan që ta pezullojnë atë, deri sa të qetësohej situata. Dhe situata “e qetë” duket se ka qenë situata e jashtëzakonshme me rastin e pandemisë, në të cilën në fakt janë të ndaluar tenderat në shuma kaq të mëdha të cilët nuk kanë të bëjnë me luftën kundër Covid-10 dhe shërbime urgjente të domosdoshme.

Por duket se ashtu siç kanë bërë me shumë tender të tjerë skandalozë të denoncuar tashmë dhe njësoj si vepruan për prishjen e Teatrit Kombëtarë, në mes të pandemisë u shpall data e dorëzimit të ofertave, por duke e thelluar edhe më tej skandalin dhe grabitjen.

Gjithçka filloi pas një investigimi të publikuar në ditët e fundit të korrikut 2019, sipas të cilit kompania shqiptare, pjesë e tregut të uniformave te Policisë së Shtetit prej 26 vitesh, ”Gjergjefi shpk” u akuzua se ishte paracaktuar si fitues i tenderit me vlerë 2,800,347,570 Lekë pa TVSH, të publikuar më datë 26.07.2019. U zbulua se specifikimet e kërkesës, ishin shkruar pikërisht për këtë biznes.

Duke qenë se denoncimi ishte i kopsitur me fakte dhe dokumente dhe bëri bujë të madhe në opinion, kupola e ministrisë së Brendshme u detyrua që të anulojë procedurat, që në fazën e parë të zhvillimit ku ishin eliminuar në mënyrë selektive edhe 3 kandidatë pjesëmarrës.

Por ky tender do të rihapej sërish në 5.11.2019, këtë herë me ndryshime edhe më skandaloze që mundësojnë vjedhje të hapur, nga një fitues tjetër i paracaktuar. Kështu në procedurën e re është bërë një ulje drastike e sasisë së artikujve për uniformën e policisë që kërkohen të blihen nga ai që do të shpallej fitues, por “çuditërisht” shuma në dispozicion nuk ndryshon.

Diferenca që po tentohet që të grabitet shqeto është plot, 480,000,000, lekë me Tvsh. Kandidatët për ta fituar deri më tani janë grupi i strukturuar brenda ministrisë së Brendshme dhe “krushqit” kroatë në bashkëpunim me ortakët shqiptarë “D&E shpk” të denoncuar edhe më herët nga opozita.

Mësoni, se çfarë kanë bërë!

Në procedurën e parë që u detyruan që ta pezullonin në datën 19.08.2019 pas plasjes së skandalit, kërkohej në total sasia prej 726,643 artikuj të uniformës policore me fondin limit prej 2,800,347,570 Lekë pa TVSH.

Kurse në procedurën e dytë të shpallur 5.11.2019 kërkohet sasia prej 486,658 artikuj, por shuma në dispozicion nuk ndryshon; ajo është po 2,800,347,570 Lekë të reja pa TVSH!
Kjo diferencë sipas ekspertëve që konsultojmë lë një fitim shqeto prej 480.000.000 lek për ustallarët e këtij tenderi.

Theksojmë që kjo procedurë, ishte e ndarë në 2 faza. E para që bëri filtrimin e kompanive nga ana ligjore dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, vlerësimin e anës teknike dhe ekonomike.

Por çfarë ndodhi, siç e kemi shpjeguar edhe në investigimin e parë?!;

U eliminuan kompanitë me kapacitete prodhuese të larta dhe me eksperiencë shumëvjeçare që në fazën e parë, duke i hapur kështu rrugën një abuzimi gjigant, i cili doli në dritë shumë shpejt ndaj edhe u detyruan që ta pezullojnë përkohësisht.

Pas disa muajve “pushim” vihet në zbatim “Plani B”, nga të njëjtët organizatorë të cilët kërkojnë me patjetër të nxjerrin miliona nga uniformat e policëve të i përdorin si “mish për top” për të rrahur qytetarët që protestojnë dhe ende nuk ju kanë dhënë as paratë e orëve shtesë të shërbimit. Ky plan modifikua dhe u justifikua edhe një herë, me ndryshime në planifikimin kohor dhe specifikimet teknike të veshjeve.

Kështu në mbështetje të nenit 1, nenit 42 pika 2, nenit 43 pika 3 të Ligjit nr.9643/2016, i ndryshuar, në VKM Nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” (publikuar në FZ nr.48 datë 24.03.2020), Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, shtyn afatin e fundit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të procedurës së prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”.

Sqarojmë se, dy nga kandidatët kompani të huaja të cilat ishin kualifikuar për Fazën II, kishin paraqitur kërkesa për shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave për Fazën II, të argumentuara me masat kufizuese, ndaluese dhe shtrënguese, të vendosura për shkak të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19, jo vetëm në shtetet ku kandidatët e huaj ushtrojnë aktivitetin, por edhe në vende të tjera të BE-së e më gjerë, të cilat prej disa javësh e kanë bërë të pamundur përgatitjen e ofertës teknike (pamundësia e marrjes së dokumentacionit nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e analizës, pamundësia e përgatitjes së mostrave të mallrave që kërkohen të prokurohen, pamundësia e paraqitjes fizikisht të përfaqësuesve të kandidatëve gjatë dorëzimit dhe hapjes së ofertave, etj), e për rrjedhim bëhej i pamundur dorëzimi i ofertës teknike në afatin e përcaktuar në Ftesën për Ofertë.

Për sa më sipër, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara njoftonte gjithë kandidatët e kualifikuar nga Faza I- Parakualifikimi, të ftuar për të marrë pjesë në Fazën II- Oferta Teknike,si dhe të gjithë të interesuarit se, afati kohor për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për fondin limit prej 2,800,347,570 lekë të reja për blerje uniformash dhe këpucësh për policinë, ndryshonte për: Datë 11/05/2020, Ora: 11:00.

Pra në datën 11 maj u hapën ofertat, por vlerësuesit nuk po ju besonin syve. Renditja sipas çmimit më të ulët të ofruar ishte kjo:

1.Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti, me; 1,980,197,270 Lekë pa TVSH – 820,150,300 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.

2.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”D&E SHPK” + “SUMMER CONF. s.r.l” + “LOVERS s.r.l” + “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”;
2,799,433,400 Lekë pa TVSH – 814,170 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit

3.Bashkimin e Operatorëve Ekonomik: ”KAP-KO d.o.o” + “ODJECA d.o.o” + “GALKO d.o.o” + “JELEN PROFESSIONAL d.o.o” + “GALEB d.d” + “OPENTECH CONSULTING & SERVICES SHPK”.

2,898,350,600 Lekë pa TVSH- 1970000 Lekë pa TVSH, më ulët se fondi limit.
Fituesi nuk është shpallur ende dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë tender skandaloz që nisi që në gjenezë si korruptim.

Firma “Turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”, me vlerën ekonomike që ka ofruar, duket se ju ka prishur planet për ndarjen e 480,000,000 lekë të rejave, nga tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit. Kanë gati 10 ditë që po mendohen se çfarë, do të bëjnë me këtë situatë.

Burime brenda ministrisë së Brendshme kanë deklaruar, se me ndërhyrjen e ministrit Lleshaj dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, po bëhen përpjekje maksimale, për të skualifikuar firmën turke duke i gjetur disa “kleçka” në vlerësim, vetëm e vetëm se ka bërë një ofertë konkurruese shumë herë më të ulët se kompania e paracaktuar.

Do të shpallet fituese kompania turke; do të skualifikohet ajo dhe vendi i dytë “që duhet” do të kapë tenderin, apo do të anulohet plotësisht sërish procedura për tu nisur nga fillimi për herë të tretë?!

Çfarë do që të ndodhë nga të tre variantet, ky tender tashmë është një skandal dhe abuzim aq flagrant sa që vetëm SPAK ka tagër për ti vënë vulën.

Në vijim ju mundësojmë edhe dosjen e plotë të këtij tenderi grabitqarë, ku është përfshirë kupola e ministrisë së Brendshme dhe krahu i djathtë në këto lloj punësh i kryeministrit.

Foto/ Kryebashkiaku i emëruar nuk do t’ia dijë për urdhërat e Ramës, shkon në plazh me familjen

Qytetarët privohen për të bërë plazhpas urdhërit të Kryeministrit Rama, por mesa duket urdhërat e tij nuk merren seriozisht nga vetë drejtuesit e Rilindjes. Gazetari Telnis Skuqi ka publikuar në rrjetet sociale një foto të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili bashkë me familjen ka zgjedhur të shkojë fundjavën e kaluar në plazh.

“Po këtë kryetarin e emëruar të Gjirokastrës, Flamur Golemin, do ta gjobitësh për shkelje të urdhërit tënd të djeshëm zoti Kryeministër?! Dje i’a nxive jetën miletit, ndërsa kryetari i emëruar i Gjirokastrës nxiu lëkurën e tij në plazhin e Sarandës, pranë hotel “Apollonia” sëbashku me familjen e tij. Shkurt fare: Dëgjoni çfarë them unë, por mos veproni si bëj unë”, shkruan Skuqi duke publikuar foton e mëposhtme.

Rreth 10 ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, bashkë me familjen e saj, u fotografua në fundjavë në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa referuar urdhërave të Komitetit Teknik, nuk lejohet frekuentimi i plazheve nga qytetarët.

Madje shpeshherë janë raportuar raste kur policia ka zbarkuar në bregdet duke mos lejuar qytetarët të bëjnë plazh, edhe pse nga epidemiologë dhe infeksionistë, është pohuar se uji i detit dhe dielli e shkatërrojnë virusin brenda pak sekondash dhe rrèzikshmëria e infektimit pothuajse është zero.

Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës ngrihen në protestë

Paraditen e sotme rreth orës 10:00, banorët e një prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit, janë ngritur në protestë pranë bashkisë së qytetit.

Për të tretën herë, banorët e kompleksit të pallateve të ndërtuar pranë lagjes nr. 17 në qytetin e Durrësit, kanë vendosur të protestojnë duke marrë parasysh që Bashkia Durrës ka nisur procesin e rindërtimit të komplekseve dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti.

Banorët kanë kërkuar nëpërmjet shumë letrave informacion nga bashkia, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Ata kanë disa pyetje që do t’ia adresojnë kryetares së bashkisë nëse do të zhvillohet ndonjë takim me një grup të banorëve.

Urgjent dhe shumë e rëndësishme! Thirrje drejtuar qytetarëve: Fotografoni agjentët e policisë pa numra identifikimi

Ish-deputeti Kastriot Islami, një prej figurave kryesore të PS-së në të paktën 2 dekada, u është drejtuar qytetarëve me një thirrje për të fotografuar të gjithë agjentët e policisë, që nuk mbajnë numra identifikimi dhe ushtrojnë presione.

Islami shkruan se me shumë gjasa Rama dhe Lleshaj kanë “veshur” në mënyrë antiligjore individë me rekorde kriminale si policë “vajza” si police që ditën dalin pa numër identifikimi për të terrorizuar qytetarët kurse natën po të njëjtat “vajza” futen në emra anonime në rrjetet sociale e portale për t’ju kërcënuar e ofenduar me fjale të ndyra.

Reagimi i Islamit vjen në një kohë kur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka legjitimuar mungesën e numrave të identifikimit te uniformat e punonjësve të policisë. Sipas Lleshajt, nuk ka asgjë anti-ligjore, dhe mungesa e numrave mbron policët nga denigrimi.

Në protestat pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kundër qytetarëve që protestonin, u ushtrua dhunë nga njerëz me uniformë, që ishin të maskuar, dhe nuk mbanin numrat e identifikimit.

Thirrja nga Kastriot Islami

Urgjent dhe shumë e rëndësishme!

Të nderuar miq,

Ju ftoj juve në nismën për të fotografuar me ndihmën e celularit tuaj të gjithe policët e policet që nuk mbajnë mbi uniformë as numrin dhe as numrin e identifikimit.

Më e mira është që t’i fotografoni duke ruajtur qëtësinë sa herë ju ndalojnë edhe sikur t’ju duken policë të “rregullt”.

Shënim: me shumë gjasa Rama dhe Lleshaj kanë “veshur” në menyrë antiligjore individë me rekorde kriminale si policë “vajza” si police që ditën dalin pa numër identifikimi për të terrorizuar qytetarët kurse natën po të njëjtat “vajza” futen në emra anonime në fb, rrjetet sociale e portale për t’ju kërcënuar e ofenduar me fjale të ndyra.

Këto janë shenjat e një diktature që po jep shpirt. Këtë mesazh shpërndajani të gjithë miqëve tuaj në fb, ne whatsup, në portale dhe kudo.