15.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Lubonja: Shembja e Teatrit, shembulli i vrasjes së drejtësisë! Problem banda në pushtet që vjedh vota

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion” në News24 e ka quajtur shembjen e Teatrit si shembullin e vrasjes së drejtësisë në Shqipëri.

Lubonja shprehet se opozita duhet ta kishte mbrojtur më mirë marrëveshjen pë Teatrin Kombëtar, edhe pse nuk mund të nxirrte ushtrinë.

Sipas tij, opozita mund të përdorte edhe argumenta tek ndërkombëtarët për t’i bindur kundër Ramës dhe shembjes së Teatrit.

”Unë e them dhe e ripërsëris. Është njësoj si një ekip mjekësh që e ke paguar për të shëruar një pacient, që është Shqipëria në këtë moment. T’i thuash ende kërkoni kurën ndërkohë pacientin e ka vrarë. Shembull më kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri është Teatri.

Opozita jonë për fat të keq është një opozitë që më së shumti pret të shpëtojë Shqipëria nga të huajt që të marrë mbështetjen e amerikanëve. Kur të lodhen me këtë sheikun që të sjellin një tjetër. Sjell shembullin e Vietnamin e Jugut kur rrëzuan një autokrat vetëm kur dolën murgjit budistë edhe u dogjën në protesta. Atëhere thanë që na diskredituan, dhe vunë një tjetër. Një opozitë që pret që t’a çlirojë vendin SHBA duhet vendosur në pikëpyetje?

Opozita duhet ta mbronte më mirë Teatrin. Nuk po them të organizontë ushtrinë. Rama po na çon në luftë civile. Por gjithsesi opozita duhet të ishte më e vendosur për të mbajtur fjalët e dhëna. Nëse është në interest të popullit shqiptar opozita duhet të dilte kundër ambasadës së SHBA, kur është gabim, me argumenta, për të treguar se çfarë po mbështesin”, tha Lubonja

Nuk është problem sistemi, por banda në pushtet që vjedh vota

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai tha se ndryshimi i sistemit nuk ndikon shumë në atë që e quajti problemin kryesor: manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë një çikë më të mirë është OK, por të mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion. Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm, për të cilin ne kemi nevojë”.

“Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të çlirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë”.

Sa për propozimin për një sistem zgjedhor të ngjashëm me atë danez, Lubonja tha se, problem kryesor i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor.

“Po, nga ky propozim krijohet një mundësi më e madhe që të lindë diçka që nuk është nën komandën e bandave dhe kryetarëve të partive, por është shumë pak të kesh zgjedhje të lira dhe të pa nëpërkëmbura në Shqipëri”, tha Lubonja.

Video/ Krim shtetëror! Pasi të burgosurit i bënë trupin copa-copa e shpallin të vetëvrarë!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku babai i të burgosurit Bilbil Zeka shprehet se djali i tij nuk është vetëvrarë në burg, por e kanë vrarë.

Berisha shkruan se, burgjet e narkoshtetit janë kthyer në qendra torturash çnjerëzore dhe vrasjesh shtetërore.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Pas i bene trupin copa copa te burgosurit Bilbil Zeka e shpallin te vetvrare! Krim shteteror!

Burgjet e narkoshtetit qendra torturash çnjerezore dhe vrasjesh shteterore.

Miq, burgjet e narkoshtetit jane qendra torturash çnjerezore dhe vdekje per te varferit e Shqiperise!

Dje narkopropaganda e narkoshtetit njoftoi per vdekjen e radhes Bilbil Zekaj ne paraburgim ne Fier, te cilin pas ja kishin bere trupin copa copa narkokriminelet e shpallen te vetvrare dhe familjaret moren vesh nga mediat vrasjen e tij

Me kete rast theksoj se gjate ketyre viteve jane bere dhjetra e dhjetra raste te njerezve te varfer qe ne burgjet e vendit ne rrethana te errta me se shumti nga torturat fizike dhe psikologjike kane gjetur vdekjen. Rasti me i fundit i Bilbil Zekes, te cilit siç thote para kamerave i ati ja kishin bere trupin copa copa eshte vetem vrasja e radhes dhe eshte vrasje e mirfillte shteterore.

Te dashur miq, duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Bilbilit te ndjere denoj me ashpersine me te madhe torturat shtazore fizike dhe psikoligjike qe ushtrohet ndaj te burgosurve te varfer ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Mafise.

Ju bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve sketerr te Shqiperise dhe te konsideroje aplikimin e nenit 4 te Konventes nderkombetare kunder Tortures dhe sanksionet e merituara per rregjimin e Edvin Mafise.

Ju ftoj te ndiqni deshmine e babait te viktimes! sb

Pas i bene trupin copa copa te burgosurit Bilbil Zeka e shpallin te vetvrare! Krim shteteror!Burgjet e narkoshtetit qendra torturash çnjerezore dhe vrasjesh shteterore. Miq, burgjet e narkoshtetit jane qendra torturash çnjerezore dhe vdekje per te varferit e Shqiperise!Dje narkopropaganda e narkoshtetit njoftoi per vdekjen e radhes Bilbil Zekaj ne paraburgim ne Fier, te cilin pas ja kishin bere trupin copa copa narkokriminelet e shpallen te vetvrare dhe familjaret moren vesh nga mediat vrasjen e tijMe kete rast theksoj se gjate ketyre viteve jane bere dhjetra e dhjetra raste te njerezve te varfer qe ne burgjet e vendit ne rrethana te errta me se shumti nga torturat fizike dhe psikologjike kane gjetur vdekjen. Rasti me i fundit i Bilbil Zekes, te cilit siç thote para kamerave i ati ja kishin bere trupin copa copa eshte vetem vrasja e radhes dhe eshte vrasje e mirfillte shteterore.Te dashur miq, duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se Bilbilit te ndjere denoj me ashpersine me te madhe torturat shtazore fizike dhe psikoligjike qe ushtrohet ndaj te burgosurve te varfer ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Mafise. Ju bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve sketerr te Shqiperise dhe te konsideroje aplikimin e nenit 4 te Konventes nderkombetare kunder Tortures dhe sanksionet e merituara per rregjimin e Edvin Mafise.Ju ftoj te ndiqni deshmine e babait te viktimes! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 25. Mai 2020

Video-skandal! Policët e Veliajt shtrijnë në tokë të riun dhe i marrin kanaçet, reagoimi I fortë I Berishës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video nga momenti kur policët bashkiakë në Tiranë dhunojnë një të ri të komunitetit rom.

Berisha shkruan në një postim në FAcebook se, ky është një banditizëm racist i narkobanditëve të bashkisë së Lal Plehut ndaj një të riu rom.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Banditizem racist i narkobanditeve te bashkise se Lal Plehut ndaj nje te riu rom! Turp! Krim!
Ai mblidhte shishe plastike per kafshaten e gojes. Narkohorrat i konfiskojne.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Mbrëma Doktor, mbrëmë në darkë dje në pallatet Yzberisht. Policia Bashkiake godet një qytetar Rom që mbushte kanaçe. Gjithë të mirat

Banditizem racist i narkobanditeve te bashkise se Lal Plehut ndaj nje te riu rom! Turp! Krim!Ai mblidhte shish plastike per kafshaten e gojes.Narkohorrat i konfiskojne.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbMbrëma Doktor, mbrëmë në darkë dje në pallatet Yzberisht. Policia Bashkiake godet një qytetar Rom që mbushte kanaçe. Gjithë të mirat.

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 25. Mai 2020

Thirrja e fortë e aktorit: Dilni shqiptarë, dilni patriotë! Bashkohuni të mposhtim gangsterllëkun

Aktori i njohur dhe një nga mbështetësit më të fortë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, Neritan Liçaj ka deklaruar nga Kukësi ku AMT ka zbritur për të mbledhur firma në kuadër të peticionit për rindërtimin e TK aty ku ishte dhe siç ishte, se forca popullore do të troiomfojë mbi arrogancën e pushtetit.

Liçaj tha se Zoti e ka dashur kur e ka krijuar këtë vend, ndërsa bëri thirrje për një zgjim të madh kombëtar kundër çdo politike arrogante majtas apo djathtas qoftë duke vlerësuar se mposhtja e frikës mposht përbaallë gangstereve të politikës.

“Kemi ardhur tek këta malsorë të mrekullueshëm, shiko sa male të bukura ka rrotull Zoti e ka dashur Shqipërinë kur e ka krijuar. Duhet dalë me e mbrojtur këtë vend sepse demokracinë e vërtetë e bëjnë shqipëtarët, duke mos duruar këtë lloj arrogance, është Shqipëria jonë dhe ajo nuk mbaron tek pragu i shtëpisë sonë. Duhet të tregojmë forcën tonë duke mposhtur frikën, gangsterizmin qeveritar që do bjeri përpara forcës qytetare. Besojmë në diçka përtej interesave tona personale.

Përfitojmë të gjithë ne, përfiton Shqipëria. Sa më tepër dalim aq më e pamposhtur bëhet kauza për demokracinë, çdo lloj pushteti, majtas e djathtas. Unë besoj se do ia dalim se e vërteta fiton, drita, e mira mbi gjithmonë mbi errësirën. Ky është mesazhi që do ta jap gjithë jetën sa të kem frymën. Dilni shqiptarë, dilni patriotë se forcën ne e kemi se jemi një popull i fortë dhe do e tregojmë deri në fund”, tha Liçaj.

Çarja përfundimtare e Ramës me Perëndimin

Nga Red VARAKU

Deklarata e drejtëpërdrejtë dhe aspak diplomatike e përfaqësueses së Presidentit Trump, ambasadores amerikane Yuri Kim, është ngjarja më e madhe politike në vend, sepse për herë të parë pas shtatë vjetëve akuzon Edi Ramën se po bën marrëveshje “prapa krahëve” të miqve dhe partnerëve tanë, në dëm të Reformës në Drejtësi dhe kundër interesit publik.

Ajo ishte si një injeksion në tru mbi vetë kryeministrin dhe propagandistët e rilindjes, të cilët për shkak të mpirjes, prej asaj dite po veprojnë dhe flasin përçart dhe kanë vetëm një merak për të cilin janë investuar deri në budallallëk: devijimin e mesazhit të ashpër dhe të prerë amerikan.

Ishte pikërisht devijimi i këtij mesazhi që e detyroi të shpallte të premten ndalimin për faljen e Bajramit, edhe pse e kishte të qartë se askush nuk do ta respektonte.

Kjo me qëllim hapjen e një debati të ri pikërisht në të njëjtën ditë kur ambasadorja shpalli hapur Edi Ramën si njeriu që kishte hyrë në një marrëveshje “prapa krahëve” për dështimin e Reformës në Drejtësi dhe Lulzim Bashën si udhëheqësi që duhet ndjekur.

Me të njëjtën taktikë vazhdon të flasë për zgjatjen e masave anti-covid të cilin e kanë ngrënë jo pak naivë, që kanë shpallur lloj lloj nismash për hapje. Kjo me të vetmin qëllim, devijimin nga mesazhi i ashpër i ambasadores amerikane.

Ndërkohë, propagandistët e tij janë vënë në një pozitë shumë të vështirë, sepse ata e dinë që deklarata e ambasadores ishte aq e qartë, sa nuk lejonte mundësi për spekulim dhe çdo përpjekje nuk do të diskretitonte vetëm kryeministrin, por edhe ata që në mënyrë krejt të pacipë tentojnë ta mbrojnë atë.

Por, duke qenë se paguhen për të shplarë trutë e njerëzve, ashtu si ato prostitutat që edhe pse të vjetra në moshë, sërish e provojnë të dalin në semafor, krejt pa logjikë i janë futur ta kthejnë deklaratën e saj në favor të kryeministrit.

Prostituimi shkon deri aty sa thonë që ambasadorja amerikane deklaratën e të premtes e kishte kundër Lulzim Bashës. Kjo tezë është aq idiote, sa fyen edhe më kokëtulët, sepse të gjithë e dëgjuam vetë Yuri Kim të përgëzonte nominalisht Lulzim Bashën për qëndrimin e tij.

Madje, ka disa trushpëlarë që thonë që opozita po tenton të bllokojë Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore nëpërmjet protestave për Teatrin. Në mos idiotësi, kjo është një çmenduri, sepse dihet që opozita nuk ka asgjë në dorë për t’iu imponuar kryeministrit për Reformën në Drejtësi. Ndërkohë, është botërisht e pranuar, që nëse egziston dikush që është i interesuar për Reformën Zgjedhore, ajo është opozita dhe Lulzim Basha.

Për ata që nuk e kanë të qartë, Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj menjëherë pas miratimit, është në thelb plotësimi i kërkesës kryesore të opozitës për zgjedhje të lira me një qeveri teknike dhe do të thotë dorëzim pushteti me procedurë. Pra, cila mendje idiote mund ta pranojë që opozita është kundër për përfundimin e Reformës Zgjedhore dhe për çfarë i duhet marrëveshja me një kalë të ngordhur kur dihet që fitorja e saj pritet të jetë e ngjashme me fitoren e saj në 1992?

Tani një gjë është e sigurtë. Nëse ka një njeri që ka ardhur në pushtet gjithmonë me marrëveshje në dëm të interesit publik, një njeri të cilit i rrezikohet pushteti me zgjedhje të lira dhe që ka dhënë prova që është gati të bëjë gjithçka për pushtet, përfshi dhe shitjen e gjakut të viktimave të 21 janarit, ai është Edi Rama.

Ndaj, është e qartë që ndërhyrja e Yuri Kim ua dogji në dorë skenarin palëve, që kishin rënë dakort “prapa krahëve” për deformimin e Reformës në Drejtësi dhe bllokimin e Reformës Zgjedhore, që nisi taktikisht nga Edi Rama me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në të njëjtën gjatësi vale me SHBA ka qenë ambasadori Soreca dhe ambasadorët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, dhe kjo e ka përforcuar dhe më shumë aksionin diplomatik të Yuri Kim, që do të thotë që SHBA dhe BE janë të koordinuara në mënyrë të përpiktë në operacionin për pastrimin e Shqipërisë nga plehrat.

Fatkeqësisht, Shqipëria vazhdon të mbetet një demokraci hibride dhe faktori ndërkombëtar është faktori më i rëndësishëm i ruajtjes së ekuilibrave demokratike në vend. Kthesa e tyre haptazi kundër kryeministrit dëshmon që vendimi për t’i flakur këto plehra në koshin e plehrave të historisë shqiptare është vendosur dhe këtë nuk mund ta ndalë dot më askush.

Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq! Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri është e keqja e vendit

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot me pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet.

Në një postim në faqen e tij sociale, Basha shkruan se, në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Reagim i plotë i kryetarit Basha

Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq. Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka parà, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri. “Po falimentojmë”, është ajo që dëgjova më shpesh sot nga pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet.

Është njësoj keq kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë. Në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e facebook-ut të Edi Ramës, as me gënjeshtrat e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër.

Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysëm mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës.

Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri dhe kryeministër është e keqja e vendit, e keqja e ekonomisë, është barra më e rëndë për ta.

Bineset anokohen për mbylljen e tyre nga Rama: “Po falimentojmë”, Basha: Eshtë e paligjshme. Bashkë do të bëjmë ndryshimin

• Basha takohet me bizneset në Tiranë, “Po falimentojmë”, “Nuk kemi mbështetje”, “Nuk ka lekë”. Bineset anokohen edhe për mbylljen e tyre me urdhër nga facebooku i Ramës. Basha: është e paligjshme. Bashkë do të bëjmë ndryshimin.

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME BIZNESE TË VOGLA NË NJËSINË 3, TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me dhjetëra biznese në zonën mes Brryllit dhe Xhamllikut në Tiranë, duke konstatuar përkeqësimin e gjendjes ekonomike nga dita në ditë për bizneset e vogla. Pronarët e tyre shprehen se pagesa shumë e vogël e dhënë nga qeveria, është e pamjaftueshme për të mbyllur shpenzimet e muajit, me taksa më të rritura dhe me fatura më të larta për ujin dhe energjinë.

“Jemi keq. Shumë keq, shumë shumë keq. S’kemi marrë as pagë lufte. Kam paguar të gjitha taksat, siguracionet, të gjitha. Çfarë mund të bëj me një kioskë kaq të vogël që e kaluan me TVSH?! Nuk kam marrë asnjë mbështetje. Xhiro është shumë e ulët, 60 -70% ulje.”- yha pronari i një dyqani të vogël.
.
“Mora një mbështetje, e cila nuk më del as për qeranë, 260 mijë lekëshin. Kisha punëtoren, detyrova ta heq sepse nuk e përballoj dot. Tani jam vetëm unë, nga mëngjesi deri në darkë. Do të shikoni vetë gjithë rrugës sesa e trishtë është situata, kanë mbyllur qepenin.- tha pronarja e një dyqani veshjesh.

“E kam dyqanin me qera, 200 mijë lekë. Shpenzimet e muajit më shkojnë 300 e ca mijë lekë bashkë me dritat, taksat, që vijnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për tre muaj mora vetëm 400 mijë lekë nga qeveria. Kam 40 vjet në këtë profesion, por ka ardhur kohë shumë e keqe. Njerëzit nuk kanë më fuqi. “ – i tha kryetarit Basha një këpucar.

Për shkak të pamundësisë për t’i paguar, shumë nga bzineset kanë larguar nga puna shumë njerëz, por një nga problemet e reja që ata kanë është drejtimi shtetit përmes facebook-ut të Ramës dhe ndalimi i biznesit në fundjavë. “Të mos na e mbyllë të shtunën e të dielën. Njerëzit që janë në punë dalin për të blerë të shtunë e të dielë. Pandemia është ose gjatë gjithë kohës ose nuk është fare, kështu që është non sens kjo”, theksoi e revoltuar pronarja e një biznesi të vogël” “Atëherë kur kemi më shumë punë, në fundjavë, del korona dhe duhet të futemi brenda. Pretendohet që gjatë fundjavës njerëzit shpenzojnë diçka, atëherë nuk na lejojnë”, u shpreh pronarja e një biznesi lulesh gjatë bashkëbisedimit me kreun e opozitës.

Basha: Duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka.

Biznesi: Epo mesa duket këtë qëllim ka qeveria, të shkatërrojë biznesin. Me statuse “Facebook”-u kujtohet te të lajmërojë në 21:30 të darkës. Unë e kisha bllok, detyrova ta zhbllokoja që të shihja statusin a mund ta hapja dyqanin nesër. Këtu jemi katandisur.

Basha: Kjo është totalisht e paligjshme. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë.

Biznesi: Duhet të zgjohet populli, se ndryshe…

Rënia e konsumit, mospasja e njërëzve është ajo që vënë re të gjithë tregtarët.

“Hyrja në dyqan zero. Ndërsa ishim në pandemi sigurimet shoqërore na I kërkonin. Taksat e bashkisë një më një. Xhiro zero. Nuk hyn njeri. Prishi rregullat e biznesit. Jemi drejt falimentimit. Do të mbyllen. sa do rezistojmë? Një muaj dy muaj, po pastaj?! + u shoreh e dëshperuar një kryefamiljare.

“Çfarë jepet është kot, sepse është dhe një qira për t’u paguar, është një kredi për t’u paguar. Kjo është e keqja se çdo klient që vjen, nuk futet brenda se nuk ka lekë. E vetmja gjë që thonë është “nuk kemi lekë. Ka rënë më shumë se gjysma e xhiros”. tha një tregtar, i cili ndau të njëjtin mendim me kreun e opozitës se këto janë shenjat e krizës, e cila do të thellohet, nëse biznesi do të vazhdojë të mos mbështete nga qeveria.

“Ndaj i thamë “jepu lekë njerëzve, që të mos bjerë konsumi, se po ra konsumi e ndjeni ju, po e ndjetë ju do ta përcillni në të gjithë zinxhirin e ekonomisë, do ta ndjejë pastaj edhe arka e shtetit.”- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës i inkurajoi bizneset e vogla të rezistojnë dhë së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet famikjeve shqiptare dhe vendit. “Mbahuni se kemi kaluar shumë të këqija, por ky e ka mendjen vetëm të zhvasë dhe të marrë, por gjërat do t’i ndryshojmë, nuk do t’i lëmë kështu në mëshirë të fatit”, u shpreh zoti Basha.

Akuzat ‘bombë’ të “The Economist” për Shqipërinë: Kjo është ëndrra e një diktatori, vendi më i varfër në Europë dhe më i korruptuar

“The Economist” shkruante së fundmi se pandemia po përdoret si mjet për rrëmbimin e pushtetit. Një mundësi që nuk po ngurron të përdoret as nga drejtuesit shqiptarë, ku rritja e varfërisë dhe niveli i ulët i demokracisë vetëm sa i shtojnë më shumë mjetet për përqendrimin e pushtetit dhe arritjen e synimeve me një fokus të ngushtë përfituesish. Jetojmë në Shqipëri! Është vendi që ka të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, me vetëm 30% të mesatares europiane dhe kjo përqindje nuk po ndryshon prej vitesh. Është shteti që, në pothuajse të gjitha renditjet, del i fundit, si për korrupsionin, ashtu dhe për qeverisjen, zbatimin e ligjit, shpenzimeve në shëndetësi, e me radhë lista është e gjatë dhe arrin deri te niveli i ulët i sofistikimit të bizneseve. Jetojmë në një vend, që ka një ekonomi aq të dobët, saqë kriza e nxori përnjëherë zbuluar, duke pasur pritshmëritë për rënien më të lartë në rajon, deri në 9%, sipas vlerësimit të fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Borxhi i lartë, të ardhurat e ulëta buxhetore, informaliteti, struktura e dobët e ekonomisë e varur te tregtia e shërbimet dhe mikro bizneset, kosto e lirë e fuqisë punëtore si avantazh kryesor konkurrues, mungesa e sofistikimit do të bëjnë që shqiptarët të ndiejnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e kësaj sëmundjeje që vetëm sa po e gërryen më tej këtë ekonomi të infektuar. Dhe në këtë Shqipëri të varfër, ku shumëkujt i ka sosur durimi (vitet e fundit është gjallëruar sërish emigracioni, duke na bërë të parët në botë për kërkesat për azil në raport me popullsinë), nuk mungojnë paradokset. Në dy muaj, që vendi ishte në karantinë dhe mijëra individë humbën vendet e punës dhe qindra biznese rrezikojnë mbylljen, vijuan të lulëzojnë ndërtimet, duke zënë çdo hapësirë që kishte mbetur e lirë. Në Shqipërinë e varfër nuk duket se kanë ndër mend të ndalen kullat luksoze që po shiten me 4,000 euro për metër katror, duke e bërë kryeqytetin shqiptar ndër më të shtrenjtët në Europë, në raport me fuqinë blerëse. Biznesi i vilave po lulëzon gjithashtu, në një tregues indirekt se pabarazia është shtuar dhe politikat ekonomike po funksionojnë vetëm në favor të një grupi të vogël. Banka Botërore vlerësonte në një raport të fundit se rritja ekonomike vitet e fundit nuk ka arritur të ulë varfërinë. Një rritje prej 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) e ka ulur varfërinë me 0.8% në 2013-2017, përkundrejt 1.2% që ishte ulur në periudhat e mëparshme, ndërsa në Serbi, për të njëjtën rritje, varfëria është reduktuar me gati 4%. Por, paradoksi më i madh është në orientimin e prioriteteve. Ky ishte momenti më i mirë për të ngritur debatin frytdhënës për orientimin e një modeli ekonomik të vendit, në përputhje me ndryshimet që po imponohen nga situata e krijuar nga COVID-19, duke kërkuar një kurë afatgjatë për ekonominë që do të çonte në një shërim gradual të saj. Teknologjia e Informacionit, riorientimi i eksporteve, zhvillimi i bujqësisë, rritja e konkurrueshmërisë do të mund të hapnin një perspektivë për kalimin e ekonomisë në një nivel tjetër, me vende pune më cilësore dhe më të qëndrueshme (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës). Por ajo që po shohim është përqendrimi i energjive e burimeve në fusha shterpë. Zgjidhja po mundohet të gjendet (apo më mirë situata po shfrytëzohet) për tema të tillë si legalizimi i kanabisit, një dukuri që nuk i solli ndonjë të mirë vendit. Amnistia është një tjetër strategji e diskutueshme, pasi rrezikon që të legalizojë, ndër të tjera, dhe paratë e krimit dhe të korrupsionit dhe përveç disa arkëtimeve në buxhet, në afat të gjatë nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar. Prishja e Teatrit është çështja tjetër që po konsumon shumë energji. Përtej debatit nëse duhej shembur apo jo ky institucion kulturor, koha, urgjenca dhe dhuna me të cilën u procedua nuk janë aspak të përshtatshme, teksa vendi është në emergjencën e COVID-19. Për më tepër, rendja drejt një kredie me garanci shtetërore për ndërtimin e tij, rrit barrën e borxheve për produkte jo të domosdoshme. “The Economist” shkruante së fundmi se pandemia po përdoret si mjet për rrëmbimin e pushtetit. “Autokratët e shohin katastrofën si mundësi për shfrytëzim. Bota është e shpërqendruar dhe publiku ka nevojë për shpëtim. Kjo është ëndrra e një udhëheqësi diktatorial”, shkruante revista, duke iu referuar sjelljes së disa liderëve. https://www.monitor.al/pandemia-si-mjet-per-rrembimin-e-pushtetit-kjo-eshte-endrra-e-nje-udheheqesi-diktatorial/ Një mundësi që nuk po ngurron të përdoret as nga drejtuesit shqiptarë, ku rritja e varfërisë dhe niveli i ulët i demokracisë vetëm sa i shtojnë më shumë mjetet për përqendrimin e pushtetit dhe arritjen e synimeve me një fokus të ngushtë përfituesish.

“Monitor”

Akademiku i përvishet Ramës: Po na kërkon atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm nuk…!

Nga Artan FUGA

Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet,

t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të …

vetë spastrohen!

Ndalohet mishi, jo vetëm i derrave!

Ndalohen pijet alkoolike, jo vetëm rakia!

Ndalohet tymosja!

Ndalohet dalja në plazhe!

Ndalohet …

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

Antibiotiku më i fuqishëm natyror që vret çdo virus

Si mjalti ashtu edhe hudhra kanë veti të fuqishme antibiotike që konsolidojnë sistemin tuaj imunitar.

Nga njëra anë, përfitimet e mjaltit me ujë të nxehtë përfshin dëbimin e të gjitha toksinave nga trupi juaj dhe nga ana tjetër, hudhra njihet që është një ushqyese me shumë më pak kalori.

Cilat janë përfitimet e mjaltit dhe hudhrës?

Ushqen lëkurën tuaj:

Një përzierje e hudhrës dhe mjaltit rinovon lëkurën tuaj dhe i jep një shkëlqim të përhershëm.

Kuron ftohjen e zakonshme dhe alergjitë:

Karakteristikat anti-bakteriale të mjaltit dhe hudhrës kurojnë të ftohtin e zakonshëm dhe alergjitë në pak ditë.

Forcon imunitetin:

Përzierja e hudhrës dhe mjaltit ndihmon në forcimin e imunitetit.

Përveç përfitimeve kryesore, përfitime të tjera të hudhrës dhe mjaltit përfshijnë menaxhimin e niveleve të kolesterolit tuaj, ndihmon në uljen e shanseve të sulmit në zemër dhe shumë më tepër.

Le të shqyrtojmë disa karakteristika të hudhrës dhe mjaltit për të ditur se sa mund të ndikojnë në trupin tuaj.

Hudhra përdoret pothuajse në të gjitha pjatat që përgatiten për t’i shtuar aromë atyre. Por, vetitë e hudhrës janë përtej të qenit një forcues i shijes. Hudhrat e papërpunuara janë shumë më tepër se kaq. Hudhra është përdorur që nga kohërat e lashta për të shëruar sëmundje të ndryshme. Kultura të ndryshme i përdorin për përfitime të ndryshme. Kinezët i përdorin për tretje dhe çrregullime të frymëmarrjes dhe në kulturën romake përdoren për çrregullime gastrointestinale dhe zvogëlojnë sëmundjet e kyçeve.

Përbërësi jetik përgjegjës për vetitë magjike të hudhrës është alliin. Kur kafshoni në hudhër, alliina vjen në kontakt me trupin tuaj dhe bëhet alicinë e cila ka veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Ky përbërës ruhet në hudhër kur e keni të papërpunuar. Pasi të shtoni hudhrat në përgatitjen e ushqimit tuaj, ju prireni ta shkatërroni këtë përbërës dhe vetitë e tjera shëruese duke e ngrohur atë. Hudhra ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit, trajton ftohjen e zakonshme dhe forcon sistemin tuaj imunitar.

Mjalti është përdorur si ilaç natyral që nga kohërat e lashta. Ai ka veti ushqyese dhe medicinale që e bëjnë atë ilaçin perfekt natyror. Ju duhet të mendoni se çfarë e bën mjaltin një gjë kaq të bukur? Përgjigja është antioksidantët dhe enzimat e pranishme në mjaltë, gjithashtu mineralet që ai përmban si magnez, fosfor, kalcium, hekur, zink, kalium, vitaminë B6, niacin, thiamin etj.

Tani imagjinoni, efektin madhështor në trupin tonë kur marrim një përzierje mjalti dhe hudhra. Përfitimet nga ky kombinim janë të shumëfishta.

Si ta përgatisni këtë përzierje?

Gjërat që ju nevojiten:

-12-13 kokrra hudhër

-Një filxhan mjaltë (afërsisht 335g)

-Një kavanoz i vogël me kapak të shtrënguar.

Procesi:

-Merrni 12 kokrrat e hudhrës dhe qërojini.

-Vendosni në kavanoz.

-Hidhni ngadalë gotën e mjaltit në kavanoz.

-Hiqni flluska të bllokuara nga ajri, nëse ka me një lugë.

Sigurohuni që hudhrat të jenë zhytur plotësisht në mjaltë.

-Mbulojeni përzierjen me kapak dhe lëreni atë për disa ditë.

-Pas disa ditësh, hapeni kapakun dhe përdoreni çdo ditë për të dëshmuar rezultate të shkëlqyera në trupin tuaj.