25.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Rilindja e Matit e pa votuar, “kap mat” Mbretin Zog…

Nga Denisa VATA

Gjëja e parë që më vjen në mend si artiste kur shoh Mbretin të rrethuar me kangjella varresh është:

1.A i ka vdekur emri Mbretit Zog???

2.A kanë dalë mbretër të rinj tani???

3. A mundet të rrethohet me hekur një vepër arti që nuk ka marrë pjesë hekuri në ndërtimin e tij??

Do ta mirkuptoja Bashkinë Mat nëse kangjellat janë vënë për të mbrojtur Mbretin nga desantë ajror (parashutistë). Pra armiku që vjen nga ajri të ngulet në kangjellë.

Komunistët kurrë nuk mund ta “kapin mat” Mbretin!

Prokurori milioner i pushtetit nuk pyet për rregulla, hap resortin të shtunën, askush nuk e prek

“Mai Tai”, resorti dhe hoteli që administrohet nga familaj e ish-prokurorurit të Tiranës, Petrit Fusha, ka qëndruar i hapur këtë fundjave, pavarësisht urdhërit të prerë të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se e shtuna dhe e diela do të jeën të izoluara për zonat e kuqe dhe ushqimoret me farmacitë janë të vetmet biznese që do të qëndrojnë hapur, vetëm ditën e shtunë.

Por siç duket, kjo gjë nuk është e thënë që të zbatohet plotësisht nga të gjithë qytetarët, të paktën, jo nga ata që nuk i zë ligji.

Siç është edhe rasti konkret, “Mai Tai”, ka qëndruar hapur ditën e shtunë. Kjo gjë shihet edhe nga fotoja e publikuar nga JOQ, kur përmes llogarisë zyrtare në Instagram, resorti në fjalë, nuk trembet të tregojë hapur që ka shkelur ligjin.

Sipas JOQ, resortin në fjalë e menaxhon vetë djali i Petrit Fushës.

Petrit Fusha dha dorëheqjen si prokuror në muajin mars të vitit të kaluar, teksa ishte në pritje të caktimit të datës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar hetimit të trefishtë të Vettingut.

Po kush është prokurori Fusha?

Petrit Fusha, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshkja. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, pastaj është tranferuar në Shkodër për t’u rikthyer më pas në Tiranë. Prokurori Fusha ishte duke pritur caktimin e datës për t’ju nënshtruar sistemit të Vettingut.

Për opinionin publik, prokurori Fusha njihet si personi që ka hetuar para disa vitesh dosjen e Ardit Gjoklajt.

“Dosja.al”

Thirrja e epidemiologut: Shkoni në plazhe, virusi vritet në 30.6 sekonda

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë epidemiologu shqiptar Ilir Aliahmeti. Ai ka folur më gjatë për koronavirusin dhe na ka qartësuar disa pikëpyetje që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës në lidhje me vazhdimesinë e jetës sonë normale, plazhit dhe lirisë pas kësaj pandemie.

Arjon Muça: A do shkojmë në plazh këtë verë?

Ilir Alimehmeti: Ky virus nuk mbijeton dot lehtë në ambjentet e jashtme, pra ky kërkon person. E vetmja situatë është kontakti person me person në grumbullime të mëdha që do të thotë në 50 veta e lart sidomos në ambjente të mbyllura.

Në plazh distancat janë të mëdha, temperaturat janë të larta, lagështia është e lartë, kripa është një antibakterial dhe antiviral i natyrshëm.

Arjola Shehu: Po diskutohej se merrej edhe përmes ujit.

Ilir Alimehmeti: Nuk ka asnjë evidencë që thotë se merret përmes ujit, madje evidenca që ne kemi është që në 2% tretësirë kripë, virusi zhduket për një minutë. Adriatiku jugor është 3,8-3,9 % kripë ndërkohë që Joni është 3,7-3,8 % që do të thotë në 30.6 sekonda vritet koronavirusi në Adriatikun jugor dhe 32.3 sekonda në Jon. Nëse futet një njeri i infektuar në det nuk infekton të tjerët. Kjo ishte vetëm kripa, nuk thamë gjë për tempëraturën, rrymat dhe jodin.

Virusi qëndron mirë në 4 gradë celcius, kush nga ju shkon të lahet në një det me këtë temperaturë? Temperatura e Adriatikut dje ishte 18.9 gradë celcius, e Jonit 19 gradë celsius. Në 24 gradë virusi pothuajse zhduket menjëherë. Kjo është ajo çfarë thotë fizika dhe kimia.

Arjola Shehu: Pra ju nëse do e kishit në dorë do e lejonit që plazhet të hapen dhe të zhvillohet normalisht pjesa e turizmit?

Ilir Alimehmeti: Patjetër, e vetmja gjë duhet mos lejimi i grupimeve sidomos në ambjente të mbyllura.

Askush nuk e ka shkatërruar vendin, historinë dhe identitetin e tij, përveç rilindasve talebanë

Nga Ilir ALLKJA

Një miku im më pyeti se përse isha aq i pezmatuar nga shembja e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që vendi ka plot halle si papunësi, varfëri, korrupsion etj…

Unë po spjegoj për ndjekësit e mij arsyet personale përse më dhemb aq shumë shembja e Teatrit Kombëtar.

Kur isha fëmijë mezi prisja të premten mbrëma për të parë “Teatri-n në Ekran”, e aty nuk kishte vetem shfaqje të realizmit socialist por edhe vepra të dramaturgëve më të mëdhenj të botës së lirë.

Kur erdha në Tiranë në vitet ’80 argëtimi i vetëm në fundjavë ishin kinematë, të cilat Edi Rama i ka shembur e ka ngritur pallate në vend të tyre dhe Teatri, ku artistët e kohës performornin nga dramat e Shekspirit deri tek komeditë e Servantesit.

Të hënën paradite studentët më krenar ishin ata që kishin qenë në Teatër, dhe kjo ishte plotësisht e ligjshme.

Arsye tjetër madhore e zemërimit tim ndaj pushtetit të rilindjes është shkaterrimi i historisë së Tiranës.

Unë në Tiranë kam kaluar rininë, dhe vërej me trishtim se nuk gjej kujtimet e mija, rrugët e sheshet janë ndryshuar, shtëpitë, atraksionet, godinat e vjetra janë shembur!
Kjo nuk ka ndodhur askund në botën e qytetëruar.

Në Durrës pothuaj jam rritur, e mua më dhemb shumë shkatërrimi i tij.

Në dhejtor të 2015 më bëri përshtypje një çezmë e thjeshtë në Seville, e cila ruhej në mes të qytetit që nga viti 1927, ndërsa rilindasit shkaterruan shatrivanin e mrekullueshëm që datonte po vitin 1927.

E pra miku im, unë kam shëtitur në plot vende nga Stambolli e deri në Cadiz, nga Budapesti deri në Bruksel e askush nuk e ka shkatërruar vendin, historinë dhe identitetin e tij, përveç rilindasve talebanë të Shqipërisë.

Ti më thua “ka qenë teater i komunistëve”, ndërkohë që Teatri ishte vepër evropiane, projektuar e ndërtuar nga italianët, megjithatë, unë po të tregoj se kam ndenjur me orë të tëra në radhë për të vizituar Altare delle Patria, vepër e Mussolinit, dhe ja vlente të prisje po aq sa për muzeun e Vatikanit.

Unë do të doja që të ruhej i paprekur edhe burgu i Spaçit, si kujtesë e hidhur historike. Jam i sigurtë që do t’ju vlente brezave !

Shkatërrimi i historisë nga talebanët rilindas ka vetëm një qëllim: shuarjen e identitetit kombëtar !

Në themel të komunizmit si filozofi qëndron shembja, e gjeni të shprehur në hartimin e Qemal Stafës, bashkëpunëtor i afërt me Enver Hoxhën : “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë. Nji jetë e re po lulëzon gërmadhash”

Një vend pa të shkuar nuk mund të ketë të ardhme, e nëqoftëse kjo për shumëkënd nuk ka problem, mua më dhemb, më vret !

Sot në orën 17:00 protestë në Kukës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizon protestën sot në orën 17:00 në Kukës.

“Sot, në #Kukës, për të firmosur #peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu sic ishte, atje ku ishte.

Në orën 17.00, para Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizon protestën e rradhës.

Eja, Firmose edhe ti!
#UnëJamTeatri”

2,5 miliardë euro gjoba e skizofrenit sadist të Surrelit për shqiptarët!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, humbjet mujore te ekonomise shqiptare nga mbyllja per shkak te koronavirusit, sipas specialisteve vendas dhe te huaj jane minimalisht 1,25 miliarde euro. Keshtu, qe gjate ketyre tre muajve ekonomia shqiptare ka humbur afersisht rreth 3,7 miliiard euro.Kjo humbje eshte edhe me e madhe po te shtojme ketu efektet afatgjata nga humbjet e kontratave te prishura.

Une jam i bindur se mbyllja ne muajin mars me njohurit e asjaj kohe per pandemine dhe virusin e saj ishte e domosdoshme.

Por vazhdimi i mbylljes ne muajit prill dhe maj ishte kriminale dhe shkaterrimtare.

Pse kjo?

Kjo sepse qe nga fundi i marsit doli e qarte se ecuria e pandemise ne 90% te vendeve te botes ishte ajo e nje gripi te zakonshem dhe dallonte si nata me diten nga ecuria e saj ne 10 perqind te vendeve te tjera si Italia, Franca, Mbreteria e Bashkuar, SHBA etj.

Ne kete grup prej 90 perqind te vendeve me pandemi sipas statistikes se Matesit Boteror te Coronavirus ne 145 vende doli e qarte se pandemia pati nje vdekshmeri per 1 milione banor me te ulet se sa Shqiperia, pra nje vdekshmeri fare te zakonshme per nje epidemi gripi jo problematike.

Keshtu vdekshmeria ne keto vende ishte 40-80 here me e ulet se sa ne 10 perqind e vendeve te tjera te pandemise.

Por cilat jane shkaqet e kesaj difrence midis dy grupeve prej mesatarisht 60 heresh ne vdekshmerine per 1 milione banor kjo mbetet per tu studiuar nga shkencetaret.

Por per Shqiperine, te vazhdosh mbylljen e ekonomise edhe pas konsolidimit te kesaj diference do te thote te kryesh nje krim te permasave shkaterruese te nje lufte, do te thote te shkaterrosh me qellim dhe me doren tende ekonomine dhe vendin tend.

Kjo mbyllje kriminale e skizoidit sadist eshte akti me shkaterrimtar ekonomik per Shqiperine pas hiperkolektivizimit te Enver Hoxhes.

Kjo mbyllje perben terrorin me te madhe psikologjik, dhunimin me te rende te lirive dhe te drejtave njerezore te shqiptareve qe nga vitet 1944-1954 te diktatures hoxhiste.

Prandaj dhe nje here ju bej thirrje qytetareve shqiptar te hedhin ne kosh te plehrave cdo udhezim dhe perpjekje per ndalim dhe bllokim apo ndryrje te tyre dhe veprimtarive, bizneseve te tyre si kusht per te shpetuar veten dhe vendin nga urrejtja patologjike shkaterrimtare e nje skizofreni sadist, i cili, njelloj siç i gezohet zjarrit manjaku zjarrevenes, i gezohet shkaterrimit te ekonomise dhe pasojave te ketij shkaterrimi mbi shqiptaret i gezohet dhimbjeve dhe vuatjeve qe u shkakton shqiptareve! sb

Biznesi pret ndihmë, Edi Rama ofron sërish izolim

Nga Bardh SPAHIA

Pasi fabrikoi shifrat, nuk bëri testet e duhura, e përdori pandeminë COVID për të bërë tendera sekretë me cmime stratosferike, dogjën e vodhën dokumente për të zhdukur provat nga hetimi i SPAK, shembi godinën e rradhës të trashëgimisë së këtij qyteti, Teatrin Kombëtar, Edi Rama po vazhdon të abuzojë në mënyrën më skandaloze me rolin e vet. I vetmi individ që “parashikon” dy javë para se Covid do jetë problematik e dy fundjavat e ardhshme do jenë sërish pa lëvizje automjetesh!

Dhe si të ishte ndonjë kryetar fisi në një vend të harruar të Afrikës, si lugat të dielën në darkë jep udhëra verbalë nga Surreli. Kaq shumë i shijon të torturojë qytetarët e vet, sa nuk merr mundimin as t’i japë aspektin formal veprimeve të tij: me akte ligjore e nga zyra për të cilën paguhet. Dhe këtë e bën ndërsa asnjëherë në këto dy muaj nuk ka raportuar se cfarë ka bërë konkretisht gjatë pandemisë, përvec izolimit të njerëzve.

I vetmi kryeministër që vazhdon të shkatërrojë ekonominë e vendit duke izoluar qytetarët e penalizuar bizneset! I vetmi kryeministër që po i le në fatin e vet bizneset, ndërsa paratë e taksave të rritura i përdor për luksin e fasadës e për të kënaqur oligarkët pranë vetes! I vetmi kryeministër, që në vend që të gjejë rrugëzgjidhje për rrënimin ekonomik që vetë shkaktoi, investohet se si t’i izolojë edhe përtej pandemisë shqiptarët, të dielave.

Mendësia e diktaturës në një mendje të pamjekuar po sjell pasoja, që shqiptarëve do t’u duhen shumë vite për t’i kapërcyer. Çdo minutë në karrigen e kryeministrit, Edi Rama sjell dëme që do duan shumë kohë të riparohen. Edi Rama duhet shporrur, sa më shpejt aq më mirë për të gjithë!

Skandali/Skema e grabitjes së tokës së 10 pronarëve të Tiranës për ndërtimin e kullës te 15 katëshi

Esmeralda Keta

Kur fadromat e bashkisë mbërritën herët në mëngjesin e 5 shtatorit 2016 për t’i prishur shtëpinë, Jolanda Axha Niça – ose nana Landa, siç e thërrasin familjarët, nuk i kishte bërë ende plaçkat gati.

“Shpirti im m’a di si dola nga ajo shtëpi,” kujtoi Jolanda gjatë një interviste në prill. “Rrobat na i hodhën me nxitim mbi një kamion… ç’të të them. Qava!” shtoi ajo.

Shtëpia e Axhës ndodhej pas hotel Tirana International, në hyrje të rrugës së Dibrës. E ndërtuar në vitin 1934 –ajo ishte dikur adresa e së famshmes librari “Flora’ dhe në vitin 2015 u shpall monument kulture i kategorisë së dytë.

Megjithatë, vendimi që e njihte shtëpinë e Axhës si pjesë të trashëgimisë kombëtare nuk e shpëtoi atë nga fadromat e bashkisë së Tiranës, e cila në vitin 2016 vendosi të shembte gati një duzinë shtëpish historike në qendër të kryeqytetit me argumentin e ndërtimit të Unazës së Vogël si dhe zhvendosjes së përkohshme të nënstacionit elektrik pas hotel Tiranës.

Ndërsa shtëpitë u prishën për t’i hapur vend nënstacionit, zhvendosja e këtij të fundit i hapi rrugën projektit privat për ndërtimin e njëkulle 33 katëshe ngjitur me fasadën e 15-katëshit, ndërkohë që familjet e shpronësuara – shtëpitë e të cilave u shemben tre vjet më parë, presin ende për dëmshpërblimin financiar të pronave të humbura.

“Ky nënstacion është provizor, si mund t’ia marrësh pronën tjetrit pakthim?” pyet i irrituar Iljaz Këllezi, njëri nga trashëgimtarët e familjes Këllezi që humbi disa prona nga zhvendosja e nënstacionit.

BIRN intervistoi ish-banorët e shtëpive të shembura, të cilët u ankuan se pronat e tyre janë vjedhur, se shpronësimet u përcaktuan nga qeveria në shkelje të ligjit dhe se vlerat e përcaktuara janë shumë më të ulëta se çmimet që ofron tregu për qendrën e Tiranës.

Një pjesë e banorëve ka ngritur padi edhe në Gjykatën Administrative, por për shkak të mbingarkesës së kësaj gjykate me dosje, ankesat e tyre nuk kanë marrë ende një zgjidhje ligjore.

E pyetur nga BIRN, bashkia e Tiranës deklaroi se shpronësimi kishte ardhur si pasojë e projekteve me interes publik, ndërkohë që shtoi se dëmshpërblimet janë vonuar për shkak të problemeve në dokumentacion.

“Sqarojmë se prishja dhe shpronësimi i tyre është bërë në kuadër të një projekti publik të miratuar,” tha bashkia në një përgjigje me shkrim.

Ndërkohë Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës i tha BIRN se zhvendosja e nënstacionit elektrik është kërkuar nga Bashkia Tiranë.

“Nënstacioni elektrik Qendër 110/20 kV, është vendosur në pronën e Bashkisë Tiranë me kërkesën e kësaj të fundit, pasi në vendin ku Nënstacioni ushtronte aktivitetin, kalonte gjurma e projektit të ndërtimit të unazës së vogël të Tiranës,” deklaroi MEI nëpërmjet një përgjigje me shkrim.

Konfiskim i pastër

Shpronësimi dhe shembja e pronave të 10 familjeve tiranase – përfshirë familjet Këllezi dhe Axha zuri fill në shkurt 2016, kur bashkia e Tiranës filloi ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit dhe zhvendosjen e ‘përkohshme’ të nënstacionit elektrik, që ndodhej pas hotel Tiranës.

Për realizimin e këtyre dy projekteve publike u shpronësuan 49 prona, nga të cilat 10 prona u prekën nga zhvendosja e nënstacionit elektrik, që do të qëndrojë provizorisht në adresën e tij të re, pasi projekti parashikon që ky nënstacion të “strehohet” përfundimisht nëntokë, poshtë parkut të ri të autobusëve pas Pallatit të Kulturës.

“Do të ndodhin disa investime në këtë hapësire. Nëntokë do të kemi një nënstacion të madh, për të përballuar nevojën për energji elektrike për zonën. Ndërsa mbi sipërfaqe do të jetë stacioni i autobusëve,” deklaroi kryetari i baskisë Erion Veliaj në shkurt të këtij viti kur u prish hotel Vjosa.

Nga të dy projektet zhvillimore të bashkisë së Tiranë, familjes Këllezi iu prekën 4 prona në total. Një prej tyre ishte edhe shtëpia 2-katëshe e Iljaz Këllezit, e ndërtuar në vitin 1927.

“Ishin dy shtëpi, njëra dykatëshe dhe njëra njëkatëshe së bashku me oborret përreth, me një sipërfaqe totale 558 m2, por edhe 3 vite pas shembjes, ne trashëgimtarët kemi marrë paratë e dëmshpërblimit vetëm për 81 m2,” tha Iljazi. “Ne kërkojmë të dëmshpërblehemi për 447 m2, në të kundërt ky nuk është veçse një konfiskim i pastër i pronës në ditët e demokracisë,” shtoi ai.

Iljaz Këllezi është një nga 31 trashëgimtarët e Mehmet Këllezit, një tregtar i njohur i lëkurëve në Tiranën e viteve ‘30-‘40, i cili zotëronte disa shtëpi në zemër të Tiranës. Sipas Iljazit, 4 nga shtëpitë e lëna trashëgimi nga Mehmet Këllezi ishin shtetëzuar gjatë regjimit komunist, ndërsa në dy të tjera jetonin trashëgimtarët, përpara se bashkia t’i shembte ato në vitin 2016 për të vendosur stacionin elektrik.

Për shpronësimin e pronarëve – pronat e të cilëve u prekën nga dy projektet e bashkisë së Tiranës, Këshilli i Ministrave nxori dy vendime në vitin 2016, me nr. 236 dhe nr. 629. Megjithatë, tre vite më vonë, shumica e familjeve të shpronësuara nuke kanë marrë ende pjesën më të madhe të parave të dëmshpërblimit nga Bashkia e Tiranës.

Familja Këllezi nuk është e vetmja që nuk është dëmshpërblyer ende për pronat e humbura në vitin 2016. Trashëgimtarët e familjeve Kore, Gjerazi, Buli, Trebicka, Axha, Gëdeshi dhe Buneci thonë se nuk i kanë marrë ende të gjitha paratë, ndërkohë që 18 prej tyre kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative të Apelit kundër vendimit të qeverisë që përcakton çmimin e shpronësimit të pronave të tyre, duke e cilësuar çmimin e shpronësimit të paligjshëm.

Rrugën ligjore e ka ndjekur edhe familja Këllezi, por Iljazi ankohet se gjykatat e ndikuara nga pushteti i kryetarit të bashkisë, nuk i kanë trajtuar drejt paditë e tyre.

“Ne kemi bërë tre gjyqe dhe asnjë nuk kemi fituar. Jemi ankimuar pranë Gjykatës së Apelit për të tre këto vendime, por nuk kemi asnjë përgjigje,” tha ai, duke nënvizuar se edhe kërkesat për ta përshpejtuar gjykimin për shkak të moshës së thyer të disa prej bashkëpronarëve kanë rënë në vesh të shurdhër.

“E si mund të fitojmë ne kur ErionVeliaj del në protestë kundër gjykatave – e kuptoni se çfarë presioni që u bëhet,” tha Iljaz Këllezi, duke kujtuar rastin e vitit 2016, kur kryetari i bashkisë së Tiranës organizoi protesta kundër një vendimi të Gjykatës Administrative.

Bashkia e Tiranës pranoi për BIRN se vetëm një franksion i pronave të shpronësuara tre vjet më parë në qendër të Tiranës ishte kompensuar. Të dhënat e ofruara tregojnë se bashkia ka paguar vetëm 0.8 % të parave që u detyrohet pronarëve.

“Vlera e përgjithshme e vendosur sipas VKM nr.629 është 98.355.494 lekë, për të cilat është bërë pagesë në vlerën e 812,557 lekëve,” tha Jonida Haliti, Drejtore e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar pranë Bashkisë Tiranë.

“Vlerat e mbetura pa likuiduar nga ana e Bashkisë Tiranë vijnë si rezultat i mungesës apo problematikave në dokumentacion,” shtoi ajo.

Kulla në vend të nënstacionit

Sipas Bashkisë së Tiranës, sipërfaqja e shpronësuar në vitin 2016 për ndërtimin e Unazës së Vogël është 6105 m2 truall, ndërkohë që për projektin e dytë, atë të zhvendosjes së nënstacionit elektrik u shpronësuan 1495 m2 truall.

Nënstacioni ka zënë megjithatë gati gjysmën e truallit të shpronësuar- rreth 751.6 m2, ndërkohë që pjesa tjetër e tokës është përdorur për lulishte.

Zhvendosja e nënstacionit elektrik, i vendosur që prej vitit 1999 pas 15-katëshit, u bë për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kulle 33 katëshe me 4 kate nëntokë, që do të jetë vazhdimi i hotel Tiranës dhe që është planifikuar të ndërtohet ngjitur me fasadën veriore të tij.

Leja për ndërtimin e kësaj kulle të re shumëkatëshe në qendër të Tiranës u miratua nga Këshilli Kombëtar i Territorit në prill të 2017-ës dhe në dokumentin e rregullores së veçantë parashikohet se në gjurmën prej 1880 m2 të ketë një sipërfaqe ndërtimore prej 32 mijë m2 katrorë të objektit mbi tokë.

Ngjitur me Hotel Tiranën- aty ku aktualisht ndodhen disa shtëpi të vogla dykatëshe me dyqane buzë rrugës, në qershor të 2018-ës u dha një tjetër leje ndërtimi për një kullë 85 metra të lartë. “Tirana’s Rock” do të jetë një objekt banimi dhe shërbimi me 25 kate mbi tokë dhe 5 kate parkim nëntokësor.

Kullat shumëkatëshe që janë miratuar përqark sheshit “Skënderbej’.

Kryetari i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi i tha BIRN se shpronësimi i familjeve tiranase me qëllim vendosjen e përkohshme të nënstacionit elektrik, ndërkohë që në gjurmën e tij do të ndërtohen kulla shumëkatëshe është një veprim i dyshimtë që fsheh interesa private.

“Termi interes publik është bërë si llastik, i cili hapet e mbyllet sipas nevojës së ligjvënësve,” tha Vorpsi. “Kjo është një vjedhje e hapur me ligj, që po u bëhet pronave dhe qytetit të Tiranës nga bashkia e Tiranës, nën okelion e interesit publik,” shtoi ai.

Kulla pas hotel Tiranës do tëndërtohet nga firma e ndërtimit “Geci” dhe ka një koeficient shfrytëzimi prej 75 % të sipërfaqes, përfshirë këtu edhe godinën ekzistuese, ndërsa kulla Tirana’s Rock do të zërë 95% të truallit – duke shënuar një rekord të ri negativ për planifikimin urban në Tiranë.

Ish-këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, njëherazi doktor shkencash në planifikim urban, Besnik Aliaj thotë se një koeficient kaq i lartë shfrytëzimi i truallit të ndërtimit në qendër të Tiranës –ndonëse nuk ndalohet me ligj – bëhet në kurriz të hapësirës publike.

“Ai mund të dojë të shfrytëzojë edhe 100% të truallit, por prandaj ka politika zhvillimi urban dhe planifikimi,” tha Aliaj.“E në këtë rast askush nuk po pyet të krijojë hapësira publike, por se si të përfitojë nga hapësirat publike,” shtoi ai.

Aliaj ngre dyshime se lufta e madhe e kryeministrit Edi Rama për kthimin e sheshit Skënderbej në një zonë pedonale bazohej në interesa private për të ndërtuar në kurriz të hapësirave publike.

“Sheshi nuk është për qytetarët, por në shërbim të atyre që përfitojnë këto leje ndërtimi, sepse sheshi shërben si rrugë për kullat e tyre,” tha ai.

Myrshit Vorpsi ngre gjithashtu dyshime se zhvendosja e përkohshme e nënstacionit elektrik është një skemë e pastër abuzive,nga e cila përfiton investitori, por jo pronari i tokës.

“Nëse je pronar në Tiranë dhe vjen një firmë ndërtimi që ka interes për të ndërtuar, zakonisht pronari i truallit merr 40-45% të sipërfaqes së ndërtimit, por nëse vjen shteti është hall,” tha Vorpsi.

Vorpsi shtoi se edhe në këtë rast, “shteti nuk po sillet ndershëm me pronarët, sepse ia merr për një qëllim tjetër dhe pastaj i ndryshon destinacionin”, skemë të cilën ai e quan “grabitje”.

‘Prona është e shenjtë’

Shtëpia e Jolanda Axhës përpara se të shembej nga Bashkia në vitin 2016.

Pronarët e prekur nga dy projektet e bashkisë së Tiranës kundërshtojnë jo vetëm mënyrën se si u bë shpronësimi, por edhe vlerën e dëmshpërblimit për një tokë në zemër të Tiranës – 67 mijë lekë m2 i truallit dhe 101 mijë lekë m2 i ndërtesës.

“Pse dëmshpërblim është ai,”pyet Bujar Kore, njëri nga trashëgimtarët e familjes me të njëjtin emër. “Edhe sikur të na i japë bashkia, ne nuk i duam ato lekë,” shton ai.

Si shumë nga ish-pronarët që prona iu shpronësua nga zhvendosja e ‘përkohshme’ e nënstacionit, Kore shpreson se vendimi i bashkisë do të anulohet me zhvendosjen përfundimtare të tij.

“Ne kemi një marrëveshje me një ndërtues dhe kemi shumë shpresa që ky vendim i bashkisë do të korrigjohet pas largimit të nënstacionit,” tha Kore.“Ne do të marrim atë që na takon, pasi bëhet fjalë për një pronë në qendër të Tiranës, e këtu prona nuk vlen 67 mijë lekë, sa na e ka dhënë bashkia, por shkon 2 mijë e 3 mijë euro metri,” shtoi ai.

Mariana Buneci, 79 vjeç, ndjen akoma nostalgji teksa kujton kohën kur myslimanë e ortodoksë mblidheshin të gjithë bashkë, sapo binte kambana e Kishës së Ungjillëzimit që dikur ngrihej në vend të hotel Tiranës.

“Kemi kaluar kohë të mrekullueshme, duket e pabesueshme që na i morën të gjitha,” kujton trashëgimtarja e familjes Buneci.

Ajo tregon se çështjen po e ndjekin vëllezërit e saj, megjithatëka pak shpresa se mund të marrin një dëmshpërblim të denjë.

“Paratë ende nuk i kemi marrë nga bashkia, por as nuk i duam,” tha ajo në një intervistë me telefon, pasi për shkak të moshës e ka të vështirë të lëvizë.

“E vetmja shpresë e jona është që ta marrë pronën ndërtuesi që na ka premtuar. Nëse e merr ai, ne jemi të fituar,” shtoi Mariana.

Ngjashëm me Marianën, edhe Jolanda Axha e kujton me nostalgji shtëpinë në brinjë të hotel Tiranës, e ndërtuar në vitin 1934. Nana Landa i tha BIRN se “dënimi me vdekje’ i shtëpisë së saj zë fill në shkurt 2016, kur edhe u miratua projekti për ndërtimin e Unazës së Vogël.

Fillimisht familja Axha është njoftuar se projekti i Unazës së Vogël i prekte vetëm 4 m2 të pronës – bazuar në VKM-në 236 të nxjerrë nga Këshilli i Ministrave, po më vonë morën vesh që veçmas projektit të Unazës do të zhvendosej edhe nënstacioni elektrik pas hotel Tiranës.

“Sapo na erdhi letra, të gjithë trashëgimtarët u bënë bashkë dhe i bënë një kërkesë bashkisë që ta prishnim vetë atë pjesën prej 4 m2 që na kapte shtëpinë, por pa cënuar godinën,” tregoi ajo.

“Por në vend që të merrnim një përgjigje, morëm “mandatën e zezë,’ pasi na erdhi letra tjetër sipas të cilës bashkia na kërkonte të gjithë pronën tonë për nënstacionin”, shtoi Axha.

Që nga shembja e shtëpisë tre vjet më parë, familja Axha ka jetuar me qira duke paguar 35 mijë lekë në muaj, ndërkohë që nuk e ka marrë ende dëmshpërblimin nga bashkia për pronën e humbur.

“Unë kam lindur aty, edhe baba, edhe gjyshi im aty kanë lindur… në atë shtëpi kisha gjithë jetën. Ishte e vjetër, por ishte shtëpia ime,” i tha Axha BIRN. “Na i morën të gjitha, shtëpinë, tokën, kishim edhe një dyqan 40 m2 që e kishim dhënë me qira…ndërkohë që as lekët nuk na i kanë dhënë, as prona s’kemi, dhe mezi ia dalim të paguajmë qiranë e shtëpisë,” shtoi ajo.

Trashëgimtarët e familjes Këllezi janë edhe më të prekurit nga shpronësimet e bashkisë së Tiranës për ndërtimin e Unazës së Vogël dhe zhvendosjen e përkohshme të nënstacionit elektrik.

Ish-inxhinieri, i cili pas viteve ‘90 ia ka kushtuar gjithë jetën përpjekjeve për të marrë pronat e familjes, rrëfen se kalvari në të cilën i është dashur të ecë ka qenë shumë dekurajues dhe i mundimshëm, por pavarësisht kleçkave ligjore ku e kanë futur institucionet, refuzon të heqë dorë nga e drejta për të trashëguar pronën.

“Ka ardhur pushteti komunist në Shqipëri, që thotë se prona është marrë për të mirën e të gjithëve,” ankohet ai.“Po e drejta jonë ku është, a nuk duhet të dëmshpërblehemi së paku,” pyet Iljazi.

Në të njëjtën situatë gjenden edhe trashëgimtarët e familjeve Buli dhe Trebicka, të cilët po ashtu kanë humbur një pronë të kushtueshme nga projekti i bashkisë së Tiranës për të zhvendosur nënstacionin elektrik. Tre vite më pas, ende janë në pritje të dëmshpërblimit për pasurinë e tyre dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga 30 milionë lekët që u takojnë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave.

“Është absurde, por ne ende nuk kemi marrë asgjë. Nuk e di çfarë shteti është ky,” tha një prej trashëgimtarëve që refuzoi të identifikohej me emër.“Ne po përpiqemi ta gjejmë të drejtën tonë në rrugë gjyqësore, por edhe aty është vështirë”.

Për të dy pronat e shpronësuara, familja e Jolanda Axhës duhet të ishte dëmshpërblyer nga bashkia me 20.5 milionë lekë, por deri tani nuk ka parë asnjë kacidhe.

“Nuk kemi marrë kokërr leku,” tha ajo. “Të paktën të na kishin dhënë edhe ne lekët e qirasë për nënstacionin, e do të kishim mundësi të paguanim qiranë e shtëpisë ku jetojmë”.

Myrshit Vorpsi, i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” ngre shumë pikëpyetje rreth mënyrës se si u morën këto prona, ndërsa dyshon se kur nënstacioni të zhvendoset përsëri, prona nuk do t’i kthehet ish-pronarëve, por do të jepet për ndërtim.

“Nënstacioni nga me qira që ishte dhe u paguhej shuma pronarëve, shkoi tek një sipërfaqe tjetër që është bërë pronë e bashkisë së Tiranës, pasi u shpronësua,” tha Vorpsi.“Por e gjitha kjo procedurë “tranzitore”, pasi nënstacioni është provizor ka shumë pikëpyetje, përflitet se pikërisht në atë zonë janë parashikuar të ndërtohen dy kulla mbi 30-katëshe,” shtoi ai.

Vorpsi hodhi hije dyshimi se bashkia e Tiranës po e përdor këtë periudhë tranzitore, në mënyrë që më pas t’ia japë një investitori privat për ta zhvilluar këtë zonë, pasi kjo është një zonë me çmime marramendëse përm2.

“I dëmshpërblen banorët me 67 mijë lekë për m2 dhe këtë sipërfaqe ia jep një firme. E dini se për çfarë fitimesh bëhet fjalë?” pyet Vorpsi. “Bëhet fjalë për rreth 20-30 mijë metra katorë sipërfaqe ndërtimore dhe një m2 ndërtim në këtë zonë shitet me 3 mijë euro, që nuk bëjnë 70 mijë lekë, aq sa i ka dhënë pronarit të tokës,” llogarit ai.

Pavarësisht dyshimeve mbi qëllimet e Bashkisë, Nana Landa i tha BIRN se i ka varur shpresat te zgjidhja që do të gjejë nëpërmjet një ndërtuesi, i cili i ka premtuar se do ta zhvillojë pronën e tyre kur të zhvendoset nënstacioni elektrik, duke i kompensuar me sipërfaqe ndërtimi.

“Nëse vjen ai ndërtuesi, atëherë do të vdes e qetë dhe jo ta shoh djalin të robtohet gjithë muajin për të paguar qiranë e shtëpisë,” tha ajo me trishtim gjatë intervistës së zhvilluar në prill.

“Nuk dua të më dalë shpirti pa e lënë djalin të rregulluar,” përfundoi Nënë Landa vetëm pak muaj përpara se të ndërronte jetë nëmoshën 89 vjeçare.

Shkrim i botuar nga BIRN në shtator 2019

Revoltë europiane për shembjen e Teatrit, Meta thirrje për front të përbashkët, teksti i këngës italiane

Presidenti Ilir Meta e nis javën me një mesazh të fortë për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se shembja e tij brutale ka indinjuar jo vetëm artistët shqiptarë, por edhe ata në Evropë.

Kreu i Shtetit publikon këngën e artistëve zviceranë kushtuar Teatrit, teksa thekson se “kjo këngë homazh duhet të na zgjojë e frymëzojë të gjithëve për të krijuar nga front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”.

Mesazhi i Metës:

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.
Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. 🇦🇱

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …

S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri
Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve … ne!

Gazeta prestigjioze franceze, “Le Monde”: Akt barbar i qeverisë “Rama” me shembjen e Teatrit

Në shkrimin e saj kushtuar shembjes së teatrit e përditshmja franceze e referencës e ka vënë theksin mbi dualitetin e Edi Ramës që botës i hiqet si artist, ndërkohë që në vendin që drejton vetë shkatërroi tetarin kombëtar. Mes shumë citimeve të shumta artikulli i cili e quan që në titull shembjen një akt barbar (foto poshte), ka sjellë edhe përplasjen e mendimeve për këtë temë, mes dy ish studentëve dhe miqve të kryeministrit, që sot kanë marrë pozicione të kundërta: Anri Salës dhe Adrian Pacit.

“Edi Rama dërgoi policë dhe organizma të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë” shkruan Le monde pasi e fillon shkrimin duke paraqitur Ramën si një artist që donte të transformonte kryeqyetetin:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk le rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shëndrrishme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, tashmë 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

Ish studenti i Ramës sot artist me famë botërore: “Të them vafsh në djall profesori im, bashkë me kujtimet e shkollës”

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë bull-dorëzin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”,i ka thënë gazetës regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Pasi bën këtë prezantim gazeta vë përballë edhe dy opinionet e artisëve shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht.

“I emërtuar disa herë me emra të ndryshëm në varësi të pushteteve politikë, teatri ishte mbi të gjitha “një nga ndërtesat e rralla të vjetra në Tiranë” në një qytet me planifikim urban modern, thotë artisti vizual shqiptar Adrian Paci, i cili thekson se është “i tronditur dhe i zemëruar” nga vendimi marrë nga Edi Rama.

“Unë nuk jam kundër këtij teatri të ri, por pse duhej shkatërruar i vjetri dhe pse mos ta ndërtojmë të riun diku tjetër? ” pyet Paci.

“Edi Rama ishte mësuesi im dhe shoku im, por ky shkatërrim ishte pika e fundit që derdhi gotën. Ai më detyron të mbaj një qëndrim kundër mënyrës së tij të të bërit politikë. Në fillim mbështeta projektet e tij artistike për Tiranën, por tani shoh përdorimin gjithnjë e më shqetësues të estetikës për të vendosur fuqinë e tij”, i ka thënë ai gazetës Le Monde.

Ndryshe nga Paci mendon një tjetër ish student dhe mik aktual i Edi Ramës, i cili ka qenë shpesh pjesë e projekteve të tij arkitektonike me studio të huaja. Anri Sala i ka thënë Le monde: Kjo ndërtesë do të më mungojë vërtet, por në vend të saj do të ngrihet një strukturë që do të mundësojë projekte bashkëkohore” ka theksuar ai duke shtuar më pas të njëjtat argumenta të gatshëm që përsërtit në studiot televizive edhe Artan Imami: “opozita e shfrytëzoi kauzën për qëllime politike ndërkohë që shumë prej tyre nuk kanë shkelur kurrë në teatër”.

Le Monde e mbyll shkrimin me frazën domethënëse: “Edi Rama do të ridizenjojë një kryeqytet të tërë sipas shijeve të tij”.

“Le Mondw”