23.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

“Për kë ishte mesazhi i ambasadores”, Basha: U drejtohet atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë…

Pyetje: Ambasadorja amerikane dje tha se ‘Nuk dua t’u besoj thashethemeve për të vrarë reformën pas krahëve’. Kujt ia drejtonte këtë? Si e komentoni këtë?

Lulzim Basha: Unë e di që televizioni juaj ka transmetuar intervista të deputetëve socialistë që kanë kërkuar ndërhyrje në reformën në drejtësi. Kështu që pa asnjë mëdyshje kjo u drejtohet atyre që, në pikëpamjen time, kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment kur drejtësia duhet të bëjë detyrën. Dhe që drejtësia të bëjë detyrën sot Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur, Edi Rama duhet të ishte i pandehur, Ardi Veliu duhet të ishte i pandehur. Të gjithë ata që dhunuan kolegët tuaj, që dhunuan artistët duhet të ishin të pandehur. Kjo është sfida e vërtetë e drejtësisë sot. Ndërsa ata që i tremben drejtësisë, ata që i tremben 339-ës, 184-ës, dosjeve me afera korruptive, janë arsyeja e vetme pse shqiptarët kanë një paketë ndihme tre herë më të vogël sesa qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pyetje: Kush po e minon reformën në drejtësi?

Lulzim Basha: Ata që vjedhin paratë e shqiptarëve dhe, si rezultat i kësaj, biznesi shqiptar vuan dhe po falimenton dhe familjet shqiptare kanë ngelur për bukën e gojës, nuk kanë më kapacitete as për të marrë borxh dhe as për të shkuar tek listat e dyqaneve. Pse? Sepse paratë e tyre vidhen me koncensione, vidhen me inceneratorët, vidhen me koncensionet e rrugëve, vidhen me koncensionet e korruptuara të shëndetësisë. Këta e dinë që po të ketë një shans drejtësia e pavarur, këta jo vetëm humbasin privilegjet dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve, të cilat do t’u kthehen shqiptarëve, por përfundojnë në burg. Por edhe një herë duhet ta kuptojmë që është kjo arsyeja pse Edi Rama zgjedh, vendos edhe në kohë pandemie që shqiptarëve t’u japë një paketë ndihme 1/3 e asaj të Kosovës, ndërsa oligarkët të vazhdojë t’i paguajë ashtu siç duhet.

Basha: Edi Rama nuk do ndryshim sistemi. Me zgjedhje të lira e të ndershme opozita e bashkuar fiton thellë kundër regjimit

Basha: Edi Rama nuk do ndryshim sistemi. Problemi i tij janë vjedhja, dhunimi, blerja e zgjedhjeve. Me zgjedhje të lira e të ndershme opozita e bashkuar fiton thellë kundër regjimit

Pyetje: Çfarë sistemi do të synoni të arrini nga kjo tryezë?

Lulzim Basha: Ka një keqkuptim që tryeza mund të arrijë konsensus për sistemin. Edi Rama nuk do ndryshim sistemi.

Pyetje: Ju doni ndryshim sistemi?

Lulzim Basha: Absolutisht po. Kam bërë publike që në janar që unë jam për një sistem maxhoritar me dy dhoma duke ruajtur të njëjtin numër legjislatorësh, 100 deputetë dhe 40 senatorë, por duke i dhënë mundësinë popullit që të ketë dy dhoma për të kontrolluar qeverinë dhe duke i dhënë qeverisë detyrimin për të kaluar në dy nivele para se të marrë vendime të tilla siç ka marrë ky që i ka falur gjysmën e Shqipërisë, bregdetin, naftën, minierat, një grushti njerëzish.

Pyetje: Praktikisht zoti Rama nuk do të ndryshojë sistemin, ju kërkoni ndryshim sistemi…

Lulzim Basha: Nuk është kjo beteja sot, këtë desha të them. Sepse të diskutosh me një hajdut serial zgjedhjesh siç e ka kapur OSBE-ja në flagrancë, jo thjesht që e thotë opozita, siç e ka publikuar Bild gazeta më e madhe gjermane. Ishte
ky që deklaroi nga kjo studio që do t’i çojë në gjyq, pastaj çfarë tha? U tërhoqëm, – tha, – se u bëmë miq. U tërhoq, sepse një gjykatë gjermane, e pakontrolluar nga Edi Rama siç kontrollon këtu në Shqipëri, jo vetëm që do të humbiste gjyqin, por do të shpalosej tashmë në gjykatën gjermane krimi zgjedhor i vitit 2017-të. Pra ky është një njeri i cili nuk e ka problemin tek sistemi, ky e ka problemin tek vjedhja e zgjedhjeve, dhunimi i zgjedhjeve, blerja e votave.

Pyetje: Çfarë produkti prisni atëherë nga kjo tryezë?

Lulzim Basha: Ne do të bëjmë gjithçka për të plotësuar ato rekomandime të OSBE-ODIHR dhe ato garanci që ne ti ofrojmë shqiptarëve. Natyrisht shumica prej këtyre garancive kërkojnë vullnet politik dhe propozimi ynë për vullnet politik njihet prej kohësh: qeveria tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve. Por detyra jonë nuk ndalon vetëm këtu, ne kemi nisur tashmë punën anë e mbanë Shqipërisë, pavarësisht që nuk është bërë me tam-tame, për të mobilizuar bashkimin më të madh të shqiptarëve jo vetëm thjeshtë për ta shporrur me votë këtë regjim, se është regjim tashmë, por edhe për të garantuar një sistem të mbrojtjes së votës i cili do ti përgjigjet ashtu siç e meriton çdo mekanizmi ekstra-politik që Edi Rama do të vërë në lëvizje.

Pyetje: Edhe me këtë sistem besoni se fitoni?

Lulzim Basha: Nëse ka zgjedhje të lira e të ndershme opozita e bashkuar është krejtësisht konfidente në një fitore të thellë kundër këtij regjimi. Dhe ajo që është sfida jonë është menaxhimi i pritshmërive të shqiptarëve për t’i nxjerrë nga kjo krizë e thellë në veçanti ekonomike sepse në këtë moment që flasim ky është preokupimi kryesor i çdo familje shqiptare dhe s’mund të jetë gjë tjetër veçse preokupimi kryesor i imi gjithashtu.

Pyetje: Pyetja e fundit për reformën zgjedhore. Dje, z. Gjiknuri tha nuk jemi gati për një sistem qoftë danez apo ndryshim sistemi.

Lulzim Basha: Zoti Gjiknuri ka qenë dhe është gjithmonë gati për ymerlalizimin e zgjedhjeve. Por kësaj radhe do ta kenë shumë të vështirë që me kriminelët që iu rrinë në krah dhe me të cilët kanë mbushur Kuvendin e Shqipërisë, me kriminelët më të cilët kanë mbushur bashkitë e Shqipërisë, e patë edhe sot që ishte arrestuar i vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëz, pra me këta njerëz t’u imponohesh shqiptarëve dhe kjo është vlera e asaj që ndodhi ditën e diele. Sepse, më në fund, të gjithë, edhe të majtët, janë zgjuar dhe e kanë kuptuar se fatkeqësia e këtij vendi, armiku i shpresës së Shqipërisë, e keqja e ekonomisë së shqiptarëve, e keqja e artit, e keqja e familjeve shqiptare ka një emër, ka një adresë dhe ky është Edi Rama.

Protesta për Teatrin, pedagogu: Do dalim çdo ditë, nuk do t’i lëmë kurrsesi që të mbulojnë skenën e krimit

Ka nisur ditën e sotme protesta e lajmëruar vetëm pak orë më parë nga Alenca për Teatrin, pas rrethimit të trullit të Teatrit Kombëtar.

Pedagodu Ervin Goci ka propozuar që protesta të bëhet çdo ditë pasi edhe një ditë pushim që bën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit etiketohet më pas si parti e Metës apo Bashës.

”Duhet të jemi përditë këtu. Një ditë pushim bëjmë dhe ngrihet zallamahia dhe na thonë parti e Metës apo Bashës. E kemi bërë të qartë se duam drejtësi, burg autorëve. Hajnat burg. Nuk lejojmë që vepra kriminale të ftohet, dhe ne të ikim të mërzitur. Aleanca ka marrë një iniciativë që do të zhvillohet nga zhvillimet këtu.

Ne mos i lëmë kurrsesi që të mbulojnë skenën e krimit me këto bizhutë që i quajnë këtu për të pastruar paratë. E kemi denoncuar, unë kam qenë e angazhuar. Nuk duhet parë si ngjarje e izoluar. Se për shkak të kësaj proteste, ka filluar SPAK, u zgjua ambasada amerikane që flinte gjumë top ”, tha Goci.

Veliaj i bëri presion pse protestoi për Teatrin, jep dorëheqjen Ana Shkreli

Çështja e Teatrit Kombëtar, nuk mbaroi siç pretendon mesa duket Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, me shembjen e tij.

Duke qenë një motiv shpirtëror, një kujtesë, një trashëgimi, një identitet, goditja brutale e godinës, nuk i lë dot njerëzit indiferent.

Pas kësaj ngjarje, nga burime pranë Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen, drejtoresha e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli.

Ana Shkreli edhe pse ishte drejtuese e një institucioni që varet nga Bashkia, mori pjesë në protestat e qytetarëve që pasuan rrëzimin e Teatrit.

Por monitorimi i Erion Veliajt duket se ka qënë i rreptë. Ana, një vajzë e shkolluar, e ditur dhe e pasionuar, nuk po fshihej në fakt në rezistencën për Teatrin.

Ajo po i qendronte bindjeve të saj. Mirëpo, Kryetari i Bashkisë ka siguruar foto të pjesmarrjes së Anës në protestë, dhe besohet se pas kësaj i ka ushtruar presion, aspak të pranueshëm, madje shumë të vrazhdë.

Gazeta Mapo nuk mundi t’i marrë një koment, por Ana ka postuar sot një status në Facebook, ku flet për fillime të reja.

Burime të besueshme, bëjnë me dije se ajo ka dhënë dorëheqjen.

Ana Shkreli ishte iniciatore dhe punoi shumë për ngritjen e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”. Gjë që u kthye në destinacion dhe aset për kryeqytetin.

Por në fund, duket qartë, se ajo ka çmuar më shumë lirinë dhe bindjet e saj, në vend të rehatisë dhe konformizmit të administratës. Dhe ka bërë një zgjedhje. Ka zgjedhur të mbrojë Teatrin, këtë pasuri të madhe shpirtërore të Tiranës, si shumë qytetarë të tjerë. /Mapo

Berisha: Pse tualeti i Kol Ballës shkoi në vendin e krimit?

Nga Sali BERISHA

Miq, mbremjen qe kaloi, tualeti i Kol Balles me klientin e perhershem te javes ishte zhvendosur ne nje akt qe vetem pronari i tualetit mund ta ndermarr pa u zbehur dhe pa u skuqur ne sallen e Theatrit te Operas. Sulltan Salep Surreli ishte ulur ne mes te salles ne nje kolltuk te thjeshte spektatori kurse ne skene 50 m larg tij ishin ulur moderatori i tualetit portativ dhe gazetaret e ftuar, te cilet me pyetje, fakte dhe xheste e guxim e nervozuan shume si klientin e perjavshem ashtu dhe moderatorin e tualetit.

Pika kulmore arriti kur njeri analist i pranishem z. Lela, per tu thene shqiptareve se po flas nga nje tualet si nje artist jo nudist por gjysem nudist, hoqi fet e fet pantallonat dhe i tregoi Sulltan Salep Surrelit hematomat ne kercinj, kofshe dhe ne vete qe i kishin shkatuar shazet me uniforme te Sulltan Salep Surrelit.

Miq, me te drejte te gjithe ata qe e ndoqen shown pyeten pse tualeti i Kol Balles u shendrrua mbreme ne nje qenef portativ, nje rast unik ne historine e debateve ne bote, ne te cilin jo veten u perdor nje institucion shteteror, sepse kjo nuk ka rendesi pasi Koli eshte i qeverise, por e veçanta ishte distanca e Sulltanit me analistet rreth 50 m.

Por miq, sado bizare qe ishin keto, me e peshtirosura ishte shkaku real per te cilin tualeti i Kol Balles bashke me klientin e perjavshem u kthyen mbreme ne vendin e krimit.

-Ky shkak qendron ne perpjekjen qesharake per te mjergulluar sadopak superskandalin e vjedhjes se rradhes nga Sulltani ne fondin e rikonstruksionit te salles se Operas dhe anekseve e tualeteve te saj prej 11 milion euro.

Po rikujtoj ketu se me kete fond mund te ndertohej nje theater i ri per operen dhe baletin ose mund te lahej me 250 kg flori salla ku zhvilloi mbreme shown e rradhes. Pra qellimi i show t ishte nje dhe vetem nje:

Sulltan Salep Surreli donte qe me deshmitar Kol Ballen tju betohej shqiptareve: Mos kujtoni se kam vjedhur. Ose edhe ne rast se kam vjedhur te pakten tani nuk do keni zhapinj dhe hardhuca ne tualetet e Operas siç kishte para vjedhjes! sb

Pse tualeti i Kol Balles shkoi ne vendin e krimit?Miq, mbremjen qe kaloi, tualeti i Kol Balles me klientin e perhershem te javes ishte zhvendosur ne nje akt qe vetem pronari i tualetit mund ta ndermarr pa u zbehur dhe pa u skuqur ne sallen e Theatrit te Operas. Sulltan Salep Surreli ishte ulur ne mes te salles ne nje kolltuk te thjeshte spektatori kurse ne skene 50 m larg tij ishin ulur moderatori i tualetit portativ dhe gazetaret e ftuar, te cilet me pyetje, fakte dhe xheste e guxim e nervozuan shume si klientin e perjavshem ashtu dhe moderatorin e tualetit.Pika kulmore arriti kur njeri analist i pranishem z. Lela, per tu thene shqiptareve se po flas nga nje tualet si nje artist jo nudist por gjysem nudist, hoqi fet e fet pantallonat dhe i tregoi Sulltan Salep Surrelit hematomat ne kercinj, kofshe dhe ne vete qe i kishin shkatuar shazet me uniforme te Sulltan Salep Surrelit.Miq, me te drejte te gjithe ata qe e ndoqen shown pyeten pse tualeti i Kol Balles u shendrrua mbreme ne nje qenef portativ, nje rast unik ne historine e debateve ne bote, ne te cilin jo veten u perdor nje institucion shteteror, sepse kjo nuk ka rendesi pasi Koli eshte i qeverise, por e veçanta ishte distanca e Sulltanit me analistet rreth 50 m.Por miq, sado bizare qe ishin keto, me e peshtirosura ishte shkaku real per te cilin tualeti i Kol Balles bashke me klientin e perjavshem u kthyen mbreme ne vendin e krimit.-Ky shkak qendron ne perpjekjen qesharake per te mjergulluar sadopak superskandalin e vjedhjes se rradhes nga Sulltani ne fondin e rikonstruksionit te salles se Operas dhe anekseve e tualeteve te saj prej 11 milion euro.Po rikujtoj ketu se me kete fond mund te ndertohej nje theater i ri per operen dhe baletin ose mund te lahej me 250 kg flori salla ku zhvilloi mbreme shown e rradhes. Pra qellimi i show t ishte nje dhe vetem nje:Sulltan Salep Surreli donte qe me deshmitar Kol Ballen tju betohej shqiptareve: Mos kujtoni se kam vjedhur. Ose edhe ne rast se kam vjedhur te pakten tani nuk do keni zhapinj dhe hardhuca ne tualetet e Operas siç kishte para vjedhjes! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 22. Mai 2020

Provat e reja/ Zhupa: Veliaj zhduk provat e krimit tek Teatri me kompaninë e administratorit të Zall-Herrit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar edhe njëherë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

“Veliaj po përdor kompaninë e punonjësit të tij, administratorit të Njësisë Zall-Herr, Arben Maloku për të pastruar krimin tek shembja e Teatrit”, shkruan Zhupa.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa

Veliaj po përdor kompaninë e punonjësit të tij, administratorit të Njësisë Zall-Herr Arben Maloku për të pastruar krimin tek shëmbja e Teatrit.

Kompania Arb& Trans 2010 të cilën e denoncova ditën e djeshme me prova që me mjetet e saj po kryen pastrimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar aktualisht është në pronësi të Fatmir Firi. (LINK) https://www.facebook.com/1013310425407030/posts/3840040259400685/

Vetë Fatmir Firi është nje nga biznesmenët të cilët ranë në pranga për 30 mln euro evazion fiskal, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, në muajin shtator të vitit 2019.

Kjo kompani deri në prill 2018 është zotëruar 100% në pronesi te Arben Malokut, njeriu i emeruar nga Veliaj në krye te njësisë administrative Zall-Herr. Maloku shiti aksionet familjarit të tij, njeriut më të afert, Fatmir Firi, pasi ligji e ndalon që në cilesin e zyrtarit si administrator i Njësisë Zall-Herr të ketë në zotërim aksionet e kompanisë dhe të merrte tendera publik nga Veliaj.

Lidhjet e qarta nepotike, klienteliste, tregojnë menyren se si funksionon me nje telefon, pa ligj dhe rregulla Bashkia Tiranë dhe kryetari i emeruar Veliaj.

Ndërkohe që Keshilli Bashkiak i Tiranës me vendimin fantazem vendosi që shëmbjen e Teatrit Kombëtar do e kryente Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit prane Bashkisë Tiranë, aty ndodhen klientet e zakonshem te lidhur me pushtetin personal te Veliajt!

Bashkia e Tiranes sot është një institucion që s`ka asnjë lidhje me zbatimin e ligjit, por vetem zbaton porosite e Veliajt me lidhjet e tij klientileste!

Protesta në Durrës/ Budina: Mos kini më frikë, do ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare

Regjisori i njohur, Edmond Budina i ka bërë thirrje popullit nga Durrësi që mos ketë më frikë pasi Meta do e shpërndajë parlamentin.

Budina citoi Presidentin se nëse populli ngrihet ai do e shpërndajë prandaj bëri thirrje për përmbysjen e qeverisë.

”U vendos diktatura e mafies. Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare.

A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesë 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Por këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni çbëhet në parlament. Ata bëjnë tallava në parlament.

Tallen me popullin. Dërgojnë në teatrin kombëtar për të vrarë artistët, intelektualët. Sepse dërguan RENEA-n dhe filluan shembjen kur njerëzit ishin brenda. Ky parlament është i paligjshëm. Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë të përçajnë popullin”, tha Budina.

Më pas, në shesh morën fjalën përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që i bënë thirrje popullit për të reaguar ndaj klasës politike që po qeveris vendin dhe që po shkatërron çdo ditë kujtesën historike dhe shpresat e shqiptarëve për demokraci dhe shtet të së drejtës.

Fjalimet e përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shoqëroheshin gjatë të gjithë kohës me thirrjet “Rama ik” nga të pranishmit.

SHBA nis çmontimin e regjimit të Ramës

Nga Red VARAKU

Më në fund nisi dhe egzekutimi i axhendës amerikane për zgjidhjen e krizës shqiptare, për të cilën Yuri Kim pati marrë edhe miratimin e Senatit Amerikan, para se të emërohej si ambasadore e SHBA nga Presidenti Trump.

Ajo pati premtuar se angazhimi i parë i saj në lidhje me situatën politike në Shqipëri ishte ‘nxitja që udhëheqësit e vendit të zgjidhin ‘ngërçin’ aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE’.

Deklaratat e befasishme të saj në lidhje me zhbllokimin e Reformës Zgjedhore dhe implementimin e Reformës në Drejtësi dëshmojnë që ajo ka nisur zbatimin e axhendës politike që pati paraqitur para senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vazhdimin e mëtejshëm të reformave për integrimin në BE të Shqipërisë dhe zgjidhjen e ngërçit politik.

Përmes këtij deklarimi të shprehur qartë e zeza mbi të bardhë, nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, Amerikanët konfirmuan se Shqipëria mbetet prioritet strategjik në rajon për SHBA dhe ata mbeten në krah të popullit shqiptar për të mos toleruar askënd që e pengon atë pët të realizuar aspiratat e tij të hershme që lidhen me integrimin europian të Shqipërisë.

Për ata që vërtet nuk e kuptojnë dhe për ata që hiqen sikur nuk e kuptojnë , “forcimi i perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE” do të thotë prerë, që SHBA mbështesin strategjinë e BE në lidhje me situatën e re në Ballkan, ku vihet re një prani e shtuar e rrezikut rus dhe kinez. Pra, implementimin e kushteve të Bundestagut, të cilat dihet mirë se kush po i zvarrit.

Duket që SHBA dhe BE më në fund janë bërë bashkë për një ndërhyrje të shpejtë dhe radikale në rajon për të sprapsur Rusinë dhe Kinën.

Edhe pse fjala “ngërç politik” ishte nisi të artikulohej pas zgjedhjeve anti-kushtetuese të 30 qershorit, asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur futjen e kësaj krize në një axhendë të qartë politike dhe asnjëherë deri tani nuk kemi pasur më parë një deklaratë për zgjidhjen e saj në terma kushtesh dhe afatesh.

Pra, për herë të parë kemi një nismë reale që tenton zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi përmes faktorit amerikan dhe për herë të parë dëgjojmë për një angazhim tejet serioz dhe aspak tolerant në zgjidhjen e kësaj krize.

Ky në fakt ishte edhe lajmi më i rëndësishëm që prisnim, sepse sado ekspertizë të ketë Gjermania për zgjidhjen e krizës, autoriteti i vetëm që i ka zgjidhur historikisht krizat në Shqipëri ka qenë vetëm autoriteti amerikan.

Ata deklaruan dje nëpërmjet ambasadores, që zgjidhja e krizës politike politike do të kryhet në funksion të perspektivës europiane të Shqipërisë. Kjo do të thotë asgjë më shumë dhe asgjë më pak , që amerikanët pranojnë si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e krizës , zbatimin e kushteve të Gjermanisë.

Pas kësaj deklarate, nuk besoj se ka njeri në Shqipëri dhe jashtë saj , përveç atyre që paguhen dhe kanë një pakt me z. Rama, që nuk është i bindur se kriza shqiptare është bërë pjesë e rëndësishme e axhendës amerikane dhe kësisoj po shkon me shpejtësi drejt zgjidhjes.

Gjithashtu, mendoj se tashmë për të gjithë është e qartë, që strategjia e ndjekur nga opozita që nëpërmjet protestave , djegjes së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve, me qëllim bllokimin e instalimit të një diktature të re, po jep frutet e kërkuara, sepse i gjithë faktori ndërkombëtar është ndërgjegjësuar për rrezikun që po i kanoset demokracisë në Shqipëri.

Tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, që integrimi i Shqipërisë në BE do të bëhet vetëm pas plotësimit të kushteve të Bundestagut, që nuk mund të realizohet pa implementimin e Reformës në Drejtësi , ndërkohë zgjedhjet e lira dhe të ndershme nën nxitjen amerikane, do t’i japin fund përfundimisht edhe tranzicionit të stërzgjatur politik shqiptar.

Teatri/ Ambasadori italian: Ne e kemi shumë për zemër ruajtjen e pasurisë. Roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci nga Gjirokastra u shpreh se vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është një vendim që i takon qeverisë shqiptare.

Në këndvështrimin e përgjithshëm ai tha se është për ruajtjen e pasurisë kulturore dhe urbanistike, pasi roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne por konkretisht për rastin në fjalë deklaroi se ka shkaktuar përplasje politike dhe është një çështje e komplikuar duke mos pranuar që të hynte në detaje.

Është një çështje shumë delikate, që ka krijuar një valencë të politikës së brendshme shumë të fortë. Shkon përtej Teatrit Kombëtar, prishjes së godinës. Ne e kemi thënë gjithmonë edhe në vitet e shkuara, që vlerat, pasuria kulturore, urbanistike është e rëndësishme dhe duhet ruajtur nga një këndvështrim shumë i përgjithshëm.

Sa i përket çështjes specifike të teatrit, është një vendim që u përket autoriteteve shqiptare për t’u marrë. Një vendim klasik, që i takon qeverisë shqiptare. Unë po përsëris atë që ne kemit thënë dhe demonstruar, e kemi shumë për zemër ruajtjen e pasurisë. Roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne.

Në fushën e kulturës ne kemi qenë dhe jemi shumë aktivë. Për shembull me rastin e konferencës së donatorëve në shkurt donatorë që kanë bërë bashkë donatorë të rëndësishëm, Italia ka qenë dhuruesi kryesor me 91 mln euro, një pjesë e tyre do të shkojnë për të rikonstruktuar pasurinë kulturore të dëmtuar nga tërmeti. Është një çështje shumë e komplikuar, nuk dua të hyj në detaje është shumë e ndërlikuar.

Aq më shumë që ka shkaktuar edhe përplasje politike. Italia ka qenë gjithmonë e impenjuar në ruajtjen e pasurisë, kemi lënë dëshmi të rëndësishme në Shqipëri dhe në Tiranë dhe ku ka qenë gjithmonë objektivi ynë, të japim një kontribut. Ruajtja e pasurisë kulturore mbetet një prioritet i rëndësishëm për ne, tha Fabrizio Bucci.

Vëllai i arrestohet për kultivim dhe trafik droge, PD Pukë kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Ramës

Vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez Fran Tucit, përfaqësues i Partisë Socialiste, është arrestuar me akuzën për kultivim dhe trafik droge. Njoftimin e ka bër të ditur për mediat, dega e Partisë Demokratike në Pukë.

“PS dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet”. PD i bën thirrje kryebashkiakut të japë dorëheqjen.

“Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA PUKË

Të nderuar qytetarë. Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar.

Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

Qytetarët e Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.

Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.