33.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

28 vjet nga vrasja e Falcones/ Basha: Frymëzim për drejtësinë! Ndëshkimi i korrupsionit e krimit, parakusht për integrimin

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE, Luigi Soreca në 28 vjetorin e vrasjes nga mafia të gjykatësit Giovani Falcone.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e 🇦🇱 në 🇪🇺.”, shkruan Basha.

Komuniteti Mysliman: Namazi i Fitër Bajramit do të falet nëpër Xhami, Bajrami është festa e bashkimit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka udhëzuar myftinitë në të gjithë vendin që namazin e Fitër Bajramit ta falin nër xhami, duke respektuar protokollin e masave për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

Në njoftimin e KMSH thuhet si më poshtë:

Edhe Myftinia e Shkodrës në veçanti i njoftuar besimtarët se si do të jetë programi i Fiter Bajramit në Shkodër. Sipas njoftimit:

Dita e diel, më 24.5.2020, është dita e parë e Fitër Bajramit.

Ceremonia e Fitër Bajramit do të zhvillohet nëpër xhamia, duke filluar nga ora: 5.30, ndërsa falja e namazit të Fitër Bajramit bëhet në orën: 6.00.

Ceremonia e pritjes tradicionale të vizitorëve zhvillohet në xhaminë e Parrucës, nga ora: 9-10.30.
Sadekatul-Fitri dhe fidja për këtë vit janë 300 lekë të reja për person.

Spahiu: Bajrami është festa e bashkimit

Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu, i ka përcjellë një mesazh besimtarëve myslimanë në të gjithë vendin sot, me rastin e Fietër Bajramit, i cili festohet nesër, në mbyllje të muajit të Ramazanit.
Në fjalën e tij, Spahiu ka theksuar: “Bajrami është festa e bashkimit, kështu që ta festojmë të gjithë bashkë”, por nuk ka deklaruar për falje në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, siç është vepruar vitet e fundit apo në qytetet e tjera të vendit.

Mesazhi i plotë

Bismilahi Rrahmani Rrahim
Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve. Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra, sot ndahemi nga një mik shumë i vyer dhe i shtrenjtë, ndahemi nga muaji i Bekuar i Ramazanit, muaji i Kuranit, lutjeve, mirësive, bujarisë dhe dashurisë hyjnore.

Muaji që lamë pas na ka rizgjuar ndjenja dhe virtyte të larta duke na ndriçuar ndërgjegjen dhe lartësuar shpirtin.

Nesër është Fitër Bajrami dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, gëzuar e për shumë vjet. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë bajrami në familjet tuaja!

Fitër Bajrami është kurorëzimi i muajit të Ramazanit, është ftesa e shpalosjes së vlerave të fituara në këtë muaj, është shpërblimi i sakrificës, është afrimi më shumë me Zotin.

Bajrami është ditë shprese, gëzimi dhe solidarizimi, është dita e manifestimit të vlerave dhe virtyteve që Ramazani i ka rizgjuar tek njeriu, është dita e falënderimeve dhe dita e dashurisë.

Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanet e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar.

Me këtë rast dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë punonjësit e shëndetësisë, që punuan me përkushtim për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të prekur nga pandemia.

Në një hadith kudsi Allahu u drejtohet besimtarëve: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”.

Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar.

Të nderuar besimtarë, bajrami është festa e bashkimit, kështu që ta festojmë të gjithë bashkë.

Të kujdesemi për të afërmit, për njerëzit në nevojë, të qëndrojmë pranë tyre dhe të përpiqemi që kjo festë të festohet nga të gjithë, çdo shpirt ta përjetojë gëzimin dhe madhështinë e kësaj feste.

Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj familjes, fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë.

Është koha që edhe njëherë të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes, ta mbrojmë atë nga çdo antivlerë që i kanoset asaj dhe të jemi shembull i familjes me virtytet e saj të patjetërsueshme.

Familja është e ardhmja e një kombi, ajo është qeliza e shoqërisë.

Sa më e shëndoshë të jetë familja aq më e ndritur do të jetë edhe e ardhmja kombit tonë.

Bajrami është festa e kënaqësisë së besimtarit e cila lind nga shpresa e përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes.

Le të shërbejë kjo festë për të larguar brengat, mëritë dhe hatërmbetjet. Të mbjellim virtytet e dashurisë, mirësisë, vëllazërisë dhe miqësisë. Të flasim me gjuhën e shpirtit, të ndërtojmë ura mirëkuptimi.

Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!

T’i lutemi Allahut që kjo festë të jetë një sihariq për të larguar sëmundjet dhe fatkeqësitë.
Gëzuar Fitër Bajramin!

H. Bujar Spahiu
Kryetar i KMSH-së

Diskreditimi i Veliajt për Teatrin, nisin dorëheqjet nga Këshilli Bashkiak (Dokumenti)

Përplasje të mëdha brenda Këshillit Bashkiak të Tiranës pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Burimet bëjnë të ditur se, të paktën, dy anëtar të Këshillit Bashkiak kanë dhënë dorëheqjen.

Anëtarja Genta Mezini, me anë të një emaili ka njoftuar kolegët e tij se ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli bashkiak dhe arsyet sipas saj, janë personale.

Mezini shprehet se nuk ka ndërmend ti bëjë publike arsyet e vetëlargimit nga Këshilli.
Por një tjetër dorëheqje nga Këshilli Bashkiak ka bërë më shumë bujë, por është mbajtur i fshehtë.

Ervin Mete, kryetar i G99, parti e formuar nga Erion Veliaj dhe ish-zv/ministër në qeverinë e Ramës, ka dhënë dorëheqjen nga këshilli bashkiak.

Dorëheqja e tij është pranuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 18 maj.

Çfarë po ndodh në Vlorë? Dorëhiqet drejtori i 5 i Kadastrës pas 4 muajsh

Nga raportimet e mediave, Bilbil Aliaj është dorëhequr nga drejtimi i Ashk Vlorë, ku para 4 muajsh ishte emërua në detyrë, konkertisht në 4 shkurt 2020.

Deri tani ende nuk bëhen të dituar arsyet e dorëheqjes së tij, por Aliaj është drejtori i pestë brenda një viti që është larguar nga Kadastra e Vlorës.

Aliaj u emërua drejtor i Kadastrës në vend të Taulant Canametit, që qëndronte i komanduar në post prej nëntorit të vitit të kaluar.

Hipoteka e Vlorës u përfshi nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat.

Në harkun e tre muajve, tre drejtues të Kadastrës kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 6 juristë u pushuan dhe 19 të tjerë u paralajmëruan me vëretje.

Alteo Nazëraj e drejtoi Hipotekën vetëm për 10 ditë, ndërsa drejtimi i Florian Almadhit, Elona Hodajt dhe Taulant Canametit zgjati me pak muaj.

Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të Hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në Hipotekë.

Rama nuk lejon festën e Fitër Bajramit, të dielën do të mbyllë sërish njerëzit në shtëpi

Ditën e dielë festohet Fitër Bajrami por kjo festë mesa duket është “ndaluar” nga kryeministri Rama.

Pasi deklaroi se nuk do të ketë asnjë masë, përveç fashës orare deri në orën 21:00, Edi Rama ka
vendosur që të mbyllë fundjavën.

‘Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë’, shkruan Rama në fermanin e tij të publikuar në Facebook.

Dita e dielë, që është edhe dita e Fitër Bajramit, sipas Ramës, do të jetë e mbyllur dhe nuk do të lejohet falja në xhami, siç edhe ka ndodhur gjithmonë.

Jo paqëllim ekspertët e tij rritën kurbën e të infektuarve me Covid-19 gjatë këtyre ditëve të fundit.

E gjithë kjo nismë ndërmeret nga Rama për të mabjtur nën presion dhe terror qytetarët duke shfrytëzuar pandeminë.

Shembja e Teatrit/ Tjetër reagim i fortë nga Gjermania…

Raporteri i grupit parlamentar #CDUCSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme, Christian Schmidt ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ish-ministri dhe deputeti i Bundestagut Christian Schmidt, ka bërë një deklaratë për veprimet e ndërmarra nga Edi Rama.

“Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do të doja të kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Procedura administrative dhe ligjore e përdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket.

Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e Teatrit Kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të”, shkruhet në deklaratën e bërë nga Christian Schmidt.

Vdekja e fëmijës 4 vjeçar në Berat, reagon kreu i degës së PD: Shkëlqimi i fasadave VRASTARE!

Reagimi i kryetarit të degës së PD Berat, Gazment Aizi

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur sot jetën, si rezultat i kontaktit me energjinë elektrike në lulishten qëndrore të qytetit të Beratit.

Zbukurimet vezulluese të përgatitura dhe aq shumë të trumbetuara nga bashkia Berat,i kanë marrë jetën 4-vjeçarit, i cili ishte duke luajtur në lulishten qendrore te qytetit.

Telat e zhveshur,të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas. Ai fëmijë mund të ishte i kujtdo ,ndaj të gjithë bashkë duhet të reagojmë, ndaj kësaj fatkeqësie.

As taksat dhe , as tarifat e larta që paguajnë qytetarët beratas nuk mundësojnë dot shërbim cilësor ,dhe të sigurt nga kjo bashki.

Të dashur bashkëqytetarë, duhet të reagojmë sa nuk është ende shumë vonë!

Vjedhja me tokën e Teatrit, Basha: Edi Rama dhe Erion Veliaj, ortakë dhe pengje të mafias së drogës dhe të ndërtimit

Kur merr kaparin, ose duhet të bësh detyrën, ose do të hash plumbin

Vjedhja e truallit tek Teatri Kombëtar duhet të ishte sot lajmi kryesor. Arty duhej të ishin ndalur edhe tre kolegët tuaj dje. E pranoi në Parlament: “çfarë doni më shumë”- tha, unë e bëj prapë këtë diku tjetër”. Domethënë e bëri për vjedhje të truallit. E bëri vetëm për të vjedhur truallin. Pse e vjedh truallin në këtë mënyrë? Këtu duhet të ndalemi. Pyesin 10 herë për një Twitter apo për një platformë, por jo pse e vjedh në këtë mënyrë truallin Edi Rama? Çfarë e detyron një kryeministër në fund të fundit jo thjesht një hajdut xhepash, që ta vjedhë në këtë mënyrë tokën.

Pyetje: E shtjelloni ju këtë tezë?

Lulzim Basha: Ua jap përgjigjen më një fjali. Sepse ky është tashmë në një marrëdhënie të pandashme nga mafia dhe kur merr kaparin ose duhet të bësh detyrën, ose do të hash plumbin. Në këtë kuptim ne jemi sot një vend ku kryeministri, kryetari i bashkisë janë ortakë dhe pengje të mafias së ë drogës dhe mafias së ndërtimit. Kanë marrë kaparin. Më mirë të rrahin qytetarët, të brutalizojnë gazetarët, të shkelin ligjin, t’i injorojnë këshillat e partnerëve tanë ose të hedhin në erë Reformën Zgjedhore, sepse kanë marrë kaparin. Kush merr kaparin ose bëhet ortak, ose ha plumbin

Pyetje: Keni informacion për këto?

Lulzim Basha: Praktika e vendeve që bie në thundrën e mafias e tregon fare qartë që kjo dhe vetëm kjo është e vërteta.

Basha tregon detaje nga takimi me Presidentin dhe qëndrimin e opozitës: Udhërrëfyesi ynë janë 15 kushtet e BE

Pyetje: Presidenti Meta thotë që në datën 8 prill ka prezantuar një platformë të plotë me 8 pika. Ju e keni marrë këtë?

Lulzim Basha: Nuk e kam marrë, por më ka njohur me idenë e tij javën e parë të prillit, nuk më kujtohet data.

Pyetje: Keni biseduar me presidentin Meta për këtë platformë?

Lulzim Basha: Patjetër. I kam parashtruar ëdhe idetë e mia. I kam thënë që janë 15 pika të Bahkimit Europian. Ky është udhërryfyesi ynë si opozitë. Edi Rama i ka këto detyra, ishin 5, u bënë 9, tani janë 15. Nuk pres që Edi Rama të arrestojë e të çojë në burg Gjush Dakon me shokë, meqë ka thënë se “nuk m’i cakton Departamenti i Shtetit shokët”, këta janë shokët e tij. Kështu që e vetmja pikë ku opozita është e angazhuar dhe do të bëjë sa të mundet për t’u garantuar shqiptarëve votën, është reforma zgjedhore, ndërkohë që qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen për 14 pikat e tjera. Ky është qendrimi im, kur Presidenti më njohu me këtë dokument.

Pyetje: Kryeministri Rama tha se nuk është njohur me platformën. Në dijeninë tuaj edhe ai ka pasur dijeni për platformën sikur se ju?

Lulzim Basha: Në emër të Edi Ramës nuk mund të flas. Në emër të tij nuk mund të flas, por nga informacioni që kam është një gënjeshtër e madhe sepse është e pamundur që ky nuk e paska pasur këtë dijeni, por siç i kam thënë Presidentit Meta lodhet kot sepse Edi Rama e ka jetike bllokimin e procesit të integrimit. E ka jetike procesin e bllokimit të procesit të integrimit.

Pyetje: Po pse?

Lulzim Basha: Sepse ecja përpara e procesit të integrimit, në qoftë se ndodh siç ka ndodhur le të themi në Kroaci apo vende të tjera, edhe zullumqarë shumë të vegjël i ka parë para drejtësisë dhe prapa hekura jo më Edi Ramën.

Basha: Nuk ka absolutisht asnjë marrëveshje dhe asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës

Nuk do të ketë marrëveshje, por ndëshkim të Edi Ramës, që e keqja të mos përsëritet.

Pyetje: Në 17 maj ju e kujtuat vetë 3 vjetorin e marrëveshjes me Ramën dhe thatë nuk do të ketë më kurrë. Në fakt ka spekulime që thonë se e gjitha është një lojë mes jush, e gjithë edhe kjo situatë politike, në mënyrë që të ketë një marrëveshje mes jush. Në fund mund të jetë edhe një qeveri me bazë të gjerë, mund të jeni sërish ju të dy duke i ngrënë të gjitha partitë e vogla. Ka një marrëveshje mes jush dhe Ramës?

Lulzim Basha: I vetmi i interesuar për t’i shpërndarë këto është vetë Edi Rama dhe marrja e kohës së shqiptarëve nëpër media, nëpër faqe gazetash, nëpër faqe portalesh me teori të tilla i shërben direkt apo indirekt Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtjet, nga papunësia. Mund të jetë interesante për 100 apo 200 veta në Tiranë, por për 3 milionë të tjerë problem kryesor sonte që flasim është se më çfarë do t’i ushqejnë fëmijët. Me çfarë do të paguajnë nesër bukën e gojës.

Pyetje: Ka marrëveshje politike mes jush dhe Edi Ramës? Keni komunikuar ndoshta jo në nivel personal, por në nivel ekspertësh për reformën zgjedhore?

Lulzim Basha: Nuk ka absolutisht asnjë marrëveshje dhe asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Marrëveshja do të jetë me popullin që jo vetëm ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani, por edhe ta ndëshkojmë Edi Ramën. Pa ndëshkuar Edi Ramën e keqja do të përsëritet. Pa e ndëshkuar Erion Veliajn e keqja do të përsëritet. Pa i ndëshkuar shërbëtorët e Edi Ramës dhe Erion Veliajt e keqja do të përsëritet. Prandaj, në qoftë se ka një zotim të hershëm por që ia vlen ta rikthejmë në vemendje të opozitës me rastin e krimit barbar tek Teatri Kombëtar është që të gjitha këto krime do të ndëshkohen. Ky është zotimi im sot si kryetar I opozitës dhe detyra ime e parë nesër si kryeminsitër.

Pyetje: Godinën e Teatrit e shembi Erion Veliaj apo Edi Rama?

Lulzim Basha: Pa diskutim që e shembi Edi Rama. Erion Veliaj nuk është gjë tjetër veçse një levë qorre e Edi Ramës, aksesor në krimet e tij dhe kryebetonieri i mafies. E ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të parave të pista të krimit.

Pyetje: Ju e shikoni parlamentin besoj. Ndjeni një farë përgjegjësie…

Lulzim Basha: Nuk e shoh parlamentin se për mua nuk ka parlament. Ai është landfilli i vendit. Nuk ka opozitë të re. Shumica dërrmuese e njerëzve aty, janë njerëz që u blenë, u joshën dhe u blenë nga Edi Rama.