20.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Berisha: Policët pa numër identifikimi u lëshuan si kafshë të egra mbi protestuesit paqësorë

Ish kryeministri Berisha ka denoncuar një skandal të madh pas dhunës së policisë tek teatari ndaj aktorëve, politikanëve, gazetarëve dhe qytetarëve të ndryshëm që po protestonin në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

“Pasi u heqin numrin e identifikimit nga gjoksi, i vërsulin me urdhër si kafshë të egra mbi protestuesit paqësorë!”, shkruan Berisha në një potim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Pasi u heqin numrin e identifikimit nga gjoksi, i vërsulin me urdhër si kafshë të egra mbi protestuesit paqësorë!

Ky është narko shteti armik ndaj qytetarëve! sb

Bardhi: Qytetarët u dhunuan nga bandat kriminale të armatosora, jo nga Policia e Shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dhënë përgjigje Sandër Lleshajt, pas letrës së këtij të fundit të bërë publike në Facebook.

Si kriminel gjakftohtë mori përsipër dhunën ndaj shqiptarëve, meriton përbuzje’, shkruan Bardhi në Facebook.

Përgjigja e Gazment Bardhit për Sandër Lleshaj:

Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim.

Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit.

Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë.

Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij.

Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës.

Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë!

Ja çfarë thonë ekspertët për maskat e bëra vetë dhe ato që blihen në farmaci

Kemi muaj tashmë që mbajmë maska dhe doreza.

Tashmë maska është thelbësore për të ecur apo dhe për të shkuar në ambiente ku ka njerëz të tjerë.

Por nga kërkesat e shumta shpesh herë mbetemi pa blerë maska, transmeton Living.

Është gjendur një mënyrë e re t’i bëni maskat vetë! Por a funksionojnë ato njësoj si maskat e farmacisë?

Mjeku Shawn Nasseri, nga Cedars Sinai në Los Angeles, beson se kanë vlera dhe maskat ebëra vet për mbrojtjen nga virusi por gjithmonë ato profesionalet e farmacive janë më të mira. “Maska e bërë vetë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zonës së hundës dhe gojës, por ato nuk janë aq efektive sa maskat kirurgjikale ose të frymëmarrjes. Materialet dhe sistemet e filtrimit të përdorura për të bërë maska kirurgjikale ose të frymëmarrjes janë ato që i bëjnë ato më efektive sesa maska pambuku që bëni vetë ”.

Kathleen Winston, dekan i Kolegjit të Infermierisë në Universitetin e Phoenix, thotë se për tu konsideruar efektive, maskat e veshura nga publiku duhet të plotësojnë këto kritere:

Forma e përshtatshme për të arritur deri në anë të fytyrës

Të kenë disa shtresa

Të lejojnë frymëmarrjen pa kufizime

Të jenë në gjendje të pastrohen dhe të thahen pa dëmtuar ose ndryshuar në formë

Nishani: Populli i bashkuar të asgjesojë qeverinë që gropos nën plehra fëmijë dhe artefakte kulturore

Bujar Nishani

Në videon e mëposhtëme duken qartë materialet e brendëshme të Teatrit Kombëtar të groposura nën rrënoja.

Media, ekspertë, njohës të historikut kulturor të Teatrit, kanë ngritur alarmin për groposjen nën rrënoja të garderobës, të artefakteve kulturore historike, bobinave të rregjistrimit, të skenografive dhe skicave skenografike.

Kjo groposje është një krim i rëndë !

Por askush nuk pret që krimet të hetohen e gjykohen në këtë vend sot, veçanërisht kur krimet kryhen prej dordolecëve të mafias.

Kur prokuroria hetonte vrasjen dhe groposjen (ndoshta gjysëmgjallë) të miturit Ardit Gjoklaj në kraterin e plehrave të Sharrës, media denonconte Erion Veliajn ulur në restorant me kreun e prokurorisë që bënte hetimin farsë.

Nëse ky akt i poshtër do të ndodhte në kryeqytetin e ndonjë vendi normal në botë, jo vetëm që kryebashkiaku nuk do të mund të qëndronte dot më as 24 orë në detyrë, por rrugët e sheshet e atyre qyteteve do të ishin ndezur flakë.

Ndaj, kur këtu nuk ka hetim e drejtësi serioze e të vërtetë kur groposen (ndoshta gjysëm të gjallë) fëmijë në kraterin e plehrave të Sharrës, nuk mundet kurrsesi të hetohet e gjykohet groposja nën rrënojat e teatrit të artefakteve kulturore historike.

Pa u mbushur as 24 orë nga talebanizmi i pasuesve të stalinistëve shqiptarë mbi kulturën shqiptare, dordoleci e mafies në bashki konfirmoi projektin e kullave mbi truallin shtetëror të Tiranës.

Prej kohësh kallxime, prova, fakte, dosje korrupsioni mafioz, flenë në sirtarët e prokurorisë.

Media çdo ditë ka bërë denoncime mbi afera flagrante të tenderimeve korruptive në Bashkinë e Tiranës, për betonizimin pa kriter dhe kriminal të kryeqytetit, për akte ekspertimi fiktive të prishjes së Teatrit Kombëtar, por asnjë hetim, asnjë reagim nga i ashtuquajturi “sistem i drejtësisë”.

Ky realitet i hidhur në Shqipëri nuk mund të jetë ndryshe pasi përballë është Mafia.

Sheti shqiptar është i marrë peng nga Mafia, institucionet janë nën kontrollin e shërbim të Mafias, popullit i duhet të përballet me Mafian.

Me krimet që kanë ndodhur këto ditë mbi Teatrin Kombëtar dhe të gjithë artefaktet kulturore artistike atje, lista e përgjegjësve që do duhet të jenë në burg është e gjatë.

Nga administratorë të asaj pasurie të groposur, tek ekzekutuesit e groposjes e deri tek urdhëruesit e krimit.

Edi Rama dhe Erion Veliaj ndoshta mendojnë se meqë (si frikacakë genetik që janë) nuk kanë hedhur firmat e tyre në aktet e rënda, nuk do të vihen para përgjegjësisë ligjore.
Gabim infantil !

Deklaratat e tyre publike janë fakte dhe prova të pakontenstueshme ligjore-juridike për bankën e akuzës.

Sot nuk funksionon drejtësia sepse sot përballja nuk është thjesht me shkeljet e ligjit dhe grisjen e Kushtetutës, nuk është thjesht me urdhërdhënësit e barbarisë dhe disa policë banditë, por sot përballja është me mafian.

Përballja me mafian nuk është një çështje që mund ta zgjidhë dot as një grup artistësh të nderuar dhe heroik për çka kanë bërë derim tani.

Betejën me Mafian nuk mund ta bëjë dot asnjë grupim i shoqërisë civile, sado i motivuar që të jetë.

Luftën me Mafian nuk e fiton dot debati virtual i urrejtjes qytetare ndaj barbarisë.

Mafian mund ta ndeshë, godasë e asgjesojë vetëm një popull i bashkuar dhe motivuar nga e drejta për të mbrojtur jetën e fëmijve të tij që të mos ja varrosin në pirgjet e plehrave nesër, siç varrosën artefaktet kulturore historike sot në themelet e kullave të mafias që pritet të ngulen mbi qytetarinë, civilizimin, trashëgiminë tiranase dhe kombëtare shqiptare.

Në videon e mëposhtëme duken qartë materialet e brendëshme të Teatrit Kombëtar të groposura nën rrënoja.Media, ekspertë, njohës të historikut kulturor të Teatrit, kanë ngritur alarmin për groposjen nën rrënoja të garderobës, të artefakteve kulturore historike, bobinave të rregjistrimit, të skenografive dhe skicave skenografike.Kjo groposje është një krim i rëndë !Por askush nuk pret që krimet të hetohen e gjykohen në këtë vend sot, veçanërisht kur krimet kryhen prej dordolecëve të mafias.Kur prokuroria hetonte vrasjen dhe groposjen (ndoshta gjysëmgjallë) të miturit Ardit Gjoklaj në kraterin e plehrave të Sharrës, media denonconte Erion Veliajn ulur në restorant me kreun e prokurorisë që bënte hetimin farsë.Nëse ky akt i poshtër do të ndodhte në kryeqytetin e ndonjë vendi normal në botë, jo vetëm që kryebashkiaku nuk do të mund të qëndronte dot më as 24 orë në detyrë, por rrugët e sheshet e atyre qyteteve do të ishin ndezur flakë.Ndaj, kur këtu nuk ka hetim e drejtësi serioze e të vërtetë kur groposen (ndoshta gjysëm të gjallë) fëmijë në kraterin e plehrave të Sharrës, nuk mundet kurrsesi të hetohet e gjykohet groposja nën rrënojat e teatrit të artefakteve kulturore historike.Pa u mbushur as 24 orë nga talebanizmi i pasuesve të stalinistëve shqiptarë mbi kulturën shqiptare, dordoleci e mafies në bashki konfirmoi projektin e kullave mbi truallin shtetëror të Tiranës.Prej kohësh kallxime, prova, fakte, dosje korrupsioni mafioz, flenë në sirtarët e prokurorisë. Media çdo ditë ka bërë denoncime mbi afera flagrante të tenderimeve korruptive në Bashkinë e Tiranës, për betonizimin pa kriter dhe kriminal të kryeqytetit, për akte ekspertimi fiktive të prishjes së Teatrit Kombëtar, por asnjë hetim, asnjë reagim nga i ashtuquajturi “sistem i drejtësisë”.Ky realitet i hidhur në Shqipëri nuk mund të jetë ndryshe pasi përballë është Mafia.Sheti shqiptar është i marrë peng nga Mafia, institucionet janë nën kontrollin e shërbim të Mafias, popullit i duhet të përballet me Mafian. Me krimet që kanë ndodhur këto ditë mbi Teatrin Kombëtar dhe të gjithë artefaktet kulturore artistike atje, lista e përgjegjësve që do duhet të jenë në burg është e gjatë. Nga administratorë të asaj pasurie të groposur, tek ekzekutuesit e groposjes e deri tek urdhëruesit e krimit.Edi Rama dhe Erion Veliaj ndoshta mendojnë se meqë (si frikacakë genetik që janë) nuk kanë hedhur firmat e tyre në aktet e rënda, nuk do të vihen para përgjegjësisë ligjore.Gabim infantil !Deklaratat e tyre publike janë fakte dhe prova të pakontenstueshme ligjore-juridike për bankën e akuzës.Sot nuk funksionon drejtësia sepse sot përballja nuk është thjesht me shkeljet e ligjit dhe grisjen e Kushtetutës, nuk është thjesht me urdhërdhënësit e barbarisë dhe disa policë banditë, por sot përballja është me mafian.Përballja me mafian nuk është një çështje që mund ta zgjidhë dot as një grup artistësh të nderuar dhe heroik për çka kanë bërë derim tani.Betejën me Mafian nuk mund ta bëjë dot asnjë grupim i shoqërisë civile, sado i motivuar që të jetë.Luftën me Mafian nuk e fiton dot debati virtual i urrejtjes qytetare ndaj barbarisë.Mafian mund ta ndeshë, godasë e asgjesojë vetëm një popull i bashkuar dhe motivuar nga e drejta për të mbrojtur jetën e fëmijve të tij që të mos ja varrosin në pirgjet e plehrave nesër, siç varrosën artefaktet kulturore historike sot në themelet e kullave të mafias që pritet të ngulen mbi qytetarinë, civilizimin, trashëgiminë tiranase dhe kombëtare shqiptare.

Gepostet von Bujar Nishani am Dienstag, 19. Mai 2020

Djali i Edi Luarasit mes personave të dhunuar nga policia: Forcat RENEA të armatosura na tërhoqën zvarrë në errësirë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar publikon dëshmin e djalit të artistëve Mihallah dhe Edi Luarasi, i cili tregon si u dhunua nga policia gjatë shembjes së Teatrit.

Eldon Luarasi tregon gjithçka ka ndodhur pas orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, kur policia ka mbërritur te Teatri dhe ka nisur shembjen e godinës.

Ai rrëfen se janë sulmuar befasisht nga një numër i madh forcash policore të RENEA-s, të cilët kanë qenë të armatosur me automatikë.

“Nisëm të zbresim poshtë drejt derës kryesore të teatrit ndërkohë që u përballëm me një mori forcash policore të armatosura të cilët na dhunuan fizikisht dhe verbalisht duke na tërhequr zvarrë në errësirë drejt hyrjes së pasme të teatrit sepse në hyrjen kryesore kishte nisur shkatërrimi”, tregon Eldoni.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Pasojat e sjelljes shumë dinjitoze të policëve mbi armikun Eldon Luarasin. Kujtojmë që Eldoni është djali i dy artistëve ikonë të Teatrit Kombëtar, Mihallaq dhe Edi Luarasi.

Eldoni dëshmon:

Në orën 4:30 të mëngjesit ishim të ulur në sheshin e teatrit kur befasisht u sulmuam nga një numër i madh forcash policore të Reneas të armatosur me armë automatike. Disa prej nesh u futën në brendësi të godinës së teatrit për t’u mbrojtur nga ky sulm. Në errësirë të plotë u ngjitëm në katet e sipërme dhe u mbyllëm në një dhomë të katit të tretë. Aty ishim: Robert Budina, Mirela Karabina, Eldon Luarasi, Besjona Vidrica, Ervin Goci, Arnen Sula, Ergin Zaloshnja, Fatos Paçrami dhe dy të tjerë.

Ndërkohë që po tentonim të lajmëronim me telefona miqtë tanë për çfarë po ndodhte, dëgjuam zhurmat e fillimit të shembjes së godinës ndërkohë që ishim ende brenda. Nisëm të zbresim poshtë drejt derës kryesore të teatrit ndërkohë që u përballëm me një mori forcash policore të armatosura të cilët na dhunuan fizikisht dhe verbalisht duke na tërhequr zvarrë në errësirë drejt hyrjes së pasme të teatrit sepse në hyrjen kryesore kishte nisur shkatërrimi. Në shesh u përballëm me qindra forca policore që mes dhunimeve fizike e verbale na nxorrën jashtë perimetrit të teatrit.

Të bllokuar nga pandemia, gjobiten me nga 600 euro në kufi shqiptarët që kthehen nga Greqia

Dhjetra shqiptarë po kthehen në vend pasi u bllokuan prej pandemisë në Greqi janë duke u përballur me gjoba në kufi.

Gazetarja Lediona Xheladinaj ishte sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë duke marrë dëshmitë e tyre.

Qytetarët e kthyer shprehen se kanë qenë të detyruar që të qendrojnë në Greqi për shkak të pandemisë duke tejkaluar afatin tre mujor për zonën Shengen, por pala greke nuk e ka marrë parasysh këtë duke u vendosur gjobë si edhe bërë një shënim në pasaportë si shkelës.

Kjo është një situatë e pazakontë që po ndodh me Greqinë, ndryshe nga shtetet e tjera që po tolerojnë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Abc News kontaktoi me Ministrinë e Jashtme në lidhje me problematikën në fjalë, nga e cila mori përgjigjen se vetë BE ka kërkuar nga shtetet anëtare që të tolerojnë kur hasin qytetarë të vendeve jashtë zonës Shengen që kanë kaluar afatin për shkak të Pandemisë.

Lexo edhe: Pandemia i bllokoi jashtë, gjobiten me nga 600 euro shqiptarët që kthehen nga Greqia
Pas këtij sugjerimi nga BE shpjegon Ministria e Jashtme për Abc News, të gjitha vendet anëtare i kanë dërguar shtetit shqiptar një notë ku shpjegohej se shtetasit e mbetur jashtë do të toleroheshin dhe do ta riktheheshin në Shqipëri pa pasoja administrative.

I vetmi shtet që nuk ka dërguar një notë të tillë sipas Ministrisë së Jashtme është pikërisht Greqia.

Megjithatë, në mënyrë të përsëritur, në ERTV, studio televizive apo edhe në rrjetin sociale Facebook, kryeministri Rama ka theksuar se ka marrë premtimin e homologut të tij grek Mitsotakis se nuk do të ketë gjoba ndaj qytetarëve shqiptarë që kanë qendruar më shumë se 3 muaj në Greqi për shkak të Pandemisë.

“Deri më tani nuk janë gjobitur ata që kanë hyrë, përveç ndonjë rasti sporadik. Ishte fjala e dhënë dhe e mbajtur nga miku im kryeministri i Greqisë”, tha Rama në Facebook.

Lidhur me këtë, qytetarët shqiptarë janë shprehur se disa nga oficerët e policisë greke u kanë thënë se gjoba do të vendoset, por ajo do të falet më vonë, megjithatë për këtë pritet një vendim tjetër i posaçëm dhe po ashtu, kudo që të shkojnë atyre u mbetet në pasaportë shënimi si shkelës të afatit për të qëndruar në zonën Shengen, një argument i mirë ky për të mos u lejuar që të futen sërish.

OBSH në krizë të thellë nga pandemia, shtetet duan të shkurtojnë fondet

OBSH mblidhet në takimin vjetor, i cili për shkak të Coronës do të zhvillohet virtualisht dhe shkurt, megjithëse organizata ka shumë probleme për të zgjidhur. Kriza mund të shihet edhe si shanc për të bërë ndryshime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë OTB, e ka zvogëluar në dy ditë kohëzgjatjen e takimit vjetor. Vitet e kaluara asaj i janë dashur gjashtë deri dhjetë ditë për të mbajtur takimin vjetor. Krahas vendimeve burokratike, në axhendën e takimit mbetet vend vetëm për një temë: Covid 19.

Nuk dihet aktualisht nëse përhapja e pandemisë, ka bërë që temat e tjera globale në sektorin e shëndetësisë të dalin nga fokusi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OTB. Ka mundësi që kjo të ketë më shumë të bëjë me njoftimin e SHBA një muaj më parë, se nuk do të paguajë më kontributet financiare për OBT. Në buxhetin dyvjetor të organizatës SHBA pagoi për vitet 2018/19 gati 14 përqind të shumës së përgjithshme, si në kontributin që paguhet nga vendet anëtare ashtu edhe në kontributin vullnetar.

Në rrezik është sistemi i paralajmërimit të shpejtë
Suerie Moon, bashkë-koordinatore në qendrën Global Health Centre, në Institutin Graduate në Gjenevë, e bën të qartë se cilat do të jenë pasojat që mund të ketë shkurtimi i buxhetit: Një nga temat kryesore për SHBA është sëmundja e paralizimit të fëmijëve (Polio). SHBA e financon këtë fushë me kontribute vullnetare. Nëse këto nuk do të jepen më, atëherë kjo do të ketë efekt negative tek projektet, për shembull gjatë të cilave njerëzit shkojnë derë më derë për të vaksinuar fëmijët, thotë Moon: “Ky system i kontrollimit të Polios shfrytëzohet po ashtu, për të parë nëse ekzistojnë sëmundje të tjera infektive”. Edhe raste për COVID-19. Pranda Moon thotë se është „krejtësisht dritshkurtër“ të ndalosh kontributet në një situatë të tillë të jashtëzakonshme.

Megjithëse deri tani nuk është e qartë se çfarë do të thotë kontretisht deklarata e presidentit amerikan, Donald Trump, thotë Moon: Duan SHBA të mos paguajnë më kontributin vjetore fiks si vend anëtar, që llogaritet nëpërmjet aktivitetit ekonomik dhe numrit të popullsisë? Apo duan të mos paguajnë kontributet vullnetare, të cilat kanë qenë 75 për qind e pagesave të përgjithshme amerikane? Dhe kur do të fillojë ky mospagim?

Fakt është se deri më 30 prill 2020, as Kina as SHBA nuk kanë bërë pagesat vjetore, megjithëse ato duheshin bërë që më 1 janar. Kjo gjë ndodh shpesh, dhe është një nga problemet më të mëdha që ka organizata. Edhe Gjermania përshembull sapo ka bërë pagesën e gjysmës së shumës. Por ndryshe nga Kina, SHBA ka edhe pagesa të tjera të vjetra që nuk i ka bërë.

Po është duke u tërhequr SHBA sërish? Suerie Moon mendon se SHBA ka humbur shumë nga ndikimi që ka në parketin ndërkombërat dhe merret „më pak serozisht“. “Pse duhet të na dëgjojnë vendet e tjera kur ne kemi sinjalizuar se nuk kemi interes në bashkëpunimin multilateral?”

Infografik die zehn größten Mittelgeber der WHO EN
Dhjetë vendet që japin kontributin më të madh për OBSH

Molla e sherrit
SHBA, ose më mirë Doland Trump personalisht, pretendojnë se OBSH është shumë miqësore me Kinën dhe shumë kritike ndaj SHBA, se Kina, ka shumë ndikim tek organizata dhe se OBSH reagoi me shumë vonesë në rastin e pandemisë. Kur dihet që presidenti amerikan ishte ai, që nuk e vlerësoi sa duhet rrezikun e pandemisë dhe të virusit Corona.

Moon mendon se kritikat ndaj qëndrimit të OBSH kundrejt Kinës lidhur me pandeminë nuk janë të drejta. Ekspertja për çështjet e shëndetit global, thekson se OBSH i duhet të reagonte me shumë kujdes, sepse kjo temë është për Kinën politike shumë delikate: „Detyra më e rëndësishme ka qenë që të sigurohet gatishmëria e qeverisë kineze për bashkëpunim, në mënyrë që ajo të japë sa më shumë informacione që të jetë e mundur.”

Kështu që nuk është rastësi që Kina nuk ka lejuar një ekip ekspertësh amerikanë që të hyjë në vend, por lejoi vetëm në mes të muajit shkurt një ekip të OBSH, të parin në përgjithësi.

Megjithatë ka zëra kritikë. Për Thomas des Garets Geddes, bashkëpunëtor shkencor i think tankut MERICS, nuk është e justifikueshme që drejtori i Përgjithshëm i OBSH, e ka vlerësuar reagimin e Kinës ndaj pandemisë si shumë pozitiv: “Një vlerësim i tillë pozitiv dhe pjesërisht jo i drejtë ka qenë i panevojshëm dhe i gabuar,“ thotë Geddes në bisedë me Deutsche Wellen.

E varur nga disponimi i donatorëve
Suerie Moon mendon se këtu kemi të bëjmë me një problem thelbësor të OBSH: “Organizata nuk mund të guxojë t’i hipi nervat donatorëve. Ajo nuk është në gjendje të ushtrojë kritikë sa herë është e nevojshme.“

Pandemia është si një lloj alarmi për organizatën. “Ajo tregon çfarë rreziku paraqet një virus, çfarë rreziku përbën për sigurinë dhe ekonominë. Ajo shkundi botën dhe tregoi sa e rëndësishme është, që të kesh një organizatë që është e besueshme dhe stabile, që ndihmohet dhe që ka hapësirë të mjaftueshme politike, për të ushtruar kritikë kur është e nevojshme.”

Deri para disa muajsh Moon do të kishte thënë se marrëdhënia që OBSH kam e vendet në zhvillim është ndryshe nga ajo me vendet e pasura, sepse ato kanë më shumë nevojë dhe se OBSH mund të dërgojë ekspertë. Por edhe vlerësimi për OBSH ka qenë ndryshe: „Unë shpesh dëgjoj të thuhet se udhëzimet e OBSH janë si Bibël për vendet e zhvilluara.”

Në situatën aktuale doli se OBSH është e rëndësishme për vendet e pasura jo vetëm për shkak të udhëzimeve ndërkombëtare të detyrueshme në çështjet e shëndetësisë. „Çdo vend është i varur nga informacionet e OBSH. Këtu futen edhe vendet e pasura, këtu futet edhe SHBA“. Ajo shpreson që pas pak kohe të flitet seriozisht për reformimin e financimit dhe të drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që OBSH të jetë në gjendje të ndihmojë botën më mirë që të mbrohet nga rreziqe të tilla si pandemia COVID-19.

Regjisori rrëfen orët e tmerrit: Më drejtuan automatikun në kokë, ishin të ushtrisë

Regjisori Robert Budina ka folur në studion e “ABC News” për shembjen e Teatrin Kombëtar duke u ndalur edhe te peërplasja e protestuesve me policinë.

Budina u shpreh ky veprim sipas tij tregon një instalim të shtetit policor, ndërsa shtoi se policët duhet t’i thërrasin ndërgjegjës.

“Nga Teatri nuk është hequr asgjë. Kjo është për tu hetuar. Prokuroria duhet të futet në lojë. Në momentet e shembjes besoj duhet të ishim mbi 30 persona. Terrori psikologjik ishte i jashtëzakonshëm, kam parë nga filmimet se kanë përdorur spraj. Dëgjonim, ulërima, njerëz që qanin.

Dëgjuam lëvizjet e fadromës dhe nisëm të dalim. Rreth katër veta mu turrën përballë për të ushtruar presion. Kur dal tek dera e teatrit, një person që ishte me automatik, më drejtoi automatikun në mënyrë të qartë për të ushtruar presion. Kisha nevojë për të gjithë popullin që ai terror të merrte atë që meritonte. Ky është instalimi i shtetit policor. Nuk jam specialist, por nga informacionet që kemi thuhet se ishin njerëz të ushtrisë”, u shpreh Budina.

Arti në pranga dhe i proceduar penalisht. Si ndjehesh Budina?

Budina: Ne kemi komunikuar me ndërkombëtarët, ky lajm është çuar në Parlamentin Europian. Kam kërkuar që të kryhet një hetim, për mua ishte një tentative vrasje dhe atyre i ngelet të vërtetojnë që nuk ishte i tillë.

Gjithashtu Budina u shpreh qytetarët duhet të reagojnë për të mbrojtur të drejtën e tyre.

Budina: Situata ka shkuar në përdhunim të dinjitetit. Të gjithë ta varin në qafë përgjegjësinë. Nëse nuk luan qytetari të kërkojë llogari nuk mund të zgjidhet situata. Teatri dhe vendi ku zhvillohen aktivitetet artistike dhe historike janë ato që përbëjnë memorien dhe trashëgiminë.

Teatrin e bën historia. Në atë teatër kanë lindur të gjitha institucionet.

Përse duheshin forca speciale për të tërhequr disa artistë? Mund të kishin komunikuar. Ka qenë një atentat rreth 20-vjeçar për ta eliminuar teatrit. Ishte një lojë nga politika që vjedhja të realizohej më shpejt.

PS me këtë përfaqësues u përpoq t’i bënte atentat jo vetëm teatrit. Atij njeriu i duhen vetëm disa skllevër për bukën e gojës, njerëz pa mendim për të zhdukur dinjitetin e artistëve.

Më tej shtoi se nëse rikthehet teatri siç ka qenë do të jetë një fitore e madhe e demokracisë.

Çfarë do të ndodhë pas kësaj?

Budina: Duhet të futet qytetari në lojë do bëjmë të pamundurën për këtë. Sigurisht që duhet një mendësi e re. Nëse kjo nuk ndodh, dhuna e pushtetit do të përshkallëzohet.

Çfarë kishte premtuar Soreca?

Budina: Nuk reaguan në momentin më të rëndësishëm. Kam një trishtim personal. Ka marrë fund totalisht, mos kini asnjë shpresë të ndërkombëtarët. Duhet të rikthejmë vlerat tona qytetare.

Zbulohet çfarë u kishte thënë Ronaldo lojtarëve në United para kalimit tek Reali

Cristiano Ronaldo nuk e kishte mbajtur aspak sekret dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi në fund të sezonit 2008/09, sipas ish-bashkëlojtarit të tij në Old Trafford, Nanit.

Në fund të sezonit kur Manchester Unitedi e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën, në vitin 2008, Sir Alex Fergusoni e bindi Ronaldon, i cili kishte kontribuar me 42 gola në atë sukses, të qëndrojë në Old Trafford.

Një vit më vonë, sulmuesi u transferua në Real Madrid për një shumë që atëherë ishte rekorde, 80 milionë funte. Nani tani ka zbuluar se ish-ylli i Sportingut nuk kishte ngurruar aspak t’u fliste bashkëlojtarëve të tij për largimin nga Djajtë e Kuq.

“Ne qëndronim në fund të seancave stërvitore për të luajtur pak dhe Andersoni dhe Ronaldo ishin shokët e mi. Të gjithë i kanë disa shokë në skuadër me të cilët ndihen më rehat dhe ata ishin shokët e mi më të mirë”, ka thënë Nani.

“Nganjëherë Ronaldo na thoshte neve haptazi: “Jam bërë gjashtë apo shtatë vjet që kur jam këtu, mendoj se kjo është e mjaftueshme për mua”. Na e kishte thënë këtë gjë dy apo tri herë”.

“Por, gjithmonë thoshte pastaj: “Do ta shohim, do ta shohim”. Por, ne nuk menduam kurrë që transferimi në Real Madrid do të ndodhte aq shpejt”.

Ronaldo e kishte pranuar publikisht në mars të vitit 2007 se ai dëshironte të luante në Spanjë në të ardhmen, mirëpo kishte insistuar se edhe ishte i lumtur në Manchester United.

Pas nëntë vjetëve që i kaloi në Santiago Bernabeu me Los Blancos, Ronaldo vendosi ta provojë një tjetër sfidë në karrierën e tij, duke u transferuar në Juventus.

Bllokohen në Itali 19 ton mbetje të rrezikshme që po vinin në Shqipëri

Guardia di Finanza e Ankonës ka sekuestruar 19 tonë mbeturina elektrike dhe elektronike në portin e qytetit, me destinacion Shqipërinë.

Autoritetet, në bashkëpunim me Doganat, kontrolluan kamionin që vinte nga Gjermania dhe do të vazhdonte udhëtimin me traget për në Shqipëri.

Kamioni TIR transportonte mijëra elektroshtëpiake, si furra, lavatriçe, pianura, të deklaruara si të përdorura dhe funksionale, por një kontroll i imtë zbuloi se malli nuk kishte certifikatat e parashikuara për materialet elektrike e dorës së dytë, sipas një dekreti legjislativ të vitit 2014.

Ngarkesa u vendos nën sekuestro, bashkë me kamionin.

U denoncua shoferi i kamionit, një shqiptar 25-vjeçar, si dhe organizatori i transportit, edhe ai shqiptar, 44 vjeç, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve.