15.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Lali €ri mashtroi përsëri! Ja ku duken qartë 6 kullat (Foto)

Nga Marinela ZIU

Lali €ri mashtroi përsëri kur publikoi videon e projektit të Teatrit Kombëtar. Pavarësisht propagandës dhe manipulimit me video 3D, gënjeshtra i ka këmbët sa Erion Braçe.

Ja ku duken qartë 6 kullat (vetëm 1 sekondë, në gjithë pjesën tjetër të videos janë përpjekur ta zhdukin si imazh) dhe arsyeja e prishjes së Teatrit Kombëtar, natën, me terror dhe dhunë shtazarake ndaj artistëve dhe qytetarëve të Tiranës.

Sepse ju nuk vleni për ta, aq më pak trashëgimnia kombëtare kulturore… Të vemit që vlejnë, janë 5 oligarkë, falë të cilëve ndajnë dhe mbajnë pushtet.

Reago sot, nësër do jetë shumë vonë!

Llesh kimiku nuk tërhiqet nga barbaria: Do vazhdojmë të dhunojmë qytetarët që protestojnë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka konfirmuar ditën e sotme se policia me urdhrat e tij, do të vazhdojë të dhunojë qytetarët që dalin në protesta.

Me një letër të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, Lleshi konfirmon se tek polici, qytetarët duhet të shikojnë fytyrën e tij.

Tek polici që i fut duart vajzës së re në mesnatë, polici që dhunon një fëmijë, tek polici që dhunon artistë, aktivistë e qytetarë të lirë të Shqipërisë, Lleshi thotë se duhet parë fytyra e tij.

Por këtë herë Lleshi, e ka zgjeruar pak hapësirën e fytyrave, duke kërkuar qe tek polici të shikohet edhe fytyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të tjerë.

‘Oficerët e policisë mbajnë në uniformë simbolet e Republikës, kanë atributet e zbatuesit të ligjit, kanë përgjegjësi dhe mbrojtje të veçantë ligjore. Për këtë arsye, tek ata duhet ta shohim Ministrin, madje edhe më shumë duhet të shohim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit e tjerë të saj. Edhe shoqëria jonë mund të shohë tek polici diçka nga vetja. A nuk janë ata, në fund të fundit, një pjesë e saj? A nuk edukohen ata në familjet tona, në shkollat tona, në forumet tona publike?’, shkruan Sandër Lleshi në Facebook.

Ja çfarë shkruan Sandër Lleshi në Facebook e tij

Po. Tek policët qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm.

Oficerët e policisë mbajnë në uniformë simbolet e Republikës, kanë atributet e zbatuesit të ligjit, kanë përgjegjësi dhe mbrojtje të veçantë ligjore. Për këtë arsye, tek ata duhet ta shohim Ministrin, madje edhe më shumë duhet të shohim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit e tjerë të saj. Edhe shoqëria jonë mund të shohë tek polici diçka nga vetja. A nuk janë ata, në fund të fundit, një pjesë e saj? A nuk edukohen ata në familjet tona, në shkollat tona, në forumet tona publike?

Unë për vete e kam pranuar këtë sfidë të identifikimit edhe me policët e Shqipërisë. Dhe nuk jam zhgënjyer prej saj.

Përgjatë një viti tektonikash politike dhe gjeologjike, por edhe gjatë muajve të një flame që gjunjëzoi planetin, ata kanë qëndruar në këmbë, në shërbim. Të heshtur, profesionistë, patriotë, trima, humanë, plot privacione dhe probleme, modestisht të trajtuar ata kanë mbajtur barrë të mëdha për të gjithë ne.

Kur të gjithë sistemoheshin në këndet e shtëpive të tyre, për të ndjekur nga TV ‘ndeshjen’ e radhës të politikës së rrugës, ata rreshtoheshin përballë batareve të molotovëve dhe kapsollave, kur të gjithë interesoheshin për më të dashurit e tyre gjatë tërmetit, ata kujdeseshin për të tjerët, kur të gjithë mbylleshin në shtëpi me familjen për t’iu shmangur valës së pandemisë, ata ishin në zemër të vorbullës së saj.

Ata e lënë përherë familjen, kur të tjerët rendin drejt familjeve të tyre në ditë të vështira.

Pavarësisht kushteve, ata kanë arritur të sigurojnë parametra të sigurisë dhe rendit publik, që janë më të mirat në historinë e vendit dhe shumë pranë mesatareve europiane; kanë arritur të fshijnë njolla të mëdha nga portreti i Shqipërisë; kanë kontribuar thelbësisht që vendi të bëjë hapa të rëndësishëm drejt Europës.

Dhe në fakt janë po ata që kanë qenë edhe dje edhe pardje.

Megjithatë diçka ka ndryshuar. Rrënjësisht. Dhe Policia e Shtetit ka funksionuar. Plotësisht.

Dhe një ndër arsyet themelore për këtë është fakti se ajo nuk vepron me urdhra, por vetëm me ligje.

Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi. Në fakt, policia sot nuk merr urdhra për veprimet e saj operacionale. Jo. Ministri i Brendshëm nuk jep urdhra për veprimet operacionale.

‘Urdhri’ i saj i vetëm është ligji, përballë të cilit ajo duhet të jetë thjesht e verbër, për të mos bërë interpretime të tipit: ky është me rëndësi, ky është përtej ligjit, ky është mbi ligjin, ky është vetë ligji, ky është antiligji. Atë ditë që ne do t’i kërkojmë policisë që të bëjë vetë interpretime të ligjit, atë ditë vendi nuk ka më ligj.

Nga ana e tij, Ministri kujdeset që, së pari të japë me shembullin e tij një model të mirë të ushtrimit të përgjegjësisë publike, së dyti që policia të udhëhiqet drejt një kursi transformimi dhe modernizmi dhe, së treti, që ajo të mbikqyret gjatë plotësimit të misionit të saj ligjor në përputhje me interesin publik, ligjet dhe Kushtetutën.

Ka pasur këto ditë disa ‘skifterë’ të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë.

Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojnë me kapitullin e thirrjeve për revolucion e gjak, kalojnë paturpësisht tek ai i të drejtave të njeriut. Bërtasin si shpirtra të këqij për të drejtat e veta edhe përballë policëve, a thua se këta të fundit nuk janë njerëz, nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta.

Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grimë turp e asnjë grimë humanizëm, kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pa Zot.

Njëri prej këtyre shprehej edhe kundër Ambasadës së SHBA, kinse ajo nuk paska mbajtur qëndrimin e duhur për shembjen e teatrit dhe ankohej se Amerika interesohet për vijimësinë e Shtetit Shqiptar!!!

Po! Fatkeqësisht po! Shqetësimi i tij ishte vijueshmëria e Shtetit Shqiptar.
Në të vërtetë, shqiptarët i janë përjetësisht mirënjohës Amerikës, pikërisht për këtë qëndrim ‘të ngurtë’ dhe që nuk ndryshon kurrë, në mbështetje të vijimësisë së Shtetit Shqiptar, tashmë pjesë edhe e NATO-s.

Përgjatë tri dekadave të fundit ka pasur shumë tentativa për ta ndërprerë këtë vijimësi shtetërore, për t’i rrëzuar institucionet në emër të demokracisë. Kjo lojë tinëzare, e veshur me një mantel të rremë sloganesh ‘demokratike’, për fat të keq, ka dhënë edhe rezultate katastrofike.

Vijueshmëria e Shtetit Shqiptar, që në terma konkrete është vijueshmëria e institucioneve të tij, është interesi kombëtar numër një i shqiptarëve. Kontributi maksimal e pa kushte për këtë është detyra e çdo shqiptari, polici, ministri, kryeministri a presidenti.

Policia e Shtetit e ka kryer këtë detyrë shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk është tërhequr, dhe as nuk është stepur përballë tentativave të rrezikshme kundër institucioneve të Shqipërisë. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe më mirë, ndonëse ka po ata policë, që dikur edhe nuk kanë mundur ta bëjnë siç duhet detyrën e tyre.

Ka jo pak vetë që pyesin se si është e mundur kjo? Si është e mundur që të njëjtat struktura, me të njëjtit njerëz, që dikur shpërbeheshin, sapo të fillonin goditjet e para nga grupet e keqpërdorura, sot funksionojnë dhe bëjnë detyrën, pa tejkaluar kompetencat ligjore dhe pa derdhur gjak shqiptari?

Është e thjeshtë përgjigja.

Sot ata munden pikërisht sepse urdhrat nuk i marrin nga partia nëpërmjet ministrit, por nga Shqipëria nëpërmjet ligjit.

Njësoj si në diktaturë! Arkitektët italianë kryqëzojnë qeverinë Rama për Teatrin

Një grup arkitektësh dhe pedagogësh nga Universiteti La Sapienza i Romës – Marco Petreschi, Nilda Valentin dhe Antonino Saggio – dhe nga Universiteti i Barit, Profesor Anna Bruna Menghini, të gjithë njohës të thellë të arkitekturës shqiptare dhe me përvojë të mësimdhënie në universitetet shqiptare janë shprehur tejet kritik me vendimin e qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar.

Ata nënshkruan një dokument shumë kritik ku mes të tjerave thuhet: “Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishj shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim.

Ndryshimi i vetëm është se sot jemi në demokraci dhe një qeveri, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Godina e Teatrit ishte arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranë”.

Ndërkohë që në qendrimin e pedagogëve dhe arkitektëve thuhet se tashmë intelektualët që dalin kundër kësaj masakre përfundojnë duke u denigruar nga qeveria që është në pushtet.

Humbje katastrofike/ Vendimet e Ramës për Covid-19 kanë shpartalluar buxhetin e shtetit

Prilli duket se ka qenë muaji më i vështrë në ekonomi, ku pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, si rrjedhojë e Covid-19, dhe kjo është reflektuar dhe në performancën e të ardhurave buxhetore.

Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se të ardhurat buxhetore në prill ranë me 30% në raport me të njëjtën peruidhë të një viti më parë, të ndikuara nga të gjitha zërat, ku efektin kryesor e dhanë TVSH-ja, tatim fitimi, taksat nacionale dhe ato të pushtetit vendor.

Për 4 mujorin, të ardhurat janë tkurrur me 11%, të ndikuara nga performance e dobët e marsit dhe sidomos prillit, ndërsa për dy mujorin kishin rezultuar në një terren pozitiv. Në vlerë absolute, për 4 mujorin në buxhet janë mbledhur 16 miliardë lekë më pak, ose 132 milionë euro më pak, 75% e të cilës ka ardhur vetëm nga muaji prill.

Kjo performancë negative do të kërkojë rishikim të buxhetit, pasi ai edhe pas ndryshimit të dytë vijon të ketë një planifikim të ardhurash më të lartë se fakti 2019.

Prilli

Të ardhurat totale në prill ishin 29 miliardë lekë, nga 41 miliardë lekë në prill 2019, me tkurrje 30%.

Nga TVSH-ja, zëri kryesor në buxhet dhe që është një tregues direkt i konsumit, u mblodhën 7.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 34% në raport me prillin 2019, duke ndikuar në një të tretën e rënies totale të të ardhurave.

Tatim fitimi solli në buxhet 1.8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 51%. Për shumë biznese pagesat e tatim fitimit u shtynë, si pjesë e paketës mbështetëse ndaj pasojave të Covid-19.

Të ardhurat nga akciza ishin 2.4 miliardë lekë, me tkurrje prej 29% për shkak të rënies së importeve të produkteve të akcizës.

Tatimi mbi të ardhurat personale ra 21%.

Më e fortë ishte tkurrja e taksave nacionale e të tjera, me 41%, si rrjedhojë e ndërprerjes së aktivitetit të kompanive të naftës.

Buxheti lokal ka shënuar gjithashtu humbje të mëdha. Të ardhurat nga pushteti vendor ishin 1.6 miliardë lekë, me tkurrje 65%, të ndikuara si nga taksa e pasurisë së paluajtshme, ashtu dhe nga taksat lokale.

Të ardhurat nga fondet special ranë me 8%, në një tregues që po goditet punësimi.

Të vetmet me rritje janë të ardhurat jo tatimore, që u zgjeruan me 17%, si rrjedhojë e pagesave që janë bërë nga institucionet buxhetore.

4 mujori

Për 4 mujorin, në buxhet u mblodhën 133 miliardë lekë, nga 149 miliardë lekë për janar prill 2019, me një tkurrje prej 11%, ose 16 miliardë lekë më pak.

Rënien më të lartë e shënuan TVSH (-4.2 miliardë lekë) tatim fitimi (-4.4 miliardë lekë), pushteti vendor (-3.9 miliardë lekë), tatimi mbi të ardhurat personale (-1.9 miliardë lekë). Më e lehtë ishte rënia e të ardhurave nga fondet special (-0.9 miliardë lekë).

“Der Standard”: Rama si Hitleri me Teatrin

Gazeta Der Standard i ka kushtuar një artikull shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri duke vënë theksin tek tiparet autokratike që po merr qeverisja socialiste nën drektimin e Edi Ramës.

Një grusht shteti në kohën e koronës dhe shembje natën nën ‘mjegull’ e ka cilësuar Der Standard rrëzimin e një prej godinave historike të qytetit të Tiranës.

Gazeta austriake nuk ka lënë pa përmendur dhe ‘qëndrimin e butë prej dylli’ dhe të ambasadorëve të BE-së në vend, ndërsa e ka ka krahasuar rrafshimin e TK-së me veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilët në prill 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në rrethin e vjetër Savamala në Beograd. “Njeriu “i fortë” i Serbisë, Presidenti Aleksander Vuçiq dhe njeriu “i fortë” i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkeq në fusha të tjera për sjelljen e tyre autokratike në rajon”, shkruan Der Standard.

Shkrimi i plotë
Qeveria socialiste shqiptare nën Edi Ramën po tregon gjithnjë e më shumë tipare autokratike. Qindra qytetarë protestuan gjatë fundjavës.

Makineritë e rënda që rrëzojnë mure dhe gërmuesit që heqin rrënoja erdhën natën e së shtunës. Pas dy vjet konflikti, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u rrëzua brenda natës. Kryeministri socialist Edi Rama triumfoi. Burri, i cili dikur pëlqente të lëvizte në qarqet e artit, kishte shumë vite që bënte fushatë për prishjen dhe ndërtimin e godinës së re.

Partia konservatore e opozitës, PD ka bërë instrumentizimin e protestës kundër prishjes në muajt e fundit, gjë që sigurisht që e bindi Ramën edhe më shumë të shkatërronte teatrin. Policia u përlesh me qindra protestues të dielën, të cilët kanë dalë në rrugë rregullisht që nga viti 2018 për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Policia shoqëroui shumë njerëz që po protestonin. Qeveria Rama e përshkroi këtë si një “diktaturë”, pala tjetër fliste për një “bandë mafioze”.

Pesëmbëdhjetë organizata nënshkruan një deklaratë duke kritikuar “dhunën dhe shtypjen e shtetit” në rritje, veçanërisht në një kohë kur opozita dhe sistemi gjyqësor mungojnë.

Një grusht shteti natën në kohën e Corona-s

Në fakt, aksioni në rastin e Teatrit Kombëtar në Tiranë po rikujton fuqimisht veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilët në prill 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në rrethin e vjetër Savamala në Beograd. Njeriu “i fortë” i Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe njeriu “i fortë” i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkeq në fusha të tjera për sjelljen e tyre autokratike në rajon. Dhe sigurisht që Rama e dinte që gjatë pandemisë, ku zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata – dhe për këtë arsye është më e lehtë për të zbatuar vullnetin e tij.

Ndërtesa e teatrit u krijua në 1939 nga arkitekti italian Giuglio Bertè, ishte një lloj ndërtese për oficerët e ushtrisë italiane dhe ka shërbyer si teatër kombëtar që nga viti 1947. I përket një ansambli arkitekturor italian në qendër të Tiranës. Artistë të njohur, shoqata e arkitektëve dhe disa regjisorë kritikuan prishjen jo vetëm për shkak të mbrojtjes së monumentit, por edhe për shkak të reklamimit të çuditshëm, shmangies së ligjit të konkurrencës dhe planit pak të njohur për teatrin e ri. Sipas planeve, ndërtesa e re duhet të shërbejë kryesisht si hapësirë tregtare ose si hapësirë zyre dhe në çdo rast, qytetarëve do t’ju merret hapësirë publike.

Masat shtypëse

Presidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramës, e quajti prishjen “një krim moral”. Delegacioni i BE tha – si zakonisht me nota të buta – se duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu – përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit po kujtojnë kohët shtypëse. Një ligj i ri u nxor për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Njerëzit mund të dënohen me burg për dy deri në dhjetë vjet. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vjet.

(Adelheid Wölfl, 19 maj 2020)

Për shkak të Edi Ramës Shqipëria po largohet edhe më shumë nga Europa. Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit një orë e më parë

· Me ambasadorët ndava dy shqetësime kryesore se kjo qeveri po pengon integrimin dhe po rrënon ekonominë. Është e domosdoshme të farkëtojmë një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash me BE për të mbështetur ekonominë e familjeve shqiptare.

· Në vend të plotësimit të 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe nxjerrjen e vendit nga kriza, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet, Shqipëria po largohet edhe më shumë nga Europa.

· Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe në plotësimin e 15 kushteve. Kërkova nga ambasadorët ndihmën e BE, që Shqipëria të përballojë ndihmën politike, ekonomike, sociale.

· Për shkak të vendimeve korruptive të Edi Ramës për t’i çuar paratë tek një grusht oligarkësh dhe jo tek njerëzit në nevojë, gjendja është rënduar. Nga 50% të njerëzve në kushte varfërie para pandemisë, tani 7 në 10 familje shqiptare, janë në varfëri.

· Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe në kontratën me artistët. Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit një orë e më parë për t’i dhënë fund krizës politike dhe ekonomike.

· Bëmë të qartë që ne e kemi imperativë zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një orë e më parë ta çlirojmë vendin nga kjo zgjedhë, që ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura nga krimi, nga oligarkët dhe nga ky pushtet.

· Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Përgjegjësia për çusrjen përpara të reformës zgjedhore sipas afateve është e PS. Fasadë nuk mund të jemi.

· Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Përshëndes konsensusin e gjerë që po krijohet se shpëtimi i Shqipërisë vjen vetëm duke e larguar këtë keqbërësin Edi Rama, që është e keqja e Shqipërisë. Pak rëndësi ka, nëse kjo vjen nga goja e një artisti, e një profesori apo e një opozitari.

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME AMBASADORËT E VENDEVE TË BE

Pyetje: Z.Basha keni patur një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian. A mund të na shpjegoni pak çështjet që janë trajtuar në këtë bisedë?

Lulzim Basha: Në vend që të ecej në drejtim të plotësimit të 15 kushteve për hapjen e negociatave, që janë edhe hapa për të dalë nga kriza në vend, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet, veprimet e javës së fundit dhe veprimet e javëve të fundit po e thellojnë edhe më shumë krizën politike, po e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe në plotësimin e 15 kushteve sepse kjo është mënyra e vetme për t’iu shërbyer njerëzve. Ndaj sot kam kërkuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE ndihën e vendeve anëtare që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet për integrimin, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, që Shqipëria të mund të ketë mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare që ka sot nevojë më shumë se kurrë për të përballuar situatën krejtësisht në krizë, në krizë politike, në krizë sociale, në krizë ekonomike dhe e ka edhe më të nevojshme për shkak të pasojave shkatërruese COVID-it.

Çështja e dytë ka qenë çështja e ekonomisë, ku Shqipëria për shkak të vendimeve të Edi Ramës për t’i çuar paratë edhe në kohë pandemie te një grusht oligarkësh me afera korruptive dhe jo tek njerëzit në nevojë, si rezultati i kësaj shumica dërrmuese e shqiptarëve gjenden në kushte pamundësie ekstreme.

50% e popullsisë para pandemisë ishte në kushte varfërie, tani kjo përqindja ka shkuar pothuajse 7 në 10 familje shqiptare të cilët e shohin veten e tyre në zgrip, në humnerën ekonomike. Me fundin e majit nuk do të ketë asnjë mbështetje ekonomike simbolike për ata që arritën të merrnin një mbështetje simbolike. Në tërësi situata e familjeve, e njerëzve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë ushqimore, tek biznesi i cili vazhdon të falimentojë, të mbyllet, biznesi i vogël, biznesi i mesëm por tashmë edhe bizneset e mëdha, bizneset prodhuese po vihen në vështirësi të mëdha; vështirësi likuiditeti, pamundësi për të paguar punonjësit. Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit të verës fermerët ndodhën në vitin e tyre më të vështirë në një dekadë dhe e dimë të gjithë që edhe sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë ka pasur një dekadë të vështirë, ky vit është edhe më i vështirë.

Në këtë kuadër duke i falënderuar për atë ndihmë që i kanë rezervuar Shqipërisë në kuadër të gjithë solidaritetit për Ballkanin Perëndimor, kam kërkuar që pranë qeverive të tyre të bëjnë apel që të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike për vendin.

Këto pra kanë qenë dy shqetësimet kryesore që kam ndarë me ta. E para, faktin që ky kryeministër dhe kjo qeveri jo vetëm që nuk po ndihmojnë por po e pengojnë integrimin, ku i kam siguruar se unë personalisht, Partia Demokratike dhe gjithë koalicioni opozitar do të bëjmë gjithçka për të ecur përpara për procesin e integrimit sepse është një proces jetik për vendin.

Dhe së dyti, katastrofa ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe domosdoshmërinë që sëbashku me Bashkimin Europian të farkëtojmë një plan jo vetëm për të dalë nga kjo situatë, por një plan aftmesëm dhe afatgjatë masash për të mbështetur njerëzit, për të mbështetur familjet shqiptare në veçanti sa i përket situatës shumë të vështirë ekonomike, krizës së thellë ekonomike, gjendjes së tyre të, të familjes së tyre dhe të punësimit që po kthehet në një plagë edhe më të madhe sesa ishte para pandemisë.

Pyetje: Në emër të integrimit iu kërkuan ndërkombëtarët, Bashkimi Europian që të riktheheni në tryezën për reformën zgjedhore?

Lulzim Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe me artistët. Po të shikoni edhe kontratën që kemi firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, ku padiskutim ndër pikat kryesore është rindërtimi i Teatrit dhe çuarja para drejtësisë së atyre që bënë këtë krim barbar, një pikë tjetër është edhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të garantuar një proces zgjedhor ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe një orë e më parë t’u drejtohen kutive të votimit për t’i dhënë fund kësaj krize politike dhe krizës ekonomike që ka shkaktuar një qeveri e falimentuar, e dështuar dhe një kryeministër i babëzitur, një kryeministër i cili edhe në kohën e pandemisë e ka mendjen të vjedhë të batërdisë dhe të sillet si një kriminel ordiner.

Pyetje: Zoti Basha do të riktheni në tryezë?

Lulzim Basha: Kjo nuk varet nga ne. Ne nuk mund të jemi fasadë e procesit.

Pyetje: Dje, zoti Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes ku u prit për pak kohë opozita dhe më pas u mbyll takimi tha që do të kërkohet deri në fund, ishte në komunikim të vazhdueshëm me opozitën jashtëparlamentare për t’u rikthyer. Në një farë mënyre shprehu vullnetin që ju keni përsëri z.Basha?

Lulzim Basha: Vullneti nuk mund të shprehet me fjalë, vullneti shprehet me vepra. Dhe veprat e javës së kaluar tregojnë se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për reformën zgjedhore. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e Partisë Socialiste, ajo është përgjegjëse për refuzimin e propozimeve tona deri tani; ajo është përgjegjëse për krijimin e një klime penguese për reformën zgjedhore. Ne nga ana jonë do të bëjmë gjithçka që t’i japim shqiptarëve një orë e më parë, ashtu siç e kemi premtuar, kushtet më të mira për zgjedhje dhe rastin më të parë për t’iu drejtuar kutive të votimit.

Pyetje: Z. Basha ka një kërkesë ditën e djeshme nga Presidenti i Republikës për hetim ndërkombëtar për çështjen e Teatrit. Ka qenë ky element pjesë e diskutimit sot, kishte një qëndrim nga ambasadorët për këtë?

Lulzim Basha: Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që bënë këtë krim makabër jo vetëm kundër Teatrit por kundër medias, kundër artistëve, kundër aktivistëve, kundër opozitës, kundër qytetarëve të pafajshëm. Hetimi i tyre është një kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi i cili do të bëhet realitet vetëm atëherë kur vendi të mos ketë një qeveri që kontrollon prokurorinë dhe kontrollon drejtësinë. Për hetimin ndërkombëtar që ka kërkuar presidenti absolutisht nuk kam ndonjë kundërshtim, nuk e di se sa i mundur do të jetë në këto kushte. Do të kishte besueshmëri dhe do të sillte besueshmëri, por një gjë është e sigurt që me këtë qeveri ky krim as nuk mund të hetohet dhe fajtorët nuk mund të dënohen sepse fajtorët janë vetë qeveria, është vetë kryeministri.

Pyetje: Zoti Basha, një sqarim. A do të kthehet PD te këshilli politik për reformën zgjedhore?

Lulzim Basha: E bëmë të qartë që ne e kemi imperativë zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një orë e më parë ta çlirojmë vendin nga kjo zgjedhë e cila ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura nga krimi, nga oligarkët dhe nga ky pushtet. Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Ne kemi investuar kredon tonë morale dhe politike dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës zgjedhore dhe për çuarjen e saj deri në fund, në veçanti sipas afateve që u shpallën para një jave, është tërësisht e Partisë Socialiste. Fasadë nuk mund të jemi.

Pyetje: Nesër ka një tjetër protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, do të jenë jo vetëm strukturat e PD, po ju vetë do të jeni më?

Lulzim Basha: Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jemi në krah edhe të protestës së nesërme.

Pyetje: Dje janë bërë thirrje gjatë protestës për të mos pasur politizim, si i lexoni këto thirrje?

Lulzim Basha: Shiko, thirrjet dje në protestë kanë qenë shumë të qarta, kanë qenë thirrje për ndëshkimin e krimit, kanë qenë thirrje për largimin e Erjon Veliajt, kanë qenë thirrje për largimin e Edi Ramës. Këto thirrje nuk kanë ardhur nga opozita ndonëse janë objektiva të qarta të opozitës, kështu që unë përshëndes konsensusin e gjerë që po krijohet, që shkon përtej radhëve politike, pastaj i quani thirrje politike është çështje definicioni. E rëndësishme është që qytetarët po e kuptojnë që shpëtimi vjen vetëm duke e larguar këtë keqbërës që ky është e keqja e Shqipërisë. Ky shkatërroi teatrin, ky po shkatërron Shqipërinë. Siç shkatërroi Teatrin ka shkatërruar ekonominë. Siç shkatërroi Teatrin po shkatërron shëndetësinë, po shkatërron vendet e punës. Ka shkaktuar mjerim ekonomik kudo, mjerimi ekonomik po thellohet. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë më shumë se kurrë se largimi i kësaj të keqe, largimi i Edi Ramës është shpëtimi i shqiptarëve, është shpëtimi i Shqipërisë dhe për mua pak rëndësi ka nëse kjo vjen nga goja e një artisti, nga goja e një profesori apo nga goja e një opozitari.

Neveria që ecën

Nga Flutura AÇKa

Mendojeni se çfarë çmimi të lartë ka Teatri Kombëtar, sa është gati të mbledhë të gjithë neverinë e shqiptarëve dhe si kusar, natën, gjuan…

Përgatituni ju me pultin në dorë, nesër do të jetë te Fevzi, Ilva, Hila, Eni… dhe do të shpallet çlirimtari i qytetit dhe ju do të jeni barbarët që nuk e kuptoni “dashurinë” e tij përdëllyese për qytetin.

Kjo, sepse në 30 vjet që hyj premierave të Teatrit Kombëtar, nuk e pashë një herë, ngaqë ka neveri për Artin e Vërtetë

Ngaqë ështē zëdhënës i Artit Malinj të Antipopullit…

Ç’trishtim!

Atdhe i pashpresë!

Dy vëllezër shqiptarë heronj në Manhattan, gjesti i tyre merr vëmendjen e të gjithëve

Duke u rritur në Kosovë, Genc Rrahami ëndërronte për që kur të rritej do të jetonte në New York City. “Mendoja që në SHBA ka shumë para”, tregonte një ditë Genci. “Dhe se unë do të punoja pa u lodhur dhe të hapja një biznes, dhe të krijoja një të ardhme të bukur me një familje të bukur”.

Genci arriti në Manhattan dy vjet më parë dhe gjërat kishin filluar të rregulloheshin. Vëllai i tij më i madh, Genti, punon super dhe e ndihmoi të gjente një punë si “doormen”, portier, në lagjen Greenëich Village.

Në muajin shkurt, ëndrra e Gencit për të hapur biznesin e tij u plotësua kur vëllezërit Rrahmani hapën “G’s Café”, një kafene në Upper East Side. Nuk kishte qenë momenti i duhur. Gjashtë javë pasi ishte hapjes me ceremoni, “G’s Café” u mbyll për shkak të pandemisë. Kurse sa i përket punës së tij normale, në vend që të hapte e mbyllte dyert e të ndalonte taksitë, Genci papritmas përpiqej të shmangte infeksionin, ndërsa me maskë e me doreza, pastronte banakun, organizonte plehrat, dhe administronte përmbytjen me pako nga kompania Amazon.

Kjo nuk ishte puna që mendonte se do të kryente kur filloi; kjo nuk ishte jeta që kishte ëndërruar. Mirëpo, shpejt, e gjeti një mënyrë për t’u shquar edhe në këtë situatë. Punëtorë të tjerë ndërtesash që cilësuar “esencialë” (thelbësorë) që nga muaji mars do t’i përgjigjeshin gjithashtu kushtrimit.

Ndërkohë që qyteti vetëizolohej, portierët, hamallët, hidraulikët e punonjësit e tjerë të mirëmbajtjes kanë mbajtur gjallë mijëra pallate banimi në New York, ku ngujohen banorët e tyre. Nga qiellgërvishtësit me doreza të bardha, në Avenunë e Pestë, te pallatet kooperativë të shtresës së mesme në Queens, te komplekset e strehimit publik, pallatet e mëdha të banimit kanë nevojë për ta më shumë se kurrë. Kështu që ata vijuan të punojnë, në vijën e parë të frontit të qyteteve të tyre vertikale në miniaturë.

Disa punonjës të stafit të pallateve të banimit u habitën dhe u zhgënjyen kur morën vesh se u ishte dhënë statusi “esencial”, kurse të tjerë u janë përveshur përgjegjësive shtesë, pavarësisht nga kë.rcënimi i sëmundjes dhe i humbjes së punës. Pastaj, janë edhe ata si Genci, që shkojnë përtej detyrës, duke dëshmuar talente të panjohura, aftësi, dhe interesa për të ndihmuar njujorkezët e tjerë që të mbijetojnë.

…Disa superë që jetojnë në ndërtesat që mirëmbajnë kanë larguar që aty gratë dhe fëmijët. Ka pasur edhe që kanë vd.ekur nga virusi. Sipas sindikatës (unionit) së tyre, SEIU 32BJ, deri në 12 maj, mbi 230 nga 35,000 anëtarët e seksionit të pallateve të banimit kanë dalë pozitivë, ndërsa 39 janë konfirmuar që kanë vde.kur nga Covid-19.


Disa punonjës të ndërtesave do të kishin preferuar pushimin nga puna. “Po të më kishin thënë, ‘dëgjo po të heqim nga puna, do marrësh asistencën dhe do të të mbeten përfitimet sociale’ do ta kisha pranuar në sekondë”, thotë Joseph Gramble, baba i divorcuar i dy adoleshentëve që punon si portier në 1225 Park Avenue.


Mirëpo, ajo që tremb në mënyrë të kuptueshme disa portierë, ka frymëzuar disa të tjerë që të hidhen në veprim.

Genc dhe Genti Rrahmani, për shembull, kanë rihapur “G’s Café” në javët e fundit dhe të martën e të enjten, kanë nisur një ritual të ri. I mbushin karrelat-shporta të ushqimeve me qindra kafe dhe ëmbëlsira nga dyqani i tyre dhe ia u çojnë personelit të emergjencës, aty afër, duke ua dhuruar falas. Kjo përpjekje është sponsorizuar pjesërisht me donacione nga “Metropolitan Building Managers of New York”, një grup superash e menaxherësh të ndërtesave.

Një ditë nga këto, ishin duke u çuar mëngjesin infermierëve dhe mjekëve në Spitalin Mount Sinai Kravis të Fëmijëve. Bashkë me ushqimet u dhuruan edhe një thes me lodra për pacientët e tyre të vegjël.

“Nuk e bëjmë për para”, thotë Genci. “E bëj për veten time, për kënaqësinë e zemrës sime. Sepse e dimë se çfarë do të thotë të jesh një punëtor thelbësor — dhe këta njerëz janë duke punuar për të gjithë ne. Jo vetëm për mua apo për ty, por për këdo”.

(Teksti i plotë në anglisht mund të lexohet këtu: https://www.nytimes.com/2020/05/15/nyregion/coronavirus-doormen-residential-nyc.html)/MARRE NGA GAZETA ILLYRIA

Covid-19/ Presidenti Trump ultimatum OBSH!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër kreut të OBSH duke e kërcënuar që të tërheqë përfundimisht fondet e SHBA mbi Covid-19.

Letra që u publikua në Twitter përshkruan një afat 30-ditor që organi të angazhohet për “përmirësime thelbësore” ose të rrezíkojë të humbasë miliona dhe anëtarësimin e ShBA-së.

Drejtuar shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, letra krítikon fazat e përgjigjes së trupave ndaj kòronavirusit që prej muajit dhjetor. Ditën e hënë, presidenti Trump e quajti organin shëndetësor “një kukull të Kinës”.

Presidenti, i cili përballet me zgjedhje elektorale këtë vit është krítikuar për mënyrën se si e ka menaxhuar pándeminë dhe ka fajësuar Kinën për përpjekjen për të mbuluar shpërthimin dhe ka akuzuar OBSH që nuk ka mbajtur përgjegjësinë. Kina ka mohuar vazhdimisht akùzat, duke argumentuar se janë publikuar informacione në mënyrë të hapur, transparente, të përgjegjshme dhe në kohën e duhur.

ShBA ka më shumë se 1.5 milionë nga 4.8 milionë raste të konfirmuara të kòronavirusit në botë, me më shumë se 90,000 vdekje.

Çfarë thuhet në një pjesë të letrës

-Kritikon agjensinë për transparencë dhe mungesë bashkëpunimi ndërkombëtar

-Akùzon OBSh që dështoi në komentimin e diskriminimit racist të lidhur me virùsin që ndodhi në Kinë.

-Thotë se shefi i OBSh mund të kishte shpëtuar jetë nëse do të aktronte më shumë si Dr Harlem Brundtland, shefi i OBSh gjatë shpèrthimit të SARS në 2003.

Pas shembjes së Teatrit, ekspertët e Ramës ulin në maksimum shifrat e Covid-19, sot vetëm një rast

Pas shembjes barbare të Teatrit Kombëtar, shifrat e Covid-19 janë ulur në makimum nga ekspertët e Ramës. Duket qartë se Rama e përdori koronavirusin për t’i arritur qëllimit për shmebjen e e Teatrit Kombëtar.

Gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar i infektuar me COVID-19 vetëm një person në Tiranë, duke shkuar në 949 numri total i të prekurve. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije ditën e sotme se janë testuar 177 persona të dyshuar, por vetëm 1 prej tyre rezultoi i prekur me COVID-19. Ndërkohë janë shëruar edhe 15 qytetarë dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 742. Lajm i mirë është se nuk është shënuar asnjë viktimë tjetër. Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Njoftimi i Ministrisë
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 1 rast i ri në Tiranë, dita me numrin më të ulët nga fillimi i epidemisë 15 të shëruar në 24 orët e fundit. 78% e të prekurve tashmë janë të shëruar Dr. Adela Vasili Instituti i Shëndetit Publik Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.

Të shëruar janë 15 qytetarë.

Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit. Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40

COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)

Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1