22.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Policia vazhdon gjuetinë e shtrigave ndaj artistëve, i procedon pse morën pjesë në protestën e djeshme

Disa artistë janë proceduar pnealisht nga policia pasi morën pjesë në protestën e zhvilluar pasditen e djeshme për shembjen e TK.

Burimet bëjnë të ditur se është nisur procedimi i Robert Budinës, Neritan Liçaj, Artan Manushaqe, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Policia thotë se procedimi ndaj tyre ka nisur pasi morën pjesë në protestën e paligjshme.

Veliaj: Në pronën e Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla dhe një hotel, projekti do të rishikohet

Kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Blendi Fevziun, doli disa herë bllof lidhur me projektin e tij për Teatrin Kombëtar, pranë të cilit do të ndërtohen edhe kullat, për të cilat aktorët kundërshtuan prej fillimit.

Veliaj u shpreh se, në pronën e Teatrit Kombëtar do të ndërtohen kulla dhe një hotel.

“A më garantoni që në vijim të këtij teatri nuk do ndërtohen kullat e parashikuara?” ishte pyetja e drejtuar nga gazetari Fevziu, të cilës Veliaj iu përgjigj áshpër, duke i thënë se askush nuk ka të drejtë t’ja bëjë këtë pyetje. Ai la të kuptohej se kullat mund të ndërtohen, teksa tha se bashkia mund të ndërtojë çfarë të dojë në pronën e vet, dhe e krahasoi qendrën e Tiranës me kullotat në Kashar.

“Janë dy projekte më vete. Ai është një projekt që do vazhdojë. E para punës, nuk ka askush të drejtë që t’i thotë kryetarit të bashkisë mos zhvillo pronat e bashkisë. Bashkia mund të bëjë aty një hotel e ta shesi, bashkia aty mund të bëjë një shkollë, një park. Pra është e drejta e bashkisë që të zhvillojë pronën dhe kjo shprehja më garanto ti që do zhvilloj pronën, më pyet dhe tani se çfarë do bëj me kullotat në Kashar”, theksoi Veliaj.

Veliaj nuk ka qenë dot në gjendje në emisionin Opinion as të sqarojë procedurën se si do të ndërtohet Teatri i Ri. Fillimisht pranoi Teatri Kombëtar u shemb pa pasur në dorë një projekt të ri final dhe të aprovuar. Pranoi se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por pastaj tha se bashkia po negocion me arkitektin për ta ndryshuar.

Pastaj tha se privati (fusha shpk) mund t’a falte projektin që kishte paguar, por qe nevoja edhe mund t’ja blinin atij këtë. Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e një projekti të detajuar nga Bjarke Ingels me të cilin po negocionin.

Pastaj tha se do të kishte edhe tender për zhvillimin e projektit. Në fillim tha se Këshilli Bashkiak kishte miratuar projektin e ri, më vonë tha se nuk ishte tamam projekti, por një koncept dhe në fund u kuptua se bashkia s’ka një projekt dhe se e ka prishur Teatrin e vjètër për një tekë e shefit të tij në qeveri.

Pjesë nga intervista e zbardhur e Veliajt

Fevziu: Projektin e ri që prezantuat, kush e ka bërë? Kush e ka paguar projektin?

Veliaj: Bjarke Ingels. E ka paguar kompania që solli propozimin.

Fevziu: Po nëse jo doni të ndërtoni një vepër publike sipas ligjit mbi një vlerë të caktuar jeni të detyruar të beni konkurs ndërkombëtar… Ky nuk është konkurs…

Veliaj: Patjetër që ne do të bëjmë konkurs mbi të gjitha mënyrat se si do të detajohet projekti dhe mund të ketë ndryshime.

Fevziu: Ky projekt nuk do të lëvizë?

Veliaj: Nëse ky projekt do të arrijë të detajohet me një kosto të pránueshme nga bashkia…

Fevziu: Po ju e prezantuat si projektin final dhe që do të bëhet ndërkohë që nuk qenka bërë as tenderi dhe nuk është paguar nga ju. Nuk është paguary nga shteti, por është paguar nga privati. Ju lejohet juve të merrni një projekt të paguar nga privati?

Veliaj: Patjetër. Ka plot që dhurojnë projekte për bashkinë e Tiranës dhe për çdo bashki të Shqipërisë. Në konsultim me arkitektin nëse ata pránojnë që ne të bëjmë këtë bashkëpunim për detajimin dhe besoj që…

Fevziu: Prá do ketë një konkurs tjetër për godinën e re?

Veliaj: Kemi vetëm një koncept.

Fevziu: Po kërkoni arkitektë të tjerë të zhvillojnë idenë e një tjetër arkitekti?

Veliaj: Ka plot raste kur një ushtri… e para do të jenë disa studio arkitekturore…

Fevziu: Prá mund të mos jetë ky projekti final?

Veliaj: Projekt-ideja është kjo. Është aprovuar dhe ka marrë OK nga Këshilli Bashkiak. Ajo që do të ndodhë është detajimi që do të thotë se kemi disa negociata me artistët që disa thonë “black box”-et i duam pak më të vogla disa thonë më të mëdhenj. Po flasim pak për akustikën…

Fevziu: Nuk po flas për keto, por po flas për projektin. Projekti ka një kosto që e ka paguar një privat për llogari të bashkisë?

Veliaj: Dhe nëse do të duhet do ta blejmë atë.

Fevziu: Prá ju do të shpenzoni rreth 30 milionë euro pa bërë një tender dhe me një projekt të paracaktuar?

Veliaj: Patjetër që do të bëjmë një garë për detajimin e projektit dhe pastaj do të bëjmë një garë për kontraktimin siç ndodh në çdo procedurë.

Fevziu: Është kjo procedura e saktë?

Veliaj: Është ekzaktësisht procedura e saktë.

Konservatorët Europianë: Dënojmë veprimet e qeverisë Rama për shembjen e Teatrit

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR) ka shprehur shqetësimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Pjesë e këtij grupimi politik është edhe Partia Republikane Shqiptare.

Përmes një deklarate, ECR dënon shkeljen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga qeveria, dhe i konsideron veprimet e saj të papajtueshme me vlerat europiane.

Deklarata e plotë

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë shpreh shqetësime në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe më konkretisht për aktin e paprecedentë të Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e trashëgimisë së madhe historike dhe kulturore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Pavarësisht kritikave të forta nga shoqëria civile, politikanët dhe komuniteti ekspert, duke protestuar kundër prishjes së planifikuar, Qeveria Rama shembi Teatrin Kombëtar në orën 04:30 të mëngjesit, nën praninë e rëndë të policisë që u përplas dhunshëm me protestuesit.

Partia ECR dënon këtë shkelje të hapur të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga Qeveria Rama, veprime të papajtueshme me vlerat tona evropiane, dhe mbështet anëtarin tonë, Partinë Republikane, në përpjekjet e tyre për integrimin e Shqipërisë në proceset demokratike evropiane dhe rivendosjen e rregullit të ligjit në vend.

Deklarata e fortë e studiueses amerikane, Lori Amy: Shembja e teatrit, vazhdim i krimeve të komunizmit

Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, Lori Amy, një kundërshtare e rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, tha se shembja e tij është vazhdimësi e krimeve të komunizmit, veçse me emër tjetër. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Dr Amy tha se dhuna e djeshme dhe shkatërrimi i Teatrit Kombëtar përsëriti traumën kombëtare që Shqipërisë i duhet ende kohë ta tejkalojë.

Studiuesja Amy tha se Enver Hoxha kishte filluar terrorin e pashembullt pikërisht nga ky teatër, me gjyqet e vitit 1945, kur përfundoi spastrimin e kundërshtarëve të tij politikë.

“17 njerëz në ditën që janë shpallur fajtorë, janë ekzekutuar në vend dhe janë varrosur në një hendek jashtë Tiranës. 53 njerëz të tjerë janë dërguar në Gulag së bashku me familjet e tyre, në kampe internimi. Komunizmi dhe krimet e tij shtetërore kanë filluar në Teatrin Kombëtar dhe kanë filluar me shpronësim nëpërmjet sistemit Gulag (kampe përqendrimi dhe pune e detyruar në Bashkimin Sovjetik) dhe krejt sinqerisht sot ne jemi duke i vazhduar krimet e komunizmit veçse me emër tjetër.

Zhvillimet e paligjshme jolegale funksionojnë njësoj si shpronësimi që u bë në regjimin komunist, thjesht shiko drejtimin dhe sistemin Gulag, Ne nuk kemi shtëpi ende për shumë njerëz që ishin viktima të tërmetit dhe dje ajo dhunë dhe shkatërrimi, përsëriti traumën kombëtare që vendi ende duhet ta tejkalojë”, tha ajo.

Studiuesja tha se arsyetimet e qeverisë së Tiranës për ndërtimin e një teatri të ri në rrënojat e të vjetrit është një rrëfim i shtrëmbëruar.

“Në radhë të parë siç kanë thënë shumë veta, çdokush e dëshiron një teatër të ri që mund të ndërtohet kudo. Por, Teatri Kombëtar nuk është vetëm vend i kujtimeve që duhet t’i kthehemi për t’u përballur me plagët e komunizmit që nuk janë shëruar kurrë, por është pjesë e 800 vjetëve të përparimit historik që kishte mbetur në qendër të qytetit. Dhe kjo është një vlerë e veçantë e Shqipërisë për të kontribuar në Evropë.

Në kuartin ku qeveria propozon ndërtime, në një skaj është fortesa bizantine e Justinianit që prej 800 vjetësh dhe në mes janë vilat e epokës osmane që janë pjesë e vendbanimit të Tiranës dhe në fund, shekulli i 20-të. Ku ka diku tjetër një përparim të tillë historik? Në disa qindra metra tetë shekuj të evoluimit të qytetërimit perëndimor: nga Bizanti, tek Osmanët dhe tek shekulli i 20-të.

Është një përparim i veçantë dhe nuk mund ta shkatërrojmë. Kjo do të thotë të shkatërrohet mbamendja dhe identiteti i vendit. Do të thotë të shkatërrosh një vlerë unike që shqiptarët mund t’i ofrojnë botës. Kjo më dhemb dhe dua të flas kujdesshëm, sepse pjesë e plagëve të komunizmit që vazhdojnë të pikojnë gjak, është kultura e riciklimit të sulmeve e kundërsulmeve”,tha ajo.

Dr Amy thotë se një nga problemet në fushën politike është se askush nga qytetarët e zakonshëm nuk beson në çfarëdo që thonë politikanët. Ajo thotë se qytetarët mendojnë se çdo gjë është vazhdim i shfaqjes së një teatri politik.

“Prandaj më vend të kësaj dua të flas për atë për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Çdo diplomat i lartë e ka lutur qeverinë shqiptare: prisni, hapni debat publik, hapni këshillime dhe dialog. Për 2 vjet e 3 muaj njerëzit ne Teatrin Kombëtar mbajtën debat në shesh, që fjalë për fjalë është një agora, vendi ku njerëzit vijnë për të mësuar se si të jenë pjesëmarrës në demokracinë e vërtetë.

Mendoj se më shumë se gjithçka kjo është ajo për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Shkatërrimi mbetet pjesë e atij qarkut të mbyllur të sulmeve dhe kundërsulmeve politike që vetëm sa ushqejnë më shumë dhunë si përgjigje ndaj dhunës paraprake.

Çfarë po dëgjoj nga njerëzit është se duan një ditë zie: të ndalën, të qajnë, të kuptojnë çfarë ka ndodhur… Mendoj se është jashtëzakonisht me rëndësi që të mos kurthohemi në ciklin e fajësimeve, akuzave, sulmeve e kundërsulmeve. Po ashtu mendoj se duhet të përqendrohemi në atë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen sesa në atë se cilat mundësi janë humbur”, tha ajo.

Studiuesja Amy thotë se Teatri Kombëtar mund të rindërtohet dhe për këtë sipas saj janë ka edhe fonde.

“Aktualisht ka fonde nga Evropa Nostra që ishin ndarë për restaurimin e teatrit. Ato fonde mund të shfrytëzohen për rindërtimin e asaj çfarë është shkatërruar. Ato fonde mund të përdoren për të rindërtuar atë shesh si vend i ndërgjegjes kombëtare që i mundëson vendit të bashkohet dhe të vajtojë atë që kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë.

Dhe ka një gjë tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme për t’u vajtuar. Trupat e tetëdhjetë për qind të të ekzekutuarve nga shteti komunist kurrë nuk janë gjetur. Dhe ju në Kosovë e dini çfarë do të thotë kjo. Ata janë varrosur, e më pastaj janë zhvarrosur e rivarrosur, madje shpesh nga disa herë për të parandaluar familjet që të gjejnë të dashurit të tyre për t’i vajtuar.

Prandaj, të kesh një shesh të ndërgjegjes që funksionon më në fund për vendin si një vend kujtimi do të ndihmonte ato familje që edhe sot e kësaj dite rrokin lopatat dhe mihin në vendet ku u kanë thënë se mbase të afërmit e tyre janë varrosur. Kjo do tu ofronte atyre një vend për të vajtuar dhe kjo është diçka që i duhet vendit për të ecur përpara”, tha ajo.

Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, thotë se studimet e saj e deritashme për Shqipërinë kanë filluar pikërisht nga Teatri Kombëtar ndërsa bën thirrje për bashkim posaçërisht në këtë kohë pandemie me të cilën po përballet bota.

Falsifikonin vizat për SHBA e Kanada, 20 të arrestuar

Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në polici, ku për shumicën e tyre Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që falsifikojnë viza e dokumente identifikimi.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se operacioni i shtrirë në qarqet Korçë, Fier dhe Tiranë dhe disa qytete të tjera, është vijimësi i dy aksioneve të mëparshme.

Burimet bëjnë me dije se të përfshirë në këtë grup kriminal ishin edhe punonjës në aeroportin e Rinasit. Po ashtu mësohet se këta persona, pasi siguronin ‘klientë’ kundrejt pagesave, i largonin këta qytetarë me procedurë të rregullt nga Shqipëria, dhe më pas në aeroporte të mëdha nëpër Europë përdornin dokumenti të falsifikuar.

Personat falsifikonin viza dhe dokumente identifikimi me qëllim trafikimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada apo vende të BE-së. Ndërkohë, përfituesit nga kjo skemë përdornin si vendkalim dhe pika të tjera kufitare përveç Rinasit.

Basha: Eshtë fillimi i fundit të Tiranisë, me qytetarët kudo ku ka protesta

Pyetje: Zoti Basha një koment i juaj, sot protesta e parë e Aleancës për Teatrin, u tha se do të vazhdohet të mërkurën?

Lulzim Basha: Opozita, Partia Demokratike do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, këtu në Tiranë dhe në krah të qytetarëve. Kudo që do të ketë protesta Partia Demokratike dhe opozita do të jetë në krah të tyre. Siç e patë sot, siç e pa e gjithë Shqipëria, shpresa e Edi Ramës që përmes frikës, terrorit dhe barbarisë do të shuante energjinë dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim mori fund. Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i Teatrit, i kulturës, i artit, i guximit dhe i lirive të shqiptarëve, por është fillimi i fundit të Tiranisë dhe të teatrit që Edi Rama ka luajtur tash shtatë vjet me shqiptarët, me jetët e tyre, me ekonominë e tyre, me varfërinë, me papunësinë, me lirinë, me institucionet, me kushtetutën e vendit, dhe ky fund do të jetë i shpejtë dhe do të jetë çlirimtar për shumicën dërmuese të shqiptarëve.

Ripërsëris edhe njëherë vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar, për ti qëndruar kontratës firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte sipas të gjitha përcaktimeve, siç ishte nga jashtë dhe të modernizuar nga brenda dhe për dërgimin para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithsecilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek punonjësit të cilët shkelën ligjin natën e barbarisë, por që sot tregoi se nisi një ditë e re shprese, një ditë e re besimi të shqiptarëve te njeri-tjetri, tek Shqipëria, te demokracia dhe tek e nesërmja që nuk mund ta ndalë nata e errët e 17 majit.

Pyetje: Zoti Basha a do ta lejoni ndërtimin e teatrit të ri kur të fillojnë punimet?

Lulzim Basha: Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milion euro të shqiptarëve. Nuk do të kenë kohë. Koha e tyre po mbaron dhe shqiptarët do të bashkohen që ato lekë të ja kthejnë njerëzve që kanë më shumë nevojë, të ja kthejnë të papunëve, të ja kthejnë ekonomisë. Nuk do të ketë tjetër aferë 30 milion euro zhvatje të parave të shqiptarëve për një apo dy oligarkë dhe xhepat e Edi Ramës dhe Erjon Velisë. Bashkë me betejën për demokraci do të fitojmë edhe betejën për ti rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve taksat e tyre dhe ekonominë e tyre.

Kim Mehmeti: Ka nisur beteja mes qytetarëve dhe barbarëve në Shqipëri

Çfarë po ndodh në Shqipëri ditët e fundit, për shkrimtarin dhe publicistin Kim Mehmeti është një luftë mes qytetarisë dhe barbarisë.

“Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.

Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!

E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtarë do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare.

Pra Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë të renë të Piktorit!”, shprehet Mehmeti.

Mesazhi mbështetës i Presidentit të PPE-së, Basha: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ripostoi në Twitter mesazhin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë dhe luftën e PD për rivendosjen e vlerave europiane më vend.

Lulzim Basha shkruan:
Prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shtetit kundër qytetarëve paqësorë, artistëve, mediave dhe opozitës është një tjetër rast i asgjesimit të sundimit të ligjit dhe ngritjes së autokracisë në Shqipëri. Mirënjohje për Presidentin Donald Tusk dhe PPE për mbështetjen e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike në luftën tonë për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.

Më herët gjatë ditës Presidenti i PPE dënoi shembjen e Teatrit dhe dhunën kundër opozitës. Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër aktit të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. “Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranueshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë. “

Donald Tusk, si një nga mbështeësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar.

Presidenti i Partisë Popullore Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër aktit të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të prapranueshme dhunën ndaj artivë dhe opozitës.

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë. “

Donald Tusk, si një nga mbështeësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar.