16.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Reagimi i fortë ndaj Rama-Veliajt për teatrin e ri: Të refuzohet ajo magazinë hashashi në mes të Tiranës

Nga Ylli MANJANI

Ky projekti që ofron propaganda talebane për Teatrin e ri është i tmerrshëm! Qendër polifunksionale, ku do ketë edhe teatër!!! Kështu thonë. Nuk e fshehin fare.

Vizualisht atë moket, refuzoj ta pranoj si Teatër Kombëtar, sepse nga lart më ngjan si hidrovor komunist, ndërsa nga para duket si fabrikë e përpunimit të hashashit.

Turp e faqja e zezë!

Akoma pa larë duart nga krimi që bënë, nxitojnë të na fyejnë deri në palcë! Duhet rindërtuar teatri pa asnjë dyshim, por sipas projektit origjinal Italian e jo shpikjes korruptive talebane.

Sigurisht me materiale të kohës që e bëjnë edhe më të fortë godinën sipas atij projekti.

Kjo është zgjidhja. Këtë bën e gjithë Evropa që i ruan me fanatizëm projektet dhe godinat e vjetra. Por këtë zgjidhje nuk e bëjnë dot talebanët,që sot kanë kundër jo vetëm shqiptarët, por edhe evropianët.

Ndaj duhet refuzuar ajo magazinë hashashi që propozojnë në mes të Tiranës.

P.S. Në fakt ky pisllëk propagandistik, që kërkon të harrohet krimi i dhunës eksteme, nuk meriton koment sepse atë do propaganda. Por nga ana tjetër nuk mund të kalojë me “miratim në heshtje”, sepse është monument pisllëku, monument korrupsioni, monument hashashi…

Nuk do jetë e largët dita kur do të thërrasim “Heil Rama”, por do jetë shumë vonë

Altin Hazizaj

Nese ne rrime e vezhgojme apo mbledhim “qelqet” nga renojat e ndertesave dhe institucioneve qe po shkaterrohen nje nga nje, nuk do te jete e larget dita kur dikush do te na kerkoje te ulerasim me sa ze kemi ne koke: HEIL RAMA! Por atehere do te jete shume vone dhe nga krematoriumet e qeverise do te kete dale me kohe tymi i rende i trupave dhe zerave tane qe digjen!

Ne mendjen e tij, si adoleshent i deshtuar, Hitleri duhet te kete besuar se kishte te drejte te vriste Hebrenjte, pasi sipas tij, i kishin hequr te drejten e shkollimit per piktor! Ne asnje moment mendja e tij e mbrapshte dhe makabre, nuk mund te shihte pertej egos se tij, qe ishte me te madhe se vetja, qendronte nje deshtak, qe per te kenaqur unin e tij, ishte gati te digjte e shkaterronte çdo gje! Sikur bota ta dinte kete, me shume mundesi nuk do te kishte patur lufte te dyte boterore!

Ne sot, as me shume e as me pak, po vuajme te njejten histori! Nje deshtak paranojak, qe ka mendjen e nje femije tekanjoz, qe ne ngjashmeri absolute si Hitleri, mendon se fajin ia kane artistet dhe ne qindra-mijera qe i dalim kunder, per te mos-realizuar vizionin e tij per Tiranen dhe Shqiperine!

Ashtu si Hitleri, ai ka nje shpurre te tere njerezish, spiune, deshtake si ai vete, me te njejten ego qe vjen nga padituria, qe jane gati te na vrasin, te na vendosin trekendeshin e verdhe apo ate roze, e te na degedisin ne dhomat e gazit dhe vare masive, qe zeri yne te mos degjohet me; qe imazhi yne per polis-in tone te zhduket e bashke me te edhe fryma e lirise se mendimit dhe shprehjes qe ne ndajme çdo here!

Vetem ai, 1-shi, Fyhrer-i i tyre, ka te drejte te projektoje te ardhmen e qyteteve! Vetem ai ka te drejte te ndertoje ku dhe si te doje; vetem ai mund te shpall armiq kedo qe ai mendon se e rrezikon imazhin e tij per shoqerine dhe shtetin. Njesoj si Hitleri qe besonte tek raca inekzistente ariane, ashtu edhe ky, beson se po nderton nje shoqeri te re besimtaresh dhe nje kult individi, qe do ta ndjeke ate edhe pas vdekjes!

Shikoni se çfare i ka bere Qeverise dhe 110,000 mije punonjesve te saj te cilet çdo Twitter te Rames e ndajne si robote akrobate ne rrjetet e tyre sociale; çdo akuze te Rames e amplifikojne ne korr, si te jene qenie nje qelizore, te gatshem per te uleritur me krenari: Heil Rama pergjate 24 oreve.

Asnjehere me pare nuk ka patur Shqiperia post-komuniste nje tentative kaq te qarte te instalimit te kultit te individit dhe te kontrollit te pushtetit ne menyre absolute! Sot nje individ i vetem kontrollon Kuvendin, Qeverine, 61 bashki, drejtesine e “re”, mediat, polici, taksa e ushtri, si dhe çdo hallke tjeter pushteti qe vendos fatin edhe te qytetarit me te thjeshte ne Shqiperi! Mendoni çfare pushteti eshte ai qe vendos per jeten apo vdekjen tende! Nese mendon se e ke vete ne kontroll, te ka rrejt mendja!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
I padituri, per shkak te frikes qe sjell injoranca, e gjen me te lehte te kontrolloje çdo gje, pavaresisht se nuk i kupton proceset e te Qeverisurit dhe ingranazhet e saj, sesa te ulet te mesoje artin e te Qeverisurit! Roma e lashte mund te kete patur 71 perandore, por sot bota nuk shikon tek Nero-ni shtetarin, por perkundrazi zjarrevenesin e qyteterimit! Por librat e lashte shkruajne edhe per Jul Cezarin apo Adrianin, burra shteti qe edhe sot frymezojne, sepse zgjodhen te qeverisin duke nxjerre ligje qe kufizonin pushtetin e tyre dhe jo duke e zgjeruar ate deri ne abuzim!

Po Shqiperia nuk ka patur asnjehere burra (apo edhe gra) te tille, shtetare vizionare qe krijojne qyteterim! Te vetmit shtetare qe ne kemi patur kane qene te gjithe te vrare ne endrra qe ne femijerine e tyre! Ata kane qene burra te dashuruar me pushtetin, si femija dashurohet me dhuraten e pare qe i bejne per ditelindje, e qe po ia mori apo perdori dikush eshte gati te kryeje vrasje! Çdo pushtetar qe ne kemi patur fatkeqesine qe te na drejtoje, ka shfaqur te njejtat makthe dhe komplekse si ai para-ardhes! Asnje prej tyre nuk e ka pare pushtetin si nje mundesi per te mesuar, po edhe zhvilluar aftesite drejtuese, qe duhen per t’i sherbyer qytetareve, por e ka pare ate si tepsi te ndarjes se çapit te bukes me klanin qe e mbeshtet!

Asnje Qeveri dhe pushtet demokratik nuk prish gjate nates, ne menyre tinzare, te fshehte dhe “me te futme”, sepse nese vendimi eshte demokratik askush nuk ka frike te ushtroje pushtetin qe vjen nga qytetari! Shembja e Teatrit Kombetar naten, vetem me solli edhe nje here ne mendje “kristallnaght” (Nata e kristaleve) anembane Gjermanise, kur forcat paramilitare te Hitlerit nisen sulmin e pare kunder Hebrenjve, dyqaneve, kafeneve, teatrove dhe bizneseve te tyre! Holokausti filloi me shkaterrimin e prones, me ate çka na perket ne, duke goditur dhe kriminalizuar ndergjegjen qytetare dhe duke i hedhur qytetaret kunder njeri-tjetrit!

Teksa shfletoja Facebook dhe Twitter pas prishjes se teatrit, çka me kujtoi trenat me hebrenj, gay, rome dhe disidente politike, qe niseshin drejt vdekjes se tyre thuajse te sigurt, ishin pyetjet e porositura te trupes mbi 110,000 zyrtareve publike qe paguhen nga ne, por qe i sherbejne 24/7 kultit te individit te Rames, fyhrer-it te tyre, qe ashtu si SS-et jane gati te na fusin ne trenin e rradhes…

Nese ne rrime e vezhgojme apo mbledhim “qelqet” nga renojat e ndertesave dhe institucioneve qe po shkaterrohen nje nga nje, nuk do te jete e larget dita kur dikush do te na kerkoje te ulerasim me sa ze kemi ne koke: HEIL RAMA! Por atehere do te jete shume vone dhe nga krematoriumet e qeverise do te kete dale me kohe tymi i rende i trupave dhe zerave tane qe digjen!

Video/ Zhupa publikon faktet: Ja si mashtroi Veliaj për Teatrin Kombëtar

Zëdhënënsja e PD, Ina Zhupa e ka faktuar me zë dhe me figurë një ndër mashtrimet e kryebashkiakut të Tiranës për Teatrin Kombëtar.

Në video, Veliaj shprehet se: “E verifikuam sërish për herë të dytë dhe insituti i ndërtimit sërish tha kjo ndërtesë është e rrezikshme”.

Por kjo deklaratë bie në kundërshti me drejtuesin e atij instituti i cili shprehet se: “Me ndërrimin e pronësisë Bashkia e Tiranës ka kërkuar që neve ta interpretojmë dhe ta shikojmë sesi është gjendja e TK. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme që neve të vemë ta shikojmë, pasi aty nuk është bërë asnjë lëvizje që të jetë degraduar më shumë në konkluzionet e nxjerra në vitin 2018, janë po ato konkluzione që kanë dalë në raportin sot”.

Kjo vërteton se nuk është bërë asnjë inspektim i dytë. Sias Zhupës, u hap sheshi për ndërtimin e kullave nga pas që teatri iu prishte punë.

Reagimi i plotë

Asnje inspektim i dyte nuk eshte bere, kryebetonieri Veliaj vazhdon genjeshtrat per krimin me Teatrin Kombetar!

Doli kudo bashke me Maznikun e hoteleve me Fushen, dhe thane qe ajo godine sipas nje inspektimi te dyte do binte nga dita ne dite dhe ndaj e prishen naten kunder cdo gjeje ligjore.

Vete drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon ne lidhje telefonike me TVT qe eshte vetem raporti pacavure i 2018 kane bere me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshte nga termetet, edhe sidomos nga ai i 26 nentorit ku teatri nuk pesoi asgje!

Naten, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndertimit per kullat nga pas qe teatri i prishte pune BANDES se KULLAVE te PASTRIMIT te PARAVE te PISTA.

Asnje inspektim i dyte nuk eshte bere, kryebetonieri Veliaj vazhdon genjeshtrat per krimin me Teatrin Kombetar!Doli kudo bashke me Maznikun e hoteleve me Fushen, dhe thane qe ajo godine sipas nje inspektimi te dyte do binte nga dita ne dite dhe ndaj e prishen naten kunder cdo gjeje ligjore. Vete drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon ne lidhje telefonike me TVT qe eshte vetem raporti pacavure i 2018 kane bere me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshte nga termetet, edhe sidomos nga ai i 26 nentorit ku teatri nuk pesoi asgje! Naten, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndertimit per kullat nga pas qe teatri i prishte pune BANDES se KULLAVE te PASTRIMIT te PARAVE te PISTA.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Dienstag, 19. Mai 2020

“Europa Nostra” letër ministres së Kulturës në BE: Dënoni shembjen brutale të Teatrit Kombëar!

“Europa Nostra” i ka dërguar një letër Ministres së Kulturës së BE-së, Nina Obuljen – Koržinek që të dënohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave të BE-së shembja e Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Sipas “Europa Nostra”, shembja u bë duke shfrytëzuar gjendjen e emergjencës në kushtet e pandemisë pa u negociuar me artistët e shoqërinë civile dhe meriton një dënim të fortë nga ndërkombëtarët.

Letra është shpërndarë ne rrjetet sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

LETRA E PLOTË
Hagë, 18 maj 2020
Në vëmendjen personale urgjente të
Zonja Nina Obuljen – Koržinek
Ministre i Kulturës

Ushtruese e Detyrës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së
Re: Dënim i fortë i shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë
E nderuar zonja Ministre,

E nderuar zonja Kryetare e Këshillit të Ministrave të BE-së,

Në prag të mbledhjes së nesërme (përmes video konferencës) të Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilën Ministrat e Kulturës të BE-së pritet të miratojnë konkluzionet e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpunimit evropian në lidhje me trashëgimininë kulturore në rrezik”, ju bëjmë thirrje që të transmetoni tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë që u zhvillua dje.

Siç mund ta dini, një aleancë e madhe e përbërë nga artistë, intelektualë, ekspertë të trashëgimisë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë luftuar – për disa vjet tani – për ruajtjen (me rinovim të nevojshëm) të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Europa Nostra ka shprehur mbështetjen e tyre për këto përpjekje qysh në vitin 2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore dhe ka përcjellë shqetësimet tona për prishjen e planifikuar të këtij Teatri tek autoritetet më të larta të Shqipërisë. Kohët e fundit, Teatri Kombëtar në Tiranë është përfshirë në listën e vitit 2020 të 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë. Kjo u bë publike në 24 Mars 2020 bashkërisht nga Europa Nostra dhe nga partneri ynë i paçmuar Instituti Europian i Bankës së Investimeve. Komisioni Europian – përmes Komisionerit të BE Mariya Gabriel, ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për mbrojtjen e të gjitha vendeve të përfshira në Listën tonë, përfshirë Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Pas përshkallëzimit të rrezikshëm të situatës së javës së kaluar të shkaktuar nga transferimi i përgjegjësisë për Teatrin në Bashkinë e Tiranës dhe një vendim për prishjen e Teatrit – marrë pas dyerve të mbyllura – nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Europa Nostra bëri një deklaratë publike duke kundërshtuar çdo përpjekje për prishjen e një ndërtese emblematike të vendosur në ansamblin historik të mbrojtur në qendër të Tiranës, dhe të mbështetur nga ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Komisionerja e BE, Mariya Gabriel, të nesërmen u kërkoi autoriteteve shqiptare që të angazhohen në një dialog konstruktiv me shoqërinë civile dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore përpara se të marrin ndonjë vendim të pakthyeshëm. Për më tepër, Presidenti i Republikës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit.

Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të tyre, dhe të hapnin dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritetet shqiptare vendosën të shfrytëzojnë ditën e fundit të masave të veçanta të urgjencës shëndetësore të ndërmarra si përgjigje për pandeminë COVID19, për të shkatërruar Teatri. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 maj, ata dërguan një numër të madh policësh për të rrethuar Teatrin dhe për të arrestuar rreth 30 artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile që kanë mbrojtur teatrin 24/24 orë në ditë për dy vitet e fundit. Ata gjithashtu kanë dërguar buldozerë për të prishur brutalisht teatrin: jo vetëm që ata fshinë dhe shndërruan në rrënoja një bazë të rëndësishme të historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por edhe të gjitha objektet dhe arkivat që formonin një pjesë të kujtesës së këtij institucion i rëndësishëm kulturor.

Europa Nostra, Zëri Europian i Shoqërisë Civile i përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore, dëshiron të përcjellë te Ministrat e Kulturës të BE-së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal. Ne besojmë se 17 maji ishte një ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe në Europë në tërësi. Dhe ishte gjithashtu një ditë e trishtuar për demokracinë dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë në tërësi.

Ne i kërkojmë Ministrat e BE-së të ritheksojnë që mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson një nga vlerat themelore të BE-së dhe të shprehë solidaritetin e tyre me të gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtuar për ruajtjen e identitetit kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës.

Ne gjithashtu kërkojmë nga Ministrat e Kulturës të BE të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë kulturore brenda procesit të vazhdueshëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Europa Nostra qëndron në dispozicion të Këshillit të Ministrave të BE-së, dhe të të gjitha institucioneve të BE-së për të nxitur bashkëpunimin europian për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, si një katalizator i fuqishëm për të ardhmen e Evropës, për të cituar Manifestin tonë të Ditës së Evropës të miratuar më 9 maj 2020.

Me respekt dhe përzemërsi i juaji,
Presidenti Ekzekutiv Dr Hermann Parzinger

Kopje për:
Zonja Mariya Gabriel, Komisioneri e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin, Rininë dhe Sportin

Z. Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Z. Josep Borrell, Zëvendës President i KE & Përfaqësues i Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë

Teatri/ Reagimi i fortë i ndërkombëtarëve: Mund të pezullojmë negociatat dhe fondet për Shqipërinë

Reagime të ashpra nga ndërkombëtarët për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gazetarja e “ABC News” në Bruksel Erisa Zykaj u shpreh se reagimet nga ana e tyre kanë qenë shumë të ashpra. Ajo shtoi se BE ka thënë në mënyrë të qartë se nëse nuk ka një dialog mes palëve mund të mendohet një pezullim i negociatave apo edhe fondeve për Shqipërinë.

Zykaj është ndalur te reagimi i nënkryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul i cili përmes një postimi në “Twitter” është shprehur se shembja e godinës, nxitimi dhe dhuna e zhgënjyen.

“A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po-në” për fillimin e negociatave?”, shtroi pyetjen Wadephul.

Ajo shpjegoi se Komisioni Europian ka pranuar rrëzimin e thirrjes për dialog, ndërsa shtoi se ky vendim është marrë në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu ajo theksoi se përgjigja e marrë për këtë situatë ka të bëjë me dënimin, që kjo thirrje për dialog nuk u dëgjua as nga qeveria shqiptare as nga Bashkia e Tiranës.

Sa kohë ka Shqipëria për të rregulluar diçka?

Zykaj: Hapi i ardhshëm është në qershor. BE ka thënë në mënyrë të qartë se nëse shohim se Shqipëria nuk ka dëshirë të dialogojë me BE në mënyrë të civilizuar, ndoshta ne duhet të mendojmë që të pezullojmë negociatat apo edhe fondet për Shqipërinë.

Basha me ambasadorët e BE: Do bëjmë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme për t’i dhënë fund kësaj krize

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ambasadorët e BE, çfarë u diskutua në takimin midis tyre, zhvilluar sot në selinë e PD.

Basha tha ndër të tjera se, ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kësaj krize që ka shkaktuar një kryeministër që edhe në kohën e pandemisë ka gjetur vend për të vjedhur.

Pjesë nga deklarata e kryetarit Basha

Në vend që të ecej në drejtim të 15 kushteve për hapjen e negociatave, që janë dhe hapat për të dalë nga kriza në vend, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës, kriza po thellohet, veprimet e javëve të fundit po e thellojnë edhe më shumë krizën politike, po elargojnë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa.

Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe në plotësimin e 15 kushteve, sepse kjo është mënyra e vetme për t’u shërbyer njerëzve, ndaj sot kam kërkuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet për integrimin, që të mundë të hapë negociatat, të mund të ketë ndihmën e nevojshme politike dhe financiare që ka sot nevojë më shumë se kurrë për të përballuar situatën krejtësisht në krizë politike, ekonomike, sociale dhe ka edhe më të nevojshme për shkak të pasojave shkatërruese të COVID-19.

Çështja e dytë është çështja e ekonomisë, ku Shqipëria për shkak të vendimeve të Edi Ramës për t’i çuar paratë edhe në kohë pandemie te një grusht oligarkësh me afera korruptive dhe jo tek njerëzit në nevojë, si rezultat shumica dërrmuese e shqiptarëve gjenden në kushte pamundësie ekstreme.

50% e popullsisë para pandemisë ishte në kushte varfërie, tani kjo përqindje ka shkuar thuajse në 7 në dhjetë familje shqiptare, e shohin veten në zgrip. Në fundin e majit nuk do të ketë asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi situate e familjeve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë, biznesi që po mbyllet, bizneset e mëdha prodhuese po vijnë në vështirësi të mëdha, bujqësia është ën situatë të ëvshtirë.

Në këtë kuadër duke i falenderuar për ndihmën që i kanë rezervuar Shqipërisë në kuadrin e solidaritetit për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimore, kam kërkuar që pranë qeverive të tyre të bëjnë apel të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike për vendin.

Këto qenë dy shqetësimet kryesore që kamë ndarë me ta. E para që ky Kryeministër e kjo qeveri, jo vetëm nuk po e ndihmojnë, por e pengojnë integrimin, ku I kam siguruara që unë personalisish dhe I gjithë koalicioni opozitar do të bëjë gjithçka për të ecur përpara me procesin e integrimit dhe së dyti, katastrofa ekonomike që ndohet vendi dhe që së bashku me BE të farkëtojmë një plan jo për të dalë nga kjo situatë, por një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash për të mbështetur njerëzit, familjet shqiptare, veçanërisht për krizën ekonomike, punësimin që po kthehet në një plagë që ishte e madhe edhe para pandemisë.

Rama-Veliaj do të zbatojnë projektin e paguar nga “Fusha” për Teatrin, kulla, hotel dhe…

Nën ethet e masakrës që kishin bërë, rilindasit porositën që të dielën në mëngjes gjithë mediat që kishin nën kontroll, që të vinin si tituj kryesorë imazhet e projektit të Bjarke Ingels për teatrin e ri kombëtar. Një ditë më pas, ato i postoi dhe kryeministri Edi Rama duke sanksionuar se Teatri që ai pretendon të ndërtojë, do të ketë pamjen e ideuar nga arkitekti danez.

Në mbrëmjen e së hënës, Erion Veliaj në Opinion dhe Arbian Mazniku në Open, mbetën pa tekst kur u pyetën se si do zhvillohej gara për fituesin e projektit arkitektonik. Veliaj nuk pati një përgjigje përballë Fevziut. Fillimisht ai pranoi se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por pastaj tha se bashkia po negocion me arkitektin për ta ndryshuar.

Pastaj tha se privati (Fusha shpk) mund ta falte projektin që kishte paguar, por se po qe nevoja “edhe mund t’ia blinin atij këtë”. Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e një projekti të detajuar nga Bjarke Ingels, me të cilin po negocionin. Pastaj tha se do të kishte edhe tender për zhvillimin e projektit, por pa saktësuar se si mund të zhvillohej kjo garë, kur edhe kryebashkiaku dhe kryeministri e kishin paragjykuar atë.

Por siç ka vëzhguar Exit.al, deri më tani bashkia nuk ka prokuruar një projekt për ndërtimin e Teatrit të Ri – në buletinin e prokurimeve publike nuk ka asnjë tender për hartimin e projektit.

Formalisht ky projekt është porositur nga firma Fusha shpk tek firma Bjarke Ingels Group (BIG), bashkë me projektin për kullat e larta tregtare që do të ndërtoheshin fillimisht ngjitur me godinën e teatrit.

Nuk dihet se pse një projekt i paguar nga Fusha shpk do t’i jepet falas Bashkisë Tiranë ashtu siç pretendoi Veliaj në një nga versionet e tij, por kjo gjë mund të merret me mend: pas projektit të teatrit ka qenë gjithmonë Edi Rama, ndërsa Fusha shpk ishte thjesht klienti i radhës paracaktuar prej tij për të punuar me Ingels.

Përzgjedhja pa prokurim publik, në mënyrë arbitrare dhe pa transparencë e një projekti publik shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

Përzgjedhja e këtij projekti pa konkurrim shkel nenet 71 dhe 74 të MSA-së që parashikojnë dy parime themelore për lidhjen e kontratave publike nga qeveria shqiptare, pikërisht konkurrencën e lirë dhe mos-diskriminimin.

Prandaj, ende pa nisur asnjë punë, thjeshtë se kanë nevojën e propagandës, Rama dhe Veliaj po shkelin Ligjin. Ndërkohë që ai i detyron të hapin garë, qoftë dhe konkurs ndërkombëtar për projektin qrkitektonik fitues të Teatrit që thonë se do të ndërtojnë, ata po manipulojnë publikun duke i servirur vullnetin dhe pazaret e tyre për fituesin.

Veliaj pranpoi mbrëmë në emisonin “Opinion” se në pronën e Teatrti do të ndërtohen kulla dghe një hotel.

Kur zgjohet Tirana, dridhet Tirani!

Nga Albert AVDYLI

Në periudhën 10 javore të izolimit, dy elementë spikatën me praninë e tyre, varfëria në gjithë lakuriqësinë e saj dhe këshillat mjekësore të kryemjekut qeveritar.

Në letargjinë e pastinëshme ku na futi virusi, por më tepër qeveria, patëm kohë të reflektonim për vezullimin e zi të mjerimit shqiptar. U akumulua urrejtje dhe energji.

Pritej vetëm hapja zyrtare që ky uragan të shpërthente. Pikërisht për të shmangur këtë furtunë gjithëpërfshirëse, vrapoj qeveria të tërhiqte vëmendjen me prishjen e Teatrit Kombëtar. Jo se nuk e kishte në plan, por kur priti 27 muaj, mund ta shtynte shkatërrimin edhe tre muaj të tjerë.

I paudhi nuk ecën rrugës, nuk i duhen rrugët, ai i prish ato, ai është djalli Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka bërë akuza për afera korruptive me atë sipërfaqe trualli. Babëzia ha dhe arsyen për ta bërë zullumin të shfaqet si tymi para zjarrit.

Ata vepruan natën si bandë plaçkitësish. E prishën aq nxitimthi sa mund të kishin marrë jetë njerëzish nën rrënojat e tij. E prishën dhe paturpësisht thonë se artistët mund t’i drejtohen gjykatës. Kujt gjykate ? A ka të tilla ?

Njëlloj si etërit që pushkatonin në dt 1 shkurt dhe vendimin për dënim me vdekje e merrnin më dt 5 shkurt. Raste të trajtuara në shtyp këto të pushkatimeve dhe me dokumenta autentike.

Dashuria për traditën, kulturën, artin, sportin, ka rëndësi të posaçme për kultivimin e një populli. Shoqëritë vlerësohen për shkallën e emancipomit të tyre, nga mënyra si reagojnë ndaj artit dhe trashëgimisë kulturore.

Tirana reagoi duke krijuar shpresë Teatri dhe kultura janë thelbësore, por mbeten në hije përballë urisë. Se në kryeqytetin e vendit, kinematë u janë falur klientëve. Kujtoni kinema ” Republika “! Në truallin e saj valëvitet një pallat. Kinema “17 Nëntori”. . .

Pallat dhe qëndër tregtare po ashtu. Kush firmosi tjetërsimin e tyre ? I njëjti autor firmëtar. Kujtoni, kujtoni kush i transformoi në bingo ambjentet e këtij teatri, i cili u shëmb!?!

E njëjta dorë dhe mendje. Tirana doli nga apatia këtë radhë. E prishën në pragmbarimi të izolimit për të segmentuar urrejtjen. Ata menduan se pamundësia e xhepave i ka varfëruar shpirtërisht të gjithë shqiptarët. U vërtetua e kundërta. Rënia e asaj vepre duket se do jetë pararendëse e rrokullimës së banditizmit shtetëror. Të rikthehem te varfëria. . .

Ai fenomen vret deri në qelizë, deri në gen. Të gjithë e dinë si vret, por po përsërit. Mjerimi vret mendimin dhe guximin për të luftuar, kërkuar, përpjekur. Varfëria e vret virtytin dhe krenarinë e kujtdo. Sillni në kujtesë pozat dhe qëndrimet që mernin familjarët para pakos mjerane, e cila ju jepej nga disa palaço pushteti. Puthnin duart e jepnin urime, falnin ditë jete dhe ju ngjallej biri vdekur për dy qeska orizi. Nuk po fantazoj, rubrikat televizive na i sillnin çdo orë në ekrane. Ai burrë, ajo grua është poshtëruar deri në qelizë.

Ai prind nuk ka më pushtet, ndikim dhe shëmbull te fëmijët e tij. Ai nuk është më heroi i vuajtur i fëmijëve të tij. Jo. Ai është lypësi, që nesër shet votën e shpirtin. Ai është skllavi që puth këmbën e atij që fshikullon kamzhikun e urisë. Biri adoleshent do mari rrugët e krimit për të siguruar bukën. Vajza 16 vjeçare do shes trupin dhe turpin për një fustan basme. Kjo është pandemi vrasëse.

Epidemia të lodh e të frikëson për një a dy muaj. Varfëria nuk është periodike. Ajo mbisundon shumicën, të shumtën e ditëve të vitit. Varfëri ka patur e do të ketë, po mendon dikush. Sigurisht po, por detyrë e qeverisë dhe shoqërisë është zbutja e saj, ulja e numërit të familjeve në gjëndje të tillë. A ka mundësi reale Shqipëria ? Mendoj se po, pavarësisht se jemi një shtet me mundësi të pakta.

Mundësi të pakta, resurse të shumta. Po, ky vend mund ta uli varfërinë. Strategjia për ta mundur këtë të keqe është vetëm një; ndershmëria. Po, po kaq mjafton.

Administrimi me korrektësi i fondeve publike dhe orientimi i drejtë në shpërndarjen e tyre. Nuk ka nevojë për mëshirë, zemërgjerësi, foto dhe babaxhanë makaronash. A e dinë zyrtarët tanë këtë rrugë të thjeshtë tokësore ?

E dinë, por i duan të mjerë, që herë mbas here të marrin falënderime për një thes miell e një shishe vaji te pragu i derës.

Këta zyrtarë, më shumë duan dhe duhen nga milionerët x, y, z etjer, të cilëve ju kalojnë taksat tona, gjakun e të varfërve.

Varfëria zbutet, nuk zhduket. Shqetësues është fakti, kur familjet e varfëra janë mbisunduese në numër mbi familjet e mesme. Ky fenomen ka marr përmasa të frikëshme. Rrjetet sociale dhe mediat vlonin nga faktimi i varfërisë dhe neveria ndaj qeskave, mashtrimeve, vjedhjeve.

Abuzimet vazhdonin në gjithë ato ditë fatkeqësie. Lëvroheshin miliona për subjekte private, por nuk kishte financa për të përballuar fatkeqësinë. Pikë mëshire nuk u shfaq. Vetëm ujë dhe sapun ju këshillohej shqiptarëve. Ai sapun kishte shije djathi sepse urdhërohej nga sanitari i çifligut shtetëror. Mjerimi ka zënë nën vete afro 60 % të familjeve shqiptare.

Hipokrizi denigruese ishte p.sh nisja e ekipit me 5 fuoristrada dhe skuadër kameramanësh për dërgimin e dy pakove ushqime në familjet nevojtare. I sigurt se ato pako ushqimore vlenin jo më tepër 5000 lekë të reja.

Nafta e automjeteve vlente afro 20 mijë lekë të reja A u tërhoq vëmendja plotësisht nga ky realitet ? Nuk mundet kurrësesi Lëvizja e menduar si strategji shpëtuese për prishjen e teatrit në këto ditë, veç e shtoj urrejtjen.

Krijoj një tjetër vatër mllefi ndaj uzurpuesve. E qartë si drita e diellit, se te ato fadroma dhe policë manekinë, fshihen miliona euro vjedhje. Mali i dhimbjes do të shkarkohet një ditë mbi autorët e projektimit të këtij realiteti. Kur zgjohet Tirana, dridhet Tirani.

Avokatja e Popullit: Teatri u shemb pa pasur leje e projekt për të riun. Asnjë ligj nuk u zbatua!

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka gjetur një sërë shkeljesh ligjore nga ana e institucioneve shtetërore në çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

E ftuar në televizionin Ora News, Zonja Ballanca tha se ‘shembja është një çështje, e cila do të ngrejë shumë problematika, dhe kërkon një diskutim të thellë.’

Avokatja e Popullit theksoi se vendimi për prishjen e ndërtesave të teatrit është bërë në shkelje të ligjit pasi është bërë pa u marrë leja për projektin e ri:

“Asgjë nuk ishte normale, asgjë nuk ishte ashtu sikurse duhet të zbatohej ligji. Është e qartë se asnjë ndërtim nuk prishet pa u marrë leja për projektin e ri.

Parimisht leja për prishjen merret nga një institucion përkatës me projektin e ri. Këshilli Bashkiak, mori një miratim në cilësinë e pronarit pa një leje.

Ende nuk ka një fond dhe një projekt të miratuar për Teatrin e ri. Për çfarë arsyeja duhet të na japin një rrënojë në qendër të qytetit. Pse duhet që kjo bashki dhe qeveri, kur thoshte se nuk ka fonde për qytetarët, tani na dalin se paskan para për ndërtimin e një Teatri të ri”.

Edhe gjatë procesit të shembjes, Ballanca theksoi se policia ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve duke nisur shembjen e ndërtesave kur brenda kishte ende njerëz:

“Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë në fund. Është shkelja e të drejtave të njeriut, përderisa kërcënohen të drejtat kulturore dhe përderisa janë kërcënuar jetët e personave që kanë qenë brenda Teatrit”.

Avokatja e Popullit dënoi dhe dhunën e ushtruar nga policia tek qytetarët që protestuan kundër shembjes së teatrit gjatë së dielës 17 maj.

Rama diskreditohet në Televizonin e Kosovës: Diktator dhe arrogant! S’kam ça mësoj prej teje…

Një përballje në studion televizive të T7, të Berat Buzhalës, e të ftuarit Rron Gjinovci, me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ngjarjen e Teatrit Kombëtar është bërë virale.

Njerëzit po e ndajnë momentin, kur ai e vendos Ramën në një pozicion shumë të vështirë, duke i thënë, se: S’kam ça mësoj prej teje, përveçse me qënë diktator dhe arrogant.

Po ashtu, Gjinovci, duke parë dhunën talebane siç e cilëson ai, dhe duke njohur planin për kullat e oligarkëve në sheshin e Teatrit, i thotë kryeministrit, se vetëm ndërhyrje estetike nuk mund ta emërtojë më atë çfarë ndodhi dy ditë më parë në Tiranë.