26.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Çfarë na mësojnë koronavirusët e së kaluarës

Sot 4 koronavirusë janë përgjegjës për ¼ e ftohjeve në të gjithë botën. Por kur infektojnë qeniet njerëzore, për herë të parë ka mundësi që qenë më të rrezikshëm.

Në vitin 1889 për herë të parë një sëmundje e shfaqur në Azinë Qendrore u përhap në të gjithë botën, duke u transformuar në një pandemi që zgjati gjithë vitin e ardhshëm. Shkaktonte ethje e lodhje dhe vrau rreth 1 milion njerëz. U quajt “gripi rus”, por pa kampione materiale për të individualizuar tipin e virusit, nuk kemi prova të sigurta se ka qenë vërtet grip. Ka një mundësi tjetër: ajo pandemi mund të ketë qenë e shkaktuar nga një koronavirus dhe fajtori mund të ketë qenë një virus i izoluar për herë të parë në vitet ’60 e ‘900, që sot shkakton një ftohje të zakonshme. Koronavirusët përgjegjës të 20 – 30% të ftohjeve janë 4. Vetëm kohët e fundit virologët kanë filluar t’i studiojnë në thellësi dhe ajo që kanë zbuluar të bën të mendosh se në të kaluarën kanë qenë më vdekjeprurës. Hulumtuesit mendojnë se të 4 virusët kanë nisur t’i infektojnë njerëzit vetëm në shekujt e fundit dhe se fillimisht kanë shkaktuar pandemi. Paralelet me situatën aktuale janë të dukshme. Të dish më shumë për këto koronavirusë të së kaluarës mund të na ndihmojë në luftën kundër Sars-cov-2. Kuptimi më i mirë i origjinës, i trajektores evolutive dhe i karakteristikave të koronavirusëve që shkaktojnë ftohjen mund të na japin indikacione të rëndësishme lidhur me atë që na pret në muajt në vazhdim. Njohja e këtyre virusëve relativisht të padëmshëm mundet deri ta na ndihmojë që të shmangim një pandemi tjetër.

Koronavirusët janë pjesë e një familjeje të madhe virusësh të njohur sidomps pse shkaktojnë sëmundjet tek bagëtitë. Deri pak kohë më parë tërhiqnin vëmendjen e pak studiuesve. “Koronavirusët që godasin njerëzit u izoluan për herë të parë në vitet ’60 e ‘900”, thotë Frank Esper i Cleveland Clinic në Ohio. Por dy të zbuluarit shkaktonin vetëm ftohjen. “Kështu i kemi lënë menjanë”, shpjegon Esper, “pasi kishte virusë më të rëndësishëm për t’i studiuar”. Ky qëndrim ndryshoi më 2002, viti në të ciliin një virus i ri i kësaj familjeje filloi të infektojë qeniet njerëzore. Në kohën e nevojshme për të ndaluar epideminë e sindromit respirator akut të rëndë (Sars), e cila përfundoi vetëm vitin e ardhshëm, virusi Sars-cov-1 goditi 26 vende, duke sëmurur më shumë se 8000 persona, prej të cilëve 1 në 10 ndërroi jetë. Fakti që një koronavirus mund të jetë kaq vdekjeprurës bëri të bjerë një këmbanë alarmi. Një virus në dukje i padëmshëm përfundoi papritmas në qendrën e vëmendjes së virologëve të të gjithë botës.

Çelësa për t’u futur
Shumë shpejt u arrit të shkohej në origjinën e tij dhe u zbuluan virusë të lidhur tek lakuriqët e natës, kafshë me një fiziologji të pazakontë që i mundëson të bashkëjetojë me një numër të madh koronavirusësh pa u sëmurur. Duket se epidemia e Sars-it ka shpërthyer kur një virus lakuriqësh nate kalo tek pangolinët dhe nga aty tek qeniet njerëzore. Sipërfaqja e koronavirusëve është e mbulur nga proteina që funksionojnë si çelësa në gjendje që të hapin lloje të ndryshme qelizash në specie të ndryshme bartësish. Këto proteina mund të ndryshojnë formë për shkak të mutacioneve gjenetike apo kur virusët shkëmbejnë material gjenetik midis tyre, duke hapur rrugën drejt bartësish të rinj. Kur shpërtheu epidemia e Sars-it, u pa qartë sse bartësit mund të ishin edhe njerëzit. Të kapur në befasi, virologët ia hynë një gjuetie koronavirsësh, duke kërkuar që t’i gjenin tek njerëzit dhe tek kafshët për të kuptuar sesi ndodhnin mutacionet dhe cilat qenë rreziqet potenciale për të ardhmen.

Një gjuetarë virusësh ishte më përpara të tjerëve. Lia van der Hoek e Amsterdam Universitz kishte përsosur një teknikë gjenetike për të zbuluar virusë të panjohur dhe kishte gjetur një koronavirus tjetër, Hcov-nl63, në një fëmijë 7 muajsh me bronkiolit. “E kam zbuluar Nl63 rastësisht, përpara se të kishim dijeni për Sars-in dhe qëë e gjithë vota të fillonte të hetonte”, thotë ajo. 10 vitet e mëpasme të kërkimeve kanë treguar se Nl63 është shumë i përhapur, godet nga 1 deri në 9% të popullsisë botërore me infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Shkakton ethe, kollë, djegie fyti, bronkit dhe polmonit. Sëmur sidomos fëmijët e vegjël. “Kolla e fortë, e ngjashme me atë të fokave, është tipike e Nl63”, thotë Van der Hoek. Virus të lidhur me Nl63 janë gjetur tek derrat, macet dhe lakuriqët e natës. Në 2012 nga krahasimet gjenetike midis virusëve njerëzore dhe atyre të gjetur tek lakuriqët e natës ka rezultuar se midis 563 dhe 822 viteve më parë kishin një paraardhës të përbashkët. Kjo të bën të mendosh se virusi ka bërë hopin e species, duke kaluar tek qeniet njerëzore, midis shekullit të XIII e të XV. Kur ndodhi, ka mundësi që shpërtheu një pandemi, vëren Ralph Bariç, virolog i University of North Carolina. Ashtu si Sars-cov-2, virusi që provokon Covid-19, Nl63 fillestar qe më siguri fatal për një popullsi që nuk kishte zhvilluar akoma ndonjë formë imuniteti.

Të dy virusët sulmohen të njëjtin receptor qelizor, enzimën 2 konvertues i angjiotensinës (Ace2), me bollëk në mushkëri dhe në zorrë. “Sëmundja ka mundësi që ngjante me gripin”, shpjegon Bariç, “por shkaktonte simptoma më të rënda tek të moshuarit”. Bariç do të donte që historianët e mjekësisë të kërkonin provat e kësaj pandemie mesjetare, por nuk ka garanci se gjendeshin. Në atë kohë qarkullonte një numër i madh agjentësh infekivë, përfshi virusë gripalë dhe baktere si ai tuberkulozit, shpjegon Van der Hoek: “Nuk jam e sigurtë se në Mesjetë një pandemi e Sars-it do të kishtee rënë në sy”. Por ndoshta mund të gjenden provat e një pandemie tjetër nga koronavirus më e vonshme. Dhe është këtu që hyn në lojë “gripi rus”.

Jo një grip i thjeshtë
Pas Sars-it pati një vëmendje të rinovuar për dy koronavirusë dukshëm pak interesantë të zbuluar në vitet ’60, Hcov-229e dhe l’Hcov-oc43. “Këta virusë nuk kanë emra fantazie, gjë që nënkupton se janë studiuar pak”, thotë Marc Van Ranst i Universitetit Katolik të Louvain në Belgjikë. Më 2003 Van Ranst dhe ekipi i tij sekuencuan të parët genomën e Oc43, që ishte izoluar më 1967. Duke e krahasuar sekuencën me atë të viruseve të gjetur në kafshë të tjera, hulumtusit arritën në konkluzionin se Oc43 duhej ta kishte pasur origjinën tek gjedhët apo tek derrat. Duke mbajtur pparasysh përqindjen e mutacionit të vllerësuar dhe duke zbritur prapa në kohë, llogaritën se kalimi tek qeniet njerëzore duhej të kishte ndodhur në vitin 1890. Kjo datë nuk është elementi i vetëm që lidh Oc43 me “gripin rus”. Shumë njerëz që u sëmurën pësuan dëme në sistemiin nervor qendror. Anipse sot Oc43 është për më tepër i shoqëruar me ftohjet, mendohet se godet sidomos indet nervore. Dyshohet se mund të ketë një rol në patologji të ndryshme të sistemit nervor si polineuropatia infiamatore kronike dhe skleroza e shumëfishtë. Veç kësaj, rasti i vitit 1994 i një fëmije 6 vjeçar që u infektua me koronavirus gjedhi të bën të mendosh se virusët e bagëtive mund t’i infektojnë njerëzit. Nëse Oc43 që përgjegjës i një pandemie në fundin e ‘800, në 130 vitet e fundit ka humbur shumë nga rrezikshmëria e tij. “Ka mundësi që të ketë vazhduar të dëmtojë për një numër të mirë vitesh, si epidemitë e rënda të gripit, deri sa ka humbur aftësinë e tij patogjene”, thotë Van Ranst.

Koronavirusi 229e u izolua në vitet ’60 dhe nga eksperimentet e mëpasme ka rezultuar se gjysma e vullnetarëve të infektuar sëmureshin nga ftohja midis 2 dhe 5 ditëve më pas. Në vitin 2007 është rikthyer në skenë kur ëështë zbuluar se një i afërm i tij i ngushtë në mushkëritë e alpakave me patologji respiratore. Ndërkohë një grup kërkuesish i drejtuar nga Christian Drosten, që në atë kohë punonte në Universitetin e Bonit në Gjermani, kishte studiuar një seri koronavirusësh të filostomidëve, një familje lakuriqësh nate që jeton në Gana. Studiuesit kishin konkluduar se 229e kishte kaluar tek qeniet njerëzore midis viteve 1686 dhe 1800. Gurët e mozaikut nisën të ngecnin në vitin 2012, kur një koronavirus misterioz dhe vdekjeprurës goditi për herë të parë Arabinë Saudite ku u përhap sindromi respirator i Lindjes së Mesme (Mers). Virusi përgjegjës, Mers-cov, doli se ishte tek dromedarët dhe, duke ndjekur këtë gjurmë, Drosten dhe të tjerë zbuluan se në Gadishullin Arabik e në Afrikë 5.6% e kamelitëve është e infektuar nga virusë të ngjashëm me 229e. Kraahasimi gjenetik midis 229e dhe virusëve të tjerë të kafshëve të bën të mendosh që, përpara se të infektojë qeniet njerëzore nga fundi i ‘700, ka kaluar nga lakuriqët e natës afrikanë tek kamelitët.

Ideja se në shfaqjen e tyre të parë tek qeniet njerëzore koronavirusët e ftohjes qenë më vdekjeprurësit mbështetet nga studime të kryera në kafshë. Më 2016 shkencëtarët kanë vërejtur një koronavirus thuajse në momentin e saktë të hopit të species drejt derrave. “Sequenca gjenetike ishte ngushtësisht e lidhur me atë të koronavirusëve të lakuriqëve të natës, prandaj dukej sikur virusi kishte ardhur drejtpërsëdrejti aty”, thotë Linda Saif e Ohio State University. Në Kinë ky virus vrau 25000 gica në pak muaj. Këto gjëra ndodhin shpesh, thotë Saif, që studion epidemitë e koronavirusit tek kafshët për dekada të tëra. Për shembull, në vitet ’90 një koronavirus shkaktoi masakër midis gjedhit me “polmonitin e transportit”. Në vitin 1977, në Europë shpërtheu një epidemi diarreje midis derrave, që më pas do të përhapej edhe në Kinë e në Shtetet e Bashkuara, që vrau rreth 8 milion derra.

“Ka mundësi që kur kanë kaluar tek qeniet njerëzore këta koronavirusë të shoqëruar me ftohjen kanë shkaktuar sëmundje të rënda”, thotë Saif. Por gjëja që çudit është sesa pak të shpeshta kanë qenë këto hope. “Kur shpërtheu Sars-i”, thotë Esper, “filluam të kërkojmë koronavirusë të tjerë që mund të shkaktonin infeksione respiratore”. Gjetën vetëm një. Në vitin 2005 koronavirusi i katërt i ftohjes së zakonshme u zbulua në një pacient 71 vjeçar të prekur nga polmoniti në një spital të Hong Kongut. Hcov-hku1 shkakton sëmundje respiratore dhe është i përhapur në të gjithë botën. Kushëriri më i afërt i tij duket se është një koronavirus i brejtësve. Nuk e dimë se kur ka filluar të infektojë qeniet njerëzore. Por Esper ka vërejtur se njerëzit rrezikojnë më pak shtrim në spital nëse infektohen me Hku1 dhe Nl63 sesa me 229e dhe Oc43, gjë që bën të mendon dy të parët qarkullojnë prej më shumë kohe midis qenieve njerëzore. Esper e ka studiuar me themel Hku1 kur është individualizuar në disa pacientë në një spital të Ohio. Virologu ka vërejtur se godet më rëndë të moshuarit. Ndërsa virusët e ftohjes së zakonshme shpesh konsiderohen si shkaku i sëmundjeve tipike të fëmijëve, ekipi i Esper ka zbuluar se të rriturit janë 70% e të infektuarve nga këta koronavirusë.

Nuk ndodh me virusët e tjerë dhe korrespondon me atë që dimë deri më tani për Sars-cov-2. “Këto koronavirusë duket se veprojnë në mënyrë të ngjashme”, thotë Esper. “Të kuptosh pse godasin sidomos të rriturit mund të na ndihmojë që të kuptojmë pandeminë aktuale dhe ato të ardhme”. 4 koronavirusët e ftohjes kanë një karakteristikë tjetër interesante: ngjiten dhe zbresin si baticë. “Për Nl63 ka vite zbatice e batice”, thotë Van der Hoek. “Pikët janë pakashumë çdo 2 vjet”. Midis viteve 2000 e 2010 infektimet nga Nl63 dhe Oc43 kanë qenë më të zakonshme midis fëmijëve se ato nga 229e dhe Hku1. “Këta virusë janë në konkurrencë midis tyre”, shpjegon ai. Edhe Esper ka vërejtur se godasin me turne: “Në Ohio sapo ka qenë viti i Hku1”, me 160 raste të konfirmuara. Ka pasur edhe raste të ndryshme me Oc43, por asnjë me Nl63 e 229e. “Ndoshta sepse sistemi ynë imunitar përshpejton, na mban të mbrojtur për disa vite dhe pastaj ndalet”.

Por ndoshta po ndodh diçka më e keqe. Në një eksperiment të kryer më 1990 doli se vullnetarët e infektuar me 229e rrezikonin të sëmureshin sërish vitin e ardhshëm. Kur ndodhte kjo, nuk kishin simptoma, por gjithsesi mund ta transmetonin virusin. Sipas Van der Hoek, kjo ka pasoja preokupuese për luftën kundër Covid-19: “Imagjinoni se çfarë do të nënkuptonte për personat vulnerabël të kenë në qarkullim individë asimptomatikë që e përhapin virusin pa e ditur”. Njerëzit që kanë zhvilluar antitrupat ndaj Sars-cov-2 duhet të jenë të studiuar, thotë ai, për të parë nëse mund të ndodhë e njëjta gjë edhe sot. Kërkimet për virusin e ftohjes na japin edhe motive për të qenë optimistë.

Pema gjenealogjike e koronavirusëve përbëhet nga 4 nënfamilje dhe ato që godasin njerëzit futen në dy pprej këtyre. Nl63 dhe Hku1 i përkasin nënfamiljes Alpha, bashkë me koronavirusët e maceve dhe qenëve. Oc43 dhe Hku1 i përkasin nënfamiljes Beta, bashkë me virusët që shkaktojnë MERS, SARS dhe Covid-19. Antitrupat e zhvilluara nga sistemi imunitar kundër një virusi mund të jenë efikasë edhe kundër një virusi tjetër të së njëjtës nënfamilje, thotë Van der Hoek: “Duhet të hetojmë për të kuptuar nëse njerëzit që kanë marrë tashmë Oc43 apo Hku1 janë një çikë më të mbrojtur nga Covid-19”. Por mund të jetë e vërtetë edhe e kundërta, paralajmëron Van Ranst: “Ndoshta në trupin e kujt është më i moshuar dhe ka një çikë imunitet të mbetur mund të shkaktojë një reagim të tepruar”.

Virologët nuk janë në gjendje të parashikojnë sesi do të evoluojë Sars-cov-2. Mund të vazhdojë të shkaktojë sëmundje të rënda edhe për disa vjet, sidomos midis të moshuarve. Por ka mundësi që një ditë do tttë bëhet sii koronavirusët e tjerë të ftohjes, që “infektojnë, riprodhohen në miliona dhe përhapen”, por që zakonisht sistemi ynë imunitar i vret në 5 ditë, shpjegon Esper. Nëqoftëse virusët janë tejet vdekjeprurës, nuk kanë mënyrë si të përhapen, kështu që është në interesin e tyre të bëhen më të butë. “Nëse Sars-cov-2 do të mbesë midis nesh, me kalimin e kohës do të dobësohet”.
(Anthony King për New Scientist)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Berisha, thirrje qyetarëve për dalje masive në mitingun e orës 16.30: “Poshtë diktatura!”

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë thirrje qytetarëve që të gjithë ti bashkohen mitingut të orës 16.30 të thirrur nga artistët

Postimi i Berishës
Te gjithe ne miting ne 16:30!Te perserisim historine!
Sot ne ora 16:30 Tirana e tere derdhet ne bulevardin e saj me parullen e dhjetorit 1990 “Poshte Diktatura”

Por ne 1990 behej fjale per diktature moniste komuniste ndaj dhe qytetaret therrisnin vdekje , vdekje, vdekje komunizmit dhe e permbysen ate. Kurse tani behet fjale per diktature moniste te bazuar mbi drogen.

Prandaj edhe dje qytetaret therrisnin vdekje, vdekje, vdekje narkoshtetit dhe do ta permbysin ate.
Nderim qytetareve trima dhe guximtare qe shpejt me armen e guximit te tyre do permbysin narko diktaturen e bastardit te bllokmeneve hoxhist Edvin Kristaq Xhelati! sb

Gjermania reagon ashpër ndaj Ramës: Prishja e Teatrit rrezikon negociatat me BE

Gjermania jep paralajmërimin e fortë ndaj bandës kriminale që shkatërroi Tetarin Kombëtar duke deklaruar se tashmë negociatat me BE janë të rrezikuara.

Nuk duhet harruar se pakti i ri europian ka një klauzolë ku ndërpret hapjen e negociatave me vende që nuk respktojnë kriteret e Brukselit.

Nënkryetari i CDU-së Johann Wadephul një mbrojtës i flaktë i të ardhmes Europiane të Shqipërisë është shprehur i zhgënjyer me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Me një status në Tëitter, Whadephul është shprehur se ky veprim i qeverisë shqiptare, rrezikon seriozisht negociatat e Shqipërisë me BE-në,

Ai ka lobuar fort në grupin e CDU-së që të votojnë pro Shqipërinë, por dhe me Holandën dhe vendet e tjera skeptike ndaj vendit tonë.

Deputeti i CDU pas prishjes së Teatrit: Kishin të drejtë që refuzuan fillimin e negociatave për Shqipërinë

Politikani gjerman dhe deputeti i CDU në Bundestag, Johann Wadepuhl ka shprehur qartë zhgënjimin për nxitimin e shembjes së Teatrit Kombëtar si dhe për dhunën e ushtruar gjatë rezistencës.

Wadepuhl thotë se është një mbështetës i fortë perspektivës europiane të Shqipërisë, por tani ai vë në dyhsim negociatat.

Ai tashmë shtron një pyetje ” A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave?”.

STATUSI NGA JOHANN WADEPUHL

Si një mbështetës i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë. Prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më lanë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave? #demokracia #CivilRritjet

I biri i kriminelit Zef Loka, të dënuar për genocid, udhëhoqi aksionin e dhunës tek Teatri

Drejtuesi i operacionit të dhunës shtazarake ndaj artistëve dhe të rinjve tek Teatri ishte Gjovalin Loka, aktualisht me detyrën e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Po kush është Gjovalin Loka? Ai është i biri i Zef Lokës, ish Drejtor i Sigurimit të Shtetit.

Ai ka qenë ndjekës i artistëve shqiptarë gjatë kohës së komunizmit. Ai është dënuar për genocid së bashku me kastën tjetër kriminale të PPSH. I biri i tij është sot në krye të policisë së shtetit dhe ka shkarkaur dje të gjithë urrejtjen shtazarake ndaj artistëve dhe qytetarëve duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve paqësorë.

Duhet të kuptoni se dhuna është genetike për këtë familje kriminelësh që nuk do të kalojë pa ndëshkim. Askush nuk do të harrohet nga autorët e dhunës së djeshme të veshur me uniformë policie. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi duke nisur me kreun e operacionit kriminal, Gjovalin Loka.

Më poshtë shikoni urrejtjen që kishte ndaj demokracisë dhe opozitës dhe qytetarëve i ati I Gjovalin Lokës, krimineli, Zef Loka.

Takim i R. Alisë me punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dt. 17.8.1990
(sipas incizimit)

R. Alia: Si dukeni, mirë jeni?
Zëra: Mirë.
R. Alia: Tani, si do të bëjmë, si do të veprojmë bashkë? Do të bëjmë muhabet, mbledhje, konferencë? Si e keni qefin? Do të flisni juve ndonjë gjë, do të pyetni juve? Të flas unë? Si të doni.
Zë: Flisni ju.
R. Alia: Unë flas më mirë, ë? Po mirë, për juve është më mirë të flas unë, por për mua është më mirë t’ju dëgjoj juve, sepse më intereson pak edhe ndonjë mendim i juaji. Se këto situata në përgjithësi nuk janë situata të qeta e të lehta, përkundrazi, janë të komplikuara, dhe si rrjedhim kanë nevojë për analiza, për mendime të ndryshme nga shokët. Prandaj dhe do të ishte me interes të dëgjojmë edhe mendimin tuaj njëherë. Si thua ti Hekuran, ë?
Hekuran Isai: Si të dëshironi ju.
R. Alia: Si të bëjmë?
?: Por kjo është edhe mbledhje më e vogël.
R. Alia: E, kjo është mbledhje më e vogël, sepse ata të ushtrisë dje ishin 300 veta dhe nuk bëhesh dot muhabet ashtu.
Si thoni, do të bëjmë kështu? Të paktën disa mendime që keni ju, si e shikoni juve gjendjen dhe vetë punën tuaj. Problemet që janë si i vlerësoni, se ju duhet të dini shumë gjëra. I dini të tëra punët si janë, si zhvillohen, si e shikoni gjendjen aktuale, si e shikoni perspektivën, punën e vetë organeve të brendëshme. Ka ndonjë trim që do të fillojë, sepse gjithmonë në fillim ai thuhet kush e fillon. Nuk kërkoj analiza, por kërkoj ndonjë mendim që keni ju.

?: Si po na shkon puna në situatën e tanishme!
R. Alia: Edhe si shkoi ajo që kaloi edhe si shkon kjo. Folë ti Zef.
Zef Loka: Gjatë kësaj periudhe, Sh. Ramiz, ne në Tiranë jemi përpjekur t’i bëjmë një analizë punës të sigurimit dhe në tërësi të organit me preokupacionin që t’i përgjigjemi pyetjes që ka shtruar Partia me të drejtë, cilët janë organizatorët e kësaj veprimtarie armiqësore dhe pse ne, si të thuash, u gjetëm në befasi dhe nuk qemë në gjendje ta parandalojmë këtë veprimtari. Shkurt do të jap disa mendime të cilat kanë të bëjnë me punën time, me difektet në punën time në radhë të parë dhe të shokëve me të cilët punoj.
R. Alia: Për veten tënde, shko e fol në organizatën bazë. Këtu mos na ngatërro me të tilla punra, flisni më shumë si e gjykoni situatën, për problemet. Pastaj për veten tuaj, keni vende ku të flisni. Se po të filloni nga vetja, ohu!

Zef Loka: Dakord.
R. Alia: S’është për modesti këtu, këtu është për të analizuar. Jeni kuadrot kryesore të Ministrisë. D.m.th. si e vlerësoni. Ti the kjo punë armiqësore. Pse e quan armiqësore. Ç’synime ke. Se për këtë ka rëndësi të dij, çfarë synon!
Zef Loka: Është armiqësore, sepse synimi i tërë kësaj pune ishte që në fund të fundit të përmbysnin pushtetin popullor, të organizonin një puç, të krijonin opozitë në vendin tonë dhe të realizonin zbulimet kapitaliste nëpërmjet ambasadave në Tiranë, atë që u bë në vendet e Lindjes. Natyrisht, me sa e kuptojmë ne, jemi përpjekur të thellohemi, kjo opozitë u përfaqësua nga ambasadat e huaja në vendin tonë. Ata nuk arritën dot ta bënin këtë, por Partisë ju krijua një shqetësim i madh dhe po të ishte sigurimi i shtetit, tamam, në krye të situatës, do ta vlerësonte e njihte më mirë atë, do të parandalohej veprimtaria. Ne e kuptojmë, sh. Ramiz, edhe shqetësimin e Partisë, edhe lidhur me situatën e jashtme dhe tërë ato përpjekje që bën Partia dhe na i ka shpjeguar shumë qartë në Plenumin e fundit të KQ të Partisë për të ndërtuar dhe mbrojtur socializmin në luftë me armiqtë e jashtëm dhe brendëshëm.

Unë kam disa mendime që them se duhet që këtej të fillojmë. Natyrisht nuk pretendoj t’i themi të gjitha; që të shikojmë një çikë më gjerë. Në radhë të parë, ne me të gjithë përpjekjet që kemi bërë, nuk ja kemi arritur që këto situata t’i shpjegojmë drejt dhe t’i kuptojmë drejt dhe pastaj, e quaj si një nga shkaqet këtë, nuk kemi nxjerrë sa duhet ato detyra që na dalin ne për t’ju përgjigjur këtyre situatave.

Kur i diskutojmë me njerëzit, kur i trajtojmë këto çështje, themi se i kuptojmë. Por në fakt, në vetvete, në veprime praktike konkrete shohim pikërisht ato shfaqje të uljes së vigjilencës, të cënimit në këtë rast të gatishmërisë luftarake të shkeljeve të ndryshme të ligjshmërisë, pikërisht në këto momente, në këto situata, që ka të bëjë me një punë të cekët, me një punë globale, në të gjithë …..

R. Alia: Zef, më konkrete se deri tani asgjë s’ke thënë. Unë të paktën s’mora vesh asgjë. Fjalë të përgjithshme. Konkrete, konkrete!
Zef Loka: Tani, ne nuk vlerësuam sa duhet dhe nuk e lidhëm situatën e brendëshme që zhvillohet në vendin tonë, kryesisht në Tiranë, me situatën e jashtme. Ne patëm një intensifikim të veprimtarisë armiqësore, si tendenca për demostratë në janar, aktet diversioniste ndaj bustit të Stalinit në Korçë, dhe deri tek ngjarjet e korrikut, disa akte anonime të mprehta të cilat janë zinxhir i një veprimtarie intensive. Pra kjo vazhdimësi, kërkonte një punë të vazhdueshme, duke e kuptuar tamam edhe lidhur me situatën.
R. Alia: Po ju pse s’e bëtë, se ky është problemi.
Zef Loka: Pikërisht këtë, shoku Ramiz!
R. Alia: Po hë, pse, sipas mendimit tënd ku janë!
Zef Loka: Sipas mendimit tim janë disa çështje. Një herë, ne, vazhdojmë të punojmë me metodën e vjetër. Nuk e absolutizoj!
R. Alia: Ç’do të thotë me metodën e vjetër.

Zef Loka: Ne konkretisht përpiqemi t’i kërkojmë spiunët nga radhët e ish ….. e grupeve të vjetra, nga bazat e bandave të diversantëve të cilat kanë vepruar, siç e dini, këto e 30-40 vjet përpara që në analizë të tyre edhe fizikisht sot nga këto përpunime që ndjekim nuk janë në gjendje të veprojnë kundër shtetit.
R. Alia: Por, edhe ka nga ato.
Zef Loka: Edhe ka. Por, ndërkohë që zbulimet e huaja kanë një kontigjent shumë më të përshtatshëm sot që u krijua në këto kushte, që ne i quajmë kanale …., që nga diplomatët, turistët, vizitorët, shoferët, specialistët, me të cilët edhe realizohen lehtë detyrat sepse janë të ligjëruara si takime. Por puna jonë, pikërisht pra ky konceptim jo i gjerë, jo aq sa duhet siç thekson Partia ka dobësi. Ne kemi patur të dhëna, qoftë nëpërmjet degës së dytë, që ndjek direkt diplomatët, lidhjet e tyre për kontaktet, për bisedat me elemente të veçantë. Por këto të dhëna nuk janë vlerësuar në shkallën e duhur për refleks mangësie.
R. Alia: Për shembull, çfarë ke patur të dhëna ti, e që thua që dega e dytë paska dhënë të dhëna për biseda të veçanta. Me cilin ka biseduar për këto çështjet e 2 korrikut. Cili, me cilën, e ke patur këtë të dhënë ti?
Zef Loka: Jo.

R. Alia: Çfarë atëhere, që duke ecur me makinë u ndal në rrugë dhe takoi një shofer?
Zef Loka: Takime të ndryshme.
R. Alia: Takime. Çfarë takimesh? Si edhe Xhelilin e ka takuar.
Zef Loka: Për bisedat.
R. Alia: Atëherë, për çfarë konkretisht?

Zef Loka: Këtu pikërisht.
R. Alia: Epo pikërisht, se këtë dua të di unë. Thanë gjëra konkrete, apo u takuan në Hotel Dajti me Pëllumb Dafën. Kjo është e dhëna?
Zef Loka: Kjo është. Këto janë marka e të dhënave
R. Alia: Jo, jo, këto janë të dhëna që mund të t’i japi edhe plaka rrugës. Punë sigurimi këtë quani juve?
Zef Loka: S’mund ta quajmë punë sigurimi, por pikërisht.
R. Alia: Po kjo dega e dytë këtë punë bën? Se këtu është problemi. Çfarë punë bën këto elemente, në dorë çfarë keni ju.
Zef Loka: Pikërisht, këtu është problemi shoku Ramiz, se nuk kemi disponuar ato të dhëna, që bëjnë fjalë për një organizim të tillë. Dhe sigurimi e ka për detyrë t’i sigurojë këto të dhëna. Me që jemi tek detyra e dytë, as kjo nuk arritur ta bëjë këtë. Por ne edhe në këto kontakte që kemi, vërejmë ç’kujdesje, mosvlerësime në kohë, vërejmë zvarritje. Se detyra jonë është që t’i diferencojmë, nuk i marrim të gjitha njësoj.

R. Alia: Zef, mos e quajtët juve që ju hoqën shumë detyra të organeve të Sigurimit të Shtetit. Mos ka dominuar një mendim i tillë në Sigurimin e Shtetit?
Zef Loka: Tani, me ndryshimin e sanksionit.
R. Alia: Po, po, me ndryshimin e ligjit. Mos kanë menduar shokët s’kemi më ne punë, ë? D.m.th. tani arratisja nuk konsiderohet më krim kundër shtetit, prandaj, ne Sigurimi i shtetit jemi në rregull.
………..: Sh. Ramiz, me se do të merret Sigurimi?
Zef Loka: Edhe kjo nuk përjashtohet.
R. Alia: Nuk them se përjashtohet, por si e keni ju mendimin?
Zef Loka: Ne jemi përpjekur shoku Ramiz, që ta shikojmë …
R. Alia: Ore, agjitacioni e propaganda nuk janë më, nuk dënohen me vdekje siç ishte … ligji, tani dënohen si veprimtarë, etj. etj., siç është përcaktuar aty në ligj.
Zef Loka: Në shpjegimin dhe në kuptimin e nenit sidomos për propagandën armiqësore, po ju them drejt shoku Ramiz që ka paqartësi.
R. Alia: Si?
Zef Loka: Ka paqartësi, ka luhatje.
R. Alia: Po ç’do të thotë paqartësi?
Zef Loka: Ka paqartësi, pikërisht se çfarë duhet të konsiderojmë propagandë armiqësore. Ka një problem në mes të drejtimit që i bëjnë organet e drejtësisë këtij problemi, të cilat për mendimin tonë e reduktojnë jashtë mase këtë, ose i ngushtojnë më shumë, për të mos thënë jashtë mase dhe atij mendimi që ne e kemi për një koncept diçka më të gjerë.
R. Alia: Tani, ti e di që unë s’të kuptoj? O e kam unë fajin se jam një çikë ashtu…
Zef Loka: Them unë, por.

R. Alia: Jo, jo, nuk e di, nuk kuptoj se s’janë konkrete këto që thoni ju, se unë s’marr vesh. Më konkrete, çfarë është.
Zef Loka: Interpretimi, shoku Ramiz.
R. Alia: Jo, lëre interpretimin. E kam punën me organet e sigurimit. Si ju e organizoni punën, ose pasi doli ligji, ka patur në organet e sigurimit një ulje të veprimtarisë tuaj, lëri gjykatat, ç’më duhen gjykatat, ti. Pse atëherë, pse ndodhi kjo? Atëhere nuk e fajin gjykata, e paske ti.
Zef Loka: Jo, gjykata s’e ka.
R. Alia: Epo, ç’më ngatërron me gjykatat?
Zef Loka: Pikërisht, këtë dua të shpjegoj: që nuk ka patur, dhe akoma plotësisht nuk ka kuptime të qarta.
R. Alia: Por si u reflektua kjo në punën tuaj.
Zef Loka: U reflektua plotësisht se u ul mjaft numri i të dhënave që ne morëm. Kjo do të ndodhte, por jo në atë masë që …
R. Alia: Përse do të ndodhte?
Zef Loka: Po do të ndodhte.
R. Alia: Përse?
Zef Loka: Se jo të tëra do t’i trajtonim si propagandë armiqësore.
………….: Përse mos të shkonte në ushtrimin e veprimtarisë tuaj më të kualifikuar dhe të mos ….

Zef Loka: Pikërisht, këtë u përpoqëm të shpjegojmë me shokët, por nuk e kemi arritur ta bëjmë.
………….: Kjo që thotë shoku Ramiz, arratisjet një dhe agjitacioni e propaganda kanë qenë gjërat më të dukshme në organet e punëve të brëndëshme.
Zef Loka: Po.
………….: ……….. u hoqën këto, sepse s’kishin veprimtari të mirëfillta për të ndjekur dhe për të zbuluar. E kishin vetëm në planin teorik.
(Hekuran Isai ?): Kjo që thotë shoku Ramiz, e kemi vënë re të gjithë. Mua më kanë ardhur zëra me se të merren puntorë operativë tani. Se ne morëm një numër dosjesh, i kemi veçuar gati për urdhërin e Ministrit që t’i ndjekim, qoftë për tendencë arratisje, qoftë për një numër të agjitacion e propagandës. Kështu që, vetvetiu ngarkesa e puntorëve operativë ra dhe lind pyetja, me se të merret puntori operativ. Këtë shtron. Pra, kjo pati një ulje. Ku e ka origjinën, thotë shoku Ramiz kjo ulje? Në këtë kuptim d.m.th.
Kotingjentet. Është e vërtetë që ne kishim me dhjetra mijra kontigjente. Mund të ishte e vërtetë që kjo është një sasi e madhe, por këtu ka patur, ka edhe pretendime nga ana juaj meqënëse u reduktua në minimum e në minimum dhe kemi hequr vëmëndjen fare nga disa kontigjente që duhen, ka pasur një mendim të tillë. Dhe tani kontigjentet të gjithë u hoqën. Agjitacioni e propaganda po … tendenca e arratisjes po kështu. Atëherë, mirë del pyetja. Dhe kjo ndodhi mbas spjegimit dhe zbërthimit të këtyre ….

Zef Loka: Unë desha të them këtë pikërisht, është e drejtë se ne jemi mësuar, sidomos në propagandën armiqësore, në tendencën e arratisjes, të merremi kryesisht me ata që bien pre të kësaj propagande armiqësore dhe jo me nxitësit, me shkaktarët, me nxitësit që i nxisin për këtë veprimtari. Kuptohet ajo që u tha që këtë e kemi patur më të lehtë, e ka më të lehtë sigurimi që ta bëjë, por e ka më të lehtë që ta zbulojë këtë veprimtari armiqësore, është më e vështirë nga një intelektual.
R. Alia: Po mirë, Zef, mjaft, dakord, e mora vesh. Ai shoku i Durrsit është këtu?
(Hekuran Isai ?): Adriatiku.
R. Alia: Pa na thuaj, si e sheh ti këtë problem? Mjaft Zef, qartë.
Adriatik Muha: E vërteta, shoku Ramiz, për atë qëllimi jo pas ndryshimeve të legjislacionit.
R. Alia: Jo, si e shikoni ju problemin, por lere legjislacionin tani, e tha Zefi atë.
Adriatik Muha: Ndjehet ajo që organi i sigurimit të shtetit ka qenë në bisht të situatës.
R. Alia: Këtë dua të di unë, këtë po kërkoj, pse e konsideroni ju veten kështu në bisht, se është e para herë që e dëgjoj këtë shprehje, ë?

Adriatik Muha: Veçanërisht në Kavajë, që ne kemi qenë larg gjithë atyre që ndodhën, shoku Ramiz. Ne, edhe historikisht në Kavajë, nga studimi që i kemi bërë të gjithë aktivitetit armiqësor të zhvilluar, atje nuk është bërë një punë e mirëfilltë sigurimi, pasi edhe vigjilenca e shokëve tanë që kanë operuar atje nuk ka qënë në nivelin e duhur. Ata kanë rënë në pozitat e opinionit që në Kavajë nuk ka veprimtari armiqësore, Kavaja merret me probleme të tjera, këto çështje nuk i ka patur, pse janë të shtyrë nga jashtë. Veçanërisht mendohet që kanë ardhur nga Tirana dhe i kanë krijuar trazirat. Në fakt, siç na del tani nuk është …
R. Alia: Pse, tani ju del juve? Për Kavajën edhe në veprat e shokut Enver flitet, apo s’i keni lexuar.
Adriatik Muha: Jo, i kemi lexuar.
R. Alia: Thotë aty, në Gorë gjete filanin, një bej. Po Kavaja dihet! Në Kavajë i ke të gjithë kulakët e Shqipërisë kanë ardhur aty. Gjithë borgjezia e Durrsit që është larguar ka shkuar aty.

Zë: Në Kavajë, ashtu është.
R. Alia: të gjithë kriminelët që nga Isa Toska, vëllezërit, soj e sorollopi i tij, Hamit Matjani, soji i tij, aty, Ndreu i Dibrës atje, Niko Xoxin atje. Koçi Xoxen atje. Çfarë, sot i kërkoni këto ju?
Adriatik Muha: Po desha të them se atje kanë qenë këta.
R. Alia: Po, atje i kemi dërguar ne.
Adriatik Muha: Janë bërë një me Kavajën këta shoku Ramiz.
R. Alia: A, nuk është bërë një, por është bërë një në kokën e ndokujt që s’ka koncepte politike. Se dihet që janë shkulur të tërë kontigjentet, a mund të thotë njeriu që në Çermë të Lushnjes janë të tërë? Ja i dini, apo s’di dini? Ë?
Adriatik Muha: Kanë qënë të internuar …

R. Alia: Hë pra, mos të themi gjënë sikur po zbulojmë sot Amerikën, se ka 5 shekuj që është zbuluar.
Adriatik Muha: Desha të them këtë shoku Ramiz. Vigjilenca e shokëve tanë, ndaj këtyre njerëzve nuk ka qenë në nivelin e duhur. Kjo na del ne nga dëmi material që shikojmë. Bile ne këtë e kemi kërkuar që në janar që filluan ngjarjet. More, çfarë thonë këta … Ata duken edhe tani sikur janë jashtë loje, sepse edhe ne për kontrollin e tyre kemi qenë jashtë loje. Ky është një realitet. Prandaj duken ato sikur s’janë përzier në këto trazira. D.m.th. ky fenomen ka ndodhur në Kavajë, dhe është: Atje është e lidhur edhe me disa probleme të tjera, edhe të indiferentizmit që do të thosha, aty është tradicional. Megjithëse ndodhën tërë ato ngjarje, është fakt që elementi armik shfrytëzoi shumë mangësi edhe të punës tonë, sa kur ndodhën ngjarjet, u krijua një hendek, midis organeve tona dhe popullit. Ne s’na qaste njeri atje, është një realitet. Nuk na afronte njeri. Forca zbuluese na u rrethua, na u dogj. Populli s’na afronte fare sepse edhe shokët tanë atje nuk e kishin krijuar me kohë këtë.
Tani, mbas tërë atyre masave që mori Partia ne shikojmë një atmosferë tjetër, është krijuar si të thuash edhe një favor edhe për ne. Kanë filluar edhe njerëzit të na afrohen, kanë filluar edhe njerëzit forcat zbuluese të na japin informacione sa dhe disi kemi piketuar disa koka që na dalin edhe si organizatorë të këtyre trazirave në Kavajë.

R. Alia: Po.
Adriatik Muha: Por, armiku e ka bërë punën e vet, atje, sa që shumë thashetheme sociale tani janë kthyer në thashetheme politike dhe për faktin që shumë çështje atje janë lënë pas dore. Dhe njerëzit janë ftohur. Me ta nuk është marrë njeri. Mbi 2000 të pa punë ka patur deri në fillim të vitit dhe thuajse pjesa më e mirë e tyre, grupe, grupe flisnin deri hapur. Kjo na doli qysh në janar. Por
R. Alia: (e ndërpret) – Tani se e keni gjendjen
Adriatik Muha: Po, në Kavajë …
R. Alia: Në Durrës.
Adriatik Muha: Në Durrës situata është më ndryshe se sa në Kavajë, shoku Ramiz. Pa ulur vigjilencën, ne themi që e kemi më mirë situatën se sa në Kavajë. Atje, elementin me rrezikshmëri e kemi në kontroll. Nuk pretendojmë se kemi arritur atë që duhet, por është fakt kjo që aty edhe njerëzit janë më optimistë, edhe forca jonë zbuluese është më optimiste, është e interesuar, e shqetësuar për këto probleme; dhe vazhdimisht na informon.

Ne kemi një shqetësim me të huajt aty. Durrësi, duke qenë edhe rreth turistik, atje vijnë mjaft të huaj. Probleme të mëdha na kanë krijuar këto grupe kosovarë, sepse atje mblidhen nga të gjithë ku i kanë lidhjet, veçanërisht nga zona verilindore, dhe na del ajo që në këto lidhje u flasin poshtërsisht për situatën në ….. I zmadhojnë gjërat. Ne jemi munduar të bëjmë një punë parandaluese në këto lidhje, por ndjejmë që në organizimin e punës për kontrollin e të huajve …

R. Alia: Si bëni në rastin kur thua kështu flasin poshtërsisht. Juve çfarë bëni? Ju regjistroni?
Adriatik Muha: Ne, në këto raste, pasi e vërtetojmë, kemi ndjekur rrugën e këshillimit nëpërmjet komitetit të Partisë.
R. Alia: Kur, pas 5 muajsh.
A. Muha: Jo, edhe gjatë kësaj periudhe. Por më shumë ka patur nga ne një paqartësi si të thuash ose, edhe ndonjë orientim të saktë deri tani, për këto çështje ne s’kemi patur.
R. Alia: Çdo të thotë orientim të saktë?
A. Muha: Për kontaktet që bëjnë qytetarët tanë me të huajt. Mbase jo të gjitha kontaktet, se shumica prej tyre janë kontakte të justifikuara, ka të bëjë me lidhjet e tyre të afërta. Por, na del një fenomen i tillë, që pa e njohur fare, krijon lidhje me të, kërkon adresën e tij, kërkon t’i bëjë garancinë që ta ftojë nesër për interesa gjithmonë materiale si vizitor.
R. Alia: Po!
Adriatik Muha: Para kësaj situate, ne e biseduam.
R. Alia: Sa raste ka në Durrës kështu?
Adriatik Muha: Deri tani, evidencohen rreth 20 raste.
R. Alia: 20 raste, tërë Durrsi.
Adriatik Muha: Deri tani kaq janë evidencuar.
R. Alia: E di, e di. Për 20 raste është tërë ky problem? Ky është tërë problemi?
Adriatik Muha: Por sa vjen edhe shtohet, p.sh. pardje një vizitor.
R. Alia: Ja, u bë edhe një, 21.
Adriatik Muha: Jo 5 veta u kanë kërkuar një garanci, pa i njohur, pa patur asnjë lidhje.
R. Alia: Po mirë, po ju ç’bëni me këtë rast, prandaj këtë pyeta unë.
Adriatik Muha: Me këtë rast, unë e konsumova me Komitetin e Partisë.
R. Alia: Po pse me Komitetim e Partisë? Pse, thuaje direkt, ore, çfarë bëni juve këtu? Po ti mor kosovar, çfarë je ti, patriot i thua vetes?
Ç’i ke këto ti, çfarë bën ti kështu, për këtë ke ardhur në Shqipëri ti? Pse s’bëni kështu juve? Apo keni frikë se mos prishen mardhëniet diplomatike me Jugosllavinë. Çfarë?
Adriatik Muha: ………….

R. Alia: Jo, por edhe juve jo se, ju çdo gjë, edhe gjënë më të thjeshtë i fusni në ca kanale të fshehta që s’meret vesh. Pse? Ti me këtë sebep edhe atë kosovarin demaskon. Pse, për këtë ke ardhur në Shqipëri ti? Për të folur kështu si po flet? Jo, mos u trembni. Ju keni frikë, e di unë, se keni hall se ju digjet bashkëpuntori. Ai bashkëpuntor që e la Zef Lokën në rrugë. Ai keni frikë se digjet, juve? Hë, mos u trembni nga këto. Kur e shikoni të nevojshme, se duhet të gjykoni edhe juve. N.q.s. ju e gjykoni se është momenti për të vendosur për një gjë, s’ka ku pyes se i doli boja një bashkëpuntori, punë e madhe se i doli, pse ç’u bë? Sa u futën në ambasada nga bashkëpuntorët?

Zë:
R. Alia: A, e shikon ti? Pra, ka për të marrë, ka dhe për të lënë. Jo, jo, por duhet të jemi më aktivë, më ashtu, më të vendosur për këto gjëra.
Nuk e marr vesh, kur u mbushën ato raportet, janë edhe të tilla llafe. Kështu me siguri ka edhe ai i Shkodrës, ë? Me siguri. Po ai i Gjirokastrës, kush është?
Zë: Ka.
R. Alia: Ka, ë? Edhe ai i Sarandës ka, edhe ai i Vlorës ka, të tërë kanë. Dhe të tërë i shkruajnë në raporte dhe i vijnë drejtorisë, kush i ka këto.
Zë: Drejtori e I-rë.
R. Alia: Drejtori e I-rë, i vijnë këtu. Dhe drejtori e I-rë thotë, po bëhet një presion nga kosovarët dhe i shkojnë edhe zbulimit mbase. E, të vijnë edhe ty? Me siguri. E qarkullojnë këto.
………..: Kjo duhet bërë, kjo s’është bërë.

R. Alia: I hapni punë vetes kot. I hapni punë vetes kot dhe jo vetëm, por krijoni edhe probleme kot. Duhet vepruar me guxim të madh; edhe për kosovarin edhe për shqiptarin. Ç’janë këto budallallëqe që bëni. Pastaj, i them edhe ndryshe: Ty edhe sikur të di, pasaportë s’të jap, ja, po ta shënoj që këtu, nuk të jap pasaportë, nuk e meriton ti pasaportën. Ja, kështu. Prandaj, mos rrini pasivë, se po ndenjët ju kështu kam frikë…, dhe këtu e kam unë atë dyshimin e madh që juve i ruani shumë nëpër dosje. Kurse do më shumë aksion, më shumë veprim, më shumë kontakt me njerëzit dhe jo fut nëpër ato.
Adriatik Muha: Është hezituar në këtë drejtim shoku Ramiz!
R. Alia: A, jo, jo, s’ka pse të hezitohet.
Adriatik Muha: Se ne i shohim edhe me sytë tanë atje.
R. Alia: Epo, mirë!
Adriatik Muha: Bëjnë veprime që edhe skandalizohesh ndonjëherë edhe kur vjen puna deri atje që nuk rezulton të marrësh ndonjë masë aty.
R. Alia: Ç’do me thënë masë, ti, ore!
Adriatik Muha: Në këtë kuptim, këto që thoni ju.

R. Alia: Masë!? Masë!? Ja them hapur unë. Ç’është kjo! Po s’është turp kjo? Ti po… Po për… kosovar, nuk është turp? I thua burrë vetes, burrë Kosove! Çfarë ke ardhur këtu, për me, çfarë do të na bësh këtu ti: Ik ore, ou, po ta mbledhi mendjen edhe ai se s’është burrë Kosove, është burrë i UDB-së, se ndryshe s’ka se si kuptim tjetër. Jo, me këto raste duhet edhe juve vetë të veproni një çikë më ashtu.
A, është tjetër n.q.s. janë të njohur, n.q.s janë miq, janë ashtu është tjetër problem. Se ka ngandonjëherë edhe nga këta, që janë edhe miq. Dhe ja, ankohen shokët e Sarandës, ose shokët e Gjirokastrës, se vete thotë, 3 muaj ai tjetri andej, dhe punoka një muaj atje, ë, dhe ardhka këtej. Po mirë, po vendin e punës, pse ja ruani 3 muaj juve? Ka mundësi të pyes unë, ë?
Zë: …
R. Alia: Epo, atëherë, çfarë, kush e ka fajin këtu? Ai që rri tre muaj, apo ti që e le këtu, ja ke lënë edhe vendin në fabrikë!

Reagon BE: Keqardhje që nuk u dëgjua zëri jonë, Teatri u prish me forcë

Komision Evropian ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar një ditë më parë në Shqipëri.

Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen. KE po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog.

“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”,- thuhet në reagim.

Ndër të tjera KE-ja thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë.

“Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në vecanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”,- thekson KE.

KE po ashtu iu bën thirrje të gjithë palëve që të tregojnë përmbajtje.

Budina i përgjigjet Ramës: Je bashkëkriminel…

Regjisori Edmond Budina iu përgjigj sot kryeministrit Rama, pas shkrimit të një dite më parë të dedikuar për të nga kryeministri.

Në një intervistë për gazetaren e News 24 Fatmira Nikolli, Budina thotë se Rama e ka ironizuar në shkrimin e tij, por mendon se formimi i tyre është i ndryshëm.

Ai thotë se kur u themelua PD-ja Rama është bërë pjesë e saj dhe mbahet mend për fjalimet e tij ku kërkonte varjen e komunistëve.

“Më duket ironi ajo shprehja që përdor ai, por nuk më shqetëson ky fakt. Ai më kujton edhe partinë që unë kam themeluar. Nuk e kam personale me ta, as me Ramën dhe as me Veliajn. Ai flet për PD që e themeluam bashkë, e di ai si tentoi të hynte në atë parti, ngriti zërin dhe kërkoi që të varen të gjithë komunistët, kështu tha duhet të fillojë një parti e re. Por unë kam tjetër formim, e respektoj vendimin e tjetrit.

Këtë shprehjen e përsëriti edhe te stadiumi Qemal Stafa më vonë, por unë nuk mund të jem me të, është zgjedhja e tyre se si të majtët kanë zgjedhur një njeri që do të varen komunistët. Ai shkatërroi një teatër, e ktheu këtu në skenë krimi dhe nuk ka asnjë alibi.

Kur ishte kaq i rrënuar ky teatër si ka mundësi që u rrezikuan jetët e spektatorëve? Pra je bashkëkriminel. Cilat janë të mirat që a sjellë? Mbyllja e Galerisë së Arteve? Rrogat e aktorëve që ka të përkohshme? Që s’ka asnjë financim për filmin? Që një pension special mund ta firmosë vetëm ai?”, tha Budina, duke shtuar se Rama po e trajton vendin si të ishte një sulltan.

Artistët i kërkojnë hetim ndërkombëtar BE për Teatrin: Monitoroni sot protestën

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar sot me një letër ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, ku e informojnë se sot në orën 16:00 do të zhvillojnë një protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në letrën drejtuar ambmasadorit, Aleanca thekson se prishja e Teatrit ka filluar, ku brenda godinës ndodheshin ende shumë njerëz, duke kërkuar “hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore”.

Gjithashtu, Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkon ambasadorit Soreca që në protestën e sotme të ketë monitorues nga Delegacioni i BE në Tiranë.

Letra e plotë:

Nisëm pak më herët këtë letër në adresën e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Zotit Lugi Soreca. Pasi parashtrojmë në të fokusin e protestës, kërkojmë monitorim të protestës nga përfaqësues të Delegacionit. Po e sjellim letrën në anglisht dhe shqip.

Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të Delegacionit të BE-së të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falenderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

Artisti me famë botërore i drejtohet Ramës: Fytyra e dhunshme e pushtetit! Vafsh në djall…

Nga Ardian PACI

Profesori i parë që më ka folur kundër komunizmit ka qenë Edi Rama. Duke ardhur nga një qytet i dhunuar keqas në vitet e regjimit, isha mësuar me përshpëritjet nën zë apo në rrethe intime, por kurrë nuk kisha hasur një figurë që, e mveshur me petkun dhe autoritetin e mësuesit të artikulonte aq hapur mendimin ndryshe.

Lidhja ime me Edi Ramën i ka rrënjët tek ky frymëzim antikonformist, tek guximi i fjalës, por edhe i veprimit qysh në protestat e para në Institutin e Arteve deri te lëvizja studentore.

Shumë vite na ndajnë nga ajo kohë e shumë gjëra kanë ndodhur në jetët e seicilit prej nesh. Ka patur momente afrimi e momente largimi, ka patur indiferencë, entuziazëm e shpresë siç ka patur dyshime e mospajtime në distancë.

Kjo ngjan si një histori e rëndomtë marrëdhënieje mes një ish studenti e një ish profesori, por ja që ish profesori ka ngjitur shkallët e pushtetit e sot është kryeministri i Shqipërisë e pikërisht sot ka konsumuar një akt brutal e të pabesë: ka shembur godinën e Teatrit Kombëtar e ka dhunuar njerëzit që për më shumë se dy vite i kishin dalë në mbrojtje. Në fakt kjo është vetëm pika që bëri të derdhet vazoja.

Atëherë në djall ish profesori me gjithë kujtimet e shkollës.

Edi Rama është sot fytyra e dhunshme e pushtetit.

Është i pushtetshmi që nëpërkëmb të ndryshmin e manipulon të dobëtin.

Është pazarxhiu që tregton me të mirën publike.

Është gaztori që tallet mbi viktimën që sapo ka dhunuar.

Është artisti, ah po artisti. Këtu më duhet më shumë se një rresht.

Edi Rama pa dyshim ka lënë gjurmë në artin shqiptar. Nuk është artisti i dështuar që etiketojnë shpesh herë kundërshtarët e tij. Pa dyshim është ndër ato që rinovuan elementët e shprehjes artistike në vitet 90. Është ndër ata që krijuan modelin e artistit të angazhuar e antagonist me pushtetin.

Pa dyshim ka edhe kontributin e vet në hapjen e skenës së mbyllur shqiptare ndaj dialogut me artin bashkëkohor ndërkombëtar si kur ishte ministër kulture apo edhe kur u zgjodh kryetar bashkie në Tiranë. Por pikërisht atëherë zë fill tek ai edhe fara e një arti që bëhet spektakël i pushtetit dhe i një pushteti që manipulon artin.

Me intensitet të ndryshëm, por gjithmonë e më tepër, në këto vitet e fundit, pushteti dhe estetika e pushtetit janë ndërthurur në një simbiozë sa problematike aq edhe të frikshme.

Estetika si dukje, si fasadë e zbukuruar, si shkëlqim i jashtëm i një të brendshmeje që kalbet nga e pavërteta, brutaliteti dhe vulgariteti është sot vepra më evidente e politikanit-artist Edi Rama.

Nuk është Edi Rama artisti i vizatimeve surreale me ngjyra në dokumente zyrtare, apo i qeramikave të abstraguara, por Edi Rama videoartisti i videove marramendëse me dron për propagandë në Facebook, manipuluesi i portreteve të vogëlushëve të vuajtur që presin udhëheqësin t’i bëjë me shtëpi, regjisori i selfie-reality-show që rreshton në skenë figurantët për të luajtur spektaklin e tij të pushtetit, por edhe me keq, projektuesi i një shoqërie ku elementet përbërës janë si ngjyrat në tavolocën e piktorit që, nën vizionin e trillit të tij, vendos si t’i shpërndajë, kur t’i ekzaltojë e kur t’i fshijë mbi telajon e realitetit ku vepron.

Ky është artisti i banalitetit ulëritës por edhe i një derive të rrezikshme për demokracinë e brishtë shqiptare që duhet ta njohin e, nëse duan, ta ekspozojnë galeritë dhe bienalet e artit nëpër botë, por që për fat të keq, e konsumojnë vetëm qytetarët shqiptarë, ata qytetarë të cilëve ai u shitet si udhëheqës, si kujdestar i trupit dhe i shpirtit, si baba që në fund të fundit i rreh se i do.

Ish profesori dhe artisti Edi Rama ka një vend tashmë në memorien time e aty besoj do të rrijë gjatë.

I pushtetshmi ekstravagant Edi Rama ka sot një kundërshtar publik me shumë.

E papritur! Del Piero shtrohet në spital

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero aktualisht është i shtruar në një spital të Los Angeles për shkak të një dhimbje dhe problem në veshka.

Lajmi u konfirmua, përmes një postimi në Instagram, vetë “Pinturicchio”: “Unë ende nuk mund ta besoj se si një gjë e vogël vetëm 3 mm (gur në veshka) mund të bëjë këtë keq…”

Komente të shpejta për shërimin e tij, në mënyrë të pashmangshme, kanë vërshuar në postimin përkatës.