17.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Aktori Naun Shundi: Maskaradë me Teatrin, qytetarët e lirë të bashkohen në mbrojtje të tij

Aktori Naun Shundi është shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se fakti që ka reagime ku flitet për shkelje të Kushtetutës. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Shundi pohoi se “Kjo punë vjen pak erë e keqe me thënë të drejtën”.

Ai pohoi se nuk është kundër ndërtimit të një godine të re, por në një vend tjetër, duke mos cënuar Teatrin Kombëtar.

“Unë kam qenë kundër prishjes, dhe vazhdoj të jem. Nuk kam asnjë argument tjetër. Me ç’thonë, duke nisur nga presidenti, se ka shkelje kushtetuese. Kjo punë vjen pak erë e keqe me thënë të drejtën. Të duket vetja sikur po merr pjesë dhe po hesht ë një maskaradë që po zhvillohet.

Çdo qytetar i lirë i këtij vendi, duhet ti bashkohet kësaj nisme për projektligjet për prishje. Se di se si mund të arrihet kjo. Por me rëndësi është që mos të prishet. Më pas nëse e rregullon Europa Nostra apo qeveria, kjo ka të bëjë me të tjerët. Mua më intereson që kjo godinë të rregullohet, pasi ka nevojë për rregullime. Edhe sot siç është, është funksionale.

Këtë e kam vërtetuar, pasi ajo sallë ka ofruar shfaqje edhe gjatë këtyre 2 viteve të bllokuara. Nuk jam kundër ndërtimit të një teatri bashkëkohor. Por le ta bëjnë ku të duan, por mos të prishin këtë. Të vinë disa specialistë dhe të nisi puna. Unë si dal para një buldozeri që të më shtypë, por të ngre zërin. Por të vetësakrifikohem?! S’jam nga ata.”, tha aktori.

KLSH-Veliajt: Mos prek Teatrin deri në vendimin e Kushtetuses, në të kundërt…

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar pezullimin e vendimit të bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Shkresa e firmosur nga kryetari i Këshillit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i drejtohet bashkisë dhe i rekomandon kryebashkiakut Erion Veliaj të tërhiqet nga vendimi mbi shembjen godinës së Teatrit Kombëtar.

Në shkresë bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike, dhe rekomandohet që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e presidentit të Republikës për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike dhe mbi këtë bazë u ka kërkuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës të japin argumetet mbi hartimin dhe miratimin e këtij ligji special.

KLSH përpiqet që të ruaj dhe të parandalojë kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të Tiranës nga veprimet dhe vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe mungesës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjë që mund të sjellë pasoja të rënda financiare dhe sociale” – thuhet në shkresën e KLSH-së.

1 / 4
PrevNext
Pika e fundit thotë se në rast se prishet Teatrit Kombëtar, “pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve dhe institucioneve që do të burojnë nga vendim-marrjet e padrejta, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese të shprehet se do t’i konsiderojë të kundërligjshme dhe të gabuara, do të trajtohen nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit si dëm me pasoja të rënda për interesat ekonomike të shtetit dhe do të kërkohet dëmshpërblimi përkatës”- thuhet në shkresë.

Në shkresën, e cila mban datën 14 maj, ditën kur Këshilli Bashkiak firmosi me anë të e-malit edhe vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, i rekomandohet kryetarit të bashkisë të pezullojnë të gjitha veprimet dhe vendim-marrjet në lidhje me pasurinë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar” në zonën kadastrale 8150, Tiranë, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga ana e Gjykartës Kushtetuese, shkruan Fax News.

Po ashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet këtij rekomandimi kërkon që të shmangë dëmtimet si të pasurisë kombëtare të parikuperueshme në të ardhmen, ashtu edhe të fondeve publike që mund të vijnë nga veprimet e njëanshme nga të zgjedhur dhe organet e pushtetit vendor, para efekteve juridike të vendimit të Gjyaktës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Në rekomandime shtohet se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të ndjekë me vëmendje të shtuar këtë çështje në zbatim të funksioneve kushtetuese për auditimin mbi përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor.

“Për sa më lart, Kontrolli i Lartë i Shtetit, bazuar në Ligjin nr.154/2014 dhe Standardet Profesionale të Auditimit, për të vlerësuar rregullshmërinë e këtij procesi dhe shqyrtimin e vendim-marrjes mbi respektimin e dispozitave ligjore dhe nëligjore në fuqi nga titullarët dhe organet e zgjedhura apo të emëruara, do të rishikojë planin vjetor, të auditimeve për të fshirë kryerjen e këtij auditimi me përfundimin e disa angazhimeve audituese të ndërmarra kohët e fundit në Bashkinë e Tiranës”- thuhet në përfundim të shkresës.

Dhuna ndaj të miturit/ Basha: Kjo është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit

Kryetari Basha poston videon dhe reagon ne Twitter për dhunën e ushtruar nga policia ndaj një të mituri në Tiranë

Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!

Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit.
Ky është akti i një frikacaku të dështuar.

Shkrimtarja e njohur shpërthen ndaj Ramës: Është kthyer në makthin e shqiptarëve, po s’na u binde e di ç’të pret….

Shkrimtarja e njohur, Elvira Dones përmes një shkrimi në mediat sociale, ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi, duke marrë Teatrin Kombëtar si një shembull të rëndësishëm rezistence që dëshmon që në këtë vend ka ende shpresë. Aleanca për mbrojtjen e teatrit i ka bere jehone, mesazhit te saj.

Nga Elvira Dones

Erdhën në pushtet si shpresa e re e Shqipërisë. I vunë vetes një emër të bukur e domethënës: Rilindje.

U treguan të shpejtë në ngrënien e premtimeve. Rilindja u zbeh e u zvordh e u nëpërkëmb me shpejtësi rrufeje.

Sot kanë vënë një vend e popullin e tij në gjunjë. Ia kanë vrarë frymën, ia kanë lodhur shpirtin përtej çdo imagjinate.

I kanë hedhur para syve popullit ca ngjyra e ca lulka, ca imazhe të filmuara e orkestruara me mjeshtëri artistike. Fasada të zbrazëta, gënjeshtra në ditë të diellit imponuar me agresivitetin e një bande prej Far West.

Po s’na u binde, e di se ç’të pret. Nëse nuk je dakord, o popull, është faji yt që nuk e sheh madhështinë tonë, sepse nuk ke instrumentat për të kuptuar. Ne jemi kaq përpara në vizion sa ti, o popull bukëshkalë, nuk na rrok dot. Kështu që rri urtë, nëmospo të bëjmë të vdesësh, pa të vrarë me plumb.

Të vrasim me kotheren e bukës, me pjatën e gjellës në darkë për fëmijët. Të shantazhojmë e frigojmë me vëllain a motrën që ta heqim nga puna, të djegim tokën rreth e rrotull.

Erdhën në pushtet si qeveria e Rilindjes. Sot janë Qeveria e Riciklimit, të shumëanshëm, Qeveria e Parave të Qelbura. As më shumë as më pak.

Sot janë makthi i një vendi, i çdo vendi që do kish fatkeqësinë t’i kish sipër kokës. Por me pasqyrën këta njerëz kanë një marrëdhënie të çuditshme; e shohin veten të bukur.

Kush nuk i sheh kështu është idiot, antishqiptar, naiv, i shitur tek opozita – në më të mirën e rasteve.

Kush nuk ua bën të lehtë yryshin e gllabërimit, duke i bërë t’u hasë sharra në gozhdë – duke i bërë shumë nervozë – etiketohet si trushpëlarë, i çmendur e epitete të tjera, njëri më me spec se tjetri.

Studentët më parë, dhe qëndrestarët e Teatrit Kombëtar sot treguan e po tregojnë se Shqipëria ka ende një puls që rreh. Edhe sikur vetëm njëri prej qëndrestarëve të mbetet në atë fushë beteje, ai njeri i vetëm do t’ju tregojë, zotërinj, se Shqipëria që po mbysni nuk ka vdekur. Jo ende.

Ora e qytetarëve!

Nga Red VARAKU

Për të shmangur vëmendjen nga dështimi spektakolar në menaxhimin e pandemisë dhe për të ndalur revanshin e opozitës , Edi Rama ka filluar një fushatë dhune dhe gjobash, si mbi qytetarët ashtu dhe mbi mbështetësit e opozitës, me urdhra të policisë së shtetit për “tu shtypur kokën” opozitarëve të pushtetit , me qëllim për t’i mbyllur gojën opozitës.

Si një i paburrë që është , ai ka urdhëruar ndëshkimin me gjobë dhe heqje patente, për të gjithë ata që marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga opozita, duke vendosur një standart të rrezikshëm për liritë politike të qytetarëve, dhe duke e kthyer Shqipërinë vite pas, pikërisht atëherë kur qytetarët ndëshkoheshin për bindje politike. Rasti më tipik është rasti gjobitjes së qëndrestarëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, mbi të cilët regjimi po ushtron presion me të gjitha mekanizmat, për ta dekurajuar dhe shtypur.

Njëkohësisht, ai ka filluar dhe një betejë frontale me fjalën e lirë. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka bërë një akt të paprecedentë në këtë drejtim, ka kërkuar mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora. Gjithashtu, ky inspektoriat ka gjobitur me një shumë prej 10 milionë lekësh gazetaren Sonila Meço. Kjo sepse me sa duket, RTV Ora nuk bën kompromis me të vërtetën, ashtu siç po bëjnë sot shumica e TV -ve të tjera.

Argumentet që përdor policia dhe ISHSH janë më shumë se banale dhe nuk ja vlen të ulësh nivelin në banalitetin e njerëzve, që po përdoren për këtë fushatë të pashembullt censure të lirive politike të opozitës dhe lirisë së medias.

Gjithsesi, është i rëndësishëm, fakti që Rama është tmerruar nga e vërteta, ndaj ka nxjerrë kthetrat. Gjestet e tij kundër opozitës dhe fjalës së lirë flasin për një njeri vërtet të pafuqishëm, që mendon se mund të ringrihet në këmbë duke vrarë fjalën e lirë dhe duke frikësuar kundërshtarët.

Nga njëra anë, kërcënimi i kundërshtarëve, edhe pse duket paradoksale, është një lajm i mirë. Ky reagim është një provë që më në fund edhe ai e ka kuptuar, që e vërteta është arma më e fortë kundër një regjimi dhe asgjë nuk mund ta shtypë dritën dhe frymëzimin që çliron ajo. Çdo përpjekje për ta zhdukur atë, në fakt e bën atë më të dukshme dhe më tërheqëse.

Kjo njëkohësisht dëshmon, që edhe pse i ka të gjitha instrumentet në dorë, ai e ka humbur përfundimisht kontrollin mbi debatin publik dhe nuk mund ta orientojë më atë sipas dëshirave të tij.

Por nga ana tjetër, edhe pse këto janë akte të dëshpëruara të një regjimi që po jep shpirt, që tashmë po tejkalon dhunimin e lirisë së shtypit dhe po shkon deri tek dhunimi i lirive politike, ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm dhe meriton një një reagim të menjëhershëm si nga opozita ashtu dhe nga media shqiptare.

Është detyrim që gazetarët të mos heshtin dhe të bëhen bashkë në këto ditë të vështira për vendin, për t’i rezistuar kësaj kryqëzate kundër fjalës së lirë, sepse dorëzimi para dhunës mbi lirinë e fjalës, është dorëzimi i kështjellës së fundit të pluralizmit që i ka mbetur Shqipërisë.

Ndërsa, Opozita nuk duhet vetëm t’i dënojë publikisht këto akte, ajo njëkohësisht duhet të bëhet garante publike për mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve dhe gazetarëve që sfidojnë haptazi këtë regjim, duke i siguruar ata, se herët a vonë përgjegjësit për këto atentate ndaj lirive politike në vend do të marrin përgjigjen e merituar.

Çdo mosreagim dhe dorëzim para këtij akti të rëndë për lirinë e medies dhe liritë politike, do të ishte një dorëzim pa kushte para dhunës politike me pasoja shumë të rënda për demokracinë në vend.

Legalizimi i kánabisit/ Media amerikane: Si po planifikon Rama të pengojë Integrimin e Shqipërisë në BE

Ndërsa Bashkimi Evropian vendosi pesëmbëdhjetë kushte për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, në vend që të punojë për plotësimin e atyre kushteve, kryeministri shqiptar Edi Rama së fundmi propozoi planin e legalizimit të kultivimit të kánabisit. Shqiptarët janë të zemëruar dhe të revoltuar sepse për ta anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një ëndërr e kahershme, dhe trokitja në portën e Brukselit me një plan kánabisi është nisma më e keqe që ata kanë imagjinuar ndonjëherë.

Shqipëria njihet në vitet e fundit si Kolumbia e Evropës. Që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, i gjithë territori i vendit u mbulua me kánabis dhe i gjithë sektori i bujqësisë ishte i përfshirë në kultivimin e paligjshëm të drogave. Të ardhurat nga një aktivitet i tillë vlerësohet të jenë 4 miliardë euro, gati gjysma e PBB-së së vendit.

Me një sasi kaq të madhe parash, ekonomia nuk u rrit dhe njerëzit e zakonshëm nuk përfituan, përkundrazi, ato para u përdorën për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet, forcuar bashkëpunimin midis qeverisë dhe grupeve kriminale, minuan policinë e shtetit e cila në fakt u përfshi në mënyrë të drejtpërdrejtë në atë proces, dhe privoi vendin në rrugëtimin e tij të integrimit evropian. Në aspektin e integrimit në BE, Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë me shpejtësi. Por kjo nuk është aspak e lehtë. Qeveria Rama duket se nuk e ka për qëllim të përparojë në procesin e integrimit.

Pesëmbëdhjetë kushtet e vendosura nga BE janë të vështira dhe japin një mesazh të fortë. Për t’i përmbushur ato, nevojitet një transformim real dhe total i institucioneve të Shqipërisë.

Sistemi i drejtësisë duhet të jetë funksional dhe të drejtohet nga sundimi i ligjit dhe të mos kontrollohet nga Kryeministri. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë që kanë qenë jo funksionale për tre vjet duhet të punojnë. Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ajo duhet të zbatohet në zgjedhje demokratike qendrore dhe lokale.

Lufta kundër korrupsionit në nivele të larta duhet të zbatohet për shkak të faktit se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë. Lufta kundër krimit të organizuar duhet të ndërmerret. Çështje të tjera përfshijnë median e lirë, mbrojtjen e pakicave kombëtare, avancimin e procesit të regjistrimit të pronave, reformën në administratën publike, etj.

Që nga vënia e këtyre kushteve nga Këshilli, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i adresuar këto çështje, përkundrazi, reforma zgjedhore po vonohet me qëllim, korrupsioni ka vazhduar si zakonisht, dhe përpjekjet për të kapur gjyqësorin kanë qenë më të forta se kurrë.

Përmbushja e pesëmbëdhjetë kushteve do të thotë që Edi Rama do të realizojë largimin e tij nga froni i pushtetit sepse qeveria e tij e korruptuar nuk mund të luftojë veten. Një ekzekutiv që erdhi në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar nuk mund të luftojë krimin. Një parti që zhvilloi zgjedhje pa asnjë kundërshtar, e cila aktualisht kontrollon 100% të pushtetit qendror dhe lokal, dhe 100% të këshillave në të gjitha bashkitë nuk është e interesuar të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Sundimi i ligjit në Shqipëri do të sillte burgosjen e të gjithë zyrtarëve të nivelit të lartë në qeverinë e Ramës kështu që kapja totale e shtetit dhe kapja e sistemit të drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, do të ishte rrjetë shpëtimi për Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij edhe pasi ai nuk do të jetë më në pushtet.

Në një situatë kaq të rëndë, me ekonominë në gërmadhë për shkak të politikave të tij dhe së fundmi nga pandemia e Còvid-19, me kushte kaq të vështira të vendosura nga BE për procesin e integrimit, devijimi i vetëm për opinionin publik, dhe me qëllimin për të pastruar paratë e oligarkëve të tij, është legalizimi i kánabisit. Në çdo iniciativë absurde dhe të jashtëligjshme që ai ka ndërmarrë, Rama përdor gjithmonë faktorin ndërkombëtar si mbështetje të tij, por kjo ka dëshmuar se është vetëm një mashtrim.

Sapo Rama njoftoi publikisht se plani për legalizimin e kánabisit ishte konsultuar me zyrën e BE në Tiranë, kjo e fundit menjëherë reagoi duke sqaruar se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt ligjeve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kánabisit në Shqipëri.

Kjo manovër politike, ashtu si shumë të tjera që ai ka luajtur gjatë qeverisjes së tij, është ilustrimi më i mirë se si udhëheqësit e papërgjegjshëm të shtetit mund të jenë një pengesë e vërtetë për të ardhmen e vendit. Ambicia e një njeriu për pushtet mund t’i privojë një populli të tërë një të ardhme më të mirë.

Modeli Rama është një tragjedi e vërtetë për një komb të zellshëm dhe të vuajtur që meriton një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritshme.

Në një botë pas Còvid-19, me një parashikim të vështirë ekonomik për Shqipërinë, qeveria Rama do të vazhdojë ta përkeqësojë ekonominë dhe qeverisjen e vendit dhe populli do të vuajë e do të rëndohet edhe më shumë.

/Citizen Truth/

Basha takim me banorë të Divjakës dhe Karbunarës: RAMAVIRUSI ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë

Kryetari Basha takim me banorë dhe fermerë të Divjakës dhe Karbunarës

Me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ndamë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë.

RAMAVIRUSI ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin.

Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama.

Fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Produktet e tyre edhe pse shumë cilësore kalben ose groposen bashkë me investimin dhe djersën e tyre.

Ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, papunësia po rritet çdo ditë, konsumi është në kolaps dhe njerëzit kanë çdo ditë e më pak mundësi për të blerë.

Bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje. Sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook.

Pandemia ekonomike e shkaktuar nga RAMAVIRUSI po godet dhe rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje.

Deklarata e fortë e aktorit të njohur: Janë bërë pazaret për Teatrin, kryeministri ka marrë paratë…

Aktori i njohur Mehdi Malkaj një një intervistë për Fax News, duke folur në lidhje me vendimin e Bashkisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, tha se ky është një vendim i marrë nga kryeministri Edi Rama që në vitin ’98.

Malkaj tha se, pazari për ta prishur është bërë që në ’98 dhe tashmë kryeministri Edi Rama kërkon që ta shëmbë.

“Unë mendoj se bashkia dhe qeveria nuk kanë qenë të çvendosur dhe u vendosën tani. Kjo është një beteje që vazhdon që nga 98. Unë jam në pjesën që e mbroj Teatrin. E mbroj se e dua e mbroj vertëtë. Ka kontribuar shumë Teatri në formimin tim. Ajo që më bën pështypje është se thonë se ajo është një gjë që e kanë ndërtuar fashistët.

Njerzit harrojnë se edhe bashkinë e kanë ndërtuar këto fashistët edhe bashkisë, edhe bankën, edhe biblotekën etj. Të gjitha këto gjëra i kanë ndërtuar këta. Po këta kanë dnërtuar edhe këtë. Po nuk thonë për atë shtëpinë me gjethe, por e kanë kthyer në muze, ku aty dëgjohen ende ulerimat njerzve që kanë v.dekur.

E dua Teatrin, e dua artin, më vjen keq që ka një listë këtej, një listë andje, e reepektoj vendimin e kolegëve të mi. Ato kanë argumetet e tyre unë kamë të mitë. Mendoj me zemër dhe flas me zemër. Mua nuk më intereson vendimi i të tjerëve, ashtu mendojnë unë kështu.
Nuk mund të ulesh për diskutim. Këto e kanë vebndosur që në ’98. Kryeministri i vendit i ka marrë paratë që në ’98, janë bërë pazaret në atë kohe. Kryeminstri në Shqipëri deri tani ka qenë thjeshtë një diktator historikisht.

Unë nuk hyj tek heronjtë që të hidhem mbi fadromë. Do të ndjej dhimbje të madhe, është një dhimbje që do të më shoqërojë shumë. Mendoj se nuk do të arrijmë deri në këtë gradë. Mendoj se populli i Tiranës duhet ta mbrojnëkëtë shenjtëri”, tha Malkaj.

Kush janë gaztorët e “Portokallisë” që firmosën peticionin e vemjes së Bashkisë për shembjen e Teatrit

Disa aktorë, pjesa dërrmuese të portokallisë, dhe regjisorë kanë bërë një peticion ku dalin pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Ata tw iniciuar nga vemja në krye të Bashkisë së Tiranës, i dërguan një thirrje Presidentit Meta dhe kreut të PD, Basha që të mos pengojnë teatrin e ri. Kryesori është edhe Gazmend Paja, i cili është dhe anëtar këshilli bashkiak, por edhe gaztori tjetër Salsani Rrapi. Peticioni është shpërndarë nga Bashkia e Tiranës.

Firmëtarët

Robert Ndrenika, Luftar Paja, Viktor Zhusti, Artan Imami, Spiro Duni, Leka Bungo, Altin Basha, Arben Derhemi, Pellumb Kulla, Arben Kumbaro, Marjana Kondi, Zamira Kita, Helidon Fino, Ema Andrea, Hervin Culi, Luli Hoxha, Laert Vasili, Salsano Rrapi, Gazmend Paja, Lulzim Zeqja, Genc Shkodrani, Gjergj Mena, Sonila Kapidani, Iliriana Basha, Marin Orhanasi, Iliriana Basha, Bajram Dosti, Ledio Lako, Jonida Beqo,

Josif Sina, Aleksander Grami, Eriola Kakeli, Erblin Bajko, Edvin Mustafa, Laejda Hajdari, Jorkë Brokaj, Jaho Guma, Roland Saro, Edmond Rrapi, Kozeta Kurti, Kristo Cala, Albana Perhati, Dervish Biba, Armela Demaj, Algiona Aga, Alex Seitaj, Genti Deçka, Donald Shehu, Klesta Shero, Roerd Toçe, Amri Hasanlliu, Andon Koço, Laid Ymeri, Besart Cani, Afrim Agalliu, Artan Islami, Margent Caushi, Agron Hamo, Artur Dhamo.