25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Basha: Teatri është aferë korruptive, grabitje dhe vjedhje. Shqipëria është në prag të një dimri të madh ekonomik

Basha: Teatri është aferë korruptive, grabitje dhe vjedhje. Shqipëria është në prag të një dimri të madh ekonomik sepse Edi Rama është kryeministri më i dështuar.

Pyetje: Ta nisim me çështjen e teatrit, kryefjalë e kësaj jave. Duket një lëvizje e beftë kjo e kryeministrit apo jo zoti Basha?! A është teatri vija e kuqe?

Lulzim Basha:

Hiqen portretet në mënyrë misterioze! Ka vdèkur përfundimisht Kim Jong Un?

Heqja e dy portreteve dhe një statuje nga sheshi i Kim II-Sung në Pyongyang ka shtuar spekulimet se Kim Jong Un ka ndërruar jetè. Heqja e portretet masive të Kim Il-sung, gjyshi i liderit koreano verior dhe Kim Jong-il, babai u raportuan dje nga faqja e internetit e NK News me bazë në Seul.

Gazetari Roy Calley tha se ishte hequr edhe një statujë e Kim Jong-il. I kontaktuar nga media britanike “Express”, Calley tha: “Hera e fundit kur ndodhi një gjë e tillë ishte kur vendi po rinovohej pas vdèkjes së udhëheqësit të dashur. Fakti që portretet janë hequr është tepër interesant. Kim Jong-un nuk mund të ketë asnjë statujë apo portret, vetëm nëse shpallet i vdèkur. Unë po mendojë nëse ata po planifikojnë që të shtojnë një statujë apo portret të tretë, por kush e di?”

Zonat e portreteve që ndodhet në kryeqytetin e vendin nuk është rinovuar që prej vitit 2012, kur ndërroi jetë babai i Kim. NK News deklaroi se pamjet u realizuan të hënën dhe tregonin se ana perëndimore e sheshit ishte e mbyllur. Shëndeti i Kim Jong Un është tema më e diskutuar e kohëve të fundit dhe është ende e paqartë nëse është gjallë apo jo pasi pothuajse çdo ditë raportohen detaje të ndryshme për të.

Greqia hap plazhet, njerëzit vërshojnë në bregdet

Në Greqi sot u hapën më shumë se 500 plazhe duke bërë që njerëzit të vërshonin drejt bregdetit.

Greqia po përpiqet të ruajë balancën delikate për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të rigjallëruar turizmin, tek i cili varet jetesa e shumë banorëve.

Për mjaft njerëz në Greqi, kjo ishte hera e parë që frekuentonin plazhet publike që nga fillimi i muajit, kur vendi filloi zbutjen e kufizimeve për COVID-19n. Vërshimi drejt plazheve përkoi me valën e parë të të nxehtit për këtë vit.

Pushuesve u kërkohet të respektojnë rregullat e distancimit, të cilat madje përcaktojnë se sa larg duhet të jenë çadrat e diellit nga njëra-tjetra.

Jo më shumë se 40 njerëz lejohen për 1.000 metra katrorë, ndërsa çadrat duhej të jenë katër metra larg njëra-tjetrës, sipas një manuali të publikuar nga qeveria, të shoqëruar me diagrama.

Greqia ka raportuar shumë më pak raste me COVID-19 se sa vendet fqinje, më tepër se 2,800 infeksione dhe ka patur 160 të vdekur. Nga data 4 maj, vendi me 11 milion banorë filloi një lehtësim me faza të kufizimeve që kishte vendosur në mes të marsit.

Turizmi në Greqi jep rreth një të pestën e prodhimit ekonomik.

Pas rihapjes së plazheve, njerëzit do të lejohen të marrin pjesë në meshën e së dielës, ndërsa objektet arkeologjike, përfshirë Akropolin, do të rihapen për vizitorët më 18 maj.

Nga e hëna, do të lejohen udhëtimet nëpër territorin e Greqisë dhe në Kretë ndërsa nga 25 maji në ishuj.

Zyrtarët e turizmit thonë se shpresojnë të presin pushuesit e huaj në korrik.

Autoritetet presin këtë vit një rënie prej 5 deri në 10 për qind të prodhimit ekonomik, përpara rimëkëmbjes që pritet në vitin 2021.

Rozana Radi i bashkohet artistëve tek TK: Këtu kam shpirtin e babait, kam ardhur të mbroj…

Këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja Rozana Radi iu bashkua aktivistëve dhe artistëve të Teatrit Kombëtar pasi është kundër shembjes. Nga sheshi i teatrit i bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen për të dalë në mbrojtje të Teatrit pasi e konsideron si një godinë që ka histori personale.

Rozana tregoi se ka një lidhje të fortë me të pasi e kujton si vendin ku ka luajtur babai i saj.

“Ata që po na ndjekin do të ishte mirë që të na bashkoheshin. Jam rritur këtë dhe mbaj mend këto plepat me emrat e aktorëve këtu. Debati i Teatrin ka nisur këtu e 20 vite më parë. Unë kam mbaruar vetë si aktore dhe e kam kënaqësi që të ngjitem në këtë skenë, pavarësisht situatës. Kam ardhur të mbroj muret dhe historinë e Teatrit, është historia jonë, na përfaqëson.

Dhe të prishësh historinë nuk mund të quhesh as shtet. Këtu në Teatër kam shpirtin e babait tim, shpirtin e të gjithë artistëve që të paktën të mos u tundim themelet ku janë në një botë tjetër. Ashtu sikurse na duartrokisni, nuk duhet të na doni vetëm ku ju japim kënaqësi, por duhet të ishte mirë të bëheshit me artistët kur janë në vështirësi. Prandaj ju bëj thirrje për të gjithë popullit dhe artdashësit dhe t’i ndihmojë artistët me shpirt të madh, duhet të mblidhemi këtu në këto ditë të vështira”, tha Rozana.

Deklarata e fortë e ECPMF: Rama i trajton mediat si armik i popullit, liria e tyre, e rrezikuar

Ndëshkimet ndaj Televizionit Ora nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor erdhën formalisht sepse në dy programe kishte më shumë se dy persona në studio.

Por vëzhguesit mendojnë se prapa këtyre gjobave dhe kërkesës fillestare për të mbyllur televizionin, që më pas u tërhoq, qëndron arroganca e qeverisë ndaj medias së lirë, dhe frenimi i dy programeve kritike ndaj qeverisë.

Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit (ECPMF) me qendër në Gjermani, Flutura Kusari, pohoi se nga hera e fundit që Shqipërinë e vizitoi një mision i 7 organizatave ndërkombëtare të lirisë së shtypit, është përkeqësuar më tej situata e shtypit shqiptar.

Ashtu si parashikoi dhe paralajmëroi misioni në deklaratën e fundit, tha ajo, u shtuan më tej presionet dhe denigrimet e qeverisë ndaj mediave, dhe Shqipëria është vënë nën një monitorim më të rreptë për shkak të këtyre zhvillimeve.

“Mënyra se si kryeministri Rama dhe qeveria e tij i trajtojnë mediat është njëlloj sikur mediat të ishin armiku i popullit. Kjo i vë gazetarët në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë dhe të rrezikshme. Zoti Rama nuk e pranon një ndër parimet dhe standartet kryesore të Bashkimit Europian, që është liria e mediave. Prandaj për ne janë jashtëzakonisht shqetësuese ato që po ndodhin me mediat në Shqipëri, dhe për këtë arsye ka një monitorim shumë më të rreptë ndërkombëtar se sa ka patur më herët” – tha zonja Kusari.

Gazetarët dhe Televizioni Ora pohuan se edhe më parë kanë qenë nën presionin e qeveritarëve qendrorë dhe vendorë për shkak të detyrës së tyre si reporterë.

Edhe masat e fundit ndaj Tv Ora janë pjesë e rrugëtimit të presionit që qeveria ushtron ndaj mediave, tha redaktorja e njohur Sonila Meço e programit Tempora, e cila ishte viktima e ndëshkimeve më të fundit të mediave dhe gazetarëve nga autoritetet shtetërore.

“Kjo qeverisje, ky pushtet karakterizohet nga dy fjalë, që kanë mbetur fort në kujtesën e shqiptarëve: Burg dhe Gjoba. Ngjan me sistemin e kaluar, që e njohim fort mirë, duke dëshmuar një kontroll të pushteteve të tjerë në vend nëpërmjet këtyre dy masave. Gjoba, ndëshkimi, burgu janë pjesë e një filozofie të njohur 7-vjeçare të këtij pushteti” – tha zonja Meço.

Vëzhguesit vlerësojnë se ndëshkimet ndaj Televizionit Ora janë në shpërpjestim të thellë me sakrificat e shumta, që gazetarët e tij bënë gjatë dy muajve të epidemisë, duke rrezikuar jetën e tyre për lajmet dhe duke qenë kudo në terren pranë qytetarëve, njëlloj si mjekët dhe policia.

Në shumë vende periudha e pandemisë, pohuan ata, ka shtuar sjelljet autoritariste të qeverive, po ashtu edhe në Shqipërinë me demokraci hibride dhe të brishtë.

“Zoti Rama duket i targeton në mënyrë të veçantë gratë gazetare. Ne e shohim edhe në gjuhën e tij denigruese, fyerjet kur ato e intervistojnë, ai gjithmonë i trajton në një mënyrë jashtëzakonisht të keqe dhe i ofendon. Në rastin e RTV Ora ne pamë që ishte pikërisht emisioni Tempora, i cili drejtohet nga një grua, të cilin e targetoi. Sikur Vuçiçi edhe liderë të tjerë që kanë probleme me lirinë e medias, edhe Rama duket i targeton gratë dhe normalisht që kjo është edhe më shqetësuese” – tha zonja Kusari.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shty deri në qershor, por të gjitha masat po lehtësohen, thotë redaktorja Sonila Meço; parlamenti po mblidhet, qeveritarët po zhvillojnë takime publike me shumë persona nëpër zyra, atëherë pse media nuk mund të ftojë më shumë se dy persona, kur ky është parimi bazë i gazetarisë.

Shtimi i të ftuarve studiot televizive po ndodh edhe në studio të tjera shqiptare dhe europiane, ku goditja e pandemisë ishte shumë herë më e rëndë se në Shqipëri, theksoi ajo.

“Unë kam sjellë vazhdimisht pamje të programeve televizive në Itali, në Gjermani, në Holandë, Francë dhe shumë vende të botës, që kanë patur situata shumë herë më problematike me pandeminë se sa Shqipëria, ku nëpër studio ka më shumë se 5 apo 6 persona të ftuar. Media shqiptare sot është një ndër faktorët më të rëndësishëm për të ndërtuar një transparencë jetike për përballimin e kësaj situate. Në Shqipëri mungon transparenca” – tha zonja Meço.

Në raportin e fundit mbi Shqipërinë, 7 organizata ndërkombëtare të lirisë së shtypit theksuan se liria e shtypit në Shqipëri është përkeqësuar dhe qeveria nuk është transparente, ndërsa politikanët përdorin një gjuhë të ashpër ndaj medias.

Ata pohuan se, krahasur me rajonin, Shqipëria është një nga vendet me problemet më të mëdha sa i takon lirisë së shtypit. Raporti thekson se sulmet fizike ndaj gazetarëve nuk janë zbardhur, ndërsa zyrtarë të lartë publikë përdorin shpesh gjuhë fyese e nënvleftësuese ndaj gazetarëve kritikë.

Organizatat që u bashkuan në këtë raport ishin Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO).

Pas 2 vjetësh arrati, vetëdorëzohet kreu i policisë në kartelin “Tahiri”

Pas 2 vitesh arrati, policia nuk e ka arrestuar dot, por ish kreu i policisë në kartelin “Tahiri” është dorëzuar vetë në polici. E gjitha duket një farsë e orkestruar.

Lajmi konfirmohet nga burime të policisë në Vlorë, të cilët bëjnë të ditur se Çela është dorëzuar pranë autoriteve mesditën e sotme. Jaeld Çela ishte shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Habilaj”, ku i akuzuar ishte edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Avokati i Jaeld Çelës, Petrit Ismaili ka konfirmuar se ky ishte vendim tashmë i paralajmëruar nga Ish-drejtuesi i Policisë, i cili do të vijojë tashmë betejën në Apel së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më poshtë deklarata e marrë përmes avokatit:

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.

Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).

Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në më se 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.

Më udhëhoqi:

-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;

-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;

-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.

Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajësinë time sepse ajo mbështetet mbi të vërtetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….

Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbnin “prenë” e radhës.

Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim të Ligjit.

Reagimi i fortë i Bashës: Rama, palaço, populli do ta dërmojë dhe largojë këtë bandë, nuk do të shpëtojë!

Kryetari i opozitës, Basha deklaron se populli do ta larëgojë këtë banda e cila nuk meriton të ketë emrin qeveri. “Largim i kësaj bande do të vijë nga populli”, tha Basha në një intervistë për News24.

Basha tha se kanë rënë të gjitha institucionet dhe se Shqipëria sot po shikohet vetëm si një plaçkë për tu vjedhur. “Kanë shkatërruar çdo balancë institucionale dhe po mbyllin mediat. Jemi në një regjim dhe vendi duhet të gjejë zgjidhjet tek zgjedhjet e parakohshme”, tha Basha.

Basha deklaroi se të gjithë qytetarët duhet të bashkohen sot në mbrojtje të Teatrit. “Do të ishte turp që sot të shikojmë nga njëra anë një bahskim të Europës në mbrojtje të Teatrit dhe të mos bashkohemi ne këtu në Tiranë.

“Ky nuk është gjë tjetër veçse një palaço që gënjen nga mëngjesi në darkë dhe ka lënë shqiptartë në mëshirë të fatit”, tha Basha duke ju referuar situatës së vështirë ekonomike që po kalojnë sot shqiptarët.

“Sot isha me fermerët dhe janë në një gjendje mjaft të vështirë dhe në prag të falimentimit”, tha Basha. “Sot Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike dhe është vendi me krizën më të rëndë ekonomike në rajon”, tha Basha.

“Teatri është afera e radhës e korrupsionit të Edi Ramës. Ne jemi i vetmi vend në botë që në mes të pandemisë, qeveria në shkelje të ligjit, po vrapon të shemb një ndërtesë që është monument kulture, në një aferë që është e lidhur me zabtimin e territorit dhe ndërtimin e kullave.

Tani thonë, se afera e kullave është vënë në aneks. Thone se teatrin do e bëjmë me lekët tona! Unë kam takuar këto ditë qytetarë, biznese, në Sukth Durrës, në Shijak, gjendja është aty ku nuk mban më. Në këto dy muaj që ka nxjerr Rama, është 58 milionë euro.

Dje nuk është bërë asnjë pagesë. Ti paske 30 mln euro për teatrin?! Po ku i gjeti? Janë të lali Fikut. Ai është përgjegjës që ka infektuar Krujën,. Kurbin, Dhe dje kemi parë infektime në Durrës. Ai i ka rrasur nënat shqiptare në hapësira të vogla. Sepse ai refuzon që t’i paguaj. Paratë e taksave, ua çon incenatorëve. Ka hequr TVSh për jahtet. Kush ka jahte? Oligarkët.

Pandemia e nxori lakuriq. Ai është e keqja e këtij vendi. Teatri është aferë e pastër korruptive. Këtu tregohet se nuk funksionin asnjë normë e shtetit ligjor. Është test për disa institucione, siç është SPAK, që duhet të hetojë vendimin e Këshillit Bashkiak.

Dhe anën e paligjshmërisë, pasi Bashkia nuk ka të drejtë të shemben një monument kulture. I gjithë ky turravrap, bëhet me një qëllim, që të hiqet vëmendja që Rama është kryeministri më i dështuar në Ballkan, si rezultat i dështimit të ndihmës për njerëzve. Shqipëria ndodhet para një dimri ekonomik më të keqin. Kriza ekonomike do të jetë me e thellë”, tha Basha.

Ministria e Shëndetësisë kthehet në xhungël, pas djegies se dokumentave, shpërthehen zyrat me forcë

Bardh Spahia, ish-deputeti i PD ka bërë një tjetër denoncim tjetër të fortë për Ministrinë e Shëndetësisë, akte banditizmi ndodhur atje që pas nisjes së hetimit nga SPAk për tenderat e periudhës së pandemisë.

Në denoncimin e tij, Spahia shprehet:

Nuk mbarojnë çuditë në Ministrinë e Shëndetësisë në këtë kohë tenderash sekretë. Djegia e dokumenteve, bllokimi i informacionit për mediat nuk janë zhvillimet e vetme.

Në institucionin që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndodh edhe hapja me forcë e zyrave të punonjësve. Ngjarja ka ndodhur sërish në katin e katërt, aty ku ndodhet zyra e tenderave.

Mëngjesin e 15 prillit, punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë.

Ndërrimi i bravave dhe kalimi në heshtje i kësaj ngjarjeje, ngjan me një bashkëpunim në një akt bandidizmi, e padëgjuar për një institucion shtetëror, që si cdo institucion tjetër ka edhe personel sigurie.

Koincidencë apo jo, të gjitha çuditë që ndodhin në Ministrinë e Shëndetësisë lidhen më një datë, 15 prill 2020.

Në këtë datë në mëngjes, punonjësit e katit të katërt përballen me zyrat e shpërthyera. Disa orë më vonë, shpërndahet një urdhër për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ndërsa afro pesë orë pas mbarimit të orarit zyrtar, aktivizohet alarmi antizjarr për shkak të djegies së dokumenteve në katin e zyrës së tenderave, të njëjtin kat ku në mëngjes ishin konstatuar zyrat e shpërthyera me forcë.

Si mund të ndodhin këto akte banditeske në një institucion shtetëror?

Përse ministrja e Shëndetësisë përpiqet të mbulojë ngjarje të tilla kaq të rënda? Se mos e mohon edhe këtë, e më pas e quan “incident”!

U bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK që po hetojnë çështjen e tenderave sekretë të Ministrisë së Shëndetësisë, të hetojnë edhe shpërthimin e zyrave në katin e zyrës së prokurimeve, në të njëjtën ditë kur në të njëjtin kat, ndodhi edhe djegia e dokumenteve.

A lidhet zvarritja në përcjelljen e dokumenteve në SPAK me këto akte banditeske në Ministrinë e Shëndetësisë?

Akuzat e forta të Trump ndaj Obamës: Krimi më i madh politik në historinë amerikane

Akuzat që ka ngritur prej kohësh Presidenti Donald Trump për akte të paligjshme nga pararendësi i tij, Barack Obama, kanë marrë tani nofkën: Obamagate, frymëzuar nga skandali Watergate, që solli rrëzimin nga posti të Presidentit Nixon.

Tani Presidenti Trump dhe aleatët e tij kanë ngritur pretendimin se në ditët e fundit të administratës Obama, zyrtarët demokratë në këtë administratë thurën intriga për të zënë në grackë këshilltarin e zotit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, në kuadër të një plani më të madh për të penguar zotin Trump të bëhej president.

Kjo teori konspiracioni mori përmasa të reja pasi Departamenti i Drejtësisë javën e kaluar filloi procesin për të liruar nga akuzat penale zotin Flynn, duke thënë se FBI-ja nuk kishte pasur baza të mjaftueshme ligjore për të hapur hetime kundër tij lidhur me bisedat që ai zhvilloi në 2016 me ish-ambasadorin rus në Uashington, Kisliak.

Departamenti i Drejtësisë nxori një numër regjistrimesh që hedhin dritë mbi një proces të mëparshëm të hapur nga administrata Obama lidhur me veprimet e Gjeneralit Flynn. Presidenti Trump reagoi duke thënë se zoti Flynn ishte shënjestruar në mënyrë të paligjshme dhe se vendimi për të hapur hetime kundër tij e kishte zanafillën tek Presidenti Obama.

“Krimi më i madh politik në historinë amerikane,” shkruante Presidenti Trump në Twitter të dielën, duke e quajtur “Obamagate”.

Shumë shpejt termi “#Obamagate” u përhap përmes rrjeteve sociale e mediatike dhe teoria e vjetër konspirative u ringjall.

I pyetur të hënën të shpjegonte se çfarë krimi kishte kryer Presidenti Obama, zoti Trump tha vetëm “kanë ndodhur gjëra shumë të këqia që nuk duhet të lejohen kurrë në këtë vend”.

Presidenti Obama është një objekt i preferuar dhe i shpeshtë sulmesh për Presidentin Trump.

Duket që presidenti Trump po përpiqet të implikojë në teoritë e konspiracionit edhe ish-nënpresidentin dhe aktualisht kandidat për president, Joe Biden.

Origjina e Obamagate

Në thelb, Obamagate është një teori e vjetër me emër të ri.

Në mars 2017, Presidenti Trump akuzoi pararendësin e tij se kishte vënë pajisje përgjuese për të regjistruar në mënyrë të paligjshme bisedat në banesën e tij në Nju Jork gjatë fushatës presidenciale në 2016, duke thënë se këto veprime i përngjanin skandalit Watergate të kohës së Presidentit Nixon. Një vit më pas, Presidenti Trump ngriti pretendimin se FBI-ja kishte dërguar një informant që kishte infiltruar në fushatën e tij.

Akuza kryesore për Obamagate është se ish-presidenti kishte dhënë urdhër për hetime kundër Michael Flynn, megjithëse FBI-ja nuk kishte arsye të mirëfilltë për të hapur hetime. Flynn, i cili më parë ka qenë demokrat, pat shërbyer në administratën Obama si kreu i operacioneve të zbulimit ushtarak, para se të shkarkohej nga detyra dhe më pas të fillonte punë në fushatën e zotit Trump.

Zoti Flynn ishte nën hetime dy herë: në 2016 dhe 2017, herën e parë lidhur me dyshimet për lidhje mes fushatës Trump dhe Rusisë, më pas për një seri bisedash me ish-ambasadorin rus në Uashington, gjatë të cilave këshilloi që rusët të mos ndërmerrnin masa në kundërpërgjigje të sanksioneve të administratës Obama kundër Rusisë, duke lënë të kuptohet se presidenti Trump do t’i eliminonte sanksionet.

Takime në zyrën presidenciale

Në qendër të akuzave Obamagate është takimi mes Presidentit Obama dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare më 5 janar 2017, dy javë para se Donald Trump të merrte detyrën e presidentit.

Takimi u zhvillua një ditë pasi FBI-ja mbylli zyrtarisht hetimet lidhur me dyshimet se Flynn kishte pasur lidhje me rusët, por para se të vendoste që hetimet të mbaheshin të hapura dhe Flynn të hetohej për telefonatat me ish-ambasadorin rus.

Zyrtarë të zbulimit informuan Presidentin Obama për rezultatin e procesit. Në fund të mbledhjes, presidenti i kërkoi drejtorit të FBI-së James Comey dhe Zv/Prokurores së Përgjithshme Sally Yates të qëndronin pak më gjatë, pas largimit të tjerëve. Në dhomë ishte edhe nënpresidenti Biden dhe këshilltarja për sigurinë kombëare Susan Rice.

Sipas zonjës Yates në një intervistë në 2017 para ekipit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller, Presidenti Obama kishte thënë se “kishte mësuar se kishte informata për Flynn” dhe për bisedat e tij me ish-ambasadorin rus lidhur me sanksionet kundër Rusisë.

Zonja Yates tha se ajo vetë nuk ishte në dieni të këtij informacioni megjithëse ishte zyrtarja numër 2 në Departamentin e Drejtësisë dhe mbikqyrte FBI-në.

Sipas zotit Comey në dëshminë e tij para Komisionit të Zbulimit, ai kishte njoftuar drejtorin e CIA-s John Brennan sapo kishte mësuar për bisedat e zotit Flynn me ambasadorin rus dhe më pas Brennan kishte informuar zotin Obama.

Yates më pas tha se Presidenti Obama kishte thënë se nuk donte hollësi të hetimit, por donte të dinte “nëse Shtëpia e Bardhë duhet ta trajtonte Flynn ndryshe” në ditët që i mbeteshin administratës Obama.

Zonja Yates nuk mbante mend si ishte përgjigjur drejtori i FBI-së, James Comey.

Ndërkaq, ish-këshilltarja për sigurinë kombëtare, Susan Rice kishte cituar një email që i kishte dërguar vetes në ditën e fundit të administratës ku shkruante se Presidenti Obama kishte theksuar që “ekipi i zbatimit të ligjit duhet të veprojë siç do të vepronte në çdo rast tjetër, në bazë të ligjit”.

Zonja Yates dhe ish-zyrtarë të tjerë i kanë dalë në mbrojtje procesit hetimor kundër Michael Flynn. Por fakti që mbledhja në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua një ditë pasi FBI-ja kishte vendosur t’i mbyllte hetimet kundër zotit Flynn dhe fakti që Presidenti Obama ishte në dieni të telefonatave të zotit Flynn me ish-ambasadorin rus, ka bërë që Presidenti Trump, komentatorë konservatorë dhe avokatët e zotit Flynn të argumentojnë se procesi i dytë hetimor kundër Michael Flynn lidhur me bisedat e tij me ish-ambasadorin rus ishte komplot anti-Trump që e kishte zanafillën tek majat e administratës Obama.

“E gjithë kjo ishte e orkestruar dhe e organizuar brenda FBI-së, me pjesëmarrjen e (ish-drejtorit të zbulimit kombëtar) Clapper, Brennan dhe në zyrën presidenciale në ditët e administratës Obama,” tha Sydney Powell, avokat i zotit Flynn në një intervistë me rrjetin Fox.

Dokumente të deklasifikuara kohët e fundit lidhur me hetimet u janë dorëzuar avokatëve të zotit Flynn, duke ndezur edhe më tepër teoritë konspirative.

Në një shënim me shkrim dore që është përmendur disa herë, një zyrtar i lartë i FBI-së pyeste nëse qëllimi i intervistimit të zotit Flynn lidhur me bisedat që kishte zhvilluar me ish-ambasadorin rus, ishte për të bërë të mundur shkarkimin e tij, apo për ta “shtyrë që të gënjente”.

“Demaskimi” i Michael Flynn

Teoria e konspiracionit Obamagate ushqehet nga një tjetër pretendim: identifikimi i zotit Flynn para se Donald Trump të merrte postin e presidentit kishte motive politike.

Analistë amerikanë të zbulimit zakonisht “maskojnë” identitetin e amerikanëve që ndeshen në procese hetimore që kanë në shenjestër shtetas të huaj. Bisedat e zotit Flynn me ish-ambasadorin rus u kapën gjatë përgjimeve rutinë të bisedave të ambasadorit rus.

Zyrtarë të autorizuar të sigurisë kombëtare që përpiqen të kuptojnë kontekstin e bisedave mund t’i kërkojnë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të “demaskojë” apo të zbulojë identitetin e shtetasit amerikan në këto biseda. Kjo është praktikë rutinë, por Presidenti Trump dhe aleatët e tij i kanë akuzuar zyrtarët e administratës Obama se e zbuluan identitetin e zotit Flynn për qëllime politike.

Këtë javë, Richard Grennell, aleat i ngushtë i presidentit Trump, aktualisht drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar, nxori emrat e mbi 10 zyrtarëve të administratës Obama, të cilët kishin kërkuar zbulimin e identitetit të zotit Flynn gjatë javëve të fundit të administratës së mëparshme.

Lista përfshin një numër zyrtarësh të Presidentit Trump, të cilët prej kohësh Presidenti Trump i ka akuzuar për qëndrim armiqësor ndaj tij: Brennan, James Clapper dhe ish-drejtori i FBI-së, James Comey.

Hetime të reja?

Që kur filloi Obamagate, Presidenti Trump u ka bërë thirrje republikanëve në Kongres të hapin hetime mbi ish-presidentin Obama. Nuk ka gjasa që të ndodhë një gjë e tillë.

“Nëse do të isha senator apo kongresmen, personi i pare që do të thërrisja për dëshmi për krimin dhe skandalin më të madh politik në SHBA, është ish-Presidenti Obama,” shkruante të enjten Presidenti Trump në Twitter. “Ai ishte në dieni të TË GJITHAVE”.

Por kreu i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, Lindsey Graham, përkrahës i Presidentit Trump, thotë se nuk është i interesuar të sjellë ish-presidentin Obama para Kongresit.

Por Senatori Graham është betuar të thërrasë zyrtarë të administratës Trump në kuadër të hetimeve të komisionit të tij për origjinën e hetimit për lidhjet Trump-Rusi.

Joe Biden dhe demokratë të tjerë e kanë hedhur poshtë Obamagate si një tjetër përpjekje e pacipë e Presidentit Trump për të zhvendosur vëmendjen nga kritikat në rritje për keqmenaxhimin e krizës së koronavirusit./VOA

Majko: Rama kërkonte të prishte Teatrin që në vitin 2002, debati me të dhe shkarkimi i Drejtorit

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Pandeli Majko, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar për debatin e ashpër të ditëve të fundit mbi prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.

Majko kujton debatet e tij me Ramën për Teatrin dhe thotë se qendrimi i tij për prishjen e Teatrit nuk ka ndryshuar.

“Nuk dua të futem në debatin tejet të politizuar tashmë për godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndrimi im nuk ka nevojë të diskutohet pasi ai është më i “vjetër” se sa qeveria ku bëj pjesë.

Kushdo që më njeh brenda Partisë Socialiste thjesht e ka respektuar dhe zëri im nuk bëhet pjesë e asnjë komedie politike.

Por, tek lexoj shkrime për “historinë” e debatit për godinën eTeatrit Kombëtar shtrembërimi i të vertetës ka filluar të flasë me seriozitet.

Në vitin 1998 në vizitën zyrtare si kryeministër në Greqinë fqinje, në vendin ku “lindi” teatri, kërkova ndihmë për të ndërtuar një Teatër.

Zyrtarët grekë e pritën mjaft mirë dhe nënshkruam një marrëveshje me kryeministrin e kohës Micotaqis.

Pjesa e parë e grantit që erdhi si ndihmë nga pala greke mbeti e pashpenzuar në vite me debate se ku dhe si do të bëhej nga qeveritë e radhës.

Në 2002 kam pasur debatin e vjetër me mikun tim, Edi Ramën për prishjen ose jo të Teatrit. Kjo solli largimin e drejtorit të Teatrit, që kishte rënë dakord për prishjen e tij.

Aty u vendos Agim Qirjaqi, një arstist, më shumë se sa një drejtor i mirëfilltë, pasi ai nuk e dontë këtë post.

Ai qëndroi vetëm disa muaj me kushtin që i vendosa për ta ndjekur vetë rikonstruksionin e godinë se Teatrit Kombëtar.

U dha një “grant” me një vendim të poscëm të qeverisë, i cili sigurisht që u bë realitet. Kur rikonstruksioni mbaroi unë nuk isha më në zyrën e kryeministrit, por në atë të ministrit të Mbrojtjes.

Artistët sic kanë artin, kanë edhe kujtesën. Ata më ftuan në inagurimin e rikonstruksionit të pjesshëm të godinës. Inagurimi ishte një takim që nuk shpjegohet vec jetohet. Agim Qirjaqi pas kësaj dha dorëheqjen.

Ai sot nuk jeton më, por lotët e tij dhe emocionet e asaj nate me artistët e Teatrit Kombëtar më detyrojnë ti shkruaj këto rreshta.

Ministri i Kulturës në atë kohë ishte një intelektual nga Elabasani, Agron Tato. Në ndryshim nga “historia” e shkrimit Arta Dade ishte ministre e Jashtme…”, shkruan Pandeli Majko.