18.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Dritë përtej errësirës…

Nga Voltana ADEMI

Kalvari 45 vjeçar i diktaturës komuniste në Shqipëri, do të shënonte një nga faqet e tij më të zeza, me persekucionin ndaj klerit në vendin tonë.

Me fillimin e instalimit të regjimit komunist në vend, me 29 nëntor 1944, kleri ishte i pari që u vu në shënjestër nga klika që po merrte pushtetin.

Kjo qasje ndaj klerit në Shqipëri, nuk ishte rastësore. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, komunistët i shikonin me shumë dyshim klerikët e të gjitha besimeve, madje edhe si pengesë e fortë në rrugën për instalimin e diktaturës.

Është fakt i njohur tashmë, i dalë në dritë pas vitit 1990, që shumë përfaqësues të shquar të klerit, paralajmëronin për rreziqet që mund ti vinin Shqipërisë nëse do të binte nën diktaturën komuniste, nën shembullin e bolshevikëve të stepave ruse.

Ndikimi i jashtëzakonshëm i kerikëve në popull, shihej nga Enver Hoxha dhe banda e tij e dalë nga lufta, si një pengesë e fortë në rrugën për vendosjen e sistemit diktatorial.

Klerikët jo vetëm kryenin sherbesat e tyre fetare, por kishin edhe institucionet e tyre të arsmimit e edukimit. Priftërinjtë e hoxhallarët, ishin njerëz të shkolluar në universitetet më prestixhoze të botës dhe e njihnin rrezikun që i kanosej vendit nga një diktaturë e mundshme komuniste.

Kalvari i klerit në Shqipëri e sidomos në Shkodër pas 29 nëntor 1944, ishte i pashoq. Janë me mijëra vitet e burgjeve e internimeve që ata kaluan në gulakët e kuq nën shembullin e atyre të ngritur nga Stalini në Bashkimin Sovjetik. Janë qindra të pushkatuarit, të gjymtuarit, të zhdukurit që edhe sot e kësaj dite nuk iu gjenden varret.

Regjimi diktatorial, jo vetëm persekutoi me të gjitha mënyrat klerikët, por edhe ndaloi zyrtarisht, me ligj në 1967 e më pas me Kushtetutë në 1976, lirinë e besimit. Shqipëria u bë i vetmi vend ateist në botë. Për 23 vite, shqiptarët u privuan nga liria themelore e njeriut, besimi në Zot. E ashtu si për persekucionin e klerikëve, diktatura zgjodhi përsëri Shkodrën, edhe për muzeun e vetëm në ateist në botë.

Por edhe përgjigja më e fortë, direkte dhe vdekjeprurëse, i erdhi diktaturës komuniste po nga Shkodra. 11 nëntori 1990- mesha e parë pas 23 viteve ndalim me ligj dhe 16 nëntori 1990- ceremonia e parë fetare e besimit mysliman tek Xhamia e Plumbit, ndodhën pikërisht në Shkodër. Sepse Shkodra, shkodranët, klerikët e saj të nderuar, nuk iu përkulën asnjëherë komunizmit dhe iu kundërvunë nga 29 nëntori 1944 deri me 22 mars 1992, kur Shqipëria nisi rrugëtimin në sistemin demokratik.

Sot është momenti të hedhim dritë përtej errësirës, për një kapitull të dhimshëm të diktaturës komuniste 45 vjeçare në Shqipëri. Të nderojmë, të përkulemi me respekt të thellë, të shprehim mirënjohjen tonë për qëndresën e pashoqe, deri në flijim, të priftërinjve e hoxhallarëve.

Kjo ekspozitë që po promovojmë sot, është vetëm një pjesëz e vogël e persekucionit ndaj klerit nga diktatura. Është detyra jonë që t’ia bëjmë të njohur shqiptarëve por edhe miqve tanë të huaj, me fakte e dokumente. Sidomos të rinjve, për të kuptuar dhe për të mos harruar.

PD në mbështje të punëtorëve në grevë urie, ish-deputeti: Pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit, askush nuk pyet për ta

Ne diten e trete, te greves se urise, te punonjesve te pompave te ujit, te nen stacioni, ne Ballsh.
Asnje interesim nga pusht…etaret, asnje shqetsim, per ta.

Me shpirtekazmerine e tyre, me ligesine qe i karakterizon, njelloj si lideri i tyre psikopat edhe keta, po vazhdojne te festojne shen valentinin, edhe sot, jetojne si ne parajse

Dje ne 14 shkurt, e festuan festen me administraten, ne oren 13 te mesdites, punonjesit e administrates se Kadastres, te Drejtoris, se Targave dhe Patentave, te Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejte vendeve te relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit.

Sot si duket bejne formalitetet serioze…

Do te vazhdojne dhe neser…qe jave te filloj sa me e mbare.

Banoret e Mallakastres, ne greve urie, kerkojone pagat, e prapambetura, kane femijet pa buke.

Po sakrifikohen, per te sensibilizuar, pusht …etaret, po bejne thirrje, kryetareve te bashkive, Fier, Patos dhe Mallakaster, po bejne thirrje, Deputeteve te zones, por keta jane te zene, me punet e stines….ne keto dite pushimesh dhe relaksi…

Turp 100 here turp.

Qytetare te Mallakastres, Fierit, Patosit, ju punonjes te nderuar te uzines, ju greviste, qe po vet sakrifikoheni, me te drejte, per buken e femijeve tuaj.

Jemi me ju, ne mbeshtetje tuaj, te gatshem, te bashkohemi me ju per kauzen tuaj te drejte,
Ju jeni vellezerit tane.

Mos prisni tju kuptojne qeverritaret e sotem, ata jane, shkaku, qe ju nuk paguheni, ata, i marrin parat tuaja, ata jane pronaret e vertete te uzines, ata bejne gjithçka, te keqe ndaj jush.

Mos u besoni disa “drejtuesve ” te protestave tuaja, qe jane shefa ne uzine, ata bashkpunojne, me pusht…etaret, ata paguhen nen dore, per te manipuluar, protesten tuaj te ndershme.

Behuni bashke, marshoni paqesisht, kerkoni mbeshtetjen, e bashkeqytetareve, te cdo banori, te çdo politikani, te çdo lloj krahu qofte.

Ketu beni dallimin:

I therrisni te gjithe drejtuesit e qarkut, deputetet, te te gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jete i gatshem, te vije bashke me ju dhe tju mbeshtese ne kauzen tuaj te drejte.
Dhe do te shikoni, se menjeher do tju thone disa nga pseudo drejtuesit, qe keni aty :

“Jo politike jo politike”, kjo thenie mashtruse, prej manipulatoreve te paguar, ju mban te izoluar, pa perkrahje.
Mos lejoni tju manipulojne, ju jeni ne te drejten tuaj.
Ne jemi me ju, ne ju mbeshtesim.

“Po të dëgjoj”, Basha nis komunikimin me të rinjtë në instagram me një pyetje provokuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka gjetur një komunikim tjetër të drejtpërdrejtë me të rinjtë. Për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata nga qeverisja e nesërme e PD, zoti Basha po përdor komunikimin në instagram për të dëgjuar të rinjtë. Me moton #Po të dëgjoj, Basha ka bërë një pyetje provokative për të nxitur bashkëbisedimin me të rinjtë dhe pëe të kuptuar nevojat e tyre konkrete për një arsim sa më të mirë.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?’- pyet Basha.

Komunikimi në instagram, një rrjet social i përdorur në masë nga të rinjtë, është një format e reja të komunikimit publik të shefit të opozitës. Deri tani komunikimi është shumë impenjativ dhe ka tërhequr me mijëra komente, përgjigje dhe pyetje, që, me siguri, do të sjellin reagimin e kreut të opozitës. Lulzim Basha e konsideron rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe parauniversitar prioritet kyç të planit të tij për të qeverisur vendin.

Rama i mashtroi, banorët kthehen në pallatet e shkatërruar nga tërmeti

Nikoll Kola nuk ka dalë asnjë ditë prej apartamentit në ish-konviktin tre katësh në Laç, të cilin e bleu me dëshmitarë para 15 viteve. Godina u shpall e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit, por Nikolla që jeton me pension invalidi, nuk e braktiste dot atë pak pasuri që kishte brenda, shkruan Reporter.al.

Dy fëmijët dhe e shoqja u trasferuan atëherë në një prej hoteleve në Shëngjin, ku qëndruan për dy muaj. Por së fundmi janë kthyer sërish në godinën e rrezikshme, pasi nuk gjetën dot shtëpi me qira dhe nuk përfituan as bonus.

Pa asnjë ndihmë dhe zgjidhje të sigurtë për strehim, Nikolla trembet për fëmijët. “Mua të më zënë brenda s’ka problem, vetëm kam hallin e fëmijëve,” thotë ai me lot në sy.

Nikoll dhe Dile Kola janë rikthyer në shtëpinë e tyre, ndërkohë që godina është shpallur e pabanueshme nga autoritetet.

Godina tre katëshe ku jeton familja Kola ka pësuar dëmtime në strukturë, por në dijeni të banorëve, ende nuk ka një vendim zyrtar se çfarë do të bëhet me të. Edhe brenda banesës, muret kanë plasaritje dhe qëndrimi nën to është i frikshëm. Bashkëshortja e Nikollës, Dile Kola thotë se është e vetëdishme për rrezikun, por “nuk kanë zgjidhje tjetër”.

Bashkëshortët mund ta dokumentojnë blerjen e godinës vetëm përmes një kontrate jo-formale blerjeje, në të cilën veç firmës së tyre janë edhe ato të 5 dëshmitarëve. Dokumentet janë dorëzuar në bashkinë e Kurbinit, por ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ndërsa pensioni i invalidit prej 10 mijë lekësh nuk u mjafton për të marrë banesë me qira.

Në situatë të ngjashme dhe me mungesë dokumentesh janë edhe mjaft familje të tjera, të cilat në fillim të shkurtit u detyruan të linin hotelet pas ndërprerjes së kontratave prej bashkive dhe të ktheheshin në shtëpitë gjysmë të shembura.

Shtëpitë e shpallura të pabanueshme rrezikojnë të pësojnë dëme apo shemben edhe prej lëkundjeve më të vogla sizmike. Viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë jetonin në pallate që kishin pësuar dëme nga lëkundje sizmike më të hershme, por ishin detyruar të ktheheshin në to.

Një zyrtar i bashkisë së Kurbinit pranoi problemin, por tha se ata vetë nuk mund të bënin asgjë derisa të kishte një vendim qeverie për rastet e kësaj natyre. Ndërsa kryebashkiakja Majlinda Cara nuk qe e arritshme për një koment, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Pa dokumente dhe të braktisur
Të njëjtin problem si familja Kola ndan edhe Valdete Kodra, 50 vjeç, e cila është rikthyer në banesen e saj të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Laçit. Ajo tha se ishte në pamundësi për të gjetur një vendstrehim tjetër, pasi nuk përfiton as bonus qiraje.

Për këtë arsye, gruaja është rikthyer në mjediset e ish-konviktit ku ka jetuar para tërmetit të nëntorit.
“Kam qëndruar më shumë se 2 muaj e strehuar në hotel “Rafaelo” në Shëngjin, por prej aty na nxorën, pasi shteti e ndërpreu kontraten. Tani u riktheva sërish tek banesa ku kam jetuar më parë, pasi nuk kisha zgjidhje tjetër,” thotë Kodra.

Ajo tregoi se shtëpinë e kishte blerë para 20 vitesh, por nuk ka letra dhe nuk përfiton dot bonus qiraje. “Së bashku me burrin dhe tre fëmijët jemi futur sërish te banesa ku kemi jetuar më parë. Godina është shpallur e pabanueshme dhe ka shumë rrezik. Kemi shumë frikë, por s’kemi ça të bëjmë, nuk kemi vend ku të qëndrojmë,” thotë Kodra.

Në Shëngjin, tre hotelet ku qëndronin të strehuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit janë boshatisur. Të mbetur në mes të katër rrugëve, një pjesë e banorëve të Kurbinit u rikthyen në shtëpitë e shkatërruara.

Dile Kola tha se gjatë kohës që kishin qëndruar në hotel ishin përpjekur çdo ditë të gjenin një banesë me qira, por të ardhurat e tyre nuk ishin të mjaftueshme, ndërsa çmimet u rritën menjëherë.

“Siç e shikoni dhe vetë, pallati është shpallur i pabanueshëm. Dëmtime ka dhe brenda shtëpisë tonë, pasi janë plasaritur muret në disa pjesë,” thotë ajo. Dilja shton se ende shpreson që t’i japin bonusin e qirasë, pasi kjo pagesë do ta ndihmonte.

Banorët i thanë BIRN se për shumë prej godinave të pabanueshme nuk ka pasur ende një vlerësim përfundimtar dhe ata ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Numri i pallateve që iu është vendosur shenja e kuqe në Kurbin është 80, por deri tani vetëm 7 prej tyre janë shembur, pasi për të tjerët pritet vlerësimi përfundimtar, i cili do të vendosë se çfarë do të bëhet me to.

Problemet me bonusin
Të tjerë banorë që i kanë dokumentet e pronësisë në rregull thonë se kanë përfituar bonusin, por nuk kanë gjetur dot shtëpi me qira.

“E kam përfituar bonusin 120 mijë lekë (të vjetra), por s’kam mundur të gjej shtëpi me qira me këtë çmim. Ka 1 muaj që kërkoj në Kurbin dhe Lezhë, por çmimet janë shumë të shtrejta,” thotë një banore nga fshati Gjorm. Ajo tregon se jeton me shumë frikë në shtëpinë e dëmtuar. “Shpresoj të mos ketë lëkundje të tjera sepse do na zërë brenda,” shton gruaja.

Por në qytetin e Laçit, ka dhe familje që kanë dokumentacionin dhe ende nuk kanë përfituar bonusin e qirasë. Kastriot Ndoci, banor i lagjes numër 4, thotë se pallati numër 114 është shpallur i pabanueshëm dhe për këtë ka dhe aktin e konstatimit. Ai ka aplikuar prej 1 muaji për bonusin e qirasë, por ende nuk i ka dalë.

“Unë e kam banesën tek pallati 114 në lagjen numër 4. Pallati është shpallur i pabanueshëm dhe për këtë kam dhe aktin e konstatimit që e ka të shkruar RDS5. Që prej tërmetit jam larguar nga aty dhe gati 1 muaj qëndrova tek të afërmit e mi. Tani kam marrë një shtëpi me qira në Kamëz dhe po e paguaj vetë 170 mijë lekë,” thotë ai.

Ndoci thotë se ka gjithë dokumentacionin dhe nuk e di pse po ka vonesa. Një tjetër banor i tha BIRN se shtëpia e tij kishte qenë e pabanueshme që prej tërmetit të 21 shtatorit. Alfred Syziu, i cili banon në periferi të qytetit të Laçit, tregon se banesa ishte dëmtuar rëndë, por askush nuk shkoi për ta verifikuar.

“Shtëpia ime private më është dëmtuar që nga tërmeti i 21 shtatorit dhe nuk jetoj brenda. 1 muaj qëndrova në një hotel bashkë me familjen, kam këtu dhe faturën, ndërsa tani jam vendosur te shtëpi e vëllait. 5 herë kam bërë kërkese në bashki për të ma verifikuar, por askush nuk ka ardhur,” thotë Syziu.

Në bashkinë e Kurbinit, asnjë nuk foli zyrtarisht mbi problemet e banorëve. Një zyrtar i tha BIRN në kushte anonimati se bonuset kishin kaluar ose do të kalonin shpejt, por tha se për ata që kishin mungesë dokumentacioni, do pritej ndonjë vendim i qeverisë.

Deri atëherë, dhjetra familje do duhet të flenë me zemër të ngrirë nën tavane të çara dhe mure që duket sikur do të bien nga një moment në tjetrin./REPORTER.AL

Grabitet me armë në mes të ditës Argjendaria pranë Drejtorisë së Policisë

Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur

Një argjendari është grabitur nga një person i maskuar dhe i armatosur në qendër të Elbasanit.

Sipas burimeve, argjendaria ndodhet vetëm 15 metra larg Drejtorisë së Policisë.

Sipas të dhënave të para autori ka kërcënuar shitësen dhe ka grabitur një sasi bizhuterish me vlerë.

Punonjësja ka qenë vetëm e me sa duket nga kjo ka përfituar dhe autori, i cili e ka kërcënuar dhe ka marrë një sasi parash.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Thellohet skandali/ Gruaja e Blushit, noterja që u bë ortake me Klodin e inceneratorëve dhe…

Nuk është e panjohur për opinionin publik, një personazh i shumë akuzuar nga politika, që prej disa kohësh ushtron profesionin e noteres. Një emër që politika e ka shënjestruar shpesh, ajo është Eva Blushi, bashkëshortja e ish-deputetit socialist të kthyer në drejtor televizioni Ben Blushi. Së fundi Eva Blushi është përfshirë në një skandal, ku pas zbardhjes së plotë të një skeme qeveri-oligarkë-media, ajo rezulton të jetë pjesë e një kompanie private themeluar në Bullgari.

Pak ditë më parë, CNA.al publikoi ekskluzivisht një dokument të siguruar në Bullgari, ku del zbuluar ortakëria e Klodi Zotos, Klodian (Mirel) Mërtirit, bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kompanisë të konçesionit të inceneratorëve, me Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushit dhe me Mirel Mërtirin.

Pra, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me pronarët e konçesionarit të inceneratorëve të shumë akuzuar për lidhje korruptive me qeverinë. Më pas zonja Blushi me kopaninë ku është aksionere ka blerë edhe 51% të kompanisë Valtelina sh.p.k., mbajtësja e emrit tregtar “Lori Kafe”.

Sipas dokumentit të siguruar nga CNA.al, Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji.

Më pas në nëntor 2011, treshja Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri, blejnë Valtelino sh.p.k. duke u bërë ortakë me Vjollca Hoxhën aksioneren e Top Channel e cila u pagua në shumë 2.2 milionë dollarë për këtë shitje kuotash.

Eva Blushi me profesion zyrtar notere publike zoteron aksione tek EM CAPITAL GROUP sh.p.k. dhe më pas edhe tek Valtelina sh.p.k. Këto janë zbuluar së fundi me dokumenta zyrtare.

Tani noterja mund të shesë “Lori kafe” në zyrë apo të mbajë posterin e Inceneratorëve dhe Klodëve me Vjollca Hoxhën mbi kokë?!

Zonjës Eva Blushi që është me profesion notere, ligji ja ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, ligji ia ndalon ushtrimin e çdo lloj veprimtarie tjetër.

Pas zbulimit të ortakërive, Eva Blushi me profesion notere bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

Pra, Eva Blushi nuk mund të vazhdojë me profesionin e saj si notere. Ministria e Drejtësisë duhe të fillojë procedurat ligjore për heqjen e licesës të noteres të kapur me aksione në kompani private.

Neni 26 përcakton proçedurën për masat disiplinore deri në heqjen e liçensës së noterit për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjin e noterisë.

Është e faktuar me dokumenta zyrtare se në rastin e zonjës Blushi, nuk bëhet fjalë për shkelje etike, por për shkelje të dispozitës ndaluese. Eva Blushi sot nuk plotëson më kriterin për të punuar notere pasi ushtron një tjetër aktivitetet privat ku është aksionere.

Ministria e Drejtësisë është përballë fakteve të pakundërshtueshme dhe provave me kokumente zyrtare. Reagimi i saj pritet të jetë i vështirë për shkak të skemës Qeveri-Oligarkë- Media, ngelet vetëm të shohim qëndrimin e Ministres, Etilda Gjonaj e cila në hapin e saj më të pakët duhet të heqë liçensën e noteres zonjës Eva Blushi./ CNA.al

Video/ Pa projekt e pa leje ndërtimi, gati shembja e banesave te Unaza e Re, Berisha: Banditizëm jashtë imagjinatës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ku publikuar një video ku shikohet se çfarë tmerri po ndodh këto ditë në Unazën e Re, ku banorët janë njoftuar nga IKMT-ja se duhet të largohen pasi ndërtesat do t’u prishen ditën e hënë.

Në videon e publikuar nag Berisha dëgjohet sesi punonjësit e IKMT-së i lajmërojnë banorët se duhet të largohen, por këta të fundiT, duke parë hartat që iu tregohen, konstatojnë se në zonë nuk ka asnjë projekt dhe iu kërkojnë vetëm një shkresë, zyrtarëve të shtetit: Vendimin për prishjen e banesave, që ata duket qartë se nuk e kanë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Banditizem jashte cdo imagjinate!

Akuzon Salillarin se eshte pa projekt, pa leje ndertimi dhe pa tender per lotin e 2te, dhe me e tmerrshme eshte se nuk te japin vendim prishje dhe kerkon tju shkaterroje banesat!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha!

Duke ju uruar shendet te plote,jam G.S ne Unazen e Re prej nje vit e gjysem gjendemi ne protest se duan te na grabisin pronat kriminele me pushtet si salillari me gjoja projkt per zgjerimin e rruges!

Keta siq shikohet ne vidio nuk kane projkt as leje ndertimi as tendri per lotin e 2 nuk eshte ba dhe me e temerrshe eshte se nuk te japin vendim prishje!

Ky nuk mund ti themi shtet.

Te lutem doktor publikoni kete postim!

Perzemersisht G. S!

Banditizem jashte cdo imagjinate!Akuzon Salillarin se eshte pa projekt, pa leje ndertimi dhe pa tender per lotin e 2te, dhe me e tmerrshme eshte se nuk te japin vendim prishje dhe kerkon tju shkaterroje banesat!Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sbPershendetje doktor Berisha!Duke ju uruar shendet te plote,jam G.S ne Unazen e Re prej nje vit e gjysem gjendemi ne protest se duan te na grabisin pronat kriminele me pushtet si salillari me gjoja projkt per zgjerimin e rruges!Keta siq shikohet ne vidio nuk kane projkt as leje ndertimi as tendri per lotin e 2 nuk eshte ba dhe me e temerrshe eshte se nuk te japin vendim prishje!Ky nuk mund ti themi shtet.Te lutem doktor publikoni kete postim!Perzemersisht G. S!

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 15. Februar 2020

Video/ Tifozët shpërthejnë “Rama ik”, reagon Berisha: Revolucioni vazhdon në Stadiume!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjet një video nga një ndeshje e kampionatit shqiptar ku tifozët shpërthejnë në thirrjet “Rama ik”. Nga pamjet duket se takimi po lughet në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa ish-Kryeministri shpreh nderim ndaj tifozëve.

“Revolucioni vazhdon në Stadiume!

Nderim tifozëve shqiptar që po kthejnë stadiumet në arena të revolucionit demokratik”, shkruan Berisha.

Duket se me postimin e tij, ish-kryeministri ka thumbuar deri diku qëndrimin që po mban opozita, e cila prej qershorit ka ndërprerë protestat kundër Ramës, edhe pse më parë ishte deklaruar se ato do të rinisin në shtator, pra rreth 6 muaj më parë.

Revolucioni vazhdon ne Stadiume!Nderim tifozeve shqiptar qe po kthejne stadiumet ne arena te revolucionit demokratik. sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 15. Februar 2020

Tragjedia në Bulqizë/ Flet daja i fëmijëve: Nuk u helmuan nga gazi, ja çfarë gjeta në banesë…

Të tjera dëshmi vijnë nga tragjedia e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës ku humbën jetën nëna me dy fëmijët. BalkanWeb ka mundur të flasë me dajën e fëmijëve, vëllain e Rajmondës, dhe në dëshminë për BalkanWeb ai thotë se ka qenë i pari që ka hyrë brenda banesës ku ka konstatuar vdekjen e motrës, mbesës Rudinës 18 vjeçe dhe nipit Fatjonit, 14 vjeç.

Por ndryshe nga sa është thënë deri tani, ai hedh poshtë aludimet se, ata kanë gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit, duke treguar se e ka gjetur një bombol në oborr. Dyshimet janë edhe tek ushqimi që kanë konsumuar, shkruan “BalkanWeb”.

“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5-litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat”, deklaroi ai.

Daja i fëmijëve tha se i ka dërguar trupat e tyre në spitalin e Dibrës për analizat dhe se pret hetimet e policisë.

“Unë kam këmbëngulur si dajë, i kam dërguar nga spitali i Bulqizës në të Dibrës dhe kërkoj të bëhen analizat në mënyrë të hollësishme. Hedhim poshtë deklaratat e deritanishme për rrjedhje e gazi e çfarë ka dalë”, shprehet ai, raporton “BalkanWeb”.

I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt me ndonjë, ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.

Vajza e mitur e familjes ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Familja Tolaj jetonte në kushte jo të mira ekonomike, ndërsa në shtëpi rrinin vetëm nëna Rajmonda me tre fëmijët, Rudinën 18 vjeçe, Fatjonin 14 vjeç dhe Meritën 8 vjeçe, pasi burri ishte emigrant në Greqi.

Ligji i shpronësimeve, atentati i radhës ndaj pronës private

Nga Jorida TABAKU

Në vitin 2014 qeveria Rama udhëhoqi sulmin ndaj pronave dhe duke i përjashtuar ato nga kompensimi fizik, një vit më pas pronarët që prona u qe sekuestruar nga regjimi komunist u ndëshkuan që të kompensohen me vlerën e tokës të vitit 1945 dhe duke i përjashtuar nga kompensimi fizik.

Më pas për t’i dhënë një tjetër goditje përfundimtare pronës private të individit Rama ideoi dhe jetësoi Ligjin për Investimet Strategjike e më pas Korporatën e Investimeve.

I fundit në rradhë është Ligji “Për Shpronësimet” që krijon një tjetër superstrukturë nën drejtimin e qeverisë, pra kryeministrit, që do të meret me shpronësimet dhe vlerën e tyre.

Qëllimi i ligjit nuk është të vlerësojë pronën private apo atë publike. Ligji synon të lehtësojë procedurat ligjore për të gllabëruar pronën private dhe publike pushteti oligarkik që qeveris vendin.

Në mungesë të një gjykate kushtetuese dhe me çdo pushtet në dorë, kryeministri është angazhuar që të zhdukë pronën si koncept.

Ai po bën çdo përpjekje për të trajtuar çdo pëllëmbë tokë, publike ose private, si një mundësi për të pasur më shumë pasuri për veten apo për t’ia shpërndarë në këmbim të diçkaje tjetër oligarkëve.

Beteja për të rikthyer pronën është betejë për dinjitetin e çdo familje shqiptari. Askush nuk meriton të trajtohet si rob i një oligarkie diktatoriale, aq më tepër kur 30 vjet më parë ne shpëtuam nga një e tillë.