37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Si t’ja bëjmë tërmetit tjetër?!

Nga Artan Fuga

Për një filozofi e re në emergjencat civile!
————-
Fakt: Tërmeti prek, dëmton të varfërit dhe jo të pasurit, bazën e shoqërisë, jo elitat financiare, politike dhe sociale të saj, vret ata që kanë pak të ardhura, jo ata që lundrojnë në pasuri, dëmton njeriun e thjeshtë, jo bosat!

Shembulli në Turqi e rikonfirmoi!

Nuk e kam zbuluar unë, unë nuk po rresht ta përsëris. E ka zbuluar i pari Zhan Zhak Rusoi! Por, në Shqipëri ja kanë harruar emrin!

E çfarë na duhen këta filozofët!!!

Ne na duhen të papunë.

Tërmeti nuk është dukuri vetëm natyrore. Eshtë dukuri socio-natyrore. Përndryshe do t’i godiste të gjithë njësoj.

Nuk thoshte kot Jezusi : Ti që nuk ke do të t’i marrin edhe ato që ke, jetën do të të marrin, ti që ke do të të japin edhe më shumë nga sa ke!

Prandaj ka rëndësi të mendojmë riparimin e dëmeve të tërmeteve që kaluam, por më rëndësi akoma ka të përgatitemi për një tërmet të ri.

Rasti i Turqisë të shkretë e vërtetoi më së miri këtë. Por, ka pushtet atje nuk ka llafe për këto punë. Për të tjerat hajde flasim e bëjmë llogje sa të duash!

Ish Perandoria nuk e le veten në dorë të Zotit ! I del Zot vetes! Të gjitha ish perandoritë qindravjeçare kështu janë! Kulturë e rrënjosur në adn e tyre.

Prandaj të mbledhim mendjen.

Të gjithë eskavatorët, vinçat, riportablat, kamionët, zetorët, buldozerët e privatit t’i gëzojë privati.

Por, shteti menjëherë duhet të bëjë rregjistrimin e tyre si pasuri e kombit në rast emergjencash civile.

Të dihet gjendja e tyre, të mirëmbahen, të dihet se ku parkohen, si janë shpërndarë në të gjithë republikën, me çfarë dhe sa kohë duhet të çvendosen në çdo pikë në rast nevoje, të dihen numrat e telefonit të pronarëve, të atyre që i përdorin, etj.

Po ra tragjedia, mobilizim ushtarak i tyre, pa tërci e vërci! Duke respektuar të drejtat pronësore, shpërblyer etj.

Të gjithë vozitësit e tyre të trajtohen sikurse të dihen qartazi kush ka profesione mjekësh, infermierësh, muratorës, xhenjerësh, gjeologësh, etj., që në rast nevoje të mobilizohen për të shpëtuar jetë njerëzish.

Të gjitha këta të konsiderohen pasuri kombëtare dhe të kenë status të privilegjuar. Të trajnohen, frymëzohen, mbështeten financiarisht!

Përndryshe në dorë të Zotit vërtet, dhe në dorë të ndonjë qeni ardhur nga larg, nga larg!
Mos thonë që nuk iu thamë!

Unë këtu flas si akademik, bëj punën time në shkencat sociale sepse administrimi i shoqërisë është përgjegjësi edhe e akademikëve!

Eh!

Jetë qeni – thuaj!

Lehni ju lehni ! – më thotë dikush nga brenda meje!

Pse Rama sulmoi Haradinajn pas takimit në Berlin?

Nga Doan GJYZELI

Pavarësisht se në zyrën e kancelares Merkel nuk diskutoi asgjë lidhur me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, (siç pohoi edhe vetë në intervistën në Top-Channel me gazetarin Veliu), sërish Edi Rama duket se e ka ende peng denoncimin e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për planin e dështuar. Prej kohësh nuk është sekret se kryeministri shqiptar ka mbështetur bashkë me presidentët Thaçi-Vuçiç, një marrëveshje ku përfshihen edhe ndryshimet e mundshme të kufijve.

Këtë e pohoi pak kohë më parë në një intervistë edhe ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe ekspert me përvojë i Ballkanit, James Hooper, i cili deklaroi në një intervistë për “Zërin e Amerikës (13.07/2019) se në bisedimet Thaçi-Vuçiç thuajse ishte rënë dakord edhe për të diskutuar lidhur me çështjen e “elementit të territoreve”.

Hooper deklaroi se, marrëveshja u refuzua nga shqiptarët në Kosovë, me në krye kryeministrin Haradinaj, i cili u mbështet hapur edhe nga kancelarja Merkel“…

Dhe kjo është diçka që përfitoj nga rasti ta them, edhe pse nuk ishte pjesë e drejtpërdrejt e diskutimeve të kancelares, që është për të ardhur keq madje për të qenë të dëshpëruar me këtë dyfytyrësi që nga një anë shfaq buzëqeshjen të zgjatur servile dhe nga ana tjetër shfaq dhëmbët kërcënues të një politike provinciale që për disa vota dhe për një popullaritet të përkohshëm është gati të hedhë baltë dhe të krijojë hendek me vendin si motër, si vëlla pjesë e të njëjtit komb”, tha z.Rama në fund të intervistës me Veliun, duke akuzuar Haradinajn se nuk po kuptonte identë e mëdha të kryeministrit shqiptar.

Madje, Rama deklaroi se, “ishte bërë një mrekulli duke bindur Vuçiçin që të pranonte lëvizjen e lirë”.

Ky qëndrim, jo vetëm qesharak, por edhe prej burracaku, që e ka kulmin e vet në hedhjen në gjyq të z. Haradinaj, tregon qartë se, dështimi i Ramës lidhur me projektin e përbashkët me Vuçiç do të ketë ndikim në të ardhmen e tij politike me Berlinin dhe ata që ndjekin atë. Dhe po të ndiqej me vëmendje z. Rama në intervistat pas takimit me kancelaren Merkel, dallohej që nuk kishte asnjë ton entuziazmi, siç ndodhte më parë kur endej me atlete dhe veshje adoloshentësh nëpër kancelaritë europiane.

Duket se brekushet e tij nuk janë më armë, pasi me shumë gjasa, në Berlin ia kanë ulur deri në fund të këmbëve për shkak të dy standardeve që ai ndoqi lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi. Ndaj, Ramës i ka mbetur vetëm mundësia që të mbërthejë mirë kostumin e njeriut serioz, për t’i dhënë më së paku ndërkombëtarëve idenë se është seriozisht personi i duhur për t’i kërkuar ndihmë për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e jo t’u tregojë dhëmbët e kërcënimit, siç bëri menjëherë pas mos-hapjes së negociatave me aleanca që më shumë vijnë era provincializëm, të një njeriu që nuk e ka problem që kur dështon të marrë me vete në humnerë edhe bashkëqytetarët e tij. (Deri më sot z. Rama, si kreu i qeverisë por edhe i diplomacisë, nuk ka paraqitur asnjë dokomunet ku të jenë parashikuar rezultatet ekonomike të mini-shengenit që ka startuar bashkë me Vuçiçin dhe pa Prishtinën.

Ndërkohë që Beogradi ka prej kohësh studime që i ka bërë publike se çfarë ndodh në ekonominë e tyre me këtë projekt kur të marrë jetë). Hapi i parë i qartë i prapaktheut të Ramës me projektin e tij për ndarjen e Kosovës, bashkë me Vuçiçin dhe Thaçin, ishte emërimi i kundërshtarit të kësaj ideje, ish ministrit Ditmir Bushtati, në postin përfaqësues si emëruari i kreut të rradhës së OSBE-së, që deri në fund të këtij viti është z. Rama.

Ky hap është mësuar se i është imponuar shefit të qeverisë shqiptare nga drejtuesit kryesorë të OSBE-së, dhe jo të ketë qenë zgjedhje e tij. Përndryshe, nëse do të ishte ide e tij, ai do ta prezantonte vetë në kryeministri apo në Vjenë, siç ka bërë me çdo çapaçul që ka ofruar në politikbërjen e tij të përdtitshme.

Gjithsesi, beteja e pashlyer me Ramushin do të jetë një hap që do e presim edhe në gjykatën e Prishtinës, pasi për kreun e qeverisë shqiptare, humbja e çdo reputacioni në Prishtinë nënkupton një humbje që do ketë rezultat edhe në zgjedhjet e ardhme në Tiranë, kurdo që të bëhen ato. Ndaj gjyqi me Haradinajn do jetë një inat i pashlyer edhe nëse magjistratët e Prishtinës do të kishin lëkundje për vendimin e tyre.

Në gjyq me Vokshin për analizat e chekup-it korruptiv, Rama refuzoi sot për herë të katërt të bëjë testin e drogës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se nuk po e shkarkon kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla pasi ka hallin e tij personal me kokainën.

Vokshi deklaroi gjatë një conference për mediat se, opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Prej disa ditësh, Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, Lefter Alla, është kapur duke konsumuar kokainë. Pamjet janë bërë publike, opinioni është shumë i tronditur, por Lefter Alla vazhdon të qëndrojë në detyrë me mbrojtjen personale të Edi Ramës.

Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës, sepse ka hallin e tij personal me kokainën.

Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës për të bërë testin e drogës, shkon në katër.

I kam kërkuar gjykatës ta marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndie i fyer nga një postim për checkup-in. Ky koncesion korruptiv ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e checkup-it të Edi Ramës, të dilnin me doza kokaine e t’i jepeshin dikujt tjetër.

Përtej ironisë, refuzimi për të bërë testin e drogës në këtë proces gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës, nuk është hera e parë e refuzimit të tij.

Opinioni publik nuk ka harruar, kur ai fliste për gjithçka në parlament, por nuk guxonte t’i përgjigjej pyetjes: a ka konsumuar kokainë? Gjithashtu, opinioni publik e mban mend se pika e vetme e rëndësishme me të cilën Edi Rama nuk ka ra dakord gjatë hartimit të ligjit të dekriminalizimit, ishte testi i drogës nga politikanët.

Edi Rama ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani, prandaj vazhdon ta refuzojë duke përdorur çdo mjet dhe mënyrë. Një kryeministër që merr vendime të rëndësishme nën efektin e drogës është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e tij, prandaj, Edi Rama duhet të lejojë gjykatën që të bëjë transparencë.

Bashkë me përgjigjen, nëse ai është apo jo konsumues i kokainës, shqiptarët kanë të drejtë të njihen nga gjykata edhe me kontratën koncesionare të checkup-it prej 120 milionë euro, të cilën Edi Rama refuzon ta bëjë publike duke urdhëruar vartësit e tij që ta mbajnë atë sekret në mënyrë skandaloze, si sekret tregtar.

Herët a vonë, sekreti i Edi Ramës do të zbulohet. Partia Demokratike do ta anulojë këtë koncesion.

Ata që kanë vjedhur me vulën e qeverisë së tij do të dalin para drejtësisë dhe shqiptarëve do t’u kthehen paratë e vjedhura.

Kamomili, pse duhet ta përdorni: Kundër ankthit, infeksioneve, problemeve me tretjen…

Kur flasim për kamomilin, imazhi i parë që na vjen ndërmend është filxhani i çajit me kamomil. Por kjo bimë e njohur është përdorur që në lashtësi edhe si ilaç mjekësor për shumë probleme shëndetësore.

Antioksidantët e shumtë të kamomilit gjenden në vajrat e fuqishëm të bimëve dhe janë kontribuuesit kryesorë në aftësinë e saj natyrore shëruese.

Si një ilaç efektiv alternativ me pothuajse asnjë efekt negativ anësor, kamomili është përdorur për rreth 5.000 vjet si çaj, ekstraktet e bimës apo edhe produkte kozmetike për të promovuar qetësinë, vitalitet, pamjen rinore dhe jetëgjatësinë.

Përdorimi
Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flini nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë.

Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës. Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminimin e gazrave të tepërt nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët.

Por efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale. Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor.

Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron.

Së pari, qetëson sistemin nervor. Një studim i zhvilluar nga kërkues shkencor të Universitetit të Pensilvanisë, ka konfirmuar se kamomili është në gjendje të ulë nivelet e ankthit te pacientët e prekur prej tij.

Së dyti, qetëson edhe aparatin tretës. Ekstraktet e kamomilit mund të ndihmojnë në reduktimin e ulcerave dhe dhimbjet e stomakut, si dhe të lehtësojë simptomat e zorrës së irrituar.

Edhe pse duhen studime të tjera që të konfirmojnë, në fakt kamomili vlerësohet edhe si bima që vepron kundër aciditetit të stomakut. Disa persona mund të mos e pëlqejnë kamomilin në formën e çajit, ndaj dhe mund ta konsumojnë lulen në sallata.
Së treti, kamomili përdoret edhe në produktet kozmetike.

Një ndër mënyrat që gjyshet tona kanë përdorur për të hapur ngjyrën e flokëve është edhe kamomili. Studime të shumta kanë evidentuar se kamomili rrit reflekset e dritës, çfarë shpjegon pse disa shampo përfshijnë në mesin e përbërësve të produkteve të tyre për të rritur reflekset bionde të flokëve.

Së katërti, redukton irritimin e lëkurës. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Studime të shumta kanë treguar se lulja e kamomilit është shumë efikase kundër këtyre problemeve dhe kjo shpjegon faktin që përdoret gjerësisht në produktet kozmetike
Së pesti, redukton problemet me ciklin.

Vetitë e kamomilit janë të shumta, mirëpo veçanërisht sa i takon femrave duket se u vjen më së shumti në ndihmë. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Agriculture and Chemistry” shpjegohet se kamomili vepron si qetësues kundër dhimbjeve të ciklit menstrual dhe inflamacionit.

Së gjashti, mund të ndihmojë në luftimin e kancerit. Kohët e fundit, disa studime evidentojnë vetitë anti-kancer të kamomilit. Studimet treguan efektet pozitive të kamomilit në ndalimin e rritjes e qelizave kanceroze dhe duke vepruar si një trajtim natyror kundër kancerit. Bllokimi i rritjes së qelizave kanceroze besohet të jetë shkak i antioksidantëve të kamomilit të quajtur apigenin, të cilët janë përbërës bioaktivë që duket se ndihmojnë në luftimin e kancerit të lëkurës, prostatës, gjirit dhe vezoreve.

Së shtati, kundër inflamacioneve dhe bllokimit nga rrufa. Çaji i kamomilës është gjithashtu, një zgjedhje e mirë kur jeni të sëmurë dhe doni të mundni një infeksion nga i ftohti, gripi ose sinusiti. Studimet tregojnë se pravullimi me ekstraktet e kamomilit është i dobishëm në simptomat e zakonshme të ftohjes. Disa njerëz madje bëjnë gargare me çaj kamomil për të luftuar inflamacionin e mukozave brenda gojës dhe fytit.

Zbulohen më shumë se 100 gjene të lidhura me autuzmin

Një studim i ri ka identifikuar 102 gjene të lidhura me spektrin e çrregullimeve të autizmit. Shkencëtarët thonë se kjo jo vetëm që do të ndihmojë në të kuptuarit e shkaqeve dhe mekanizmave që fshihen pas kësaj sëmundjeje, por mund që një ditë të hapë një rrugë për krijimin e një trajtimi të saktë për të prekurit.

Një grup studiuesish nga vende të ndryshme, nga më shumë se 50 qendra kërkimore, kryen një studim të sekuencave gjenetike për të identifikuar gjenet e lidhura me autizmin. Gjetjet e bëra u publikuan në revistën “Cell”.

Në atë çfarë është studimi më i madh i këtij lloji, shkencëtarët mblodhën dhe analizuan më shumë se 35,000 mostra gjenetike, duke përfshirë pothuajse 12,000 nga persona me forma të rënda të autizmit. U vëzhguan mutacionet gjenetike, ato që mund të kishin ndodhur në mënyrë spontane gjatë formimit të vezës apo spermës dhe mutacionet e reja.

Me më shumë se 20,000 gjene, në gjenomën njerëzore, Joseph Buxbaum, një nga autorët e studimit, thotë se nuk është vetëm një klasë qelizash që përfshihen në autizëm por një llojshmëri e shumë problemeve dhe çregullimeve në zhvillimin e trurit dhe funksionin neuronal.

“Ndërkohë që po e studiojmë më shumë autizmin po zbulojmë se ai është shumë më kompleks se sa kishim menduar. Shoku i parë ishte që mund të kishte një numër të madh gjenesh që mund të ishin shkaktarë të autizmit, diku mes 500 dhe 1000,” tha Buxbaum.

Nga 102 gjenet e zbuluara që lidhen me spektrin e çrregullimeve të autizmit, 49 lidhen gjithashtu dhe me vonesa të tjera në zhvillim. Gjenet e lidhura me spektrin e çrregullimeve të autizmit dhe paaftësitë intelektuale shpesh mbivendosen me vonesat në zhvillim.

Gjetjet ndihmojnë të informojnë se cilat ndryshime të trurit vijnë si pasojë e autizmit dhe prezantojnë një mënyrë për të kuptuar se si të nisë krijimi i trajtimeve të reja.

Nëse ju dhemb kjo pjesë e trupit, ju mungon vitamina D

Vitamina D është përbërës i rëndësishëm të cilin më së shumti e marrim nëpërmjet rrezeve të diellit, por ka edhe në artikuj të caktuar siç janë: qumështi, drithërat, lëngu i portokallit, vezët dhe më së shumti në vaj peshku

Mungesa e vitaminës D më së shpeshti shfaqet në periudhën e dimrit kur janë më të pakta ditët me diell.

Mungesa e kësaj vitamine mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e gjithë organizmin, sepse funksioni i saj është të forcojë imunitetin, t’i bëjë më të fortë eshtrat, të na mbrojë nga sëmundjet dhe të rregullojë insulinën.

Simptoma e parë e cila tregon mungesën e kësaj vitamine është dhembja e nyjave, kërdhokullave dhe gjunjëve.

Hulumtimet tregojnë që personat të cilët vuajnë nga mungesa e vitaminës D kanë simptoma të ngjashme me artritin, mirëpo është konstatuar që mungesa e kësaj vitamine mund të jetë shkaktare për shfaqjen e osteoporozës.

Vitamina D absorbon kalciumin dhe mbron shëndetin e eshtrave. Gjithashtu ka rëndësi të madhe në ndërtimin e muskujve, kontakteve nervore dhe në luftën kundër përflakjeve në trup.

Krahas dhembjeve të nyjave, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera për shkak të mungesës së vitaminës D, ato janë: infeksionet, problemet me traktin gastrointestinal, humori depresiv dhe eshtra të brishta.

Nëse ndieni ndonjë nga këto simptoma, është me rëndësi që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut.

Te rasti i mungesës së vitaminës D rekomandohet ndryshimi i ushqimit, konsumimi i artikujve të cilët përmbajnë këtë vitaminë, qëndrimi më i gjatë në diell…

Shkencëtarët: Zemërgjerësia ju zgjat jetën

Shkencëtarët nga Universiteti amerikan Buffalo kanë zbuluar që zemërgjerësia ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve. Ata pohojnë që ofrimi i ndihmës njerëzve tjerë ruan shëndetin dhe zgjat jetën.

Studimi pesëvjeçar i kryer në 846 vullnetarë ka treguar që kur duhet të përballeni me situatat stresuese, ata të cilët zakonisht i ndihmojnë njerëzit tjerë shumë më lehtë kalojnë nëpër të gjitha problemet, ndërsa po ashtu kanë edhe rrezik të zvogëluar nga vdekja e papritur.

Në mesin e situatave stresuese janë përfshirë sëmundjet serioze, plaçkitjet, humbja e punës, problemet financiare dhe vdekja e anëtarëve të familjes, përcjell Daily Mall.

Vullnetarët në anketa kanë dhënë përgjigje për atë se sa i kanë ndihmuar anëtarët e familjes vitin e kaluar, miqtë, fqinjët ose njerëzit krejt të panjohur në kuadër të punëve të shtëpisë, blerjes së ushqimeve, ruajtjes së fëmijëve, sigurimit të transportit.

“Ky hulumtim na ndihmon të kuptojmë se si ofrimi i ndihmës të tjerëve ndikon në shëndetin tonë dhe se si lehtëson efektet negative të stresit. Përfundimi ynë është që të ndihmuarit e personave tjerë redukton rrezikun nga vdekja e papritur.

Gjatë pesë viteve, sa ka zgjatur hulumtimi, kemi zbuluar që vdekja e papritur në mes atyre që kanë ndihmuar njerëzit tjerë është jashtëzakonisht e rrallë”, ka thënë Michael J.Poulin, udhëheqës i hulumtimit.

Shkencëtarët kanë theksuar që edhe pse dihet që izolimi shoqëror dhe stresi kanë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve, nuk kanë arritur të vërtetojnë nëse marrja e ndihmës nga të tjerët po ashtu mbron nga stresi në mënyrë të njëjtë sikurse ofrimi i ndihmës të tjerëve.

Amerika e Donald Trump sipas Steve Bannon

“Trump do të rizgjidhet, por do të pësojë një impeachment të dytë. Biden është një hipokrit dhe Hillary nuk do të dorëzohet kurrë. Pret vetëm që ta shpëtojë partinë nga Bloomberg. Fitorja e zgjedhjeve nuk do t’i ndryshojë gjërat. As kutitë e votimit nuk i bindin elitat që t’ua dorëzojnë çelësat e sistemit sovranistëve”

Procesi i impeachment kundër Donald Trump po vjen drejt fundit. Është ajo që pritej?
«Ky proces është pjesë e një projekti të arkitektuar për të asgjësuar presidencën Trump. Një proces që ka filluar në momentin kur Presidenti është zgjedhur. E kam parashikuar në 2018, kur demokratët kanë nisur të luftojnë për të rimarrë Dhomën e Deputetëve. Sapo e kanë rimarrë, kam thënë menjëherë se Nancy Pelosi do t’i jepte jetë një lëvizjeje për të mbështetur impeachment e Trump. Ky proces është vetëm vazhdimi i asaj që demokratët kanë filluar atëhere».

Po, por çfarë mendoni për procesin?
«Akuza e demokratëve është e bërë mirë, videot, mesazhet në Powerpoint, grafikët, kurbat, bëhet fjalë për një spektakël të mirëorganizuar që ka zgjatur 3 ditë. Sipas tyre, kanë ndërtuar një rast të sjhkëlqyer, por ka vetëm një veçanti të vogël: janë pikërisht argumentimet e demokratëve ato që i kanë dhënë mundësi Turmp të përballojë arenën globale dhe ta përmbysë narrativën e akuzës.
Është parë menjëherë mga dita e parë e mbrojtjes republikane. Presidenti e ka pagëzuar procesin e impeachment si “krimin e shekullit”, grushtin e shtetit e establishmentit të atij Deep State që po kërkon ta largojë».

Çfarë mund të presim nga mbrojtja republikane?
«Do të jenë ditë të trazuara dhe intensive, jam i sigurtë se opinioni publik, pasi ta ketë dëgjuar mbrojtjen, do të kthehet nga ana e Presidentit».

Por edhe sikur mbrojtja të mos ishte e shkëlqyer, Presidenti Trump gjithsesi do të dalë i pafajshëm, apo jo?
«Jo vetëm Presidenti do të dalë i pafajshëm pse Senati nuk i ka numrat për ta hequr – duhen 2/3 e tij për ta shkarkuar – por do t’i kursehet edhe sikleti i një vote të ngushtë. Besoj se Presidenti në këtë proces do to dalë i pafajshëm.
Republikanët po vënë në zbatim atë që e quajmë “mbrojtje afirmuese”. Një kundërsulm të ashpër kundër Partisë Demokrate dhe të gjithë grushtit të shtetit të arkitektuar për ta shkarkuar. Juria nuk është Senati, por janë amerikanët dhe bota po shikon Trump. Sytë e botës janë fiksuar mbi të. Ja pse Presidenti duhet të dalë i pafajshëm».

Çfarë nënkupton impeachment për presidencën Trump?
«Establishmenti politik po kërkon që thyejë shigjetat nga harku i lëvizjes së Trump. Të anullojë rezultatet e presidencës së tij: eliminimin e ISIS-it, sukseset në fushën ekonomike, përparimet e bëra në kufirin me Meksikën, traktatet tregtare me Kanadanë, Meksikën e Kinën, eliminimin e Abu Bakr Al Baghdadi e Qassem Soleimani.
Trump nuk është një president tradicional dhe armiqtë e tij duan ta anullojnë. Demokratët do të jenë të pareshtur. Impeachment i Trump nuk do të përfundojë me këtë proces, por do të vazhdojë edhe në mandatin e tij të dytë. Establishmenti dëshiron ta shkatërrojë Trump si instrument i një revolte populiste amerikane. Establishmenti nuk i frikësohet politikanëve në vetvete, por në atë sesa janë të aftë të revolucionarizojë statuskuonë».

Po atëhere Trump do të rizgjidhet?
«Trump do të rizgjidhet, por më pas do të pësojë një impeachment të dytë. Midis dy rreshtimeve politike lufta do të jetë e vazhdueshme dhe e gjatë. Edhe pas votës së pafajësisë së Trump, të enjten dhe të premten në Senat. Beteja do të vazhdojë si për Jair Bolsonaro në Brazil apo për Matteo Salvini në Itali, për Nigel Farage më parë dhe Boris Johnson më pas në Mbretërinë e Bashkuar.
Kudo ku ka një lider populist, establishmenti bën gjithçka që ta eliminojë. Fitimi i zgjedhjeve, ashtu siç bëri Salvini dhe 5 Stelle në 2018, nuk i ndryshon gjërat. Mesazhin e kisha dhënë tashmë qysh në 2017, një vit pas zgjedhjes së Trump. Nëqoftëse mendohet se fitimi i zgjedhjeve i ndryshon gjërat, gabohet rëndë. Askush nuk t’i dorëzon çelësat e sistemit dhe të thotë “çoje vendin ku të duash”.
Çdo ditë duhet ndeshur. Është luftë politike në nivelin më të lartë. Establishmenti ka në dispozicionin e tij një sistem ekonomik dhe një sistem politik që sjell benefite. Kush i përket establishmentit nuk është i gatshëm që të rrahë krahët e të të komplimentojë pse ka pasur një ide ndryshe nga e tyrja. Ajo që çmoj nga e majta është se janë të impenjuar, të motivuar që të shkojnë deri në fund. Boll të mendosh se kanë arritur ta çojnë Trump në impeachment për ndodhinë e Ukrainës, që në vetvete është një çështje qesharake».

Trump përsërit saktësisht gjërat që thoni ju: duket se nuk keni qenë kurrë kaq dakord.
«Arsyeja për të cilën unë dhe Trump kemi pasur një raport pune kaq të mirë është se mendojmë në të njëjtën mënyrë. E bëj këtë zanat prej 12 vitesh dhe Trump është nacionalist e populist, ndajmë shumë ide, edhe pse nuk jemi dakord në gjithçka. Motivi për të cilin kam filluar War Room është pikërisht ky: sepse pas zgjedhjeve, të gjithë kanë menduar se loja ka mbaruar, por nuk është kështu. Duhet punuar e luftuar çdo ditë siç bëjmë këtu».

Ju jeni ndër kritikët më të ashpër të Kinës. Çfarë mendoni për këtë fazë të parë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara?
«Parasëgjithash mendoj se politika e tarifave e Trump funksionon. Mendoj se Kina është në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara prej 20 vjetësh dhe ky është vetëm një armëpushim, që ka funksionuar vetëm falë përdorimit të tarifave të Trump, për më tepër i përqeshur nga e gjithë bota. Ama është vetëm faza e parë, ajo më e rëndësishmja është e dyta.
Kina nuk është një demokraci ku një vit qeverisin demokratët dhe tjetrin republikanët. Lidershipi i saj përbëhet nga një grusht personash që kanë mentalitet prej gangsteri, qëllimi i vetëm i të cilëve është ai i ruajtjes së pushtetit. Kanë bërë një pakt faustian me popullatën kineze. I kanë dhënë rritje ekonomike duke i hequr liri politike. Problmi për qeverinë është se tani kinezët janë të lodhur nga zënia në kurth. Janë lodhur nga të qënit të shtypur».

Pas Kinës, Trump është përqëndruar ndaj tarifave për Europën. Çfarë do të ndodhë?
«Presidenti flet për reciprocitet. Dëshiron një shkëmbim të barabartë që funksionon për të dyja palët. Jam i bindur se shpejt do të arrihet në një marrëveshje ashtu siç u arrit në një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk besoj se tarifat do të jenë pjesë.
Marrëveshja me uropën do të ketë të njëjtën rëndësi si marrëveshja me kinezët. Përpara Trump, marrëveshjet tregtare qenë harruar. Qysh nga dita e parë e administratës kemi thënë se marrëveshjet tregtare do të ishin në qendër të rigjallërimit ekonomik amerikan. Marrëveshjet do të bëhen shpejt, në pranverë».

Pse pjesëmarrja e Trump tek “Marshimi për Jetën” është kaq i jashtëzakonshëm?
«Trump ka nevojë për bazën e evangjelistëve dhe këto do të jenë zgjedhje ku çdo votë është e rëndësishmme, sidomos vota e bazës. Ajo që ka bërë Trump ëshhtë e jashtëzakonshme. Megjithëse presidentët e mëparshëm si George W. Bush, që varej nga baza evangjeliste pse ishte evangjelist, kurse Trump nuk është, nuk kanë marrë pjesë ndonjëherë në këtë marshim, ai ka mbajtur një diskutim përpara 250000 njerëzve. Ka demonstruar kurajo politike, por edhe ka forcuar e ribashkuar mbështetjen e kësaj lëvizjeje e përbërë sidomos nga të rinj».

Zgjedhjet amerikane: kë ka favorizuar nga demokratët shkëmbimi i fjalëve midis Bernie Sanders dhe Elizabet Warren? Joe Biden?
«Primaret demokrate më kujtojnë zënien me jastëkë, diçka të mesme midis “Natës së të vdekurve të gjallë” dhe “Pleasantville”. Askush nuk do vërtet të shkojë kundër tjetrit edhe pse ka një diferencë të madhe midis një kandidati si Bernie Sanders dhe një si Joe Biden, që është njeri i korruptuar.
Sanders ka të njëjtat informacione si ne kundër Biden, megjithatë zgjedh që të mos i përdorë. Ashtu siç bëri me Hillary Clinton në primaret e kaluara. Bernie Sanders është një turinç i plakur që nuk ka këllqe për ta ngjshur mirë thikën. Nëse je politikan modern, duhet të kesh disa atribute të caktuara, siç i ka për shembull Hillary Clinton. Biden është një hipokrit, një globalist që ka tradhëtuar interesat e punëtorëve duke shtyrë përpara axhendën ekonomike globaliste».

Po Hillary? Ju vazhdoni të thoni se Hillary do të rifutet në lojë.
«Sigurisht! Hillary nuk do të dorëzohet kurrë. Po pret që Michael Bloomberg të trondisë primaret e Super Tuesday në mars me të gjitha paratë që po shpenzon. Janë mbi 100 milion dollarë, me të cilat po blen spote publicitare në shtete si California dhe shtete të tjerë të mëdhenj ku edhe po avancon në sondazhe.
Hillary është duke pritur momentin e duhur, pasi çdo ditë mendon sesi mund ta bëjë lëvizjen e saj për të shpëtuar Partinë Demokrate. Nuk besoj se për Hillary ka përfunduar gjithçka pse urren Trump, se mendon që i ka vjedhur presidencëm. Nuk pret gjë tjetër veçse të shpëtojë partinë nga Bloomberg në një konventë demokrate të përçarë».

Dhe kush do të fitojë kësaj radhe?
«Do të jetë një betejë e madhe, një rematch si ai midis Muhammad Ali dhe Joe Frazier».
(Maria I. Rossi Hawkins për La Verita)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Dokumenti: Kryebashkiaku i Ramës në Cerrik me urdhër nga lart spastron administratën nga “armiqtë politikë”

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka zbuluar dokumentin ku krytari i Bashkise Cerrik me urdhër nga lart po spastron administratën nga “armiqtë politikë”. Ndërkohë Rama mban ende në deryrë bashkiakë të lidhur me krimin dhe përdorues droge.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit

Ja si kryebashkiakët e emëruar nga Rama, spastrojnë administratën nga “armiqtë politikë”, megjithë përbetimet e dikurshme për moscënim të punonjësve!

Me një shkresë analfabetësh juridikë, në të cilën në fillim parashtrohet si arsye “ristrukturimi” dhe më poshtë nxirret “shkelja”, Kryetari i Bashkisë Cërrik, hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe mundësinë “e bukës”.
Këtë ia kërkojnë “ato lart”.

Këto janë modelet e Ramës në drejtimin e Bashkive:

Të inkriminuar, trafikantë, përdorues kokaine, të paaftë.

Dhe krahas këtyre, të jenë përçues të vijës së partisë dhe hakmarrës politikë shembullorë.

Njërëz të tillë të pavotuar, por të emëruar, e konsiderojnë detyrën si pushtet të dhënë dhuratë dhe shkelin mbi çdo vlerë njerëzore.

Ambasadorja amerikane shpalos tre prioritetet dhe flet për bashkëpunim me liderët politikë

Ambasadorja e re e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka mbajtur fjalën e saj të parë në ambientet e jashtme të ambasadës, ku u shpreh se Shqipëria është një nga miqtë më të mirë të Amerikës.

Kim u shpreh se SHBA-të që prej vitit 1920 kanë qendruar në krah të shqiptarëve, me presidentin Willson që frenoi fuqitë e mëdha për ndarjen e saj.

“Sikurse e thashë gjatë fjalës sime në Senat, pak partner janë gati të bëjnë më shumë për SHBA-të sesa Shqipëria. Jam gjithashtu shumë e nderuar që gjendem përpara godinës së ambasadës së SHBA-ve, themelet e të cilës janë vendosur që në vitet ‘20. Kjo ndërtesë e bukur qendron si një testament për forcën e marrëdhënies mes dy vendeve tona.

Miqësia jonë i ka rrënjët e thella, 100 vjet më parë presidenti Willson ngriti zërin që Shqipëria mos të ndahej. Presidenti e përdori fuqinë e SHBA-ve për të mbështetur një Shqipëri të pavarur, kundër çdo gjase ai priti një përfaqësues shqiptar në Uashington, dhe i hapi rrugë anëtarësimit të saj në OKB në vitet 20.

Pas luftës së dytë botërore qeveritë tona moren rrugë të ndryshme, por edhe pse qeveritë nuk e njihnin njëra tjetrën, ne si popuj flisnim me njëri tjetrin përmes Zërit të Amerikës, që nuk transmetonte vetëm lajme por edhe sinjale shprese.

Shkëndija e shpresës ndezi Shqipërinë dhe ne qemë pranë jush në vitin 1991, kur shpëtuat nga zinxhirët e komunizmit. Kemi qendruar krah jush dhe mbështetjen hyrjen në NATO, dhe tani mbështesim integrimin tuaj për në BE.

SHBA do të ndihmojnë Shqipërinë që të bëhet një aleat më i fortë, të forcojë kandidaturën e saj për në BE. Ne do të vazhdojmë aspiratën e popullit shqiptar për liri, drejtësi, dhe një sistem ku të respektohen të njëjtat rregulla”, u shpreh Kim, e cila tha se është e gatshme që të bashkëpunojë me udhëheqësit në Shqipëri, për të vijuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kim tha më tej se me anë të drejtësisë së re, tashmë do të ketë më shumë investitorë të huaj që do të vijnë në vendin tonë, duke hapur vende të reja pune.

“Pres me kënaqësi që të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë që të vijojë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam besimplotë që me hedhjen e rrënjëve të një drejtësie të re, më shumë investitorë do të investojnë në Shqipëri.

SHBA-të e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate dhe një mike të besueshme. Siç qendruam me ju në 20, 91, 99, 2009 ashtu do të qendrojmë dhe

Ne do të qendrojmë përkrah jush, faleminderit shumë (fjali të cilën e tha në shqip)”, u shpreh të tej Yuri Kim

Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla.
Pres me kënaqësi të punoj me liderët shqiptarë teksa marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar.
Jam besimplotë teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri më shumë investitorë tërhiqen drejt Shqipërisë në mënyrë që të mund të krijojmë më shuëm vende pune e mundësi si për Amerikanët dhe shqiptarët.”