30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Përdorimi i detyruar i pajisjeve antisizmike duhet vendosur në Kodet e Projektimit

Tanush Çaushi

Një fjalë e një njeriu të madh thotë: Kur nisesh për udhëtim, përgatitu. Në këtë mënyrë mendoj se është koha që të përgatitemi për fatkeqësitë natyrore dhe për tërmetin veçanërisht.

Angazhime konkrete duhet të merren për këtë çështje dhe jo të mbetemi thjesht në kuadrin e fjalës “do to bëjmë”. Pas edhe opinioneve dhe rekomandimeve të profesorëve, specialistëve implementimi I kodeve të reja të projektimit duhet përshpejtuar. Zvarritja dhe burokracia për këtë çështje është shumë e dëmshme.

Strategji konkrete të shoqëruar me një afat konkret për realizimin e implementimit të Normave Europiane të Projektimit Eurokodet) dhe Anekseve Kombëtare nuk duket në horizont.

Në këtë çështje nuk ka vend për populizëm, por për veprim konkret dhe të shpejtë. Përgatitja duhet të konsistojë në shumë aspekte, duke nisur që nga Fondet e Emergjencës, Modernizimi Emergjencat Civile e deri tek përgatitja e popullsisë në raste të fatkeqësive natyrore.

Por, ajo që mbetet si çështja më vitale dhe rrënja e zgjidhjes së problemit është faza e projektimit dhe ndërtimit të objekteve. Të dashur lexues, ç’do zhvillim e ka një kosto. Problemi nuk është të ndalim zhvillimin, por ta kontrollojmë atë në mënyrë që të minimizojmë risqet e larta dhe eleminojmë risqet aq sa të mundemi. – Po çfarë mund ti bëjmë ne fatkeqësive natyrore si tërmeti fjala vjen? – do pyeste dikush me të drejtë.

Shqipëria, si një vend sizmik me rrezikshmëri të lartë, duhet që të adaptojë edhe rregulla më të forta nga pikëpamja inxhinieriko-projektuese dhe zbatuese, por njëkohësisht edhe përdorimin e teknikave të reja dhe materialeve inovative, si përsa i përket projekteve të reja që do të zhvillohen ashtu edhe ato që do të riparohen.

Krahas implementimit të Normave Europiane të Projektimit duhen përgatitur edhe Anekset që janë specifike për ç’do vend. “ Unë mendoj se në këto norma të reja të projektimit duhet të sanksionohen edhe përdorimi I pajisjeve dhe materialeve inovative siç janë shuarësit e energjisë.

Shuarësit e energjisë, si pajisje që montohen në ndërtesë mund të përdoren si për objektet e ndërtuara ashtu edhe objektet që do të ndërtohen” Natyrisht që këto materiale dhe pajisje të reja kanë ndikim në koston direkte të ndërtimit, por po ta analizosh këtë kosto në raport me riskun dhe jetëgjatësinë e ndërtesës që është të paktën 100 vjet, kjo kosto është e papërfisllshme.

Nga ana tjetër nëse përdorim këto materiale të reja mundet që të ulim edhe volumet e betonit dhe të hekurit, duke balancuar kështu koston shtesë. Po shikoj së fundmi vetëm zgjidhje klasike, duke nisur nga këmishimi i kollonave dhe deri tek përforcimet tradicionale. Kjo lloj zgjidhje mendoj se nuk ofron një zgjidhje përfundimtare të problemit.

Nëse struktura nuk llogaritet dhe nga llogaritjet rezultati mos të dalë në perputhje me Kushtet Teknike të Projektimit më të përparuara siç janë Eurokodet, atëherë themi se nuk e kemi arritur objektivin.

Përveç zgjidhjeve tradicionale me hekur dhe beton, ka ardhur koha të përdorim edhe teknika të tjera: Në vendin tonë,ndërtesat ekzistuese betonarme që përputhen me rregulloret dhe kodet relativisht të vjetra mund të kenë mungesë të rezistencës sizmike.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërtesat publike, siç janë shkollat ose spitalet, të cilat kërkojnë një siguri të lartë për të siguruar një qëndrueshmëri gjatë dhe pas një ngjarje sizmike. Duhet të nxitojmë shumë të dashur politikanë, vendimarrës dhe e dashur Ministre e Infrastruktures. Duhet të përgatitemi për udhëtimet e reja që na presin dhe në këtë rast për Tërmetin.

Paralamërimi që mori piloti i helikopterit të Koby Briant nga kulla e vrojtimit para përplasjes

FBI po e heton vendin e aksidentit në të cilin ka rënë helikopteri i NBA me lojtarin Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë persona tjerë, ka thënë një zyrtar. Ai ka thënë për CNN se me këtë po merret FBI, për gjetje të provave në vendin e ngjarjes si dhe po i ndihmon autoritetet lokale në hetime.

Përndryshe, hetimet zyrtare po i kryen Këshilli për siguri kombëtare të trafikut.
Siç pretendohet, kushtet e motit në momentin e fluturimit nuk i kanë përmbushur standardet minimale për fluturim për shkak të mjegullës, ka thënë zëdhënësi i këtij shërbimi Josh Rubinstain.

Ai ka shtuar se, kur janë kushtet e tilla, helikopterëve nuk iu lejohet të fluturojnë.
Në aksidentin tragjik kanë vdekur të gjithë të cilët kanë qenë në helikopter.
Xhirimi audio nga kulla e kontrollit zbulon se piloti i helikopterit të Bryantit ka qenë i paralajmëruar se po fluturon shumë ulët.

“Edhe më tutje jeni shumë ultë për fluturim në këtë kohë”, i është thënë pilotit.
Në rrethinë ne Los Angjelosit, ku ka ndodhur fatkeqësia, kishte shumë mjegull dhe shumica e helikopterëve kanë aterruar.

Piloti i helikopterit të Kobe Bryantit ka planifikuar të aterrojë në aeroportin Burbank, mirëpo është sjellë rreth 15 minuta duke pritur leje për aterrim për shkak të kushteve të këqija të motit dhe të fluturakeve tjera të cilat pritnin të aterrojnë në aeroport.

Një burim i ka thënë gazetës New York Post e helikopteri ka pasur dy motor dhe se nuk do të rrëzohej edhe sikur të kishte mbetur pa një motor.

“Aksidentet e tilla ndodhin sepse piloti e humb ndjenjën e hapësirës. Duke marr parasysh mbetjet në vendin e ngjarjes, duket se janë përplasur në mal me pjesën e përparme të helikopterit”, ka thënë burimi.

Ai ka shtuar se zakonisht me këtë lloj të helikopterit pilotojnë dy pilotë, por të dielën në helikopterin e Bryant ka pilotuar vetëm një pilot.

“Me siguri ka fluturuar duke u bazuar në atë çfarë ka parë, e jo në instrumente të cilat e mbikëqyrin lartësinë e fluturimit”, ka shtuar burimi.

Rama i ndaluar dy herë në Paris/ Berisha publikon Videon: Le t’i përgjigjet akuzës në ja mbanë…

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e intervistës së koleksionistit, Gjergji Thimo dhënë për televizionin Fax.news, i cili deklaron se, Rama ka qënë i ndaluar dy herë në Paris për shitje ikonash të vjedghura.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: Le të ftojmë ne Edvin Kristaq Ramën t’i përgjigjet akuzës në ja mbanë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Akuza publike: Edvin Kristaq Rama i burgosur dy here ne France!

Miq, le te ftojme ne Edvin Kristaq Ramen ti pergjigjet akuzes ne ja mbane!

Gjergji Thimio po te fton ne sallen e gjykates duke perseritur per te pesten here publikisht akuzen se je burgosur si delinkuent ordiner, trafikant ikonash!

Ndiqeni videon! sb

Akuza publike: Edvin Kristaq Rama i burgosur dy here ne France!Miq, le te ftojme ne Edvin Kristaq Ramen ti pergjigjet akuzes ne ja mbane!Gjergji Thimio po te fton ne sallen e gjykates duke perseritur per te pesten here publikisht akuzen se je burgosur si delinkuent ordiner, trafikant ikonash!Ndiqeni videon! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 27. Januar 2020

Merkel flet për axhendën politike të Marsit

Rama dhe Merkel takohen në Berlin. Merkel: Do të punojmë me forcë për një marrëveshje për çeljen e negociatave qysh në mars.

Gjermania do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për dëmet e tërmetit që do të zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel. Këtë e njoftoi kancelarja gjermane, Angela Merkel, të hënën, 27.01.2020, paradite në Berlin, para takimit me homologun e saj nga Shqipëria, Edi Rama.

“E ndiej veçanërisht të nevojshme që me rastin e këtij takimi të kujtoj tërmetin e nëntorit të vitit të kaluar. Shumë, shumë njerëz humbën shtëpitë, pati mbi 50 viktima dhe gëzohem që Komisioni Evropian ka thirrur në një konferencë donatorësh, më 17 shkurt, për të çuar përpara rindërtimin dhe në këtë konferencë donatorësh do të marrë pjesë edhe Gjermania”, premtoi kancelarja dhe shtoi: “Bashkëpunimi dhe ndihma në rajon ishin impresionuese, e megjithatë ishte një goditje e rëndë për Shqipërinë”.

Merkel nënvizoi edhe njëherë pozicionin e qartë të qeverisë gjermane për çeljen e negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne duam që këto dy shtete të shkojnë drejt BE-së dhe duam që të arrijmë një marrëveshje në takimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së në mars për të filluar çeljen e negociatave me Shqipërinë, si edhe me Maqedoninë e Veriut.

Të dy vendet e kanë merituar. Këtë qëndrim e kemi pasur edhe në takimin e kaluar dhe tani do të punojmë me forcë që në mars të arrijmë rezultatin e dëshiruar. Nuk është vetëm në interes të këtyre vendeve por edhe në interesin tonë që këto vende të afrohen me BE-në”, tha Merkel, më tej.

“Kush e sheh hartën dhe i njeh bashkëvarësitë gjeopolitike, e di se është për të gjithë diçka e mirë, nëse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë anëtarësohen në BE. Dhe meqenëse Komisioni ri dëshiron të jetë një komision gjeopolitik, do të ketë më shumë arsye për ta çuar përpara këtë proces”, sqaroi kancelarja.

Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama, tha se kishte ardhur të fliste për konferencën e donatorëve dhe nevojën e madhe që Shqipëria ka për të gjetur mbështetjen e gjithë miqve dhe partnerëve në procesin e rindërtimit.

Edi Rama tha se raporti i dëmeve që po përllogaritet nga BE, OKB dhe Banka Botërore, përmban një shumë që është përtej të gjitha mundësive tona për ta përballuar të vetën. Rama falënderoi kancelaren për solidaritetin e treguar deri në minutën e parë. Sipas një bisede joformale të kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm italian, shuma e deritanishme e përllogaritur nga dëmet tërmetit është afërsisht njëmiliardë euro.

Studentja shqiptare thirrje qeverisë ta evakuojë nga provinca kineze për t’i shpëtuar Coronavirus-it

Studentja shqiptare Silva Doçi, e cila ndodhet në provincën kineze Whuan, të izoluar nga Coronavirus, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndërhyjë sa më parë për ta evakuuar nga kjo zonë e rrezikshme.

Silva Doçi studente nga Mati është doktorante në vitin e katërt në Universitetin e Kinës Qëndrore, në Wuhan, në qytetin kinez ku ka shpërthyer epidemia nga virusi Coronavirus.

Ajo i bën thirrje Shtetit Shqiptar, meqë ajo nuk e mbart këtë virus, e konfirmuar kjo nga analizat përkatese, minimalisht ta largojnë nga ai qytet. Ashtu siç kanë bërë dhe shtetet e tjera të Europës.

Ajo gjithashtu deklaron se nuk mund të kthehesha në Shqipëri pa qenë e sigurt që nuk jam mbartese, pasi s’mund ta sillja këtë virus atje.

“Unë kam 12 vjet që jam këtej, jam studente në doktoraturë, nuk jam larguar nga këtu sepse kam shkollën. Në fillim kisha pak kollë, por tani jam mirë kam bërë gjithë analizat dhe jam shumë mirë, ishte thjesht grip sezonal.

I kam ndjekur lajmet dhe sidomos familjarët janë shqetësuar, pasi unë jam e vetmja në Ëahan dhe kjo gjë i stresoi shumë familjarët e mi. Kërkoj nga Shteti Shqiptar që të ndërhyjë për të më larguar nga këtu Ashtu siç kanë bërë dhe shtetet e tjera të Europës”, u shpreh për emdiat studentja Silva Doçi.

Ajo tha se ka kontaktuar me ambasadorin tonë në Kinë, por akoma nuk është bërë asgjë për evakuimin e saj nga zona e rrezikshme.

Sekreti i lumturisë që gazetari i CNN e zbuloi në Butan

Gjatë vizitës në Timbuu, kryeqytetin e Butanit, gazetari i CNN-it u shoqërua me një burrë të quajtur Karma Ura.

Ndoshta pikërisht pse e kishte emrin Karma, filloi të bisedojë me të dhe t’ia thotë disa gjëra interesante. Disa muaj para këtij takimi, gazetari përjetoi disa simptoma rrëqethëse – probleme me frymëmarrje, marramendje, dridhje të duarve dhe këmbëve, transmeton Telegrafi.

Në fillim mendoi se po pëson sulm në zemër, apo që ndoshta do të çmendet. Frika e detyroi të shkojë të mjeku që i propozoi të kryej një sërë kontrollesh. “Asgjë”, tha Ura para duke ia ndërprerë në gjysmë fjalën amerikanit. Ia qëlloi se ai nuk do të vdiste, por thjesht kishte sulme paniku.

Megjithatë dëshiroi ta dinte se pse i ndodhte kjo, kur gjithçka në jetë i shkonte për mrekulli dhe nuk dinte se çfarë duhet bërë, që një gjë e tillë të mos i përsëritet. “Për vdekjen duhet të mendosh çdo ditë të paktën pesë minuta. Kjo do të shërojë”, i tha Ura gazetarit që mbeti i habitur.

“Këtu qëndron çështja, ajo frikë nga vdekja, frika që do të vdesësh para se të arrish atë që ke pasur për qëllim, para se të rriten fëmijët. Kjo frikë të mundon ty dhe shumë të tjerë”, i shpjegoi Ura.

Pse duhet menduar për diçka kaq depresive?
“Njerëzit e pasur nga perëndimi nuk i prekin trupat e pajetë të njerëzve, plagët dhe gjërat tjera që i frikësojnë. Aty qëndron problemi, janë gjëra që u ndodhin njerëzve, lidhja jonë mes natyrës dhe njeriut. Duhet të jemi të gatshëm për momentin kur më nuk do të ekzistojmë”, shtoi ai.

Për Butanin thuhet se është një shtet që ka shpikur recetën e lumturisë. Kjo mbretëri në Himalaje në veri të kufirit me Kinën dhe në jug më Indinë, 80 për qind e vendit shtrihet në një lartësi mbidetare prej 2 mijë metra. Aty mbizotëron dinastia mbretërore e popullit Ngalong që Butan erdhën nga Tibeti qysh në shekullin e parë.

Në kulturën e Butanit, çdo njeri mendon për vdekjen të paktën pesë minuta në ditë. Hulumtimet e bëra kanë treguar se mendimet e tyre për vdekjen janë diçka që u sjell shëndet. Sipas një studimi të bërë nga një universitet në Kentucky të SHBA-v-e, vdekja është një fakt i frikshëm psikologjik, por kur njerëzit mendojnë për të, në mënyrë automatike mendojnë për gjëra të lumtura.

“Mendimet për vdekjen na detyrojnë të vlerësojmë më shumë momentet dhe të pranojmë realitetin. Më pak brengosemi për gjëra të parëndësishme, gjërat kaluese dhe koncentrohemi vetëm në çështje të mëdha”, shpjegon psikologja Linda Leming.

Arsyeja pse në Butan veprojnë kështu është që vdekja vërtetë i rrethon – ky popull i vogël vdes nga mënyra të ndryshme. Nga sëmundjet e rrugët e rrezikshme, sulmet e arinjve apo helmimet me kërpudha…

Fakte interesante për Butanin
Ky shtet është i vetmi në botë që në kushtetutë obligon qytetarët të lindin fëmijë, kurse prerja e druve shmanget me çdo kusht. Të paktën 70 për qind e territorit duhet të jetë i pyllëzuar, kurse aktualisht 80 për qind është mbuluar nga pyjet.

Në Butan nuk festohen ditëlindjet dhe as që është e rëndësishme kjo datë për një qytetar të këtij vendi. Në momentin që “troket” viti i ri, çdo banor konsiderohet për një vit më i vjetër.

Kryeqyteti i Butanit është Timbuu, në të cilin jetojnë 10 mijë banorë. Është qyteti i vetëm në botë që nuk ka asnjë semafor kurse trafikun e drejtojnë policët. Është shteti i vetëm në botë ku ndalohet shitja e duhanit. Qytetarët e Butanit konsiderohen si kombi më i ri në botë për nga mosha. Një e treta e popullsisë është nën moshën 14-vjeçare.

Mbretëresha e Butanit, Jetsun Pema, 29-vjeçe është mbretëresha më e re në botë, kurse me bashkëshortin e saj jeton në një shtëpi modeste. Pas martesës, ata udhëtuan jashtë vendit për muajin e mjaltit, por ditët i kaluan duke u njohur me qytetarët e vendit.

Butrani është vendi i vetëm në botë, ku autoritet janë të bindura se lumturia është më e rëndësishmja. Se sa është e rëndësishme për ta lumturia, flet më së miri fakti se edhe në kushtetutë potencohet që lumturia është faktori kyç i jetëgjatësisë. Për këtë arsye, çdo banor që konkurron për të marrë shtetësinë pyetet “a jeni të lumtur?”
Është vendi i vetëm në botë që ka ministrinë e lumturisë.

Postimi i fundit që Kobi Bryant bëri para aksidentit tragjik

Kobe Bryant është një prej pikëshënuesve më të mirë në histori të NBA. Deri në javën e kaluar, ai ishte i treti në këtë listë me 33.644 pikë të shënuara në karrierën brilante.

LeBron James i shënoi 27 pikë në ndeshjen kundër Brooklyn Nets të enjten mbrëma duke e ngushtuar diferencën me Kobe në 17 pikë.

Kjo nënkuptonte se ai duhej t’i shënonte 18 pikë në duelin e të shtunës kundër Philadelphia 76ers për ta thyer rekordin e Bryant në listën e pikëshënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Dhe pikërisht këtë e bëri. James i shënoi 29 pikë duke u ngritur në vendin e tretë me 33.655 pikë, ndërsa para tij ndodhen vetëm Kareem Abdul-Jabbar dhe Karl Malone.

Bryant u shpreh i kënaqur me këtë arritje të LeBron, i cili luan për ish-ekipin e tij, Los Angeles Lakers, ashtu që e shfrytëzoi profilin e tij në Twitter për t’ia uruar këtë arritje. Fatkeqësisht, ky ishte postimi i fundit që ai e bëri.

“Vazhdon ta dërgojë lojën përpara, Lebron James. Shumë respekt vëllai im, #33644 (duke iu referuar numrit të tij të pikëve)”, kishte shkruar Bryant në ditën e vdekjes. Një urim të ngjashëm, ai e kishte publikuar edhe në Instagram.

Ministri turk jep alarmin: “Presim një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.5 në Stamboll”

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu ka deklaruar se qeveria po përgatitet seriozisht për një tërmet të fuqishëm në Stamboll, qyteti më i rëndësishëm ekonomik i këtij vendi. Ai i bëri këto deklarata gjatë një interviste televizive.

“Presim një tërmet me magnitudw 7.5 të shkallës rihter në Stamboll. Ne jemi duke punuar seriozisht për skenarin e mundshëm të tërmetit “, deklaroi Soylu për televizionin CNN të Turqisë. Soylu u shpreh se masat kanë nisur të merren që në shtator kur Stambolli u përball me një tërmet 5.8 të shkallës rihter.

“Ky është një studim shumë i ndërlikuar, duke mbuluar gjëra që duhet të bëjmë për të mbrojtur thesaret kombëtare në Pallatin Topkapi e deri tek nevojat e qytetarëve”, shtoi Soylu.

Vasili sulmon Bochard: Përçarës që minon dialogun dhe përjashton opozitën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar qëndrim përçarës dhe kundër dialogut, takimin e zhvilluar sot nga ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin për reformën zgjedhore. Takimi është zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës reale, e cila është pjesë e Këshillit Politik.

Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se tryeza e organizuar nga vetëm më njërën palë tregon se ambasadorit nuk i pëlqen dialogu.

Deklarata e Petrit Vasilit në Facebook:
Borchard organizon tryezë me ambasadorët për reformën zgjedhore dhe fton vetëm njërën pale, Gjiknuri dhe Hajdari, dhe çuditërisht flet për dialogun.

Interesant vërtet!! Me sa duket askush nuk e ka informuar se është krijuar Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore me paritet përfaqësimi të të dy palëve.

Si duket atij, ky Këshill Politik si instrument dialogu nuk i pëlqen dhe nuk e do. Dialogu përmes Këshillit Politik nuk është dogme është realitet, është veprim është fakt dhe si i tillë nuk mund të diskutohet nga kërkush.

Borchard shfaqet serish recidivant në qëndrimet e tij të njëanshme, konfliktuale dhe përçarese, që e minojnë dialogun e ndërtuar me shume mundim.

Ndarje e shtetit nga partia, pikat e forta të draftit të opozitës në Këshillin Politik

“Ndarje e shtetit nga partia”, propozimet e opozitës për reformën zgjedhore, vendosen prioritetet: masa kundër shitblerjes së votës, ndarja e politikës nga krimi, përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, dhe sistemi zgjedhor.

Për të përmbushur afatin e 15 marsit, grupit i punës ka listuar 12 çështje kyçe, ku vërehet se pjesën më të madhe e zënë kërkesat e opozitës për të patur një proces zgjedhor me standarde demokratike, dhe ku përfshihet edhe çështja e sistemit zgjedhor.

Çështja e parë në axhendën e punës, që i duhet dhënë zgjidhje deri në fillim të shkurtit është parandalimi dhe goditja e krimeve zgjedhore, ku përfshihen “masa per rolin e policisë, prokurorisë dhe gjykateve në procesin zgjedhor kundër shitblerjes së votës, presionit mbi zgjedhesit dhe administratën, cënimit të sekretit dhe lirisë së votës dhe abuzimi me burimet shtetërore”.

Çështjet e tjera që janë përfshirë në kalendarin e punës për t’u trajtuar me prioritet kanë të bëjnë me ndarjen e politikës nga krimi, një kërkesë e vazhdueshme e opozitës, për të cilën parashikohet forcimi i zbatimit të procesit të dekriminalizimit, financimi i partive politike dhe përfshirja e teknologjisë elektronike në zgjedhje.

Gjithashtu, grupi i punës, i cili i kryen diksutimet ka renditur mes çështjeve prioritare listat e zgjedhësve, pajisjen me karta ID dhe parandalimin e votinit fiktiv, rolin e medias në fushatë, parandalimin e abuzimit me burimet shtetërore dhe administratën publike, paanshmërinë e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet.

Një nga çështjet prioritare që pritet të diksutohet rreth fillimit të marsit është sistemi zgjedhor.

“Parakusht që keto masa të jenë efikase, është krijimi i një fushe loje të barabartë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimit të “ndarjes së shtetit nga partitë politike” në perputhje me Angazhimin e OSBE-së të parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit te Kopenhagenit.”- thuhet në dokumentin e dakortësuar për çështjet prioritare të reformës zgjedhore.

Gjithashtu, grupi i punës ka vendosur që për të gjitha çështjet prioritare përfaqësuesit e opozitës “të dorëzojnë propozime në formën e drafteve ligjore dhe zgjidhjeve të mundshme alternative në përputhje me standardet e ODIHR-it për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Grupi i punës ka vendosur që “për çështjet që do të ketë dakordësi të plotë dhe të përgatitura në nivel teksti ligjor të dakordësuar, draftet do të dërgohen për opinion paraprak tek ekspertët e ODHIR.”