20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Spahia publikon fotot e rradhëve: As një grip të thjeshtë tek Pediatria nuk përballojmë dot!

Nga Bardh SPAHIA

PAPERGJEGJSHMERI SKANDALOZE ME URGJENCEN E PEDIATRISE

Thellohet situata skandaloze në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Prindër me fëmijë me temperaturë që presin me orë të tëra për të marrë mjekim, deri në oborr. Mungesës së mjekëve për të përballuar fluksin e vizitave, i shtohet edhe mungesa e vendeve për të shtruar urgjencat.

Prindërit pasi qëndrojnë në rradhë me orë, blejnë mjekimin në farmaci dhe mjekët thjesht ua administrojnë sepse nuk ka vende, sado rëndë të jenë pacientët! Parashikueshmëri zero! Si dreqin mund të mos jesh i përgatitur për një fluks gripi, të zakonshëm deri tani?

Po sikur larg qoftë të përballemi me ndonjë situate a patologji tjetër me te rende? As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojmë dot???? Si mund të jetë paaftësia kaq epike? Zonja Manastirliu, e përsëris për të disatën herë, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP!

Shkoni e shikoni situatën e prindërve të dëshpëruar tek urgjenca e pediatrisë! Nuk mjafton roja te dera për të penguar kamerat televizive! Bëhet fjalë për shëndet fëmijësh! Ke një situatë që duhet adresuar sa më parë!

Mesazhi i Metës pas takimit me Ambasadoren amerikane

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas takimit me ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan Meta, bashkëngjitur videos nga takimi me ambasadorene e SHBA.

Ndërkohë, edhe Presidenca reagon pas takimit, duke zbardhur detaje të reja të bisedës mes ambasadores Yuri kim dhe Presidentit Ilir Meta. “Presidenti Meta e uroi Ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, – theksoi Kreu i Shtetit. Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij të plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Mëngjesin e sotëm ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i dorëzoi Presidentit Ilir Meta letrat kredenciale. Ajo shoqërohej në këtë takim, nga e dërguara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Salvator Mundi, piktura më e paguar e botës, është një kod Da Vinçi i ri

Duket se ka risi lidhur me Salvator Mundi në favor të atribuimit të saj Leonardo da Vinci, por misteri i lindur rreth kësaj vepre nuk është zgjidhur aspak. Të gjithë zhvillimet mbi teknikat stilistike, atribuimet, shitblerjet dhe zhdukjet e një prej veprave më të diskutuara të viteve të fundit.

Zhvillime të reja lidhur me pikturën më të kushtueshme të historisë, Salvator Mundi e atribuar Leonardo Da Vinci: sfera e kristaltë në dorën e majtë të Krishtit nuk është e plotë, por boshe. Kjo shpjegon linjat e deformuara të pikturuara mbi globin qiellor. Sapo është dalë nga 500 vjetori i vdekjes së Leonardo, në 2020 kemi atë të Raffaello, por Da Vinci nuk tërhiqet.

Pas tamtamit të madh rreth Cenacolo dhe Gioconda – nxitur nga bestsellerë që kritika i degdis në rangun e letërsisë së ulët – gjeniu i penelit bën të flitet ende për të dhe kësaj radhe me një pikturë tjetër në qendër të shumë mistereve. Në fakt, prej më shumë se 10 vitesh, Salvator Mundi mban gjallë polemikat midis historianëve të artit dhe koleksionistëve. Për shumë, ajo që nuk bind është mënyra me të cilën palat ne veshjen e Krishtit janë bërë nëpërmjet transparencave të sferës. Leonardo qe shkencëtar dhe ia kushtoi studimet e tij optikës së përthyerjes siç ka dalë nga blloqet e tij të shënimit. E mundur që reflekset e një xhami të qëndrueshëm të jenë bërë në mënyrë kaq të trashë?

Shpjegimi vjen nga një ekip i University of California që kryesohet nga Marco Lian. Sfera në fjalë nuk është e plotë, por boshe, me një rreze prej 6.8 cm, dhe Leonardo duhet ta ketë paraqitur në një largësi prej 25 cm nga trupi i Salvatore. Detaje të vogla, por domethënës: do të sqaronin se pse piktori e ka errësuar atë pikë të pikturës në të cilën pala e pestë e veshjes futet në sferë, duke u demonstruar i vetëdijshëm për mënyrën me të cilën vëllimi bosh i këtij lloji i deformon vijat e drejta që i kalojnë nga pas. Por për ta kuptuar më mirë sesa tension po krijon Salvator Mundi në akademitë e arteve, në tregun botëror, në galeri dhe në shtëpi botuese – duke pasur parasysh se tashmë janë botuar libra mbi rindërtimin e historisë së gjatë të puikturës në fjalë – duhet bërë një hap i madh prapa.

Është 5 marsi i vitit 2008, Mbretëri e Bashkuar. Martin Kemp, Profesor i Artit në Oxford University, një prej ekspertëve më të mëdhenj të Leonardo da Vinci, merr një email nga Nicholas Penny, Drejtor i National Gallery të Londrës: “Martin, kam diçka të cilën absolutisht duhet ta shikosh”. Profesori Kemp nxiton dhe në dhomën e restaurimeve të muzeumit, i vendosur në një kavalet të drunjtë, qëndron piktura që paraqet një Krisht me rroba të epokës së Rilindjes; dora e djathtë është në pozicion bekues, kurse e majta mban një glob të kristaltë.

Është “Jezùsi Shpëtimtar i Botës dhe Zot i Kozmosit”, temë ikonografike tipike e artit të ‘500. “Kur kam parë Salvator Mundi kam pasur një reagim gati fizik, kam ndjerë një prani, të njëjtën që provova përballë Monna Lisa”, ka kujtuar Kemp vitin e kaluar në një konferencë në St. Catherine’s College të Oxford Universiy. Është për t’u nënvizuar se ka më shumë se 100 vjet që një Leonardo i ri nuk del në dritë. Një mungesë prej sindrome të Stendhal do të ishte më shumë se e ligjshme.

Pas disa studimesh, Kemp bindet se bëhet fjalë për një Leonardo të vërtetë. Gjykimi i tij pranohet nga të tjerë dhe kështu që kemi një episod të ri të asaj që duket nj panair i vërtetë i Lindjes. Faktikisht, në ‘800 vepra i ishte atribuar shkollës së Giovanni Botraffio, piktor milanez i Rilindjes së hershme dhe nxënës i Leonardo, më pas u promovua në vepër të Bolfraffio dhe u shit për 45 stërlina në një ankand në Londër në vitin 1958. Por në 2005 u ble në Louisiana nga Robert Simon, tregtar arti nga New York, për 1175 dollarë.

Me bekimin e Kemp, brenda pak kohësh Salvator Mundi futet në kanunin leonardesk në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe pëson shitblerje të mëtejshme, duke u bërë piktura më e kushtueshme në botë. “Tregu i artit është një xhungël pa rregulla”, kishte thënë eksperti dhe nuk e kishte gabim, po të kihet parasysh se në çfarë xhungle ka përfunduar piktura për t’u fshehur. Kalimet e fundit të dorës janë shumë të kripura dhe, pavarësisht risive nga California University, diskutimet lidhur me autenticitetin mbeten të zjarrta, aq sa Louvre i Abu Dhabi, kufi artistik i Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi ka njoftuar ekspozimin e pikturës, nuk e mban fjalën e dhënë dhe ndërkohë piktura është zhdukur sikur të mos ekzistonte!

Në vitin 2011 National Gallery e Londrës kishte vendosur ta përfshinte veprën në ekspozitën madhështore Leonardo da Vinci, piktor në oborrin e Milanos, duke arritur një sukses të tillë sa që biletat janë shitur nga sajte pirate për shifra marramendëse (deri në 400 dollarë!). Fenomene si këto mundësojnë të konstatohet sesi tregu i artit tregon, në të gjithë qartësinë, se vlerësimi dhe çmimi nuk janë edhe aq të palidhur sa do të duhej. Është në majin e 2013 që Simon, pronari i vjetër, ia shet Salvator Mundi ndërmjetësit të një koleksionisti të pasur rus për 127.5 milion dollarë.

Por gjatë një feste në jahtin e tij Rybolovlev, rusi, zbulon se agjenti i tij ia blen veprat me çmime shumë më të ulëta se ato që i deklaron, duke marrë për vete pjesën më të madhe të fitimit. Rybolovlev e denoncon për mashtrim dhe pak kohë më pas edhe Simon bën të njëjtën gjë. Çështjet janë ende në zhvillim në vende të ndryshme të botës dhe autoritetet zvicerane i kanë bllokuar disa pasuri mashtruesit.

Arrihet kështu në nëntorin e 2017 kur Rybolovlev, ndoshta i dëshiruar që ta linte prapa vetes ndodhinë e papëlqyer, dëshiron të çlirohet nga piktura dhe ia beson atë Christie’s. Shtëpia e ankandeve vendos atëhere që ta shfrytëzojë në maksimum statusin e celebritetit të Leonardo të vetëm të pranishëm në një koleksion privat: organizon një tur botëror që prek Hong Kongun, Londrën, San Francisco dhe New York: më shumë se 27000 e shohin veprën.

Njëri prej tyre e blen, duke thyer të gjitha rekordet, për 450 milion dollarë. Christie’s nuk e zbulon emrin e blerësit, por zërat dalin me shpejtësi: blerësi është një princ saudit, Bader bin Abdullah al Saud. Nga burime të inteligjencës amerikane të cituara nga “Wall Street Journal” del se blerësi i vërtetë është Mohammed bin Salman, djali i Mbretit Abdallah dhe dora e fortë e regjimit, i njohur si Mbs dhe së fundi i përmendur më raport me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor 2018, në konsullatën saudite në Turqi.

Gjithsesi, Bader është i lidhur me Princin Trashëgimtar dhe, kur “New York Times” përgatitet ta zbulojë emrin e tij në dhjetorin e 2017, muzeumi i Abu Dhabi njofton se vepra është e destinuar për koleksionet e saj dhe Bader emërohet Ministër Kulture i Arabisë Saudite. Është vërtet e pabesueshme ajo që një pikturë ka mundur të lëvizë nga pak stërlinat e 1958 tek “po”-ja e Kemp, ekspertit më të madh, nga rrestimi i një mashtruesi tek emërimi i një të fuqishmi arab si Ministër Kulture thuajse për t’i dhuruar një fron në botën e artit.

Debati lidhur me autorësinë nuk shuhet. Në reçensionin e ekspozitës në “New York Review of Books”, ish Drejtori i Warburg Institue kishte konkluduar dyshues për Salvator Mundi: edhe duke pasur parasysh gjendjen shumë të keqe të ruajtjes, është një kompozim mediokër dhe është e vështirë të besohet se Leonardo ka prodhuar diçka kaq të mërzitshme. Dhe nëse problemi i sferës me studimet kaliforniane duket se është zgjidhur, mbesin të pazgjidhura pikëpyetje të tjera. Në këtë pikturë enigmatike Krishti paraqitet si frontal dhe hieratik, ndërsa kritikët kujtojnë se spesori stilistik i Leonardo është aftësia për t’i kapur trupat në lëvizje.

Prej dëshpërimit, dikush dorëzohet, duke e zhvlerësuar artistin: figura e Leonardo “gjeni” është i gjithi një mit i ndërtuar në tavolinë nga Mussolini. Duket si fake news, si llafe rrugësh, por nuk është kështu. Praktikisht në vitin 1939, në Pallatin e Artit të Milanos, seli e Triennale, nga 9 maji deri më 30 shtator u hap Ekspozita e Leonardo da Vinci dhe e shpikjeve italiane. Ngjarje e madhe ekspozuese dhe historike, në të cilën u paraqitën shumë piktura, skica, kodikë dhe u ndërtuan për rastin modele të shumta makinash leonardeske, të nxjerra po nga skicat e tij. Pëlqehej ideja e vënies përballë e rezultateve të shkencës dhe të teknologjisë italiane. Domethënë dora e fashizmit ka ekzistuar vërtet!

Në mënyrë që të mos na mungojë asgjë duhet të ekzistonte edhe një pjesë politike për ta ngjyrosur ngjarjen marramendëse të Salvator Mundi dhe ekspozita e 1930 do të ketë kontribuar patjetër për ta bërë publik madhështinë e artistit, por sigurisht nuk i ka ndërtuar ndonjë mit. Leonardo Da Vinci ka qenë gjithmonë një mjeshtër i madh, qysh kur, ende stazhier, pikturonte ndonjë figurë në Pagëzimin e Krishtit të Verrocchio. Dhe, lidhur me stazhin, Nicholas Penny, Drejtori i National Gallery, në emailin e famshëm të 5 marsit 2008 për Martin Kemp, specifikonte: “Disa prej nesh mendojnë se mund të ketë pjesë të pikturuara nga dyqani”.

Vjen pastaj një rrjedhje e re: shtëpia e ankandeve Christie’s thekson se Salvator Mundi duket se është komisionuar nga Luigji i XII, Mbret i Francës, edhe pse nuk ka dokumenta ql e konfirmojnë. Pse të theksohet ky destinacion i veprës pa burime që mund ta mbështesin? Pse miliarderi rus ka dashur ta heqë qafe pikturën? Pse kaq shumë interes për një të tillë jo akoma e konsideruar autentike nga unanimiteti i historianëve të artit? Pse të shtyhesh që të derdhësh një shifër kozmike në një situatë kaq të paqartë? Duket se është kaluar vetëm 19 minuta nga çmimi bazë prej 100 milionësh në atë final prej 450 milionësh. Pse Louvre në një hapësirë kohore kaq të shkurtër ka njoftuar ekspozimin e pikturës në sallat e tij dhe më pas, duke mbajtur hundën me dorë, ka bërë një hap prapa?

Por, mbi të gjitha, çfarë fundi ka pasur Salvator Mundi? Dimë se muzeumi i Abu Dhabi do të duhej ta ekspozonte veprën në vjeshtën e 2018, por me një tweet të 3 shtatorit 2018 Ministria e Kulturës ka njoftuar se prezantimi i saj është shtyrë. Sot nuk dihet nëse dhe kur Salvator Mundi do ta shikojë dritën e diellit. Punonjës të muzeumit kanë lënë të kuptohet se nuk e dinë se ku ka përfunduar piktura.

Në këtë pikë, dy janë hipotezat e besueshme për zhdukjen e saj: e para është që muzeumi ka pasur dyshime lidhur me autenticitetin e saj. E dyta është që pronari ka vendosur ta mbakjë për vete veprën, e cila tani tani mund të gjendet e varur në murin e ndonjë prej pronave luksoze të tij. Disa më dashakeqës akoma sugjerojnë se zhdukja e vepërs është e lidhur me qëllimet për të mbytur efektin e një talljeje të ekzagjeruar: piktura më e shtrenjtë nuk është gjë tjetër veçse vepër e një piktori të vogël e të panjohur dhe se autoriteti i Kemp nuk e ka bindur aspak Louvre arab.

Disa kanë arritur të mendojnë se vetë Profesori Kemp është korruptuar dhe. Për pasojë, është prirur që të shprehet si i sigurtë për një atribuim fals. Por për çfarë qëllimi? Për të favorizuar kë? Të krijohet përshtypja se prpa kuintave dikush pë tërheq fijet e shumë marionetave dhe paradoksi është se të gjithë ne, spektatorë që pavullnetshëm ose jo, koleksionistë, tregtarë arti, drejtorë muzeumesh, historianë e kritikë, studiues apo turistë të thjeshtë, estetë dhe adhurues të së bukurës, kemi nevoj për të kuptuar diçka, për dikë që të na shpëtojë, domethënë pikërisht për një Salvator Mundi… që nuk ekziston.
(nga Storica)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Irani: Një vend ende i paformuar plotësisht

Një vend shumë civil me një histori të madhe që nuk arrin të gjejë një identitet të tijin dhe përfundon për t’u parë si kërcënim ndaj paqes. Çfarë i mungon që të futet në konsensusin e demokracive të mëdha? Dy ekspertë na e shpjegojnë duke ju përgjigjur dy pyetjeve të thjeshta.

Fuqia e huaj që i ka shkaktuar më shumë dëme sovranitetit iranian është pikërisht ajo diplomatikisht më e afërt me qeverinë aktuale të vendit: Rusia? Si e shpjegoni këtë kontradiktë?
Reforma dhe rritja e re ekonomike në Iran kanë kërkuar nivele të rinj çtensionimi dhe pajtimi kundrejt Perëndimit dhe është thelbësisht nga kjo që ka lindur dëshira bilaterale për të arritur marrëveshjen e 2015 lidhur me zhvillimin bërthamor të vendit (marrëveshje që parashikon impenjimin iranian për t’i vënë një fre kërkimit lidhur me bombën atomike në shkëmbim të heqjes së sanksioneve). Problemi është se shumë në establishmentin politik iranian nuk arrijnë ende ta pajtojnë këtë nevojë me frikën (në rast se nuk dëshirohet të quhet paranojë) ndaj idesë të një influence të Perëndimit ndaj Iranin dhe më shumë sesa të gjejnë një mënyrë për t’i riformuluar raportet preferojnë që të bëjnë obstruksionizëm. Në këtë natyrisht që, nga njëra anë, janë mbështetur nga interesat e Rusisë dhe, nga ana tjetër, prej “fajkojve” perëndimorë që duan të marrin në konsideratë asnjë hipotezë marrëveshjeje.

Frika nga influencat e huaja ka rrënjë të thella historike: për pothuajse dy shekuj Irani ka mbetur nën hijen gjithnjë e më shtypëse të fuqive europiane, me Rusinë që mëshonte nga veriu dhe Perandorinë Britanike që instalohej në Indi. Një situatë që për shumë aspekte thjesht pasqyronte lojërat e mëdha të forcës të shekullit të XIX, por efektet e së cilës u bënë akoma më të rëndë për shkak të rritjes eksponenciale të industrisë dhe fuqisë ushtarake në Europë, pse jo edhe të rënies paralele të forcë iraniane si pasojë e trazirave politike të shekullit të XVIII.

Kur në vitin 1892 Rusia futi në dorë territoret iraniane në Kaukaz, Irani e kishte humbur faktikisht statusin e tij prej fuqie në skenarin ndërkombëtar dhe për pjesën më të madhe të shekullit të mëpasëm ambiciet e tij politike dhe territoriale mbetën fuqimisht të kufizuara nga presioni britanik dhe ai rus. Bashkë me shtete të tjerë më të vegjël, u bë pjesë e “lojës” midis dy superfuqive rivale, e përshkruar mrekullisht nga Lordi Curzon në librin e tij “Persia dhe çështja perse”(1892) si «një skakierë me shumë gurë, në të cilën luhet për dominimin e botës». Por më vonë, në shekullin e XX, me tërhqejen e këtyre lojtarëve, Irani ka tentuar ta rifitojë statusin e tij fillestar të rëndësishëm.

Në perceptimin popullor iranian të dy protagonistët e ndërhyrjes së sotme janë bërë Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, sidomos prej përfshirjes së tyre në rrëzimin e Kryeministrit nacionalist Mohammad Mosaddeghnë vitin 1953. Duke filluar nga viti 1979, qeveritë e mëpasme janë kujdesur që populli të mos e harronte kurrë këtë episod traumatik dhe çdo herë që diçka shkon keq, në një farë mënyre Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Izraeli tregohen gjithmonë si përgjegjës.

Për shumë njerëz, revolucioni i vitit 1979 kundër Shahut properëndimor ka qenë e fundit e një serie tentativash me të cilat Irani synonte të rifillonte të vetëvendoste larg nga influenca e Perëndimit, tentativë që megjithatë ka dhënë rezultate me ulje ngritje në rastin më të mirë: vetë fakti që revolucioni ka vendosur një republikë islamike (domeëthënë një koncept politik në thelb perëndimor) mjafton i vetëm që të japë një masë të faktit sesa ishte e përhapur në vend prania e ideve perëndimore. Me të gjithë rezistencën e tij ndaj dominimeve të huaja, Irani i sotëm bart mbi shpinë këtë influencë në një formë shumë të dukshme e të prekshme dhe gjëja nuk duhet as të shkaktojë habi, nëqoftëse kihet parasysh se shumë intelektualë të vetë kësaj republike islamike janë arsimuar në Perëndim.

Për ironi të fatit, fuqia e huaj që i ka shkatuar më shumë dëme sovranitetit iranian është pikërisht ajo diplomatikisht më e afërt me qeverinë aktuale të vendit: Rusia.Që kjo e fundit të mbesë e imunizuar nga çdo ankesë publike është demonstrimi më i mirë i natyrës thelbësisht politike të historisë që Irani i rrëfen vetvetes.
(Ali Ansari është Docent i Historisë Iraniane pranë St. Andrews University në Skoci)

Mospajtimi nënvizon dështimin e Presidentit Hassan Rouhani për t’i dhënë vendit një sistem socio – ekonomik më egalitar, pse jo edhe të luftojë korrupsionin. Si shpjegohet?
Konkurrenca për dominimin e Iranit zien prej mijëra vitesh: ajo që asistojmë sot lshtë një betejë e lashtë për të përcaktuar domethënien globale të Persisë dhe të ardhmen e politikave iraniane. Përpjekjet aktuale për ta dmeokratizuar dhe pluralizuar Iranin janë ekstensioni i një serie konvulsionesh që vendit i është dashur të kalojë në historinë e vonshme të tij: revoltat e fundit të ‘800 kundër monopolit mbi tregtinë e duhanit të dhënë Britanisë së Madhe, revolucioni kushtetues i 1906–1907, grushti i shtetit i orkestruar nga CIA amerikane dhe MI6 britanike që përmbysi MohammadMosaddegh dhe revolucioni kundër Shahut në vitin 1979.

Midis sloganeve revolucionare kishte pavarësi, liri dhe “republikë islamike”: urdhërimet fillestare e revolucionit kishin të bënin tërësisht me të drejtat e të ashtuquajturëve të “shtypur”, gjë që shpjegon se pse mendjet më të mëdha të epokës (përfshi filozofin Michel Foucault) u magjepsën. Mendje që nuk gënjehen lehtësisht: kështu që duhej të kishte diçka të fuqishme në atë revolucion, për të vepruar në mënyrë të tillë që njerëzit të donin ta përqafonin me romanticizëm të tillë të sinqertë.

Por sot shumë iranianë kanë ndjesinë se këto objektiva kaq të lartë nuk janë transformuar në një kulturë politike mjaft të fortë e të diversifikuar sa të mund t’u përgjigjej nevojave të një popullsie me nivel të konsiderueshëm kulturor. Megjithatë, as demonstrimet më domethënëse pa revolucionit nuk janë konfiguruar si tentativa të drejtpërdrejta por ta përmbysur qeverinë: protestat me të fundit vinin më shumë se çdo gjë tjetër nga shtresa fshatare dhe punëtore të shoqërisë iraniane dhe kishin të bënin me çështje shumë praktike, në përgjithësi të natyrës ushqimore.

Forma mospajtimi që nuk janë përkthyer në lëvizje masive, por që sigurisht nënvizojnë dështimin e Presidentit Hassan Rouhani në tentativën për t’i dhënë vendit një sistem socio – ekonomik më egalitar, pse jo edhe luftimin e korrupsionit në të gjithë sektorët e jetës publike.

Për të kuptuar plotësisht Iranin, fillimisht duhet kuptuar rrugëtimi i historisë globale.Nëpërmjet poezisë, filozofisë, revolucioneve (nga dalja e islamit tek kryengritjet nacionaliste) populli iranian ka eksperimentuar shumë identitete të dhe shumë rrugë novatore të ndryshme. Megjithatë, asnjë prej shteteve moderne iraniane, para dhe pas revolucionit, nuk ka rritur t’i japë jetë një identiteti kombëtar të aftë që të absorbojë në tërësi mozaikun kompleks, të diversifikuar e të mrekullueshëm që përbën populli iranian. Pa pranimin e vendit që Irani zë në botë, çdo qeveri tenton që të kontrollojë vendin është e destinuar që t’i duhet të luftojë për të qëndruar në karrige.

E vërteta është se të jesh iranian do të thotë të marrësh pjesë në realitete që prekin Europën, Arabinë, islamin, hebraizmin, kristianizmin, Persinë, Azinë Lindore, zoroastrizmin, shiizmin, sunizmin dhe panturkizmin. Bëhet fjalë për koncepte të mëdhenj, të përtypshëm vetëm nëse i hiqet identitetit iranian shtresa e tij e rëndë ideologjike dhe përqëndrohet në një koncept të vetëm të thjeshtë: të qënit qytetar. Dhe është pikërisht për këtë që të drejtat e qytetarisë kanë qenë pika themelore e shumë demonstrimeve.

Në rast se qeveria iranian do të mund ta arrinte këtë qasje, bashkë me një koncept identiteti kombëtar sa më të hollë të mundshëm, rezultate si revoltat periodike dhe indoktrinimi më dhimbshëm psikotiko – nacionalist do të përfundonin duke u shmangur. Shumë iraniane vazhdojnë të besojnë se revolucioni i 1979 ka qenë hapja e rrugës që çon pikërisht drejt një konkluzioni të tillë.
(Arshin Adib – Moghaddam është Docent i Mendimit Global dhe i Filozofive të Krahasuara pranë London’s School of Oriental and African Studies)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kobe Bryant ishte i obsesionuar me helikopterin, e detyronte pilotin t’ia fikte motorrin në ajër

Kobe Bryant ishte prej kohësh në dashuri me helikopterin e tij, ai madje e përdori atë një herë për t’i bërë një rreng drejtorit të përgjithshëm të LA Lakers, Rob Pelinka, të cilin e frikësoi për vdekje.

Sikurse pat raportuar “LA Times” në vitin 2017, Kobe urdhëroi pilotin e tij të bënte manovra ushtarake me helikopterin, ndërkohë që menaxheri i përgjithshëm i LA Lakers, Rob Pelinka ishte në bord. Madje fiku edhe motorin e helikopterit ndërkohë që ishin ende në uturim në ajër.

“Po më kalonte jeta para syve. Për pak sa nuk pësova një atak në zemër. Ndërkohë, Kobe qëndronte i ulur përkrah meje, krejt i qetë dhe i përmbajtur”, rrëfen vetë Pelinka.

Zakonisht ish-superylli i LA Lakers e përdorte helikopterin për të udhëtuar për në ndeshjet që Los Angeles Lakers luanin në shtëpinë e tyre gjatë kohës kur ai ishte ende aktiv, madje një herë, në vitin 2012 ai e përdori atë për të transportuar një shokun e tij të ekipit, Steve Blake, për te takimi me doktorin.

Në një intervistë dhënë në 2009, Bryant pranonte se parapëlqente të udhëtonte me helikopter ato 49 milje deri në “Staples Center”, ku luante ndeshjet LA Lakers.

“Ndonjëherë ka disa gjëra që nuk mund t’i humbasësh. Si përshembull ndeshja e futbollit e vajzës time. Sepse po sikur të humbasë golin e saj të parë?”, deklaroi Kobe, që pranoi se nuk kishte drejtuar kurrë vetë helikopterin për në ndeshjet e vajzës.

Kobe Bryant 41 vjeç dhe vajza e tij Gianna 13 vjeç humbën jetën në aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kaliforni, teksa udhëtonin në bordin e helikopterit për në akademinë stërvitore.

Pampuri: Kryeministri dhe kryetarët e emëruar vijojnë të abuzojnë me fatkeqësitë e qytetarëve

Nga Orjola Pampuri

Asnje pergjigje nga shteti per banoret e pastrehe, per shkak te termetit te 26 nentorit. U bene dy muaj, nga dita qe termeti shkaterroi shtepite e tyre, por qe ate dite, shume prej tyre nuk kane nje strehe, disa vijojne te jetojne tek ndonje te aferm, disa te tjere ne cadra e te tjere, si familja Saraci, ne makine, ku sediljet e saj jane shnderruar ne dhoma gjumi. Kesaj menyre te jetuari mes nje veshtiresie te madhe, i shtohet dhe stresi se c’do behet me banesen e tyre.

Ju premtua bonusi i qerase, por kane marre ate te Janarit, por nuk kane marre akoma te dhjetorit, per te mos permendur faktin qe ai bonus nuk permbush nevojen per pagesen e qerase, e nga ana tjeter qindra familje kane aplikuar por ende nuk kane arritur te marrin asgje per shkak te burokracive apo keshillave e ideve don kishoteske, per te aplikuar on line nga cadra, apo nga makina.

Nga ana tjeter kjo ka nxitur shume familje t’i rikthehen banesave te tyre te shpallura te pabanueshme, cka rrezikon seriozisht jeten e tyre. Ne keto dite te ftohta, ku epidemite e virozat rrezikojne kedo, keta banore jane shumefish me te rrezikuar. Por shteti, kryeministri, kryetari ilegjitim i bashkise dhe bashkive respektive ku ka te prekur nga termeti, jo qe nuk bejne asgje, por vijojne sikur te mos kete ndodhur gje.

Vijojne te abuzojne me fatkeqesite, hallin e qytetareve dhe te te pamundurve te ketij vendi. Mjerimi nuk ka ze te larte, por ka revolte te hidhur. Shqiptare keta nuk jane ne krye te shtetit per ju, por per interesat e tyre. Le te numerojme ditet e tyre ne pushtet. Fundi i tyre, eshte afer. Vota juaj eshte vendimtare.

Mesi: Një gjeni na braktisi

Lionel Messi e ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen tragjike të legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant, duke thënë se një gjeni i vërtetë sapo e braktisi botën.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin, raporton Gazeta Express.
41-vjeçari, i cili i kaloi 20 vjet me ekipin e basketbollit në NBA Los Angles Lakers, humbi jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonte shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një kodër në Calabasas si pasojë e mjegullës.

Ylli argjentinas i Barcelonës, Messi, i cili njihej me Bryant nga reklamat që i bënin bashkë për kompanitë e mëdha botërore, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Nuk kam fjalë… me mendje jam me familjen dhe miqtë e Kobe. Ka qenë kënaqësi ta takoja atë dhe të kalonim kohë të këndshme së bashku. Një gjeni i vërtetë na braktisi”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.

Bryant dhe Messi kishin krijuar një miqësi vite më parë dhe argjentinasi i kishte uruar pensionim të këndshëm nga basketbolli atij më 2015.

Basha përkujton Holokaustin: Krenar për sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve…

Kryetari i PD, Lulzim Basha përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, tragjedinë që mori miliona jetë njerëzish.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson se, 7 janari përkujtohet me dhimbje për shfarosjen mizorisht të 6 milionë hebrenjve. Sipas tij, kjo ditë nuk duhet harruar kurrë, ndërsa shton se jemi krenarë për sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve.

Reagimi i kryetarit Basha

Sot me 27 Janar përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit. Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit. Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. #weremember

Artisti me famë botërore thirrje Ramës: Ik dhe merr me vete të gjithë zagarët…

Tenori me famë botërore, Agim Hushi, njëherësh ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, duke i sugjeruar të japë dorëheqjen dhe të largohet si zotëri.

Nga Agim HUSHI

I dashur Edi Rama!
Po ju drejtohem siç do të kishit dëshirë ju t’ju drejtoheshin të gjithë qytetarët e këtij vendi, kryeministrit të tyre!

Ju jeni kryeministri ynë dhe këtë s’e luan as topi! Jeni dhe – ndryshe nga ç’e thotë opozita – keni dhe merita e suksese te padiskutueshme në qeverisje! Por me sukseset e tua do të bashkëngjitej edhe dorëheqja juaj e parevokueshme!

Është e tmerrshme që mos ta keni kuptuar që shumica e popullit s’ju do apo mbase s’ju kupton!
Është e tmerrshme që mos ta kuptoni se po përdorni pushtetin dhe po e konsideroni Shqipërinë si pronën tuaj!

Mos e mendoni veten veç si objekt të opozitës!

Është e tmerrshme që shqiptarët të kenë një krye një llafollog që thotë gjithçka, por që s’thotë asgjë!

Të mos ju vijë keq dhe mos t’ju shkojë nëpër mend se përveç jush s’ka se kush t’i udhëheqë shqiptarët!

Të jesh i bindur se do të gjendet një njeri më i mirë se ju!

S’ju duan të rinjtë, studentët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, nënat!

Ju akuzojnë për vjedhës dhe vazhdoni të ruani me përpjekje pozitën e një të ndershmi të paprovuar nga drejtësia!

Si mund ta mbani pushtetin?!

Përzutë kombin dhe akoma s’po bindeni se ikja e popullit është një krim në duart tuaja?!
Ju jeni një kryeministër me disa arritje, por jo i mirë dhe më i miri!

S’keni faj edhe kur agravoheni se pushtetin e keni fituar me meritë dhe rrugë demokratike! Por jo si demokrat i vërtetë!

Ju mbani në këmbë një pushtet totalitar në thelb me vota 100% moniste!

Ikni si zotëri dhe çlirojeni popullin tuaj prej pushtetit monist!

Merr me vete se e ke forcën, të gjithë zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare!

Bëhu “Heroi i Kohës Sonë”!!! Bëhu i rrallë!

Dhe atëherë do të jesh vërtetë, do të jesh heroi ynë!

Si për fund, do t’ju thoja diçka: Kur flisni, nuk gaboni kurrë. Kur qeverisni, jeni e kundërta!

*Agim Hushi: Mjeshtër i Madh, “Nderi i Qytetit Kavajë’, Tenor, AMPA, kompozitor, shkrimtar, poet, ‘international author’.

Të moshuarit në Shqipëri, të braktisur e të vetmuar

Nënë Tereza thoshte se ‘Vetmia dhe ndjesia e të qenit të padëshiruar janë varfëria më e tmerrshme’. Kjo thënie thjesht ilustron atë që shumë mjekë shkencëtarë e konfirmuan më vonë:

Vetmia të mbyt
Një raport i ditëve të fundit ngre shqetësimin se vetmia ka një efekt shkatërrimtar ndaj shëndetit. Madje më shumë se mbipesha.

Lidhjet shoqërore ulin rrezikun e vdekjes
Studimet mbi rolin e vetmisë kanë arritur në konkluzionin se një jetë e pasur sociale ul me të paktën 50% rrezikun e vdekjes së parakohshme. Gjatë 5 viteve të fundit janë publikuar rreth 70 studime mbi vetminë dhe izolimin social tek 3.4 million njerëz.

Konkluzioni ishte se ndikimi negativ i këtyre tre faktorëve në shëndet ishte i barabartë ose më i madh se mbipesha. Mbipesha në vetvete është një epidemi globale që rrezikon jetët e mbi 2.5 miliardë njerëzve në mbarë botën.

Kjo epidemi i bën njerëzit më të prekshëm nga sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti e të tjerë dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me nivelet e larta të vdekshmërisë.

Situata në Shqipëri
Në Shqipëri, vetmia është kthyer në një mbyllje të ashpër sociale dhe një varfëri të madhe shpirtërore, sidomos për të moshuarit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik konfirmojnë se shumica e të moshuarve në Shqipëri vdesin jo vetëm nga sëmundjet kronike, por edhe nga braktisja.

Sipas ISHP-së të moshuarit në vend jetojnë të vetmuar. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilëson vetminë dhe braktisjen një lloj abuzimi dhe lënie pas dore. Të dhënat shkencore thonë se vetmia kronike pret kryesisht moshat mbi 45 vjeçare, por në Shqipëri po prek edhe grupmoshat e reja.

Kjo është konfirmuar pas shembujve që vijnë nga departamentet e pediatrisë në vende të ndryshme. Izolimi social, braktisja dhe vetmia janë ndër format më të ashpra të ndëshkimit që aplikohet tek fëmijë dhe të rritur duke krijuar kështu vatrën e një vetmie të madhe.

Kjo ndodh edhe në Shqipëri, ku shumë fëmijë abuzohen dhe ndëshkohen duke u detyruar të shkëpusin kontakte për arsye nga më të ndryshmet përfshirë varfërinë dhe emigracionin.

Të Jetuarit Vetëm
Institucionet shqiptare nuk kanë publikuar të dhëna të sakta mbi numrin e banorëve që jetojnë vetëm. Megjithatë ekspertët mendojnë se shumica e grupmoshës 45 vjeç që janë të vetmuar ose jetojnë vetëm banojnë në zonat rurale.

Psikologë të ndryshëm të kontaktuar nga AgroWeb.org konfirmojnë se vetmia është rritur ndjeshëm në Shqipëri edhe mes grupmosha më të reja.

Divorcet në rritje
Instituti i Statistikave vëren se divorcet janë shënuar një rritje drastike që nga viti 2001 duke arritur në 31 divorce për 100 martesa.

Lindshmëria
Nga ana tjetër, lindshmëria në vend ka rënë në nivelin më të ulët në 100 vitet e fundit.
Instituti i Statistikave thotë se në vitin 2016, u regjistrua niveli më i ulët të lindjeve në 31,733.

Shkaktarët e vetmisë
Sipas shkencëtarëve, niveli i lindshmërisë, qasjet negative ndaj martesës dhe rritja e divorceve janë ndër shkaktarët e kësaj të keqeje të madhe të shoqërisë. AgroWeb.org nuk ka shifra të sakta për dimensionet e vetmisë në Shqipëri.Ekspertët nga ana tjetër besojnë se numri i njerëzve që jetojnë në vetmi apo janë të vetmuar po rritet.

Mjafton t’i hedhësh në sy të shpejtë bareve, restoranteve, shkollave, institucioneve që të kuptosh se njerëzit janë të vetmuar edhe në shoqërinë e të tjerëve. Përqendrimi është më i lartë në lidhjet me televizorin, kompjuterin, tabletin, celularin dhe izolimi social është i frikshëm.

Këto mjete të përditshmërisë sonë krijojnë iluzionin se njeriu ia del të jetojë i vetëm, por shkencëtarët thonë se jo. Vetmia është e rrezikshme sepse i çel rrugën depresionit, ankthit kronik madje dhe vetvrasjes.

Njerëzit duhet të mësohen të krijojnë aftësi më të mëdha sociale dhe të krijojnë kontakte njerëzore më të forta. Vetmia nuk kurohet as duke lexuar këtë artikull për vetminë. Megjithatë si fillim mund ta hiqni telefonin nga dora.

Më pas përpiquni ngadalë të rimëkëmbni lidhjet shoqërore me njerëzit. Në këtë mënyrë, do të shpëtoni një jetë ose më shumë