23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Tjetër plagosje në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sot në Tiranë, ku një 24-vjeçare ka dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj. Për pasojë kjo e fundit është plagosur dhe ndodhet në spital.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasja me inicialet A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.

Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

I mbaruan lekët! Rritet me 75% çmimi i ujit!

Ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve që mbështeten prej vitesh nga buxheti i shtetit për shkak të performancës së tyre negative financiare parashikohet që në vitet e ardhshme bashkë me masat e mirëmenaxhimin të aplikojnë edhe tarifa më të shtrenjta ndaj konsumatorëve.

Një strategji kombëtare për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve 2020-2030 e nxjerrë nga qeveria për konsultim argumenton se shumica e ndërmarrjeve nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre ndërkohë që kjo mund të përmirësohet me rishikimin e çmimit të ujit. Sipas strategjisë përballueshmëria për një rritje të tarifave mbetet ende e lartë çka do të thotë që se ende hapësirë për t’i rritur. Për këtë si referencë shërben një studim i vitit 2015 ku thuhet se fatura e ujit zë mesatarisht 2.2 për qind të shpenzimeve në një familje shqiptare nga 5 që është tavani i vendosur.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme: Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto; politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta”, thuhet në dokument.

Strategjia parashikon një rritje prej 75% të tarifës së ujit nga viti 2019 deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive UK.

“Sidoqoftë, rritja mesatare e tarifave nuk e prek çështjen reale të përballueshmërisë pasi tarifa mbetet nën pragun e përballueshmërisë (vija e kuqe) gjatë gjithë periudhës, madje mbetet e tillë edhe për 10% e popullsisë me të ardhura më të ulta (vija e zezë). Për më tepër, tarifa mesatare (vija blu) mbetet tre herë më e ulët se pragu i përballueshmërisë, duke theksuar se ka ende hapësirë për të rritur tarifat me qëllim përmirësimin e performancës financiare të shoqërive, pa shkaktuar probleme të përballueshmërisë. Kështu që, tarifat mund të bëhen një burim financimi i rëndësishëm për sektorin në të ardhmen dhe të mbështesin zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Sektorit UK”, vlerëson dokumenti i qeverisë. /Monitor.al

Diplomacia ndryshe e Grenell për Kosovën

Nga Enver Bytyçi

Përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vizitoi Kosovën dhe sot është për vizitë në Serbi. Ai ka shpalosur disa nga detajet e platformës amerikane për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb dhe është takuar me aktorë të shumtë të politikës në Prishtinë e sot në Beograd. Dhe nga gjithë kjo diplomaci duket qartë se SHBA-të kanë vendosur të kyçen fort në procesin e vendosjes përfundimtare të paqes në rajon.

Grenell nuk foli në Prishtinë as për kufijtë, as për Jugosllavinë e Re, as për minishengenin, iniciativa këto të promovuara me aq bujë nga kryeministri shqiptar. Ai shfaqi një diplomaci ndryshe gjatë qëndrimit të tij në të dy vendet në konflikt. Cilat ishin disa nga specifikat e kësaj diplomacie?

Së pari, diplomati amerikan ka dhënë të kuptojë se SHBA-të do ta drejtojnë vetëm lokomotivën e paqes në rajon. E vërteta është se lufta në Kosovë, bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, çlirimi i vendit janë kryesisht vepër e amerikanëve. Nëse do pritej konsensusi evropian, si atëherë edhe sot, Kosova dhe rajoni nuk do të gjenin e nuk do të gjejnë paqe. Kjo thjesht se Europës i mungon kohezioni dhe konsensusi në politikat e sigurisë e ato të jashtme. Secili vend ruan pavarësinë e tij diplomatike e për pasojë prej 12 vitesh BE nuk ka mundur t’i bindë Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë që ta njohin Kosovën. Ndaj ndërhyrja amerikane sjell më shumë shpresë, më shumë rezultat. Megjithatë kjo specifikë vlen për diplomacinë amerikane në përgjithësi.

Së dyti, diplomacia Grenell ndryshon nga diplomacia e mëparshme amerikane si dhe nga ajo europiane për faktin se niset nga premisa ekonomike dhe e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës e të Serbisë, si dhe të të gjithë rajonit, si kusht për zgjidhjet politike. Zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies shihen si kushti themelor që politika të bëhet më e arsyeshme dhe t’u japë fund konflikteve të krijuara. Por kjo premisë kërkon kohë. Megjithatë iniciativat konkrete për investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë mund të sfumojnë politizimin e dialogut.

Depolitizimi i dialogut rrit shanset e Kosovës për sukses diplomatik, sepse në këtë rast fiton arsyeja, logjika e gjësë dhe jo forca e diplomacisë dhe politikave diversioniste e kërcënuese serbe. Kjo do të çojë në krijimin e konceptit qytetar të shtetit dhe do tëzbusë pasionet dhe idiomat nacionaliste, nga të cilat vuan Serbia shumë më tepër sesa Kosova. Nacionalizmi serb është shkaku i stanjacionit në zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve. Zbutje e politikës do të thotë zbutje e toneve nacionaliste. Edhe në këtë rast peshorja e avantazheve anon nga Prishtina.

Së treti, Richard Grenell ka kërkuar sërishmi të hiqet taksa Haradinaj ndaj mallrave serbe. Por për herë të parë ka artikuluar në Beograd se heqja e taksës do të duhet të ndodhë njëherësh me heqjen dorë nga ana e Serbisë për ta penguar pavarësinë e Kosovës dhe për të lobuar kundër saj. Po të kemi parasysh kërcënimin e para dy javëve të kryeministres Brnabiq, sipas së cilës shteti i Kosovës do të jetë i shpërbërë vitin tjetër, ky kusht është përsëri në favor të Kosovës. Në fund të fundit taksa u vendos menjëherë pasi Beogradi ushtroi metoda të pandershme për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Madje qeveria në Prishtinë e artikuloi aso kohe këtë akt si një ndër arsyet kryesore për vendosjen e taksës. Edhe qëllimi i zvarritjes së dialogut nga ana e Beogradit ka për qëllim lobimin dhe korruptimin e vendeve të ndryshme për tërheqjen e njohjeve. Heqja dorë e Serbisë nga zhbërja e pavarësisë është në një farë mënyre njohje e saj.

Së katërti, emisari i presidentit Trump kërkoi nga palët që procesi i dialogut të fillojë e të përfundojë shpejt. Kjo do të thotë se administrata Trump është në kërkim të një suksesi diplomatik të dukshëm, me qëllim që kjo të shërbejë si dëshmi për zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Kjo kërkon gjithashtu që ky sukses të ishte i tillë vetëm me përmbylljen e shtetësisë së Kosovës dhe vendosjen e paqes në rajon. Sepse vetëm përmbyllja e shtetësisë së saj do të konsiderohej sukses. Ndaj dhe kërkesa për ritëm të shpejtë mbetet avantazh për Kosovën.

Së pesti, Grenell erdhi në Prishtinë për të nxit përmbylljen e procesit të formimit të qeverisë. Ai takoi të dy palët në bisedime, Vetëvendosjen dhe LDK-në, si dhe deklaroi se nuk përbën pengesë për SHBA-të që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit. Njëkohësisht e paralajmëroi në një farë mënyre Thaçin, kur tha se edhe në vendet me demokraci të zhvilluar qeveritë krijohen në një hark kohor të gjatë. Kjo sepse Thaçi e kishte vënë Kurtin para alternativës: Ose formo qeverinë, ose të çmandatova!

Ngado që ta shohësh, vizita e Richard Grenell në Prishtinë dhe Beograd, do të duhej të shihej si një sinjal shumë pozitiv për zhvillimet në Kosovë, në Serbi dhe në gjithë rajonin.

Korrupsioni Rilindas po e kalb atdheun!

Nga Qamil Gjyrezi

Titullin për këtë opinion e mora nga një deklaratë e Liderit demokrat Lulzim Basha, pas publikimit të raportit të Transparency International për Shqipërinë.

Është e vërtetë që korrupsioni i kësaj qeverie po e kalb atdheun. E shkruajta këtë reagim, mbasi Basha me shumë vend përmend atdheun, për të treguar realisht se po kalbet Shqipëria, vendi, atdheu ku kemi lerë dhe jemi rritur. Atdheu ku kanë lerë stërgjyshërit tanë dhe janë rritur në këtë vend në shekuj.

Në atdheun tonë edhe në periudhën e perandorisë osmane, mbas 1912, në kohën e Zogut, në kohën e Italisë, edhe në diktaturë, mbas viteve 90-të ka patur korrupsion, që gadi e rrënoi Shqipërinë.

Por korrusioni i qeverisë së Edi Ramës, me një model post-modern kurruptiv (ku të mbyllen të gjitha shtigjet) , po e denigron dhe po e kalb Shqipërinë.

Këta terma, gjuha politike që përdor Basha tregojnë realisht, pa lustër se në cfarë situate ndodhet Shqipëria, nga qeverisja e socialistëve radikalë rilindas.

Lulzim Basha me shumë vend i drejtohet njerëzve me këtë gjuhë për të “trokitur” thellë në mendjen dhe zemrën e cdo shqiptari, të djathë dhe të majtë për situatën politike dhe ekonomike ku ndodhe atdheu i rrënuar në cdo cep të tij.

Gjatë protesave Lulzim Basha me anë të gjuhës së muzikës këndoi me zemër Himnin Kombëtar dhe tashti me shumë vend i drejtohet shqiptarëve me këtë retorikë, me gjuhën e folur.

Edhe me termin “Shqipëria e para” Basha i bën thirrje të gjithëve, kryesisht të rinjve dhe klasës politike të vënë “Atdheun të parin”, natyrisht të integruar në B.E. dhe pjesë e institucioneve euro-atlantike.

Së pari korrupsioni galopant shkatërron atdheun dhe njerëzit që jetojnë në këtë vend, kryesisht të rinjtë.

Së dyti korrupsioni, kthehet në formë të menduari, fiton imunitet patologjik, që nuk ka institucion ose ilac për ta shëruar.

Është e vërtetë që Shqipëria po pëson pëkeqësim dramatik të gjendjes së korrupsionit rilindas.
Është shumë e vërtetë, që qeverisja Rama po na con drejt një degradimi të skajshëm dhe drejt një realiteti të hidhur, që nëse nuk ndalohet rreptësisht sot, më vonë do të jetë gadi i “pashërueshëm”.

Politika e keqe dhe korruptive e Rilindjes, ndikon për krijimin e një shoqërie që vuan, shoqëri patologjike dhe një vendi që i ka rënë një sëmundje e cila duhet të kurohet me një “operacion politik” të shpejtë në të gjitha planet.

Kërkesa për zgjedhje të lira dhe të pakontestuara nga palët e P.D.-së, opozitës dhe një qeverisje e përgjegjshme, mund ta shpëtojë Shqipërinë, atdheun tonë nga kalbja.

Dy tragjeditë e Kurbinit

Nga Enkelejda RICA

Mëngjesi i 26 Nëntorit solli në shtëpitë e shqiptarëve tragjedinë më të madhe natyrore që pas kohëve ku mendja e njeriut mund të memorizojë. Tërmeti i 26 Nëntorit erdhi si “demon” në errësirën e natës dhe terrorizoi e shkatërroi Shqiptarët.

Dhimbja dhe lotët nuk u thanë nga sytë për ditë e ditë me radhë, ku e vetmja gjë që mund të bënim ishte të numeronim të vdekurit e ku fati buzëqeshte numeronim edhe të gjallët e shpëtuar. Gjithçka rrodhi shpejt dhe solidarizmi bëri që dhimbja momentale të lehtësohej.Por pas këtij tërmeti një më i madh ishte shkatuar muaj më parë, por banorët e Kurbinit nuk e kishin ditur, thjesht ky tërmet zbuloi edhe ata paraardhes.

Tërmeti i rrezikshëm para 26 Nëntorit ishte ai i emërimit në krye të bashkisë Kurbin të një mediokrie për të mos thënë një injorante. Asnjë përçapje për ndihma, madje asnjë deklaratë, asnjë vizitë nëpër shtëpitë e dëmtuara përveç ndonjë xhiroje nën tytën e kamerave dhe aparateve fotografik, asnjë fjalë e ngrohtë për njerëzit që fatkeqësia i kish kapluar. Dhe pyetja ngrihet normalisht: Për çfare je në krye të asaj bashkie moj vajzë ?!

Nuk mjafton kostumi i bukur dhe shoferi me makinën lukzoze që të jesh kryetare bashkie. E nëse je e tillë. A ndihesh e tillë?! A ndihesh e tillë kur qytetarët e tu të gjithçka shkatërruar nuk kanë një derë për të trokitur. Nuk dinë se kur do te marrin bonusin e qerasë.

Nuk dinë se kur do të marrin shperblimet apo banesat e reja. Nuk dinë kur do të marrin një çader më të mirë , ca rroba më të mira, ca ushqime më shumë në këtë dimër të ftohtë të cilin poshtë-vithet e tua nuk e ndihejnë se nuk e lejon kondicioneri i zyrës dhe makinës. Unë nuk kam shpresë se ju do t’ju dilni për zot qyetetarëve kurbinas. Aspak.

Por ndërgjegjësohu dhe mundohu të bësh diçka qoftë edhe me mediokritetin që të karakterizon. Në të kundërt largohu. Largohu se edhe 5 apo 6 muaj më shumë nuk do të ndikojnë asgjë pozitivisht përveçese do të rrisin namin e keq dhe do të lënë qytetarët tanë në mëshirë të fatit. Ata do ta kalojnë edhe këtë hall me njerëzit që u kanë ndenjur pranë , i kane ndihmuar dhe u janë përgjigjur çdo natë e ditë. I dinë vetë qytetarët Kurbinas se cilët janë ata.

Banorët e Shijakut në protestë, bllokojnë segmentin Durrës-Shijak

Banorët e Xhafzotaj në Shijak mëngjesin e kësaj të shtune janë ngritur në protesta për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Informacionet bëjnë me dije se dhjetëra protestues kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve.

Në shenjë revolte banorët protetsues kanë vendosur kazanët e plehrave në mes të rrugës duke mos lejuar makinat të kalojnë.

Ngushëllime, lutje dhe solidaritet! Basha mesazh pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani 21 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa.

Postimi I kryetarit Basha në Twitter

Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë.

Virusi vdekjeprurës mbërrin në Shtetet e Bashkuara

Një pacient i dytë amerikan me koronavirus është identifikuar të premten, sipas zyrtatëve të shëndetësisë.

Një grua nga Çikago e shtetit Illinoi u kthye me 13 janar nga qyteti Wuhan i Kinës por nuk kishte simptoma të sëmundjes akute të frymëmarrjes. Disa ditë më vonë ajo i telefonoi mjekut se ndihej e sëmurë. Ëuhan, kryeqyteti i provincës kineze Hubei, është vendi ku besohet se e ka origjinën virusi vdekjeprurës.

Gruaja 60 vjeçare ndodhet në gjendje të mirë në spital nën mbikëqyrje për kontrollin e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes, tha Dr. Allison Arwady, komisionere e shëndetit publik të Çikagos. Individët që kanë patur kontakte të ngushta me pacienten po mbahen në vëzhgim.

Shtetet e Bashkuara njoftuan rastin e parë të martën në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetit atje thanë se një burrë i cili u kthye në Siatëll nga qyteti Ëuhan javën e kaluar ndodhet në spital në gjendje të mirë por ka pneumoni.

Autoritetet mjekësore thonë se ka gjasa që edhe raste të tjera do të indentifikohen së shpejti sepse virusi ka një periudhë dy-javore për tu shfaqur.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se më shumë se dy mijë udhëtarë janë skanuar në aeroportet amerikane dhe se 63 pacientë në 22 shtete po testohen. Ndër ata që po testohen, deri tani 11 prej tyre janë gjetur se nuk janë të prekur nga koronavirusi.

Të paktën 10 qytete me afro 33 milion banorë janë izoluar nga pjesa tjetër e Kinës.

Soros mbështet rivalen e Biden tek demokratët si kandidate për Presidente dhe sulmon Trump

Nga: JOSHUA CAPLAN

Miliarderi i krahut të majtë George Soros paralajmëroi se zgjedhjet e vitit 2020 do të përcaktojnë “fatin e botës” dhe ka fshikulluar Presidentin Donald Trump gjatë një eventi në një darkë private në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Soros, themeluesi 89-vjeçar i organizatës progresiste të mbrojtjes së Fondacioneve te Shoqërisë së Hapur, akuzoi presidentin se ishte një ” batakçi” dhe nje “narcizist” që dëshiron që bota të “sillet rreth tij”, sipas CNBC.

“Kur fantazia e tij për t’u bërë president u bë realitet”, egoja e tij u ngrit, tha Soros, duke shtuar: “Kjo e ka shndërruar narcizmin e tij në një sëmundje malinje.”

Soros, i cili duhet të mbeshtesë një kandidat Demokrat të vitit 2020, atëherë tha se zgjedhjet e këtij viti do të vendosin “fatin e botës”, raporton CNBC. Në tetor, miliarderi argumentoi se pretendentja e Shtëpisë së Bardhë Sen. Elizabeth Warren (D-MA) është “më e kualifikuara për të qenë presidente”, por ndaloi të hidhte zyrtarisht mbështetjen e tij pas saj.

Kjo, natyrisht, nuk është hera e parë që menaxheri i fondit mbrojtës ka marrë ne shenjester Presidentin Trump në Forumin Ekonomik Botëror. Vitin e kaluar, Soros kritikoi stilin e negociatave të presidentit kundër Kinës, e cila arriti kulmin në nënshkrimin e një marrëveshje tregtare te fazes se parë të mërkurën e kaluar.

“Për fat të keq, Presidenti Trump duket se po ndjek një kurs tjetër: Ti bëje lëshime Kinës dhe te deklaroje fitoren ndërsa rinovon sulmet e tij ndaj aleatëve amerikanë,” tha Soros në atë kohë. “Kjo mund të dëmtojë objektivin e politikës amerikane për të frenuar abuzimet dhe teprimet e Kinës.”

Në eventin e këtij viti, Soros gjithashtu ka kritikuar ashpër drejtuesin e Partisë Komuniste Kineze Xi Jinping për përdorimin nga ana e qeverisë së tij të një sistemi totalitar të pikëve të vlerësimit të krediteve sociale për qytetarët kinezë. Xi po përdor “inteligjencën artificiale për të pasur kontroll të plotë mbi njerëzit e tij,” paralajmëroi Soros. Ai gjithashtu ka reflektuar mbi faktin se presidenti i Kinës po “përpiqet të shfrytëzojë” Presidentin Trump në tregti.

Këto vërejtje pasojnë fjalimin e Presidentit Trump përpara Forumit Ekonomik Botëror, në të cilin ai mbrojti politikat e tij ekonomike të Amerika e Para si një model për prosperitetin global.

“Detyra më e lartë e një kombi është për qytetarët e vet,” u tha presidentëve të pranishëm. “Nderimi i kësaj të vërtete është mënyra e vetme për të ndërtuar besimin dhe konfidencen në sistemin e tregut. Vetëm kur qeveritë vendosin njerëzit e tyre të parët, njerëzit do të investohen plotësisht në të ardhmen e tyre kombëtare. ”

“Një axhendë pro-punëtore, pro- qytetare, pro-familje tregon se si një komb mund të lulëzojë kur bashkësitë, kompanitë e tij, qeveria e tij punojnë së bashku për të mirën e të gjithë kombit,” shtoi ai.

Presidenti Trump përdori gjithashtu fjalimin për të hedhur poshtë alarmizmin mbi klimën,qe u përhap shumë gjatë ngjarjes së këtij viti, pjesërisht për shkak të pjesëmarrjes së aktivistes për klimën, adoleshentes Greta Thunberg.

“Këta alarmantë gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë – fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë,” deklaroi presidenti. “Ne jemi të përkushtuar të ruajmë madhështinë e krijimit të Zotit dhe bukurinë natyrore të botës sonë.”

Diplomacia ndryshe e Përfaqësuesit special të Trump për Kosovën

Enver Bytyçi

Përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vizitoi Kosovën dhe sot është për vizitë në Serbi.

Ai ka shpalosur disa nga detajet e platformës amerikane për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb dhe është takuar me aktorë të shumtë të politikës në Prishtinë e sot në Beograd. Dhe nga gjithë kjo diplomaci duket qartë se SHBA-të kanë vendosur të kyçen fort në procesin e vendosjes përfundimtare të paqes në rajon.

Grenell nuk foli në Prishtinë as për kufijtë, as për Jugosllavinë e Re, as për minishengenin, iniciativa këto të promovuara me aq bujë nga kryeministri shqiptar. Ai shfaqi një diplomaci ndryshe gjatë qëndrimit të tij në të dy vendet në konflikt. Cilat ishin disa nga specifikat e kësaj diplomacie?

Së pari, diplomati amerikan ka dhënë të kuptojë se SHBA-të do ta drejtojnë vetëm lokomotivën e paqes në rajon. E vërteta është se lufta në Kosovë, bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, çlirimi i vendit janë kryesisht vepër e amerikanëve.

Nëse do pritej konsensusi evropian, si atëherë edhe sot, Kosova dhe rajoni nuk do të gjenin e nuk do të gjejnë paqe. Kjo thjesht se Europës i mungon kohezioni dhe konsensusi në politikat e sigurisë e ato të jashtme.

Secili vend ruan pavarësinë e tij diplomatike e për pasojë prej 12 vitesh BE nuk ka mundur t’i bindë Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë që ta njohin Kosovën. Ndaj ndërhyrja amerikane sjell më shumë shpresë, më shumë rezultat. Megjithatë kjo specifikë vlen për diplomacinë amerikane në përgjithësi.

Së dyti, diplomacia Grenell ndryshon nga diplomacia e mëparshme amerikane si dhe nga ajo europiane për faktin se niset nga premisa ekonomike dhe e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës e të Serbisë, si dhe të të gjithë rajonit, si kusht për zgjidhjet politike.

Zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies shihen si kushti themelor që politika të bëhet më e arsyeshme dhe t’u japë fund konflikteve të krijuara. Por kjo premisë kërkon kohë. Megjithatë iniciativat konkrete për investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë mund të sfumojnë politizimin e dialogut.

Depolitizimi i dialogut rrit shanset e Kosovës për sukses diplomatik, sepse në këtë rast fiton arsyeja, logjika e gjësë dhe jo forca e diplomacisë dhe politikave diversioniste e kërcënuese serbe. Kjo do të çojë në krijimin e konceptit qytetar të shtetit dhe do tëzbusë pasionet dhe idiomat nacionaliste, nga të cilat vuan Serbia shumë më tepër sesa Kosova.

Nacionalizmi serb është shkaku i stanjacionit në zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve. Zbutje e politikës do të thotë zbutje e toneve nacionaliste. Edhe në këtë rast peshorja e avantazheve anon nga Prishtina.

Së treti, Richard Grenell ka kërkuar sërishmi të hiqet taksa Haradinaj ndaj mallrave serbe. Por për herë të parë ka artikuluar në Beograd se heqja e taksës do të duhet të ndodhë njëherësh me heqjen dorë nga ana e Serbisë për ta penguar pavarësinë e Kosovës dhe për të lobuar kundër saj.

Po të kemi parasysh kërcënimin e para dy javëve të kryeministres Brnabiq, sipas së cilës shteti i Kosovës do të jetë i shpërbërë vitin tjetër, ky kusht është përsëri në favor të Kosovës. Në fund të fundit taksa u vendos menjëherë pasi Beogradi ushtroi metoda të pandershme për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Madje qeveria në Prishtinë e artikuloi aso kohe këtë akt si një ndër arsyet kryesore për vendosjen e taksës. Edhe qëllimi i zvarritjes së dialogut nga ana e Beogradit ka për qëllim lobimin dhe korruptimin e vendeve të ndryshme për tërheqjen e njohjeve. Heqja dorë e Serbisë nga zhbërja e pavarësisë është në një farë mënyre njohje e saj.

Së katërti, emisari i presidentit Trump kërkoi nga palët që procesi i dialogut të fillojë e të përfundojë shpejt. Kjo do të thotë se administrata Trump është në kërkim të një suksesi diplomatik të dukshëm, me qëllim që kjo të shërbejë si dëshmi për zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Kjo kërkon gjithashtu që ky sukses të ishte i tillë vetëm me përmbylljen e shtetësisë së Kosovës dhe vendosjen e paqes në rajon. Sepse vetëm përmbyllja e shtetësisë së saj do të konsiderohej sukses. Ndaj dhe kërkesa për ritëm të shpejtë mbetet avantazh për Kosovën.

Së pesti, Grenell erdhi në Prishtinë për të nxit përmbylljen e procesit të formimit të qeverisë. Ai takoi të dy palët në bisedime, Vetëvendosjen dhe LDK-në, si dhe deklaroi se nuk përbën pengesë për SHBA-të që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit.
Njëkohësisht e paralajmëroi në një farë mënyre Thaçin, kur tha se edhe në vendet me demokraci të zhvilluar qeveritë krijohen në një hark kohor të gjatë.

Kjo sepse Thaçi e kishte vënë Kurtin para alternativës: Ose formo qeverinë, ose të çmandatova!
Ngado që ta shohësh, vizita e Richard Grenell në Prishtinë dhe Beograd, do të duhej të shihej si një sinjal shumë pozitiv për zhvillimet në Kosovë, në Serbi dhe në gjithë rajonin.