19.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Maj, 2025

Basha: Me çdo mjet e formë demokratike për zgjedhje të lira dhe të parakohshme

Kryetari i opozitës, Basha ka shpalosur objeksionin e opozitës për zgjedhje të parakohëshme dhe të lira. Basha ka deklaruar se ky është qëllimi kryesor i opozitës që do të arrihet përmes çdo mjeti dhe forme demokratike.

Bash tha se reforma zgjedhore, prioriteti numër 1. “Të mos humbin shansin me Europën. Së pari, nuk duhet humbur asnjë moment për të përmbushur kushtet e Bundestagut, që janë e vetmja rrugë për të hapur negociatat, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE. Është e vetmja rrugë për të thithur fonde nga BE dhe për t’i mirëadminsitruar ato në drejtim të nevojave akute, siç janë ato të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në drejtim të bujqsisë në drejtim të biznesit, në drejtim të shëndetësisë, të arsimit dhe kudo tjetër. Gjate ditës së djeshme, siç e dini, kam patur takime në Itali dhe më bëri përshtypje një fakt.

Vetëm Rumania, si vend anëtar, përfiton fonde të drejtpërdrejta nga BE, 3 herë sa buxheti i Shqipërisë. Për pagatishmërinë, për mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për zhytjen e vendit në krim dhe korrupsion, kjo qeveri dhe ky kryeministër po na mban larg Europës.

Kjo nuk është vetëm një fjalë goje, këto janë miliona euro që i humb Shqipëria ditë për ditë, para që taksapaguesit europianë, ua japin vendeve si tonat për të përafëruar edhe më shumë ekonominë, shëndetësinë, arsimin me standardet europiane.

Dje, drejtuesit më të lartë europianë, Kryetarja e Komisionit Europian, kryeministri kroat, në emër të Presidencës së BE-së, kanë shprehur edhe një herë vullnetin e tyre për të hapur negociatat.

Në komunikimin tim me ta, të dy personalitete të PPE, ma kanë konfirmuar këtë, në mënyrë, të vazhdueshme dhe jam i lumtur që dje e kanë konfirmuar publikisht, ky është qendrimi PPE, i partisë tonë i PD.

Ne nuk duhet ta humbim këtë shans të madh për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së shkatërruar shqiptare, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe çdo sektori tjteër. Ky është një vit shumë i rëndësishëm, kemi 2 vende mike që marrin presdencën, Kroacia këto 6 muaj dhe Gjermania 6 mujorin e dytë.

Prandaj, prioriteti numëri 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garamci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Zgjedhjet në PS, goditet zyrtari i “Rilindjes” (Foto)

Një zyrtar i PS në Peqin është dhunuar me mjete të forta nga tre persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë zgjedhjeve për kreun e PS në Peqin. I plagosur mbeti Bilal Hasa, kreu i njësisë administrative Gjocaj.

Hasa është qëlluar me shkelma dhe sende të forta nga disa persona, të cilët dyshoheshin se njiheshin më herët mes tyre, por janë edhe kushërinj me kryetarin e zgjedhur Madrid Sula.

Gjatë zgjedhjeve për kreun e PS në Peqin, i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla. Hasa dyshohet se është konfliktuar pasi kundërshtonte mënyrën e zgjedhjeve.

NJOFTIMI

Goditën me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shpallen në kërkim 4 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.

Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin B. H., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Veliaj, 273 milion lekë nga taksat tona vetëm për udhëtime jashtë shtetit, Zhupa publikon dokumentat

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar dokumentat ku shikohet se si Veliaj dhe njerëzit e afërt rreth tij në vitin 2019 kanë harxhuar 273 milion lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit.

Zhupa shkruan në një postim në Facebook se, Veliaj që del çdo ditë në tv sikur është në Tiranë, biles edhe në muajn e pushimeve verore, udhëton me shumë edhe se institucioni i Presidentit të Republikës që është institucioni që duhet të na përfaqesoj jashtë vendit!

Postimi i plotë i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa

Bashkia e Veliajt ka harxhuar 273 milion lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019! Rreth 19 mijë euro çdo muaj shpenzime!

Ja ku kanë shkuar paratë tona për 2019, tek udhëtimet e Veliajt dhe të tijëve nëpër botë. Pa llogaritur këtu faturat nga 900 euro nata që ja u paguajnë oligarkët që marrin tenderat në bashki.

Për udhëtime jashtë shtetit kanë harxhuar: Më shumë para sesa parashikohen për projektet për rininë në 2020- vetëm 150 milion lekë. Më shumë para sesa parashikohen për projektet për gratë në 2020- vetëm 100 milion lekë. Më shumë para sesa parashikohen për qytetarët me sëmundje apo paaftësi- vetëm 156 milion lekë!

Veliaj që del çdo ditë në tv sikur është në Tiranë, biles edhe në muajn e pushimeve verore, udhëton me shumë edhe se institucioni i Presidentit të Republikës që është institucioni që duhet të na përfaqesoj jashtë vendit!

Po a ju kemi parë hajrin këtu udhëtimeve? A kemi marr fonde, financime për Tiranën? A ka donacione apo ekspertizë për Tiranën? Asgjë nga këto, ne kemi parë vetëm çmime imagjinare nëpër botë dhe që shoqërohen vetëm me buzëqeshje video selfie qe bën kryetari i emëruar i bashkisë Tiranë.

Media spanjolle: Barcelona i ofron Xavit stolin e trajnerit

Media spanjolle, RAC1, raporton se zyrtarët e Barcelonës, Eric Abidal dhe Oscar Grau, janë takuar me Xavi Hernandezin në Doha të Katarit, për t’ia ofruar ish-mesfushorit postin e trajnerit të Barcelonës.

Barcelona i pranoi dy gola brenda nëntë minutave të fundit të ndeshjes dhe pësoi humbje 3:2 kundër Atletico, në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që u mbajt të enjten.

Përderisa ende mbetet lidere e La Ligës, Barcelona e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit. Kjo periudhë i përfshin tre barazime dhe një humbje, të cilat kanë bërë që presioni mbi Valverden të shtohet sërish.

Megjithatë, drejtori i klubit për marrëdhënie sportive dhe institucionale, Amor, i mohoi spekulimet për një shkarkim të mundshëm të Valverdes.

“Tani na kanë mbetur edhe shumë ndeshje të tjera të rëndësishme. Ndërsa, sa i përket kësaj që po e thoni për Valverden, nuk ka asgjë të vërtetë”, tha Amor, pas ndeshjes.

Por, e ardhmja e Valverdes në postin e trajnerit të Barcelonës nuk duket po aq e sigurt sa është sugjeruar nga Amor, të paktën sipas mediumit spanjoll RAC1.

“Eric Abidal dhe Oscar Grau u takuan me Xavi Hernandezin në Doga për ta shqyrtuar mundësinë e emërimit të tij si trajner të ri të Barcelonës”, shkruan RAC1.

Pasi e kishte mbyllur karrierën e tij si futbollist – gjatë së cilës e fitoi statusin e legjendës në Barcelonë – Xavi e filloi karrierën e tij si trajner. Deri më tani ai e ka udhëhequr skuadrës e Al Saddit në 14 ndeshje, prej të cilave i mori tetë fitore, një humbje dhe pesë barazime.

Të prekurit nga tërmeti, pas prishjes së ndërtesës te Astiri protestojnë para zyrës së Veliajt: Na tha do na strehojë në hotel, por…

Banorët që strehoheshin tek pallati 6-katësh në zonën e Astirit pas tërmetit janë ngritur në protestë sot para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar ndihmë.

Sipas njërit prej banorëve, shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se janë mashtruar për të dalë nga godina.

“Bashkia nuk na ka dhënë asnjë zgjidhje. I bëj thirrje shtetit të shohë dhe ta vërë dorën në zemër për këta fëmijë. Shteti thotë që do të përfitojë ai që ka shtëpinë dhe jo ai që ka qenë me qira.

Na mashtruan dhe na thanë se do të shkojmë në bashkinë tonë për t’u strehuar. Por ky ishte mashtrim për të na nxjerrë nga hoteli. As ndihmën ekonomike nuk na e ka dhënë shteti”, tha ai për “FaxNews”.

Një tjetër banore shtoi se, do të qëndrojnë në rrugë derisa të marrin zgjidhje nga shteti. “Në rrugë, nuk kemi ku të shkojmë, ai ka thënë deri në drekë do të qëndroni në hotel, më pas na ka thënë do të dilni”, u shpreh ajo.

Zidane paralajmëron Atletikon para finales së Superkupës

Zidane thotë se ekipi i tij është gati për finalen e Superkupës së Spanjës.

Të dielën, nga ora 20:00 Real Madridi dhe Atletico Madridi do të luajnë për trofeun e parë për vitin 2020, Superkupën e Spanjës.

Para takimit të nesërm, Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për media dhe ka folur për mundësinë e fitimit të një trofeu sërish me Madridin.

“Jemi të lumtur që mund të luajmë një tjetër finale. Jemi të përgatitur për një ndeshje të madhe”, tha Zidane.

“Është ndeshje e rëndësishme sepse luhet për trofe. Nesër në pyetje është trofeu, e dimë se mund të fitojmë një trofe dhe do të japim gjithçka në fushë për ta arritur këtë”.

“Finalja e nëntë? Për ne nuk ndryshon asgjë. Është në ADN të këtij klubi, është klub i madh. Lojtarët jetojnë për të luajtur ndeshje të tilla. Nuk ka më presion. Është e rëndësishme sepse luhet për trofe”.

Doganieri gjendet i pa jetë në hotel…

Gjendet i vdekur një doganier i doganës Qafe-Bote. Sipas burimeve, doganieri u gjet në dhomën e tij në një hotel në Sarandë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por bëhet e ditur se, viktima 63-vjeç po kërkohej prej 4 ditësh.

Policia edne nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Oxfordi i Britanisë rrëzon “Oxfordin” e Ramës

Nga Luçiano BOÇI

Pas testit PISA, një tjetër zhvlerësim për arsimin parauniveristar.

Këtë herë vjen nga Anglia, nga vendi ku u trumbetua me tam-tame marrja e teksteve dhe pikërisht nga emri impresionues i Oxford-it.

Univesiteti i Oxford-it, tanimë nuk e njeh maturën shqiptare.

Këtë vit maturantëve që kanë aplikuar për studime bachelor aty, u është kërkuar të japin provimet e maturës angleze.

Kjo ndodh sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë se programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste “secon hand”, për nivele më të ulta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve.

Alarmeve të specialistëve dhe tonave, Rama dhe ishi i tij ministre i përgjigjeshin me panegjerikë politikë, me fjalime bombastike për tekste të papara, për kurrikul britanike, për cudira që priteshin të ngjanin.

Dhe ja ku jemi sot.

Të rrëzuar nga PISA.

Të rrëzuar dhe nga vetë vendi, universiteti, shkolla nga u pretendua marrja e teksteve.

Tekstet u provuan të jenë të papërshtatshëm për nivelin e dijes që kërkohet sot, sepse u zgjodhën jo tekstet e duhura.

Milionat e harxhuara kanë shkuar dëm dhe kanë përfunduar në xhepa zyrtarësh, ndërsa nxënësit e prindërit shqiptarë janë mashtruar publikisht.

Niveli që synohet për maturantët tanë dëshmohet kështu të jetë i papranueshëm për nivelin perëndimor.

Ndërkohë që familjet shqiptare sakrifikojne cdo gjë për shkollimin e femijëve, sistemi arsimor rilindas ofron një kurrikul që nuk u mundëson maturantëve tanë hapjen e portave të Universiteteve elitare.

Për më tepër Oxford njeh maturën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe jo atë shqiptare. Dëshpërimi dhe revolta janë të mëdha.

Reagon Zagani: Dikush t’i thotë “shefit” që…

Ish-shefi i Antidrogës në Vlorë dhe Fier, Dritan Zagani ka reaguar pas heqjes së emrit të tij nga lista e Interpoliti.

Zagani shkruan në një postim në faqene tij në Facebook se, dikush t’i thotë “shefit” që nuk jam më i kërkuar nga interpol… Nuk dihet se për cilin “shef” e ka fjalën Zagani por ai I kërkon atij që “të bëjë kujdes mos e gjej këtej rrugëve të Europës”…

Postimi i Zaganit

Dikush t’i thotë “shefit” që nuk jam më i kërkuar nga interpol… Ndaj të bëjë kujdes mos e gjej këtej rrugëve të Europës se e di vetë pastaj ai…

Emri i Dritan Zaganit është hequr papritur nga lista e Interpolit. I futur në listën e të kërkuarve 4 vjet më parë nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri, emri i ish-oficerit të anti-drogës që denoncoi ish-ministrin në fjalë dhe të afërm të tij si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, si rregull duhet të qëndronte 5 vjet. Pothuajse 1 vit përpara këtij afati, Zagani nuk rezulton më në kërkim nga Interpoli.

Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, e kontaktuar nga Dosja.al, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ndërkohë mes burimeve të tij, portali në fjalë arriti të siguronte të dhënat e sistemit TIMS, kur emri i ish-oficerit është ende si person në kërkim.

Lidhur me këtë kontradiktë nuk ka ende një shpjegim nga zyra e shtypit e policisë së Shtetit.

Pra, me heqjen e emrit nga Interpol, ish-shefi i antidrogës në Vlorë dhe Fier, mund të mendojë se është i lirë për t’u kthyer, por në fakt, liria e tij përfundon sapo shkel në territorin shqiptar.

Për ta thirrur në këtë “kurth”, ka menduar Gjyakta e Apelit të Vlorës, që nuk e pranon zhvillimin e gjyqit në mungesë.

Kryesuesja e seancës, Margarita Buhali, ka kërkuar prezencën e vetë Zaganit në seancë, megjithëse ai tashmë e ka një dënim në mungesë nga gjykata e shkallës së parë dhe emri i tij është në listat e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Që nga shtatori i 2015, kur Zagani bëri denoncimin e bujshëm për bandën e Habilajve, sipas tij, të lidhur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, e gjithë qeveria iu vu kundër. Ai u arrestua nga policia, ndërsa gjykata e dënoi me akuzën që ka bashkëpunuar me policinë italiane kundër drogës dhe u ka dhënë atyre informacione të klasifikuara.

Kjo akuzë qesharake, që fsheh hakmarrjen politike nga ish-policit që denoncoi krimin shtetëror të kanabizimit të vendit, vazhdon të zhvillohet si farsë.

Prej disa kohësh, Dritan Zagani, së bashku me familjen e tij, ka përfituar azilin politik në Zvicër.

Denoncimi: Drejtoresha e shkollës gjobit rëndë prindërit e nxënësve!

Prindërit e shkollës, “Kongresi i Manastirit” i janë drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruajnë se, drejtoresha Etilda Muhaj po i detyron mësueset që të mbledhin lekët për uniforma dhe shumica e prindërve nuk duan sepse vetë drejtoresha u tha në fillim të vitit të vijnë me bluza të bardha nxënësit dhe ne i blemë jo pak po nga 5-6 bluza, por tani në mes të vitit shkollor detyrohemi të blejmë uniforma me 22 mijë lekë dhe me cilësi që nuk e justifikon çmimin …

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Drejtoresha e shkolles Kongresi i Manastirit gjobit rende prindrit e nxenesve!

Ajo gjithashtu regullat nuk i ka per vete por per te tjeret!

Lexoni denoncimin e prindit dixhital. sb

Pershendetje dr.Jemi prinder te shqetesuar per femijet dhe financat tona. Ne shkollen Kongresi Manastirit drejtoresha Etilda Muhaj po i detyron mesueset qe te mbledhin leket per uniforma dhe shumica e prinderve nuk duan sepse vete drejtoresha u tha ne fillim viti te vijne me bluza te bardha nxenesit dhe ne i bleme jo pak po nga 5 -6 bluza. Tani ne mes te vitit shkollor detyrohemi te bleme uniforma me 22 mije lek dhe me cilesi qe nuk e justifikon cmimin.Kemi nga dy e nga 3 femije dhe nuk na i mban xhepi,dhe pse i paguam se mesuesit ja u kerkojne perdite femijeve.

Nuk dime te kete ndonje urdher te Ministrise se Arsimit per kete gje.Dhe nje shqetesim tjeter kemi: Nuk na rregjistronte femijen e dyte drejtoresha per ne klasen e pare kur femijen tjeter e kishim ne kete shkolle sepse ketu na takon. Per cudi dr.ne mes viti na sjell ne kete shkolle dy femijet e vet ne ciklin 9 vjecar duke i hequr nga shkolla ku ishin.

Dhe pse nuk u takon ketu sipas lagjeve.Nuk do shume mend kjo gje se dihet qe do kene lehtesira ne nota femijet e drejtoreshes.Me duket se ky eshte konflikt intresi.Nuk e dime a i di min.e arsimit keto.

Kur nje mesues qe jep vetem nje lende mesimi nuk i lejojne te japin mesim aty ku kane femijen e jo me te sjelli dr.femijet e vet nga nje shkolle tjeter ne shkollen ku eshte drejtuese.Ju lutemi publikojeni ss me pare dhe ju lutemi anonim sepse kemi femijet aty dhe na u bejne presion psikologjik dhe ne nota.