30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

“Xhungla urbane”/ Përse ndërtesat e larta në qytet na shkaktojnë dhimbje koke

Besojeni ose jo, por ndërtesat nëpër qytet mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke! Arnold J Wilkins, profesor i psikologjisë në universitetin e Essex, tregoi për CNN si ndikojnë peizazhet urbane te truri ynë

Gjatë mijërave vjetëve, truri i njeriu evoluoi duke përpunuar në mënyrë efektive skenat e botës natyrore. Por “xhungla” urbane paraqet një sfidë për trurin, për shkak të modeleve të përsëritura që përmban.

Skenat urbane prishin rregullin e natyrës: ato kanë tendencë të shfaqin modele të përsëritura, për shkak të përdorimit të zakonshëm të tipareve të njëjta të projektimit (siç janë dritaret, shkallët, kangjellat).

Modele të tilla të rregullta rrallë gjendjen në natyrë. Për shkak se këto modele të përsëritura të arkitekturës urbane prishin rregullin e natyrës, është e vështirë për trurin që t’i përpunojë.

Duke qenë se nuk janë të lehta për t’u përpunuar, janë edhe më pak të përshtatshme për t’u parë. Prandaj edhe sipërfaqet me vija ose shkallët elektrike mund të shkaktojnë dhimbje koke ose kriza epileptike.

Për të studiuar më mirë rastin, u ndërtuan modele të thjeshta kompjuterike për të matur aktivitetin e qelizave nervore në momentin që shohim imazhe të natyrës dhe imazhe te arkitekturës urbane. Modelet u ndërtuan nga profesorë të University of Essex, University of Lincoln dhe University of St. Andrews.

Pas studimit të rastit, profesorët arritën të masnin aktivitetin e qelizave të trurit. Sipas tyre, kur shiheshin peizazhe urbane, aktiviteti i qelizave nervore rritej. Me fjalë të tjera, imazhe të tilla kërkojnë më shumë kohë që truri t’i përpunojë.

Hulumtimi doli edhe në përfundimin se në 100 vitet e fundit, projektimi i ndërtesave është bërë gjithnjë e më pak komod për t’u parë. Një tjetër mënyrë për të studiuar ndikimin që kanë ndërtesat urbane në tru është përdorimi i oksigjenit.

Përmes vëzhgimit me dritë me infra të kuqe, studiuesit arritën në përfundimin se kur njerëzit shohin pamje që i shmangen natyrës, rritet përdorimi i oksigjenit në tru.
Për aq kohë sa dhimbja e kokës ka tendencën të shkaktohet nga përdorimi i tepërt i oksigjenit, kjo shpjegon pse disa dizajne na japin dhimbje koke.

Personat që vuajnë nga migrena janë më të ndjeshëm ndaj modeleve të përsëritura të ndërtesave. Shumë njerëz që përballen me dhimbjet e migrenës e kanë të pamundur të punojnë nëpër zyra.

Berisha: Rama dhe Thaçi po tradhtojnë Kosovën, mini-shengeni një Jugosllavi e re

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në një intervistë të dhënë për “Abc News” me gazetaren Linda Karadaku ka komentuar raportet aktuale mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se problemi kryesor në këto kohë është tradhëtia shqiptare ndaj Kosovës. Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe Presidentin Thaçi se po i shërbenin Serbisë së Madhe dhe Presidentit “gangster Aleksandër Vuçiç”.

Ish-kryeministri ceku edhe padinë e Ramës ndaj Haradinajt duke thënë se është rast unik në botë, ndërsa mini-shengenin e cilësoi si një Jugosllavi të re.

Intervista e plotë:
Dëgjojmë terminologji të ndryshme, a ka një problemb shqiptaro-serb, apo Kosovë-Serbi?
Problemi më i mprehtë sot është tradhtia shqiptare ndaj Kosovës. Serbia është ajo që ka qenë, fantazma e Serbisë së madhe do të duhen dekada ndoshta shekuj për të dalë nga Beogradi. Presidenti aktual serb është po aq serbomadh sa ç’ishte paraardhësi i tij Millosheviç, por ky është presidenti më filorus në historinë e shtetit serb.

Kurse kemi të bëjmë me këtë periudhë me tradhtinë e dytë të madhe kombëtare të shqiptarëve ndaj Kosovës. Rrethanat janë të ndryshme, është e vërtetë se në Tiranë dhe në Prishtinë argatët e Beogradit punojnë për Serbinë e Madhe, por nga ana tjetër nuk është absolutarizmi i Titos dhe i Enver Hoxhës të diktojë ritmet që duan.

Fatkeqësia shqiptarë eshtë se kreu i ekzekutivit shqiptar Esat Toptani i Ri, apo Edvin Kristaq Zografi Bis, kreu i presidencës në Kosovë apo miladini shqipfolës, argat i mirëfilltë i Beogradit dhe individë të tjerë përdorin milionat e tyre dhe të Beogradit për të promovuar idenë e serbomadhisë, ndërmarrin hapa konkrete.

Sot po ti hedhësh një sy planetit nuk gjen një kurrë një kryeministër që ka paditur në gjykatë një kryeministër tjetër përveç kreun e ekzekutivit shqiptar që ka paditur kryetarin e qeverisë së Kosovës, pasi është bërë i kapërcimin e tij për projektin e serbisë së Madhë në copëtimin dhe ndarjen e Kosovës, në atë që quhet minishengen dhe që në fakt është Jugosllavia e Re.

Ky punon me aq zell sa ç’punonte Enver Hoxha për përfshirjen e Shqipërisë si republikë e 7 edhe ky për vasalizimin e Shqipërisë ndaj Beogradit. Problemi më madhor sot është habia shqiptare.

Habitë janë dy llojesh mahnitëse për pozitivitetin e tyre po janë po kaq negative dhe të zeza dhe kjo në fakt është habia më negative në historinë e kombit.

Idea është se ne mund të luftojmë me njëri-tjetrin në Ballkan dhe të vritemi me njëri-tjetrin siç kemi bërë, por besoj se duhet të vijë një moment që duhet të bëhet paqe. Si bëhet paqja?
Paqja bëhet siç bëhet gjithmonë mes dy vendeve të lira dhe të barabarta. Kemi të bëjmë me një ide që e ka ndjek Ballkanin prej 100 vitesh.

Idea e Serbomadhisë krijoi luftat më të përgjakshme ballkanike, krijoi luftat më të përgjakshme në shekullin e kaluar, kjo ide u provua katastrofike për Ballkanin atëherë çdo ide përpjekje, hap të hergjemonisë serbe është hap drejt luftës, konfliktit dhe destabilitetit.

Së dyti padiskutim që marrëveshjet janë shumë të rëndësishme, që edhe një politike platformë pajtimi mund të merret, por mos harro që në një kohë kur Kisha Fondamentaliste Serbe ka pranuar se janë kryer krime në Kosovë, presidenti aktual i Serbisë që është një gangster i pashembull në Ballkan probabilisht i lidhur me grupet më kriminale në serbi, vëllai i tij është në hetim për herbarin e Vojvodinës.

Ish-ministri i komunikimit të Millosheviçit sot mohon masakrat e kryera në Kosovë. Këtyre që ju pëlqen që të krahasojnë raportet franko-gjermane, janë imbecil politik sepse nuk lexojnë historinë.

I madhi Adenauer nuk u ul me pasardhësit e Adolf Hitlerit me zyrtarë të tij. Sharl De Gol u ul në tavolinë me Adenauer që ishte i përndjekur i Hitlerit, kjo ndodhi ku gjermanët pranuan fajin kolektiv dhe bënë të gjithë reparacionet për dëmet që kishin pranuar me luftën, pranuan fushatën e zhvilluar në Gjermani se ti je fajtor, pllakatat që mbushën Gjermaninë me dhomat e gazit dhe gjermanët reagonin “kurrë më”.

Unë nuk po krahasoj raportin e Gjermanisë Naziste dhe botës në atë kohe, por ta zvogëloj me situatën e vogël me shqiptarët nuk la gjë pa bërë Millosheviçi,vërtet nuk ndërtoi dhoma gazi por rreth 2200 trupa të shqiptarëve të Kosovës nuk e dime se ku janë,

i ka hedh trupat në Danub apo i ka gropos nuk e dime, plus me dhjetëra mijëra viktime, shkatërrimin e mbi 127 shtëpiuve dhe objekteve sociale në Kosovë spastrimin etnit të mbi 1 milionë shqiptarëve këto që përmendin raportet frango-gjermane ose i përmendin si vasal të Beogradit dhe të tillë janë në të vërtetë ose si embicil politik dhe mjeranë.

Në Kosovë nuk ka ende qeveri, ndërkohë që ndodhin shumë zhvillime dhe kjo i kushton shumë vendit?
E dëgjova zotin Bytyçi se unë dhe në 92′ i kisha thënë Mitsotakis se në çështjet e brendshme të Kosovës nuk ndërhyj dhe natyrisht unë jam i konceptit se interesi kombëtar është një dhe i pandarë. Pra nuk kam ndërhyrë kurrë, por kur argatët nxorën në treg territoret e Kosovës kam ndërhyrë mënyrën më të fuqishme që unë kam.

Teza për shkëmbimin e territorit nuk është vetëm çështje e brendshme?
Jo kjo është cështje e të gjithë kombit se ka disa çështje kombi që i ka të listuara.

Salianji-kryebashkiakut të Ramës: Hiq dorë nga “malli” se po ngatërron edhe…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, pasi ky i fundit tha se do e padiste në prokurori.

Një ditë më parë u transmetua një video, ku pretendohet se kryebashkiaku i Rilindjes, Lefter Alla konsumon lëndë narkotike. Ndërkohë që Alla e ka cilësuar videon një montazh.

Ndërkohë sot Salianji duke iu përgjigjur deklaratave të Allës tha se ai gënjen dhe se është nën ndikimin e kokainës.

“Ai gënjen, dhe nuk është hera e parë që gënjen. Kjo dihet tashmë. Ai duhet të heqë dora nga kokaina, nga droga, dhe të mos jetë më nën ndikimin e kokainës, pasi kjo gjë e ka penguar edhe të njohë njerëzit.

Tashmë më ngatërron mua me Artan Hoxhën. I pangopur me kokainë. Njerëzit nuk kanë tas me bukë, ai kishte tasin plot me kokainë dhe e patë vetë si e thithte si i pangopur”, tha Salianji në studion e lajmeve në Syri.net.

Mbyllja e aferës DH Albania pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon implikimin Ramës e Gjiknurit në aferën korruptive

• Mbyllja e aferës DH Albania, pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon implikimin Ramës dhe Gjiknurit në aferën korruptive dhe mbrojtjen e tyre nga Prokuroria.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, AGRON SHEHAJ

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për aferën DH Albania, të vjedhjes dhe pastrimit të 28 milionë eurove, me anë të një kompanie fantazmë.

Në mënyrë kriminale, Prokuroria ka rrëzuar akuzat për korrupsion, për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Ajo ka dërguar në Gjykatë vetëm akuzën qesharake për fallsifikim dokumentash, akuzë e cila dënohet vetëm me gjobë ose disa muaj burg.

Asnjë zyrtar shtetëror nuk është akuzuar. Asnjë. Zero.

Prokuroria ka nxjerrë përfundimin se gjithçka ka qenë vepër e një 26 vjeçari, që ka vepruar i vetëm, pa asnjë bashkëpunëtor.

Prokuroria pretendon se 26 vjeçari ka mashtruar; Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, dhe OST-ne, duke fituar dy tendera prej 28 milionë euro.

Sipas prokurorisë, ky 26 vjeçar ka negociuar për javë të tëra dy kontrata të sofistikuara teknike, me dhjetëra specialistë, drejtues dhe funksionarë të shtetit, dhe ata nuk kanë kuptuar asgjë.

Ky është nje nga përfundimet më qesharake dhe më skandaloze, në historinë e Prokurorisë Shqiptare.

Mbyllja e aferës DH Albania, pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon qartazi që Edi Rama ka urdhëruar prokurorinë për mbylljen e dosjes.

Edi Rama dhe Damian Gjiknuri dhe jo 26 vjeccari, janë krerët drejtuesit, dhe përfituesit e kësaj afere korruptive.

DH Albania ishte mekanizmi i Ramës dhe Gjiknurit për të vjedhur dhe për t’i pastruar ne SHBA dhjetëra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Varrosja e çështjes nga prokuroria dëshmon se Edi Rama e ka kapur drejtësinë, e cila sot është garancia kryesore e korrupsionit dhe krimit shtetëror.

Afera DH Albania tregon që këtu sundon korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, që këtu nuk ka vend për njerëzit punëtorë dhe të ndershëm.

Në Shqipëri nuk ka investime të huaja, sepse këtu çdo gjë është kapur nga një grusht biznesmenësh grabitqarë, që për të ruajtur pozitën e tyre, ndalojnë hyrjen në treg te çdo kujt tjetër.

Kjo aleancë politikanë-oligarkë mban peng zhvillimin e Shqipërisë, duke varrosur çdo mundësi që shqiptarët të krijojnë, ndërtojnë dhe gëzojnë frutet e punës dhe të talentit të tyre.

Kjo aleancë politikanë-oligarkë e ka kriminalizuar ekonominë duke mos lënë asnjë mundësi për biznesin e ndershëm.

Kjo aleance politikanë-oligarki ka varrosur çdo hapësirë lirie në ekonomi dhe politikë.

Pa ndëshkuar korrupsionin në Shqipëri nuk do ketë investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.

Lufta kundër korrupsionit dhe kësaj aleance kriminale është prioriteti politik më i madh i Partisë Demokratike. Kjo luftë duhet të fillojë me dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Kapet 1 tonë drogë në anijen cisternë, pas sinjalizimit të SHBA

Një anije cisternë e mbushur me kanabis është kapur në det, teksa ishte nisur nga Bejruti për në Libi. Mësohet se në mjetin lundrues kishte mbi 1.2 tonë kanabis, që kapte vlerën e mbi 15 milionë euro, nëse shitej në treg.

Anija cisternë është zbuluar pas informacioneve të dhëna nga sektori i antidrogës në Ambasadën Amerikane, në Greqi, ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte përpunuar në Portin e Pireut, në vendin fqinj.

Siç raportojnë mediat greke, kanabisi ishte fshehur në qeska të tejdukshme, në pure hurmash arabe. Anija cisternë ishte nisur nga Bejruti dhe kishte mbërritur në Portin e Pireut më 4 janar, ndërsa kishte si destinacion final Libinë.

Shcoles nuk beson tek Pogba: Do të gjejë diçka për t’u ankuar dhe…

Ish-mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Shcoles, beson se Paul Pogba do të gjejë diçka për t’u ankuar dhe nuk do t’u ndihmojë Djajve të Kuq ta shpëtojnë sezonin as kur të kthehet nga lëndimi.

Ylli francez mungoi sërish në skuadrën e Manchester Unitedit shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës, përderisa Djajtë e Kuq pësuan disfatë me rezultat 2:0 kundër Burnleyt në Old Trafford.

Pogba nuk pritet të kthehet në skuadër deri në shkurt, pasi e bëri operacion kyçin e këmbës këtë muaj. Ai i ka bërë vetëm dy paraqitje në Premierligë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që nga fillimi i tetorit, shkaku i këtij lëndimi.

Manchester Unitedi po përballet me një listë të gjatë të lojtarëve të lënduar, përfshirë këtu edhe yjet e tjerë të ekipit të parë, si Marcus Rashfordi dhe Scott McTominay.

Scholes beson se Djajtë e Kuq nuk duhet të llogarisin në Pogban për ta bërë dallimin kur ai të kthehet në skuadër, duke sugjeruar se 26-vjeçari do të ankohet për ndonjë gjë dhe do të tentojë të mos luajë për t’u larguar nga Old Traffordi.

“Nuk mendoj se Pogba është duke u kthyer nga lëndimi i tij. Por, edhe nëse do të ishte duke u kthyer, ai do të ankohej për diçka tjetër për të tentuar të mos luajë – për të tentuar ta sigurojë largimin nga klubi”, ka thënë Shcoles.

“Ne vazhdojmë të flasim për lojtarët që po mungojnë në skuadër, por edhe skuadra që e patëm sot duhet të jetë e mjaftueshme për ta mposhtur Burnleyn”.

Sarri ngre në qiell Ronaldon: Ai është i jashtëzakonshëm!

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është i kënaqur me “të jashtëzakonshmin” Cristiano Ronaldo dhe me formën aktuale të Juventusit, mirëpo e pranoi se skuadra e tij duhet të përmirësohet në krahasim me sezonet e kaluara për ta fituar sërish titullin e Serisë A.

Bardhezinjtë e mposhtën Romën me rezultat 3:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë të mërkurën, falë golave të shënuara nga Cristiano Ronaldo, Rodrigo Bentacur dhe Leonardo Bonucci.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Juventusin në të gjitha garat. Kjo ecuri e mirë u ka mundësuar bardhezinjve ta marrin një epërsi prej katër pikësh ndaj Interit në krye të tabelës së Serisë A.

Sarri pa dëshmi të këtij mentaliteti fitues në ndeshjen kundër Romës, mirëpo e pranoi se duhen përmirësime për t’u siguruar që Juventusi e fiton sërish titullin e Serisë A, në garën me zikaltrit dhe Lazion.

“Po bëhet normale të fitojmë. Jam i lumtur për skuadrën. Por, ne nuk duhet t’i shikojmë statistikat sepse do ta kemi më të vështirë këtë vit. Ne do të duhet të bëjmë punë më të mirë sesa në vitet paraprake nëse duam të jemi garues në ligë”, ka thënë Sarri.

Ronaldo i ka shënuar shtatë gola në katër ndeshjet e këtij viti kalendarik dhe Sarri e ka lavdëruar futbollistin e tij, duke e përsëritur dëshirën për t’i ndihmuar atij të fitojë çmime individuale.
“Ronaldo është në formë të jashtëzakonshme fizike dhe mendore. Ai po vazhdon me një ecuri mbresëlënëse dhe ka aftësi të jashtëzakonshme”, ka thënë trajneri Sarri.

“Ai është shumë mirë fizikisht. Sa i përket eksplozivitetit, ai është i mirë. Ai kujdeset shumë për detajet. Ronaldo është kampion, ne duam t’i ndihmojmë atij ta fitojë për herë të gjashtë Topin e Artë, do të na bënte të gjithëve të lumtur”.

Mourinho tallet me Manchester United për…

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, u tall me ish-klubin e tij, Manchester Unitedin, lidhur me sagën e transferimit të mesfushorit portugez Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona.

Trajneri portugez i komentoi tentimet e Manchester Unitedit për ta trasnferuar Bruno Fernandesin pas fitores me rezultat 2:1 të Tottenhamit kundër Norwich Cityt në Premierligë.
Ai e kritikoi ish-klubin e tij, nga të cilët u shkarkua në dhjetor të vitit 2018, pasi u pyet për të ardhmen e Fernandesit, i cili ka qenë i përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Tottenham.

“Atëherë… Bruno Fernandes po vjen në Manchester United, apo jo? Ju shkuat në Lisbonë për këtë dhe ai nuk po vjen? A po vjen apo jo?”, tha Mourinho, duke u tallur me gazetarin e Sky Sports.

Fernandes mbetet në qendër të spekulimeve të vazhdueshme për një transferim të mundshëm në Manchester United nga Sportingu, megjithatë për të është përfolur edhe Tottenhami si destinacion i mundshëm.

Ndërkohë, Manchester Unitedi e pësoi humbjen e tetë në ligë këtë sezon, duke pësuar disfatë me rezultat 2:0 kundër Burnleyt në Old Trafford. Burnley e siguroi këtë fitore falë golave të shënuara nga Chris Wood dhe Jay Rodriguez, duke e siguruar kështu fitoren e parë në Old Trafford që nga viti 1962.

Presioni vazhdon të shtohet mbi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka pësuar më shumë disfata (12) sesa që ka shënuar fitore (11) që kur është emëruar trajner permanent i Djajve të Kuq.

Avioni mbushet me tym, pasagjerët shpërthejnë në lot nga frika

Një momente paniku dhe tmerrit ka pushtuar 169 pasagjerë në një avion që bënte linjën e fluturimit nga Rumania me destinacion Britaninë e Madhe pasi mjeti fluturues është mbushur me tym. Pasagjerët kanë shpërthyer në lot të tmerruar.

Sapo aeroplani u ngrit në fluturim nga aeroporti i Bukureshtit, kabina e tij filloi të mbushej me tym ndërsa kjo situatë detyroi pilotin që të kthehej sërish në aeroport nga ku ishte nisur.

Në momentin kur është shënuar incidenti, aeroplani ishte në një lartësi prej 5 mijë metra por sapo piloti mësoi se çfarë po ndodhte në zonën e pasagjerëve, dha menjëherë alarmin në kullën e kontrollit të aeroportit, duke kërkuar leje për t’u ulur përsëri në pistë.

Disa nga udhëtarët rrëfyen për përvojën e jetuar ku njëri prej tyre e quajti dramatike ndërsa disa të tjerë u ankuan se maskat e oksigjenit nuk u hapën pasi filloi të dilte tym.

Frika dhe paniku që shkaktoi incidenti fatmirësisht pa të lënduar, bëri që pas kthimit sërish në aeroport, një pjesë e pasagjerëve refuzuan që të hipnin në një tjetër aeroplan të Ryanair për të vazhduar fluturimin drejt Britanisë.

Kompania Ryanair reagoi për ngjarjen duike thënë se kishte ndodhur një problem i vogël teknik në sistemin e ajrit të kondicionuar.

Richard Grenell tregon porosinë që ka marrë nga Presidenti Trump për Kosovën

I dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nga selia e ambasadës së SHBA’së në Prishtinë ka folur për Gazetën Express dhe për dy media të tjera kosovare.

Grenell ka përsëritur edhe një herë përkushtimin e tij që rajoni të zhbllokohet përmes zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Besnik VELIU
I pyetur nga Gazeta Express nëse mendon se mund ta shtyjë përpara agjendën e dialogut me Serbinë me Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës, Grenell është shprehur i sigurt se po dhe ka thënë se është i gatshëm të punojë me çdo njërin.

Sa i përket problemeve që po has Kosova në krijimin e institucioneve të reja, Grenell ka thënë se nuk dëshiron që të involvohet në çështje politike, ndërkohë ka përmendur edhe Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë si dy shembuj të demokracive të zhvilluara të cilat kanë hasur në probleme për krijimin e qeverive.

Gjithashtu Grenell ka thënë se është i interesuar që të bind biznesmenët amerikanë dhe evropian që të vijnë për të investuar në rajon, ndërkohë ka përmendur edhe faktin se komuniteti ndërkombëtar i biznesit vazhdon të jetë i frikësuar për shkak të situatës në Kosovë dhe Serbi.

A mendoni se mund ta shtyni përpara dialogun me Kurtin si kryeministër?
“Ne do të punojmë me çdonjërin. Nuk jam i interesuar të involvohem në çështje politike. Në një farë mënyrë konfliktet politike kanë qenë problem për një farë kohe.

Çfarë jam unë i interesuar dhe ajo për çfarë presidenti Trump është i interesuar është si të gjejmë zgjidhje për të çuar përpara zhvillimin ekonomik. Ne kemi tentuar që zyrtarët e qeverisë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Si mund t’iu japësh njerëzve të rinj punë dhe shpresë.

Çfarë kam dëgjuar nga biznesmenët amerikanë dhe biznesmenët evropian në rajon, është se ata dëshirojnë të vijnë këtu, por ata mendojnë se është një konflikt. Pra edhe nëse është konflikt ose jo, kjo i tremb njerëzit dhe ne duhet ta tejkalojmë këtë. Çfarë po përpiqem të bëjë, është që t’i bind industritë dhe bizneset të vijnë këtu .

Nuk jam i shqetësuar për konfliktet politike. Realiteti është që qeveritë evropiane kanë këto diskutime të ashpra rreth krijimit të qeverive. Shikoni Britaninë e Madhe, shikoni Gjermaninë. Ata kanë demokraci të avancuara që kanë pasur diskutime të tilla. Unë nuk jam i shqetësuar për një gjë të tillë, nuk mendoj që njerëzit duhet të shqetësohen për një gjë të tillë.

Mendoj që njerëzit dhe politikanët duhet të shqetësohen për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Njerëzit e rinj duan punë dhe jo konflikte politike”, ka thënë Grenell.

Përfaqësuesi Special ka folur edhe rreth marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rreth asaj nëse dy palët do të duhet të bëjnë ndonjë kompromis të madh.

Ai ka thënë se kompromisi natyrisht që është i nevojshëm, ndërkohë ka shtuar se nuk është vendosur në mes të diskutimeve Kosovë-Serbi me ndonjë ide specifike. Emisari i Trump ka thënë se në vazhdimësi do të bëjë përpjekje për t’i bërë palët bashkë për të mos shikuar nga e kaluara por nga e ardhmja.

Çfarë rreth marrëveshjes finale, a do të duhet ndonjë kompromis i madh nga dy palët?
“Çdo kush duhet të bëjë kompromis. Ne nuk kemi ndonjë ide, ne vetëm kemi fuqinë për të bërë njerëzit bashkë. Nuk kam ardhur në tavolinë me ndonjë ide specifike se çfarë palët duhet të bëjnë.

Në mënyrë konstante do të shtyjë palët përpara, duke iu thënë ndaloni së shikuari prapa, le të shikojmë tek e ardhmja. Sa më shpejtë që ndalojmë së përplasuri, atëherë mund të kemi rritje të bizneseve, njerëzit e rinj do të qëndrojnë në rajon dhe do të ketë shpresë dhe do të ndërtojnë familjet e tyre këtu.

Kjo është çfarë dua të shoh. Dua të shoh që partnerët tonë në Kosovë dhe Serbi t’i lënë ndasitë politike me një anë dhe të rrisin ekonominë e tyre për njerëzit”, ka potencuar Grenell.

Tutje Grenell ka thënë se nuk ka kurrfarë afati kohor për arritjen e marrëveshje finale.
“Asnjëherë s’ka pasur një limit kohor”, ka thënë shkurtimisht ai.

Sa i përket arsyes kryesore të ardhjes në Kosovës, Grenell ka thënë se në Prishtinë ka zbarkuar pas negociatave të suksesshme të cilat rezultuan me zhbllokimin e hapësirës ajrore që tashmë do të mundësojë fluturimet Prishtinë-Beograd pas 21 vjetësh.

Përfaqësuesi Special për dialogun ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar nga komunitetet e biznesit në Kosovë dhe Serbi, ndërkohë ka paralajmëruar takime me biznesmenë për të parë se cilat do të jenë propozimet e tyre të radhës në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Cila është arsyeja kryesore e ardhjes tuaj në Kosovë?
“ Arsyeja kryesore e ardhjes sime në Kosovë është sepse kemi pasur negociata shumë të suksesshme për të pasur fluturimet e para pas 21 vjetësh. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një ide e tillë ka ardhur na komuniteti i biznesit në Serbi dhe Kosovë.

Liderët e biznesit në Kosovë kanë kërkuar një gjë të tillë. Nuk e di nëse mediat kanë raportuar për një gjë të tillë, sepse kemi prirje të fokusohemi vetëm në përplasjet politike. Një ide e tillë ka ardhur nga dy komunitetet e biznesit. Dhe qëllimi i vizitës sime këtu, është që do të takohem me një numër të madh biznesesh këtu në Kosovë dhe në Serbi.

Dua të dëgjoj se cila është ideja e radhës, çfarë duhet të bëjmë tjetër për të lëvizur përpara. Çfarë mund të bëjmë tjetër për të sjellë termocentrale për të sjellë industrinë e madhe të radhës.

Unë besoj se nëse mundemi të krijojmë një atmosferë të mirë rreth zhvillimit ekonomik, atëherë njerëzit më pak do të shqetësoheshin më pak për përplasjet politike dhe kjo dërgon një mesazh të fuqishëm për politikanët që duhet të punojmë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shtuar Richard Grenell.

I pyetur se çfarë mund të pritet pas marrëveshjes për fluturimet, emisari Special i Donald Trump, ka thënë se është duke i vazhduar përpjekjet./GazetaExpress/