23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Akrobacitë e oficerit të Sigurimit të Shtetit në drejtimin e policisë për të varrosur të shkuarën e vet

Nga Agron Tufa
Historia e ish of. të Sigurimit, Xhavit Shala, do të përbënte lëndë të lakmueshme për një roman pikaresk kriminal. Përveç “vijës së sjelljes” dhe “kombinimeve” me ish bashkëpunëtorët e tij sot, si “Studenti”, “Mboroja”, etj, ai ka hallin si t’u mbijetojë ligjeve të institucioneve demokratike.

Gjithmonë i paqetë, gjumëtrazuar (siç ka qenë gjithmonë kjo shpesëri nate), ai ka kohë që ua përdredh kokën ligjeve. Por prej një viti e ca, Xhaviti ndodhet në Labirintin e Ligjit dhe, që të mos e hajë Minotauri, ai kërkon një fill Ariadne, që të dalë së andejmi si hero.

Ja se si përpiqet Xhaviti t’ia hedhë edhe kësaj here Ligjit:
Ligji për vetingun e Policisë, automatikisht e nxjerr nga sistemi ish punëtorin operativ të Sigurimit të Shtetit, Xhavit Shala. Autoritetet që merren me vetingun e kanë marrë përgjigjen qysh prej datës 24 maj 2019 (në një ditë të lavdishme për komunistët madje).

Mirëpo, për t’i rezistuar kësaj pune e për të mbajtur me thonj privilegjin që i jep rroga, e për të shkelur ligjin, Xhavit Shala ka zgjedhur një taktikë që lidhet me ligjet e shfuqizuara të kontrollit të figurës. Në atë kohë, komisioni “Bezhani”, për interes të Xhavit Shalës, kur ky u emërua drejtor i SHIK-ut Elbasan (tetor 1997), nuk mori vendim për të.

Ky vendim i pëlqeu Shalës, sepse me këtë mbante vendin e punës dhe as u ndje më. Mirëpo sot, në kushtet e reja me ligjin e vetingut të Policisë, atij nuk i pëlqen më ky vendim. Për të mbajtur me thonj e me dhëmbë vendin aktual të punës, ka kërkuar vërtetimin e faktit të vendimit të komisionit “Bezhani” (pas 23 vjetësh).

D.m.th. do diskutohet fakti në ka qenë apo jo oficer Sigurimi. E bukura është se padia e Xhavit Shalës, i drejtohet “gjykatëses”, pa e ditur që pas shortit, do ishte apo jo femër kjo. Dhe femër i qëlloi. Shala kërkon të dijë në është apo jo në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike, në një kohë që ligji i vetingut të policisë ndalon si oficerët e ashtu bashkëpunëtorët e Sigurimit.

Shala kërkon që të vijnë dëshmitarë në gjyq, ish ministri i Rendit Publik Spartak Poçi (babain e të cilin, Dilaver Poçi, gjatë kohës së internimit, e kishte “nën kujdes” në Dumre, pikërisht Xhavit Shala), ish drejtori i përgjithshëm i Policisë Veli Myftari (që ka kaluar me “veteranët” sot) dhe ish drejtori i personelit Pendeli Taçi (ish oficer Sigurimi).

Për të kopsitur mirë procesin, Xhavirt Shala kërkon “marrjen e provës materiale” të praktikave të shokëve të vet ish sigurimsa të lashtë si Ilir Balili, Adriatik Muka dhe Pandi Sterjo. Paralelisht, i kërkon Autoritetit të dosjeve (pra gruas së vet) të ndërpresë “procedurat verifikuese” (muhabet shtëpie d.m.th.).

Xhavit Shala dihet se është tutori i Autoritetit, i cili është kuptuar me kohë se është një vegël në duart e tij. Realisht Xhavit Shala është kryetar i Autoritetit. Kryetarja formale Genta Sula, ndjehet e pafuqishme të largojë nga funksioni Aida Shalën, gruan e Xhavitit, e cila ka siguruar monopolin e çdo material digjital (për bashkëshortin e saj).

Nëse do kishte sadopak drejtësi, duhet të shohim dy veprime: largimin e Xhavit Shalës nga Policia dhe nga drejtimi i Autoritetit. Xhavit Shala nuk ndonjë formim policor. E shumta mund të ishte ndonjë instruktor partie. Dhe për këtë ka dhënë prova.

De Ligt flet për kritikat e tifozëve

Qendërmbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs de Ligt, ka thënë se ai e kupton pse tifozët kanë qenë të zemëruar me të, mirëpo ka shtuar se ai do të jetë i përqendruar që të përmirësohet.

20-vjeçari e ka gjetur veten nën presion të madh në Allianz pas transferimit të tij për 85 milionë euro nga Ajaxi në Juventus gjatë verës së kaluar.

De Ligti e kishte zënë një vend në formacionin e parë të Juventusit përkrah Leonardo Bonuccit në fillim të sezonit, mirëpo më vonë, në fund të vitit 2019, e humbi këtë vend shkaku i paraqitjeve mbresëlënëse të Merih Demiralit.

Por, tani, Demirali e ka pësuar një lëndim të rëndë – i lëndoi ligamentet dhe eshtrat e gjurit në ndeshjen kundër Romës – dhe De Ligti u kthye si titullar në dy fitoret e fundit të Zonjës së Vjetër, kundër Udineses dhe Parmas.

Ai ka thënë se tifozët kanë të drejtë të reagojnë kur ai bën gabime të mëdha si në fillim të sezonit, mirëpo shtoi se është duke u përqendruar që të përmirësohet.

“Është normale, është e gjitha normale. Nëse unë do të kisha qenë në vend të tyre, edhe unë do të isha zemëruar me gabime të atilla. Por, si lojtar, këto janë probleme që s’duhet të më interesojnë”, ka thënë De Ligti për Tuttosport.

“Unë vetëm duhet të mendoj për të punuar sa më shumë që të përmirësohem, për ta kuptuar se a jam duke bërë progres apo jo”.

Përkundër këtij fillimi të vështirë të karrierës në Allianz, mbrojtësi i ri e i talentuar ka insistuar se ai është i lumtur me gjashtë muajt e tij të parë me bardhezinjtë.

“Sigurisht, unë jam i lumtur me mënyrën se si kanë kaluar gjashtë muajt e mi të parë këtu. Jam i bindur se vetëm sa do të përmirësohem me kalimin e kohës, ndeshje pas ndeshjeje”.

Bale ia jep një tjetër goditje Real Madridit

Uellsiani nuk e ka në plan që të largohet nga kryeqyteti spanjoll edhe për dy vite të tjera.

Gareth Bale, raportohet se i ka thënë Real Madridit se ai nuk e ka asnjë synim largimin nga skuadra deri në përfundimin e kontratës së tij më 2022, ku do të largohet pa para nga Los Blancos.

Sipas asaj që raporton Mirror, uelsiani i ka të ngrira marrëdhëniet edhe me trajnerin Zinedine Zidane edhe me tifozët e Los Blancos, por qëllimi i tij është të rrijë në skuadër deri në fund të kontratës.

Lajmi është një goditje për Real Madridin, të cilët dëshirojnë që ta largojnë lojtarin për shkak të pagës së lartë që ka, duke gjetur një zëvendësim markantë për të.

Ekonomistët japin alarmin: Do të thellohet kriza ekonomike dhe varfëria

Në Shqipëri, studiues të ekonomisë vërejnë se tërmeti thelloi varfërinë ekzistuese dhe devijoi një pjesë të fondeve buxhetore. Por ata vlerësojnë se edhe para tërmetit ekonomia kishte një seri problemesh si borxhet e mëdha dhe mungesat e investimeve të huaja.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se rishikimi i buxhetit të shtetit edhe nën ndikimin e pasojave të tërmetit tregon vetvetiu profilin që pritet të ketë ekonomia e Shqipërisë gjatë këtij viti.

Sivjet mbyllen dy projektet e mëdha investuese rrjeti i gazit TAP dhe kaskada e hidrocentraleve mbi lumin Devoll dhe nuk ka më investime të mëdha direkte me rëndësi në Shqipëri.

Studiuesi i njohur i ekonomisë shqiptare, dr. Adrian Civici, thotë se “ekonomia do të mbizotërohet nga beteja me varfërinë dhe tërmetin, ndërsa ritmet e rritjes pritet të bien më tej se parashikimet”.

Studiuesit mendojnë se ekonomia shqiptare nuk lë vend për optimizëm në ndonjë fushë, por disa elemente strukturorë janë për tu shqetësuar, si rritja ekonomike jocilësore dhe minimale e jogjithëpërfshirëse, pakësimin e importeve dhe eksporteve, pra thellimi i deficitit tregtar, ndërkohë që gjithçka do të ndikohet nga thellimi i krizës dhe varfërisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ekonomia shqiptare, sipas tyre, është e vogël dhe e paqëndrueshme, dhe ajo ndikohet menjëherë nga ngjarje si përmbytjet dhe tërmetet, grindjet politike, apo qoftë edhe këmbimet e mallrave dhe valutave në tregjet botërore.

Ndërkohë, mungojnë investimet e huaja dhe punësimet e mëdha, konsumi në familjet shqiptare është në kufijtë e mbijetesës.

Eksperti i ekonomisë, dr. Selami Xhepa, thotë se “Shqipëria gjatë vitit 2020 duhet të shfrytëzojë më mirë burimet e saj të brendshme dhe të mos mbajë shpresa të mëdha tek donacionet si ndihmë për tërmetin apo projekte europiane zhvillimi”.

Sipas studiuesve të ekonomisë shqiptare është nevojë urgjente ristrukturimi i investimeve të huaja direkte, me kapitale më cilësore dhe duhet hequr dorë nga vetëkënaqësia e shifrave formale në letër, sepse ato janë larg realitetit.

Ata këmbëngulin se Shqipëria nuk duhet të mbështesë shpresat tek konferenca e donatorëve për tërmetin apo programe që mund të vijnë nga Bashkimi Europian, por duhet të vërë në lëvizje energjitë e brendshme, duke u bërë më konkurruese në rajon për të tërhequr investime të huaja.

Studiuesit theksuan se Banka Botërore dhe institucone të tjera financiare ndërkombëtare kanë parashikuar një ngadalësim të rritjes ekonomike për këtë vit, ndërsa pagesat për ndërtim banesash për të pastrehët nga tërmeti janë pjesë e zbutjes së varfërisë së thelluar por jo e zhvillimit ekonomik, ndërkohë që shtete fqinje kanë ecur shumë përpara sa i takon rritjes së konkurrueshmërisë, uljes së taksave për prodhuesit dhe subvencionimit në ekonomitë vendase.

Liverpool nuk do ta shesë Shaqirin…

Liverpool nuk dëshiron që ta largojë këtë muaj Xherdan Shaqirin pavarësisht se ka një interes të vazhdueshëm nga Roma.

Sky në Itali ka raportuar se Giallorossi dëshirojnë të nënshkruajnë me zviceranin në huazim derisa po vazhdojnë që të kërkojnë sulmues anësor të ri.

Alternativë tjetër e Romës mbetet sulmuesi anësor i AC Milan, Suso, por sipas Sky në Itali, kuqezinjtë dëshirojnë ta largojnë atë e jo ta huazojnë.

Milan do të dëshironin edhe një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Cengiz Under e ndoshta Juan Jesus, të cilët do të jenin alternativa për Alessia Romagnoli dhe një zëvendësues për Theo Hernandez në rast të lëndimit.

Javën e kaluar, Sky në Itali raportoi se Milan është duke synuar edhe transferin e dy të rinjve anglez, mbrojtësin e majtë të Ëiganit, Antonee Robinson dhe atë të Hearts, Aaron Hickey.

Superbowl, 5.6 milionë dollarë për një reklamë 30 sekonda

Superfinalja e 54-rt futbollit amerikan do shënojë një tjetër rekord sa i përket kostos së një mesazhi publicitar. Sipas të dhënave zyrtare një spot prej 30 sekondash do të kushtojë jo më pak se 5.6 milionë dollar në ndeshjen finale që mbërthen para ekranit miliona amerikanë dhe jo vetëm.

Në finale që do të mbahet në datë 2 shkurt 2020 (3 shkurt me orarin e Shqipërisë) në Hard Rock Stadium, Miami Gardens, Florida, do të luftojnë për trofeun San Francisco 49-ers me Kansas City Chiefs.

Pjesë e spektaklit është shfaqja pas gjysmës së parë të finales (half time show) kur pritet të dalin në skenë Jennifer Lopez dhe Shakira ndërkohë që hymni i Shteteve të Bashkuara do të këndohet nga Demi Lovato.

Interesi i jashtëzakonshëm për të parë finale e futbollit amerikan përkthehet në çmime të kripura të biletave në stadium që do të kushtojnë mesatarisht nga 2,500 USD në 3,000 USD por sigurisht që çmimi varion rreth vendit ku do shihet ndeshja dhe kohës së blerjes dhe aktualisht kushtojnë nga 950 në 5000 .

Kurti vlerëson Rugovën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka kujtuar në 14 vjetorin e vdekjes, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën. Lideri i LV-së, ka deklaruar se Rugova ka qenë intelektual e humanist, që i ka evituar konfliktet e të cilin e ka vlerësuar si shqiptar të urtë që e donë popullin e tij, raporton Gazeta Express.

Kurti ka kujtuar edhe atë që historiani britanik Noel Malcolm ka deklaruar për Ibrahim Rugovën.

“Historiani britanik Noel Malcolm ka theksuar se Presidenti Ibrahim Rugova, në njërën anë, i ka bashkuar shqiptarët e Kosovës kundër Serbisë, ndërkaq, në anën tjetër, e ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Ai është kujdesur për popullin e Kosovës, por jo vetëm.

Në vijim janë katër ekstrakte nga katër intervista të tij, njëra për shtypin gjerman (1992), tjetra për atë francez (1994), e treta (1991) dhe e katërta (1992) për ato të Kosovës”, shton ai.

Lideri i LV-së e ka publikuar edhe një intervistë të Rugovës dhënë në vitin 1992.

Trump e quan “historike” dhe përshëndet Ambasadorin Grenell për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

CLEVELAND, OH - JULY 21: Republican presidential candidate Donald Trump gives two thumbs up to the crowd during the evening session on the fourth day of the Republican National Convention on July 21, 2016 at the Quicken Loans Arena in Cleveland, Ohio. Republican presidential candidate Donald Trump received the number of votes needed to secure the party's nomination. An estimated 50,000 people are expected in Cleveland, including hundreds of protesters and members of the media. The four-day Republican National Convention kicked off on July 18. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një reagim ka ardhur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai këtë marrëveshje e ka konsideruar historike.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, edhe ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell hapjen e kësaj linje ajrore e ka konsideruar si fitore historike të presidentit Donald Trump.

“Presidenti Donald Trump edhe një herë na ka udhëhequr në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e linjës së parë ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas 21 viteve. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert O’Brien dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grenell në Twitter, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, pas më shumë se dy dekadave është paralajmëruar rikthimi i fluturimeve në linjat ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

Për këtë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës të hënën ka nënshkruar në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur këtë linjë ajrore.
Kjo është bërë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

Lidhur me marrëveshjen, gjatë ditës së hënë ka pasur reagime të shumta nga lider të institucioneve në Kosovë dhe nga jashtë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur hapjen e kësaj linje, duke shtuar ky është një hap i rëndësishëm procesin e normalizimit.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka mirëpritur edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke thënë se është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më anë të një shkrimi në Twitter, e ka mirëpritur hapjen e kësaj linje ajrore. Veç këtyre, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Përmes një postimi në Twitter, duke e cituar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ky është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Ferri me ngjyra/ Pamjet të papublikuara më parë nga kampi i Aushvicit

Këto fotografi, të realizuara nga një fotograf gjerman në kampin e Aushvicit në jug të Polonisë, janë të vetmet imazhe të familjeve hebrenje që vinin në kampin famëkeq.

Në këtë kamp humbën jetën mbi 1.1 milionë njerëz nga viti 1940 deri në vitin 1945.
Fotot janë bërë në vitin 1944.

Ato janë pjesë e një dokumentari që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit.

Disa prej fotove janë kolorizuar për herë të parë, për të sjellë horrorin e Holokaustit për një gjeneratë të re.


Tatimorët aksion për të gjobitur bizneset që nuk votojnë rilindjen: Baçi: Orientimi është politik!

Tatimorët aksion për gjobitur bizneset që nuk votojnë rilindjen: Baçi: Orientimi është politik!

Kryetari i Degës së PD të Fierit, Luan Baçi denoncon aksionin politik të Tatimeve për të gjobitur bizneset që nuk votojnë rilindjen.

Baçi shkruan në një postim në Facebook se, tatimorët janë orientuar që përfaqësuesit e bizneseeve që kanë folur dhe janë prononcuar publikisht në takimet qe ka patur Kryetari i PD, Lulzim Basha të gjobiten menjëherë.

Sipas Baçit, tatimorët mbushim arkën dhe shantazhojnë dhe hakmerre me kundershtarët poltikë. “Një nga viktimat e kesaj paturpësie dhe hajdutërie të këtyre banditëve të veshur me pushtet është dhe kjo zonjë qe po publikoj gjobën qe i kanë vendosur.

Postimi i plotë i kreut të PD Fier, Luan Baçi

Hordhite e tatimoreve jane hedhur ne sulme.

Me urdher te prere, siç pohojne vet nen ze, disa nga punonjesit e tatimeve, filluan dje aksionin pa afat, per prerje gjobash, gjithmone e me te medha.

Arka eshte bosh, nuk ka para as per rrogat as per pensionet.

Orientimi eshte edhe politik, te evindentohen bizneset qe nuk votojne rilindjen.

Te evidentohen sidomos bizneset, qe kane folur dhe jane prononcuar publikisht ne takimet qe ka patur Kryetari i PDSH, Z Lulzim Basha dhe te gjobiten menjehere.

Nje rruge e dy pune, mbushim arken dhe shantazhojme dhe hakmerremi me kundershtaret tane.
Nje nga viktimat e kesaj paturpesie dhe hajduterie te ketyre banditeve te veshur me pushtet, eshte dhe kjo zonje qe po publikoj gjoben qe i kane vendosur.

Quhet Zaide Xhemaj, eshte kryefamiljare, nene e dy femijve, ka nje dyqan me qera, shet fruta perime dhe eshte ok me çdo gje.

Por Zj Zaide eshte nje nga zonjat qe ka denoncuar publikisht ne takimin me Z Basha, pa drejtesite e kesaj qeverrie dhe te tatimoreve hajdute.

Turp ju nuk keni kete e dime qe jeni pa moral dhe te pa shpirte dhe kete e dime.

Por frike duhet te keni, duhet se qytetaret e ndershem dhe te vuajtur te ketij vendi nuk do te harrojne sjelljen tuaj rrugaçerore.

Ligji do te zbatohet fuqishem mbi ju tatimor hajdute dhe bastarde.

Kjo qe po u beni qytetareve fierake do t’ju kthehet ne bumerag.

Ti Drejtor i Tatimeve qe vjen çdo dite nga Elabasani ne Fier dhe mbush çantat me parate e qytetareve fierake zbato ligjin ne menyre te barabarte, boll me presione dhe shantazhe.

Ne do te veme para pergjegjesis ligjore dhe nuk do te falim çdo abuzues dhe hajdut qe demton dhe shantazhon qytetaret tane.