23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Arrestohet ish-boksieri shqiptar, trafikonte drogë me vlerë 174 milionë dollarë

Boksieri me origjinë shiptare, David Cufaj, është arrestuar në Peru, për trafik droge.

27-vjeçari është arrestuar në Peru në 17 janar, teksa iu sekuestrua një ssai droge e cila kapte vlerën e 174 milionë dollarëve. Droga ishte e paketuar mirë dhe si destinacion kishte Belgjikën, por që nuk mbërriti kurrë. Pasi u arrestua nga policia, Cufaj është dënuar me 17 vitë burg.

David Cufaj është me origjinë nga Kosova, dhe I rritur në Sarajevë. 27-vjeçari shpesh praktikonte boksin, të cilit i dha fund para pak vitesh, për të kaluar në Holandë, dhe më pas në Peru ku u arrestua tashmë.

Gjunkshi: Në Shqipëri sundon krimi. Vendi i drejtuar nga një narko-shtet

Nga Xhemal Gjunkshi

Situata në Shqipëri është në gjendje dëshpëruese.

Kjo nuk është Shqipëria që duam, nuk është Shqipëria që meritojmë.

Cfare thone Televizionet?

Cfare problemesh kane Shqiptaret dhe me cfare meren gazetaret?

Askush nuk merret me realitetin se cfarë po ndodh në ketë vend.
E turpshme, e pa tolerueshme ku po e dërgon dhe si po e degradon vendin kjo Narko-Qeveri!

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit konstatohen:

1. Zhgënjim për drejtesinë në Shqipëri.
2. Vrasje, tronditet Tirana.
3. Shkëmbim zjarri me Policinë.
4. Grabitje dhe plagosje me armë zjarri brenda në banesë
5. Djegie të makines së gardianit të burgut.
6. Sekuestrim droge në Memaliaj.
7. Trafikim dhe transportim heroine nga Durrësi për në Ankona.
8. Pengmarje në Kryeqytet.
9. Vendime të dyshimta të gjykatave në vend.
10. Lirohen nga burgjet persona të dënuar për krime të rënda.
11. Përdhunim i të miturës.
12. Përdhunim dhe kërcënim i 13 vjeçares në Sarandë.
13. Favorizim në tenderim familjes Agim Kajmaku, i cili është në kërkim.
14. Mungesë të sigurisë rrugore.
15. Mashtrim banorëve të dëmtuar nga tërmeti në fshatin Floq, Korçë.
16. Qytetarët nxiren jashtë në rrugë në mes të Vlorës

Një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtesinë e shumëpritur në Shqipëri.

Artur Metani, shërbëtor i Edi Ramës në drejtësi. Emërimi i tij vulos dështimin e reformës, kapjen dhe politizimin e drejtësisë

Tronditet Tirana:

Vritet me armë zjarri 28-vjeçari nga Dibra.

Shkëmbim zjarri me policinë për 2 vrasje/ Jonuzi i shpëtoi hetimit për parcelat me kanabis!

Grabitje dhe plagosje me armë zjarri brenda në banesën e biznesmenëve.
Pasiguri brenda ne shtepi.

I vihet flaka makinës së gardianit të burgut:

Në Memaliaj, në fshatin Vasjar kapet një sasi droge.

Trafikim dhe transportim heroine nga Durrësi për në Ankona:

Kishte fshehur 16 kg heroinë në kamion, shqiptari arrestohet në Itali.

Po Policia e Shtetit, Institucionet e Sigurisë ku janë?

Gadishmëria e tyre?!

Mungon Siguria rrugore.
Brenda 24 orëve arrestohen 25 shoferë dhe pezullohen 192 leje drejtimi.

Aksident i frikshëm në Pogradec.

Pengmarje ne Kryeqytet.

Meret peng qytetari në Kamëz.

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë shqiptare!

Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, pjesëtar të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”.

“Urdherohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”.

Pas Endrit Dokles, në Krujë po projektohet lirimi i të fortit të ‘Rrugës së Kavajës’ Genc Ferhatit! Vrau me anti-tank dy persona.

Përdhunohet një 16-vjeçare në zonën e plazhit në Durrës.

Kërcenohet, dhunohet “kafshërisht” nga nëna, vajza 13-vjeçare në Sarandë.

Shpërblehet nga Ministria e Brendshme familja e të shpallurit në kërkim Agim Kajmaku.

Agim Kajmakut iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi fshehu një rekord kriminal në Greqi.

Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg”, si i dyshuar për “falsifikim formulari”, “falsifikim dokumentash” dhe “përvetësim posti”.

Si gjithmonë ai ka ikur në drejtim të paditur.

Policia “Nuk ka dijeni se ku ndodhet Agim Kajmaku” ?!

Me siguri Agim Kajmaku endet në zyrat e Ministrisë së Brendshme, për të finaliziar tenderin e bërë nga kjo ministri të drejtuar nga Sandër Lleshaj.

Qytetarët nxiren jashtë në rrugë.

Nxirren nga ish-shtëpia e Oficerëve në Vlorë 8 familje, do të bëhen zyrat e reja të ‘Kadastrës!
Banorët: Me çfarë të jetojmë?!

Mashtrohen banorët e Floqit.

Dëmshpërblimet vetëm në letër.

Shqipëria është në një situatë kaotike në duart e një gangsteri që po e shkatërron këtë vend dhe po shuan çdo shpresë për shqiptarët për një të ardhme të mirë.

Qeveria Japoneze i akordon Z. Avni Ponari Dekoratën “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës”

NJOFTIM PËR SHTYP

Qeveria Japoneze i akordon Z. Avni PONARI Dekoratën “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezete Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”)

Më 3 nëntor 2019, Qeveria Japoneze shpalli listën e të akorduarve të Dekorimeve të vjeshtës, duke përfshirë Z. Avni PONARI, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë.

Z. Avni Ponari ka shërbyen për promovimin e shkëmbimeve dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona, si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë për dhjetë vitetet e fundit. Z. PONARI dekorohet me “Urdhrin e Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”) për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

Ambasada Japoneze në Shqipëri shprehu admirimin dhe vlerësimin e saj të sinqertë ndaj Z. Ponari për kontributin dhe përpjekjet e tij jetëgjata duke e uruar atë për akordimin me këtë Dekoratë.

Z. Ponari shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë për këtë vlerësim kaq të madh dhe të veçantë të akorduar nga Perandori i Japonisë si Dekorata më e Lartë e marrë prej tij përgjatë 10 viteve të shërbimit si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

Ky është Urdhëri i 3-të më i lartë që akordohet nga Qeveria Japoneze, themeluar në vitin 1875 që i akordohet personaliteteve të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, promovimin e kulturës japoneze, dhe avancimin e fushave të ndryshme. Ai simbolizon energjinë po aq të fuqishme sa ngritja e diellit paralelisht me konceptin japonez të “ngritjes së diellit” – që e kanë bërë Japoninë që të njihet si “Toka e Ngritjes së Diellit”.

Fillimisht, Z. Ponari u emërua në këtë detyrë me një mandat të parë në vitin 2009 nga Ambasadori Hiroyasu Ando, dhe më pas me një mandat të dytë nga Kazuyoshi Umemoto, që tëdy Ambasadorë të Japonisë rezidentë në Itali, por që mbulonin gjithashtu edhe Shqipërinë. Megjithatë, merita e këtij Dekorimi i takon padyshim mbështetjes së riemërimit në këtë post në 2019 nga Ambasadori Ito, i cili është edhe Ambasadori i parë i Japonisë në Shqipëri.

Përgjatë këtyre viteve të frytshme Z. Ponari ka bashkëpunuar maksimalisht me Ambasadat e Japonisë në Itali që kanë mbuluar Shqipërinë deri në vitin 2016, dhe që u kurorëzua me hapjen e Ambasadës së Parë Japoneze në Shqipëri në vitin 2017. Ky bashkëpunim është thelluar më tej dhe na ka sjellë më afër drejt qëllimeve të përbashkëta të dy vendeve tona, të Shqipërisë dhe të Japonisë.

“Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit”; “Ne kemi shumë për të mësuar nga dija e madhe dhe mënyrat e të bërit të gjërave në të gjitha rrafshet politikë, ekonomikë, social dhe kulturor, dhe me punën time si Konsull jam përpjekur që të sjellë në Shqipëri praktikat më të mira të zhvillimit dhe të të bërit biznes,” u shpreh Z. Ponari në fjalën e tij përshëndetëse.

Z. Ponari e përmbylli fjalën e tij duke thënë se, “Japonia është një mike e madhe, shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Shqipërinë, duke na përkrahur dhe mbështetur kurdoherë”, si edhe duke falenderuar Lartmadhërinë e Tij Perandorin dhe Lartmadhërinë e Saj Perandoreshën e Japonisë për vlerësimin dhe besimin e dhënë; SH.T.Z Kryeministrin Abe për mbështetjen dhe inkurajimin e pakufishëm gjatë shërbimit tim prej një dekade si Konsull i Përgjithshëm Nderi;SH.T.Z Toshimitsu Motegi, Ministër të Punëve të Jashtme;Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni – Shqipëri; si edhe Nismëtarin dhe organizatorin e këtij Dekorimi, Ambasadorin Ito dhe Zonjën e tij të nderuar.

Z. Avni Ponari është themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria Sh.a në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, që prej 22 shkurt 1999, kompania lider pararojë e më e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe në Rajon, pjesë e gjigandit austriak financiar të sigurimeve UNIQA Insurance Group.

100 vite Parlamentarizëm sikur Atdheu të ishte i pari

Nga Minushe Lazaj

– Vendi nuk do kish kaluar regjimin më të egër të llojit diktatorial;
– Vendi nuk do kalonte një tranzicion kaq të gjatë për drejt sistemit demokratik i cili ende s’ka marrë fund;

– Nuk do të zhvateshin resurset e vendit;
– Procesi i Integrimit do të ishte në hapa të shpejt që këtë 100 vjetor ta festonim më së paku si vend kandidat për në BE në prag anëtarësimi;

ËSHTË TURP QË 100 VJET PARLAMENTARIZËM VENDIN E GJEN:
– Me Parlament ilegjitim;
– Me anëtar Parlamenti me precedent penal;
– Me anëtar Parlamenti analfabet;
– Me rikthim në zgjedhje moniste;

– Me eksod të frikshëm popullsie;
– Me varfëri në skamje;
– Me kriminalitet të rrezikshëm;

– Me një qeveri të inkriminuar;
– Në mungesë të institucioneve më të larta të drejtësisë;
– Me një kryetar Parlamenti ish Ministër i Enver Hoxhës;

Si ishte Shqipëria 100 vjet më parë? Ishte në rrëmujë dhe kaos total. Me një qeveri kukull, me një Esad Pash Toptan që thurte intriga me armiqtë e Shqipërisë…Si dolën nga kjo situatë? Me vullnet kombëtar nga përfaqësuesit e gjithë krahinave për bashkim kombëtar për të vendosur atdheun të parin.

E pra, edhe pas një shekulli vendi është në të njëjtat pozita anarkie e kaosi në mos më keq, në urgjencë kombëtare për të ndërtuar më në fund një shtet të së drejtës. Më mirë vonë se sa kurrë!

Vendit i lipset një 21 janar i dytë….. i 1920 JO i 2011!
*Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.

Bardhi nga Qarku Korçë: Reforma Territoriale ka dështuar, rishikimi i saj është prioritet absolut i Partisë Demokratike!

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi takon strukturat e Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq. Bardhi shkruan në një postim në Facebook se, Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ishte dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve.

Postimi i plotë

Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.

Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët. Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.

Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve.

Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!

Nderim arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova!

Te dashur miq, me 21 janar te vitit 2006 presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosoves te pavarur mbylli syte pergjithmone. Presidenti Rugova do te mbetet dhe nderohet perjete ne historine tone kombetare si burri i shteti qe me trimeri te jashtezakonshme, mençuri dhe vizion te pashoq themeloi ne kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel te shqiptareve ne Kosove.

Ai me kembengulje te palekundur, civilitet dhe aftesi te rralla diplomatike arriti me qendresen e tij paqesore, te ngjashme me ate te Mahatma Gandit qe ceshtjen e drejte te shqiptareve te Kosoves te shnderronte ne nje çeshtje te botes se lire SHBA dhe vendeve tjera te medha.

Ai se bashku me luften, gjakun, sakrificen e mijra luftetareve te lirise, Komandantit legjendar Adem Jashari dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit Sllobodan Millosheviç, arriti te beje realitet Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhetise se dyte te madhe nga vegla e Beogradit ne Tirane, Miladini shqipfoles ne Prishtine dhe Baton Stanishiqi, shqiptaret kudo qe jane duhet te ngrihen ne mbrojtje te Kosoves se lire dhe te pavarur, vepres se pavdekshme te presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijra martireve dhe heronjve te saj te te gjitha kohrave dhe tju japin ndeshkimin e merituar tradhtareve te kombit, argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane.

Nderim perjete kujtimit dhe vepres se ndritur te Presidentit Ibrahim Rugova. sb

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë të mësojmë prej urtësisë politike të Ibrahim Rugovës

Nga Vjosa R. OSMANI

Në katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së udhëheqësit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e moderne, Presidentit Ibrahim Rugova, më shumë se kurrë kemi nevojë të mësojmë prej urtësisë së tij politike, së pari, për të ndërtuar ura të brendshme, dhe pastaj, për t’i mirëmbajtë dhe riparuar urat me miqtë tanë ndërkombëtarë.

Rugova, sa qe gjallë, na ka mësuar se me miq mund të sendërtohet çdo aspiratë, kurse pa ta, e ardhmja e vendit tonë është e mjegullt. Po ashtu, Rugova na ka lënë testamentin e përhershëm të nevojës për bashkëpunim të brendshëm pa të cilin nuk mund të konsolidojmë shtetin tonë, si dhe domosdonë që të përcjellim rrugën e vullnetin që qytetarët tanë të urtë e të durueshëm e trasojnë për ne, nëpërmjet votës së tyre.

E sot, vlerat e veprimtarisë së Presidentit historik janë të domosdoshme, sidomos në këto ditë të vështira, kur vendi ynë është para vendimeve të rëndësishme politike, që lidhen me zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Në këto ditë të acarta, figura e urtë e tij, na ndihmon që të tejkalojmë vetveten dhe mosdurimin për njëri-tjetrin, drejt bashkimit për interesat e përgjithshme të vendit dhe në respekt të plotë të vullnetit qytetar.

I përhershëm kujtimi për Presidentin dhe njeriun e madh të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!

Nderim arkitektit të Kosovës së pavarur, Berisha: Sot Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhëtisë së dytë

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, me 21 janar te vitit 2006 presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosoves te pavarur mbylli syte pergjithmone. Presidenti Rugova do te mbetet dhe nderohet perjete ne historine tone kombetare si burri i shteti qe me trimeri te jashtezakonshme, mençuri dhe vizion te pashoq themeloi ne kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel te shqiptareve ne Kosove.

Ai me kembengulje te palekundur, civilitet dhe aftesi te rralla diplomatike arriti me qendresen e tij paqesore, te ngjashme me ate te Mahatma Gandit qe ceshtjen e drejte te shqiptareve te Kosoves te shnderronte ne nje çeshtje te botes se lire SHBA dhe vendeve tjera te medha. Ai se bashku me luften, gjakun, sakrificen e mijra luftetareve te lirise, Komandantit legjendar Adem Jashari dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit Sllobodan Millosheviç, arriti te beje realitet Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhetise se dyte te madhe nga vegla e Beogradit ne Tirane, Miladini shqipfoles ne Prishtine dhe Baton Stanishiqi, shqiptaret kudo qe jane duhet te ngrihen ne mbrojtje te Kosoves se lire dhe te pavarur, vepres se pavdekshme te presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijra martireve dhe heronjve te saj te te gjitha kohrave dhe tju japin ndeshkimin e merituar tradhtareve te kombit, argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane.

Nderim perjete kujtimit dhe vepres se ndritur te Presidentit Ibrahim Rugova. sb

At Gjergj Fishta, poeti pa varr i strukur në kujtesën e kombit

“Me ty, Patër Gjergj, kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe, të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”, pjesë nga fjalimi i Hafiz Ali Krajës në funeralin e At Gjergj Fishtës.

Nga Luljeta Progni
“31 dhjetor 1940. Ajo natë nuk kje natë gzimi: nji ndër bijt ma në za të Shqipnisë mbulohej në dhe të zi. Nuk pati andrra lirije, pse dy pushtues të huej luftojshin mes vedit mbi këtë truell. Qielli kje i ngrysun, i ftoftë, i merdhitun si zemrat e shqiptarëve e toka me borë e me skllotë, kur po zhvillohej funerali i zi mortuor i Fishtës. Vonë në natën e 31 dhjetorit, nji grup i vogël françeskanësh hapëm atë vorr me zemër të thyeme e me lot ndër sy. Te kryet nji kryq dullije për me çue në vend dishirin që pat lanë amanet: Nji kryq druni, t’kojsha true /nxierre e venma përmbi krye… Qindra kurora lulesh, që e mbuluen vorrin, nuk e zbukuruen atë vdekje”.

Kështu e kujtonte At Zef Pllumi atë ditë të 31 dhjetorit 1940, kur Shkodra po përcillte në banesën e fundit, At’ Gjergj Fishtën, një prej personaliteteve më të larta të kombit tonë në shekullin e shkuar. Ishte frat françeskan, por ishte arsimtar, shkrimtar, përkthyes e publicist. Ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme, si intelektual e politikan në gjysmën e parë të shekullit XX.

Por mbi të gjitha, ishte figura përbashkuese e qytetit të Shkodrës, bashkë me mikun e tij të shtrenjtë, Hafiz Ali Krajën. Është e njohur në Shkodër, historia e miqësisë së tyre, është e njohur gjtihashtu, edhe historia e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur At’ Gjergj Fishta i shtrinte dritat e festave nga kisha, për t’i lidhur me Xhaminë.

Kur ndërroi jetë, At’ Gjergj Fishta, në varrimin e tij, morën pjesë personalitete të Shkodrës e gjithë Shqipërisë. Patër Gjergj Fishta u varros me nderime të mëdha, më 31 dhjetor të vitit 1940. Hafiz Ali Kraja ishte një ndër personalitetet e larta që mori pjesë në atë ceremoni, dhe aty, mbajti një fjalim brilant për mikun e tij të çmuar, at Gjergj Fishtën.

Hafiz Ali Kraja ishte një ndër intelektualët e famshëm mysliman nga qyteti i Shkodrës. Fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit të klerikut të shquar, at Gjergj Fishta, është një ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në raste të tilla. Ajo çfarë e bën më të veçantë, është fakti se si një hoxhë i thurr një tekst të tillë të lartë një prifti. Ata ishin intelektualë të shquar dhe ajo ishte me të vërtetë bashkëjetese fetare.

Fjalimi
“Poet kombëtar, Pater Gjergj!
Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme…”

Jo shumë vite më vonë, regjimi komunist do të lëshohej pa mëshirë, për të asgjësuar mendjet e ndritura të kombit tonë. Fishta kishte ndërruar jetë e ishte në varr në fundin e kishës së françeskanëve, por për regjimin komunist, emri dhe vepra e tij ishin shqetësim i madh për regjimin.

At Zef Pllumi e ka përshkruar dhunën e pashembullt të komunistëve mbi varrin e At’ Gjergj Fishtës, në revistën “Hylli i dritës” në vitin 1996.

“Nji vorr për Atë Gjergj Fishtën”
Dukej sikur në luftën e madhe të popujve mëndje çoroditun Fishta po binte fli. Vorri ishte aty, në fund të kishës. Heshtje e mallëngjim. A thue se bota kje përmbysë me tërbim. Furishëm hynë ushtarët e 1944-trës me hyllin e kuq në ballë. Ata shpallën se kishin shembë botën e vjetër dhe do të ndërtonin “botën e re”:

“Internacionale do të jetë bota e re!”. Para tyne u duk sikur kombit tonë iu përvdorën të gjithë hyjt e diejt e vet.Nga vorri në fund të kishës u hoqën në fillim kunorat me lule. Kryeqi dullije u zhgul. Mbet vetëm nji rrasë e bardhë e ftohtë mermeri, pa emen e pa kombsi. “Bota e re” që kishte ardhë nuk kje botë shqiptare; kjo e huej, sdihej e kujë. Nji botë me inade e maraze, pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, pa nderë e pa liri, pa gëzime as dëshirë , pa shpresa për të ardhmen. Kështu u ngrysën vitet e gjatë mbi atë vorr, ku prehej poeti: në nji robni që vetëm armiku e dëshiron.

Në vitin 1967, kishat e xhamijat u shembën në tokë, bashkë me to Atdheu e njeriu. Herojt e kombit u quejtën spijuen e tradhëtarë. Hienat e kuqe, në tërbim e sipër iu suellën varrit në fund të kishës e dhunuen e shkatërruen.

Simbas nji dishmitari okuar, eshtnat e të vorruemit i nxuerën gjithë inad e i hodhën në Drin. partia kishte vendosë që Kishën Françeskane ta kthejë në kino-teatër, ndoshta nga friga se nga fundi i Kishës mund të ngjallej nji za, kje shkak i veprimit të shëmtuem.

Por ai çast i turpshëm për mbarë kombin dhe racën shqiptare ishte pregatitë kaherë: fillonte që te programet e para shkollore të pushtetit të ri. Vazhdonte me urdhën partiak, në fillim në surdinë te mbledhjet e plenumet e shkrimtarëve e gjuhëtarëve ndër rrethe të mbyllura, deri që shpërthente haptë me korin e neveritshëm të shkrimtarëve, kritikëve e historianëve të realizmit socialist, që u vunë në garë mes vedit se cili po hjedh gurë e baltë më shumë mbi poetin.
I mbetun pa vorr, Fishta vazhdoi me jetue i strukun në kujtesën e legjendën e kombit, bashkë me herojt e epopesë së tij.

Me gjasë lexuesit e tij nuk dinin kurrgja mbi fatin e trupit e t’eshtnave , dinin se kishte dikund një vorr, ku Poeti pushonte në paqe , ndoshta as nuk u jepnin randësi të mbetunave të tij. Ndërkaq në heshtje nën za, recitonin me ngulm kangët e “Lahutës së Malcis”, ky ishte një veprim konspirativ antishtetnor, antisocialit, antitiranik, antiservil që dënohej së paku me 10 vjet burg.
(Marrë nga “Hylli i Dritës”, me autor At Zef Pllumi)

Tottenham ofron 20 milionë euro për Muriqin

Klubi anglez nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi kosovar, i cili po shkëlqen me Fenerbahçen. Tottenhami nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Vedat Muriqi.

Klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi, pasi nuk ka alternativë të Harry Kanet për momentin.

Nënkampioni evropian e ka vëzhguar vazhdimisht përfaqësuesin kosovar në muajt e fundit.

Prizrenasi po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe paraqitjet e tij kanë bërë që klubet e mëdha t’ia mësyjnë atij.

Sipas mediave turke, Spurs janë të gatshëm t’i paguajnë 20 milionë euro për 25 vjeçarin.
Tottenhami e do edhe Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit, i cili megjithatë duket më afër transferimit në Atletico Madrid.

Për momentin, Fenerbahçe po iu reziston ofertave pasi dëshiron ta mbajë Muriqin së paku deri në fund të sezonit.

Nëse jo në janar, atëherë gjatë verës që vjen, futbollisti kosovar mund të transferohet në Premierligë.

Muriqin ndërkohë e duan edhe në Itali, Spanjë e Francë.