39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Vëllai i deputetes së Ramës do të bëjë kontrollin e gjykatësve dhe prokurorëve

Ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani është zgjedhur kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Metani, që është edhe vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni ka marrë 98 vota PRO dhe vetëm 8 Kundër.

Në listën që KED i ka dërguar Kuvendit, Metani ishte renditur i parë në garën për drejtimin e institucionit që pritet të hetojë veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërsa kandidatët ishin; Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

Metani nuk plotëson kriteret formale ligjore për të qenë pjesë e garës për Kryeinspektor të Drejtësisë, por ky fakt nuk e ka penguar aspak Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED) që, jo vetëm ta kualifikojë, por edhe ta rendisë të parin në listën prej 5 kandidatësh.

Opozita ka akuzuar më herët kryeministrin Edi Rama se po kap Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat, deklaroi se kandidati Artur Metani që u kualifikua nga KED nuk mund të zgjidhet Inspektor i Lartë i drejtësisë.

Sipas tij në 10 vitet e fundit Metani ka mbajtur post politik ndaj vendimi i KED-së është në shkelje kushtetuese.

ÇFARË ËSHTË INSPEKTORIATI I LARTË I DREJTËSISË?

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, sipas procedurës së përcaktuar me ligj. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës edhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, për një periudhë 9-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje, nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me integritet të lartë moral dhe profesional. Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga lista e pesë kandidatëve të përzgjedhur dhe renditur mbi bazën e meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas një procedure transparente dhe publike. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestave për asnjë prej kandidatëve brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës, kandidati i renditur i pari shpallet i emëruar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë gëzon statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Pas Endrit Dokles, lirohet një tjetër i dënuar i bandës së Durrësit, ja kush mori përsipër…

Pas Endrit Dokles, të cilit Gjykata e Krujës i fali vitet e burgimit, një tjetër anëtar i Bandës së Durrësit është liruar para kohe nga qelia, duke i kaluar shërbimit të provës me një arsyetim të çuditshëm nga gjykata e Fierit.

Sardian Sulejmani kishte edhe 4 vite, 10 muaj dhe 17 ditë burgim për të kryer, kur gjyqtari Piro Sota në Fier vendosi ta lirojë me arsyetimin se është ‘tip i qetë dhe I qëndrueshëm emocionalisht.
“Urdherohet lirimi i menjehershem i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.

Pas lirimit mësohet se Sardian Sulejmani do të punojë si punëtor terreni në kompaninë “Kombi Invest”, pasi ai ishte tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

“Me aktin ‘Premtim për lidhje kontrate pune’ të dt.17.07.2019, administratori i shoqërisë ‘Kombi Invest’ sh.p.k, Ulis Gjata, ka marrë përsipër punësimin e kërkuesit me detyrën “punetor tereni” në rast se ai do të lirohet nga burgimi”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.

Një ndër arsyet që i siguroi Sulejmanit lirimin me kusht fakti se ai nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

Kush është kompania që mori përsipër punësimin
Një kontratë punësimi, u përdor nga gjyqtari Piro Sota, si një argument për lirimin e parakohshëm nga qelia të ish-anëtarit të “bandës së Durrësit”, Sardian Sulejmani. Ky i fundit u dënua në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë, me 25 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës, ngjarje të ndodhura në gusht të 2005 dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë.

“I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen”, thuhet në raportin e vlerësimit për të dënuarin nga Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Fier, të marrë në konsideratë nga gjyqtari Sota në dhënien e vendimit: “Pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Sardian Sulejmani prej 4 vjet 10 muaj e 17 ditë burgim, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Sardian Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale”.

Por, kush është kompania që ka marrë përsipër punësimin e Sulejmanit?

Në vendimin e gjykatës saktësohet se firma në fjalë është “Kombi Invest”: “Me aktin‘ Premtim për lidhje kontrate pune’ të dt.17.07.2019, administratori i shoqërisë ‘Kombi Invest’ sh.p.k, Ulis Gjata , ka marrë përsipër punësimin e kërkuesit me detyrën ‘punëtor tereni’ në rast se ai do të lirohet nga burgimi”.

Nga verifikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se kompania në fjalë, me zyra qendrore në Fier, është në pronësi të familjes Gjata. Kompania rezulton e themeluar në vitin 2002 me objekt veprimtarie në fushën e ndërtimit, në objekte industriale, bujqësore, turistike, civile, në prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe tregtimin e tyre, tregtim mallrash të ndryshëm ushqimore, industriale, etj… Kompania zotërohet nga Rrapush Gjata, dy djemtë e tij Kreshnik e Ulis, si dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Noka: “Bild“ ka alergji nga ndotjet batakut të “Rilindjes”…

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar ndaj tentativës së qeverisë ‘Rama” për të piratuar deri edhe gazetën gjermane “Bild”, të njohur tashmë si denoncueja e fuqishme e blerjes së votave në Shqipëri.

Në shënimin e tij në Facebook, me nota ironike, Noka shkruan: “Mother Jones e Father George, nëpërmjet ndonjë hakeri “rilindas” arriti të ndotë për pak minuta prestigjiozen “Bild”.

Rilindja këtu u ngrit në ekstazë dhe filluan ta lëpijnë gjithëe qejf e pasion “kazanin” që kishin pështyrë.

Por nuk u zgjati shumë kjo ekstazë e kjo lëpirje, pasi “Bild“ ka alergji nga ndotjet dhe u vetpastrua, e flaku shpejt ndotjen “rilindase”. Asgjë më shumë, veç bataku i “Rilindjes” pati një masturbim falso të momentit,” e përfundon komentin e tij Noka.

Basha letër kryeministrit të Kroacisë, përshëndet marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia: Do të bëjmë çdo gjë për integrimin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, garantoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç se ai dhe opozita në Shqipëri do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar procesin e integrimit europian. Zoti Basha publikoi nje lëtër të 14 Janarit, ku ai përshëndet kryeministrin kroat për marrjen e drejtimit të Presidencës së Bashkimit Europian, një ngjarje që kreu i opozitës e cilëson si historike për shkak se kjo është hera e parë që Kroacia drejton presidencën e BE-së që kur u bë anëtar i Unionit në vitin 2013.

“Presidenca kroate e BE, është një arritje të cilën ne, në Shqipëri, e vlerësojmë shumë, ashtu si edhe rajoni. Kam bindjen e plotë se nën drejtimin tuaj të Presidencës, proceset integruese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të avancojnë edhe më tej. “- thekson zoti Basha në letrën e tij.

“Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më keni shprehur për Shqipërinë gjatë takimit që patëm Nëntorin e shkuar.- vë në dukje kreu i opozitës, duke e garantuar kryeministrin e kroacisë për rolin e PD dhe opozotës në integrimin e vendit.

“Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse dhe shtysë për mua që të bëj çdo gjë që mundem në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE, pa vonesa të mëtejshme, siç përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut. Edhe pse marrja e Presidencës Kroate po ndodh në momente sfiduese, jam i bindur se ju do t’i përmbushni prioritetet duke qenë edhe njëherë një shembull i shkelqyer për ne.- mbyll letrën e tij kreu i opozitës Lulzim Basha, duke i uruar Kroacisë një presidencë të suksesshme dhe duke mirëpritur drejtimin dhe mbështetjen e mëtejshme të kryeministrit kroat.

Bardhi: Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaznent Bardhi ka reaguar ndaj Ministrisë së Brndshme për dhënien e tenderit Agim Kajmakut. Bardhi shkruan në reagimin e tij se, Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Faktet janë të pakundërshtueshme:

1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.

3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.

4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!

Elmi Berisha zgjidhet kryetar i Vatrës

I pari shqiptar nga Kosova në historinë 108 vjeçare të Vatrës që bëhet kryetar i Vatrës Detroit MI : Federata Panshqiptare Vatra, një nga organizatat më të lashta e më të njohura në ShBA sot ka mbajtur Kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilin është zgjedhur Kryesia dhe drejtuesit e rinjë të kësaj organizate shqiptare me seli në Nju Jork, njofton Botapress.

Në këtë Kuvend u ndanë mirënjohje aktivistëve dhe anëtarëve të devotshëm të Vatrës dhe u zgjodh Kryetari i i ri saj. Ai ështeë Elmi Berisha një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë i cili tash e sa vjet jeton e vepron në Nju Jork.

Berisha u zgjodh me vota unanime nga anëtarë te Kryesisë ndërkaq për kryetar nderi i zgjodh Agim Rexhaj, nënkryetar i kahershëm i Vatrës dhe aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA.

Vatra është themeluar nga Fan Noli e Faik Konica më vitin 1912. Prej atëherë kjo organizatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e cështjes shqiptare në Kongresin dhe diplomacinë amerikane dhe ka ruajtur traditën dhe historinë e shqiptarëve në mërgim, raporton Botapress

Harry: Përse vendosëm të largohemi nga Britania

Princi Harry i Mbretërisë së Bashkuar, thyen heshtjen, disa ditë pas vendimit që bashkë me të shoqen Meghan Markle të heqin dorë nga detyrimet dhe përfitimet e familjes mbretërore.

“Britania e Madhe është shtëpia ime, një vend që e dua. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë, por unë dhe Meghan nuk kishim zgjidhje tjetër”, tha Harry, gjatë një eventi bamirësie të mbajtur në Londër këtë të diel.

Më tej ai tha se dëshiron që ta dëgjojnë prej tij të vërtetën për ikjen e tyre nga Anglia dhe dorëzimin e ofiqeve mbretërore.

“Para se të nis, dua të them se mund ta imagjinoj atë që keni dëgjuar apo lexuar gjatë javëve të fundit. Për këtë arsye dua që ta dëgjoni të vërtetën nga unë. Jo si një princ, jo si një dukë, por si Harry, i njëjti person që shumë prej jush e kanë parë teksa rritet në këto 35 vitet e fundit, por me një perspektivë më të qartë”, tha Harry.

Kurse shtoi se ai dhe Meghan kanë dhe ndajnë të njëjtat vlera. “U rrita duke pasur mbështetjen e shumë prej jush dhe ju kam parë teksa e prisnit Meghan krahëhapur. E di edhe që keni besim mjaftueshëm në faktin që gruaja që kam zgjedhur, ka të njëjtat vlera si unë.

Ajo është gruaja me të cilën jam dashuruar. Pas martese unë dhe Meghan ishim shumë të lumtur dhe të nderuar që do të shërbenim për mbretërinë tonë. Por gjërat kanë ndryshuar. Vendimi për time shoqe nuk ishte aspak i lehtë. Kemi kaluar shumë muaj me diskutime dhe beteja. E di që nuk kisha gjithmonë të drejtë, kështu që dolëm me vendim”, tha princi.

Mjekët shërbëtorë të pacientëve, jo të oligarkëve!

Ilir Allkja
I gjithë sistemi i kujdesit shëndetësor parësor prej 5 vjetësh është në shërbim të konçensionit Check-Up, në shërbim të parave të Vilma Nushit.

Në nenin 1 të kontratës 2019 të mjekut të familjes me drejtoritë rajonale të fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në të cilin shkruhet qartë se:
– Objekti i kësaj Kontrate është financimi nga skema e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i QSH për dhënien e shërbimeve shëndetësore të paketës bazë të shërbimeve të kujdesit parësor, si dhe kontrolli mjekësor bazë për shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç, që ofrojnë QSH për banorët që mbulojnë.

Kontrolli mjekësor bazë për shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç ,ndryshe Check-Up i financuar nga buxheti i shtetit , nëpërmjet një kontrate korruptive pa garë duhet të jetë object urgjent I punës së SPAK !

Përse do të thoni ju ?
Së Pari ky konçension , ashtu si dhe shumë të tjerë , është dhënë pa garë, në shkelje të hapur me ligjet e administrimit të parasë publike të taksave tona , pa prokurim public.
Së dyti ky aktivitet kryhet në ambjentet e Qendrave Shëndetësore shtetërore, pajisjet e Check-Up mbahen në punë me me rrymën që paguhet nga shteti në ambjentet shtetërore, pa asnje pagesë prej kompanisë konçensionare.

Së treti, mjekët dhe infermierët e familjes janë të detyruar të punojnë çdo ditë falas për konçensionarin e Check-Up, madje të detyruar nga shteti !

Madje në nenin nr 6 të kontratës , thuhet se ‘’QSH është përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe aparaturave në kabinetet e kontrollit mjekësor bazë, (Check-Up) zbatimin e kërkesave të Udhëzuesit të MSHMS për kontrollin mjekësor bazë për shtetasit e
grupmoshës 35-70 vjeç’’ dhe kjo pa asnjë detyrim të konçensionarit ndaj institucioneve të kujdesit shëndetësor e madje as stafit mjekësor, I cili në këtë rast është i tëri në shërbim të koncensionarit falas.

Po të lexish nenin 8, bëren se është i tëri vetëm për Check-Up:
Për shërbimin e kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 35-70 vjeç, çdo Qendër
Shëndetësore ka për detyrë:

1. Të evidentojë shtetasit 35-70 vjeç, me banim të përhershëm, në territorin që mbulohet nga QSH.
Kjo punë nga mjekët e familjes kryhet falas, dhe duke uzurpuar planin normal të tyre pa asnjë shpërblim.
2. Të identifikojë mjedisin (dhomën), që do të shërbejë për kryerjen e ekzaminimeve sipas programit të kontrollit mjekësor bazë 35 -70 vjeç.

Dhoma, mjedisi ofrohet falas për konçensionarin, pa asnjë pagesë si për ambjentin ashtu edhe për energjinë apo ujin , që do të thotë se ne paguajmë dy here me taksat tona për Vilma Nushin.

3. Të mbajë të plotësuar mjedisin (dhomën), që do të shërbejë për kryerjen e ekzaminimeve me setin e pajisjeve standarde, setin e materialeve të konsumit, setin e pyetësorëve.
4. Të hartojë grafikun e dorëzimit të monstrave të laboratorit, tek operatori i përzgjedhur për transportin e mostrave drejt laboratorit të përcaktuar.

5. Të plotësojë modulet e sistemit të informacionit, të programit të kontrollit mjekësor bazë.

6. Të bëjë vlerësimin, dhe komunikimin e riskut për personat e grup moshës 35 – 70 vjeç, që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, dhe kjo punë pa asnjë shpërblim nga konçensionari.

Kryesorja , a është i nevojshëm një konçension Check-Up, i cili për ironi të taksapaguesve më të varfër në rajon quhet falas, por që ju kushton shqiptarëve miliona euro çdo vit ??
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 55 shprehet :

1. Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti.
2. Kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar me ligj, që do të thotë se çdo shtetas shqiptar nga të porsalindurit e deri sa të kenë jetën kanë të drejtë të paraqiten në çdo institucion shëndetësor shtetëror e të marrin falas shërbimin shëndetësor !

Në qoftë se bisedon nga afër me mjekët e familjes kupton shumë më tepër, të gjithë punojnë nën presion nga shefat e drejtorët e fondit për të rritur me çdo mënyrë numrin e kontrolleve mjekësore baze, madje nqs nuk arrihet targeti ka penalitete !

Çarja e madhe e marrëdhënies mjek pacient ka ardhur pikërisht prej përdorimit të jashtëligjshëm që qeveritë në përgjithësi , e sidomos kjo e rilindjes në veçanti, po ju bën mjekëve duke i vënë në shërbim të konçensioneve korruptive , duke i detyruar deri aty sa t’ju bëjnë presion pacientëve për dhënien e shërbimit , nqs nuk kryejnë Check-Up për llogari të Vilma Nushit !

Zotërinj pushtetarë , profesioni fisnik i mjekut është shumë larg bizneseve e milionave tuaj korruptive !

Na lini të punojmë si shërbëtorë të pacientëve, jo të oligarkëve!
Unë por dhe shumë kolegë të mij kemi mbledhur e po ruajmë do prove që provon presionin tuaj ndaj bluzave të bardha e ndaj profesionit të mjekut !
*Autori është me profesion mjek

Pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve për foton 80 mijë USD me Obamën, Rama duhet të merret i pandehur

ENKELEJD ALIBEAJ

Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.

Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës.

Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze.

Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh.

Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan Ëilliam Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh:

Bilal Shehu
Ëilliam Argeros
Edi Rama

Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin.

Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.

Ne jemi këtu për të theksuar se pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme.

Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane.

Lufta në Libi bëhet edhe me goditje propagande

Më 8 janar, Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kërkuar që të takojë bashkë dy rivalët libianë: Fayez al Sarraj, Kryeministër i Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare (GNA), dhe Khalifa Haftar, Komandant i Forcave të Armatosura Arabe Libiane (FAAL, akronimi me të cilin Haftar quan forcat e tij në mjetet arabe të informimit). GNA-ja është qeveria e njohur nga bashkësia ndërkombëtare, por faktikisht e mbështetur nga Turqia dhe Katari. Haftar gëzon mbështetjen e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Francës dhe Rusisë.

Al Sarraj ndodhej në një takim me disa përfaqësues të Bashkimit Europian në Bruksel, pas të cilit do të detyrohej të bënte një ndalim në Romë. Por kur ka zbuluar planin e supozuar italian, ka ndryshuar itinerar dhe ka fluturuar drejt Tripolit. Mbështetësit e GNA-së e kanë lëvduar vendimin e Al Sarraj. Për një njeri si Haftar dukja është gjithçka dhe në këtë rast nuk ka bërë figurë të mirë. Për të minimizuar këtë lajm poshtërues, autorët e propagandës së Haftar kanë krijuar një perde tymi dhe kanë nisur të flasin për një arrestim të Al Sarraj me mbrritjen e tij në Tripoli. Këto thashetheme janë përhapur vetëtimthi dhe janë ndarë nga organe të ndryshme shtypi, midis të cilave “Corriere della Sera”.

Ndoshta është e vërtetë se në fund janë fitimtarët ata që e shkruajnë historinë, por për momentin në Libi historinë po e tregojnë mijëra zëra të ndryshëm, secili me përzierjen e saj të fakteve dhe gënjeshtrave, narrativat kundërshtojnë njëra tjetrën dhe lajmet false fluturojnë nga njëra anë tek tjetra.

Mesazhe universale
Sulmi i lëshuar mbi Tripolin nga Haftar, i filluar më 4 prill 2019, fillimisht ishte paraqitur si një fitore shumë e thjeshtë. Megjithatë, milicitë perëndimore, nën udhëheqjen e GNA-së, janë bashkuar për ta mbrojtur kryeqytetin dhe kanë arritur t’i ndalojnë forcat e Haftar në periferinë jugore të kryeqytetit.

Të shpërngulurit janë më shumë se 140000 dhe rreth kryeqytetit nën rrethim është krijuar një rrip territori bosh, një lloj toke e askujt. Në javët e fundit ky rrip është zgjeruar me ngadalë dhe forcat e armatosura të lidhura me GNA-në kanë shtrënguar shume familje që kishin mbetur nëpër shtëpitë e tyre të largohen për të shpëtuar jetën. Nga ana tjetër, tashmë nuk janë të sigurta as lagjet në veri të Tripolit, të goditura nga bombardime ajrore më të shpejta, më të rastësishëm dhe më kapilarë.

Kanalet televizive e afërta me GNA-në transmetojnë propagandën antiHaftar, përfshi videot e intervistave e luftëtarëve të saj të zënë robër. Këto intervista të lënë shije të hidhur: nuk arrin as t’i shtysh poshtë as t’i nxjerrësh jashtë. Robërit përziejnë rrëfime dhe brenga, duke pranuar se janë mashtruar.

E gjitha kjo të sjell në mendje kujtimet e 2011, kur në televizionet e Gedafit transmetoheshin 24 orë në 24 orë video rebelësh të zënë rob dhe, njëkohësisht, më kanalet e opozitës transmetoheshin vide ushtarësh të Gedafit të zënë rob. Risia e sotme është se gardianët u lejojnë robërve që t’u telefonojnë familjeve për t’i lajmëruar se janë zënë rob, por se janë mirë. Këtyre u shtohen videot e mercenarëve sudanezë e çadianë të zënë rob dhe të mercenarëve ukrainas e rusë që luftojnë përkrah ushtarëve të FAAL-it.

Përveç televizioneve libianeve afër me ENL-në, shume televizione emiratase dhe egjiptiane i ofrojnë një platformë propagandës pro Haftar, duke transmetuar pamje të luftëtarëve sirianë të rreshtuar nga Turqia përkrah GNA-së. Për të mos folur për ekspertët, secili me një këndvështrim ndryshe të situatës dhe analiza totalisht divergjuese njëra nga tjetra.

Lajme false dhe video të manipuluara e bëjnë të vështirë të kuptohet se ku fillon e ku mbaron e vërteta. Diskutimet e urrejtjes dhe djegëse nga njëra palë dhe tjetra kanë arritur maja të reja dhe tashmë në rrjetet sociale tema të tilla si spastrimi etnik janë bërë gjë e zakonshme. Nganjëherë shfaqen rrëfime jo vetëm midis rreshtimeve të kundërta të propagandës, por edhe brenda vetë kampit.

Si natën e 5 janarit 2020, kur një dron ka bombarduar Akademinë Ushtarake Hadaba të Tripolit, një strukturë ku kadetët i nënshtrohen një stërvitjeje formale pasi janë diplomuar në shkollën e mesme. Atë mbrëmje kadetët janë goditur nga një sulm ajror i FAAL-it gjatë procedurave të mbrëmjes. 28 kanë vdekur në vend, 2 të tjerë më pas. Të plagosurit kanë qenë disa dhjetëra. Një valë indinjate ka përshkuar Tripolin orët në vazhdim: një turmë ka dalë në rrugë por të manifestuar, duke thirrur slogane kundër Haftar, Princit emiratas Mohammed bin Zayed dhe Presidentit egjiptian Al Sisi, ndërsa shumë persona të tjerë kanë nxituar të dhurojnë gjak për kadetët.

Gjenerali Khalid al Mahjoub, Zëdhënës i FAAL-it, e ka konfirmuar sulmin në lidhje të drejtpërdrejtë televizive. E ka justifikuar masakrën duke pohuar se ka qenë i informuar se Akademia ishte bosh dhe se kadetët në realitet qenë milicë. Në rrjetet sociale një ushtri llogarishë të lidhura me Haftar i ka vënë në dyshim faktet, duke përhapur zëra që mohonin se ka pasur një sulm ajror. Disa janë shtyrë deri aty sa kanë pohuar që kadetët qenë dënuar me vdekje nga GNA-ja. Atë natë Ahmed al Mismari, në tjetër zëdhënës i Haftar, gjatë një konference për shtyp i ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, duke mohuar çdo lidhje me çka ka ndodhur.

Të nesërmen GNA-ja ka botuar një video të xhiruar nga telekamerat e brendshme që konfirmonte sulmin ajror. Mbeturinat e raketave qenë koherente me ato të dronëve kinezë të përdorur nga Emiratet në Libi. Ambasada amerikane në Libi e ka dënuar sulmin dhe ia ka atribuar përgjegjësinë forcave të Haftar, ndërsa USMIL, Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi, ka abstenuar nga përmendja e Haftar dhe e Emirateve në të gjitha deklarimet e dënimit.

Si një re e zezë në qiejt e Tripolit, seria e gjatë e sulmeve të përditshme ajrore ka sjhkaktuar vdekjen e civilëve. Më 12 janar ka hyrë në fuqi armëpushimi midis palëve në luftë, por pa një përgjigje të fortë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare situata nuk do të ndryshojë shpejt.

Në të frontet propaganda përdor të gjitha instrumentat ne dispozicion për ta ushqyer zjarrin, duke hedhur në fushë një numër në rritje të rinjsh për të shërbyer si karburant. Nga njëra anë GNA-ja pën thirrje për xhihad, luftën e shenjtë kundër mercenarëve të pafe rusë, kundër tiranit të ri/të vjetër të ardhur me ushtritë e tij tribale të beduinëve primitivë dhe kundër mbështetësve të Gedafit, të kthyer për t’u hakmarrë. Nga ana tjetër bëhet thirrja për luftë të shenjtë kundër perandorit osman (Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan), i ardhur për ta pushtuar Libinë dhe risjellë në jetë lavdinë e humbur e stërgjyshërve të tij, duke u harantuar 100000 dinarë libianë (rreth 64000 euro) familjeve të luftëtarëve që vdesin në këtë luftë.

Një e kaluar që nuk kalon
Më 6 janar 2020 televizionet proHaftar kanë transmetuar një diskutim të veçantë të Abu Zaid Dorda, një simbol i rëndësishëm i regjimit të Gedafit që deri më sot kishte qëndruar në heshtje dhe ishte harruar. Dorda qe Guvernator i Misurata në vitet ’70 dhe më pas ka mbuluar poste të rëndësishme nën Gedafin. Më pas e ndoqi këtë të fundit në rënien e tij: i arrestuar më 11 shtator 2011, ka kaluar 8 vite në burg, derikur GNA-ja nuk e ka liruar prej kushteve të tij të rënda shëndetësore, me një dekret të firmosur nga Ministri i Brendshëm i Tripolit Fathi Bashaga, në një gjest që ka do të duhej të demonstronte rëndësinë e pajtimit kombëtar midis libianëve.

Dorda ishte i dobishëm në krijimin e simboleve të rinj dhe ka arritur të bëhet një element atraksioni për shumë: nostalgjikë besnikë gedafianë dhe shumë të rinj që kontestojnë si Al Sarraj, ashtu edhe Haftar, dhe nuk dijnë se çfarë ka bërë Dorda në të kaluarën. Në diskutimin e tij Dorda u ka kërkuar njerëzve që të rreshtohen me Haftar: “Nuk ju pëlqen Haftar? Hëm, nuk po ju kërkojmë që t’i jepni vajzën për grua, por thomëni në këtë moment kush tjetër ka atë që duhet për të fituar betejën?”. Ka folur shumë për Gedafin dhe sesa besim kishte tek ai, pastaj ka treguar sërish historinë e ngjitjes së Haftar. E ka quajtur shumë herë “vëlla”, të njëjtën fjalë që përdorte për Gedafin. I tiji ka qenë një rrëfim romantik i mbushur plot me simbolizma dhe akte heroizmi.

E ka quajtur flamurin libian një copë leckë pavlerë dhe ka deklaruar se duhet të eliminohet, si në vitin 1969. Derikur libianët të bien dakord për një flamur të ri, ka vazhduar më tej ai, të gjithë duhet të luftojnë nën FAAL-in ose të shpalosin një flamur të bardhë me fytyrën e Omar Mokhtar (heroit të rezistencës libiane ndaj kolonializmit italian). Dorda ka kritikuar Al Sarraj për origjinën e tij turke, duke pohuar se ai dhe të tërë si ai nga tribu turke duhet të zhduken nga vendi. E ka përfunduar diskutimin e tij 2 orësh me këto fjalë: “Të gjithë ata që nuk mbështesin Haftar janë terroristë, agjentë të huaj apo njerëz të ngjitur pas karriges”.

Të nesërmen një brigadë salafite madkhalite që kontrollonte qytetin e Sirte ka ndryshuar rreshtim dhe i është bashkuar Haftar. Duke luftuar përkrah besnikëve gedafianë në qytet ka arritur të përzejë forcat e GNA-së. Pasi kam parë videon e banorëve të Sirtes që festonin nëpër rrugë duke thirrur emrin e Gedafit, më është dashur të mendoj sesa duhet të ketë qenë e vështirë për profetët që t’i bindnin njerëzit të reshtnin së adhuruari idhujt. Por ndoshta do më duhet të pyes nëse ia kanë arritur vërtetë apo jo.
(Khalifa Abo Khraisse është regjisor dhe skenarist libian)

Përgatiti
ARMIN TIRANA