20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Vetëvendosje kërkon formimin e qeverisë pa marrëveshje me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje propozoi të hënën kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Kjo lëvizje i dërgoi letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me propozim, ndërsa presidenti ftoi zotin Kurti që të marrë mandatin zyrtarisht në mesditën e së hënës.

Me këtë pritet të filloj edhe rrjedhja e afateve kushtetuese për formimin e qeverisë. Kandidati për kryeministër i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha përmes një video mesazhi se propozimin e lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si subjekt fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit, kishin dashur ta dërgojnë te presidenti pas një marrëveshjeje me Lidhje Demokratike të Kosovës.

“Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake dhe tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re. Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te presidenti”.

Ai theksoi se lëvizja Vetëvendosje nuk e ka pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por është treguar e gatshme për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternative tjera që do të ishin të pranueshme për të dyja palët.

“E theksoj përsëri, nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata se kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të përgjithshëm.

Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasja “mere ose lëre” do të thotë lëre. Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dal nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë.

Ne, si lëvizje Vetëvendosje kemi marr mandatin të bëjmë qeverinë që ju e dëshironi e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak. E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetar i ri Glauk Konjufca.

Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takoj edhe përfaqësuesit e pakicave”, theksoi zoti Kurti ne video mesazhin e shpërndarë në rrjetin facebook.

Propozimi i emrit të mandatarit u bë vetëm një ditë pasi që presidenti Thaçi i bëri thirrje zotit Kurti të marrë ode të refuzojë mandatin. Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth propozimit të lëvizjes Vetëvendosjes. Javën e kaluar ajo kishte theksuar se nuk do të ketë takime për negociata të reja por vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes.

Të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta e kundër oferta por pa siguruar një afrim të qëndrimeve për ndarjen e pushtetit. Nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth propozimit të lëvizjes Vetëvendosjes.

Javën e kaluar ajo kishte theksuar se nuk do të ketë takime për negociata të reja por vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes. Të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta e kundër oferta por pa siguruar një afrim të qëndrimeve për ndarjen e pushtetit.

Sarri: Ronaldo është fenomenal, të zgjidh 100 probleme

Sarri ka vetëm fjalë pozitive për Ronaldon, Me dy golat kundër Parmës, ai ka shkuar në 16 finalizime në Serie A këtë edicion, në vetëm 17 paraqitje – ka përmirësuar dukshëm statistikat.

Juventusi fitoi 2-1 ndaj Parmës falë një dopiete të Cristiano Ronaldos dhe nisi shkëputjen në krye, duke shkuar +4 pikë para Interit.

Pas ndeshjes trajneri Maurizio Sarri i thuri elozhe yllit portugez.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, që nuk e mbyllëm dot kur duhej dhe vuajtëm shumë në fund. Megjithatë kemi në skuadër Ronaldon, një lojtar që di të jetë vendimtar në kohën e duhur dhe arritëm të marrim 3 pikë me mjaft vlera. Kemi një kampion që ndonjëherë ju krijon probleme, por zgjidh 100 të tjera. Ekipi duhet të sillet rreth tij“, u shpreh Sarri.

Loja e Juves: “Ka ende vend për përmirësime, por duhet të pranoj se skuadra funksionon mirë në tërësi“

Me këto dy gola Ronaldo ka shkuar në 16 finalizime në Serie A këtë edicion, në vetëm 17 paraqitje.

Në total, në sezonin 2019/20, portugezi numëron 18 gola në 24 paraqitje.

Mourinho kërkon t’i marrë Realit talentin Joviç

Jose Mourinho është i interesuar për ta transferuar në Tottenham sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”.

Trajneri portugez thuhet se tashmë i ka nisur bisedimet me “Los Blancos” për 22 vjeçarin.

“Special One” synon ta zëvendësojë Harry Kanen me Jovicin, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu”.

Jovic e ka realizuar vetëm një gol në 18 ndeshje me Realin këtë sezon.

“Los Blancos” e kishin blerë futbollistin nga Eintracht Frankfurti verën e kaluar për mbi 55 milionë euro.

Zhupa publikon dokumentat: Erioni Betoni firmos për kullën 100 metra të lartë tek Ish-Ekspozita

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar dokumentat për Veliaj, i cili ka firmosur për ndërtimin e kullës 100 metra të lartë tek Ish-Ekspozita.

Reagimi i Ina Zhupës

Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking . Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit është 67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!

Keshi shpërblehet për vjedhjen e votave në Dibër, emërohet Drejtor i…

Arben Keshi, emri i të cili doli në përgjimet e Bild për vjedhjen e votive në Dibër, është emëruar Drejtor i Qendrës Balneare Peshkopi. Emërimi është bërë nga kryetari I Ramës për Bashkinë e Dibrës, Dionis Imeraj.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Hajduti i Votave Keshi shperblehet me postin e drejtorit!

Vjedhja e votes ne narkoshtet eshte merite. Sb

Pershendetje Doktor!

Prej afro nje muaji, Dionis Imeraj kryetari i emeruar nga Edvin Rama ne krye te Bashkise Diber ka emeruar Drejtor te Qendres Balneare Peshkopi kryehajdutin e zgjedhjeve te vitit 2016 ARBEN KESHIN, i cili eshte i perfshire ne Dosjen 184 te Dibres dhe duhet te jete pas hekurave eshte graduar drejtor i llixhave te Peshkopise! Ju lutem bejeni publike.

E megjithatë ne i njohim banditët!

Nga Bujar NISHANI

Që nga viti i parë i riardhjes në pushtet të majtët me emrin “rilinds”, e deri më sot në vitin e shtatë të qeverisjes së tyre kanë treguar çdo ditë se ; janë profanë në shtetndërtim, makutër në korrupsion, barbar në njerzillëk, mashtrues në gen, tradhëtar në origjinë.

Një aftësi e kanë demonstruar.

Master në inkriminim !

Inkriminimi si virtyt i rilindsve nuk përfaqësohet vetëm tek bashkëjetesa e tyre me krimin e organizuar dhe atë ordiner por shumë më gjerë se kaq.

Inkriminimi i tyre përbën një hapësirë të madhe ku shtrihet filozofia e kapjes ose asgjesimit !

A nuk është sot i gjithë shteti i kapur nga pushtetit i një pakice të konfirmuar edhe zyrtarisht ?

Parlamenti i asgjesuar, qeveria e helmuar, drejtësia e paralizuar, media e transformuar, ekonomia e falimentuar, shoqëria e zbuar, kombi i tradhëtuar, përbëjnë sot produktin e filozofisë së kapjes ose asgjesimit prej modelit të politikës së inkriminuar.

Në këtë çmontim që koha i bëri kësaj krijese monstër, diskretitimi është i plotë dhe rilindsit nuk kanë më kauzë, madje as maskë.

Si posedues me shumicë të parave të pista ju duhet ti shpenzojnë ato pasi ditë të këqija do vijnë për to.

Pas betonit, propaganda është lavatriçja më e nevojshme për ndryrjen e atyre parave.

Por edhe propaganda ka humbur shumë terren, sepse rilindsin nuk kanë asnjë punë, asnjë rrugë, asnjë spital, asnjë shkollë, asnjë fabrikë, asnjë buzëqeshje shqiptari, të na tregojnë.

Të kapur fort pas bishtit të anijes që fundoset vetëm tentojnë relativizimin e inkriminit të tyre me përpjekje konspirative të paralelizmit me opozitën, e cila duket gjithmonë e më pranë pushtetit.

Nuk u ka mbetur më asgjë me çfarë të paraqiten përpara shqiptarëve veçse shpresojnë të sajojnë thika ndaj imazhit të opozitës.

Depërtimi qesharak për të trafikuar një thriller rilinds kundër opozitës në gazetën Bild, tregon edhe njëherë se sovjetët shqiptarë kanë mbetur shumë prapa në teknikat orientale të financuesve të tyre.

Nëse ka një dosje reale të mashtrimit me lobim është ajo ku ka të dënuar me burg nga drejtësia amerikane e ku është i përfshirë rilindsi shqiptar.

Ajo nuk zhbëhet dot me triller sajuar bodrumeve të çmendinës kryeministrore.

Çdo përpëlitje mjerane e filozofisë së kapjes ose asgjesimit, as e fshin dot e as e mjegullon të vërtetën e madhe, sepse ajo është aq e helmatisur sa kutërbon në çdo cep.

Nuk ka më forcë helmuese asnjë përpjekje anti-imazh ndaj opozitës që të harrojmë se kush dhe çfar na bëri rilindsi.

Ne sot i njohim fare mirë kriminelët që blenë dhe grabitën votat e shqiptarëve që rilindsi të pushtonte qeverinë !

Ne sot i njohim fare mirë vrasësit dhe trafikantët që rilindsi i bëri parlamentarë-pushtetarë, që shqiptarëve tu vidhet gjithshka !

Ne sot i njohim fare mirë oligarkët e korruptuar me të cilët ndahen paratë e vjedhura shqiptarëve !

Ne sot i njohim fare mirë burgaxhinjtë ordinerë që rilindsi ju dha bashkitë e vendit !

Ne sot e kemi fare të qartë skenarin e tradhëtisë, për të cilin rilindsi u injektua në shtet !

Ne sot e kemi provuar fort në lëkurë se si shqiptarët varfërohen e torturohen nëpër zyrat e shtetit të tyre që ndryshket nga injorantët përditë.

Ndaj çdo përpjekje mjerane për relativizim të paudhësive dhe inkriminimit është veçse sharlatanizëm.

Ne tashmë i njohim mirë se kush janë e ku janë, banditët !

Letër nga “Europa Nostra” për Ramën e Veliajn

Nga Prof. Dr. Hermann Parzinger

Subjekti: Teatri Kombëtar i Shqipërisë i përzgjedhur për 7 vendndodhjet më të rrezikuara

I dashur Z. Kryetar i Bashkisë,
Me siguri jeni në dijeni që Europa Nostra, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgiminë kulturore, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë.

Në Korrik 2019 Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar nga Fondacioni Gjirokastra, si pjesë e një fushate të madhe të shoqërisë civile për të shpëtuar ndërtesën, për programin ‘7 vendndodhjet më të rrezikuara për 2020’. Kjo është një fushatë e shtrirë gjerësisht e shoqërisë civile në mbarë Europën, që identifikon monumentet e rrezikuara dhe vendndodhjet në Europë si edhe angazhon partnerë publikë dhe privatë, në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të siguruar një të ardhme rijetëzuese dhe të qëndrueshme për vendndodhjet. Programi ‘7 vendndodhjet më të rrezikuara’ nisi në 2013 nga Europa Nostra, me Bankën Europiane të Investimeve si partner themelues.

Në Nëntor 2019, paneli korespondues këshillues, përzgjodhi në një listë të shkurtë 14 vendndodhje nga të gjitha aplikimet për programin ‘7 vendndodhjet më të rrezikuara’ – duke përfshirë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Deklarata për shtyp në lidhje me këtë njoftim, mban datën 10 dhjetor 2019, dhe mori mbulim të gjerë mediak në të gjithë Europën. Nga kjo listë e shkurtuar, Bordi i Europa Nostra-s, do të përzgjedhë shtatë finalistët në mars 2020.

Duke u nisur nga vlerësimi unanim, i shfaqur nga Paneli Këshillues për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me probabilitet shumë të lartë Teatri Kombëtar do të përzgjidhet si një nga ‘7 vendndodhjet më të rrezikuara’. Gjithashtu do të doja të shtoja që vendndodhje shqiptare janë përzgjedhur dy herë edhe në të shkuarën: Amfiteatri i Durrësit dhe Kishat Post-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq. Në të dyja rastet, Europa Nostra e gjeti bashkëpunim me aktorët shqiptarë pozitiv dhe efektiv, duke theksuar konsideratën dhe respektin që vendi juaj ka për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Asnjë nga 29 vendndodhjet e përzgjedhura më parë në programin ‘7 vendndodhjet më të rrezikuara’ është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me gjithë mbështetjen e treguar në nivel kombëtar dhe Europian. Ne sërish shpresojmë shumë që mund të kemi mbështetjen tuaj aktive në mbajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe japim mbështetjen tonë për të vepruar në këtë drejtim.

Prof. Dr. Hermann Parzinger
President Ekzekutiv
Europa Nostra

Juventus 4 pikë para Interit, Ronaldo mposht Parmën

Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo! Juventusit i mjafton portugezi për të kaluar me vështirësi Parmën me rezultatin 2-1. Ylli i ekipit e ka nisur 2020 me shumë vrull, pasi dhe në ndeshjen e sotme tregoi se ka diçka më shumë se të gjithë lojtarët e tjerë dhe jo më kot ka 5 topa të artë.

Goli i parë i shënuar në minutën e 43′ pati dhe fatin brenda, pasi Ronaldo shmangu dy mbrojtës dhe goditja e tij përpara se të shkonte në portë u devijua.

Një ndryshim fatlum trajektoreje, me sferën që përshëndeti rrjetën për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me golin e Parmës.

Miqtë shënuan në minutën e 55′ me Corneliusin. Lojtari fitoi një duel ajror dhe ndëshkoi “Zonjën e Vjetër” për 1-1.

Barazimi nuk zgjati shumë, pasi Ronaldo realizoi të dytin vetëm pas 3 minutash. Ai mori një top brenda zonës nga Dybala dhe nuk fali duke e dërguar në rrjetë për 2-1. Juventusi shkëputet me 4 pikë nga Interi i vendit të dytë dhe skuadra e Sarrit rifiton qetësinë.

Rama i mashtroi për dëmshpërblimet e tërmetit, banorët e Korçës në protestë

Një grup banorësh nga fshati Floq janë mbledhur përpara prefekturës së qarkut te Korçës në shenjë proteste për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 1 Qershorit.

Banorët thonë se me të ardhurat e tyre nuk mund të riparojnë shtëpitë e tyre dhe se dëmshpërblimet janë vetëm në letër edhe pse kanë kaluar 8 muaj.

Korrupsioni/ SPAK merr në pyetje mjekun që denoncoi Ilir Beqajn për koncesionin e sterelizimit

SPAK ka vendosur të marrë në pyetje mjekun Artan Koni si një nga 12 personat që do të flasin për padinë e depozituar nga Nisma Thurrje lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit.

Ende nuk është bërë me dije rreth dëshmisë së mjekut, por kujtojmë se Koni ka qenë një nga personazhet që ka denoncuar herë pas here koston e këtij koncesioni, duke propozuar që në vend të tij, të paguhej nga taksat e shtetit.

Ajo që e ka shtyrë mjekun të protestojë dhe të ngrejë zërin është një shkresë e Ministrisë të shëndetësisë drejtuar spitaleve kryesore të vendit, për ti kërkuar atyre që gjatë vitit të ardhshëm të bëjnë më pak operacione se gjatë vitit të shkuar.

Arsyeja: koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi. Dhe nisur nga kjo ministria bën kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar dy prokurorë të Njësisë Antikorrupsion që do të merren me padinë e depozituar nga Nisma Thurrje lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit.

SPAK pritet që nga java e ardhshme të marrë në pyetje personat që kanë përfituar nga kjo kontratë, ndërsa në pyetje me cilësinë e personave që kanë dijeni do të merren 12 persona, mes tyre edhe kallzuesit.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu do të merren në pyetje ata që kanë firmosur kontratën PPP, si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.

Koncensioni për sterilizimin u nënshkrua nga Ministria e Shëndetësisë e përfaqësuar në atë kohë nga ish ministri Ilir Beqja dhe kompania kontraktuese “Sani Service”. Kontrata ishte planifikuar të zgjaste për një periudhë 10-vjeçare, dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit 5 milionë euro më shumë sesa buxheti i parashikuar për të paguar këtë shërbim.

Sipas kontratës së nënshkruar, objekt i saj, është sterilizimi i seteve të mjeteve kirurgjikale dhe për 10 vite do ti kushtonte shtetit shqiptar afro 100 milione euro.

Më 23 dhjetor nisma “Thurje” depozitoi në SPAK kallëzimin e parë me anë të së cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.

Kallzimi i Nismës Thurje
“Ka elementë që nuk shkojnë në këtë kontratë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë së Posaçme që kur jemi përpara një vepre penale të bëjmë një kallëzim në Prokurori. Megjithatë ne i kërkojmë SPAK të hetojë që nga Beqja deri tek të gjithë zyrtarët e tjerë pasi ka arsye të mjaftueshme për të besuar që kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Në 30 vjet janë dënuar vetëm qytetarët shqiptarë.

Ne besojmë se institucionet e reja të drejtësisë do i japin fund pandëshkueshmërisë. Ne kemi evidentuar disa gjëra. Ne ngremë pyetjen pse është i nevojshëm ky koncesion. Ne ngremë pyetjen pse një çmim kaq i lartë. Dhe pse është dhënë me një koncesion 10-vjeçar që kalon edhe mandatin e qeverisë.

Një kontratë ka detyrime dhe përgjegjësi për të dy palët. KLSH thotë se në këtë kontratë ka penalitete vetëm për shtetin shqiptar. KLSH ka vlerësuar se në spitalin e Durrësit rreth 7 milion lekë kanë shkuar ekstra për këtë koncesion. KLSH ka bërë vlerësime të pjesshme. Ne besojmë që SPAK i ka kapacitetet ligjorë për të mos na zhgënjyer.

Mjafton të shohë këtë dokument që ne kemi dorëzuar për të ngritur dyshime. Ne nuk kemi ndërmend të presim që këta zyrtarë të korruptuar të dorëzohen vetëm. Kemi 30 vjet që shohim se si arrestohet qytetarët ndërsa pushtetarët vetëm pasurohen. Ka dyshime për një dëm të konsiderueshëm. Gjëja më e rëndësishme janë kostot. Ajo që kemi parë është një kërkesë nga ana e institucioneve për t’i thënë mjekëve mos bëni më operacione”, kanë deklaruar përfaqësues të Nismës Thurje../faxweb/