23.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Arben Malaj shpërthen ndaj Ramë e Veliajt: Rilindja kriminalizoi Kuvendin dhe Bashkitë për…

Ish-deputeti dhe ish-ministri socialist, Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer në akuza ndaj Rilindjes.

Kjo nuk është hera e parë që Malaj shpreh kritika të forta në drejtim të Rilindjes, çka çoi mazhorancën e majtë në Kuvend që të miratonte shkarkimin e tij nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Në postimin e tij, Malaj ndalet te dekriminalizimi i politikës, ndërsa akuzon Rilindjen se kriminalizoi Kuvendin dhe Bashkitë për pushtet absolut.

“Një institucion shtet-formues, që fatkeqësisht njollën më të zezë në historinë e tij të tranzicionit ka vet-kriminalizimin. Një grusht “Rilindës” të paditur, të pa ngopur dhe arrogantë, e përdoren me vetë-dije kriminalizimin e Kuvendit dhe të shumë bashkive për pushtet personal absolut, duke rrënuar kredibilitetin institucional dhe publik të politikës në tërësi dhe të Kuvendit në veçanti për pushtet dhe pasurim kriminal në kurriz të shqiptarëve”, shkruan Malaj në postimin e tij.

“Vatra” 109 vjet histori, zgjidhet kryetari i ri

Detroit MI: Federata Panshqiptare Vatra, një nga organizatat më të lashta e më të njohura në ShBA dje ka mbajtur Kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilin është zgjedhur Kryesia dhe drejtuesit e rinjë të kësaj organizate shqiptare me seli në Nju Jork, njofton Botapress.

Në këtë Kuvend u ndanë mirënjohje aktivistëve dhe anëtarëve të devotshëm të Vatrës dhe u zgjodh Kryetari i i ri saj. Ai ështeë Elmi Berisha një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë i cili tash e sa vjet jeton e vepron në Nju Jork.

Berisha u zgjodh me vota unanime nga anëtarë te Kryesisë ndërkaq për kryetar nderi i zgjodh Agim Rexhaj, nënkryetar i kahershëm i Vatrës dhe aktivist i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA.

Vatra është themeluar nga Fan Noli e Faik Konica më vitin 1912. Prej atëherë kjo organizatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e cështjes shqiptare në Kongresin dhe diplomacinë amerikane dhe ka ruajtur traditën dhe historinë e shqiptarëve në mërgim, raporton Botapress.

Bardhi në Elbasan: PD, megjithë presionin e bandave të pushtetit ia ka dalë të rritet!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi zhvilloi një takim me strukturat e qarkut Elbasan. Bardhi u shpreh se, PD megjithë presionin e bandave të pushtetit ia ka dalë të rritet, bashkë me aleatët fitojmë 55 % të votave në këtë qark.

“Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.

Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave.

Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!

Nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh jam plot besim që sëbashku do t’ia dalim!”, u shpreh Bardhi.

“Bild” piratohet për disa orë nga banda ‘Edi Rama’

Nga Erl KODRA

Bild fshin shkrimin e MotherF…

Shpesh kam menduar se kjo botë është banale. Sidomos në mjetet që përdoren në luftërat e ndyra të propagandës, veçanërisht në epokën tonë të internetit. Si gjithmonë, ndyrësia “triumfon” edhe nga era e rëndë.

Të dielën në mbrëmje, ndyrësia e Kryeministrit Edi Rama ia doli të triumfojë për disa orë; gazeta Bild, më e madhja në Europë, publikoi një artikull të MotherJones (mars 2018), pa autor.

Shkrimi i MotherJones qëndroi vetëm disa orë, për t’u fshirë diku pas mesnate. Ndërkohë, adrenalina e motherf… në Tiranë, shpërtheu si vullkan qelbi. Ekstazë, emfazë dhe gëlbazë u hodhën pa hesap kundër Lulzim Bashës.

Vrulli u ndal disi nga gjumi i mesnatës, për të rifilluar përsëri sot. Por gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild ua dogji skenarët: shkrimi i Motherfuck.. nuk gjendet më në faqet e saj. Sepse Bild nuk mund të publikojë tekste të paverifikuara, sidomos përkthime, veçanërisht tekste të futura kontrabandë, të paguara.

Gazeta Bild nuk është vrasëse me pagesë.

Gjermania Bild nuk mund të bëjë luftën e ndyrë të Edi Ramës. Në të vërtetë, ajo është në luftë me vetë Edi Ramën.

Teksti i gazetarit Peter Tiede për krimet e bandës Edi Rama gjendet online, bashkë me përgjimet e krimeve të tyre. Prova është tronditëse, asgjësuese. Por, me sa duket derrat duan plumba të kalibrave të rëndë. Dhe do t’i kenë!

Grabitje me ekselencë, prindërve të nxënësve të shkëlqyer u kërkohen lekë për…

Nga Luçiano BOÇI

TË GRABISËSH ME EKSELENCË

Mos u habisni!

Kjo u ka ndodhur prindërve të nxënësve ekselentë.

Sipas kërkesës së DA-ve, ato janë detyruar të paguajnë 25 mijë lekë, me qëllim që fëmija i tyre ekselent të kishte emrin në librin e ekselencës.

Taksat disafishe që ata paguajnë për arsim, nuk qenkan kështu të mjaftueshme për të merituar një nderim formal.
Por nuk mjafton kjo.

Tashmë që libri ka dalë, është provuar dhe mashtrimi tjetër skandaloz.

Libri vetë kushton vetëm 17 mijë dhe diferenca nuk dihet ku ka përfunduar.

Mos harrojmë që janë me mijëra familje që kanë paguar për të marrë meritën për mundin e përkushtimin për rezultatin e fëmijëve.

Përpos kësaj, shumë prej tyre që kanë nxjerrë nga xhepi 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës.

Kjo është dhe grabitje dhe mashtrim ekselent.

Përgjegjëse pa dyshim është Ministria e Arsimit.

Si ndodhi plagosja e dy biznesmenëve gjatë grabitjes nga maskat në Tiranë

Dy biznesmenët Petrit dhe Aferdita Laze ranë pre e një grabitje të armatosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias të Tiranës. Dy grabitësit e armatosur dhe me maska mësohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e vilës dykatëshe buzë rrugës “Njazi Meka”. Grabitësit janë zbuluar nga vajza e 17 vjeçe e familjes e cila ka njoftuar prindërit.

Autorët, përveç se e kanë qëlluar me armë zjarri Petrit Lazen e kanë goditur edhe me sende të forta. Ndërsa Afërdira Laze ka marrë vetem një plumb në këmbë. Ata ndodhen në spitalin e Traumës, ku Petrit Laze paraqitet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa e shoqja është jashtë rrezikut për jetën.

Referuar burimeve ka mësuar se grabitësit kanë pasur informator të brendshëm. Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor, pasi grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze. Kujtojmë se ata janë pronarë të furrës së bukës “Laze” me disa pika në Tiranë.

Sakaq burimet thanë se vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie. Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme.

Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. V|ila ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Ndërkohë mësohet se policia është duke verifikuar të gjithë personat që kanë hyrë dhe dalë në këtë banesë.

Çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita Laze ndodhen në spital. 61-vjeçari i është nënshtruar një operacioni, pasi kishte marrë një plumb në bark. Sipas bluzave të bardha gjendja e tij shëndetësore është duke përmirësuar.

E njëjta situatë paraqitet edhe për bashkëshorten 59 vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ish-të “kulluarit” e PD-së, Kulluri, Jozi e Patozi!

Nga Qamil Gjyrezi

Kulluri, Jozi dhe Patozi, janë vënë në garë si të “kulluar, puritan” për të “sulmuar” opozitën, PD-në dhe kryesisht kryeministrin e ardhshëm, Z. Lulzim Basha.

Në politikë shansi të vjen njëherë dhe nëse nuk ke fuqi, nuk krijon imazh pozitiv ose hapsirë të mbijetosh, duhet të “hapësh krahun” dhe të merresh me punët dhe bizneset tuaja.

Këtë shembull na e jep edhe politika botërore, biles edhe nivele shumë të larta. Këta zotërinj dhe zonjusha, nuk duan të marrin në konsideratë fare eksperiencën botërore, që është baza edhe në vendet me “demokraci të brishtë” e një karriere politike, të liderit dhe politikanit.

Forma, modeli sulmet që përdorin këta politikanë të “kulluar”, filloi të duket mbas viteve 2000 në politikën tonë, brënda forcave politike dhe në media!

Gjoja të larguarit nga një parti politike, si “lidera” filluan të sulmojnë partinë që i’u dha emër dhe harruan se ka qeveri, që qeverisë keq dhe ka korrupsion që rëndon tek njerëzit.

Kjo lloj politike, këto sulme janë thjeshtë “inate” personale që sulmojnë liderin Basha, i cili në këto vite në politikë nuk ka përdorur asnjëherë inate!

Në një takim me një psikoanalist shqiptaro-amerikan deklaroi që “Inat ka vetëm qeni”!

Nuk shkohet me “inate personale” në politikë, por me konkurrim dhe bashkëpunim.

Zotërinjtë dhe zonjusha nuk guxuan të konkurrojnë me sistemin “një anëtar një votë” në PD por donin të “katapultoheshin” se janë mësuar kështu në vite.

Jozefinën e katapultuan nga ish-kancelare universiteti, Patozin nga ish-mësues në Kavajë dhe e bënë gazetar më vonë politikan dhe Kullurin e ka mbështetur Arben Imami, por ai nuk flet dhe shkruan se e ka “kullotur” në 30 vjet politikën, sa majtas djathtas.

Lulzim Basha dhe politikanë të tjerë të PD-së, konkurruan dhe fitoi Lulzim Basha, duke krijuar modelin më të mirë në 30 vite në opozitë.

Me të tre ish-personazhet politikë, nuk kam asgjë personale, por më duket nuk e kuptojnë shumë termin politikë dhe e kanë përdorur atë për përfitime dhe inate personale!

Ka 7 vite që pikërisht këta “zëra tashmë të parëndësishëm”, sulmojnë PD-në, forcën politike që i’u dha emër dhe nuk kanë aspak respekt për votuesit e djathtë të PD-së, që iu siguruan karriget dhe rrogat në parlament në vite!

Me dy të parët Ridvanin dhe Majlindën, Edi Rama e zgjidhi shpejt emërimin e tyre. Edi Rama i premton (tallet) Jozefinës se do ta zgjedhë presidente në vend të Metës, që nuk i takon dhe vetëm i bën presion të vetëve dhe presidentit aktual!

Jozefina pa asnjë takt në politikë kërkonte në 2005, të bëhej ministre e jashtme, por edhe ky post nuk është pët t’ia besuar. Berisha i’a mbylli gojën si Kryetare Parlamenti, që “la nam” nga veriu deri në Jug me sjelljen dhe performancën e saj!

Poste të rëndësishme në vend kërkojnë një figurë, model më të pranueshëm për të gjitha palët dhe konsensuale!

Edhe në momentin e zgjedhjes së Nishanit, Jozefina kërkonte të bëhej presidente, që nuk u bë dhe nuk i takon!

Kurse Astriti don “llokëm të madhe”, krijoi Parti, mbasi Edi Rama nuk mund ta emëronte mësues ose drejtor shkolle, diku në Tiranë. Kurse këtë Kullurin, Rama nuk ka ku ta emërojë, mbasi nga 2013 ka lënë me mijëra socialistë pa poste, më të aftë disa herë se Kulluri dhe ai nuk përfaqëson asgjë në politikë, nuk e votojnë as në lagjen e tij!

Sulmet e tyre politike, konsistojnë tek zhvillimet e fundit në vend dhe këta ish-politikanë sulmojnë Bashën për marrëveshtje ma Ramën dhe këshillin politik!

Përgjigjen më të mirë këtyre personazheve, u’a jep “analisti brilant i heshtur” Red Varaku, kur shkruan se: “Këshilli Politik thjesht vendos për mënyrën se si do të varroset kufoma e kësaj qeverie”!

Duke e mbyllur e shkruaj se, të tre këta ish-personazhe kanë qenë të katapultuar nga dikush në strukturat e PD-së dhe kanë shfytëzuar rastin për t’u zgjedhur në nivele të larta të politikës.

Lulzim Basha është model krejt tjetër, është dhe do të jetë simbol i së ardhmes së PD-së. Kam 15 vite që ndjek rritjen e tij në politikë dhe nuk e kam parë dhe dëgjuar të ofendojë njeri, as në PD, as kundërshtarët politikë. Lulzim Basha por prodhon çdo ditë edhe këta 7 vite politikë, në shërbim të së ardhmes, integrimit edhe të Kullurit, Patozit dhe Jozit!!

Është hera e fundit që i përmend këta “dështakë” edhe ndonjë tjetër, që ka bërë shumë pak për Dibrën, duke besuar “varrosjen e kufomës së kësaj qeverie” dhe integrimin e Shqipnisë!!!

Ngjarja e rëndë në lokal, flet xhaxhai: Nipi po pinte kafe me…

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur nga breshwritw e plumbave Brenda njw lokali.

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur, Nikollaq (Niko) Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj, 28-vjeç. Burimet thanë se Niko Cepaj kishte lënë qelinë e burgut pak ditë më parë.

Aktualisht forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ambulanca trasportoi të plagosurit në spitalin rajonal të Vlorës.

Katër ditë pasi la qelinë, Nikollaq Çepaj (Taullaraj) mbeti i plagosur në një atentat me kallashnikov në Vlorë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në lagjen “Kushtrimi”, ku mbeti i plagosur dhe kushëri i tij Roland Cepaj, 28 vjeç. Ata po pinin kafe së bashku në një lokal të qytetit. Dëshmitarët thanë se plumbat e automatikut janë shkrehur me breshëri nga një Mercedes Benz i zi.

Çepaj është një person me precedentë të rëndë kriminal. Në Maj 2018 ai plagosi me armë zjarri Eraldo Lazajn, 34 vjeç. Asokohe Çepaj u arrestua nga policia dhe u dënua për plagosje të rëndë me dashje. Nuk dihet ende si organet e drejtësisë (prokuroria, gjykata) e nxorën nga burgu Nikollaq Çepajn brenda1 viti e gjysmë. Policia nuk ka të dhëna për autorët e mundshëm, por dyshimet janë se atenati është për hakmarrje.

Ngjarja e 16 Majit 2018
Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri në lagjen ”Pavarësia”. Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj), banues në Vlorë.

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMË X5.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMË X5 me targa AA838DS.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Flet xhaxhai: Nipi po pinte kafe me Niko Çepajn

Dy persona mbeten të plagosur pasditen e sotme në Vlorë dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë. Ata janë kushërinj me njëri tjetrin, përkatësisht Nikollaq Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj, 28-vjeç. Dy të rinjtë kanë qenë duke konsumuar një kafe sëbashku kur janë qëlluar me breshëri plumbash në lokal. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi”, pas një konflikti të çastit.

Ndërsa xhaxhai i njërit prej të plagosurve, konkretisht 28 vjeçarit Rolandit Cepaj tha se ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes. Sipas tij është qëlluar në distancë nga një makinë me breshëri automatiku dhe mendon se nipi i tij është plagosur aksidentalisht.

“Unë isha atje dëgjova breshëri dhe ulërima. Kanë qëlluar nga brenda makinës”, u shpreh ai.
Gazetari i Abcnews.al, Elton Nika dha se dyshohet se shënjestra e këtij atenati ka qenë Nikollaq (Niko) Çepaj, i cili 4 ditë më parë kishte dalë nga burgu.

Vlorë/Informacion paraprak i policisë
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç. 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Çështja” Shaqiri, Klopp i thotë ‘jo’ Romës dhe paralajmëron agjentin

Asnjë lojtar s’do të largohet nga ‘Anfield’ në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit të njohur italian, ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Roma është duke bërë të pamundurën që ta bindë Liverpoolin për Xherdan Shaqirin.

Megjithatë, Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend ta lëshojë shqiptarin, të paktën jo në këtë afat kalimtar.

Ai ua kë bërë me dije të gjithëve, përfshirë edhe agjentit të Shaqirit, se të ndalojë së foluri apo negociuari sepse sipas tij, ‘asnjë lojtar s’do të largohet nga Liverpooli.

‘Redsat’ nuk e kanë fituar titullin që nga viti 1990 dhe Klopp e do të njëjtën skuadër si pjesën e parë të sezonit që la prapa Manchester Cityn me 14 pikë, teksa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Deri më tani këtë sezon, Shaqiri ka luajtur 175 minuta në Premierligë.

Ai ka startuar dy herë dhe katër herë të tjera ka ardhur nga stoli.

Asisti i Rashicës i jep tri pikë Werder Bremen

Werder Bremen ka fituar si mysafirë i Fortuna Dusseldorf me vetëm një gol të shënuar. Në këtë ndeshje Rashica ka luajtur 90 minuta dhe asisti i tij ishte vendimtar në marrjen e tri pikëve të Bremen.

Milota Rashica përsëri ka qenë lojtari kyç i kësaj ndeshje pasi që ka asistuar në golin e fitores se Bremenit si mysafirë i Fortuna Dysseldorf.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me vendasit që ishin më këmbëngulës.

Në pjesën e dytë ishte Werder Bremen që shënoi golin e parë pas një ndërprerje.

Rashica kroson dhe mbrojtësi i Fortunas, Florian Kastenmeir detyrohet të shënoi autogol në golin e tij.
Fortuna tentoi të kthehet në lojë por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Werder Bremen është në vendin e 16 me 17 pikë kurse Fortuna zbret në vendin e 17 me 15 pikë.