16.5 C
Tirana
E diel, 25 Maj, 2025

Banorët në Durrës kthehen në pallatin e dëmtuar nga tërmeti: Nuk kemi zgjidhje tjetër…

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës janë rikthyer në banesat e tyre, edhe pse pallati nuk është rikostruktuar. Pas inspektimeve, ekspertet i vendosen kryqin e verdhe pallatit.

Ndërkohë, të tjerë qytetarë janë në kërkim të shtëpive me qira në Durrës, por ata thonë se çmimet janë më të larta se bonusi i dhënë nga qeveria.

Viti i ri i ka gjetur qytetarët e Durrësit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti në rrugë.

Edhe pse ky pallat është shpallur i pabanuar nga inxhinierët, banorët nuk i frikësohen shembjes së banesave.

Ata janë rikthyer në apartamentet e dëmtuara dhe kanë rinisur jetën aty ku lanë para 26 nëntorit.

Qytetarët ankohen se autoritetet po i lënë në mëshirë të fatit pasi për pallatet e dëmtuara nuk po merret asnjë masë për rikonstruksionin e tyre.

Në Durrës janë 11 familje që sorollaten për të gjetur një çati për të futur kokën. Kërkesa për shtëpi me qira në Durrës është shumë e lartë, ndërsa oferta shumë e ulët.

Por teksa hasin vështirësi për të gjetur një shtëpi me qira, qytetarët po përballen me çmime shumë, shumë të larta të banesave me qira.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, la mbi 750 të plagosur dhe mbi 11 mijë familje të pastreha./abcnews.al

Berisha publikon videon: Ja si e maskonte veten Rama me…

Kryeministri Edi Rama është politikani shqiptar më i urryer në Kosovë. Ai është kryeministri më i kritikuar në kor nga e gjithë politika kosovare pas nismave të fundit, sidomos pas asaj që njihet si Mini-Shengeni.

Por përpara se të vinte në pushtet, Edi Rama premtonte të tjera gjëra. Në një fjalim në vitin 2013, ai deklaronte se do kishte sistem të unifikuar arsimor mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo gjë nuk ndodhi dhe sot Shqipëria e Kosova janë sërish shumë të ndara, jo vetëm në politikë.

Videoja e Ramës është postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan: ‘Ja si e maskonte veten me patriotizëm Edvin Kristaq Tradhtari!’

Ja si e maskonte veten me patriotizem Edvin Kristaq Tradhetari! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 3. Januar 2020

Një apel autoriteteve për rastin Harun Çelik

Nga Genc POLLO

Në verën e vitit të vjetër kur ministri i brendshëm turk deklaroi pasi takoi Edi Ramën në Tiranë se kishin arritur vendime politike shumë të rëndësishme për kthimin e “terroristëve gylenistë” në Turqi, shkrova një artikull të gjatë ku vëreja se politika e qeverisë Rama në këtë çeshtje kishte qenë respektimi i legjislacionit shqiptar e ndërkombëtar, shprehja druajtjen se mos kjo politikë kishte ndryshuar si dhe nevojën e reagimit të duhur në rastin fatkeq të rrëmbimit ekstraligjor të shtetasve turq siç kishte ndodhur më parë në Kosovë.

Në artikull citoja shprehjen e famshme të pastorit gjerman Niemoller në Rajhun e Tretë se kur erdhën t’a arrestonin atë nuk foli kush, pasi të tërë ishin arrestuar me rradhë madje pa protestuar njeri. Gjithësesi kur e lexova sërish artikullin e përfunduar, më feksi mendimi racional se mos citati i Niemoller-it ishte ekzagjerim pasi krahasimi i regjimit të Ramës me atë hitlerian ishte historikisht i pabazuar.

Jo vetëm kaq por edhe se presioni i opozitës, i opinionit publik si dhe impenjimet ndaj partnerëve euroatlantikë do të frenonin Ramën nga një shkarje e tillë. Megjithatë në dilemën nëse duhet t’i fryj kosit për merak apo të rrezikoj të përvëloj gojën me qull të nxehtë intuita më shtyu nga siguria dhe citati mbeti. Sot ditën e tretë të këtij viti në retrospektivë jo vetëm intuita apo instikti por edhe arsyetimi logjik të heq çdo shpresë të fshehtë për vetëpërmbajtjen e regjimit Rama si dhe, në kontekstin tonë, i jep të drejtë pastorit gjerman.

Po ashtu mund të konkludosh se në siklet janë vënë edhe shtetet mike që me dëshirën e mirë dhe me një miks besimi e naiviteti mbështetën presidencën shqiptare të OSBE-së. Edi Rama, personalisht prej tre ditësh Chairman in Office i organizatës, i “shpërbleu” fët e fët me ligjet antifjalë e me kidnapime mes shteteve anëtare.

Edhe ofiqarët e shteteve të BE-së që mbyllën me dashamirësi njërin sy dhe votuan pro negociatave me shpresën se gjërat rregullohen rrugës, do të duhet tashti që të zenë hundën me dorë në mbledhjet e Këshillit Europian që të mbrojnë votën pro. Ndërsa ata që kishin rezerva do të kenë tashmë prova taze që konfirmojnë qëndrimet e tyre skeptike.

Dy fjalë për Turqinë

Shpesh harrohet që të gjitha partitë parlamentare turke e dënuan me forcë e pa mëdyshje grushtin e shtetit të ndërmarrë nga segmente të ushtrisë duke i kujtuar opinionit vendas e botëror se dhuna e armatosur nuk është aspak rruga për të korrigjuar problemet e mangësitë politike sidomos në një kontekst kushtetues pluralist e demokratik. Dënimi i fajtorëve nga një drejtësi e pavarur do të ishte i natyrshëm në çdo demokraci; por ekzagjerimi me raprezaljet ngre pikëpyetje edhe për demokracinë edhe për drejtësinë e pavarur. Gjithësesi rezultatet e zgjedhjeve lokale së fundmi treguan se shoqëria turke mundet të reagojë me mjete kushtetuese e demokratike.

Një Shqipëri normale nuk është në pozitën për të dhënë ndonjë ndihmë domethënëse megjithë fqinjësinë e mirë e bashkëpunimin miqësor. Ka të tjerë faktorë të jashtëm më efikasë duke përfshirë organizata ndërkombëtare si OSBE e Këshilli i Europës. Por Shqipëria mund të ofronte një model të demokracisë e shtetit ligjor funksional.

Në vitin e shtatë të qeverisë Rama kjo është e pamundur. Madje përzjera e pushtetarëve me narkotrafikantët e ka zhytur imazhin e vendit në një llum të cilin regjime autokratike përreth nesh ja kanë kursyer vetes. Ajo që vlen të thuhet e të përsëritet është se trysnia mbi shtete të tjera nga pushtetarë të Turqisë, apo edhe të çdo vendi tjetër, për të larë hesape të brendëshme në kurriz të ligjshmërisë të ketyre shteteve nuk mund e nuk duhet pranuar.

Kosova si shembull

Përpjekje për të riatdhesuar forcërisht turq të dyshuar si gylenistë-puçistë ka patur këto tre vite. Nga një hulumtim i shpejtë më rezultoi se shtetet anëtare të Bashkimit Europian i kishin marrë vendimet përmes gjykatave, të cilat më së shumti ishin shprehur negativisht. Në hapësirën mes Shqipërisë e Moldavisë shtetet jo anëtare të BE-së vendimet përkatëse i kishin marrë në rrugë politiko-administrative.

Këto ditë në shkrimet mbi turkun Harun Çelik është përmendur shpesh rasti i turpshëm i rrëmbimit e degdisjes në Turqi nga Kosova të gjashtë shtetasve turq (njëri syresh shtetas i dyfishtë turk e shqiptar) në mars 2017 si dhe reagimi i kryeministrit Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e brendshëm dhe shefin e zbulimit.

Më pak është folur e shkruar tek ne për një reagim tjetër: para dy muajsh një komision hetimor i Kuvendit si dhe drejtoria e ministrisë së brendëshme që kontrollon ligjshmërinë në polici (si SHKB tek ne) në mënyrë të pavarur nga njeri tjetri, konkluduan se në këtë rast ligji u shkel mbi 30 herë, përgjegjësit konkretë u identifikuan dhe ju përcollën autoriteteve, përfshi prokurorinë, për masa përkatëse. Mbetet të presim reagimin përfundimtar të autoriteteve por edhe me kaq mund të shënoj se Kosova e përmbushi testin e seriozitetit shtetëror. Skandale shtetërore ndodhin kudo në botë. Ajo që veçon shtetet ligjore serioze është mënyra e reagimit.

Në Shqipëri! Ç’të bëjmë?

Në rastin Harun Çelik kryeministri Rama luajti Pons Pilatin kurse policia dha informacione me pikatore që edhe kështu rezultuan kontradiktore. Edhe nëse kemi të bëjmë me dëbim apo edhe me ekstradim, procedurat ligjore e normat ndërkombëtare duket qartë që janë shkelur. Harun Çelikut nuk i është mundësuar as kërkesa për azil. Hetimi i pavarur e i thelluar për rastin Çelik është një domosdoshmëri jo thjesht për akorduar një rehabilitim moral turkut viktimë, por për të mbrojtur shtetin ligjor e demokracinë shqiptare. Kujtoni Niemoller-in! Nuk mund të presim ndonjë punë të hajrit nga parlamenti monorilindist me dyzetë buratinë shtesë. As nga SHKB e Lleshit.

Madje as nga opozita nuk lipset të presim që në janar të mbushë sheshet me protestues që ngrenë pankarta ” Drejtësi për Harunin”. Ajo ka arsye të tjera më themelore për të reaguar duke filluar me zgjedhjet e lira e kapjen-banditizimin e shtetit. Unë do të apeloja këtu Presidentin e Republikës, i cili edhe nën përgjegjësinë e kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duket të kërkojë të gjitha informacionet zyrtare, të bëjë analizën e tyre dhe të dalë me një raport për çështjen. Kështu Presidenti veproi vjet me rastin e skandalit të Astirit/Unazës së Re duke publikuar një raport shumë ndriçues.

Do të apeloja edhe Avokaten e Popullit, në mandatin e së cilës janë të drejtat e njeriut në territorin e Republikës pa dallim shtetësie, që të hetojë rastin Çelik në sfondin e ligjit shqiptar e konventave ndërkombëtare të ratifikuara. Me fokus tek Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Europiane për Ekstradimin. Si dhe së fundmi e si zakonisht do të apeloja edhe prokurorinë të niste një hetim penal ex officio. Nëse do të kemi qartësi e drejtësi në rastin Harun Çelik do të kemi edhe një arsye për të besuar në urimet e shumta “Një Vit të Ri të mbarë”.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
3 janar 2020

Berisha: Goditje e merituar ndaj regjimit të Ajetullahve, Kasem Sulejmani mori atë që meritonte!

Ish-Kryeministri Berisha ka përshëndetur sulmin e forcave amerikane ndaj autokolonës së makinave të Forcave Popullore të Irakut në aeroportin e Bagdatit që la të vrarë komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, si edhe një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis.

Postimi i ish-Kryemibnistrit Berisha

Kasem Sulejmani, nje nga figurat kryesore te terrorizmit boteror mori ate qe meritonte!
Kjo eshte fitore e paqes!https://www.rd.al/

Te dashur miq, forcat speciale te SHBA, me urdher te presidentit Trump asgjesuan mbreme fizikisht, duke e goditur nga nje dron makinen e tij, kryeterroristin e forcave te armatosura te rregjimit terrorist te Iranit, komandantin famkeq te Kuds Force, Kasem Sulejmani.

Pershendes kete akt si nje goditje te merituar ndaj rregjimit diktatorial te Ajetullahve qe vetem javet e fundi ekzekutoi ne rruget e Teheranit dhe qyteteve te tjera te vendit mijra demostrues paqesore dhe qe eshte mbeshtetje kryesore e regjimeve kriminale te Lindjes se Mesme, kercenim kryesor per paqen,stabilitetin ne rajonin e Lindjes se Mesme dhe Gjirit Persik. sb

Berisha: Luftënxitësi Vuçiç kërkon të destabilizojë Malin e Zi!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas situatës së krijuar mes Malit të Zi dhe Serbisë pas sulmit që iu bë ambasadës malazeze në Beograd. Berishashkruan në jë postim në Facebook se, Serbia po kërkon të destabilizojë Malin e Zi, duke përdorur edhe kartën e Mini-Shengenit.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Luftënxitësi Vuçiç kërkon të destabilizojë Malin e Zi!

Të dashur miq, projekti i Jugosllavisë së Re me emrin maskë Minishengen, i serbomadhit Aleksandër Vuçiç dhe argatit të tij të Tiranës, Zografi Bis, po destabilizon Malin e Zi.
Në këto përpjekje luftënxitëse, Vuçiç mobilizoi mbrëmë në Beograd të gjithë vrasësit, përdhunuesit, pengmarrësit, zjarrvënësit serbë që kryen genocid dhe masakra në Kosovë dhe që tani përbëjnë korpusin kriminal të tifozëve të Yllit të Kuq, si dhe kishën raciste serbe, për të sulmuar ambasadën e Malit të Zi duke hedhur parulla raciste antimalazeze dhe antishqiptare.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto përpjekje luftënxitëse për projektin e Jugosllavisë së Re të serbomadhit Vuçiç dhe argatit të tij në Tiranë, Zografit Bis, ju bëj thirrje vendeve anëtare të NATO-s dhe BE të dënojnë ashpërsisht këtë projekt që premton vetëm konflikte dhe destabilizim për rajonin tonë.

PD mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Në një njoftim për shtyp të PD thuhet se, Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes.

“Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes.

Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA, sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e aktiv në përmbushje të detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, të udhëhequr nga SHBA”, thuhet në reagimin e PD.

Rama ndau 57 miliardë lekë nga taksat tuaja me tre oligarkë të inceneratorëve

Impiantet e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet metodës së incinerimit që do të ndërtohen nëpërmjet koncesioneve me Partneritet Publik -Privat, në qytetet Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë deri më tani me 5.7 miliardë lekë ose 47 milionë euro financime nga buxheti i shtetit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Financimet përfshijnë periudhën 2017-2019, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti parregullsi në pagesat e thesarit për këto objekte.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shumën më të madhe të financimeve e ka marrë incineratori i Fierit me 18 milionë euro, më pas ai Elbasanit me 14.6, milionë euro dhe i Fierit me 14.2 milionë euro.

Ndaj kontratës së Fierit, Ministria e Financave disbursoi 5 milionë euro gjatë vitit 2017 teksa punimet ende nuk kishin filluar për shkak të protestave të banoreve të zonës që penguan nisjen e tyre.

Më herët, sipas një liste të prokurorisë, të siguruar nga “Monitor”, ndërmjet 72 kompanive të mëdha qe kanë kryer blerje fiktive nga kompani pa aktivitet, në mënyrë që të rrisin artificialisht shpenzimet, me qëllim pagimin e më pak TVSH-je dhe tatim fitimi, listën e kryeson integrated Technology Services, koncesionari i inceneratorëve me blerje përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), ose gjysma e shumës totale të identifikuar nga Prokuroria.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë.

Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Waste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 180-200 ton/ditë.

Ky projekt nuk ka nisur ende, për shkak të protestave të vazhdueshme të banorëve të fshatit Verri, të cilët nuk pranojnë ndërtimin afër zonës së tyre, teksa i tremben ndotjes së ajrit dhe produkteve bujqësore.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 39 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë.

Shqipëria është një ndër vendet që ka gjenerimin më të ulët të plehrave për frymë në Europë, por edhe të procesit të ndarjes së mbeturinave në burim. Niveli i ulët i zhvillimit industrial ka bërë që Shqipëria të gjenerojë 373 kg/banor mbetje në vitin 2016.

Sipas INSTAT, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 480 kg/frymë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Nivel më të ulët të gjenerimit të mbetjeve se Shqipëria kanë Serbia, me 268 kg/frymë dhe Kosova, me 220 kg/frymë.

Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kosto totale në buxhet do të arrinte në rreth 50 miliardë lekë dhe kapaciteti total mesatar i përpunimit në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit.

Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria nëse i ndërton të gjithë inceneratorët që ka në plan, do të ketë një kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë.

“Monitor”

“Tages Zeitung”: Në krye të OSBE, njeriu që drejton qeverinë e lidhur me trafikun e drogës, krimin e korupsionin

Nga Jana Lapper, Die TagesZeitung

Kur kryeministri shqiptar Edi Rama merr pjesë në konferenca mban gjithmonë me vete lapsa me ngjyra. Kështu, thuajse i hipnotizuar, pikturon skicat e tij në miniaturë në blloqet e takimeve. Sepse Rama nuk është vetëm një kryetar qeverie në Ballkan që nga viti 2013, por edhe një artist me famë ndërkombëtare.

Vitin e kaluar punët e tij u ekspozuan në galerinë e artit në Rostock. Si artist me shpirt të lirë, Rama është i njohur edhe në Europën Perëndimore. Si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste ka kohë që ka zbuluar anë të tjera të vetes së tij.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar kalojnë përmes sistemit politik shqiptar dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të Ramës janë të përfshirë në marrëveshje të drogës. Në 2016-ën pati një skandal për vetë Ramën, me firmën e tij, fonde shtetërore prej 500 mijë dollarësh duhet të kishin rrjedhur në Bienalen e Venezia ku vetë Rama ishte pjesëmarrës me veprat e tij.

Kabineti i Ramës ka qeverisur pa opozitë prej muajsh. Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin sepse e akuzon Ramën për manipulim të zgjedhjeve.

Por kjo nuk është një gjë e re në Shqipëri, partitë socialiste dhe ato demokratike janë bllokuar që nga fundi i diktaturës komuniste në 1990. OSBE po punon aktualisht me një mision për të shuar konfliktin, për shembull duke mbështetur zgjedhjet e lira.

Për koincidencë, Presidenca e OSBE-së i kaloi Shqipërisë nga 1 janari. Çdo vit presidenca i caktohet ministrit të jashtëm të një vendi anëtar, post që Rama e mban vetë pasi shkarkoi ministrin e Jashtëm.

“Nëse e konsideroni Presidencën e OSBE-së si një ilaç efikas kundër konflikteve dhe problemeve të tranzicionit të një demokracie, Shqipëria është në një pozicion paradoksal duke qenë njëkohësisht furnizues dhe konsumator i këtij ilaçi” – shkroi publicisti Veton Surroi nga Kosova.

Pozicioni i kryetarit duket pikant sepse Rama nuk është i famshëm kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit, një nga detyrat kryesore të organizatës.

Në të kaluarën, për shembull, kryeministri shqiptar ishte i shqetësuar nga puna e gazetarëve kritikë duke i quajtur “sharlatanë” dhe “kazanë për mbeturina”.

Ai ka iniciuar i vetëm edhe një ligj, mes të tjerave që i detyron mediat online të instalojnë një “pop-up” me shërbimet qeveritare ose të eliminojnë përmbajtje nga faqet e tyre ueb. Mediat dhe shoqatat i druhen mbikëqyrjes nga qeveria.

Kështu Rama ka formuar një shtet shqiptar sipas ideve të tij. Reformat që duhen përmbushur përpara aderimit në BE, siç është sistemi gjyqësor apo (lufta) kundër korrupsionit janë në duart e tij. Tashmë edhe Presidenca e OSBE-së.

Zoti Basha, na kthe Atdheun!

Albert Avduli

Po, Atdheun, që na e kanë gremisur në katakombe mitike. Teksa shkruaj këto rreshta, menjëherë kujtoj Sizifin dhe Gurin e rëndë mbi shpatullat e tij. Historia dhe koha ju ka vënë Juve përballë kësaj sprove.
Mund ta titulloja shkrimin edhe Basha dhe Sizifi. . .

Për të qenë intrigues shkonte edhe : Basha përballë Agait të jeniçerëve.Thjesht më mirë. Ju drejtohet qytetari, jo militanti. Duket tashmë, se Basha do ta thyej mitin biblik. Ai do ç’bëjë mallkimin që vjen së bashku me emrin e Sizifit.
Sado thellë humnera, shkëmbi do dali prapë mbi tokë.

Miision ì lodhshëm, por vullneti hekurt e përmbush. Pyetja që lind natyrshëm, mbas pohimeve të tilla është : Pse ?

E para, si unë e mendoj, është fakti, që Kryetari ì opozitës në shtatë vite, ka qenë pothuajse ì vetëm në përballjen me Again e Jeniçerëve. I vetëm ose me aleatë minoren, por bindur në drejtësinë e kauzës së Tij.

E dyta; Të rrallë janë politikanët, që të kryqëzuar si Krishti, duke predikuar të vërtetën ,do të qëndronin të palëkundur. I qartë e pa u lodhur në cunamin e shpifjeve, sulmeve, akuzave e gozhdëve në rrugë. Megjthëse e djathta jonë e ka një traditë të tillë brilante. I anatemuar Berisha, në vitet 1997- 2005, si Feniksi u rikthye, për të realizuar vepra të mëdha për vendin.

Basha ì survejuar dhe sulmuar deri në familje, ì shpërfilli të gjitha dhe si politikan ì përmasave të mëdha, shkeli mbi meskinitete duke ndjekur vizionin e Tij.

Ironike është midis të tjerave fabula e dembelit. Vetëm për të shpëlarë trutë elektoral me këtë farsë, janë harxhuar miliona lekë për spote dhe antireklama gërhitëse. Faktet dhe shqiptarët janë të bindur se njeriu që ka qenë më pranë tyre, është Lulzim Basha. Lutem, mendoni një çast me objektivitet, kush politikan shqiptar, ka takuar më shumë njerëz nëpër Shqipëri. Skaj më skaj, në çdo ngjarje, dhimbje, vuajtje, fatkeqësi, përmbytje, tërmete.

Ai midis tyre . Sa duar ka shtrënguar, sa shumë. Dhënia e dorës, në të drejtën zakonore shqiptare, nuk është gjest. Marrëdhënie është dhe kod. Institucioni ì Besës përndryshe.

Profil ì qartë humanisti dhe statisti.
Qeveria dhe opozita janë të detyruara, që të jetojnë në një simbiozë antagoniste. Dy vektorë që ecin në të njëjtin drejtim, theksojnë diferencat, mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Qeveria ka vite jo që nuk ecën, por ka fik motorrin dhe ka mbyllur rrugën.
Pasagjerët (ne pra) e trenit janë në gjumë dhe shohin ëndërra se mbërrijnë në destinacion. Ka humor me stacionin e synuar, Beograd apo Bruksel ?

E treta; Basha, këtë rrugë po kërkon të zhbllokojë
Përballë tij si një mur Berlini, Agaj ì Jeniçerëve.
Kur shkruaj Agaj, kam parasysh një mori shpatash të azapëve dhe akënxhinjve, daullet mediatike, menaxhuesit e trafiqeve, përfituesit e fondeve publike, të ardhurat financiare nga kontrabanda dhe bota e nëndheshme.
Ndonjëherë edhe indiferentizmi ì trupës diplomatike.

E majta erdhi në pushtet, para shtatë vitesh si në një cikël normal rotacioni. Jo vetëm për kaq sigurisht. Akumuluar pakënaqësi në 8 vitet e qeverisjes, pritej diçka më e mirë. Se vërtetë, gjatë atyre viteve u ngrit ekonomia, infrastrukura, pagat, pensionet, u liberalizua lëvizja e lirë, por nuk mjafton e mira. Gabime ? Po, si në çdo administrim. Njerëzore është që të kërkohet më mirë.

Rama premtoj “kopshtin e Edenit” dhe mbas 7 vitesh duket që e ka thyer dhe ai një mit. Ferrin real ka sjellë mbi tokë. Kaq përsosmërisht sa Dante Aligieri duket amator në përshkrimin e tij.

Këtu janë shkelur të gjitha lirinë, por mbi të gjitha është cënuar një nga liritë themelore dhe hyjnore. Liria për të jetuar është zhbërë, përderisa mundësitë e ekzistencës janë zvogëluar. Plot familje, nuk plotësojnë dot nevojat për bukë.
Në këto vite të qeverisjes së majtë, ka shkëlqyer në gjithë dimensionet autoritarizmi ì timonierit.

Duket pak si filozofi kineze ky termi timonier. Jo më kot. Mao Ce Duni në literaturën dhe shtypin e kohës quhej Timonieri ì Madh. Gjithësesi, kjo çështja e termave nuk ka rëndësi.

Thelbësore është se ora e ligë e Shqipërisë po zgjat.

Më shumë se ditëve të tërmetit, realiteti më është dukur ì zymtë, këtë javën e festave. Llamburitja e qëndrës së Tiranës, nxori në pah kontrastin e thellë të shumicës së vuajtur. Më thoni, kush e dalloj festën këtë vit ?

Krishtlindjet ngjasonin si në komunizmin e egër. Këta e vdesin Krishtin, që ditën e lindjes dhe nuk e durojnë dot sa të shkojë 33 vjeçar. Nëse bëjë blasfemi, falmë Zot, se nuk di çfarë shkruaj.

E katërta; Gjysëm atdheu jonë. . .
S’po sjell metaforë jo, faktin e trishtë po shkruaj. Ky vend po boshatiset në mënyrë të frikëshme. Radhëshkruesi, në këto vite, ka përcjell në aeroportin e Rinasit, dy vëllezër dhe një motër me familjet e tyre.( Nuk po shënoj të tjerë njerëz shumë afërt) . Gjysmit arratisur e gjysma tjetër në proces letrash e bashkimi familjar. Secili ta shohi nga ky rrafsh familjen e tij. Atëhere, dikujt tjetër do ti dali çerek atdheu.

Ku ka më keq se të të flak nga trualli mëmëdheu jot.
Një alegri e mërzitshme vlon ekraneve, kurse qytetet ì gazmon kaosi dhe varfëria shkreptuese.
U premtua ulje taksash e kosto jetese më e lirë. Premtim social, por që paska qenë karrem elektoral.

Orë e çast flitet për taksa e tarifa të reja.
Të paguaj taksat në këtë vend . . .?

Aspak. E kam atdhe, por nuk më ka bir. Të banosh këtu, nuk është privilegj. Luftë për egzistencë është dita e shumicës së qyetarëve.
Përkundrazi, qeveria duhet t’më paguajë subvencione që ende jam nënshtetas. Po, po, subvencionet, që prej 7 vitesh nuk ju jep fermerëve, peshkatarëve. Të paktën ato të kthej.

E pesta; Këto dhe njëmijë arësye e ndihmojnë Lulzim Bashën, që ta mund Sizifin.
Kush thyen atë mit, sigurisht që mposht Agan e Jeniçerëve dhe shpurën e dallkaukëve.
A ka patur pengesa të tjera Basha veç bllokut monolit qeveritar ?
Pafundësisht janë sajuar para Tij, ura më të shkurtra nga gjerësia e lumit. Nuk shkeli në to, por u zgjat koha e udhëtimit.

Disa herë të tjera ja gjarpëruan rrugën për ta futur në sokakun e të marrëve, por ai konseguent në objektivin e përcaktuar.

Ka një fjalë popullore, që lisin e pret dega e tij, jo sopata e hekurt. Koha dëshmoj se humbi sopata dhe bishti.
Duken retorikë fjalitë e fundit, por vetëm një moment të thyejmë inatin personal apo barrierat ideologjike dhe themi: Po , e saktë !

E gjashta; Basha po kthehet me program ringritje për ekonominë dhe gjithë fushat e tjera të jetës.
Shqiptarët presin dhe meritojnë jetesë njerëzore.
Më së pari duam atdheun ta ndjejmë tonin. Ai është siguria, çadra, shtëpia, spitali, jeta, ish ì persekutuari politik, ish pronari, martesa, vuajtja, fëmijët, festa, vdekja, sofra , identiteti, qënia, grindja, pylli, shkolla, themeli, gjithçka. Atdheu është dhe Kosova, vëllezër. Kurbini, Thumana, Këneta, Bubqi, Floqi, Maliqi e Golemi copëza atdheu janë gjithashtu.
Atdheun real na kthe, Z. Lulzim Basha !
Kaq na premto.
Të tjerat ì ka Atdheu

Vinçi zë poshtë punëtorin në një kantier ndërtimi

Një punëtor ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë poshtë vinçi në një kantier ndërtimi të një pallati në Korçë. Punëtorët e tjerë kanë vënë duart në kokë të alarmuar nga ngjarja e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të pazarit në qytetin e Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se punëtori ka ndërruar jetë, pas plagëve të marra. Bëhet e ditur se viktima është Elvis Josifi.

Sipas burimeve, Josifi mori plagë në kokë dhe për këtë arsye ndërroi jetë në vendngjarje. Zjarrfikësja dhe Policia hoqën vinçin nga trupi i Elvis Josifit, por tepër vonë pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.